Banjallukė, 29 korrik Kryeministri i Republikės Srpska, Milorad Dodik, nė njė intervistė pėr tė pėrditshmen e Beogradit Vecernje Novosti ėshtė shprehur se Serbia duhet tė pajtohet me realitetin: Jugosllavia ėshtė zhbėrė, Mali i Zi ėshtė ndarė, Kosova nuk ėshtė mė nė Serbi.
Asgjė nuk mund tė jetė ashtu si dikur. Kosova ka arsye pėr eufori. Kurse Serbia ka marrė edhe njė mesazh tė rėndėsishėm nga bota: Me njė vendim tė tillė GJND-ja ka konfirmuar vazhdimėsinė e qėndrimit ndaj saj, pavarėsisht se kush ka qenė nė pushtet. Tash ėshtė e qartė pėr tė gjithė: stereotipi pėr djemtė e kėqij dhe shtetin e keq nė Perėndim nuk ka ndryshuar. Mund tė ndryshoni ēfarė tė doni, cilado strukturė demokratike tė vijė nuk do tju pranojė. Prandaj, Serbia duhet ti kthehet vetvetes, ti pėrkufizojė interesat e veta dhe tė mos pres shumė. Por, nuk guxon tė nėnshtrohet sė tepėrmi bashkėsisė ndėrkombėtar, dhe tė pranojė kushtėzimet. Edhe kur tju duket se do tė jetė shumė vėshtirė, duhet tė mbroni qėndrimin tuaj. Kėtė unė e bėj kaherė. Kėtė po e bėj edhe aktualisht, shprehet i rezignuar pėr shkak tė edhe njė goditje qė ka pėrjetuar Serbia nė luftė pėr ruajtjen e Kosovės. Millorad Dodik, kryeministėr i RS, thotė se ka ardhur koha qė edhe Serbia tė mėsohet tė thotė Jo: Serbia duhet tė krijojė pozicionin qė ta pyesin edhe atė. Duhet tė mėsojė qė ndonjėherė ti tregojė dhėmbėt. Por, duhet tė dijė se sa mund ti shtrėngojė ata dhėmbė.
I pyetur nga Novosti nėse tani njėmend Serbia ka pėrpara njė fazė tė re tė betejės pėr Kosovėn, qė shpreson ta fitojė, Dodik ėshtė pėrgjigjur kjo ėshtė njė tregim qė mbėshtetet vetėm nė emocione. Serbia duhet ta marrė veten. Kosova ėshtė gjithnjė e mė pak pjesė e Serbisė. Nėse vazhdon tė jetojė nga tregimi imagjinar Kosova ėshtė Serbi, vet Serbia do tė zhytet nė probleme. Kjo ėshtė fare e sigurt, koncepcion humbės. Unė e kuptoj se ėshtė shumė e vėshtirė tė hiqet dorė nga Kosova dhe besoj se kjo nuk ėshtė e lehtė pėr asnjė politikan. Por, kjo ėshtė gjithnjė e mė pak raport Kosovė dhe Serbi, e gjithnjė e mė shumė i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Serbisė. Kjo duhet tė kuptohet. Nuk jam nga ata qė besojnė nė teorinė e komploteve, por disa gjėra thjesht kanė ndodhur: Jugosllavia ėshtė zhbėrė, Mali i Zi ėshtė ndarė dhe Kosova nuk ėshtė mė nė Serbi pavarėsisht se sa ne besojmė...Serbia do tė vazhdojė tė pėrpėlitet, por bindja ime ėshtė se ajo ėshtė njė gjė e humbur. Ėshtė e vėshtirė kjo tu thuhet njerėzve, dhe shumėkujt kjo qė po them nuk do ti pėlqej. Por, ta them haptas: Nuk ėshtė interes i Serbisė qė asaj ti kthehet Kosova. Kjo ėshtė njė barrė politike, ajo do tė mundej shumė shpejt tė ndodhej nė situatė qė pėr shkak tė pėrmbushjes sė standardeve tė ndryshme, tė detyrohet qė shqiptarėve tua lė vendin e presidentit ose tė kryeministrit. A ėshtė Serbia e gatshme qė tia lė shqiptarit pozitėn kryesore, i cili prapė do tė merret me separatizėm. Unė vetėm po bėj thirrje pėr mendjekthjellėtėsi, ėshtė shprehur Dodik pėr kėtė tė pėrditshme tė Beogradit, e njohur pėr pozitat antishqiptare prej kohėsh.
Krijoni Kontakt