Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Kur mungon argumenti

    Nga Adriana Anxhaku

    Duke dėgjuar shpesh nė mediat tona fjalėn “analist”, tė shkon mendja vetvetiu te koncepti burimor i saj, analizė. Fjala analizė do tė thotė copėtim i njė fenomeni a dukurie, qė duam ta njohim mė mirė, nė pjesė pėrbėrėse mė tė vogla. Pa dashur t’i bėj kėtu njė pėrkufizim strikt fjalės “analist”, d.m.th se ēfarė kuptohet rėndom me tė dhe pa dashur aspak tė seleksionoj profesionet, dėshirat e hobet e njerėzve, duke ditur se ky problem i bollėkut tė analistėve evidentohet herė pas here, nuk mund tė mos ndalem te njė fenomen tjetėr, qė shpesh e shohim tė bashkėshoqėruar me analistėt, mungesa e argumentit, por qė, natyrisht, nuk i pėrket vetėm analistėve. E gjejmė shpesh edhe te politikanėt, gazetarėt dhe mjetet pėrkatėse, qė ndikojnė nė bėrjen e opinionit. Ai qė mė ēudit mė tepėr ėshtė fakti se gjithnjė e mė tepėr analistėt (njė pjesė e kėtij diskutimi mund tė jetė e vlefshme dhe pėr grupet e tjera tė lartpėrmendura), po marrin pėrsipėr tė jenė tė gjithėditur, nė ēdo fushė tė jetės sonė e pėr ēdo problem apo debat. Madje, puna ka arritur deri aty sa shpesh nė tė gjitha ekranet shohim tė njėjtat fytyra. A thua ta kenė hallin tė dalin sa mė shumė nėpėr ekrane? Jo, s’e besoj. Por ama janė tė gatshėm tė japin pėrgjigje pėr ēdo problem, qė prej luftės nė Irak, pėr rrugėt se si mund tė kapėrcehet kriza energjitike, pėr historinė e popullit tonė, pėr fenė e pėr ēfarė tė doni ju. Ndėrkohė, nė shumė prej kėtyre debateve mungojnė specialistėt e mirėfilltė tė fushės pėrkatėse. Cilat janė pasojat e kėsaj manie?
    Emisione limonadė, me tjerrje llafesh tė bukura e batutash pa vlerė tė mirėfilltė, tė cilat nuk ofrojnė asgjė mė tepėr se sa njė diskutim i rėndomtė kafeneje, i thjeshtė, sa pėr ta shoqėruar kėtė rit. Nuk shikon as kupton nė kėto emisione se si mund t’i zgjidhin njerėzit problemet e tyre, as ndonjė propozim apo ide frytdhėnėse pėr veshin e dikujt, as njė debat tė mirėfilltė mbi bazėn e konkurrimit tė ideve e argumenteve tė zbatueshme e aq tė nevojshme pėr tė gjithė ne; por, o burra, kush thotė “shakanė” mė me kripė apo batutėn e radhės. Zotėrinj batutash, qė e merrni modelin e batutave tuaja nga njė shtresė tjetėr, ajo e disa politikanėve, mos mendoni se ky ėshtė modeli qė duhet ndjekur nė diskutimet tona?
    Pėr shumė vite i kemi pėrdorur fjalėt si ēamēakėz, duke provuar edhe idhnisht lirinė e fjalės, duke u mrekullar apo duke mbetur me gojė hapur se sa tė zotė janė disa me fjalėt e tyre. Por tashmė jemi nė kohėn e duhur, nė mos jemi vonė, qė tė vlerėsojmė jo fjalėt, por idetė, mendimet qė ofrojnė zgjidhje e alternativa pėr problemet qė kemi e, sigurisht, edhe veprime.
    Mundet qė edhe drejtuesit e emisioneve tė ndryshme apo tė rubrikave tė shtypit tė kenė pjesėn e tyre nė kėtė mani pėr analistė. Unė mendoj se, nė rast se dikush emėrtohet “analist”, tė specializohet (qoftė edhe si autodidakt) pėr njė fushė tė caktuar. E, kur tė pyetet pėr gjithēka, duhet sė paku tė ketė modestinė e tė shprehet se mendimi i tij ėshtė thjesht mendimi i njė qytetari, jospecialist pėr fushėn. Nga ana tjetėr, tė gjithė ne e dimė shumė mirė qė specialistė tė tillė ekzistojnė te ne, njė pjesė e tyre paguhen edhe nga shteti (pavarėsisht se sa) pėr tė qenė specialistė tė fushės, d.m.th pėr tė njohur shkallėn e teorive e praktikave tė ndryshme nė njė drejtim tė dijes. Pėr mė tepėr, nė shumė raste ekzistojnė dhe grupe specialistėsh mjaft tė mirė.
    Edhe kur flitet pėr politikėn, shpesh disa analistėve u mungojnė konceptet e saj bazė, sepse nuk kanė formimin pėrkatės ose janė autodidaktė tė dobėt. Konceptimet e tyre pėr politikėn janė shpesh anakronike, tė demoduara, tė qukitura aty kėtu, pa njė koherencė e bazė tė mirėfilltė teorike, gjė qė i lė kėta analistė diēka mė lart ose aty te diskutimet e shitėsve pėr politikėn (po tė pėrjashtojmė ndonjė rast tė pėrmendjes sė ndonjė filozofi tė kohės sė re, por teoritė politike sot nuk bėhen mė thjesht nga filozofėt).
    Mungesa e profesionalizmit te disa analistė i shndėrron herė pas here kėta tė fundit nė fallxhorė tė politikės apo zhvillimeve tė tjera. Ata pyeten mė shpesh se si e parashikojnė kėtė apo atė zhvillim nė politikė a diku tjetėr, duke na u shndėrruar kėshtu nė “profetė tė rremė”, nga ata qė kemi pasur me bollėk deri mė tash. Ndėrkohė, njerėzit janė lodhur me spektaklet politike, interesohen mė shumė pėr problemet e tyre direkte e tė prekshme. Kujtojmė vetėm pjesėmarrjen e tyre nė votimin e fundit nė Elbasan, qė ėshtė njė testues i qėndrimit tė njerėzve ndaj politikės shqiptare. Por nė kėtė zvjerdhje mė duket se kanė hyrė tashmė edhe bisedat me analistė. Kjo nuk do tė thotė se nuk duhet tė bėhen diskutime tė tilla, por jo nė formėn e njė bisede me psikanalistin ku palėt ēlirojnė es-in e tyre, sepse nuk ka mbetur asnjė pjesė racionale pėr tė parashtruar.
    Kritika logjike e pretendimit pėr dije mė tė mira nga njėri krah apo nga krahėt e tjerė tė diskutimit presupozon hedhjen nė tavolinė tė argumenteve pėrkatėse, nė mėnyrė qė gjithsecili tė jetė nė gjendje tė mbrojė pretendimin e tij. Pra, kėrkon, pėrveē tė tjerash, edhe shtrimin e pyetjes: “Prej nga e dimė ne kėtė...?” ose: “A e dimė ne me tė vėrtetė, qė...?” Pretendimet pėr dije mund tė pėrligjen nė mėnyrė serioze nė njė fushė vetėm kur mund tė jepet njė informacion mbėshtetės, prej tė cilit rrjedh qartas e vėrteta e pretendimit qė ne kemi ngritur nė atė fushė. Por kur ti nuk je specialist nė kėtė fushė, si mund tė sjellėsh informacion mbėshtetės nė favor tė pretendimit tėnd? Ndonjėherė kėtu i besohet verbėrisht njė farė intuite, tė cilėn e kanė, nė fakt, disa analistė. Por, a ėshtė e mjaftueshme kjo intuitė dhe a nuk ėshtė ajo e zhvlerėsuar totalisht pėrballė njė analize mė tė thellė profesionale? Sigurisht qė po. Me gjithė vlerat e formave tė tjera tė mendimit, si: mitologjia, fantazia, mendimi magjik apo intuita e ēastit empirik, mė duket se na duhet mė tepėr njė renditje e ideve tona, njė sistemim i tyre, njė mendim i racional dhe mė pas le tė ėndėrrojmė sa tė duam mbi to, po ta kemi kėtė luks.
    Sė fundmi, e theksoj nevojėn e specialistėve, sepse mund tė arrijmė tė pretendojmė se kemi shpikur rrotėn nė njė fushė, nė njė kohė qė bota e ka shpikur prej kohėsh. Specialisti e di qė tashmė pretendimi i dikujt, qoftė dhe i njė analisti, se ka shpikur rrotėn nuk qėndron; e di ai, madje edhe shumė tė tjerė afėr tij e dinė, por opinionbėrėsit nuk e dinė dhe vazhdojnė tė merren me shpikjen e saj. Dhe nė vend qė tė kursejmė kohė e tė mos merremi me hamendje, ne vijojmė tė trajtojmė kohėn e njerėzve si diēka pa vlerė, sepse njerėzit kanė aq shumė kohė tė lirė te ne, sa do tė shikojnė a dėgjojnė nė mbrėmje, nė orėt mė tė pakta tė kohės sė lirė, analistin qė tjerr... llafe.
    Mundet tė shfaqen ndonjėherė edhe vėshtirėsi pėr pėrshtatjen e gjuhės sė specialistit me auditorin, por ėshtė puna e realizuesit tė emisionit (a redaktorit) ta pėrgatisė si duhet specialistin pėr auditorin e tij. Nga ana tjetėr, mjaft prej specialistėve, qė dinė tė flasin nė gjuhė teknike, dinė edhe t’i shprehin mė thjesht e kuptueshėm mendimet e tyre pėr njė auditor mė tė gjerė.
    Lektore, departamenti i sociologjisė dhe filozofisė, UT
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Neteorm (18-10-2017)

Tema tė Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 05:40
  3. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •