Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 196
  1. #1

    Lightbulb Privatizimi i PTK-së: Oferta më e mirë 277 milionë euro

    Nga Express më 27.07.2010 në ora 9:28
    (E plotësuar) Pa pjesëmarrjen e ligjvënësve nga opozita, Kuvendi i Kosovës ka filluar shqyrtimin e projekt-strategjisë së Qeverisë për privatizimin e PTK-së. Kryeministri Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së kësaj strategjie ka thënë se privatizimi i PTK-së është pjesë e reformave të reja, për të cilat Qeveria është e përkushtuar të sjellë reforma në përputhje me aspiratat evropiane të Kosovës.

    Me privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, sipas Thaçit, do të liberalizohet tregu i telekomit në Kosovë dhe do të ofrohen çmime më të ulëta për shërbimet e qytetarëve.

    “Qeveria, Kuvendi, institucionet e Kosovës nuk po bëjnë asgjë më shumë se që ka bërë bota demokratike. Kosova është e fundit në Evropën Juglindore që i hyn këtij procesi të vonuar e me pasoja ekonomike. Andaj Qeveria vlerëson se tani është koha për futjen e kapitalit privat në PTK”, është shprehur Thaçi.

    Kreu i ekzekutivit ka bërë të ditur se fitues i tenderit për privatizimin e PTK-së do të jetë ofertuesi me çmimin më të lartë, dhe pavarësisht se kush do të jetë fitues, punëtorët do të vazhdojnë të punojnë, së paku për katër vjet të tjera.

    “Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që punëtorët e PTK-së të mos dëmtohen nga ky proces dhe për këtë e kanë garancinë e plotë edhe timen personalisht edhe të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

    Duke garantuar se procesi i privatizimit të PTK-së do të jetë fer dhe transparent, Thaçi ka shprehur bindjen se vendimi për privatizim të këtyre aseteve është në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe në të mirë edhe të vetë kompanisë

    Thaçi ka thënë se duhet shkëputur nga nostalgjia e së kaluarës, nga e kaluara e ekonomisë centraliste dhe të prapambetur.

    Të gjithë ligjvënësit janë shprehur se janë pro privatizimit, por ajo që kanë kërkuar ata është që të bëhen sqarime më të shumta rreth këtij procesi.

    Sqarime më të thella kanë kërkuar edhe shefat e grupeve parlamentare të partive të koalicionit, PDK dhe LDK.

    Ramë Buja shef i GP të PDK-së ka thënë se privatizimi është logjikë kohe, por duhet të bëhet kujdes i shtuar dhe ky kujdes kërkon sqarime plotësuese.

    Kurse, Ismet Beqiri, shef i GP të LDK-së, ka theksuar se vendimi për privatizimin e PTK-së nuk duhet të merret nën presionin e kohës, pa u analizuar dhe pa u sqaruar mirë ky proces.

    Ndërkohë, i vetmi përfaqësues i deputetëve të opozitës që ka folur para ligjvënësve ishte Ardian Gjini, ndërkohë që deputetët tjerë opozitarë kanë lënë sallën.

    Gjini ka thënë se Qeveria e Kosovës po sjellë konfuzion me këtë strategji, në të cilën nuk jepen shifra se sa fiton apo sa humb Kosova me privatizimin e PTK-së.

    “Mos sillni konfuzion, por sjellna shifra, sa fitojmë t’i mbajmë, sa fitojmë t’i shesim këto asete. Vetë deputetët e pozitës nuk janë në seancë dhe kjo dëshmon sesa ka mbështetje Qeveria. Qeveria duhet ta miratojë këtë strategji, jo opozita, as mos prisni. Nëse nuk mundet atëherë ta rishikojë Qeverinë e vetë dhe të shikojë a ka mbështetje popullore për ta miratuar këtë strategji”, ka thënë Gjini.

    Opozita e cila ka bojkotuar këtë seancë ka mbajtur një konferencë për media në hollin e kuvendit, duke dhënë arsyet e saj për mospjesëmarrje në seancë dhe duke dhënë arsyet pse kundërshton privatizimin e PTK-së.

    Ndërkohë, kundërshtime për privatizimin e PTK-së kanë ardhur edhe nga ligjvënësit e pozitës, të cilët nuk janë shprehur kundër privatizimit si proces, por kanë kundërshtuar mënyrën e përshpejtuar të privatizimit të PTK-së.

    Ligjvënësit po vazhdojnë debatin për privatizimin e PTK-së, për të cilin të hënën kanë protestuar edhe punëtorët e PTK-së të udhëhequr nga Sindikata e Pavarur e kësaj kompania./kosovapress/

    Kuvendi diskuton për privatizimin e PTK-së

    Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozimit të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së.

    Privatizimi i PTK-së është kundërshtar dje përmes një proteste nga Sindikata e Punëtorëve të PTK-së.

    PTK është kompania më profitabile në Kosovë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Protestë kundër privatizimit të PTK-së

    Nga Express më 26.07.2010 në ora 20:00
    Qindra punëtorë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), të organizuar nga sindikata e kësaj ndërmarrjeje, protestuan sot në kundërshtim të vendimit të Qeverisë për privatizimin e PTK-së.

    Punonjësit e PTK-së janë mbledhur para ndërtesës kryesore të Postës dhe mandej kanë filluar marshin e tyre protestues qendrës së Prishtinës, për t’u ndalur para Kuvendit të Kosovës.

    Gjatë marshit protestuesit mbanin në duar pankarta, ku kundërshtohej privatizimi i PTK-së. Sindikalistët u bënë thirrje ligjvënësve që të kundërshtojnë këtë privatizim; “Deputetë të Republikës së Kosovës thoni jo aprovimit për privatizimin e PTK-së”, “Duam referendum, duam ligj të veçantë për PTK”, “Si do të arsyetohemi para gjeneratave të reja, çka mbeti pa u shitur?”, “Kuvend ndal privatizimin”, etj.

    Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Milazim Alishiqi ka thënë se privatizimi i kësaj ndërmarrje do të sjellë vetëm humbje për buxhetin e Kosovës dhe varfëri në vend.

    “Ju bëjmë thirrje nga ky vend edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që për këtë pikë të rendit të ditës të jenë të kujdesshëm. Të analizojnë mirë rrethanat dhe të gjithë faktorët që kanë sjell deri te ky akt, akt i cili nëse thuhet po privatizimit do të sjellë në Kosovë humbjen e kompanisë më të madhe në Kosovë, e cila qytetarëve të Kosovës u ka sjellë shumë përfitime në aspektin strategjikë, ekonomik, financiar dhe të punësimit”, është shprehur Alishiqi, raporton KosovaPress.

    Ai përmendi se PTK-ja deri në nga mesi i vitit 2010 ka dhënë 335 milionë euro për buxhetin e Kosovës , ndërsa më paratë e kësaj ndërmarrje janë ndërtuar edhe 65 shtëpi, janë dhënë 57 bursa për studentë, janë punësuar shumë nga kategoritë e dala nga lufta, persona me aftësi të kufizuar dhe janë dhënë shumë donacione tjera.

    Sipas tij, PTK-ja ka mundësi të mos privatizohet dhe me një menaxhim të mirë mund të sigurojë mjetet për ndërtimin e autostradës, për çka edhe po pretendohet se do të shitet.

    “Ka pas shumë vendime kapitale për shtetin e Kosovës, por ka pas edhe vendime që jo rrallë që kanë qenë edhe kundër interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj vendosni pa ndikime politike, pa presione, pa shantazhe dhe verdikti i juaj të jetë nga mendja e shëndoshë për interes të qytetarëve të Kosovës. Pra, jo privatizimit të Postë Telekomit të Kosovës”, ka thënë Alishiqi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    As Aeroporti, as KEKU, as PTK-ja, As nje kompani shteterore nuk eshte dhe nuk duhet te jete prone e individi, prone e ndonje partie apo prone e qeverise. Keto prona jane dhe duhet te jene prona te Shtetit dhe Shoqerise.

    Ne asnje vend demokratik, ne asnje vend ku ka ligje demokratike pronat shteterore, kombetare e shoqerore nuk privatizohen pa referendum gjith popullor. Por tek ne ndodh e kunderta, as nuk pyetet opozita e as nuk peyeten votuesit ( populli ).

    Do keshilloja qeverine aktuale e dihen se kush jane ata. Jane shumica prej tyre qe ishin lutetare te lirise, e per kete arsye kritika ime eshte, tani pas vendimin te GJND-se per te miren e Kosoves dhe popullit te saj 10:4 ndaj serbise, ata me mire eshte qe te miren me sigurimin e gjithe teritorrit te Kosoves, pra te vendsosin rendin e ligjin edhe ne pjesen veriore te Mitrovices, se sa te miren me shitjet e pasurive tona shteterore e kombetare.

    Nuk besoj qe Ushtria Clrimtare e Kosoves beri luften kunder armikut, qe tani e cila do qeveri qe vie ne pushtet te merret me shitjen e pasurive shteterore e kombetare, por maksimalisht besoj qe lufta eshte bere qe kombi shqiptar te bashkohet njehere e pergjithmone.

    Reaspekt

    Ariani
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 27-07-2010 më 18:32
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    per tu plotesue ty kjo deshire duhet se pari te kthehet sistemi sllavo-komunist edhe per nji koh
    e kjo besoi qe edhe ti e din se eshte e pamundur dhe besoi qe edhe ti e din qe eshte mire qe nuk do te kthehet ma
    Arian jemi veq ne shekullin e 21 mos harro
    bota hec perpara e jo mrapa
    mjaft gjat ka zgjat koha e koperativave
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin

    Llap, Ke deshir ti Bashkimin Kombetar apo jo.

    Dhe Zoteri Llap, tani Bashkimi Kombetar Shqiptar ne nje shtet te perbashket nuk eshte vetem deshire apo ender , por do behet edhe realitet.

    Para luftes per shumicen e Shqiptareve ishte shume shume e pamundur me luftu me shkjaun, por ja qe ishte e mundur.

    Kur ke deshire dhe vullnet te pamunduren e ben te mundur.

    Dhe besoj qe ai gjak qe eshte derdhur, eshte derdhe per nje qellim, per endren shekullore qe kemi pas e ajo dihet se cilja eshte apo jo zoteri Llap.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Llap, Ke deshir ti Bashkimin Kombetar apo jo.

    Dhe Zoteri Llap, tani Bashkimi Kombetar Shqiptar ne nje shtet te perbashket nuk eshte vetem deshire apo ender , por do behet edhe realitet.

    Para luftes per shumicen e Shqiptareve ishte shume shume e pamundur me luftu me shkjaun, por ja qe ishte e mundur.

    Kur ke deshire dhe vullnet te pamunduren e ben te mundur.

    Dhe besoj qe ai gjak qe eshte derdhur, eshte derdhe per nje qellim, per endren shekullore qe kemi pas e ajo dihet se cilja eshte apo jo zoteri Llap.
    po kush nuk ka more dai
    por nuk e di qka ka te bej bashkimi me privatizim se
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Lëvizja “Vetëvendosje!” mban tribunë kundër privatizimit të PTK-së
    Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot nga ora 12:00 u mbajt tribuna e parë nga Lëvizja “Vetëvendosje!”.

    Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, sot nga ora 12:00 u mbajt tribuna e parë nga Lëvizja “Vetëvendosje!”.

    Në këtë tribunë u shtjelluan çështje rreth tendencës për ta privatizuar Postën dhe Telekomin e Kosovës ku qenë të pranishëm shumë të rinj, studentë, profesorë dhe qytetarë të tjerë.

    Para të pranishmëve u prononcua, Visar Ymeri, drejtues i Komitetit për Ekonomi pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE! i cili, ndër të tjera tha: “Ne jemi kundër privatizimit si parim ideologjik, privatizim ky i cili bëhet për hir të privatizimit. Ne jemi kundër privatizimit të ndërmarrjeve publike të cilat kanë rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike për Kosovën. Këto ndërmarrje sjellin të hyra të mëdha dhe shumë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës.”

    Po ashtu, të pranishmit patën rastin të dëgjojnë edhe analiza të rëndësishme mbi çështjen e privatizimit nga Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit (i cili për 20 vite rresht ka qenë ekspert i lartë në ITU, autoritetin më të lartë botëror në fushën e telekomunikacionit si dhe bashkërendues i rifillimit të punës në PTK dhe hartues i projektit të telefonisë mobile VALA).

    Ai u përqendrua në disa aspekte që kanë të bëjnë me nismën e privatizimit të PTK-së dhe drejtoi disa kritika për këtë proces duke i mbështetur ato me fakte dhe mbështetje profesionale, duke shtuar se s’ka asnjë arsye të qëndrueshme që të privatizohet PTK dhe se arsyet që janë shtruar kanë qenë të ndryshme nga slogani e deri te shitja (e PTK-së). Ai tha se tani nuk është as koha që të privatizohet ngase PTK nuk është në gjendje të mirë, nga shpërdorimet, keqmenaxhimet dhe abuzimet, se ka ambient kaotik dhe rregullatori ekziston veç në letër dhe se jemi në kohën e krizës financiare globale.

    z.Hamiti dha edhe një varg rekomandimesh se si mundësohet zhvillimi, duke mbrojtur idenë se ai nuk importohet dhe se nuk ka zhvillim të një shteti pa biznes vendor. Në këtë kontekst ai tha se duhet të rriten investimet dhe mbështetjet për bizneset vendore.

    Për fund ai shtoi se ky privatizim është një shpërdorim i një pasurie të madhe të këtij vendi dhe se privatizimi nuk bëhet me “valë”, por duke bërë llogarinë me laps, ngase kështu, sipas tij ka dyshime që kjo bëhet nën diktat.

    Në përfundim të kësaj tribune u zhvilluan edhe diskutime nga të pranishmit në sallë, duke shtruar pyetje dhe dilema rreth çështjes së diskutuar.

    Blerim Halili, Prishtinë
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    keq bohet nqoftse privatiozohet ptk pa pikë arsyje me sa di bisnezet privatizohen vetem ne raste krize ,ptk-ja eshte faktor me rendesi qe rigjeneron shume te ardhura

    kundër privatizimit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po kush eshte kah ju pyet juve se a ini kunder a per
    bini fleni se gjumi i rrit thmin thon
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po kush eshte kah ju pyet juve se a ini kunder a per
    bini fleni se gjumi i rrit thmin thon
    Po natyrisht se populli nuk pyetet fare ne Kosoves, vetem gjdo 4 vjet keta politikaje genjejne popullin per ti marr votat e pastaj veprojne kunder interesit te popullit shtetit e kombit, e punojne vetem per interesat e tyre personale, familjare e partiake.

    E pastaj thojne qe eshte demokraci, ka ligje, e drejtesi,
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po sa strategji i ka pru ky far hasha,dhe ciles i dul ne krye deri me sot,asnjeres.
    Nuk ka shume koh kur e pruni strategjin per veriun e kosoves,dhe qfar beris deri me sot asgje vetem genjeshtra.
    E kur eshte ne pytje privatizimi sigurisht qe ka strategji sepse aty ka para,dhe normal qe eshte i sukeseseshem.
    Zoti pa i marru mos e lasht qe e moren popullin ne qaf ketafar analfabetash

  12. #12
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Shkoi edhe PTK per dardha te buta...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Po natyrisht se populli nuk pyetet fare ne Kosoves, vetem gjdo 4 vjet keta politikaje genjejne popullin per ti marr votat e pastaj veprojne kunder interesit te popullit shtetit e kombit, e punojne vetem per interesat e tyre personale, familjare e partiake.

    E pastaj thojne qe eshte demokraci, ka ligje, e drejtesi,
    po qfar eshte kah vepron bre Thaçi kunder interesave te popullit po qka je kah flet pash ni zot edhe ti piiiii le le le ma mir mo shkruej ma kurr se keso budallakish qe paske than
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Kam disa miq qe punojne ne PTK. Po me tregojne se si cdo dite shohin fytyra te reja, punetor te rinj. Dihet se si punesohen ne PTK. Rekord boteror i nepotizmit (familjarizmit).

    Qarkullon nje barcolete neper Prishtine:

    "Nese dikush i PTK martohet dhe organizon dasem, asnje punetor nuk do te mbes ne PTK ate dite"

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Privatizimi i veprimtaris se Kosoves kam pershtypjen se po shkon ne planin e hartuar nga Serbia ,asgje perpara ne kete aspekt nuk eshte duke shkuar,populli po vuan nga shitjet e fabrikave sepse sikur ato te kishin vazhduar veprimtarin nuk do ta kishim kete numer kaq te madhe te papunsis .
    90% te makineris prodhuese ashtu te deformuara u shiten 5 cent kg ne hekuranen e shkupit
    Mjer populli per perspektiven qe ka .
    Ky privatizim nuk eshte privatizim i mirfillt ky eshte sabotim mjerim i vlerave Kombtare shteti nuk forcohet ne menyr te tille.
    Edhe dy tri vite dhe asgja ne Kosove sdo te kete nga pasuria KOMBTARE ,do te kemi vetem magnate profitera te pasluftes sundimtar te te gjitha vlerave , ky eshte korrupsion total.
    Gjdo shtet i ish Jugosllavis perjetoj kete suaze transferi , por populli Kosoves e ka veshtire ti mbijetoj ne verrtet kemi ra ne trans dhe lejojm te shiten vlerat e Kombit ashtu per deshire te disave . Mjerimi nuk eshte ndryshe diktatura nuk eshte ndryshe ky eshte sundimi total i ligjit .
    Gjdo kush qe blen ndonje fabrik veprimtari , nese ajo nuk punon ne lamin qe i eshte dedikue une ja kisha konfiskue dhe e kisha akuzue per sabotazh.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Fatmir sejdiu e ka posten
    Hashimi airoportin
    Ramushi kekun
    keto jan firmat qe paguajn haraq te lartpermendurve.

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po qfar eshte kah vepron bre Thaçi kunder interesave te popullit po qka je kah flet pash ni zot edhe ti piiiii le le le ma mir mo shkruej ma kurr se keso budallakish qe paske than
    Zoteri Llap, nuk jam i vetmi une qe mendoj keshtu, jane edhe shume e shume tjere.

    Dhe nese per ty te gjitha mendimet e tjereve jane budallakina, atehere nuk ke nevoje qe besh debat me ne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 04-08-2010 më 16:09
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri Llap, nuk jam i vetmi une qe mendoj keshtu, jane edhe shume e shume tjere.

    Dhe nese per ty te gjitha mendimet e tjereve jane budallakina, atehere nuk ke nevoje qe besh debat me ne.
    let eshte te thuash nuk ke nevoj te besh debat me ne
    por sna tregove se qka ka punue Thaçi ne dem te popullit
    dhe kush prej kryeministrave deri sot kan punue per popullin ma shum se Thaçi
    dhe sipas teje a ka ndonji pun te mire Thaçi qe e ka punue per popullin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    let eshte te thuash nuk ke nevoj te besh debat me ne
    por sna tregove se qka ka punue Thaçi ne dem te popullit
    dhe kush prej kryeministrave deri sot kan punue per popullin ma shum se Thaçi
    dhe sipas teje a ka ndonji pun te mire Thaçi qe e ka punue per popullin
    Zoteri Llap, nese ka mundesi qe te ma jepesh opinionin tend per te arrituart e Thacit si Kryeminister, dhe sipas teje a ka ndonje premtim qe Thaci qe e ka mbajt apo jo gjate ketyre viteve qe eshte ne Qeveri.
    Dhe Cilat Jane ato premtime qe i ka mbajte e cilat jo nese ka ndonje sipas teje.

    Thjesht dua vetem nje vlersim tendin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Zoteri Llap, nese ka mundesi qe te ma jepesh opinionin tend per te arrituart e Thacit si Kryeminister, dhe sipas teje a ka ndonje premtim qe Thaci qe e ka mbajt apo jo gjate ketyre viteve qe eshte ne Qeveri.
    Dhe Cilat Jane ato premtime qe i ka mbajte e cilat jo nese ka ndonje sipas teje.

    Thjesht dua vetem nje vlersim tendin.
    haaa une vet ty ti vet mua
    po flet puna vet more burr po mos u ban interesant po qka je kah flet a ku jeton ti a mos je edhe ti i verbet si disa ketu qe sdoin mei pa te arriturat kaq te mdha te qeveris Thaçi a qa u ba me ty a qka je kah thue a
    qe me te vertet spo te kuptoi fare
    lidhe burr dikun ngule kungjin e lidhe dikun se tu ka pshtiell lamshi krejt siq po duket
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •