Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    34

    Svetigradi është në Demirhisar, e jo në Dibër

    I ZBULOVA THEMELET E KALASE SE SKENDERBEUT, “SVETIGRADI” E QE ESHTE NE DEMIRHISAR, AFER MANASTIRIT-MAQEDONI, DHE JO NE KOXHAXHIK TE DIBRES



    Nga Dr. sc. Ilmi Veliu, historian i Mesjetes



    Pas shumë gjurmimesh arrita të zbuloj se kështjella e Sfetigradit që e përmend Marin Barleti e që ka qenë kështjella kryesore në kufirin mbrojtës lindorë të shtetit të Skënderbeut është mali i Drevenikut, i lartë 1494 m, ashtu si që e përshkruan Barleti e që gjendet në mes të Manastirit, Prilepit-ose fushës së Pellagonisë, Krushevës dhe Demir Hisarit. Më saktë, Barleti ka thënë se nga maja e këtij mali, ku edhe ka qenë kështjella e Sfetigradit ka mund të shihet e gjithë fusha e Maqedonisë, dhe me të vërtetë nga maja e këtij mali shihet Pellagonia. Mali në hartën gjeografike është I shënuar me emrin “Kale” dhe është i lartë 1494m. e që nga vendasit quhet Mali I Dervenikut. Dmth edhe mali edhe maja e malit në hartë janë të shënuara me emrin Kale që në shqip do tq htotë “Kalaja” ose Kështjella. Mali në fund ,reth e përreth ka rrugë dhe fushë pjellore ku janë të vendosur një numër i madh fshatrash. Duke gjurmuar e gjetëm rrugën dhe hypëm në lartësinë e 1000 m dhe u habitëm kur gjetëm fshatin me emrin Drevenik (në hartë Dervenik) i banuar me shqiptarë. Fshati ka pasur mbi 80 shtëpi dhe sipas tregimit të banorëve, eksiston aty që nga koha e Skënderbeut. Ata na treguan se kështjëlla e ka emrin “Kalaja e Drevenikut” (Derveniçko Kale, maqedonisht).

    Unë nuk mund të argumentoj se Barleti ishte apo nuk ishte në Sfetigrad, por sipas përshkrimit që na jep dhe terreni, ashtu si duket sot, mendoj se ai ka qenë më shumë se njëherë në Sfëetigrad.

    Ka të drejtë Dr.Kasem Biçoku kur thonë se: ”Oruçi e nën ndikimin e tij edhe kronistët dhe historianët tjerë osmanë, emrin e kështjellës së Sfetigradit e kanë ngatërruar me atë të Koxhaxhikut.
    Malin që e përshkruan Barleti, në rrëzë ka rrugë që mund t`i biesh rreth e rrotull dhe ka një diametër prej afërsisht 60 km gjatësi. Në të katër anët ka vendbanime që sot janë sllavomaqedone dhe tri shqiptare. Në kohën e Skënderbeut kanë qenë shqiptarë dibranë, por ka pasur edhe asi “që nuk e kanë folur gjuhën e epirotëve, të ngjashëm me bullgarët dhe grekërit.”thotë Barleti.

    Rrëzë malit të Kalasë (Kale) sot gjenden këto vendbanime:

    -Në lindjë,nga jugu në verivanjevc, Podino, SvetiTodor, Trnovc.
    -Në veri, nga perëndimi në lindje: Vardino, Sveta, Buçin.
    -Në Perëndim, nga veriu në jug: Kuterino, Suhodoll Lopate.
    -Në jug, fshati shqiptarë Drevenik që gjendet lartë 1000m mbi det.
    Shqiptarë kanë vetëm Suvodolli, Tërnovci dhe Dreveniku.
    Nëse shkojmë nga Kërçova për në Manastir, duhet të kalojmë Sopotnicën, pastaj Demir Hisarin dhe në kilometrin e 5 nga Demir Hisari aty ku është fshati Lopate kthejmë në anën e majtë. Rruga është malore por e kalueshme e që është 6 km e gjatë dhe na çon drejt në Drevenik. Ky fshat mund të llogaritet si vendbanimi i kalasë, sepse gjendet 500 m nën sheshin e kalasë. Duket se prej këtu fillon kalaja ose më mirë të themi toka e cila është pjellore dhe e kanë punuar banorët e Sveti Gradit.

    Përveç kalasë kryesore që gjendet në majë të malit, për të cilën na tregon Barleti, dhe e vërtetojnë vendasit ekzistojnë edhe dy kala tjera më të vogla dhe në nivele më të ulta. Sipas asajë që e vërtetojnë vendasit njëra quhet Kalaja e vogël, ose Kalaja e Xhagorit dhe gjendet në anën jugore të malit, në drejtim të jugperëndimit dhe kalaja tjetër që është në veriperëndim të malit dhe quhet Kalaja e Graishtës.(sllavisht Graishko Tumbe). Duket se këto kanë qenë kala ndihmse të cilat kanë qenë edhe si kala mbrojtëse ndaj kalasë së madhe dhe e gjithë kjo ka qenë një qytet i quajtur qyteti i Sfetigradit e që sot nga emri I atij qyteti ruhen emrat e fshatrave: Sveta Petka, Sveti Todori dhe Sveta.
    Për zbulimet e mija e konsulltova Dr. Reshat Nexhipin, dr.profesor I historisë dhe patriot e luftëtar për çështjen shqiptarë, nga Manastiri, dhe shumë I njohur ndër shqiptarët, të cilit edhe I ju dogj shtëpija në konfliktin shqiptaro-sllav të 2001. Ai më dha përkrahje shumë të madhe por më propozoi që të konsulltohesha edhe më dikënd nga mëma Shqipëri, sepse siç u shpreh ai, mos do të na hidhërohen për këthesën e madhe që do të bëhej për Sveti Gradin.

    Ne gusht të vitit 2005 në Strugë mbahej një simpozium kushtuar Ibrahim Temos dhe ….. ku mora pjesë edhe unë. Aty pata rast të takohem me drejtorin e Insttitutit të Historisë të Tiranës Dr.Marenglen Verli. Në bisedë me te më tregoi për profesor Kasem Biçokun, specialist I periudhës së skënderbeut e të cilin unë nuk e njihja por I kisha analizuar qëndrimet e tij në Historinë e Popullit Shqiptar botimi 2002 e që dallonin nga qëndrimet e mëhershme dhe të historianëve tjerë në lidhje me Svetigradin dhe malin Mokra.

    Pas disa ditësh unë e vizitova profesor Marenglenin në Tiranë dhe ai më njohtoi me profesor Kasem Biçokun. U pajtua plotësisht me zbulimet e mija dhe shprehu dëshirën që të vinte në teren dhe sëbashku ti vizitonim edhe njiherë ato vende për të cilat ai kishte ëndërruar gjatë kohë.
    Ditën e caktuar unë I prita në Qafë Thanë. Delegacioni I Tiranës ishte nga tre antar. Pro.dr.Kasem Biçoku, specialist I periudhës së Skënderbeut, Dr.Driton Egro, specialist I osmanishtes dhe përkëthyes I dokumentave osmane 10 vjet me rradhë në Stamboll, Prof. dr. Agron Gani, profesor I histrisë së Re të Universitetit të Tiranës.

    Që ekspedita të jetë më profesionale dhe më shkencore, sepse kishte të bënte më nji kthesë shumë të madhe të historis së skënderbeut, morem me vehte Hazem Beshirin, I cili kishte jetuar në Dervenik më tepër se 35 vjet dhe se I dinte të gjith vendet që do të na interesonin neve. Unë, vetë e kisha vizituar këtë mal një ditë me herët dhe se dyti herë shkuam me mjekun specialist të sportit D-r Ismet Murati (edhe pse nuk është historian, shumë I intereson historia, sidomos ajo shqiptare) por nuk patëm mundësi që ti lokalizonim të gjitha imtësitë që na interesonin sepse nuk kishim dikend të vendit që do të na udhëhiqte. Dhe këtë rast ate e bëni zotëri Hazem Beshiri I cili në moshën 75 vjeçare erdhi dhe gjatë gjithë ditës na shëtiti nëpër malin e Drevenikut. Me këtë rast lokalizuam sheshin e kalase I cili ishte në veri të malit, rreth nji orë hecje në këmbë nga fshati drevenik. Në rrafshin e kalasë dukeshin themelet e kalasë me një diametër prej 285 hapa rreth, 90 hapa I gjatë dhe 75 hapa I gjërë. Jashta murit të bredshëm të kalasë dukeshin gjurma themelesh ku shihej se ka pasur edhe mure tjera dmth kalaja mund të ketë qenë e rrethuar me më tepër se një murë.Në anën jug lindje të kalasë dukeshte edhe hendeku që kishte qenë rrëzë murit të kalasë. Xha Hazemi na ndihmoj ta lokalizonin pusin e kalasë, pastai kronin I cili ishte jashta mureve të kalasë, por shumë afër mureve. Profesor Kasemi plotësisht u pajtua se kjo është kalaja e shumë kërkuar e Sveti Gradit e që deri më tash është menduar se është në Koxhaxhik të Dibrës, kundër të cilit mendim kanë qenë edhe dy autorë sllavomaqedon, edhe vetë Kasem Bioku por që deri më tash nuk është ditur se ku do të ishte Svetigradi. Dhe ja ky ishte një rast për tu kremtuar se në 600 vjetorin e lindjes së Skënderbeut zbulohet Svetigradi dhe ku zbulim vertetohet nga ekspertët e Tiranës, fjala e të cilve përherë ka pasur peshë të madhe tek ne shqiptarët jashta kufirit administrativ të Shqipërisë po edhe nëse ka qenë gabim.

    Nga maja e këti mali duket në veri Sopotnica dhe Krusheva, në Veri lindje Debrishta dhe Prilepi, në Lindje fusha e Pellagonisë, në jug Manastiri, në jugperëndim Ohri dhe në perëndim liqeni I Strezhevës dhe Demir Hisari. Dmth më tepër se 1/3 e Maqedonisë shihet si në pëllëmbë të dorës dhe prej këtu ushtrija osmane do të dukej ngado që të vinte. Dhe drejt kësajë kalaje mund të vinte nga Selaniku-Manastiri, nga Velesi-Prilepi dhe nga Shkupi-lugina e Treskës-Brodi.
    Tereni me të vërtetë është shumë I rrëpitë në të tre anët. Vetëm nga jugu është më I rrafshët dhe sipas Barletit aty do të ketë qenë edhe porta e cila ka qenë shumë e përforcuar sepse nga I vetmi drejtim osmanët mundeshin ti afriheshin kalasë.(Barleti)

    Faqe 200,”...Por meqenëse vendi ishte prej natyre i ashpër dhe i lartë, armiqtë shtyheshin vetë pa mundim dhe shpartalloheshin me goditjen më të vogël nga ata të qytetit..... ata të qytetit kishin përreth një grumbull gurësh dhe hunjësh me majë, të cilët përshkak të pjerrtësisë së vendit binin vetë si predha sapo i lëshonin me shtytjen më të vogël, kundër armiqvet nën të. Dhe me të vërtetë vendi ishte aq i pjerrtë sa s`të zinte këmba dhe gjëkundi e skishe ku të mbaheshe, veç se me ndonjë litar të fortë.....Në anën tjetër të qytetit ku vendi ishte më i sheshtë, pran portave, ishin lëshuar në ballë rojet e armatosura. Ata që mundoheshin të hypnin me shkallë u priteshin duart dhe rrëzoheshin... Për mbi të gjitha lufta bëhej me gurë që lëshoheshin së sipërmi e binin me një zhurmë të hatashme dhe bënin kërdi mbi të gjithë që ishin poshtë...”
    Në fund doli konkludimi I përbashkët I imi dhe I delegacionit të Tiranës se malin të cilin e zbulova unë është me të vërtetë qyteti dhe kalaja e Svetigradit dhe assesi nuk ka mundësi të jetë Koxhaxhiku në Dibër, dhe u kërkojmë ndjesë të gjith atyre që deri tash dhanë shumë mund për ta vërtetuar tezën se Svetigradi është Koxhaxhiku I Dibrës..

    *).Në ekspeditën e fundit që ia bëmë malit të Drevenikut e me qëllim që të verifikojmë themelet e kalasë së Svetigradit ishin:

    Delegacioni zyrtar nga Tirana që udhëhiqej nga
    Prof. dr.Kasem Biçoku, specijalist I periudhës së Skënderbeut. Pastaj
    Dr.Dritan Egro, studius I gjuhës osmane dhe përkthyes I dokumentave osmane.
    Prof. Dr. Agron Gani, professor I universitetit të Tiranës.
    D-r Ismet Murati, aktivist dhe adhurues I historisë shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Per profesorin Ilmi Veliu:
    Ne lidhje me kalane e Svetigradit
    ===========================================
    http://picasaweb.google.fr/dartre93/...eat=directlink
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #3
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Konsulli austriak Georg von Hahn në hapsirën shqiptare rreth mesit të dytë të shek 19, dhe themelues i albanologjisë moderne, ishte dhe një nga udhëtuesit e parë perëndimorë që hulumtuan në brënda tokën ballkanike rreth vendodhjes së Svetigradit, dhe e vendoste atë në vendin e quajtur Koxhaxhik. Kjo është edhe sot një fole shqiponjash, lart në malet e krahinës së Dibrës. Hahn nuk u ngjit kurrë në këtë mal; por barazimin që ai ngriti me Svetigradin dhe Koxhaxhikun, e ndoqën një brez i tërë hulumtuesisht, edhe për arsyen kryesore se kronikani otoman e kishte thurrur me lavde Muratin II pikërisht për pushtimin e kështjellës së Koxhaxhikut.

    Svetigradi përveç të qënit kështjella më enigmatike e Gadishullit ballkanik, mbulohet nga shumë re misteri rreth mënyrës se si ra në duart e otomanëve. Sipas Frëngut ishte Svetigradi vetë që i hapi dyert sulltanit, ndërsa sipas historiografit bizantin Halkokondiles, ishin jeniçerët që e morën kështjellën me sulm. Por ajo që dihet saktë është se Svetigradi u kthye në një pikë mjaft të rëndësishme mbështetëse për otomanët, e sipas Barletit, popullsia e tij sllavojugore do ti qëndronte besnike sulltanit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 22-07-2010 më 08:27
    relata refero

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Mirë po si mendon Hënor, a ka mundesi qe Svetigradi te jete ketu ne kete pjes ku e thote specialisti Veliu ?

    Nese me te evrtete ai qytete ka qene i shenjte siç e thuani edhe ju, pra me siguri qe behet fjale per kete keshtjelel me formen e Piramides, ku ta di une se çka fshifet mbrenda saj por te gjitha anet e kesaj tume i perngjajne nje Piramide dhe ku sllavet me vone kur erdhen nga rrethi i Volges e quajten Graishke Tumbe, me siguri qyteti nentokesor ?.;pake fantezi na duhet apo jo...se nuk behet nami...lol !

    Qe ketu solla per profesorin pamjet e ketij Svetigradi apo Qyteti i Shenjtë !

    ================================================== ======

    ================================================== ======
    Piramida e Shenjtë !


    ================================================== ======

    http://my.imageshack.us/v_images.php
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 22-07-2010 më 08:51
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #5
    41°13'35.49"N
    21°17'25.03"E
    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 22-07-2010 më 10:31

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Dr. KASËM BIÇOKU

    Profesor Dr. Kasëm Biçoku, reagon ndaj tekstit “Kush është ky Vebi Xhemaili....” botuar në “Lajm” dhe media të tjera me emrin e tij. Shkrimi i mësipërm është ribotuar sot në gazetën “Ballkan” të Tiranës dhe u befasova me kurajën që ka pasur personi që ka përdorur emrin tim si autor të atij shkrimi. Asnjëherë nuk kam dashur të bëj publike qëndrimet jokorrekte, madje të dënueshme të Ilmi Veliut. Ky person ka abuzuar me punën dhe emrin tim në botime plagjiature të bëra prej tij në Maqedoni për Skënderbeun. Me këto veprime të tij jam njohur për herë të parë në fund të vitit 2005 kur ai botoi një libër për Skënderbeun. Ky libër është një kopjim i palejueshëm i punimit tim "Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut", të botuar në vitin 2002 në vëllimin e parë të Historisë së Popullit Shqiptar. Pas kësaj nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me të. Çuditërisht ai ka vijuar të përdorë punët dhe emrin tim si "recensent" të botimeve të tij plagjiaturë. Me këtë rast e ndjej për detyrë të deklaroj publikisht se Ilmi Veliu nuk ka përgatitje profesionale për të studiuar Mesjetën shqiptare. Veprimtarinë "shkencore" të tij ai e mendon si grabitje të punimeve të të tjerëve. Jam i bindur se ai është edhe autori i shkrimit të mësipërm duke keqpërdorur emrin tim për të sulmuar historianin Vebi Xhemaili. Ky rast skandaloz me shtyn t'ju sugjeroj që, para se të botoni shkrime me emër të autorëve që nuk punojnë në Maqedoni, të kontaktoni me ta.


    (autori është drejtor i Muzeut Historik të Shqipërisë)
    http://lajmpress.com/opinion/719.html
    Nxjerrur nga gazta Lajmi;
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2009
    Postime
    34
    Thene te drejten une nuk kame shume kohe qe ti percjelle te gjithw debatet rreth temave te hapura. Ju falenderoi nga zemra per imazhet nga interneti pwr Kalane e Dervenikut. Pikerisht ajo eshte kalaja ku vendasit e quajne "Kalaja e Skenderbeut" dhe jo Graishko Tumbe e cila duhet te kete qene vetem nje kala ndimse e qe eshte ne afersi te kalase kryesore. Ne burimet bizantine permendet si "Siderokastron" kalaja e hekurt, dhe Car Dushani ka qene ai qe e ka emruar si "Svetigrad" per shkak te kishave te shumta qe ka pasur perreth, e pastaj osmanet ne fillim e emrojne si "Sivri Hisar" e pastaj si "Koxhaxhik" dhe ne fund ia kthejne emrin qe e ka pasur ne fillim "Siderokastron" (kala e hekurt) por tash ne gjuhen turke "Demir Hisar" dmth "Kalaja e Hekurt", sepse Demir ne turqisht eshte Hekur dhe Hisar kala. Lidhja e kesaje kalaje me hekurin ka ardhur si rezultat i asaje se ne afersi ka nje xeherore hekuri. Me vone Osmanet emrin Koxhaxhik qe ne fillim e kishte kalaja e Demirhisarit, i ja japin Koxhaxhikut ne Diber qe me heret eshte quajtur "Orovnik" dhe ketu ngaterrohet Koxhaxhiku i Dibres me Demirhisarin, ose Svetigradin. Dhe ngaterresa behet te burimet osmane ku vazhdojne Svetigradin ta permendin si Koxhaxhik dhe burimet perendimore si Svetigrad. Halkokondili e permend si kalaja e Svetigradit afer vendbanimit"Sveta" dhe vendbanimi Sveta eshte edhe sot rreze malit te Dervenikut ku larte eshte kalaja. Pastaj perreth malit ka edhe vendbanime tjera si "Sveti Todori", "Sveta Petka" etja, nga sllavishtja kuptohen si territore me disa vende te shenjeta dhe ne Koxhaxhik nuk ka asnje vend qe fillon me "Sveta". Barleti thote se nga Svetigradi shihet e gjithe Maqedonia dhe nga Koxhaxhiku nuk shihet kurgja.
    Falemnderit qe e kini sjellur edhe reagimin e Kasem Bicokut, nese me siguri me dedikohet mua dhe nese me siguri eshte shkruar nga ai vete, te cilin shkrim nuk kame pasur rast ta lexoi sepse ndoshta kame qene jashta vendit. Ne shkrimet e mia emrin e tij e perdor ne konotacionin pozitiv dhe e shenoj me fusnote dhe ajo nuk mund te konsiderohet se plagiat por vetem si citim i nje vepre te caktuar si qe kame perdorur edhe literature e burime tjera ne shkrimet e mia. Ai ka qene musafir i imi ne veren e 2005 dhe e kame shetitur ne te gjithe Maqedonin me te gjithe shoket e tij me veturen dhe hargjimet e mia, dhe i kame treguar se ku gjindej Demir Hisari e lokalitetet tjera per te cilat ai kishte interes por nuk e kishte idene sepse asnjihere nuk e kishte kaluar kufirin dhe nuk dinte se ku gjindej Maqedonia. Ateher une kam biseduar me te dhe kame marre pelqimin e tij qe ta citoj si recenzent ne botimet e mia. Zoteri Kasemi eshte historian i kohes se Enverit, ne te cilen kohe ai kishte vuajtur shume dhe kishte nje lloj agresiviteti ndaj te gjithe atyre qe mendonin ndryshe, sidomos te Shqiperise e qe te gjithe i quante me termin "Cobaj". Une e Kasemi kimi qene bashke ne simpoziumin kushtuar Skenderbeut, ne Shkup, Tirane dhe Prishtine, dhe asnjihere nuk ka pasur ndonji vrejtje ne ate qe une e kame perdorur emrin e tij si recenzent ne dy librat e mia kushtuar Skenderbeut. Une e pata me teper per respekt sepse ai ishte ne hasmeri me te gjithe historianet e Shqiperise dhe tash , ja qe me ke sulmuar edhe mua dhe une aspak nuk kame qene ne rrjedha. Sidoqofte une e Kasem Bicoku pajtohemi me tezen se Svetigradi eshte ne Demirhisar dhe jo ne Koxhaxhik. Pastaj ne ate se mali Mokra ku Skenderbeu ka ba nje beteje, nuk eshte ne Librazhd por afer Shkupit "Skopska Mokra Gora". Kete teori e pranoi edhe Oliver Shmit kur ishte ne Shkup ne simpoziumin e lartepermendur, bile me dha edhe nje dokumet nga arhiva e Venedikut te Stevano Manjo ku thote se Sulltani pasi e pushtoi Svetigradin e pushtoi edhe "Di bellca" kalane e Bellqes qe eshte lokalitet dhe vendbanim afer Demirhisarit, Slepqe, Belqe etj. Kalaja e Svetigradit ka qene kryesore dhe shume strategjike qe ka siguruar kufirin lindor te Skenderbeut dhe ne koxhaxhik te Dibres nuk ka perfaqesuar kurgje sepse ushtria per ne Kruje ka shkuar neper Qafthane Elbasan dhe nuk ka pasur nevoje te hynte deri ne Gryken e Drinit ne Diber. Sidoqofte une ju falenderoi juve qe patet interes per shkrimin tim dhe falenderoi mikun tim Kasem Bicokun per fjalet e "mira", nese jene te tiat, dhe po ti lexoje keto rrjeshta, une e ftoj qe perseri te vije si musafir i imi sepse une jam i vetmi historian shqiptare i Mesjetes ne Maqedoni qe merrem me kohen e Skenderbeut dhe do te bisedonim per shume-cka, pastaj une kame bere edhe zbulime te tjera sa i takojne Skenderbeut ne arhivat e Stambollit, te Sofjes e te Venedikut, sepse temen qe une e kam mbrojtur para komisionit maqedonas ne Shkup ka qene "Skenderbeu ne burimet osmane dhe bizantine" ku me fakte kame rrezuar pretendimet maqedonase se Skenderbeu eshte me origjine sllave si qe shkruajti Petar Poposki dhe disa te tjere.
    Te fala,
    Dr.sc. Ilmi VELIU, drejtor i Muzeut te Kercoves dhe nenkryetar i Shoqates se Historianeve shqiptarw ne Maqedoni, me seli ne Shkup. ilmiveliu@yahoo.com

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •