Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash nė "kullėn e fildisht".
    Postime
    626
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Strategjia luftarake e Gjergj Kastriotit

    Ideatori i librit “Scanderbeg, un eroe moderno (multimedial hero)” eshte botuesi Costanzo d’Agostino i cili e ftoj Gennaro Francione per ta shkruajtur kete vellim. Ky botues eshte nje shkrues esesh me prirje historike, por mbitegjitha eshte shume i angazhuar ne betejat dhe emergjencat sociale. Ka publikuar shum vepra per autor shqipetar si psh per Visar Zhitin. Kurse, per sa i perket shkrimtarit, Gennaro Francione, aj eshte gjyqtare ne Gjykaten Penale te Romes, anetar akademik i “Internationale Burckhardt Akademie” dhe president i shkrimtareve gjyqtar te Bashkimit Evropian, eshte romancier, shkrues esesh, gazetar dhe dramaturg internacional.

    Shkrimtari e ka shruajtur librin ne drejtime te ndryshme. Ne fakt permbajta e ketij ese eshte strukturuar keshtu: krahasimet dhe perputhjet mes strategjise luftarake te Skenderbeut dhe ideat e kinezit Sun Tzu; tradita juridike te shqiptareve (Kanuni); folklori shqipetar dhe me ne fund punimi teatral. Per kete aspekt, Gennaro Francione duke u informuar per traditat shqiptare, ka vrejt nje ritual tek Arbreshet, nepermjet te cilit gjate dimrit, "therriten" te vdekurit qe te ringjallen per nje jave. Prej ketij rasti, shkrimtari ka marr frymezim per ta shkruajtur nje veper teatrale me emer “la Scala di Scannerebego”. Nje shfaqje teatrale qe ka pase dhe ka mjaft sukses ne gadishullin italik.

    Mua personalisht me ka lene pershtypje krahasimi i aspektit luftarak dhe ky, menefund eshte synimi i kontributit tim ne kete (keto…) postime.


    “Arti i luftes”, eshte nje liber i vjeter qe ka me shume se 2'500 vjet. Eshte nje traktat i taktikes ushtarake. Librin e ka shkruar Sun Tzu, nje kinez mjeshter i gueriljes. Folozofia e Sun Tzu-it eshte e perdorur sot e kesaj dite nga strateg dhe politikaj, madje-madje edhe nga business-men, dhe eshte nje mendim qe e ka zevendesuar mendimin ushtarak e Clausewitz-it. Esenca e filozofise se Sun Tzu-it thote qe “arti i vertet i luftes eshte ta fitosh konfliktin me pare se ta filloshe ate; ne nje lufte eshte fitimtare jo kush eshte ne epersi numerike dhe materiale, por kush, duke perdorur strategjia indirekte dhe te papritura, i transformon vantazhet e kundershtarit ne humbje, kurse mundesit e tija ne pika te forces”.

    Arti i luftes

    1. Vendosjet taktike, kapitulli IV
    2. Nente lloje te terrenit, kapituli XI
    3. Sulmi simbas stratagjemeve, kapitulli III
    4. Pervijimi i terrenit, kapitulli X
    5. Manovra, kapitulli VI – VII
    6. Perdorimi i spijuneve, kapitulli XIII
    7. Perdorimi i energjise, kapitulli V
    8. Pikat e forta dhe pikat e dobeta, kapitulli VI
    9. Nente ndryshime, kapitulli VIII
    10. Levizja e ushtrise, kapitulli IX
    11. Luftimi, kapitulli II
    12. Plane strategjike, kapitulli VI

    Shkrimtari Gennaro Francione, duke i pershkruar etapat dhe evenimentet me te rendesishme ne jeten e Skenderbeut, i krahason njekohesisht ideat e Gjergj Kastriotit me mesimet e mjeshtrit kinez te strategjiave luftarake, duke e citu Sun Tzu-in nepermjet kapitujt te marre nga libri i tij “Arti i luftes”, mesime keto, te cilat perputhen dhe lepiten teresisht me veprimet e Gjergj Kastriotit.

    Nga ana ime, nuk dua ta shpjegoj strategjin luftarake te Skenderbeut simbas ngjarjeve kronologjike, por dua te mbeshtetem ne librin e Sun Tzu-it dhe ti permbahem rendit te kapitujve. Keshtu qe, fillimisht do ta sqaroj kontekstin e Skenderbeut dhe pastaj theniet e mjeshtrit kinez.



    1. Vendosjet taktike, kapitulli IV, (Entuziazem ne lufte)

    Shume te rinje menxi nuk priteshin prej zjarrit per te luftuar dhe per tu ballafaquar me armikun, dhe shpesh Skenderbeu u duhte ti ndalonte ata te rinje te cilet paradoksalisht ishin te tille simbas prirsjes luftarake te gjeneralit tone… Fan Noli shkruan “Sapo te zgjuar ne mengjes, vec ishin te gatshem per tu nisur, i therrisnin me ze te larte kuajt e tyre dhe shpatat, sikur te ishin duart e tyre, dhe nxiteshin per luftim”. Ky zell per te luftuar, estaza e betejes dhe e fitores, ishin nje nder forcat sekrete se fitoreve te ardheshme te Skenderbeut.

    Sun Tzu:
    Nje armate entuziaste dhe fitimtare e ballafaquar me nje tjeter te demoralizuar dhe te muajtur eshte sikur pesha e nje libre e cila vehet ne nje pjate te peshores kunder cdo kokerr te vetme ne pjaten tjeter”.

    (vijon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gameness : 15-07-2010 mė 17:23
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •