Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Betim Muēo

  1. #1

    Betim Muēo

    Betim Muēo ka lindur ne vitin 1947 ne Tirane. Eshte diplomuar per fizike dhe ka ushtruar profesionin e kerkuesit shkencor ne fushen e shkencave te tokes. Botimet e para letrare i ka qe nga shkolla e mesme. Ka botuar mjaft libra me poezi, tregime, romane e letersi per femije dhe ka perkthyer ne shqip shume autore te njohur nga letersia boterore.
    Nga viti 2001 jeton e punon ne Meriland (Maryland) SHBA ku eshte aktiv si ne profesionin e tij ashtu edhe ne letersi.

    Botime te meparshme me poezi nga ky autor:

    "Rrugeve te atdheut" 1968
    "Etyde" 1972
    "Kokrra gruri" 1978
    "Ditlindja e kenges" 1983
    "Ne udhen time" 1988
    "Endrrat e femijeve" (vjersa per femije) 1989
    "Hiroshima jashte meje" 1995
    "Karusel" 1997
    "Bumerang" 2009


    Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Bumerang"

    Ura

    Ne vendosem te ngreme
    Nje ure
    Per te bashkuar popujt
    Diskutuam konstruktin e saj
    Si vepren me moderne
    Mblodhem guret, betonin
    Dhe teknologjine me perfekte
    Gjetem e prume
    Mjeshtrat me te zote
    Per ta ngritur
    Dhe mengjesin e inagurimit
    Pame te habitur
    Se e vetmja gje qe s'kishim
    Ishte lumi


    Nganjehere...

    Nganjehere te duket
    Se shiu te kupton me mire
    Se miqte e tu te gjalle

    I mban syte ne rigat e tij
    Hequr ne hapesiren gri te perhumbur
    Dhe degjon trokellimen monotone
    Si keshille e perseritur mijra here
    Nga mesuesi yt i femijerise

    Nganjehere te duket
    Se shiu te kupton me mire
    Se gjithe te gjallet qe ke rrotull
    Qofte me ate trishtimin e tij te veēante
    Pa te cilin jeta do te ishte
    Veē nje kokete e paturpshme kabaresh

    2007
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Gishtėrinjtė e mij

    Gishtėrinjtė e mij
    Qė krehin flokėt e tu
    Dhe kėrkojnė njomėshtinė e lėkurės tėnde
    Si oazet nė shkretėtirė udhėtari i etur

    Gishtėrinjtė e mij
    Tė paqetėt kurreshtarė
    Qė donin tė preknin tastjerat
    E muzikės sė madhe tė qiellit

    Gishtėrinjtė e mij
    Qė shpesh e bėnė fshehtazi
    Shenjėn e fitores
    Dhe u kryqėzuan
    Pėr fatin e mirė tė zotit tė tyre

    Gishtėrinjtė e mij
    Me pak nikotinė e polen lulesh
    Dhe shenjėn e lapsit nė shtrėngimin e tyre
    Dhe mollėzat e shtypura
    Nga rrahjet e tasjterave tė kompjuterit

    Kur tė mos kem mė frymė
    Do trokėllijnė nga brenda
    Dėrrasės sė arkivolit
    Pėr tė thėnė dėshirat e tyre
    Qė veē ata i dinė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Ėndėrr

    Pashė nė ėndėrr njė ėndėrr
    Sikur ėndėrroja pėr ty,
    Kaq larg natyra na ka hedhur
    Miliona vite largėsi.
    Planeti ynė, kokėr rėre
    Kaq largėsi ku vallė e fsheh?
    S’mjafton njė jetė pėr t’u gjetur
    Mbete nė ėndrra e nuk del.
    Dil pra andej, si s’u mėrzite
    Se jeta prapė ėshtė e bukur
    Gjithė qėnia ime tė pret ty,
    Kėshtu siē ėshtė, megjithė rrėmujėn.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    Pa ty

    Njė burim pa rrjedhėn ėshtė njė pellg
    Njė plazh pa detin ėshtė njė shkretėrirė
    Njė shtėpi pa ēatinė ėshtė njė gėrmadhė
    Njė bisk pa lule ėshtė njė shkarpė
    Njė thirrje pa zė ėshtė njė pėshpėrimė
    Njė qeshje pa shpirt ėshtė njė britmė
    Njė luan pa prerinė ėshtė njė zoopark
    Njė det pa dallgė ėshtė njė moēal
    Njė rrufe pa bubullimė ėshtė njė zhgarravinė
    Njė qiell pa yje ėshtė njė pėlhurė
    Njė murg pa lutjet ėshtė njė varfanjak
    Njė liri pa cak ėshtė njė anarki
    Njė natė pa agimin ėshtė vetė skėterra
    Njė botė pa dashuri ėshtė njė planet pa diell
    Dhe njė dashuri pa ty ėshtė njė dhimbje pa fund

    2008
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5

    Pėr: Betim Muēo

    Tirana

    E dua kėtė qytet
    Ku jam lindur e rritur
    Dhe me ujrat e Lanės si fėmijė
    Jam stėrpikur
    Ku kam ardhur e ikur
    Ardhur e ikur...
    Ja njoh erėn e luleve
    Dhe erėn e plehrave
    Ja di smogun kapele
    Dhe kthjelltėsinė e qiejve.
    Qyteti ku mitet
    Lindin e vdesin nė shesh
    Qė gdhihet musliman
    E ngryset i krishter
    Pervers e i ndershėm
    I frikur e rebel
    Ku lajmet e botės merren vesh mė shpejt
    Se kobi i shtėpisė tėnde
    Qė nė kafene tė vjen.
    E dua, s'e dua
    E bėj dhe e shbėj
    E shaj, e pėshtyj
    Nė pasion bisedash
    Nė terr tė padritės
    A nė gėrvimat e ēezmave
    Mes llucrash e kėllirash
    Dhe buburrecat njerėz.
    Mė merr malli pėr tė
    Dhe nė mes tė Nju Jorkut
    Njė mall i ēuditshėm
    Pėrmbi rrokaqiellat.
    Me ē'mallkim dashurie
    Qėnkam lidhur kaq fort
    Qė rrekem t'i iki
    E s'ikėrkam dot.


    Tirane, vjeshte 1998
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Betim Muēo

    Sapo ka dale ne qarkullim libri i ri me tregime "Qiej qe bien" nga shkrimtari Betim Muco.
    Tregimi i meposhtem eshte marrre nga ky liber.


    Fytyra e pikėllimit

    Nga Betim Muēo

    Ai pa nė pasqyrė fytyrėn e tij tė mėrtisur dhe pėrpjekja pėr ti buzėqeshur vetes nė njė ēast si ky iu duk e stėrmundimshme dhe gati e pamundur. Ndjente ende nė gojė alkoolin e pirė mbrėmė me tepri. Tek u shkonte dorėn flokėve tė prerė shkurt, fytyra e tij ndryshoi. Tani ajo ishte njė tjetėr, njė fytyrė e qeshur, me ca tipare ende fėminore. Hello Endrju, tha ai. Mund tė ishe ti fare mirė kėtu nė vendin tim dhe tė tė bėhej se shihje nė pasqyrė fytyrėn time ashtu siē shoh unė tėnden tani. U vrenjt edhe mė dhe i iku pasqyrės qė shndriti pėr herė tė fundit nga yjet e spaletave tė uniformės sė tij.
    Rrėmbeu kapelen, pa orėn elektronike nė mur dhe tek zbriste nė hollin e hotelit, nė ashensor ndjeu prapė atė buēimėn e tmerrshme plot zjarr e tym qė i kishte vrarė shokun e tij dhe qė nuk i ndahej si njė makth i madh netėve. Shpėrthimi kishte qenė kaq i fuqishėm sa as skafandra anti-minė nuk e kishte shpėtuar dot Endrju Higins, shokun e tij tė skuadrės.
    Doli nė rrugė mes larmisė sė dritave dhe gjallėrisė sė njerėzve nė lėvizje. Lumi i makinave mbushte rrugėt e qytetit dhe ai shtrėngoi nofullat me mundim pėr tė larguar atė imazh tė tmerrshėm shpėrthimi qė iu bė sikur dikush ia shfaqte para syve si njė video bezdisėse. Dreq, shau ai me zė dhe i ngriti dorėn njė taksie. Taksisti, sytė e tė cilit pa nė pasqyrė, ishte njė burrė tatalosh nga ata qė dukej sikur nuk u bėnte pėrshtypje asgjė nė jetė. I dha atij adresėn.
    - Oh,- tha shoferi, - qėnke thirrur pėr tu nderuar. Urime rreshter!- Po rreshteri nuk foli.
    - Irak? - tha shoferi.
    - Po,- tha tjetri. - Mund tė ecėsh mė shpejt? Duhet tė jem atje nė shtatė.
    - Pėr dhjetė minuta je atje, - ia ktheu shoferi. - Po pse je kėshtu o mik?
    - Si jam? - tha rreshteri.
    - I ngrysur, sikur po shkon nė takim me vdekjen e jo sikur ke ardhur gjallė qė andej.
    - Askush nuk vjen tamam gjallė qė andej, - belbėzoi rreshteri.
    - Jo de. Gėzohu djalė! Ty tė pret atje njė turmė e madhe pėr tė tė nderuar, - vazhdoi shoferi ndėrsa tjetri bluante nė mendje i pėrhumbur shprehjen “nė takim me vdekjen” qė ai kishte thėnė. Sa mirė e tha, mendoi.
    - Nuk mundem,- tha pastaj me zė.
    - E di, e di...ashtu ėshtė, - bėri burri babaxhan dhe tundi kokėn. -Tė besoj, djalė.
    Po rreshteri nuk i shihte mė sytė e tij. Shikonte jashtė dhe shikimi i kalonte indiferent mbi xhamet e makinave qė lėviznin paralel me tė. Shoferi shau trafikun. U ndezėn dritat e kuqe dhe makinat u mbėrthyen nė udhėkryq. Pse tė jem i gėzuar, tha rreshteri me vete. Qė jam gjallė? Qė nuk qėlloi radha ime tė ēmontoja atė makinė qė vrau Endrjun? Qė do tė mė nderojnė nė kėtė ceremoni? Kushedi si ngjaj kėshtu me kėtė fytyrė? ...Dhe befas teksa vėshtronte anash, pėrtej xhamit tė taksisė, pa njė fytyrė vajze nė tė djathtė me ca sy tė trishtuar e me duart e zbehta mbi timon. Ajo ishte e bukur, me flokė gėshtenjė, tė dendura hedhur rėndė pėrmbi supe, por me njė pikėllim qė atij gjithsesi iu duk i njohur. Ngjajnė vallė pikėllimet, tha dhe u mundua ti heqė sytė qė andej. E gjelbra qe ndezur dhe makina e saj bėri pėrpara. Edhe taksia gjithashtu. Shoferi diēka po thoshte pėr festėn nė qytet por ai nuk i ktheu pėrgjigje. Dėgjo, i kishte thėnė njė herė Endrju tek pinin nė klub. Bėjmė njė marrėveshje, po tė vritem unė, ti do tė lėsh Nadinėn dhe do tė marrėsh Betin, po u vrave ti, unė do tė lė Betin dhe do marr Nadinėn, dakord? Ti nuk je nė vete, i kishte thėnė ai. Je i dehur. Nuk jam i dehur, pėr zotin. Dhe kishin qeshur tė dy me tė madhe, si tė ēmendur. E pse duhet tė bėjmė kėshtu? Qė tė kujtojmė mė mirė njeri tjetrin, kishte thėnė Endrju dhe prapė kishin qeshur tė dy si budallenj. Po ai qe prishur me Nadinėn verėn e shkuar kur kishte ardhur me leje dhe Betin nuk e dinte nga binte. Ajo do tė bėhet artiste, i kishte thėnė Endrju njė herė, Dhe ti e di, artistėt u takojnė tė gjithėve, dhe kishte buzėqeshur si kot.
    Taksia ndali pėrsėri nė semaforin tjetėr dhe ēuditėrisht ai u ndodh pėrsėri pranė atij pikėllimi qė i ngjau me tė vetin. Vajza shikonte pėrpara, mbi timon dhe profili i saj luhatej prapa xhamit si njė imazh nė eter. Ajo ktheu kokėn dhe sytė e tyre u ndeshėn. Rreshteri ndjeu njė drithmė ti pėrshkonte trupin e ta shkundte si korent nė tru. Sytė e saj qenė tė pėrlotur dhe ai pa nė to miliona drita tė qytetit e makinave. Vajza i dha gaz makinės dhe ajo uturoi e u lėshua pėrpara me vrull.
    - Do kthehesh prapė atje? - po thoshte shoferi.
    - Po, - bėri ai.
    - Kur mbaron?
    - Nė shtator.
    - Edhe tre muaj, - tha shoferi. - Ruaju djalė, - tundi kokėn ai. Po tjetri nuk foli me ende nė mendje sytė e asaj vajze. Makina shkau lehtė ndanė trotuarit.
    - Ja ku e ke, - tha shoferi. - Nuk do paguash, okej, - tha pastaj kur tjetri futi dorėn nė xhep.
    - Jo, ēne...,- bėri rreshteri.
    - Nuk do paguash rreshter, tė thashė, - tha burri pėrsėri.
    - Je i sigurt?
    - Jam. Herėn tjetėr mė paguaj dyfish. Ikė se je vonė.
    Ai e falenderoi dhe zbriti nė trotuarin e mbushur me njerėz. Njė oficer i moshuar qė priste te porta, thirri emrin e tij.
    - Kėtej rreshter, - tha ai dhe e drejtoi nga tė shkonte. -Je tamam nė kohė.
    E udhėhoqi nėpėr ca korridore tė ngushta qė shpinin prapa skenės dhe ai u bashkua me grupin prej pesė ushtarakėsh qė qenė thirrur pėr tu nderuar atė natė. Ata u pėrshėndetėn.
    - Urime rreshter, - tha njėri nga ta dhe tregoi me gisht dekoratėn e tij nė gjoks. Rreshteri tundi kokėn dhe nuk foli. Nga skena dėgjohej muzikė dhe herė pas here duartrokitjet e sallės. Ēdo tė thoshte ai aty? Ndjeu tė djersitej. Nuk kishte luftuar kurrė me rebelėt ballėpėrballė. Pas shkollės sė mesme, kishte lėnė kolegjin se qe zėnė me familjen dhe nga kjo u bashkua me ushtrinė. Kishte bėrė dy vjet pėrgatitje si ēminues dhe pastaj e dėrguan atje. Ky ishte viti i dytė nė atė ferr. Kishte 186 mina e pajisje shpėrthyese tė ēmontuara nė arkivin e tij. Ato qė kishte ēminuar e gjithė skuadra qenė mbi njėmijė. Tre nga ta qenė vrarė dhe shtatėshja e skuadrės qe plotėsuar me tė rinj. Njė nga ta kishte qenė Endrju... E ētė thoshte ai pėr ato 186 mina? Mendje absurde vrastare pėrpiqeshin ti ngrinin kurthe jetės me mjetet mė tė sofistikuara. Dhe ai pėrpiqej ti bėnte tė padėmshme ato mekanizma qė nga ēasti nė ēast mund tė shpėrthenin e duke thėrmuar gurė e hekura, tė vrisnin njerėz tė pafajshėm tė ndodhur pėrreth. Ne nuk luftojmė me njė armik tė vetėm, thoshte Endrju. Ne luftojmė me vetė vdekjen, nė formėn e saj mė tė llahtarshme e potente, ha, ha! Tre ushtarė qenė vrarė nga njė top i thjeshtė futbolli qė kishte brenda mekanizmin vrasės e qė qe shtyrė prapa rrethimit me tela nga njė fėmijė. Kishte ndodhur qė ai tė ēminonte mina edhe nė tufat e luleve qė shiteshin nė trotuar, nė njė ekran kinemaje, njė karusel lodrash pėr fėmijė dhe edhe nė njė arkivol funerali. Ishte si njė dyluftim i vazhdueshėm dhe sfidė pambarim, kur ata tė tjerėt rrekeshin ti bėnin ato mekanizma sa mė shumė tė sigurta pėr vdekje tė sigurt dhe ai dhe shokėt e tij pėrpiqeshin ti bėnin ato kurdoherė tė padėmshme. Nuk kishte mundur ta shpjegonte dot kurrė atė qė ndjente njė specialist si ai, kur mjeti shpėrthyes qe bėrė i parrezikshėm. Gjithēka nė atė materje kthehej nė normalen e vet dhe ai kompleks me tela e qarqe elektronike nuk ishte mė armiqėsor e dukej sikur kurrė ndonjėherė nuk i kishte takuar vdekjes. Ėshtė si pas tė bėrit seks, qeshte Endrju. Nuk ėshtė ashtu? Si pas asaj pune, kur shtrihesh nė kurriz e tė pihet njė cigare. Rreshteri buzėqeshi i ngrysur.
    - Beti, - po thoshte oficeri i moshuar. - Hajde kėtu tė njihesh me heronjtė! - Kjo ėshtė Beti Smith qė do tu paraqesė te publiku.
    Rreshteri ngriu nė vend dhe nė sfond tė atyre mekanizmave vrastare qė po mendonte iu mbivendos silueta e vajzės qė po afrohej te ta. O zot, tha ai. Ku e kam parė, ku e kam parė atė?.. Ah, budalla, tha. Vajza e makinės. Ishte ajo. Ēdo dyshim iu largua sapo pa sytė e saj. Nderoi si ushtarak dhe i tha asaj emrin duke i dhėnė dorėn. Ajo e vėshtroi butė nė sy dhe dora e saj nė tė tijėn lėshoi njė ngrohtėsi qė atė befas e mallėngjeu. Nuk dėgjonte mė asgjė se si ajo dhe oficeri i moshuar shpjegonin procedurėn qė do tė ndiqej, si do tė dilnin nė platformėn ku do tė bėhej nderimi kur tu thirrej emri dhe ēfarė mund tė thoshin atje.
    Ndjeu vėshtrimin e saj teksa zinin vend prapa perdes. Vajza pėrpiqej tė buzėqeshte por ai pikėllim i saj qė rreshteri kishte parė nė atė copė udhė deri aty, nuk mund tė fshihej lehtė. Ai ishte atje, nė atė fytyrė tė bukur, siē ėshtė nata nė njė muzg qė ka ende ndriēimin e diellit tashmė tė perėnduar. Ah, bėri ai dhe diēka i erdhi nė mend. Beti Smith?...Tė jetė e vėrtetė? ...Dikujt i thirrėn emrin dhe ai doli pėrpara i buzėqeshur e me uniformėn qė i shndriste. Po fliste Beti. Salla oshtiu nga duartrokitjet dhe pėrshėndetjet. Vajza erdhi pas pakė dhe i zuri dorėn e tėrhoqi pas vetes.
    - Ėshtė radha juaj, - tha ajo.
    - Prit, - tha ai. - Prit. Beti Smith, e di ti se nė vendin tim duhet tė ishte ai, miniori i parė i skuadrės? E di ti se...- Zėri i tij dridhej.
    - E di, - tha ajo dhe kafshoi buzėn qė u kthye njėherėsh nga rozė nė tė kuqe. Gishtėrinjt e saj prekėn buzėt e tij. - Por tani je ti. Hajde! - dhe e tėrhoqi. Gjithēka rreth rreshterit vinte rrotull si njė karusel i madh. Ai pa pėrsėri shpėrthimin e tmerrshėm qė e kishte munduar tėrė ato ditė dhe teksa e gjithė ajo materie e madhe, e frikshme dhe ulėritėse binte e zinte vend nė rrugėn ku tashmė qe hapur njė gropė e errėt, e thellė, me njė pjesė tė skafandrės sė Endrjut nė zgrip tė saj, dalloi si i pėrhumbur radhėt e njerėzve qė e pėrshėndesnin e brohorisnin pėr tė.
    Pastaj u bė heshtje. Ai ktheu kokėn dhe pa atė te cepi i perdes. Ajo i buzėqeshi dhe i bėri me kokė tė vazhdonte. I shkėputi me zor sytė nga sytė e saj. Pastaj iu afrua mė pranė mikrofonit. Spipėtinte asgjė. Ndjeu vetėm trokun e zemrės sė tij si galopi i njė kali tė lodhur qė vinte nga larg.
    - Mė lejoni tu tregoj ...,- zėri i tij u drodh pakėz, po pastaj u bė i plotė e i fuqishėm. - ...se si i vra shoku im mė i mirė Endrju Higins, duke ēminuar vdekjen qė ishte nisur tė vriste qindra vetė... - Dhe ndėrsa salla kishte heshtur sikur tė qe fare bosh, ai ktheu dhe njėherė kokėn dhe pa pėrsėri atė, mbetur mė kėmbė si njė ikonė tė gjallė me tė dy duart te buzėt. Beti Smith, tha ai, ti je pikėllimi im dhe unė shoh te ty veten.

  7. #7

    Pėr: Betim Muēo

    Poeti

    Rrufenė e bėn reja dhe mali
    Stuhinė, toka dhe qielli
    Luftėn: dy njerėz armiq
    Kishėn e bėn njė prift e njė mėkatar
    Njeriun, dy njerėz tė tjerė
    Dashurinė e bėjmė ne tė dy
    E dashura ime
    Dhe poezinė
    Ah, poezinė
    Vetėm unė, i vetėm
    Si zoti qė bėn botėn
    ēdo ditė


    E gjelbra

    S'mė pėlqen tė pres nė udhėkryqe
    Daljen e sinjalit tė lirė
    Tė gjelbrėn e kam me vete
    Jetė a vdekje
    Helm apo mjaltė
    Tė keqe a tė mirė

    Jeta ėshtė kaq e shkurtėr
    Sadopak pėr tė pritur
    E gjelbėra ime kurdoherė rri ndezur
    Kur tė vdes do jetė fikur


    ***

    Oqeanet heshtin
    E vullkanet s'bėzajnė
    Meket llafazanėria monotone e rrugėve
    Ėshtė koha pėr ty
    Kėnga ime
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8

    Pėr: Betim Muēo

    Etyd

    Asgjė nė jetė s'e pėrsėrit vetveten
    Edhe kur ngjan njėlloj
    Nuk ėshtė ashtu
    Ēdo ēast qė vjen
    Ēdo grimė hapėsire
    Njė tjetėr kumt risie sjell me vete

    Ti nuk je ti, sado mė pak mė pas,
    Unė nuk jam unė sapo mbaron ky varg

    Ēdo ēast qė nė ēast plaket
    E thinjet si ēdo burrė
    Njė tjetėr botė sjell
    Vetėm qė unė tė dua ty
    Nuk ndryshon kurrė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Betim Muēo

    Ndahet nga jeta shkencėtari dhe shkrimtari Betim Muēo

    Ėshtė ndarė nga jeta nė mėnyrė tė papritur profesor Betim Muēo.

    I lindur nė vitin 1947, Muēo mbaroi studimet nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės nė Tiranė.

    Pėr shumė vjet ai punoi nė Institutin e Sizmiologjisė sė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, ku ishte nga viti 1993 deri ne 1997, drejtor i kėtij institucioni.

    Prej vitit 2001, ai ishte drejtues i rrjetit sizmiologjik tė Shqipėrisė.

    Betim Muēo prej vitit 1997 jetonte nė Uashington tė SHBA. Ai ėshtė i njohur edhe pėr krijimtarinė e tij artistike.

    Njė kontribut tė rėndėsishėm ai ka dhėnė edhe nė pėrkthimin e letėrsisė sė huaj.

    Ai ka botuar me shume se 25 libra me vellime poetike, tregime tė shkurtėra, novela dhe romane.

    Shumė prej krijimeve tė tij janė pėrkthyer edhe nė disa gjuhė tė huaja.

    Me ndarjen e tij nė moshen 68-vjeēare familja humbi njeriun e saj tė dashur, shkenca e Sizmiologjisė njė prej shkencatarėve tė saj mė tė spikatur dhe letrat shqipe njė krijues tė palodhur.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •