Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    34

    Shqiptaret Per Inat Te Dushanit E Flaken Ortodoksizmin

    PĖR INATĖ TĖ DUSHANIT SHQIPTARĖT E BRAKTISĖN ORTODOKSIZMIN

    Ilmi Veliu,

    Nė kushte kur kisha ortodokse i konsideronte shqiptarėt si armiq tė serbėve dhe nė kushte tė mungesės sė njė kishe kombėtare shqiptare, njė pjesė e konsiderueshme e fisnikėrisė dhe e shtresave tjera shqiptare, qė jetonin nė Prishtine, Tirane, Shkup, Tetovė, Gostivar, Zajaz, Kėrēovė, Strugė, Dibėr e Manastir dhe qytete tė tjera, filluan tė pėrqafonin masovikisht Islamin[1].

    Kalimi nė islamizėm i shqiptarėve i shkėputi nga ndikimi i kishės ortodokse sllave e greke qė liturgjinė e mbanin nė gjuhėn sllave e greke, duke ndėrprerė kėshtu vrullin e procesit shekullor tė sllavizimit e tė greqizmit tė shqiptarėve.[2]

    Pikėrisht nė territorin e Shqipėrisė nė Mesjetė takohej kultura e Perandorisė Bizantine me kulturėn e shteteve perėndimore tė formuara nė Siujdhesėn Apenine, pastaj me kulturėn sllave tė Bullgarisė e Serbisė; ku ndesheshin edhe gjuhė tė ndryshme dhe kultura tė ndryshme qė tentonin t’i asimilonin shqiptarėt.

    Pas vdekjes sė Car Dushanit, armikut me te madh te shqiptareve, dhe shembjen e Perandorisė Serbe mė 1355, nė kuadrin e sė cilės bujarėt shqiptarė patėn marrė pjesė krahas feudalėve serbė, bullgarė etj, nė likuidimin pėrfundimtar tė mbeturinave tė sundimit bizantin, nė trevat perėndimore e qendrore tė Ballkanit, ku u hap rruga e lirė e zhvillimit tė principatave shqiptare qė u ngritėn mbi gėrmadhat bizantine nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV)[3]. Shumė principata shqiptare u bėnė faktorė tė rėndėsishėm nė planin politik e ekonomik-shoqėror nė territoret shqiptare si, Balshajt me qendėr nė Shkodėr, Thopiajt me qendėr nė Durrės, Komnenėt me qendėr nė Vlorė, etj.[4]

    Islamizmi i njė pjese tė elitės feudale shqiptare, elitė e cila u formua qė nė dhjetėvjeēarėt e parė tė sundimit osman, formoi kėshtu kontingjentin fillestar tė popullsisė sė islamizuar shqiptare dhe ndihmoi qė shqiptarėt tė ndėrprisnin lidhjet me serbėt dhe grekėt prej tė cilėve kishin qenė nė rrezik tė vazhdueshėm qė tė asimiloheshin e shkombėtarizoheshin.[5]

    Megjithatė, struktura administrative e kishės nė trojet shqiptare, si rrjedhim i pėrparimit tė procesit tė islamizimit tė popullsisė, me disa pėrbėrės tė saj kishte mbetur vetėm simbolike pasi masa kryesore e besimtarėve ne njė numėr dioqezash kishin braktisur fenė e krishterė duke kaluar nė islamizėm.[6] Me qėllim qė tė ndalonte rėnien e mėtejshme tė krishterimit e sidomos katolicizmit, dhe valėn e lėshimit tė fesė nė ballafaqim me islamin, dhe me lėvizjet reformatore tė Evropės,[7] nė fillim tė shek. XVII selia e shenjtė e Romės mori masa tė rėndėsishme pėr gjallėrimin e veprimtarisė sė misionarėve katolikė nė Shqipėri dhe Ballkan.[8]

    Mė 1622 u themelua shoqata katolike e quajtur “Sacra congregatione de propaganda fide”, ndėrsa ne vitin 1634 shoqata nė fjalė rithemeloi nė Ballkan edhe misione tjera franēeskane, dega e minoreve opservante tė reformuar tė cilat , tė stėrvitura nė kryerje detyrash , luajtėn njė rol jo tė vogėl nė fuqizimin e qėndresės sė katolicizmit pėrballė depėrtimit gjithnjė e nė rritje tė fesė Islame[9]

    Me gjithė vėshtirėsitė e krijuara pas vendosjes sė sundimit osman nė tokat shqiptare, Kisha Romake kishte arritur tė mbajė njė status tė caktuar, sipas tė cilit ajo ruante lirinė e administrimit dhe tė predikimit nė mesin e popullsisė katolike. Kjo duket qartė edhe nė “beratin” (dekretin) e sulltanit qė, krahas diplomės sė lėshuar nga zyra pėrkatėse e Vatikanit, ku konfirmonte nė postin e tij tė Kishės Katolike nė Shqipėri, ipeshkvin e Tivarit.

    Ky i fundit duhet ta ushtronte funksionin nė pėrputhje me zakonet dhe ligjin, si dhe nė kėrkesat e ritit tė vet. Atij duhej t`i bindeshin tė gjithė priftėrinjtė vartės duke iu drejtuar pėr tė gjitha ēėshtjet e arkipeshkėvisė (kryepeshkopatės).[10]Nė Shqipėri mungonte njė kishė kombėtare qė predikimi tė bėhej nė gjuhėn shqipe. Nė Shqipėrinė e Sipėrme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinė e tyre kishat katolike, ku mėsohej latinisht, dhe kishat ortodokse tė ritit sllav, ku pėrdorej gjuha sllave, dhe nė njė hapėsirė mė tė kufizuar, ajo bizantine ku pėrdorej gjuha greke. Kurse nė Shqipėrinė e Poshtme ushtronin veprimtarinė e tyre kishat bizantine, nė tė cilat po ashtu pėrdorej greqishtja[11]. Gjuha qė pėrdorej nė kishat shqiptare ishte e pakuptueshme pėr banorėt vendas, prandaj nė pėrgjithėsi pozitat e besimit fetar ishin tė dobėta dhe pėr kėtė Barleti qė vetė ishte prift katolik , shkruante se “shqiptarėt janė mė tepėr luftėtarė se fetarė”.[12] Mungesa e shėrbimit fetar ishte aq e theksuar nė tokat shqiptare sa qė, vihej nė dukje mė 1453, se nė Krujė nuk kishte “as prift dhe as gjakon katolik”. Nė kėto rrethana njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Skėnderbeut, peshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, shkroi nė gjuhėn shqipe mė 8 nėntor tė vitit 1462 Formulėn e pagėzimit qė prindėrit tė ishin nė gjendje t’i pagėzonin vetė fėmijėt e tyre.[13] Nė kushte tė tilla tė pafavorshme tė veprimtarisė fetare, bashkimi politik i shqiptarėve nga Skėnderbeu vlerėsohej pozitivisht prej Papatit, si njė proces qė fuqizonte frontin e luftės antiosmane dhe lehtėsonte shėrbimin fetar tė katolicizmitMirėpo realiteti ishte edhe mė i hidhur pėr Kishėn Katolike tė Romės dhe atė Ortodokse tė Konstantinopolit. Shqiptarėt ishin lodhur nga pėrēarja dhe lufta e ashpėr politike qė bėhej nė mes tė kėtyre dy kishave. Nė momentin e ndarjes sė kishave, shqiptarėt edhe pse gjeografikisht i takonin Kishės sė Lindjes ata vazhduan tė mbeteshin shpirtėrisht tė lidhur me Kishėn e Romės deri nė kohėn kur Stevan Dushani i detyroi me dhunė tė ktheheshin nė ortodoksė.[14]

    Kėshtu qė Papa i Romės kot mundohej ti bindte shqiptarėt se feja e tyre ėshtė katolicizmi, pasi Serbja dhe Greqia u kishin thėnė se ishte ortodoksizmi, bile kishin pėrdorur edhe dhunėn qė t’i konvertonin nė ortodoksė, dhe ky ishte shkaku qė shqiptarėt tash me paraqitjen e Islamit tė pėrcaktoheshin pėr njė fe tė re e qė ishte Islami.[15] Papėt e vlerėsuan shumė luftėn antiosmane tė shqiptarėve, e mbėshtetėn moralisht, e propaganduan gjerėsisht atė, i dhanė Skėnderbeut titujt “Mbrojtės i krishterimit” dhe Kapiten i Pėrgjithshėm i Selisė sė Shenjtė, por nuk e kuptonin se shqiptarėt dhe Skėnderbeu nuk luftonin pėr tė mbrojtur Papėn dhe krishterimin, por pėr mbrojtjen e kombit dhe tė vatanit ku shtetet italiane aspak nuk i ndihmuan, por pas shpine bėnin marrėveshje me sulltanin qė ta furnizonin ushtrinė e tij derisa ai e mbante tė rrethuar Krujėn, dhe pastaj ti merrnin keto toka nga sulltani.

    Veprimtarinė shpirtėrore e politike tė Papatit nė drejtim tė Shqipėrisė e gjithė Ballkanit e lehtėsoi Koncili XVII ekumenik, i mbajtur nė fund tė viteve 30 tė shek. XV nė Ferrarė, ku u vendos bashkimi i tė dy kishave krishtere nėn drejtimin e Papės, por kjo nuk mundi ta pengonte vazhdimin e pėrhapjes sė Islamit i cili kishte marrė pėrmasa tė mėdha dhe ishte shumė vėshtirė qė tė ndalej procesi qė zhvillohej nė baza vullnetare[16], Po te themi se Islami u perhap me dhune, si qe mendojne disa, atehere me siguri se ne Ballkan per 6oo vjrt sundimi te Osmanwve, nuk do te kishte mbetur asnje i krishtere e jahudi (ebrej). Eshte e njohur dhe e vertetuar se Ebrejt qe u perzuan nga katoliket e Spanjes i pranoi sulltani ne teritorin e Ballkanit ku u dha pasuri dhe garance per lirinw dhe jetwn e tyre.

  2. #2
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Trajtime tė tilla, qė i mungon edhe fasada historike, qė fillon qė nga titullimet, nuk shėrbejnė pėr gjė tjetėr pėrpos orės sė humorit.

    Pjesa arbėrishtfolėse e Maqedonisė, e mbi tė gjitha fisnikėria, kishte kaluar nė islam duke arritur ofiqe tė larta nė hiearkinė e pushtetit tė perandorisė, dhe duke pėrfaqėsuar njė nga vatrat mė tė vjetra tė islamit nė Ballkan. Jo mė kot otomanėt patėn Shkupin si njė garnizon tė fuqishėm dhe pikė kyēe pėr gjithė gadishullin, deri nė ndėrtimin e Elbasanit. Kjo vatėr islame shėrbeu padishahun besnikėrisht, duke mbushur rradhėt e ushtrive otomane rajonale, kryesisht tė pėrbėra nga arbėrishtfolės tė kaluar nė islam, e qė pėrbėnin armikun kryesor tė Skėnderbeut. Ishin kėto ushtri kufitare njė armik i pėrditshėm e tė pėrbetuar, qė ia vėshtirsonin jetėn Kastriotit, edhe nė plaēkitjet qė ai kryente nė Maqedoninė otomane. Prandaj bie kategorisht poshtė pretendimi i 'unifikimit' politik tė shqiptarėve nė atė periudhė, kur kishim tė bėnin me luftra 'brėnda llojit'. Meqė ra fjala Ilmi; Skėnderbeu 'dardan', u mundua ndonjėherė tė ēlironte Dardaninė e tij nga krushku serb?!

    Kalimi nė islam i shkėputi shqiptarėt nga ndikimi i kishės sllave, por nuk ndihmoi nė kurrfarė mbrojtjeje nga asimilimi. Edhe liturgjia islame praktikohej nė njė gjuhė jo shqipe, duke shėrbyer mė sė miri nė zbatimin e politikės sė 'mileteve', e ndėrtimin tė njė figure turke rreth identitetit tė shqiptarėve gjatė proēesit tė formimit tė shteteve kombe. Kjo pikė pėrcaktoi edhe Shqipėrinė londineze nė vitin 1913, duke thėnė me plot siguri qė ēėshtja shqiptare ishte me fat qė pėrfundoi me aq.

    Pjesa qė flet pėr Dushanin e shek tė XIV, dhe bėn lidhjen me islamizimin e shek tė XVI-XVII ėshtė totalisht absurde dhe nuk ka nevojė pėr komente tė mėtejshme. E mbi tė gjitha pjesa e 'shkombėtarizimit' mesjetar tė njė popullsie pa identitet kombėtar. Kalorėsit pa kokė si pritet dot koka, sepse nuk e ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 10-07-2010 mė 07:41
    relata refero

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Postime
    34
    Shqiptaret mysliman nuk e humben identitetin kombtare dhe askush nuk u kthye ne turk kurse shqiptaret ortodoks ne Maqedonine Perendimore, Kosove e Mal te Zi sot jene te sllavizuar. Islamizimi ishte proces shume i ngadalshem dhe i vonshem ne tokat shqiptare. Familja e pare myslimane ne Zajaz eshte regjistruar ne vitin 1519.

  4. #4
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Ilmi Veliu Lexo Postimin

    aha per inat te sat vjerre shkon dhe fle me mullixhine ti?! pra tradheton fene e te pareve.
    Ndoshta ke degjuar qe osmanet muslimane ndaluan arsimin shqip, kurse lejuan ate serb,grek etj etj.
    Identitetin shqiptar e ruajten pikerisht te krishteret( katolike dhe ortodokse)
    Me shume se 5 shekuj nen sundimin osman, eshte periudha me e erret ne histori per kulturen dhe identitetin shqiptar.
    Dhe duket qe pasojat po i paguajme dhe do ti paguajme akoma ne te ardhmen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 27-09-2010 mė 11:21
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    Citim Postuar mė parė nga Hėnor_ Lexo Postimin
    Trajtime tė tilla, qė i mungon edhe fasada historike, qė fillon qė nga titullimet, nuk shėrbejnė pėr gjė tjetėr pėrpos orės sė humorit.

    Pjesa arbėrishtfolėse e Maqedonisė, e mbi tė gjitha fisnikėria, kishte kaluar nė islam duke arritur ofiqe tė larta nė hiearkinė e pushtetit tė perandorisė, dhe duke pėrfaqėsuar njė nga vatrat mė tė vjetra tė islamit nė Ballkan. Jo mė kot otomanėt patėn Shkupin si njė garnizon tė fuqishėm dhe pikė kyēe pėr gjithė gadishullin, deri nė ndėrtimin e Elbasanit. Kjo vatėr islame shėrbeu padishahun besnikėrisht, duke mbushur rradhėt e ushtrive otomane rajonale, kryesisht tė pėrbėra nga arbėrishtfolės tė kaluar nė islam, e qė pėrbėnin armikun kryesor tė Skėnderbeut. Ishin kėto ushtri kufitare njė armik i pėrditshėm e tė pėrbetuar, qė ia vėshtirsonin jetėn Kastriotit, edhe nė plaēkitjet qė ai kryente nė Maqedoninė otomane. Prandaj bie kategorisht poshtė pretendimi i 'unifikimit' politik tė shqiptarėve nė atė periudhė, kur kishim tė bėnin me luftra 'brėnda llojit'. Meqė ra fjala Ilmi; Skėnderbeu 'dardan', u mundua ndonjėherė tė ēlironte Dardaninė e tij nga krushku serb?!

    Kalimi nė islam i shkėputi shqiptarėt nga ndikimi i kishės sllave, por nuk ndihmoi nė kurrfarė mbrojtjeje nga asimilimi. Edhe liturgjia islame praktikohej nė njė gjuhė jo shqipe, duke shėrbyer mė sė miri nė zbatimin e politikės sė 'mileteve', e ndėrtimin tė njė figure turke rreth identitetit tė shqiptarėve gjatė proēesit tė formimit tė shteteve kombe. Kjo pikė pėrcaktoi edhe Shqipėrinė londineze nė vitin 1913, duke thėnė me plot siguri qė ēėshtja shqiptare ishte me fat qė pėrfundoi me aq.

    Pjesa qė flet pėr Dushanin e shek tė XIV, dhe bėn lidhjen me islamizimin e shek tė XVI-XVII ėshtė totalisht absurde dhe nuk ka nevojė pėr komente tė mėtejshme. E mbi tė gjitha pjesa e 'shkombėtarizimit' mesjetar tė njė popullsie pa identitet kombėtar. Kalorėsit pa kokė si pritet dot koka, sepse nuk e ka.

    konkluzioni perfundimtar qe nxjer pas diskutimit tuaj dhe diskutimit te hapesit te te temes i cili duket qe eshte i fese muslimane ,

    eshte qe feja ka qene per popullin shqiptar nje plage e pasherueshme qe zinte gangrene here pas here ,edhe pse patriote atdhetare dhe burra te mencur shqiptare jane munduar gjate historise qe ta sherojne kete plage , nuk ia kane dale mbane .

    edhe pas gjithe ketyre shekujve , pas gjithe ketyre deshtimeve dhe dhimbjeve dhe lufterave qe ka pesuar populli shqiptar , ne perseri e kemi kete plage te tmershme .

    historia shqiptare riperseritet , vecse ndryshojne koherat dhe njerezit .

    nese feja per nje popull ka qene qytetrim kulture dhe pasuri tradicionale shpirterore e nje populli , per ne , ka qene e kunderta

    ne deri ne pavaresine e shqiperise 1912 nuk praktikonim as fene ortodokse , katolike apo islame ne gjuhen tone ,
    kjo tregon shume gjera
    qe feja tek ne ka pasur me shume ndikim politik sesa ndikim te vlerave te besimit te ZOTI .

    tolerance zero .
    shqiperia e madhe arrihet vetem nen flamurin islam,

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Faktorėt ndikues nė islamizimin e popullsisė shqiptare
    Rrethanat politike dhe ekonomiko-shoqėrore
    Pėrhapja e islamit nė tokat shqiptare ishte njė dukuri e shkaktuar prej bashkėveprimit tė njė numri faktorėsh tė natyrave tė ndryshme: politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Perandoria Osmane ishte njė shtet islamik qė pranonte tė drejtėn e ekzistencės brenda kufijve tė tokave nėn sundimin e vet edhe tė komuniteteve fetare joislamike, mjafton qė kėto tė fundit tė njihnin pushtetin e sulltanit dhe tė paguanin njė taksė tė caktuar (xhizjen) si kompensim pėr “mbrojtjen” qė gėzonin nėn hijen e sovranit osman. Kėshtu edhe nė Shqipėri, pushtimi osman nuk u shoqėrua me pėrdorimin e dhunės sė organizuar e tė drejtpėrdrejtė shtetėrore me synim ērrėnjosjen e fesė ekzistuese (krishterimit) dhe imponimin e islamit nė vend tė saj. Dy prej sulltanėve osmanė, Selimi I dhe Murati IV, qė projektuan islamizimin me forcė tė tė gjithė popullsisė sė krishterė tė perandorisė, u detyruan tė hiqnin dorė qė nė fillesė prej kėtyre projekteve pėr shkak tė kundėrshtimit tė vendosur tė drejtuesve tė lartė tė klerit islamik dhe tė qarqeve kishtare. Mbijetesa e komuniteteve tė krishtera nė Shqipėri, pavarėsisht nga tkurrjet e tyre pėr llogari tė kalimeve masive nė fenė islame, e vėrteton mė sė miri atė qė u tha mė sipėr.
    Megjithatė, mjaft aspekte tė politikės sė shtetit osman kundrejt vendeve tė krishtera tė pėrfshira nėn sundim, rrjedhimisht edhe ndaj Shqipėrisė, shėrbyen si shkaqe tė mirėfillta qė inkurajuan procesin e pėrhapjes sė fesė islame ndėr shqiptarėt. Nė radhė tė parė kėtu duhen pėrmendur mekanizmat politikė, qė u pėrdorėn pėr tėrheqjen e fisnikėrisė feudale vendase nė hierarkinė ushtarako-administrative osmane. Qoftė nėpėrmjet marrjes sė pinjollėve tė familjeve feudale shqiptare si pengje vasaliteti nė Stamboll, qoftė nėpėrmjet tėrheqjes sė njė pjese tjetėr drejtpėrsėdrejti nė sistemin e timarit (si timariotė tė krishterė dhe mė pas tė islamizuar), shteti osman ia arriti tė islamizojė dhe tė inkuadrojė brenda strukturave tė veta njė pjesė tė madhe tė elitės sė shoqėrisė shqiptare tė kohės. Pjesa tjetėr, e cila vendosi tė mos pajtohet me sundimin osman duke organizuar dhe udhėhequr njė qėndresė tė armatosur disa dhjetėravjeēare gjatė shek. XV, pas mposhtjes sė kėsaj qėndrese, ose u detyrua tė braktisė vendin ose pranoi islamizmin, duke u integruar gjithashtu nė sistemin e ri politik osman.
    Nga ana tjetėr, njė ndėr parimet bazė tė ndėrtimit administrativ tė shtetit osman ishte sigurimi i nėpunėsve dhe i funksionarėve tė tė gjitha niveleve tė administratės kryesisht nga kontingjentet e islamizuara tė individėve tė grumbulluar nė Stamboll nėpėrmjet detyrimit tė devshirmesė ose nga burime tė tjera, siē ishin robėrit e luftės tė kapur nė betejat e ndryshme tė ushtrive osmane gjatė operacioneve luftarake. Njė sistem i tillė i quajtur “sistemi i robėrve” (kul sistemi) u pėrdor me sukses sidomos gjatė shekujve tė parė tė sundimit osman, duke u bėrė burim i fuqisė dhe i qėndrueshmėrisė sė perandorisė, ngaqė kuadri drejtues i administratės shtetėrore ishte pėrgatitur dhe edukuar rreptėsisht me frymėn e besnikėrisė ndaj fesė islame dhe sulltanit. Pėr shkak tė pozitės gjeopolitike delikate (ndodhej nė brezin kufitar perėndimor tė Perandorisė Osmane), si dhe tė prirjeve luftarake tė spikatura tė banorėve tė saj, Shqipėria u bė jo vetėm njė nga vendet ku detyrimi i devshirmesė gjeti zbatimin mė tė gjerė, por edhe vendi qė pėrgjithėsisht u qeveris nga shqiptarė tė dalė nga kontingjentet e lartpėrmendura. Nė kėtė mėnyrė, klasa ushtarako-administrative osmane nė viset shqiptare, duke qenė etnikisht e njėjtė me tė qeverisurit e vet, duke zotėruar jo vetėm pushtetin politik, por edhe atė ekonomik (ishte pronare e timareve, zeameteve, haseve etj.), u bė njė faktor i rėndėsishėm pėr depėrtimin e islamit nė radhėt e bashkėkombėsve tė vet.
    Pėrmasat e gjera tė pėrhapjes sė islamizmit nė tokat shqiptare kanė lidhje edhe me ballafaqimet e ashpra tė armatosura tė popullit shqiptar me ushtritė osmane nė kushtet e njė qėndrese tė pashembullt disa dhjetėravjeēare pėr mbrojtjen e lirisė dhe tė pavarėsisė sė tokave shqiptare. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve gjatė shek. XV, e cila kulmoi me luftėrat nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, u shtyp nė vitin 1479 me rėnien e qytetit tė Shkodrės nė duart e osmanllinjve. Dėmet e mėdha njerėzore, materiale e kulturore qė pėsoi populli shqiptar nė kėtė luftė u bėnė kushte lehtėsuese pėr depėrtimin e islamizmit nė radhėt e popullsisė vendase tė mbetur, sidomos asaj tė pėrfshirė brenda rrezes sė veprimeve luftarake. Braktisja e mjaft qendrave tė banuara nga popullsia e krishterė, e cila mėrgoi jashtė atdheut, krijoi mundėsinė pėr islamizimin e kėtyre vendbanimeve, duke pasur parasysh nė kėtė rast edhe grumbullimin e elementėve tė islamizuar pėrreth. Shembull domethėnės pėr kėtė ishte qyteti i Shkodrės, i cili vetėm disa vjet pas rėnies nė duart e osmanllinjve, nė defterin osman tė regjistrimit tė vitit 1485 rezulton i islamizuar nė masėn 48%.
    Nė mjaft raste lėshimi i besimit tė krishterė dhe pėrqafimi i fesė islame nga popullsia shqiptare shihej si mjet shpėtimi nga ndėshkimi i pushtetit osman pėr shkak tė pjesėmarrjes sė saj nė kryengritjet e ndryshme ēlirimtare, duke bashkėpunuar edhe me shtete tė ndryshme tė Perėndimit. Kėshtu, p.sh., ndodhi pas shtypjes sė kryengritjes shqiptare qė shpėrtheu gjatė luftės veneto-osmane tė viteve 1646-1649, kur e gjithė popullsia katolike e qytetit tė Tivarit dhe periferisė sė tij u detyrua tė mohojė besimin e vet dhe tė kalojė nė islamizėm. Rredhoja tė tilla nė procesin e islamizimit patėn edhe ngjarje tė tjera tė kėsaj natyre, si luftėrat austro-osmane tė viteve 1683-1699 dhe 1737-1739.
    Braktisja e fesė sė krishterė dhe pėrqafimi i islamizmit u stimuluan fuqishėm edhe nga detyrimi i popullsisė sė krishterė pėr t’i paguar shtetit osman taksėn e xhizjes. Nė njė mjedis shoqėror ku sundonte varfėria dhe skamja, pamundėsia pėr ta paguar rregullisht njė taksė tė tillė, qė me zhvlerėsimet e monedhave tė kohės rritej progresivisht nė vlerė monetare, bėnte qė nga viti nė vit barra e tė prapambeturave nga kjo taksė tė rėndohej deri nė atė masė, sa qė tė krishterėt taksapagues tė ēliroheshin nga ky detyrim duke gjetur si zgjidhje shpėtimtare braktisjen e besimit ekzistues dhe kalimin nė fenė islame. Relatorėt katolikė tė shek. XVII-XVIII, pėrgjithėsisht, xhizjen (haraēin) e konsiderojnė si faktor kryesor pėr gėrryerjen e krishterimit dhe pėrhapjen e islamit ndėr besimtarėt shqiptarė. Sipas njė raporti tė vitit 1610 dėrguar Vatikanit nga arkipeshkvi i Tivarit, Marin Bici, fshatra tė tėra tė Shqipėrisė kishin mohuar besimin e krishterė pėr t’i shpėtuar pagesės sė haraēit (xhizjes). Me qėllim qė tė shpėtonin besimtarėt e vet nga rreziku i mohimit tė fesė sė krishterė dhe kalimit nė islam, si rrjedhojė e rėndimit gjithnjė e mė shumė tė barrės sė xhizjes, njerėz tė rėndėsishėm tė hierarkisė kishtare katolike shqiptare, siē ishte p.sh. arkipeshkvi i Tivarit Vinēens Zmajeviē, sugjeruan edhe rrugėdalje tė tilla nga kjo gjendje. E tillė ishte ndėrhyrja pranė autoriteteve osmane pėr tė pėrjashtuar nga kjo taksė kategoritė mė tė varfra tė popullsisė, ose gjetja e mundėsive pėr t’i shpėrngulur nė vendet katolike tė Perėndimit, ku do t’u siguroheshin edhe kushtet e nevojshme pėr punė dhe jetesė. Kėshtu, mė 1704, 117 banorė nga dioqeza e Tivarit ishin dėrguar nė Venedik ku ishin punėsuar duke u inkuadruar me pagesė nė ushtrinė e kėtij vendi.
    Shumė individė e ndėrruan fenė duke pranuar islamizmin edhe si mundėsi pėr tė shmangur rrezikun e diskriminimit shoqėror dhe si mjet pėr tė siguruar pėrparėsitė politike dhe ekonomike qė ofronte shoqėria osmane e kohės. Nga ana tjetėr, prirjet dhe zotėsitė luftarake tė shqiptarėve nė rrethanat e sundimit osman, kur nevojat ushtarake tė perandorisė ishin aq tė shumta, u ofronin atyre shanse tė mėdha pėr tė pėrmirėsuar kushtet ekonomike dhe pėr tė siguruar mbijetesėn nėse pėrqafonin islamin. Kėshtu qė nuk ishin tė paktė tė krishterėt shqiptarė qė braktisnin fenė e tyre dhe pėrqafonin islamin, nė mėnyrė qė tė mundėsonin pėrfshirjen e tyre nė shėrbime tė ndryshme me karakter ushtarak. Rasti i mbrojtėsve shqiptarė tė kėshtjellės sė Zhulatit (fshat nė rrethin e Gjirokastrės), tė cilėt ndėrruan fenė pasi vetėm kėshtu mund tė mbeteshin nė shėrbimin e lartpėrmendur, ėshtė fakt tepėr domethėnės pėr atė ēka u theksua mė sipėr.
    Mendimtarė tė shquar shqiptarė, si Sami Frashėri, Fan S. Noli, Faik Konica etj., kanė vėnė nė dukje rolin jo tė vogėl qė kanė luajtur karakteristikat e lartpėrmendura nė shtyrjen e popullsisė shqiptare drejt pėrqafimit tė islamit. Nė veprėn e vet “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhetė?”, S. Frashėri shkruan midis tė tjerash se, “shqiptarėt kishin zėnė tė marrėnė besėn’e tyrqet (turqve - shėn. i aut.) e tė bėhenė myslimanė qė pa rėnė Shqipėria nė duar tė tyrqet. Po si u bėnė kėta zotėrinjt’ (sunduesit - shėn. i aut.) e Shqipėrisė, kėthyerj’e besės u shtua shumė mė tepėr edhe mė tė gjith’ anėt tė Shqipėrisė zunė tė marrėnė besėn’ e mundėset (fitimtarėve - shėn. i aut.) duke thėnė tek ėshtė kordha, ėshtė besa! Shqipėtarėtė kanė kėtė vetiė qė rėndonenė ēpejt nga njė besė e duanė gjithėnjė ta ndėrojnė; si pan’ qė tyrqitė s’u bėjnė nder atyre qė s’janė nė besėt tė tyre, s’pėrtuanė pėr tė marr’atė besė”.
    Praktika e ndėrrimit tė fesė pėr hir tė pragmatizmit politik, nė tė vėrtetė kishte ekzistuar qė nė kohėt mesjetare. Veēanėrisht princat shqiptarė e kishin bėrė zakon qė pėrkatėsinė e vet fetare t’ua pėrshtasnin aleancave me shtete tė ndryshme tė Lindjes ose tė Perėndimit.

    (Nga Historia e Shqiperise, Botim i Akademise se Shkencave)
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •