Djali i Kryeministrit Berisha, Shkėlzeni ka blerė gjatė vitit tė kaluar njė makinė tip Audi tė vitit 2007, me vlerė 18 mijė euro, ndėrsa vajza, Argita Malltezi, ka shtuar sipėrfaqen e shtėpisė nė kryeqytet, qė i ka kushtuar 70 mijė euro. Gazeta boton sot tė plota deklarimet e familjes sė Kryeministrit.
Shkėlzen Berisha
Gjatė vitit 2009, djali i kreut tė ekzekutivit shqiptar ka deklaruar disa llogari bankare, me vlera qė variojnė nga 461 mijė lekė tė reja (llogari nė bankėn Credins), deri nė 280 mijė euro (llogari rrjedhėse private nė Bankėn Intesa San Paolo). Sipas deklarimit tė depozituar pranė ILDKP-sė, pėr Shkėlzen Berishėn mėsohet se tė ardhurat e tij gjatė vitit 2009, nga aktiviteti si konsulent juridik, janė 796 mijė lekė, ndėrsa tė ardhura neto nga aktiviteti privat nė fushėn e pasurive tė paluajtshme janė 200 mijė euro. Ai ka raportuar nė tė njėjtėn kohė edhe blerjen e njė automjeti me vlerė 18 mijė euro.
Argita Malltezi
Vajza e Kryeministrit gjatė vitit tė kaluar ka shtuar sipėrfaqen e shtėpisė, qė ka nė rrugėn Mustafa Matohiti, konkretisht sipėrfaqen e brendshme, 65 m2 dhe verandėn 59 m2. Vlera e kėsaj shtese kap shifrėn 70 mijė euro, qė sipas formularit tė deklarimit tė pasurisė ėshtė shlyer brenda prillit tė kėtij viti. Tė ardhurat e Argita Malltezit janė thuajse tė njėjta me ato tė vitit 2008. Ajo pėrfiton njė rrogė bruto prej 993 mijė lekėsh si pedagoge nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe 419 mijė lekė nga aktiviteti si avokate, deri nė datėn e mbylljes. Nė tė njėjtėn kohė, Malltezi ka dhėnė njė apartament me qira, prej tė cilit fiton 14.040 euro dhe njė apartament nė godinėn e ETC-sė, nga i cili fiton 10.800 euro. Pėr tre muaj tė vitit tė kaluar, ajo ka marrė edhe 16.650 euro nga mėsimdhėnia nė fakultete private.
Kryeministri
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha ka deklaruar tė ardhurat nga paga dhe shpėrblimet nė shumėn 2.2 milionė lekė tė reja, si dhe pensioni i bashkėshortes, Liri Berisha, nė shumėn 273 mijė lekė tė reja. Kreu i Qeverisė ka marrė gjithashtu edhe dieta pėr udhėtime jashtė shtetit, 3040 euro dhe 1600 USD.
Deklarimi i pasurisė sė familjes sė Kryeministrit
Sali Berisha
Llogari nė emėr tė Liri Berishės, Tirana Bank + 20.215 lekė
Intesa San Paolo, llogari nė emėr tė Sali Berisha 18 USD
Llogari nė emėr tė Sali dhe Liri Berisha, Banka San Paolo (Ish Banka Amerikane e Shqipėrisė) 1800 lekė
Llogari nė emėr tė Sali Berisha nė Bankėn Credins + 0.96 lekė
Llogari nė emėr tė Liri Berisha, pėr efekt tė derdhjes sė pensionit nė Bankėn Credins + 304.461 lekė
Llogari nė emėr tė Liri Berisha, nė Raiffeisen Bank 300 lekė
Llogari nė emėr tė Liri Berisha nė Raiffeisen Bank + 136 lekė
Llogari nė emėr tė Sali Berisha nė Raiffeisen Bank 13.546 lekė
Llogari nė emėr tė Sali e Liri Berisha, Intesa San Paolo Bank 889 euro
Tė ardhura nga paga dhe shpėrblime nė Kryeministri (Sali Berisha) 2.200.486 lekė
Tė ardhura nga pensioni Liri Berisha 273.420 lekė
Dieta pėr udhėtime jashtė vendit si Kryeministėr 3.040 euro
Dieta pėr udhėtime jashtė vendit si Kryeministėr 1600 USD
Shkėlzen Berisha
Llogari rrjedhėse Banka Credins 461.783 lekė
Llogari rrjedhėse private Banka Intesa San Paolo 280.412 euro
Llogari rrjedhėse si person fizik Banka Intesa San Paolo 28.187 euro
Llogari rrjedhėse private Banka SEB 11.360 SEK
Kontratė pėr blerje automjeti tip Audi Allroad, tė pėrdorur, prodhim i vitit 2007, pėr vleftėn 18 mijė euro.
Tė ardhura neto nga aktiviteti, si person fizik (konsulencė juridike) 796.713 lekė
Tė ardhura neto nga aktiviteti privat nė fushėn e pasurive tė paluajtshme 200.000 euro
Argita Malltezi
Emporiki Bank, llogari rrjedhėse + 41 USD; + 10.849 euro
Chavy Case Bank, llogari rrjedhėse + 4400 USD
UNECU llog. kursimi dhe rrjedhėse- nuk ka ndryshim
Raiffeisen Bank + 4120 euro; + 1.708.602 lekė
Banka Credins + 4599 euro
Intesa San Paolo Bank + 6683 euro; - 34 USD
BKT - 17.003 lekė
Procredit Bank + 5045 lekė
Shtim sipėrfaqe apt. Rr. M. Matohiti, kati 8, 65 m2 sip e brendshme, 59 m2 verandė. Pagesa do tė kryhet brenda muajit prill 2010. 70 mijė euro
Rroga bruto vjetore nė Fakultetin e Drejtėsisė dhe shpėrblime 993.800 lekė
Nga aktiviteti i avokatisė deri nė datėn e mbylljes 419.543.54 lekė
Nga dhėnia me qira e njė apartamenti rr. Lidhja e Prizrenit 1170 euro/muaj neto x 12 muaj
Nga dhėnia me qira e njė apartamenti, godina ETC 900 euro/muaj neto x 12 muaj
Nga mėsimdhėnia nė fakultete private 5550 euro x 3 muaj
Krijoni Kontakt