Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Demir Krasniqi: Gazelet turko-aziatike - virus në muzikën shqiptare

    Infektimet në kulturën tonë shpirtërore:
    GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPTARE

    * Djepi i këngëve me “gazela”, pa dyshim se ishte Persia (Irani i sotëm), ku sekti fetar i quajtur “Shitë” me seli në qytetin e shenjtë Qerbela, gjatë festave të ashureve i këndonte himne profetëve të tyre shpirtëror, ndër të cilët më së shumti i këndohej Imam Hysenit, Hasreti Sylejmanit dhe Hasreti Muhametit.

    Nga, Demir Krasniqi

    * Futja e “gazeleve” në këngët dhe vallet popullore shqiptare, nuk është asgjë më tepër se sa imitim i ezanëve të hoxhallarëve dhe nostalgji e shprehur përmes këndimit, ndaj botës myslimane aziatike!

    *...“gazelet” turko-aziatike, fund e krye janë imitacione të ezanëve të hoxhallarëve nëpër minare të xhamive.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-07-2010 më 14:01 Arsyeja: marrë nga www.radioprojekt.dk
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    shkrimi i plotë

    Infektimet në kulturën tonë shpirtërore:

    GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS NË MUZIKËN SHQIPTARE

    Në traditën e kuzhinës popullore shqiptare , të gjitha gjellët dhe specialitetet tradicionale përgatiteshin ekskluzivisht nga burimet e prodhimeve vendore. Është interesante të ceket një realitet absurd i kohës, sidomos në Kosovë, kur në tokat tona kultivoheshin me bollëk të gjitha drithërat, pemët, perimet dhe mishi i bagëtive vendore , nga të cilat përgatiteshin ushqime të lloj-llojeve cilësore, duke filluar nga gatesat, specialitetet vendore, gjellët e ndryshme e deri tek specialitetet e mishrave.

    Mirëpo, e tërë kjo begati e specialiteteve vendore , në aktet finale kur bëhej fërgimi i tyre, sikur mbetej i gjymtë dhe pa shije , po qe se në mëlmesa nuk i qitej edhe biberi e vegeta!

    Këto dy specialitete me decenie të tëra, madje diku – diku edhe sot, importoheshin nga jashtë, sepse në Kosovë nuk prodhoheshin?!

    Ta zëmë, biberi tradicionalisht është importuar nga Leskoci i Serbisë, kurse vegeta edhe sot importohet nga “Podravka” e Kroacisë?!

    Problemi akut , me të cilin sot përballet i tërë horizonti shqiptar, është e ashtuquajtura “Kuzhina e muzikës popullore shqiptare” , të cilën përpos begative natyrore vendore, e ka kapluar një virus shumë i rrezikshëm infektues dhe shkatërrues, i cili quhet “GAZEL”!

    Fatkeqësisht, “kuzhinierët” e muzikës popullore e kanë formuar një bindje se kënga dhe muzika popullore shqiptare, po nuk i përdori “gazelet”, sikur nëpër gjella – biberin, atëherë nuk do të ketë shije?!

    Pra, në prodhimet dhe tregun muzikor të trojeve tona, sot lirisht mund të konstatohet se në këngët dhe vallet popullore shqiptare, po përdoren gjella të Shqipërisë të cilat po fërgohen me biber të Azisë! Infektimi i kulturës sonë shpirtërore me virusin turko – aziatik të quajtur “GAZEL”, i ka rrënjët shumë të lashta, shumë primitive dhe shumë bastarde për vlerat e traditës sonë muzikore.

    “Gazelet”, si pjesë “dekorative” e këngëve dhe valleve tona, janë importuar gjatë shekujve të robërisë, që nga Perandoria Osmane, Persia, vedet arabe e deri te India!

    Nocioni “Gazel” në terminologjinë muzikore, ka kuptimin e një improvizimi të lirë melodik, qoftë me zë vokal, qoftë me luajtje solistike të një instrumenti muzikor.

    Teksti që këndohet përmes improvizimit të “gazelit” është shumë i thjeshtë, herë - herë edhe pa kurrfarë kuptimi! Hyrja kryesore në improvizimin e “gazelit”, zakonisht fillon me klithmat :”Aman, aman! Aman, medet!”

    Djepi i këngëve me “gazela”, pa dyshim se ishte Persia (Irani i sotëm), ku sekti fetar i quajtur “Shitë” me seli në qytetin e shenjtë Qerbela, gjatë festave të ashureve i këndonte himne profetëve të tyre shpirtëror, ndër të cilët më së shumti i këndohej Imam Hysenit, Hasreti Sylejmanit dhe Hasreti Muhametit.

    Këta profetë, përmes formës së improvizimeve të “gazeleve” edhe sot këndohen me të madhe nëpër këngët popullore shqiptare, sidomos në Gjakovë dhe në qytetet ku ka më shumë besimtarë të sektit bektashi.

    Gazelet turko- aziatike, zakonisht improvizohen nën ritmet e thjeshta dy – pjesore: 2/4, 4/4 dhe më rrallë në masën 9/9. Vija kryesore melodike ka për bazament vallet tradicionale turke të ashtuquajtura “Çyçek”, në mënyrë që gjatë improvizimit të “gazeleve”, të ketë mundësi edhe të vallëzohet qoftë në çifte, qoftë edhe me “gotë mbi kokë”!

    Në anën tjetër, po qe se i dëgjojmë me vëmendje improvizimet vokale të “gazeleve” turko-aziatike, do të vërejmë se ato improvizime fund e krye janë imitacione të ezanëve të hoxhallarëve nëpër minare të xhamive.

    Futja e “gazeleve” në këngët dhe vallet popullore shqiptare, nuk është asgjë më tepër se sa imitim i ezanëve të hoxhallarëve dhe nostalgji e shprehur përmes këndimit, ndaj botës myslimane aziatike!

    Interpretimi i “gazeleve” , qoftë përmes këndimit vokal, qoftë përmes improvizimit instrumental, nuk paraqet asgjë tjetër më shumë se sa një varfëri shpirtërore, intelektuale, tekstuale, melodike dhe ritmike në muzikën tonë!

    Aplikimi i “gazeleve” në jetën tonë muzikore, eliminon nga skena begatitë e këngëve dhe valleve tona tradicionale popullore, që posedojnë vlera të larta artistike, melodike dhe ritmike, duke u fokusuar vetëm në masat e thjeshta ritmike dy pjesore 2/4, 4/4 dhe 9/8.

    “Gazelet turko-aziatike”, eliminojnë nga skena muzikore këngët dhe vallet popullore tradicionale shqiptare, të cilat kanë shtrirje të madhe të diapazonit melodik, të cilat janë të kompozuara në tempet : “Rubatto”,”Adagio”, “Lentto”, si dhe ritmet e kombinuara në masat kohore: 3/ 4 , 5/4, 5/8, 6/8, 7/8, 8/8, 10/8,11/8,12/8,13/8, 14/8, 16/8 etj.

    Në fund të kësaj teme, pa tjetër më duhet të shtoj një të vërtetë historike, për të cilën ndoshta dikush mund të më kritikojë, por studimi im në asnjë mënyrë nuk mbështetet në ndonjë nostalgji ideologjike të së kaluarës sonë!

    Fjala është për epokën e sundimit monist ,kur deshëm apo nuk deshëm që ta pranojmë realitetin, gjatë asaj kohe kurrën e kurrës nuk është lejuar që në programet e mediumeve publike, pllaka, koncerte, festivale... të këndohen këngë me “gazele”, të improvizohen “gazele instrumentale” dhe të këndohen këngë dylberësh, të këndohen këngë me tekste amoraliteti të ilustruara me skena pornografike, as në Prishtinë e as në Tiranë!

    shkrimi është marrë nga faqja e parë e www.radioprojekt.dk
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-07-2010 më 14:03
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504
    Keto more Adem....jan patriotizma kot....

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    Allahile burra e gra pom vjen marr me ju vet diqka:kur e lexova qit shkrim nuk e kuptova qka don me than qikjo "kenge dylberash". Mos jan dylbarat ato grat e haremit. Kush e din let kallxon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-07-2010 më 17:05

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Nuk kane faj ata gazelet ,ata bejne muziken e vete,por faj kane keta dema dhe lopa shqiptare qe vjedhin muziken e tyre ,,,,

    dhe ne qe i ndegjojme per cdeo dite neper radio. bile i kemi bere edhe YJE TE ESTRADES SONE te gjithe katundaret

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Allahile burra e gra pom vjen marr me ju vet diqka:kur e lexova qit shkrim nuk e kuptova qka don me than qikjo "kenge dylberash". Mos jan dylbarat ato grat e haremit. Kush e din let kallxon.
    A e ka njet najkush me mu pergjegjun n pytjen qe jau bana?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    A e ka njet najkush me mu pergjegjun n pytjen qe jau bana?
    Siç e ka shpjeguar vetë miku Demir Krasniqi në një shkrim të mëhershëm këngët e dylberave janë këngë që u këndohen meshkujve. Meshkujt për meshkuj.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga xani1 Lexo Postimin
    Siç e ka shpjeguar vetë miku Demir Krasniqi në një shkrim të mëhershëm këngët e dylberave janë këngë që u këndohen meshkujve. Meshkujt për meshkuj.
    Mo bre. Po tona t kqijat pej qasaj ane po na vikan. Edhe homot andej e paskan prejardhjen. He i hupt fara fares t keqe.

    xani1 edhe te na n Drenic ka Xan. Po kam qef me t vet mus je agja Halil apo i aferm i ti. Na drenicast krenohum me agjin Halil. Mbas Rifat Kukaj agji Halil tash ka mbet ne Drenic ma i madha shkrimtar. Jan edhe do po ata jan menjemdhoj e ky asht njeri shum i dashtun dhe i respektueshum.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Po Ardit, unë jam ai. Ti ke komentuar edhe te nji përshëndetje imja në Yutub. Përshëndetje të përzemërta nga unë.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    gazelet jan kenge qe i kendojn zakonisht dervishet si Ismet Peja, e ca gjakovar tjer qe vajtojn per Qerbelan.

    Po çudi si nuk paska folur asgje per muziken e sodit, ku vallja popullore tipike shqiptare shihet si demode, dhe "kuzhinieret" jan dhen pas muzikës punk, rock, metal, rep, r'nd'b,. et po kaloj perpos kenge popullore !

    Paramendo, edhe Shkurte Fejza eshte ber me kendu anglisht ! Ooooo mendje !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hidalgo : 07-07-2010 më 17:31

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Më pëlqen Shkurte Fejza si këngëtare, por ka rënë në provim me këngën anglisht. Madje edhe Leonora Jakupi.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Demir Krasnicin e kam pas mësues të muzikës në shkollën fillore.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Kush nuk ka rene ne provim????

    ma gjeni vetem 1 ??

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Jo jo nuk ka ra provim E madhja Shkurte Fejza! Pse ka kenduar anglishte vetem sa e ka be nje rrespek per miqet tane, qe na shpetuan shpirti, Shkurtja eshte shkurte dhe gjithmon do te jete nje per muziken popullore dhe fo folkflorike shqiptare N01.
    Musiken e kane prishe keta mjekerr pa laret qe merren me muzike te lindjes dhe arapahnve, si hoxhallaret, e ne kete rende hine edhe Violeta kuka ku kishe po i kendoj ramazanit dhe Allahut, po keshtu edhe shyhretja!!!

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-07-2010
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    Jo jo nuk ka ra provim E madhja Shkurte Fejza! Pse ka kenduar anglishte vetem sa e ka be nje rrespek per miqet tane, qe na shpetuan shpirti, Shkurtja eshte shkurte dhe gjithmon do te jete nje per muziken popullore dhe fo folkflorike shqiptare N01.
    Musiken e kane prishe keta mjekerr pa laret qe merren me muzike te lindjes dhe arapahnve, si hoxhallaret, e ne kete rende hine edhe Violeta kuka ku kishe po i kendoj ramazanit dhe Allahut, po keshtu edhe shyhretja!!!
    Ti qenke i trullosur felle ne mendje shoku.

    Dalloj zhanrat pakes, Shyhretja dhe Violeta kendojn gjithmon kenge popullore dhe patriotike, ato nuk e fshehin as besimin e tyre sic mundohet ta fsheh Shkurtja duke kenduar neper kisha t'Anton Kcirave.

    Kurse keta mjekrrat qe thua ti nuk bejn fare muzik, ato i takojn nje zhanri tjeter, qe quhen kenge fetare pa instrumente, sikurse i gjejm pak a shume ne jug te shqiperis.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •