Fatmire Bajramaj, nė "Top 11" tė futbollisteve mė atraktive



Stokholm, 12 korrik - Mė 10 korrik ka filluar nė Suedi Kampionati Evropian i Futbollit pėr femra. Edhe pse jo aq i ndjekur sikurse njė kampionat i "gjinisė sė kundėrt", ky aktivitet sportiv po ngjall megjithatė njėfarė interesi. Nė ndeshjen e parė tė kampionatit, ku luajti Suedia kundėr Danimarkės (1:1) nė tribuna kishin zėnė vend 16 mijė shikues.

Pasi qė pėr rezultate sportive duhet tė pritet akoma, gazetarėt kanė gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tu marrė me kampionatin. Ata kanė bėrė njė pėrzgjedhje tė 11 futbollisteve mė seksi. Sepse, siē shkruan 20min.ch, futbolldashėsit, sidomos ata tė gjinisė mashkullore qė shkojnė nė stadium, nuk do tė shikojnė vetėm topin... por edhe futbollistet e bukura.

Dhe nė kėtė mes nuk ka se si tė mungojė futbollistja shqiptare qė luan pėr Gjermaninė, Fatmire Bajramaj. Ajo, pasi ka kaluar njė periudhė tė rėndė e tė gjatė tė lėndimit, i ėshtė kthyer sėrish fushės sė blertė. Krahas mjeshtėrisė sė saj tė dėshmuar tė futbollit, publiku do tė ketė rastin tė shikojė edhe elegancėn dhe bukurinė e saj prej femre, transmeton Albinfo.

Krahas Fatmires, nė kėtė listė bukuroshesh janė edhe futbollistet Lieke Martens, Toni Duggan, Nadine Kessler, Anouk Hoogendijk etj.

Nėse Fatmirja do tė hyjė edhe nė top 11-shen e futbollisteve mė tė suksesshme tė kampionatit, siē ka hyrė nė atė tė fubollisteve mė atraktive, duhet tė presim 28 korrikun, ditėn kur pėrfundon Evropiani i femrave.

http://www.koha.net/?page=1,18,152111