Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303

    Çfarë është "Gjethe trumëze"?

    Miqe te dashur te Forumit, Ju lutem me tregoni kush e din se qfar eshte "Gjethe trumëze" me duhet per nje bar por nuk e kam iden se far eshte ky gjeth qe ta gjej..

    Faleminderit..
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Trumëza ( Thymus serpyllum L.)



    Trumëza, (Thymus serpyllum L. , çaj i egër, Lulë çaji), është bimë shumëvjeçare, gjysmëshkurre, kërcellin e ka të gjatë me bazë drunore të shtrirë. Në të zhvillohen rrënjët adventive dhe në maje mbaron me fletë rozete (të dekoruara). Ka lartësi deri në 30 cm. Degët me lule janë me gjatësi 4-7 cm dhe zhvillohen për së gjati me kërcellin të mbuluara me qime, fletët i ka të imta me madhësi 0.5-1.5 cm dhe gjerësi deri 6 mm dhe lule të përbëra me madhësi deri në 5 mm me qime dybuzore, ka mbajtëse të vogël dhe janë të shoqëruar në lulëza para majës së kërcellit. Lulet lulëzojnë gjatë gjithë verës. E gjithë bima është me shumë erë aromatike dhe me shije të këndshme, sidomos kur të fërkohet. Rritet në vende të thata me diell dhe në livadhe.

    Mbledhja, tharja dhe ruajtja

    Varësisht nga mënyra e mbledhjes, tharjes, ruajtjes dhe paketimit, varet edhe roli i saj veprues. Në qoftë se njëra nga këto, nuk bëhet në mënyrë të drejtë, atëherë edhe efekti i saj do të jetë i dobët ose do të mungojë fare, për arsye se substancat të cilat i përmban kjo bimë mjekuese janë shumë të paqëndrueshme dhe nga pakujdesia mund të eleminohen. Kjo edhe është një arsye shumë e madhe që shumica ankohen se çaji i egër nuk ka pasur efekt.
    Mbledhja duhet të bëhet para dite kur nuk ka lagështi, në kohë të nxehtë dhe me diell. Nuk duhet të mblidhen në thasë, por në shporta. Bima nuk bën të shkulet për arsye se ajo zhduket dhe në anën tjetër fitohet drogë e dobët. Mund të prehet ose shkurtohet me brisk ose me gërshërë të mprehta vetëm pjesa e sipërme e degëzave me gjethe dhe me lule.

    Tharja - pas mbledhjes duhet të bëhet menjëherë në shtresë të hollë, me rrymim ajri, në hije. Tharja më e mirë bëhet në tertore, mirëpo duhet të llogaritet që temperatura të mos kalojë mbi 40 C.

    Ruajtja - droga e mbledhur dhe e tharë mirë duhet të ruhet e paketuar në kartuça të trashë dhe në vende të thata pa lagështi.
    Përbërja - droga përmban deri 1% vaj eterik, taninë, përbërës të idhët, rrëshirë etj.

    Vaji eterik i Luleçajit përmban: timol dhe karvakrol. Përbërësit e tjerë janë: timol, metil, etër, cineol, linalol dhe terpene të tjera. Përbërësi kryesor i vajit eterik të Luleçajit është cimeni.

    Përdorimi: është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik.
    Te ne është përdorur si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave. Sidomos rëndësi të madhe ka kur vaji etrik i cili fitohet me anë të ekstrakimit përdoret kundër kollit. Te ne çaji i egër përgatitet në mënyrë të gabuar, sepse bashkë me ujin e lëmë të vlojë edhe çaji. Mënyra e drejtë e përgatitjes është: merret një lugë e mbushur mirë me çaj, uji së pari të vlohet, e pastaj qitet çaji dhe mbulohet në mënyrë që të mos avullohen substacat avulluese, lihet të qëndrojë 2 orë.
    Substancat mjekuese ndodhen kryesisht në gjethe të lules, kështu që parapëlqehet që të mblidhen vetëm lulet dhe gjethet, të cilat duhet të paketohen dhe të mbyllen mirë për të penguar largimin e materieve avulluese. Kjo bimë është shumë e mirë kundër barkqitjes, për arsye se ka sasi të konsiderueshme të tanineve. Eshtë edhe konservans i mirë për shkak të përmbatjes së materieve me aromë, jepet edhe kundër parazitëve të kuq, sidomos te fëmijët kundër skrrajave.
    Çaji i egër si edhe temjani, kanë veprim në pastrimin e sekretit nga organet për frymëmarrje, për këtë është shumë e rëndësishme te sekretet e tepërta në organet për frymëmarje, te kalljet e mushkërive, kollitjet, katari bronkial etj.
    Me rëndësi të veçantë është edhe te sëmundjet e lukthit dhe nervave, sidomos zvogëlon shtangimet e lukthit si edhe pagjumësinë.
    Skrupfuloza, zbehtësia dhe pagjakësia, janë veprime të tjera mjekuese.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #3
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Faleminderit Daniel00
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  4. #4
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    bravo Daniel se edhe une spaskam degjuar,Pershendetje

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    tradita e bimeve mjekesore eshte nje thesar i paçmuar dhe duhet mbajtur gjalle.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •