Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    Gërdeci i marrë peng në gjykim

    Edhe dje, seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit u shty, sepse mungonin disa avokatë. Nuk është hera e parë, as e dyta, as e treta. Qëkurse Gërdeci ka ngritur siparin në gjykatë dhe po rreket të ritregojë copa-copa historinë e shpërthimit të tmerrshëm, lajmi më i zakonshëm nga salla e gjyqit ka qenë shtyrja e seancës.


    Praktikisht, në rrotullimin e tretë rreth diellit të kësaj tragjedie, ku 26 njerëz gjetën një vdekje të llahtarshme dhe mbi dyqind të tjerë u plagosen, nuk kemi ende asnjë fajtor. Gjykata, që mori në dorë para një viti dosjen e prokurorisë, duket ende larg momentit kur do të tërhiqet për të marrë e shpallur një vendim.


    Shkaku kryesor i kësaj ngadalësie, përveç vështirësive të njohura që i vuan mbarë sistemi i drejtësisë, janë padyshim shtyrjet e seancave. Njëherë mungojnë avokatët, njëherë tjetër mungon një prokuror, pastaj disa dëshmitarë të domosdoshëm, pastaj përsëri pesë avokatë, tre avokatë, katër avokatë...


    Nuk e di a ka ndodhur, por fare mirë mund të ndodhë që kur të jenë të pranishëm avokatët, prokurorët dhe dëshmitarët, të sëmurët njeri prej anëtarëve të trupit gjykues dhe historia të përsëritet.


    Vetëm familjarët e viktimave nuk mungojnë kurrë në seancë. Vetëm ata nuk kanë punë tjetër për të bërë! Vetëm ata nuk i zë asnjë sëmundje pas tmerrit që kanë parë e përjetuar. Ulen në karrige, mbushim me habi të përhershme sallën e gjyqit.


    Të duket se nuk mësohen dot kurrë me ngadalësinë e madhe të gjykimit në raport me shpejtësinë e rrufeshme të flakëve që u vranë të afërmit; nuk mësohen dot me ngenë e madhe të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, togat e të cilëve duken si peceta të mëdha të një dreke që s'ka të sosur.


    Vetëm familjarët e viktimave protestojnë për vonesat, për shtyrjet e seancave, për arsyet tepër fyese të mungesave, si të mos kenë vdekur njerëz në Gërdec. Protestat e tyre mirëkuptohen dhe miratohen me hipokrizi, por askush prej atyre që e kanë për detyrë të reagojnë dhe të veprojnë nuk vepron. Shtyrja e seancës së radhës parashkruhet kështu si në një përbetim të menduar, ku me përjashtim të viktimave dhe të afërmve të tyre, të gjithë të tjerët do të dalin të fituar.

    Kjo është farsa e Gërdecit në gjykatë, pasi është konsumuar si tragjedi në terren. Ky është Gërdeci si tmerr pa fund, pasi është konsumuar si fund i tmerrshëm në terren. Është e vërtetë se janë shumë të pandehur në kafazin si balonë.


    Janë shumë avokatë. Shumë dëshmitarë. Të gjithë këto dihen dhe ka qenë e pritshme të ketë aty-këtu vonesa në gjykim; ka qenë e pritshme që drejtësia shqiptare të mos jetë në lartësinë e drejtësisë amerikane që e ka dënuar prej kohësh të pandehurin kryesor amerikan për Gërdecin shqiptar, Efraim Devirolin.


    Por shtyrjet me motive banale si këto që janë regjistruar muajt e fundit, lenë përshtypjen e sabotimit të qëllimshëm e të përllogaritur të procesit për të nxjerrë përfitime për të pandehur të caktuar, me qëllim që dënimi i tyre të quhet i përfunduar apo afër përfundimit ditën kur do të shpallet.


    Me përjashtim të disa ushtarakëve, që nuk e kanë marrë vesh pse janë në atë proces, nuk kemi parë e dëgjuar që për vonesat dhe shtyrjet të protestojnë edhe të pandehur. Kuptohet se mungesa e përsëritur e avokatit nuk është një trill, por është një gjest që realizohet në mirëkuptim me të pandehurin, që e paguan këtë avokat. Pra, mungesa në këtë rast është pjesë e mbrojtjes, me qëllim uljen dhe zbutjen e dënimit të klientit.


    Avokati që mungon për këtë arsye është i përligjur në qëllimin e tij, por ai nuk ka të drejtë të marrë zvarrë procesin, nuk ka të drejtë të lëndojë familjarët që kanë humbur të afërmit dhe që kanë si ngushëllim të vetëm drejtësinë, dënimin e fajtorëve sipas ligjit.


    Si është e mundur që Gjykata, Dhoma e Avokatisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë apo Ministria e Drejtësisë pajtohen me marrjen peng në këtë formë të procesit më të rëndësishëm të kësaj dekade, siç është ky i Gërdecit. Në mos dje, sot pritej e pritet patjetër një qëndrim prej tyre. Për vetë rëndësinë dhe gravitetin e rastit, nuk është e tepërt të prononcohet kreu i Ministrisë së Drejtësisë.


    T'u thuash familjarëve të viktimave se kështu e ka shteti i së drejtës, kështu e ka ndarja e pushteteve është të tallesh me ta. Dhe jo vetëm me ta. Por me mbarë shoqërinë shqiptare. Çdo çështje që shkon në Gjykatë ka të veçantën e vet. Por Gërdeci është një thirrje e madhe në ndërgjegjen qytetare shqiptare.


    Gërdeci është thirrja e të vdekurve atje. Gërdeci, realisht është "çështja jonë", në kuptimin se na përket të gjithëve pa dallim. Heshtja e disa prej të pandehurve apo dëshmitarëve për çfarë ka ndodhur në Gërdec para shpërthimit zhurmon në sallën e gjyqit si një shirit filmi i fshirë.


    Nuk është për tu çuditur që ata kanë menduar të "shesin" heshtjen në shkëmbim të manovrave, premtimeve dhe llogarive që do t'i nxirrnin të pa lagur ose me dënime minimale për pakujdesi dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik.


    Fakti që avokatët guxojnë për të disatën herë të dështojnë seancën dhe asnjë masë nuk shohim të jetë marrë ndaj tyre, tregon se në këtë mes ka diçka më të koordinuar.


    Në një plan më të gjerë, ka një interes për degradimin, sfilitjen dhe zgërlaqjen e Gërdecit deri në harrim nga opinioni i gjerë. Por, megjithëse i lodhur dhe i mbingarkuar, opinioni publik shqiptar nuk mund ta arkivojë Gërdecin pa u dhënë drejtësi për të.


    Prec Zogaj/Shekulli

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Kto prrallat e mungeses se avokateve nuk i han askush,dihet qe dora e shtetit shtrihet edhe tek gjykata dhe avokatet,kur qeverise po u zbulohen te palarat keta menjehere vejne zbatim operacionin''fshesa'' qe konsiston ne cdo menyre ne shmangjen e zbulimit te pislleqeve te tyre qe te mos u prishet imazhi ''i paster'' qe kane,keto veprime te kujtojne mafiet italiane te cilat jane ne kontroll te cdo gjeje.Njerez si Fatmir Mejdiu duhet te rrijne ne burg,po nuk po them se ata te tjeret te cilet''shpetuan'' nga akuzat jane me te mire,te gjithe kishin gisht ne ceshtje Gerdeci po ata gjeten nje menyre qe te dilni pa u lagur duke ja ngecur Fatmirit.........
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #3
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Problemi eshte kush t'i fuse ne burg!

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Problemi eshte kush t'i fuse ne burg!
    U perpoqen qe ta conin deri tek gjykata e Hages kete proces gjyqsor se ktu jo qe nuk do gjykoheshin po do e harronin kete ceshtje sic harruan dhe te tjerat,po as atje ne Hage nuk u bo gje
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ne Hage gjykohen krimet e luftes dhe jo korupsioni.Ceshtje te tilla gjykohen ne Strasburg.
    Ata avokatet duhet te meren prej by..thesh me zor dhe te mos i nxjerin nga gjykata pa mbaruar gjykimi.Korupsioni ne drejtesine Shqiptare eshte thembra e Akilit per demokracine.Pa gjyqesor te drejte do te mbetemi thjesht nje oaz krimi dhe korupsioni.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Problemi eshte kush t'i fuse ne burg!
    Problemi eshte se jane shume per tu futur ne burg,para Gerdecit,gjat Gerdecit,e mbas Gerdecit.Gerdeci eshte Shqiperia.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    cpo behet keshtu...

    nuk e kupton njeriu ku eshte ..cdo dite pengmarrje..para ca kohesh kishin marre peng kamzen..nuk e di cka u be me te ..a e leshuan apo nuk e kan leshuar akoma..tani na del qe paskan marre peng edhe gerdecin..kushedi cfare kerkesash kan pengmarresit e gerdecit..kushedi kur kan per ta leshuar apo nuk do e leshojne kurre..

    nuk po merret vesh...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Problemi eshte kush t'i fuse ne burg!
    KUSH KUSH KUSH .
    A MENDON KUSH PER POPULLIN SHQIPTAR ?
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pse nuk shkroi Preçi për Gërdecin kur ai ndodhi?!
    Prandaj mos na sillni e citoni këtu Preçin!
    Habitem si e besoni edhe ju që e sillni këtu?!
    Gërdeci duhet të hetohet me patjetër por jo të flasin njerëz si Preçi që deri dje nuk flisnin asnjë fjalë.

  10. #10
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    E rendesishme eshte qe te flasim o Beso,aq me mire qe flasin edhe ata qe nuk flisnin deri dje.
    Une e quaj ndergjegjesim,per ty mund te jete oportunizem,ceshtje gjykimi!
    Jam i prirur te respektoj mendimin tend pavarsisht nese jam apo jo dakord.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    E rendesishme eshte qe te flasim o Beso,aq me mire qe flasin edhe ata qe nuk flisnin deri dje.
    Une e quaj ndergjegjesim,per ty mund te jete oportunizem,ceshtje gjykimi!
    Jam i prirur te respektoj mendimin tend pavarsisht nese jam apo jo dakord.
    Përshëndetje shoku tanku!

    Jam dakort që njerzit ndryshojnë mendim dhe nuk ka asgjë të keqe por nuk mund të ndryshojë mendim një njeri kur bëhet fjalë për humbjen e 26 jetëve!Se i bie që atëhere kur ndodhi,të ishte gjë e drejtë dhe tani pas disa vjetëve të mos jetë e tillë.Unë e pranoj ndryshimin e mendimit por jo në këto raste.Një politikan,nëse pretendon se është i tillë,në sjellje ndaj moralit të tij,nuk hyjnë fare këto dhe janë thjesht oportunizma të rrezikshëm.Gjithsesi ne bëjmë debat edhe mirë bëjmë kur respektojmë etikën dhe mendimin e të tjerëve.
    Klm

  12. #12
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Per hir te se vertetes e gjithe klasa politike Shqiptare,pa perjashtim,heshti per gerdecin dhe akoma vazhdon te heshte.Shoqeria civile gjithashtu ngjason me nje individ ne gjendje kome,vetem tubi i oksigjenit e ndan nga vdekja klinike.Ketu asnje gje nuk funksionon Beso dhe maxhoranca po perfiton nga kjo situate per te perqendruar pushtetet ne nje dore te vetme.Eshte ceshtje kohe qe premtimi i Berishes se do qendroje ne pushtet deri sa zoti t'i jape ymer,te shnderrohet ne realitet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •