Hidhėrimi i brendshėm ėshtė sikur elektriciteti, si rrufetė. Hidhėrimi ėshtė kėshilltar i keq. Asnjėherė askujt, hidhėrimi, nuk i ka dhėnė kėshillė tė mirė. Hidhėrimi i shkallės sė lartė e shkakton edhe ēmendinė kalimtare. Nė kulm tė hidhėrimit – shkallėn e ēmendisė kalimtare – njeriu vret njeriun dhe, kur kalon hidhėrimi e kthehet nė normalitet, atėherė pason pendimi. Ky pendim ėshtė i vonė dhe i padobishėm. Daut Demaku
"Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri
Gjeneratat qe do te vijen do e kane si shembull, ashtu siq themi ne per shkrimtaret , poetet, ta marrim shembull rilindasit.
Si eshte dukur, apo si mundet me kane tjeter nje atedhetar, i penes per pos si i nderuari Zoteri Daut Demaku.
Gjenerata e tij e qmon 10 % ne krahasim me respektin qe do ta kete nga brezat qe vijne.
I lumte zoteriut, ja arriti qellimit - la vulen e tij ne jete.
Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.
.......
Secili njeri vjen nė kėtė botė me njė detyrė tė caktuar pėr tė pėrmbushur nje qellim, pėr tė pėrcuar njė porosi. Ti nuk je kėtu aksidentalisht je kėtu qėllimisht. Universi ka dicka pėr tė arritur pėrmes teje. E ju mund tė thuani Po njerėzit e kqinjė? - Eh po nėse nuk ke ardhė nė kėtė botė pėr tė qenė shembull, ke ardhur pėr tė shėrbyer si vėrejtje!!! Tash zgjidh vet se cka do tė bėhesh!!!
........
Dhuro shumė...e prit pak!
....
E dini anekdotėn e Lekės sė Madh kur iu ka dhėnė urdhėr shėrbėtorėve, qė sa herė ta zgjojnė nga gjumi ti thonė: zgjohu Perandor dhe mos harro se je njeri! Ky pushtues i madh ka pasė tė drejtė tė besoj se ėshtė mė shumė se njeri, por ka dhėnė urdhėr qė tia kujtojnė.Kur tė jetė njeriu njeri, ēdo gjė e bukur nė jetėn ...njerėzore behet e tij.
Se pari NJERI pastaj gradat e tjerat!!!
...........
Dhuro shumė...e prit pak!
PĖR TY, POPULLI IM (1)
Tė dua, tė dua
Ty zemėr
Shqiptare
Ta njohė historinė,
Shumė mirė
Vuajtjen ta di
Ty shqipe krenare.
Po tė hyjė
Nė kompjuter
Vuajtja
E zemrave tona
Dhe ti thuash
O kompjuter
Ti qė vuajtjet
I matė me kriter
Shqiptarėt
A janė gjallė
Mos janė tretur
E tė gjithė kanė vdekur
Apo jeton
Ndonjė i rrallė?
Kompjuteri do tė thotė
Sa helmi ėshtė derdhė
Mbi shqiptarė,
Sa thika e zjarri ka ra
Mbi shqiptarė,
Sa bishat janė sulė
Mbi shqiptarė,
Tash e 100 vjet
Tė gjithė
Janė zhdukur
Dhe nga ai popull sot
Asnjė mė
Nuk jeton i gjallė.
E ti populli im
Nuk u zhduke
Ia bėre dardhė
Historisė
Ia bėre varrin
Robėrisė,
Pėreherė mė i fuqishėm
U ngrite
Pėrherė mė i rilindur
U rrite
Pėrherė mė i bukur
U zbukurove
Pėrherė mė i menēur
U menēurove.
Ti populli im
Nuk u zhduke
Pėrherė faqebardhė
Nė jetė
Pėrherė gur graniti
I vėrtetė.
Gjithmonė
Plisi i bardhė
Gjithmonė
Mbi barbarė
Gjithmonė
Fitimtar e krenar.
Sepse ti je popull
Shqiptar
Ti nuk zhdukesh
Kurrė
Tė dua - shqiponjė
Nė flamur.
Tė dua populli im
Edhe kėshtu siē je
Tė dua
Edhe kur ti smė do
Tė dua atdhe
Edhe kur ti smė flet
Tė dua atdhe beso
Edhe vend pėr vorr
Kur nuk jep
Tė dua atdhe
Edhe kur kėnaqem me ty
Por tė dua,
O i miri atdhe
Edhe nė vuajtje nė gazep
Edhe nė gėzime
Kur fjala tė ka lezet.
Tė dua atdhe
Edhe kur ēmendesh
E ti e di edhe vet
Ty tė ndodhė shpesh
Shpesh ti egėrsohesh
Edhe fėmijėt tu
Nganjėherė i vret!
Tė dua atdhe
Edhe kėshtu siē je
Se nė kėtė tokė
Tė vjetėr
Unė fėmija yt i vogėl
`Nuk kam asnjė
Atdhe tjetėr.
O tė dua, o tė dua
O tė dua ty shqipe
E mbarė,
E sa tė dua
Nuk e di kush tjetėr
Veē Zotin
E kam dėshmitar.
........
Dhuro shumė...e prit pak!
Frika se nesėr gjithēka mund tė ndryshoj...dikush mund tė vdes, mund tė humbasėsh pasurinė, mund ta humbasėsh punėn ka njėmijė gjėra qė nesėr mund tė jenė ndryshe. Por a ia vlen ta humbasėsh ditėn e sotme duke menduar pėr to? Ty tė rėndon frika POR AJO NUK VLENĖ. Edhe dje ke qenė i mbushur me frikė, pa kurrėfar nevoje. Gjėrat ndryshojnė por ti do tė mbijetosh. MOS HARRO: EDHE KJO KALON
.................
Dhuro shumė...e prit pak!
............
Tė gjithė ne do tė donim tė jemi mė tė mirėt, mė tė menēurit, mė tė zotėt, mė tė diturit, mė tė dalluarit. Por jemi kėta qė jemi dhe kėshtu siē jemi. Sepseė kėtillė siē jemi,secili nga ne,e ka vlerėn e vet tė veēantė e tė jashtzakonshme qė nuk e ka asnjė njeri tjetėr nė kėtė planet. Gjithnjė kur je ai (ose ajo) qė je, gjithnjė dukesh i bukur, gjithnjė dukesh i vėrtetė, gjithnjė je i natyrshėm.
...........
Dhuro shumė...e prit pak!
PĖR TY, POPULLI IM (2)
E tash me ty
Shqiptar
I kam nja dy fjalė.
A e di se krejt
Kjo botė
Ėshtė helm e mjaltė
Nė njė gotė.
Nė daē pi helm
E veten helmoje
Nė daē merr mjaltė
E jetėn gėzoje
Nė dorėn tėnde
Ėshtė liria
Prej mjerimi
Te lumturia.
Hyjnorja
Qė meriton uratė
Jetėn ta ka dhėnė
Dhuratė
Dhuratė tė dha
Dritė e terr
Dhe tė drjetėn
Zgjidh e merr.
Hyjnorja tė ka dhanė
Shumė liri
Tė jetosh si tė duash:
Nė terr e mjerim
Apo nė dritė e lumturi.
Prandaj nė daē kėndo
Vallėzo e luaj
Nė daē ulu nė qoshe
Qaj e vuaj
Kjo botė, moj zemėr
Ėshtė pėr tė menēurin
Dhe nuk i takon
Asnjė fije
Tjetėrkuj.
..............
Dhuro shumė...e prit pak!
PĖR TY, POPULLI IM (3)
Shqiponjave do tiu qėllojė
Edhe poshtė pulave tė ulen
Po pula
Sado veten ta mundojė
Asnjėherė nė botė
Te shqiponja
Nuk ngritet dot.
Prandaj respektoje
Shqiponjen
Nė qiell sundimtare
Por nderoje edhe pulen
Qė krimbat
Di ti pastrojė
Nė oborr shtėpie
Kujdestare.
Nėse do tė jetosh
Si njeri
Nėse do tė jetosh
Si burrė
Kėtė porosi tė vogėl
Mos e harro kurrė.
Fikall vetėm
Ke ardhė nė jetė
Fikall vetėm
Do dalėsh nga kjo botė
Kjo ėshtė
Krejtėsisht e vėrtetė
Ēdo rruga tjetėr
Ėshtė e kotė.
Sido qė tė jetosh
Fundi
Pėr tė gjithė dihet
Sado qė tė fitosh
Mė vete
Asgjė smirret.
Kanė provuar
Para teje
Faraonė, mbretėr
E perandor
Tė marrin floririn
Nė varr
Por muarėn
Trashtė e surles
Dhe tė gjithė
U bėn horė
Kanė menduar
Magarėt
Se edhe parajsa
Blihet
Me pare
Nė dorė.
Tė gjithė e dinė
Se do tė vie
Njė ditė
Kur tė gjitha fitimet
Do ti marrin
Kėmisha e mbramė
Nuk ka xhepa
As banka, as trezor
As sefa.
Prandaj dhuroje
Me gėzim
Tash kur dora
Tė punon
Mos e prit fundin
Kur fjalėn
Faleminderit
Mė ti
Nuk e dėgjon.
Dhe dhuroje
Vetėm nė dy vende
Pėr tė paaftit
Dhe pėr dije
Mos krijo parazitė
Me djersėn tėnde
Se tė vret buka jote,
Tinėz, si hije.
Vetėm ai qė jep
Me gėzim
Vetėm ai vėrtet
Vlerė ka dhėnė
Ai qė dhuron
Dhe ndjen dhimbje
Ai ka bėrė humbje,
Shenjė nuk ka lėnė.
Jeta ėshtė marrje
E dhėnie
Asgjė tjetėr
Pas njeriut nuk jetė,
Edhe vet populli
Ka thanė:
Ti e ndalė, Zoti ta ndalė
Ti e jep Zoti tė jep
Gjithmonė pėrsėritet
Kjo e vėrtetė.
Por e vėrteta
Tė menēurit i flet
Budallai mbetet
Se mbetet hajvan
Edhe kur ti biesh
Ēekiq krye
Ai thotė
Ēka po cokatė nė tavan?
..........
Dhuro shumė...e prit pak!
Tė lumtė pena, vėlla, Daut Demaku.
Realisht Daut Demaku ka nje gamė te gjerė diturish dhe njohurish pėr jeten dhe fatmirėsisht ėshtė prej tė rralleve qe edhe shquhet moralisht ne diturit e tij, gjė qė kjo vėrehet nė fjalimet e tij.
Edhe ajo ēfar mund te vėrehet ne fjalimet e tij, ėshtė se ka lexu shumė literaturė dhe sidomos literatur religjioze sepse ne diturin e tij dominohet morali.
Megjithatė kur eshte fjala tek kritika pozitive, personalisht pasi qe kam njohuri fetare, kam rastis jo rrallėhere qe ne fjalimet e tij te ndegjoj thenje (hadithe te Muhamedit) dhe interpretim ajetesh Kurani, mirpo e meta kryesore ne kete rast eshte se asnjeher nuk ka deklaru se ato ēfar thotė se ku e kan burimin apo autenticitetin e tyre, qė do tė thotė se me dashje apo pa dashje bėnė nje lloj plagjiature (pervetėsim njohurish te huaja).
Mirpo perkunder kesaj te mete, Daut Demaku njifet si figure e rrespektuar nga te gjithe.
"Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"
...........
Ju lutem kuptojeni njėherė e pėrgjithmonė se lumturia e vėrtetė gjendet brenda nė ju. Mos humbni kohė dhe mund duke kėrkuar paqen dhe kėnaqėsi e lumturi nė botėn e jashtme. Mbani mend se nuk ka lumturi nė marrje dhe pasje nėse nuk ka dhėnie. Zgjateni dorėn. Ndani me tė tjerėt. Buzėqeshni. Pėrqafoni. Lumturia ėshtė parfum me tė cilin nuk mund ti spėrkatni tė tjerėt nėse sė pari nuk ia hudhni vetes ca pika.
.......
Dhuro shumė...e prit pak!
..........
Tė gjithė ata qė do tė vonohen nė rrugėn e mendimit pozitiv do ti vjelin frytet e vonesės. Sepse, fundja, njeriu krejt ēka bėn nė jetė, e bėn pėr veten e vet, ose, siē do tė thoshte Franklini: Kush tė ka mashtruar mė shpesh sasa ti vetveten! Le tė vazhdojnė ta mashtrojnė (me mosbesim) veten e tyre, e kjo ėshtė e drejt e tyre. Por, le ta dinė se: jeta nuk buzėqesh kurrė, nė qoftė se ti nuk i buzėqesh jetės i pari!
.............
Dhuro shumė...e prit pak!
.........
Ju qe e keni vrarė vetėbesimin dhe nuk keni kurrfarė sigurie nė jetė, qė keni humbur dashurinė ndaj vetvetes dhe ndaj njerėzve nė tėrėsi...Tė gjithėve do tu drejtohem me njė fjali e do tu them zėshėm: Mos u dorėzoni! Kurrė mos e pėrdorni fjalėn nuk mundem. Ti bini me gomė, me shqelma, fjalės nuk dhe le tė mbetet fjala mundem, sepse: pėr tė gjallin kurrė nuk mbyllen tė gjitha dyert e jetės!
.......
Dhuro shumė...e prit pak!
........
Pse ėshtė fėmijėria aq magjike? Pėr shkak se nė atė moshė ti je ende pjesė e rrjedhės kosmike, pa asnjė lloj pėrgjegjėsie, krejtėsisht i lirė, pa ndėrgjegje, pa kufizime. E pastaj vie egoja, pastaj konflikti dhe tė gjitha luftėrat tė tjera, dhe, kėshtu e tėra shndėrrohet nė pėrgjegjėsi tė madhe, dhe, nė ēdo moment vie ndonjė kufizim i ri, kurse liria ėshtė gjithnjė e vogėl dhe mė e vogėl.
...........
Dhuro shumė...e prit pak!
.........
Vendim-marrja ėshtė proces intuitive. Shumica e njerėzve kanė frikė tė marrin vendime, sepse mendojnė qė medoemos do tė gabojnė. E, cka nėse gabon? Punė e madhe. Nga cdo gabim mund tė mėsosh dicka tė re, madje ka disa mėsime qė mėsohen VETĖM prej gabimeve. Mos mendoni se nė jetė ka vetėm njė pėrgjigje tė duhur, keni guxim tė rrezikoni sepse vetėm kėshtu rriteni shpirtėrisht.
.................
Dhuro shumė...e prit pak!
.....
Tė dėgjosh njėqind herė, njėmijė herė apo edhe njė milion herė se tė dhemb dora kur ta prejė tehu i thikės, athua a ėshtė e barabartė me dhimbjen kur vėrtet ta kėpusėsh dorėn tėnde me thikė? Dija memorje ėshtė reēetė e mjekut. Reēeta nuk shėron, por barėrat, apo? Prandaj Gėte i menēur, moti ka thėnė: mendja e fuqishme, qė bėn pėrpjekje pėr zbatimin praktik tė dijes teorike, ėshtė mendja mė e mirė nė botė.
...........
Dhuro shumė...e prit pak!
Krijoni Kontakt