[Postuar me pare nga huggos[/i]
Pėr sa i pėrket temės - Po kur nuk kemi njė emėr pėrpara?
- I thuaj tė/sė bijės tė/sė kushėririt tė/sė komshiut... ??
huggos,
kjo pike mua me duket se ka te beje me peremrin pronor.
i them bijes sime => i thote se bijes
i them birit tim => i thote te birit
i them kusherires sime => i thote se kusherires
i them kusheririt tim => i thote te kusheririt
eshte prona qe lidhet me gjinine e personit qe permendet, nese personi ne fjale eshte ne gjinine mashkullore, atehere para tij do te vendoset "te", nese ne gjinine femerore perpara tij do te vendoset "se".
dhe ka te beje kjo vetem me frymoret njerez.
Por mundesh ta shohesh edhe keshtu.
Jane emrat si:
e ema
i ati
e bija
i biri
e kusherira
i kusheriri
qe lakohen:
e ema
i/e se emes
se emes
se emen
prej se emes
i ati
i/e te atit
te atit
te atin
prej te atit
i biri
i/e te birit
te birit
te birin
prej te birit
e bija
i/e se bijes
se bijes
se bijen
prej se bijes
i kusheriri
i/e te kusheririt
te kusheririt
te kusheririn
prej te kusheririt
e kusherira
i/e se kusherires
se kusherires
se kusheriren
prej se kusherires
Ne rast te nje kendveshtrimi te tille,
- nese perdor nje folje qe kerkon nga pas nje emer ne rasen dhanore, atehere do te perdoresh rasen dhanore te emrave me siper dhe perdorimi i "te" apo "se" do te lidhet me gjinine e ketij emrit. psh: i them, i flas, i telefonoj
- Po keshtu do te ndodhe edhe ne rast se kerkon rasat e tjera
Megjithate pikepyetje me mbetet:
ne rasen kallezore psh: qeras se bijen apo qeras te bijen???
ne tingellim ngjan se "te" eshte me e pershtatshme, se dy "s" ngjitur me njera-tjetren sikur e lodhin gjuhen.
Pra a ka devijime ne raste tingellimi te papershtatshem?
ne rast frymoresh kafshe:
i jap ushqim maces sime => i jep ushqim maces se vet (dhe jo: i jep ushqim se maces)
apo ne raste sendesh:
perplas deren e shtepise sime => perplas deren e shtepise se vet (dhe jo: perplas deren e se shtepiese)
Nese e mbledh ne nje fjali ate qe ke shkruar ti, une vete do te shkruaja:
"I thuaj se bijes te te birit te kusheriut"
Krijoni Kontakt