Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 86
  1. #1
    alvi
    i/e ftuar

    Gramatikė dhe rregulla drejtshkrimi shqip

    Kerkoj ndihmen e Forumistave dhe te moderatoreve!
    Ketu le te flasim per gramatiken dhe rregullat e drejteshkrimit te shqipes, pasi shume nga ne kane filluar ta harrojne.
    Le te fillojme me emrin.
    Emri, me duket se ka gjini, dhe me duket se lakohet.
    Kush di rregulla per emrin le ti shkruaje.
    Me vone le te flasim per foljet, peremrat, mbiemrat e keshtu me rradhe.
    Moderatoret le te fshijne c'do koment jashte teme, ndersa anetaret e forumit le te ndihmojne me pyetje dhe me pergjigje.
    PRa EMRI, cfare rregullash permban shqipja per emrin.
    Ne kete menyre ma merr mendja se do na rifreskohet shqipja dhe rregullat e saj.
    Faleminderit!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 02-03-2003 mė 22:01

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Nqs s'kam harruar

    EMER - quhet ajo pjese e ndryshueshme e ligjerates qe tregon nje frymor, send, gjendje apo nje veprim te senderzuar.

    Gezon keto kategori:

    1. Gjini (femerore/mashkullore/asnjanese)

    a. Emrat qe ne rasen emerore /trajte e shquar/ numur njejes marrin mbaresen -a, i perkasin gjinise Femerore.
    b. Emrat qe ne rasen emerore/trajte e shquar/ numur njejes marrin mbaresen -i, -u i perkasin gjinise mashkullore
    c Emrat e tipit : Ballet, ujet, te zinjte (e ullirit) , dhjamet etj qe sot nuk perodren gjeresisht, i perkasin gjinise Asnjanese

    2. Numur(njejes/shumes)

    Mal/Mal-e

    3. Rase (emerore, gjinore, dhanore, kallzore, rrjedhore)

    E--mal/mal-i
    GJ--i, e, te ,se mal-i/ mal-it
    Dh--mal-i/mal-it
    K--mal-i/mal-in
    Rr- (prej) mal-i/ mal-it

    4 Trajte(e pashquar/e shquar)

    Nje mal/ mal-i
    5. I pervecem/i pergjithshem

    Ermal/ mal

    6. Abstrakt/Konkret

    Mall / mal

    Per sa i perket funksioneve sintaksore te emrit ne fjali, Emri sherben si:

    1. Kryefjale ( DIELLI shkelqen.)
    2. Kundrinor (Djali hapi LIBRIN)/(Ai i thirri MENDJES)
    3. Rrethanor ( E gjeti ne SHTEPI -rrethanor vendi) Ka shume lloje te tjera rrethanoresh.
    4. Kallzuesor (Ai u emerua DREJTOR)
    5. Percaktor ( Rruga e DIJES eshte e gjate...)




    P.s PO mu kujtua gje tjeter do ta hedh ketu.
    Thnx Alvo se me kujtove sezonin e provimeve
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 01-03-2003 mė 13:44
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Falenderoj Alvin per kete teme te domosdoshme per ne qe i themi vetes Shqiptare dhe "dikeafajtore" per lajmerimin e mjaftueshem kundrejt shqipes.
    Saper emrat, sipas punimeve te mia dhe dy shokeve te mi kan dale ne pah disa gjera teper interesante reth emrave, qe ndahen ne te pergjithshme dhe te pervecem.

    Problemi 1, pse nderkohe qe gati te gjithe zgjedhimet ne shumicen e gjuheve indoeuropiane ekzistojne "para'emra" (se kam fjalen te per'emrat) ose elemente shquese ne gjuhen tone nuk ndodh nje gje e tille (pervec gjinores, qe prap nuk eshte 100%) psh. gjer. {das, die, der} greq. {i, to, o...} it. {il, la, lo...} etj.
    Perfunduam ne mendimin se ne gjuhen shqipe rolin e "para'emrave" e luajne vet prapashtesat (ose mbaresat) dmth. nga mbaresa [a] [i] [u] etj, nuk kuptojme vetem gjinin dhe numrin e emrit por edhe qe ndodhet ne rasen emerore ose dhanore. Ky eshte dhe shakku qe ne Shqipen nuk ndodh asnje perjashtim dmth, nje emer qe mabron me {a} te jet mashkullore, gje qe ndodh shpesh me gjuhet e tjera psh. gre. {nisos} megjithese mbaron me [os] eshte femerore dhe jo mashkullore sic duhej.
    Problemi 2.
    Dime qe ne gjuhen protoindoeuropiane ekzistonin 9 rasa , ne latinisht ekzistonin 6 rasa dhe ne greqishten e vjeter 5 rasa pse ne gramatiken shqipe te ekzistojne vetem 4 rasa.
    Sipas kerkimve te bera vertetuam se ne shqip nuk ekzistojne 4 rasa por 5, rasa e peste eshte "rasa thirese" (nuk e di a permendet ne Gramatikat tona). "Rasa thirese" ,eshte gje e radhe per nje gjuhe , kjo rase perdoret kur therasim dike psh. [o arjano], [o leta], qe perbehet nga "para'emri" dhe emri i pervetshem i pashquar. Kjo rase ekzistonte ne gramtiken e lashte greke por me kalimin e kohes u shduk , dhe sot nuk perdoret ne greqisht dhe atje rasa thirese u perdorte nga melodia {o} dhe emri.
    falemiNDERit

  4. #4
    goca babit Maska e babetironsja
    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    emrat i morrem vesh un po nis me foljet se i kom me provime.kohet: e thjeshta / e tashme/ e pakryer/ e kryer e thjesht.; kohet e perbera / kryer/ me se e kryer/ e kryer e shkuar/ e ardhme e ardhme e perbere. pjesore/ paskajore/ percjellore/ mohorja.

    deftore.
    tashme e pakryer e kryer e thjesht
    laj-hem laja-hesha lava-u

    kryer e se e kryer e ktyer e shkuar
    kam-jam-lare kisha-isha lare pata-qeshe-lare

    e ardhme e ardhme e perbere
    dote lahem do te kem-jem lare

    lidhore
    tashme e pakryer me se e kryer kryer
    te laj te laja te kisha-isha lare te kem-jem lare

    kushtore

    tashme kryer
    do te laja do te kisha-ish lare

    habitore
    tashme e pakryer kryer me se e kryer
    lakam lakesha paskam-qenkam lare paskesha-qekesha lar

    deshirore
    tashme kryer
    lafsha paca-qofsh lare

    urdherore
    tashme
    ti laj
    ju lani

    pjesorja
    lare

    paskajorja
    forma veprore jo veprore
    per te lare per t'u lare

    percjellorja
    forma veprore jo veprore
    duke lare duke u lare

    mohorja
    veprore jo veprore
    pa lare pa u lare


    u bubu sa qekan u lodha per koken time. heren tjeter po ju shkruj prap ato gjonat e tjera qe di
    pacim.


    ju lani
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    tani qe i lexoj postimet e me siperme po e kuptoj sa shume kam harruar (ato c'fare kisha mesuar deri ne klase te gjashte) dhe sa shume te tjera qe nuk arrita kurre ti mesoj ne bankat e shkolles "Demir Gashi" Nuk e di nese duhet te me vjere turp qe kam harruar apo keqardhje. Ndoshta duhet te ngushelloj veten duke i thene "S'pate faj! Ti ike pas klases se 6 dhe atje ku u largove nuk kishe si ti mbaje gjalle ne te njejten kohe qe mesoje gramatiken e anglishtes, dhe nuk kishe ku e si te mesoje me shume"
    Shume faleminderit dhe ju lutem vazhdoni.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ndersa mua Katana me vjen keq per brezin tend qe megjithese emigruar te vegjel mbas prinderve, s'kane arritur te integrohen ne jeten e re, e as te asimilojne te vjetren.
    Breza te tille quhen "breza te humbur".

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Hej hej hej, Ornament, larg cimbisjet me vajzat e mia

    mbiemri - tregon nje karakteristike, gjendje, veti te emrit te cilin shoqeron.

    Ndahet ne:
    i nyjshem, - i paster, e zgjuar, te shendetshem, dhe
    i panyjshem - mashkullor, punetor etj.

    Me ndihmoni ca ju qe keni akoma librat ne duar, se diku ketu duhet te shtoja dallimin midis mbiemrit te panyjshem dhe ndajfoljeve

    Mbiemri merr gjinine, rasen dhe numrin e emrit te cilin shoqeron.

    pra, mbiemri ka gjini mashkullore, femerore, numrin njejes dhe shumes dhe lakohet njesoj si emri:

    Rasa emerore: vajza e ndershme
    Rasa gjinore: (i, e, te, se vajzes) se ndershme
    Rasa dhanore: (vajzes) se ndershme
    Rasa kallezore: (kė?) vajze te ndershme
    Rasa Rrjedhore: (prej) vajzes se ndershme.

    po e le me kaq dhe po kerkoj ndonje liber gramatike, klasa e 5 mundesisht se do kalojme tek ndajfoljet e togfjaleshat e kundrinoret moj aman! Vetem vazhdojeni kush ka mundesi se me kenaqi!

  8. #8
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    ca ti bejme kur u ndame keshtu rane(?)

    po do qe kam ca prinder qe mundohen te shkretet qe te na asimilojne e te na integrojne.

    thanx mum
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Kata ēa them une ēa kupton ti, INTEGRIM s'do te thote xhinsat e akulloren qe te blen babi (per me teper ai per keto te ka zhvendos ne amerike). Por qe ti po ashtu si une, nuk e vrasim mendjen per kombin e vendin ku jetojme (si amerikanet bie fjala) ngaqe nuk e ndjejme veten te tille, kjo na ben qe te diskutojme ketu ne forum.

    ps; Henri, Paranoja siē duket filloka qe ne moshe te vogel me tu bo qeleshe, hehe!

  10. #10
    goca babit Maska e babetironsja
    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    o njerrez mos u merzisni ckemi juve se ne un qe kom ik nuk i maj mend po i kom provimet ne prandaj e shkrujta. mos u merzitsni se kjo eshte jeta. po do vij nje dite qe do ktheheni nje dite te gjithe. dhe do bashkohemi sic kemi qene njehere e nje kohe.
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  11. #11
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    kjo nuk eshte tema e duhur per ta vazhduar ate qe po shpaloset kshq ornament ose hapim nje tjeter ose...

    pershendetje
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  12. #12
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    [QUOTE]Postuar mė parė nga Khalid
    perSHENDETje


    Problemi 1, pse nderkohe qe gati te gjithe zgjedhimet ne shumicen e gjuheve indoeuropiane ekzistojne "para'emra" (se kam fjalen te per'emrat) ose elemente shquese ne gjuhen tone nuk ndodh nje gje e tille (pervec gjinores, qe prap nuk eshte 100%) psh. gjer. {das, die, der} greq. {i, to, o...} it. {il, la, lo...} etj.
    Perfunduam ne mendimin se ne gjuhen shqipe rolin e "para'emrave" e luajne vet prapashtesat (ose mbaresat) dmth. nga mbaresa [a] [i] [u] etj, nuk kuptojme vetem gjinin dhe numrin e emrit por edhe qe ndodhet ne rasen emerore ose dhanore.
    [QUOTE]

    Khalid!
    Kjo gje qe keni vene re ju eshte shume e vertete dhe e sakte dhe per kete arsye SHQIPJA konsiderohet gjuhe SINTETIKE, dmth elementet gramatikore me kalimin e kohes dhe nga nje perdorim i gjate dhe i shpeshte i bashkengjiten trupit te fjales. Ndersa italishtja, anglishtja apo gjermanishtja jane gjuhe ANALITIKE.
    Edhe dicka: Sa me e madhe te jete fuqia sintetizuese (ne kuptimin gramatikor) aq me e vjeter deshmohet kjo gjuhe. SHQIPJA, SANSKRITISHTJA, GREQISHTJA E VJETER, LATINISHTJA etj, jae gjuhe te vjetra pikerisht per shkak te sintetizimit te tyre.



    Ky eshte dhe shkaku qe ne Shqipen nuk ndodh asnje perjashtim dmth, nje emer qe mbaron me {a} te jet mashkullore, gje qe ndodh shpesh me gjuhet e tjera psh. gre. {nisos} megjithese mbaron me [os] eshte femerore dhe jo mashkullore sic duhej.

    NE fakt desha te saktesoja se kjo dukuri ne shqip vihet re vetem tek disa emra te pervecem dhe jo tek te pergjithshmit. PSh:
    KOLA, KOCOJA, PETROJA etj

    Problemi 2.
    Dime qe ne gjuhen protoindoeuropiane ekzistonin 9 rasa , ne latinisht ekzistonin 6 rasa dhe ne greqishten e vjeter 5 rasa pse ne gramatiken shqipe te ekzistojne vetem 4 rasa.


    Realisht ne SHqip ekzistojne 5 rasa :

    Emerore/ Gjinore/ Dhanore/Kallzore/ Rrjedhore

    Ajo qe e dallon nje rase nga tjetra nuk eshte thjesht mbaresa, por funksioni sintaksor qe luajne ne fjali. Keshtu psh
    Rasa Emerore-------Kryefjale
    Rasa Gjinore---------Percaktor me drejtim
    RAsa Dhanore-------Kundrinor i zhdrejte
    Rasa Kallzore--------Kundrinor i drejte
    Rasa Rrjedhore------Kundrinor me parafjale, rrethanor etj


    Sipas kerkimve te bera vertetuam se ne shqip nuk ekzistojne 4 rasa por 5, rasa e peste eshte "rasa thirese" (nuk e di a permendet ne Gramatikat tona). "Rasa thirese" ,eshte gje e ralle per nje gjuhe , kjo rase perdoret kur therasim dike psh. [o arjano], [o leta], qe perbehet nga "para'emri" dhe emri i pervetshem i pashquar.

    Rasa Thirrore ka ekzistuar ne gramatikat shqipe deri vone, dmth deri para 20 vjetesh( ne mos gaboj). Por gjuhetaret kane arritur ne konkluzionin se ajo seshte gje tjeter vetem rasa emerore me nje pasthirrme perpara. Dmth i mungon funksioni sintaksor i mirefillte.


    Kjo rase ekzistonte ne gramtiken e lashte greke por me kalimin e kohes u shduk , dhe sot nuk perdoret ne greqisht dhe atje rasa thirese u perdorte nga melodia {o} dhe emri.

    E vertete! Kjo verteton dhe nje here qofte dhe nepermjet nje rase qe tani eshte rudhur si funksion, se shqipja ashtu si dhe greqishtja jane te njekohshme.

    Pershendetje

    Dikea
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 20-02-2003 mė 00:55
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    A ka njeri kėtu qė mendon se paskajorja "me" ėshtė e vlefshme gjuhėsisht qė tė pėrdoret apo mjafton forma toskėrishte "pėr tė"?
    Mė kthjellėt:
    "Me puna" apo "pėr tė punuar"
    Qė tė mos e politizojmė bashkėbisedimin, ju lutem mos ta fusim Enverin nė kėtė mes.
    ********
    A ju duket varfėri ghuhėsore sepse kur duhet tė pėrkthejmė nga anglishtja nė shqip nuk pėrcillet plotėsisht domethėnja?
    P.Sh.
    Announcing the new product to cure acne= Duke njoftuar produktin e ri pėr tė shėruar puērrat! (?)
    Apo:
    Working for food! = Duke punuar pėr ushqim! (?!) apo : Punoj pėr ushqim!
    Kjo e fundit duket si mė e pėrshtatshme, ama, nė anglisht ajo pėrkthehet: I work for food dhe jo : Working for food. Pėrndryshe do tė qe: I am working for food, qė nė shqip del: Unė po punoj pėr ushqim.
    Si mendoni, kush ka mangėsi, shqipja apo anglishtja? (ata qė e njohin anglishten)
    ****
    Vėre njė pėrparėsi qė ka shqipja nė lidhėsat: ose , apo.
    Ose- pėrdoret nė tė gjitha llojet e fjalive, me pėrjashtim tė atyre pyetėse, qė ia lė vendin pėrdorimit tė lidhėses "apo". Kjo e fundit, nganjėherė pėrdoret edhe nė fjali dėftore, psh: Tė gjithė politikanėt gėnjejnė se ua do puna, apo edhepse janė gatuar tė tillė. Nė kėtė rast nuk shkon pėrdorimi i lidhėses ose nė vend tė apo-sė.
    Kurrė nuk mund tė jetė fjali pyetėse kjo: A dėshironi ēaj ose kafe?
    Mund t'i vėsh njėqin shenja pikėpyetjeje nė fund tė kėsaj fjalie e njėqind a nė fillim. Kjo fjali ėshtė normale vetėm tek shqiptarėt nė Maqedoni dhe nė Kosovė. Lidhėsja "apo" nuk ėshtė e njėjtė me togfjalėshin " A po?" Kjo shpesh ngatėrrohet nga pėrdoruesit e shpeshtė tė saj, kryesisht nga Shqiptarė tė Kosovės. Apo- ka qėllim krahasimi nė fjalitė pyetėse dhe kurrėsesi nuk mund tė zėvėndėsohet me ose.
    ********
    Njė pyetje pėr shqiptarėt qė dijnė gjuhė tė tjera veē anglishtes:
    A kanė gjuhėt tjera qė dini ju mėnyrė urdhėrore, si nė shqip:
    -Shpejto!
    -Mbaro!
    -Ndal, Sigurohu, Kalo!
    Nėse jo, a e shihni pėrparėsi tė shqipes pasjen e kėsaj forme.
    E kam fjalėn kėtu: A ndryshon folja si nė shqip nė rastin e mėsipėrm: Shpejton=Shpejto, Mbaron-mbaro, ndalesh-ndal, sigurohesh-sigurohu, kalon-kalo.
    Po mėnyrėn dėshirore a e kanė gjuhėt qė njihni ju:
    -Plaē! Ku i pate sytė qė u qorrofsh!
    -O, ty tė ardhtė e mira nė derė qė e paske hapur kėtė temė!
    Po mėnyrėn habitore a e kanė?
    Ti i thėnkėrke fukarallėkut: Ku tė kam parė-me kėtė dituri qė paskėrke!
    A e di se si mė duket anglishtja para shqipes mua (pėrsa i pėrket kėtyre shembujve tė mėsipėrm) si mjaullitje macesh e jo si gjuhė. Unė e njoh anglishten me rrėnjė dhe nuk ėshtė se s'e njoh.
    Unė nuk habitem me ftohtėsinė anglofone si njerėz sepse u mungon e pėrkėdhelura njerėzore me fjalė. Gjuha ėshtė pasqyrim edhe i ndjenjave njerėzore, gjė qė cilėsdo gjuhė qė t'i mungojė, i mungon edhe kulturės sė atij populli. (Oh, mė falni se e politizova paksa) Mund ta pasurosh sa tė duash gjuhėn me huazime, por po qe se i mungojnė format qė ka shqipja ( apo cilado gjuhė tjetėr qė i ka), ėshtė vdekurinė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 20-02-2003 mė 03:57
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  14. #14
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Tungjatė Pellazg.
    Do t'i bėja ca saktėsime nė lidhje me ē' ke shkruar mė sipėr.
    - Nė Kosovė askush nuk thotė " A dėshironi ēaj ose kafe?", atje tė pyesin "A do ēaj a kafe?", kjo a ėshtė formė e shkurtėr e apo; kurse pėr ose atje pėrdoret (nė tė folme, pra) ja, psh. "ja unė ja ti" = "ose unė ose ti" nė letrarēe.
    - Sa i pėrket urdhėrores, nė finlandisht ėshtė e njėjta sikur nė shqip, kurse habitorja dhe dėshirorja mungojnė.
    tė gjitha me masė!

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Te trajtimi i EMRIT.

    Emra si: te punuarit, te mesuarit, te degjuarit, te kenduarit, te vallezuarit, etj. a quhen EMRA FOLJORE ????
    Origjina nga pjesorja e foljeve.


    Lakim te vecante kane emrat si:

    perrua - perroi
    krua - kroi
    zgjua - zgjoi
    ftua - ftoi
    etj.


    nje perrua
    i/e nje perroi
    nje perroi
    nje perrua
    prej nje perroi

    perroi
    i/e perroit
    perroit
    perroi
    prej perroit

    ca perrenj
    i/e ca perrenjve
    ca perrenjve
    ca perrenj
    prej ca perrenjve

    perrenjte
    i/e perrenjve
    perrenjve
    perrenjte
    prej perrenjve






    Dallimi midis mbiemrit dhe ndajfoljeve

    Megjithese mund te jene te panyjshem, mbiemrat lakohen sipas emrit te cilin ato shoqerojne. Ndersa ndajfoljet nuk pesojne ndryshim ne forme dhe qendrojne te lidhura me foljen ne nje fjali.


    Me duket se behet dhe dallimi i mbiemrave foljore???
    Rrjedhin nga pjesorja e foljes dhe marrin perpara I/E/TE si nje mbiemer.


    A jane te sakte percaktimet Emer Foljor, Mbiemer Foljor????




    Forma infinitive "me punue", "me mesue" e keshtu me radhe te gjithe foljet. Eshte gjynah qe eshte menjanuar nga gjuha e njehsuar shqipe.

    Eshte mangesi, qe kur ne bejme perkthim nga gjuhe te tjera, te mos kemi formen infinitive, por ta perkthejme fjalen direkt ne veten e pare numer njejes.

  16. #16
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    trajta e shquar, rasa kallezore: perroi-n

  17. #17
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    perSHENDETje
    Dikea , te pergezoje per diturine qe ke mbi shqipen.
    Kerkoj te falur kur thash pse ne shqip ka 4 rasa (duke haruar rasen rjedhore). Saper "rasen thirese" besoje se duhet te hyje prap ne gramatikat tona, sepse sepse nuk eshte e njejta gje me emeroren derisa ka tingullin {o} perpara dhe shpesh mer mbaresen {o} te emrat mashkullor por ja gjithmone psh. {o Arjan} {o Arjano}.
    Shqipja eshte gjuhe "klitike" qe ka disa karakteristika "sintetike" .
    falemiNDERit

  18. #18
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Me shėndet qofsh edhe ti Khalid,
    e ke gabim shembullin qė e ke marrė te thirrorja (rasa thirrore e jo thirrėse) sepse nuk ėshtė {o Arjano } por ėshtė {O Arian o (oo) / O Arjan o (oo)}. Kjo o-ja nė fund (ose o- e zgjatur mė shpesh) ėshtė gjithsesi ndaras nga Arjan/Arian, kurse Arjano ėshtė njė emėr tėrėsisht tjetėr pra i tjetėr personi nga Arjan. Ta marrim edhe njė shembull tjetėr: le tė kemi dy veta njėrin me emėr Armand dhe tjetrin me emrin Armando, kėshtu nė thirrore dotė kemi:
    O Armand; O Armando dhe respektivisht
    O Armand o; O Armando o.

    E kėshtu me radhė...
    tė gjitha me masė!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Pellazgu,

    menyren urdherore e kane edhe frengjishtja, italishtja, spanjishtja dhe gjermanishtja.

    Ndersa deshiroren nuk e kane. Ne vend te saj perdorin emra, ose shprehje foljore ne menyren deftore (koha e tashme) apo ne menyren lidhore. P.sh. ne themi:

    "U trashėgofsh(i)!" kur martohen njerezit. Ne gjermanisht thuhet "ich gratuliere" (une uroj; m. deftore, k. tashme) dhe ne italisht "congratulazione" (urime;emer).

    "E gėzofsh / ta gėzosh!" ose "E mbajtsh me shėndet!" kur urojme te tjere qe kane blere diēka te re. Ne gjuhet e tjera mjaftohen vetem duke thene qe te shkon, apo shume e bukur.

    "Rroftė Mbreti!", "Es lebe der Koenig!" ne gjermanisht dhe "Vive le roi!" ne frengjisht. Folja ne gjermanisht eshte ne Konjunktiv dhe ne frengjisht ne subjonctif ( keto dy menyra perkthehen ne shqip me deshiroren dhe habitoren ).

    Si perfundim, Shqipja shpreh me sakte dhe qarte ndjenjat dhe deshirat tona, sesa gjuhet e mesiperme.

    Me respekt, elbasan
    "Atdheu mbi gjithēka."
    Zogu I

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    U bė kohė e gjatė qysh kur jam shkėputur nga bangat shkollore shqipe. Nuk i vjen rasti qė tė pėrmend termat gramatikore, edhepse shqipen, them se e flas bukur. Kam harruar dhe vė re se shumėkush vuan nga harresa . A mundeni, ju lutem qė tė postoni pėrkufizimet e tė gjithė pėrbėrsave tė gjuhės shqipe, si psh: Emri, mbiemri, folja, fjala, parafjala,ndajfolja, pėrcaktori, kundrinori, ndajshtimi, togfjalėshi, rrėnja, parashtesa, prapashtesa, theksi,kryeradha, paragrafi, kryefjala, kallxuesi, rrethanori, llojet e fjalive-dėftore, pyetėse, lidhore, rrjedhore, etj..., lakimi, zgjedhimi, rasat, kohėt e foljes a ku di unė tjetėr se ē'hyn nė terminologjinė e e asaj qė i themi gjuhė shqipe si lėndė.
    Ju lutem edhe njė herė: Postoni pėrkufizimet tė shoqėruara me shembuj pėr secilin element. Pastaj, po shenjat e pikėsimit?
    Kjo meriton njė temė mė vehte, pasi (jo pasiqė siē shpesh ja kėpusin edhe nė mjetet e lajmėrimit nė Kosovė), pothuajse tė gjithė gabojmė nė pėrdorimin e mirėfilltė, me vend tė tyre. Ajo qė pakkush mund tė gabojė ėshtė pika dhe pikėpyetja ndėrsa kur vjen puan tek presja, pikėpresja, dy pikat, viza ndarėse, rrokjet se si ndahen, pikėēuditėsja (edhe e shoqėrur me pikėpyetjen), kllapat, thonjėzat, e ku di unė se ēfarė hyn tjetėr nė ato qė i themi shenja pikėsimi.
    Ju faleminderit!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 10 rregulla kundra te nxehtit
    Nga Ingenuous nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2023, 06:48
  2. KUJDES: Rregulla pėr pjesėmarrjen dhe pėrmbajtjen!
    Nga KVS nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2007, 00:21
  3. Biblioteka nė Dallas vė rregulla tė forta!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 19:11
  4. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04
  5. 10 rregulla qe duhen ndjekur
    Nga Mina nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 12:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •