Te nderuar,
Do te deshiroja t'ju jepja nje mendim.
Pervec diskutimit qe po behet ketu ne kete teme ne lidhje me rregullat gramatikore te shqipes, do te ishte mire qe nje permbledhje e rregullave gramatikore te gjuhes shqipe te paraqitej si nje opsion me vete ne faqen kryesore te albasoulit.
Nuk e di nese e keni lexuar lajmin e ri te postuar aty ne lidhje me hapjen e nje shkolle per gjuhen shqipe ne universitetin shteteror ne Michigan.
Per personat qe jane atje pra eshte nje mundesi per te mesuar apo rifreskuar njohurite e shqipes.
Po per ata qe nuk jane atje?
Ne forum ka mbi 6000 anetare. Dhe nese futeni ne forume ku nuk ka diskutime te rendesishme, gjuha eshte vertete e pasur me gabime. Sa te rinj ka qe jane larguar qe prej vitesh nga Shqiperia. E kane gjuhen te bazuar vetem tek e folura qe bejne ne shtepi dhe po ashtu edhe shkruajne bashke me te ngrenat qe i bejne fjaleve.
ASD,
me lart te kam falenderuar per ato qe ke sjelle ne kete teme. Nga gjeresia e tyre supozoj se ato jane te shkeputura nga nje liber gramatike.
A do te ishte e mundur qe i gjithe ky liber te sillej ne albasoul?
Po kete gje e shtroj edhe per lum lumin qe ka shkruar ne kete teme.
Po kete gje edhe per Dikean.
Mendojeni dhe diskutojeni kete gje njehere.
Do te ishte sukses nese e kishim gramatiken tone ne internet.
Shendet!
Dita
Krijoni Kontakt