Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,383
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Mish nė hell

    Arkitekturė / Nga kioskėzim ndėrtimet buzė rrugės dhe autostradės. Tri faza nėpėr tė cilat kaloi zhvillimi i pakontrolluar urban nė Shqipėri nė njėzet vjet. A ka shanse pėr korrigjime?


    Me rastin e mbylljes sė Institutit tė Urbanistikės, dua tė marr nė analizė fazat dhe karakteristikat kryesore tė ndryshimeve urbane nė kėtė periudhė.

    Nė rastin e zhvillimeve tė pakontrolluara, mund tė analizohen lehtė faktorėt psiko-socialė qė bėhen shkak tė kėtyre ndryshimeve. Si nė asnjė vend tjetėr, ne patėm disa dukuri tė veēanta specifike pėrgjatė 20 viteve tė tranzicionit.


    Mendoj se janė tė qarta 3 faza tė cilat edhe ishin tė ndara por edhe janė tė mbivendosura.


    1. Shtesat e banesave ekzistuese dhe kioskat.
    2. Pushtimet e territoreve tė tėra dhe ndėrtimet pa leje qė tani quhen zona informale.
    3. Ndryshimi i strukturės urbane dhe krijimi i njė indi tė ri anės autostradave apo rrugėve kombėtare.


    Mbas njė ndrydhjeje dhe izolimi 50-vjeēar ideja e parė qė u konceptua ishte IKJA jashtė vendit, kurse pėr ata qė mbetėn, zgjerimi i banimit.


    Dhe filloi njė ethe e vėrtetė kush e kush tė zėrė ballkonin, tė mbyllė lozhėn, tė zvogėlojė ose tė zmadhojė dritaren apo portėn, tė ndėrtojė mbi tarracė apo tė kthejė dhomėn nė katin pėrdhe nė dyqan.


    Pra, nė fillim u zbatua tjetėrsimi i sipėrfaqes sė banimit ku ishte pronar. Pastaj filluan ndėrtimet nė hapėsirat midis pallateve. Nuk merrej leje pėr asgjė. Kjo ishte koha kur lindėn dhe u shtuan KIOSKAT.


    Pasi u vendos pa leje kioska e parė, filluan tė mbijnė si puērra nė gjithė Tiranėn. Prej kėtej, sėmundja u pėrhap nė gjithė Shqipėrinė.


    Pas kioskave, nėpėr trotuare filluan ndėrtimet e rėnda nė Parkun Rinia dhe pėrgjatė Lanės.


    Nė 11 Shtator 1994 botoj nė Gazetėn Drita kryeartikullin "Imazhi i qytetit barakė" ku marr nė analizė kėtė fenomen urban nė Tiranė dhe bėj thirrje pėr ta ndaluar.


    Shpėrfytyrimi ngjau nė pesėvjeēarin 1992-1997. Ky ishte pesėvjeēari i kioskave qė vazhdoi deri nė vitin 2000 kur kryetari i ri i Bashkisė Edi Rama mori aksionin legjendar tė prishjes sė tyre. Shumica janė prishur por gjurma e thellė qė kanė lėnė nė subkoshiencėn e popullit vazhdon akoma.


    Filozofia e kioskėzimit qė ėshtė simbol i rrėmbimit, shėmtisė, investimit tė pėrkohshėm me humbje, krijimit tė mbetjeve tė patretshme nga natyra, mosrespektimi e ligjit, shfaqet nė qindra e qindra objekte pa leje.


    Ajo do tė vazhdojė tė rishfaqet edhe mė vonė. Kėto ndėrtime abuzive janė dokumenti mė i saktė i njė historie te pashkruar ende. Vetėmburrja, vetėgjyqėsia, grabitja, pushtimi i territoreve, janė mendėsi orientale.


    Europa gjatė mesjetės dhe Rilindjes vuri nė bazė tė zhvillimit tė saj respektimin e ligjit dhe konceptin e shenjtėrisė sė PRONĖS PUBLIKE. Kjo nuk njihej nė Orientin ku ne vegjetuam pėr 500 vjet.


    Pasojat u ndjenė menjėherė mbas lėshimit nga shtrėngesa komuniste.
    Krahas me zgjerimet dhe kioskėzimin filloi pushtimi i objekteve publike (konvikte, fabrika, depo, ēerdhe, etj.) Menjėherė shpėrtheu njė pushtim territoresh i paparė nė asnjė vend nė kohėt moderne.


    Farkė - Sauk - Dajt - Babru - Paskuqan - Kamzė - Valias, nė kėtė territor gjigant u krijua njė patkua qė e rrethoi kryeqytetin. Janė afro 200.000 ndėrtime pa leje.
    Nė Durrės ato u shtrinė nė zonėn e plazhit dhe nė kėnetė.


    Tė tilla zona informale janė krijuar nė ēdo qytet sidomos nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Lezhė, Vlorė, Berat, Sarandė, Pogradec. Mė pak tė dėmtuara janė Korēa, Erseka, Pėrmeti. Ky aks ėshtė mė pak i dėmtuari si nga ana urbane po ashtu edhe ekologjike sepse nuk pati dyndje.

    Nė dhjetėvjeēarin e fundit 2000-2010 ndodhi njė fenomen shumė i rėndė dhe kjo ėshtė shtrirja e ndėrtimeve pėrgjatė akseve kryesore rrugore. Ajo qė pėr mijėvjeēarė kishte qėnė njė banim strategjik (ndėrtimi i veēuar larg e larg nėpėr male, qė siguronte njė autonomi fisnore) u pėrmbys kokėposhtė.


    Tė gjithė ndėrtojnė buzė rrugės, qofshin kėto autostrada (aq mė mirė) apo rrugė nacionale. Shtėpi, dyqane, depo, magazina, ofiēina, punishte, kafene, kantiere inertesh dhe parafabrikatesh, varreza, vila, paliate, fusha pėr stivosje druri, varreza makinash, hotele, rezidenca, stalla, fusha sportive, restorante, kioska, benzinata... ēdo gjė e ke anėsh rrugės.


    Dhe nuk respektojnė as distancat minimale tė largėsisė nga rruga.
    Janė mbi 130 ndėrprerje tė paligjshme tė rrjetit hekurudhor. Kjo ka sjellė tjetėrsimin e tėrė indit tė banimit. Nuk kemi mė fshatra, komuna, dhe qytete por vetėm njė qytetofshat tė zgjatuar.


    Shikoni:


    Shkodėr - Lezhė - Laē - Fushė-Krujė - Kamzė. Pastaj: Fushė Labinot - Elbasan - Peqin - Rrogozhinė - Kavajė - Golem - Durrės - Vorre - Tiranė. Pastaj: Pogradec - Plloēė - Sovjan - Maliq - Korēė. Pastaj: Lushnje - Berat. Pastaj: Vlorė - Orikum. Pastaj: Sarandė - Ksamil, etj., etj..


    Tėrė Shqipėria ėshtė nė rrugė. Kjo ėshtė katastrofa mė e madhe urbane dhe ekologjike. Janė shpenzime tė pallogaritshme dhe humbje nė energjinė elektrike, ujėsjellėsa, kabllot telefonike dhe internetin, kanalizimet e ujėrave te zeza.


    Ky ėshtė shkaku i ēarjeve dhe rrėshqitjeve tė qindra banesave gjatė dimrit. Vėshtirėsohet funksionimi normal i shėrbimit mjekėsor, civil, postar, i zjarrfikėseve, i ruajtjes sė rendit, etj., etj.


    Ajo qė ėshtė ndėr mė kryesoret: tė gjitha kėto ndėrtime janė bėrė mbi tokat e bukės, mbi parcelat mė pjellore. Janė me qindra mijė hektarė tė humbur kur ne jemi njė vend me pak tokė buke.


    Nė gjithė botėn jetesa afėr autostradave apo rrugėve konsiderohet e dėmshme dhe e padėshirueshme. Bile janė caktuar norma edhe masa pėr tė eliminuar ose pakėsuar efektet negative tė zhurmave (kjo arrihet me ndėrtimin e mureve mbrojtės me panele gjatė gjithė autostradave).


    Jemi i vetmi vend nė Europė qė bėmė (vazhdojmė pa asnjė ndalim) kėtė gabim tė rėndė urban. Kjo ėshtė e pakorrigjueshme pėr disa qindra vjet.


    Nė rrugėn Elbasan - Librazhd pashė tė shkruar me sprej mbi njė tabelė rrugore qė tregonte kthesė: "MISH NĖ HELL". E vėrtetė. Gjatė rrugės janė disa lokale qė kanė mish tė pjekur nė hell. Ata tė ofrojnė vetėm kėtė. Se nuk dinė gjė tjetėr.


    Para njė jave ndala dhe hėngra. Ishte vėrtet i shijshėm. Por kjo ėshtė mėnyra mė e hershme e gatimit tė kafshėve tė egra dhe mė vonė tė buta.


    Kur po vazhdoja rrugėn pėr nė Korēė, mendova se kėshtu bėrė me gjithė territorin: e kemi futur nė hell dhe po e pjekim, sigurisht pėr ta ngrėnė.

    Maks Velo/Shekulli

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    825
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    or shoket e partis shkaterrimin qe ka pesuar Shqipja jon e shkret ne kto 20 vjetet e fundit edhe 100 vjet te tjera do ta ndjejm...nuk mbyllen leht plaget qe kan hap kta gomaret..

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •