Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Meritokracia

  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395

    Meritokracia

    Prolog

    Njė plak kishte dėrguar dy qe pėr t' i shitur nė treg. I afrohet njė blerės dhe e pyet pėr veset e tyre. Plaku i thotė: Ky i trashi ėshtė i fortė, mund tė lėrojė shumė, por nuk i pėlqen aspak puna. Ky i holli, i dobėti, ka shumė dėshirė, por nuk mundet, nuk ka fuqi fare. Nė rastin e parė pėrtacia kronike, nė tė dytin, ambicia e madhe dhe pamundėsia e madhe. Vetėm dėshirė. Asgjė mė shumė. Duket se nė skenėn politike shqiptare kemi demin e hollė.

    Ēudia mirėpo ėshtė se politikanėve shqiptarė qetė u pjellin viēa... Nė shtypin perėndimor nuk ka lajme tė mira, me pėrjashtim tė ndonjė libri tė pėrkthyer, ndonjė sportisti apo kėngėtari. Para disa viteve mbushte faqet e gazetave kriminaliteti shqiptar jashtė. Viteve tė fundit mbushin faqet qeveritė tona; me korrupsion, me vjedhjen e buxhetit dhe moskryerjen e detyrave, qė u cakton BE pėr pezullimin e vizave, respektivisht pėr integrim.

    Mė shumė lajme tė dėmshme prodhojnė Shqipėria dhe Kosova se sa krejt vendet e Europės veriperėndimore apo Kina. Imazhi shqiptar tani dėmtohet edhe nga Qeveritė shqiptare. Te qetė tona nuk ėshtė vetėm problemi i pafuqisė, por edhe i paaftėsisė brengosėse, mosdijes, me njė gravurė diletantizmi dhe pėrkulje tė pashoqe nė Ballkan. Kėto dukuri kanė nxjerrė opozitėn nga Kuvendi nė Shqipėri. Kėto dukuri bėnė tė domosdoshme daljen e Albin Kurtit nė skenė. Kėto dukuri po nxjerrin nė mal shqiptarė tė armatosur nė Maqedoni. Meritokracia nė falimentim e sipėr. Situata e re kėrkon personazhe tjera, vizionarė tjerė, sepse nė politikė mosdija e Qeverisė krijon hapėsirė, mundėsi dhe domosdoshmėri pėr liderė tė rinj, qė dinė tė ndėrtojnė rend demokratik dhe tė drejtė. Nuk ėshtė koha e komunizmit dhe qėndrimeve statike, por e rrotullimeve, dinamizmit, lėvizjeve permanente tė vlerave, botėkuptimeve, gjykimeve dhe bindjeve tė reja, qė e bėjnė tė pamundur dhe tė padurueshme mbijetesėn e matrapazit politik.

    Shqipėria


    Sali Berisha ka shpallur veten tribun dhe vetja, qė solli demokracinė nė Shqipėri. Meritat i ka sekuestruar, ashtu si Enveri dikur. Bėrtet dhe ēirret thua se nuk ka qenė kurrė stalinist. Shanė opozitėn, ashtu si shante Partia e Punės revizionistėt. I kanoset opozitės, ashtu si kėrcėnonte Enveri mikroborgjezėt. Mendon, gjykon dhe flet si baza e dikurshme dhe pėrdor tė gjitha makinacionet, tė gjitha mekanizmat nė dispozicion pėr ta ngulfatur demokracinė. Krejt kjo me njė qėllim: Shpėrkoqjen e popullit dhe zaptimin e pushtetit. Kryeministri shqiptar nė Perėndim paraqitet si qengj, kur kthehet brenda bėhet ujk. A thua mendon se Perėndimi nuk dinė si sillet ai brenda? Shkon nė Itali dhe atė qė duhet t' i premtojė mikut tė vet nė njė bisedė me dyert tė mbyllura, i deklaron publikisht, thua se pėr tė do tė votohet edhe nė Itali. Me njė italishte plot gabime, u premton italianėve se nuk do tė vijnė kurrė mė gomone me klandestinė shqiptarė nė brigjet e Italisė. Thua se gomonet ishin gati dhe duhej qetėsuar romakėt nga kanibalėt e Ilirisė.

    Pėr italianin e rėndomtė kjo deklaratė ka kėtė kuptim: " Vetėm ky mund tė pengojė shqiptarėt, ndryshe do tė vinte e tėrė Shqipėria te ne, e tha edhe Kryeministri..."

    Pėr tė fituar simpatinė e Kosovės, autostradėn, qė i kushtoi mė shumė se nė RFGJ e pagėzoi "Rruga e Kombit". Thua se komb ka vetėm drejt Kosovės, e jo edhe drejt Greqisė, drejt Malit tė Zi dhe drejt Maqedonisė. Akoma pa mbaruar festa dhe mburrja me Kryeministrin nė Kosovė, u dhuroi serbeve tė Kosovės 400.000 €. Shkrimtarėt e rinj shqiptarė nuk kanė mjete pėr t' i publikuar veprat e veta. Me ato lekė, kulturės shqiptare do t' u kishin shtuar sė paku 400.000 kopje tė librave pėr brezat e ardhshme. Ato para kanė pėrfunduar te serbet, qė luftojnė sovranitetin e Kosovės. Serbia pranė kufirit me Kosovėn, nė jug, ku jetojnė shqiptarėt, ka ndėrtuar kazermėn mė tė madhe nė Serbi. Serbet shpresojnė se njė ditė nė SHBA arrin njė proserb, ndryshon politika e tyre dhe ata pėr dy orė arrijnė nė Prishtinė. Shqiptarėt jetojnė me iluzione. Serbet pėrgatiten. Shtetet kanė fatin e njerėzve, lindin dhe vdesin! Ashtu si edhe miqėsitė nė mes popujve. Serbia e dinė kėtė dhe pėrgatit varrin e nesėrm pėr Kosovėn, akoma pa i zhvarrosur shqiptarėt e djeshėm nėpėr Serbi...

    Para disa ditėve Kryeministri nxori lepurin nga xhepi si David Copperfield. Akuzoi Ramiz Alinė pėr masakra. Kush fajėson Ramiz Alinė? Ramiz Alinė akuzon njeriu, qė nuk hapė dosjet e Ramiz Alisė!!! Kolegu i Ramiz Alisė. Pse Kryeministri shqiptar merret me kallėzime penale e jo prokuroria? Pse ky Kryeministėr ka kohė tė merret me punė tė tilla? Mosveprimi i prokurorisė tregon se fjalėt e Kryeministrit nuk i merr askush seriozisht. Ec e merre vesh kėtė rend, kėtė Kryeministėr, ēekanin e tij dhe gozhdėt, qė pėrdorė ai dhe arsyen! A mund tė paditet Kryeministri pėr fshehjen e krimit pėr 20 vjet? Po, duhet. Nė demokraci, po. Ka fshehur gjenocidin e Ramiz Alisė!

    Nėse shikohen zullumet e tij, atėherė mund tė diktohen dhe shquhen veprat e tija antikombėtare: Pasi me sukses rrėmbeu meritat e demokracisė, solli peshkopin grek nė Shqipėri pėr tė fituar simpatinė e tyre dhe tė Qeverisė greke. Thua se do tė kandidohej edhe nė Greqi. Akoma pa u kapėrdirė mirė kjo, popullin qė kishte dalė nga ateizmi, e anėtarėsoi nė njė konferencė fetare pa e pyetur. Thua se pėr tė do tė votohej edhe nė Azi, edhe nė Afrikė. Edhe pse shihet qartė se aty Serbia ka mė shumė ndikim, se sa anėtari me emrin Shqipėri! Akoma pa pėrfunduar kjo ēudi, e shndėrroi Shqipėrinė nė Egjipt me piramida dhe faraon tė rinj. Kėtu ia doli ta rrėnojė edhe shtetin.

    Kjo nuk mjaftoi dhe hodhi Gėrdecin nė ajėr. Kjo ishte pak dhe u zu nė corpus delikti duke falur detin, si mbreti dikur tokėn. Mbretin shumė e konsiderojnė tradhtar, Saliun demokrat dhe patriot. Ērregullim i plotė i vlerave, vlerėsimit dhe botėkuptimit. Pa pikė koherence. Dėrgoi ministrin Meta nė Beograd pėr t' i treguar botės se ne ia falim Serbisė tmerret dhe gjenocidin dhe pėr tė dhėnė prova se e ka pėrnjėmend, fton edhe Tadiēin, qė kontrollon njė tė tretėn e Kosovės dhe financon struktura paralele...Ky, mirėpo, pėr karrigen nuk do tė ngurrojė ta rrėnojė edhe njė herė shtetin, e as t' i prishė marrėdhėniet me BEE apo me SHBA-tė, sepse La loi c' est moi!L'état c' est moi, mendon ai.


    Kosova


    Kryeministri Thaēi pranon gabimet dhe betohet se do tė punojė mė mirė. Pse deri tash nuk u punua mirė, nuk dihet, mirėpo ata janė paguar edhe pėr punėn e keqe. Pėr punė tė keqe paguheshin komunistėt, nė demokraci pėr punė tė keqe rrėzohen Qeveritė. Nė Europė ku dėshiron integrimin, nuk mund tė merret me mend njė ministėr nėn hetime dhe tė mbetet nė pozitė gjatė procedimit penal. Sė paku jo gjatė hetimeve, sepse nė demokraci nuk ka hetime pa prova. Nuk mund tė merret me mend njė gazetar nė televizionin publik, si ai nė Kosovė, qė ofendoi gazetaret, dy zonja, nė mėnyrė aq tė ulėt dhe tė mbetet moderator nė njė televizion publik. Nė shprehjet e tija nuk shihej gjurmė se moderatori i RTK-sė ka mbaruar shkollėn fillore. Fliste protoshqipen, madje tingėllonte edhe si Pal Engjėlli dhe "Formula e Pagėzimit".

    Nuk mund tė imagjinohet njė moderator nė televizion publik perėndimor, qė nuk zotėron gjuhėn standarde tė kombit tė vet. Pse te ne ėshtė e mundur kjo? Pse njė moderator i tillė nuk mund tė largohet nga puna kur nuk plotėson as cilėsitė morale, as pėrgatitjen profesionale? Nuk ėshtė vetėm ky. Kemi kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, qė kur ishte dekan i Universitetit shau "nanėn" me sms njė njeriu. Ndoshta gegėrishtja i tingėllon mė e efektshme pėr shantazh ashtu si kėrcėnohen mafiozėt, nė dialekt, si napolitanėt pėr shembull apo siqelianėt e Palermos.

    Pas sharjeve dekani bėhet kryetar i Gjykatės Kushtetuese. Ky ndoshta edhe nuk mund tė largohet, sepse deri sa ishte dekan i universitetit thuhet se doktorėt e shkencave prodhoheshin nė tre turne, pa pra dhe shumė prej tyre me plagjiatura. As prokurori publik, qė nuk arrestoi njeriun edhe pse deklaroi se ka vrarė dhjetėra veta, as ai nuk mund tė pėrjashtohet nga puna. Nėse rrėzohet njėri, rrėzohen dhjetėra tjerė pas. Rrjeti nė rrezik. Nuk pėrjashtohet kryetari i Kushtetueses, nuk mund tė pėrjashtohet moderatori, nuk anulohen doktoraturat e vjedhura dhe nė fund ministri nė hetime!

    E kush ėshtė drejtoreshė e teatrit nė Prishtinė? Zonja, qė deklaroi se nuk dinte kush ishte Bekim Fehmiu. Nėse kemi edhe kryetar tė Shoqatės sė Shkrimtarėve, qė nuk njeh Kadarenė apo Qosen, atėherė kjo flet pėr shtetin me paterica, qė po ndėrtojmė. Shtet i retarduar dhe administrata e ndėrtuar me lidhje tribale, bazuar nė gjak dhe gjene, nuk mund ta ēojė vendin para, por vetveten para, popullin prapa!

    Mbetja nė punė e atyre njerėzve tė lartpėrmendur flet edhe pėr qeverinė. A thua nuk mendon kjo Qeveri se ajo po i jep mjaftė material Serbisė pėr ta luftuar njohjen? Si mund tė jetė funksionale ajo Qeveri e tė ndikojė nė pranime tė reja, tė vejė kontakte me qeveri nė botė, tė ftojė investues, kur ajo ka ministrģ nėn hetime apo nė vende kyēe njerėz pa veti morale, pa pėrgatitje tė mirė profesionale? A thua mendon kjo Qeveri se ēka flet Serbia pėr demokracinė e suksesshme kosovare?

    A nuk sheh kjo Qeveri se e mbushi me argumente Jeremiēin kundėr pavarėsisė? A thua mendon kjo Qeveri se bota nuk sheh ēka po ndodh te ne? A thua bleu kjo elitė rehati dhe pozita me sakrifikimin e flamurit, himnit dhe identitetin shqiptar tė Kosovės? Pse u denacionalizua elita politike nė Kosovė? Pse u denacionalizua Kosova? Pse Kosova gėnjen veten, ndėrton ardhmėri mbi gėnjeshtra dhe shpall veten shtet multietnik me pesė pėr qind pakica? Pse iu nėnshtrua kėtij urdhri antidemokratik? Pse nuk janė vende multietnike Maqedonia dhe Serbia, pėr shembull? A domethėnė se sakrifikimi i flamurit, me tė cilin u luftua, himni, emblema nė Prizren dhe gegėrishtja nė televizor, janė shenja dėftuese se elita, qė luftoi pėr ta bashkuar vendin, ka marrė urdhėr apo vendim ta kultivojė dhe ndėrtojė kombin kosovar, deri sa identiteti serb nė Bosnjė e Kosovė financohet, mbrohet e kultivohet? Kjo neglizhencė, ky menefregizėm politikė, nuk mund tė arsyetohet. Radhėn e ka Albin Kurti.

    Elita e viteve tė 90 po shfronėson veten. Albin Kurti ėshtė institucion, qė nuk mund tė manipulohet, nuk mund t' i bėhet presion, nuk mund tė korruptohet! Tė tjerėt duket se kanė pėrfunduar misionin e tyre. Radhėn e kanė ata qė nuk lejojnė t' u imponohen ndjenja inferioriteti. Albin Kurti ka njė vizion, elita e tashme ka histori, dikur punoi pėr vendin, tani punon pėr veten dhe sa herė zihen me presh nė dorė, deliktin e pėrligjin me meritat e kaluara, thua se populli jeton dje, e jo sot! Thua se merita e djeshme tė njehė apriori tė drejtėn e kleptomanisė sot! Nėse Kryeministri e ka seriozisht, ai pėr njė javė mund tė tregojė rezultate tė mėdha. Nėse jo, nė zgjedhjet e ardhshme do ta shfuqizojė veten...


    Maqedonia

    Marrėveshja e Ohrit u harrua, nuk zbatohet. Nė Maqedoni nuk dihet akoma sa shqiptarė janė e sa maqedon. Shumica duhet tė jenė shqiptarė, rreth 35 e ca maqedon, pastaj bullgarė e pakica tjera. Ne, mirėpo, nuk dimė numrin tonė tė saktė, edhe pse jemi nė Kuvend, por dihet se nė Maqedoninė Lindore qytet janė vogla dhe nuk ka aq banorė sa nė atė perėndimore, ku jetojnė shqiptarėt. Mirėpo, edhe kėtu kemi meritokraci, qė ka blerė pozitat me kompromis nė kurriz tė popullit. Belgjika ėshtė nė ndarje e sipėr pas zgjedhjeve tė fundit. Shqiptarėt edhe pse tė diskriminuar nė Maqedoni, luftojnė pėr ta mbajtur gjallė kėtė shtet dhe nuk mėsojnė nga serbet e Bosnjės dhe tė Kosovės.

    Ata edhe pse tė diskriminuar deri nė palcė, edhe pse dhjetėra mijėra qytetarė shqiptarė janė pa shtetėsi, dmth. pa tė drejta qytetare, por me obligime, ata pėrsėri luajnė "demokracish" me maqedonėt dhe marrin pjesė edhe nė Kuvend, gjersa ata na e shkruajnė historinė sipas dėshirave politike tė tyre. A thua pranuan diskriminimin e ri pėr rehatinė e vetjake?

    Sa pėr krahasim: Afrika e Jugut ka njėmbėdhjetė gjuhė zyrtare dhe shteti ka njėmbėdhjetė emra. Aty ku sundoi apartheidi, gjuhė zyrtare janė edhe ato qė fliten nga dy, tre e katėr pėr qind tė popullsisė. Pėrafėrsisht 23 % flasin isiksoza, 30%, isizulu, 11,9 sepedi, 10% secuana, 3,4 sisvati, 2,9 ēivenda dhe 5,6 % ksiconga, etj. Nė Maqedoni shqipja nuk ėshtė zyrtare, aty ku jetojnė mė pak se 20 pėr qind shqiptarė. Nė Afrikėn Jugore gjuha me 2,9 pėr qind ėshtė gjuhė zyrtare. Nė Kosovė gjuhė zyrtare janė edhe ato, qė fliten me mė pak se njė pėr qind. Dhe, kjo ėshtė mirė. Shteti nuk duhet tė ketė tė drejtė ta ēzyrtarizojė gjuhėn e qytetarėve tė vet. Republika e Maqedonisė diskriminon shqipen dhe shqiptarėt dhe shpėrblehet me pezullimin e vizave, sepse politikanėt shqiptarė heshtin. Nė webfaqen zyrtare tė Qeverisė maqedone mund tė gjenden informacione nė gjuhėn maqedone dhe angleze, por jo shqipe. Nė webfaqen gjendet vetėm flamuri maqedon, e jo edhe ai shqiptar. Emrat e ministrave shqiptarė, edhe pse u luftua pėr barazi, shkruhen me alfabet maqedon. Kjo ministrat nuk i pengon, me rėndėsi rrogat, pozitat e tyre. Gjuha shqipe nuk ka rėndėsi. E kush na i ka fajet? Askush, vet ne. Vetėm ne, mirėpo shtrohet pyetja pse u luftua?

    Deri sa ne vazhdimisht t' i kėrkojmė fajet diku tjetėr, deri atėherė do t' i pėrligjim dėshtimet tona dhe nuk do tė ecim para. Skena jonė e sotme politike ka merita tė mėdha pėr tė kaluarėn, tani shihet se i ka dalė afati! Nuk ka mė ide dhe sillet rreth vetvetes dhe merret me vetveten. Ėshtė njerėzore, programin qė patėn i ka shėrbyer njė epoke tjetėr, tani duhet program tjetėr, vizion tjetėr dhe pėrkushtim tjetėr.

    Lugina. Harrojeni kėtė! Ata edhe pse luftuan, nuk fituan gjė. Ka 60 vjet qė nuk ndjehen keq me dėrgimin grave nė Vranjė pėr lindje. Nuk ia vlen tė merremi me njerėzit, qė kanė fuqi shtatzėnat t' i dėrgojnė 50 kilometra larg. Ata tjerrin iluzione! Le tė tjerrin, le tė vegjetojnė se kėshtu ndjehen tė lumtur...

    Epilog

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, meritokracia rrėmbeu pushtetin dhe e mbajti me gjak deri sa gati i doli shpirti popullit dhe shtetit. Meritokracia e sotme shqiptare nuk mund tė mbijetojė aq shumė, por ka shpresa. Ajo po dėmton vetveten dhe shtetin.

    Nė krejt trojet shqiptare kemi nė krye meritokratė, qė para ēdo dėshtim i referohen tė kaluarės dhe me veprat e tyre nė tė kaluarėn, ata i japin vetes tė drejtė ta mashtrojnė, ta vjedhin dhe ta shkatėrrojnė imazhin e shqiptarit, sot, sepse dje kanė qenė tė mirė dhe tani mund t' i lejojnė vetes edhe vjedhjen e shtetit, qė ndihmuan nė lindje, por nuk e ndėrtojnė si duhet. Ata nė njė ēast historik u treguan tė mirė. Ata ditėn ta ndihmojnė vendin nė kohė krize, por nuk mund tė kėrkohet prej tyre nė ēdo kohė tė jenė tė mirė e tė aftė.

    Komunistėt dėshtuan me rendin komunist, sepse duke iu qasur sė kaluarės, trimėrisė, sakrificės dhe ēlirimit tė vendit, qerasėn me pozita, jo ata qė dinin, por besnikėt, injorantėt dhe ata qė meritonin nė bazė tė veprave nė tė kaluarėn, kėshtu zaptuan shtetin dhe ekonominė duke e shndėrruar nė monopol sui geniersi. Sot, meritokracia, nė Shqipėri, nė Kosovė dhe Maqedoni do tė dėshtojė edhe kjo, sepse cilėsi tjera nevojiten nė kohė lufte dhe aftėsi tjera nė kohė paqeje. Populli jeton sot, jo dje, meritat e djeshme nuk e ngopin atė sot. Puna e Qeverive matet me ndryshimin e standardit tė jetės sė popullit. Puna e Ministrit tė Brendshėm matet me luftėn ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Nėse nuk ka ēdo javė rezultate, le tė ndėrrohet. Puna e Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės matet me njohjet e reja. Nėse nuk ka ēdo muaj njohje, le tė ndėrrohet. Ēdo ministri, ēdo muaj duhet t' i paraqesė rezultatet e vet, kush nuk ka, duhet ndėrruar...

    Meritokracia e shty gurin deri kėtu, mė shumė nuk mundet. Trimėria e djeshme i shėrbeu lindjes sė shtetit, i duhet historisė dhe historianėve. Transparenca, objektiviteti, ndėrtimi i shtetit ligjor dhe demokracisė kėrkon njerėz tė ditur, jo trima!

    Arsyetim: Mahatma Gandhi, qė ishte gjenial pėr kohėn e vet dhe mbetet i tillė pėr gjithmonė, me filozofinė e vet arrit ta ēlirojė vendin, por pas ēlirimit duheshin aftėsi tjera, qė edhe Gandhi i madh nuk i posedoi. Ai deri nė ēastin fundit ishte kundėr ndarjes sė Pakistanit, sepse ishte i bindur se njerėz me kultura dhe religjione tė ndryshme, mund tė bashkėjetojnė. Ai deshi tė krijojė vetėm njė shtet, u lindėn dy. Me Indinė lindi edhe Pakistani. Gandi me filozofinė e vet diti ta ēliroj vendin, por jo ta mbajė atė qė ēliroi. Kjo dėshmon katėrēipėrisht se njeriu nuk ka aftėsi pėr ēdo periudhė historike, sepse nė njė fazė tė caktuar dinė tė ndėrtojnė, por pasi tė pushojnė shkaqet e lindjes, nisė rrėnimi sepse mungon filozofia e re pėr periudhėn re. Njerėzore ėshtė kjo! Kėtė po e shohim nė Shqipėri, kėtė po e shohim nė Kosovė, kėtė po e shohim nė Maqedoni e Luginė. Koha po punon pėr protagonistė tė rinj, pėrndryshe do tė bėhemi gazi i botės dhe do tė vendnumėrojmė si nė kohėn e komunizmit. Serbia e kapėrceu Shqipėrinė edhe pse luftoi me vite. Ajo arriti tė konsolidohet, t' i pezullojė vizat, ta copėtojė Kosovėn dhe ta meritojė ftesėn e Sali Berishės...

    Nėse unė jam katolik, para altarit dua ta shoh priftin, jo hoxhėn. Nėse unė jam mysliman, nė xhami dua ta shoh hoxhėn, jo popin. Nėse unė jam demokrat, nė krye dua ta kem demokratin, jo stalinistin. Popi nė xhami ta prishė muslimanizmin. Hoxha nė altar ta prishė krishterimin. Stalinist nė krye tė Partisė Demokratike, ta prishė demokracinė! Siē e ka prishur. Ai nuk e prishi demokracinė pse vėrtetė e dėshironte kėtė, por nga dėshira e madhe pėr t' u dėshmuar si demokrat, pėr ta korrigjuar tė kaluarėn e vet, pėr t' u ekspozuar ndryshe, me orientim tė ri, pėr tė krijuar bindje tė reja. Ai nuk e bėn kėtė me vetėdije, ai mendon se po bėn mirė, por ai drejtohet nga nėndija dhe urrejtja e biografisė sė vet. Kryeministri e din se i ka vjedhur votat, por ai ėshtė i bindur se vjedhjen e ka bėrė pėr tė mirėn e popullit. Ai pos metodave komuniste, tjera nuk njeh. Pra, ai ka dėshirė, por nuk mundet. Ky mund tė quhet: ka-i-hollė-sindromė! Dėshirė po, dije jo! Kjo pėrshtypje fitohet nga skena jonė politike.

    Me qetė e hollė e tė dobėt nuk lėrohet ara! As me njė ka tė trash e tė fortė dhe me njė tė dobėt e me ambicie. Partitė tona nuk kanė potencial pėr t' i mbuluar vendet kyēe me njerėz tė aftė e profesional, ato duhet tė marrin njerėz edhe jashtė partisė.

    Elita e sotme duhet ta shlyejė nga mendja se me meritat e djeshme meritohet, zaptohet, monopolizohet dhe privatizohet shteti si nė kohėn komuniste...

    Me largimin e Kryeministrit shqiptar nga skena politike, ikėn stalinisti i fundit nė Europė, pėrfundon tranzicioni dhe nisė kultura demokratike dhe pėrparimi i vendit. Partia Demokratike ka dhjetėra njerėz, qė mund ta bėnin punėn e Kryeministrit mė mirė dhe me pėrgjegjėsi se sa ai.

    Naser Aliu/Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Ka pas egzistuar ndonjehere meritokracia ne shqiperi? Qofte gjate komunizmit, qofte gjate socializmit, qofte gjate demokracise?
    Nepotizmi eshte karakteristike e popullit, gje qe trashegohet edhe prej politikes.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •