Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    Shqypnia.INFO
    Anėtarėsuar
    20-07-2009
    Postime
    12
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Realizmi ne letersine evropiane

    Fjala realizem rrjedh nga fjala latine – realis-(reale). Termi realizem ne letersi ka kuptimin e metodes letrare, shkolles letrare, drejtimit dhe doktrines letrare, pra eshte nje formacion i ri stilistik.

    Tani shkrimtari realist ne vepren e tij nuk pershkruan ndjenjat e veta as per te bukuren e as per te shemtuaren, as per te miren e as per te keqen- por vetem per realen (te verteten).

    Realizmi si drejtim letrar, si epoke letrare u paraqit ne gjysmen e II te shek XIX (ne france) dhe zgjati deri ne vitet 60-70 te shek XIX.

    U paraqit ne fillim ne shtetet ku kundertheniet shoqerore ishin me te theksuara prandaj atje u paraqit me fuqishem, (France, Angli, Rusi), kurse ne shtetet te cilat ende kishin nevoje per unitet kombetar u paraqit me dobet,(Gjermani, Itali, Shqiperi, dhe shtetet tjera te europes), sepse keta shtete akoma nuk ishin pergatitur per te ber kritik shoqerore.

    Realizmi ne letersine europiane paraqitet apo zhvillohet ne 3 faza:

    * REALIZMI I HERSHEM

    Kjo faze karakterizohet me fabulen dhe komentin moralizues. Perfaqesues te kesaj faze jane: Balzaku(France), Carls Dikens (Angli), Gogoli(Rusi).

    * REALIZMI I ZHVILLUAR

    Kjo faze merr hov pas revolucionit francez (1848). Tani personazhi kryesor u paraqit si determinues i marredhenieve shoqerore. Perfaqesues kryesor jane: G.Flober, Ivan Turgeniev, Gon Carov etj.

    * REALIZMI I LARTE

    Realizmi i larte paralajmeron shthurjen e parimeve realiste dhe paraqitjen e formave te reja moralizuese. Tani ndjenjat pikpamjet e shkrimtarit afrohen me ndjenjat e personazhit gje qe shpien drejt monologut te brendshem.

    Kete faze e perfaqeson : fytyrat me te njohura te letersis boterore si : L.Tolstoj, F.Dostojevski etj.

    burimi: http://shqypnia.info/realizmi-ne-letersine-evropiane/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Proud to be ALBANIAN

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •