Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Ka ardhur koha e Qytetarit?

    Ka ardhur koha e Qytetarit?
    Dr. Mimoza Boēari | 19/06/2010 |Shekulli
    Pas diktaturės 48-vjeēare, Shqipėria nuk ka pasur asnjėherė njė qeveri demokratike. Qė prej vitit 1992, jeta nė Shqipėri drejtohet nga njerėz tė paaftė, delirantė, tė korruptuar qė me cilėsitė e tyre i kanė bėrė gropėn tė ardhmes sė kėtij populli, qė ka mbijetuar deri sot me sakrifica tė mėdha.


    Kur shikoj kėtė realitet shqiptar pyes veten; jemi komb pa dinjitet, qė na shijon mė shumė vuajtja dhe ligėsia? Apo jemi thjesht frikacakė llafazanė, qė mbushim kafenetė ku kritikojmė tėrė ditėn, pa pasur guximin t'i themi hajdutit nė fytyrė se je hajdut?


    Vjen kjo nga e keqja e gjatė qė kemi pėrjetuar, qė na ka zhbėrė ēdo cilėsi tė mirė njerėzore? Kaq e dhimbsur qenka kjo jetė pa dinjitet qė bėjmė pėr njė copė bukė, ku shikojmė se si na poshtėrojnė ēdo ditė, pa pasur tė drejtė pėr tė kėrkuar tė drejtėn tonė as nė gjykatat e Shqipėrisė, na punėsojnė vetėm nėse i pėrkasim partisė ose shefave, na vjedhin pronėn, na vrasin fėmijėt me moralin e paskrupullt qė po kultivohet?


    Para dhe Karrierė. Imoralitet dhe korrupsion. Ky ėshtė motivi Shqiptar nė kėto vite tė qeverisjes post komuniste saliniane dhe fatosiane.


    Klasa qė ka fituar sot nė Shqipėri ėshtė ajo qė mbolli korrupsionin i kėtyre viteve, janė fidanėt e Saliut dhe Fatosit qė tani do mbrojnė ēka kanė vjedhur me dhunė. Ky produkt, anonim si bari i keq, qė vuri paranė me dhunė dhe kriminalitet, me arrogancė dhe brutalitet, vodhi prona dhe bleu diploma, ka marrė drejtimin e jetės dhe ekonomisė.


    Vepra e tyre ėshtė tė na mohojnė emrin, pronėn, aftėsitė, moralin. Qėllimi i tyre tė na marrin frymėn e lirisė dhe demokracisė, tė krenarisė dhe dinjitetit.


    Ky qėllim do realizohet ndaj tė gjithė atyre qė nuk i pėrshtaten skemės sė bindjes e skllavėrisė. Tė bindurit qė sot u shėrbejnė qeveritarėve, qė vjelin taksat e korrupsionit dhe pėr tė paguar qeveritarėt, do shpėrblehen me dėnim kur nuk do jenė mė tė vlefshėm. Por qeveritarėt kanė bėrė gabime, ata harruan se ē'tė mbjellėsh do korrėsh.


    Kėtė e tregon dhe revolta e banorėve tė Vlorės ndaj prishjes sė ndėrtimeve informale. Njerėz qė u lanė tė lirė tė dhunojnė dhe tė vjedhin pronėn e tjetrit dhe tė ndėrtojnė me paratė e kontrabandės njerėzore, ngrihen tani me dhunė kundra kėtij shteti qė jua dha kėto mundėsi.


    Sepse fatkeqėsisht, kėta njerėz nuk e kanė kuptuar qė ata deri tani u lanė tė lirė tė ushtrojnė kriminalitetin si vegla tė arritjes sė qėllimeve tė kėsaj qeverie, qė pėr 18 vjet me radhė me ndihmėn e tyre shkatėrroi pronarin e mirėfilltė, qė e vuri pronėn me mund e gjak pėr shumė breza, dhe jo si disa sot pėr shumė ditė. Tani kėta njerėz nuk i duhen mė, tani e kanė radhėn ata. Fatkeqėsisht, kėto politika antinjerėzore nuk i sheh dot ēdo njeri.


    Nėnave tė Vlorės nuk u janė tharė akoma lotėt e 1997 e tė kanalit tė Otrantos. Trupat e fėmijėve tė tyre janė akoma nė det, por ato nė vend tė ngrihen tė gjejnė autorin e kėsaj tragjedie njerėzore, qė kjo tė mos pėrsėritet pėrsėri, kėrkojnė tė mbrojnė shtėpitė informale tė ngritura mbi jetėn e tjetėrkujt. Kjo kėrkesė e tyre ėshtė e gabuar. Fjalėt e mia janė tė rėnda, por tė vėrteta.


    Rruga e kėtyre njerėzve qė pėrplasen sot me ligjin, ėshtė e gabuar. Ne duhet tė dalim nė rrugė tė gėzojmė kur nė Shqipėri zbatohet ligji, edhe pse nė rastin e Vlorės kjo bėhet vetėm se u ka ardhur ora realizimit tė planeve tė pushtetarėve.


    Nė qoftė se ky shtet do zbatonte ligjin qė nė fillim kur e shkroi atė, sot nuk do kish prishje tė shtėpive informale, s`do kish tragjedi gomonesh, droge, prostitucioni, vrasjesh, Gėrdeci, Otranto, firma piramidale, 1997, e sa e sa shumė tė tjera.
    Por, ne nuk kemi qeveri, ne kemi vetėm qeveritarė qė abuzojnė me jetėt tona, duke keqpėrdorur besimin tonė.


    Pyetja ėshtė deri kur do lejojmė tė na vėnė brirė? Deri kur do vazhdojmė tė sakrifikojmė jetėt tona pėr tė mirėn e qeverisė?


    Analiza e karakterit tė shqiptarit ėshtė tronditėse. Ne jemi gati tė luftojmė pushtuesit shumė mė tė mėdhenj nė numėr, tė hipim nė anije dhe tė vdesim nė fund tė detit, jemi gati tė vrasim vėllanė e shokun, tė shesim vajzat e fėmijėt, tė braktisim atdheun e tė dergjemi burgjeve pėr kriminalitet, por s“kemi kurajė as ta kundėrshtojmė Saliun qė e kemi zgjedhur vetė.


    Nuk ia bėj kėtė pyetje atij fukarait qė s“ka bukė tė hajė, por atyre qytetarėve, qė rrinė kafeneve dhe diskutojnė plot zjarr nė se ėshtė mė e mirė PS apo PD, Edi apo Saliu, kur para u shtrohet pyetja Diktaturė apo Demokraci, korrupsion apo moral shoqėror. I drejtohem qytetarit, qė duke dyshuar gjithmonė tek e mira i bėhet mbėshtetje sė keqes.


    Shoqėria ėshtė njė familje e madhe ku njerėzit jetojnė me njėri-tjetrin duke respektuar rregullat, normat dhe ligjet qė ajo ka vėnė vetė. Mosrespektimi i tyre tė ēon nė anarki dhe kjo ėshtė faza qe tė ēon nė luftė civile.


    Nė ēdo shoqėri ka njerėz tė ligj dhe tė mirė. Ėshtė detyra e kėtyre tė fundit qė tė angazhohen nė kėtė proces. Njerėzit e njė shoqėrie qė konstatojnė tė keqen dhe nuk bėjnė asgjė kundra saj, tregojnė se nuk kanė mirėsi tė mjaftueshme.


    Pohimi i kėtyre tė vėrtetave ėshtė i hidhur dhe tė dekurajon, por unė kam shpresė se qytetari shqiptar qė e ka nė gen tė transmetuar mirėsinė do gjejė forcė dhe kurajė t'i thotė ndal edhe njėherė kėsaj murtaje tė madhe tė korrupsionit qė na kanė imponuar qeveritė.


    Korrupsioni, pėr tė cilin unė flas, janė qeveritė e kėtyre 18 viteve nė Shqipėri qė me paaftėsinė, keqpėrdorimin e besimit tė votės sonė kanė shkaktuar qė Shqipėria nė vitin 2010, tė jetė vendi mė i varfėr i Europės, (megjithėse nė bazė tė burimeve natyrore qė ka, ēdo shqiptar lind i pasur), me shkallėn mė tė lartė tė korrupsionit 92%, me emigracion 30%, trafikimi i qenieve njerėzore, drogės, vrasjeve, vetėvrasjeve.


    Nė shoqėrinė tonė, ku sot fiton imorali s'ka ē'tė duhet morali, ku fiton paaftėsia s“ka ē'tė duhet aftėsia. Ėshtė kjo ėndrra e qytetarit shqiptar?? E imja, jo. Dhe jam e bindur qė si unė jam shumė. Ne kemi vetėm njė problem, nuk kemi thėnė mendimin dhe nuk kemi kėrkuar tė drejtėn tonė. Ka ardhur koha pėr ta bėrė kėtė.


    Me dhimbjen qė jetojmė ēdo ditė, nė vend qė tė tkurremi nė guaskėn e frikacakut, llafazanit, indiferentit, tė kėrkojmė realizimin e qėllimit tonė pėr njė shoqėri demokratike dhe tė drejta njerėzore. Nė anėn tjetėr pėrballė dobėsisė sonė, ngrihet arroganca e hajdutit, imoralit, tė paaftit qė njė ditė do na marrin edhe "qetėsinė e kafesė" qė kemi aq qejf.


    Njė klasė injorante, imorale, abuzive sado tė zhvillohet do tė zhduket njė ditė. Kėtė e ka treguar historia njerėzore kudo ku mbiu kjo farė e keqe, qoftė dhe nė mbretėritė dhe diktaturat mė tė mėdha tė kohės. Domethėnia ėshtė qė njeriu synon gjithmonė tė shfrytėzojė njeriun, por gjithmonė ka pasur pėrkohėsisht sukses. Dhe suksesit tė kėsaj kategorie i ka ardhur fundi.

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ky ishte nje artikull bosh kembe e krye.I ngjan me teper fletushkave qe hidhnin komunistet ne vitet e luftes civile ne Shqiperi ( 43-44) sesa nje editoriali te shkuar nga nje njeri qe mbart nje titull shkencor DR.Thjesht demagogji e paster.Mjere per ata qe lexojne dhe frymezohen nga te tille artikuj.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Ky ishte nje artikull bosh kembe e krye.I ngjan me teper fletushkave qe hidhnin komunistet ne vitet e luftes civile ne Shqiperi ( 43-44) sesa nje editoriali te shkuar nga nje njeri qe mbart nje titull shkencor DR.Thjesht demagogji e paster.Mjere per ata qe lexojne dhe frymezohen nga te tille artikuj.
    Artikull bosh eshte nje artikull pa fjale, apo jo? Kuptohet qe cdo artikull ku permendet fjala Sali e Ed nuk mund te lexohet nga militantet shqiptare, pasi jane te programuar te mos procesojne asnje artikull ku permenden keto dy fjale te ndaluara..

  4. #4
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Artikull bosh eshte ai qe ka shume fjale dhe nuk thote asgje,si pune eketij me siper.Ndersa nje flete formati pa asnje fjale nuk eshte nje artikull bosh,por thjesht nje flete bosh.Mos i ngatro konceptet.
    Artikulli eshte i mbushur me demagogji.
    E para eshte se ligji famekeq 1501 i tokes eshte miratuar ne vitin 1991,kur ne fuqi ishte Partia e Punes,PD-ja e ka mare qeverine pas 22 marsit 1992.E dyta eshte se nga viti 1997 deri ne vitin 2005 ne pushtet ka qene PS-ja,qe autorja nuk e ka permnendur fare.Ne kete periudhe filloi edhe "pushtimi i bregdetit" dhe i te gjithe tokave shteterore dhe private .
    Autorja haron te those se disa laguna ju dhane ne pronesi grupeve mafioze,dhe banda e Aldo Bares kishte ne pronesi lagunen me te madhe ne Shqiperi ( dhe kjo ne epoken 97-05)
    Demagogjia e artikullshkrueses arin ne kulmin sepse ajo nuk parashtron asnje zgjidhje,por thjesht perserit ate qe asaj i duket se kane sens.Pra vetem ne optiken e saj.Ketu varet se me cilin sy e ka pare ajo realitetin, me ate me xham,apo me ate pa xham.
    Problemi nuk eshte se eshte permbendur Sala dhe Rama ( qe ka zevendesuar Nanon),por se artikullshkuesja nuk ka parashtruar ndonje problem qe nuk ishte i prekur me pare.Ajo thjesht ben nje riperseritje te shemtuar te realitetit Shqiptar.Ketu eshte edhe boshesia e ketij artikulli.Qe eshte thjesht nje bashkim fjalish pa esence dhe te pa kultivuara,sic eshte edhe inteligjenca e artikullshkrueses.
    Ky artikull eshte shkruar vetem me qellimin per te mbushur faqet e Shekullit,me ide qe i shkojne pershtat hijenes Koco Kokedhima.

    Fundi i artikullit eshte me qesharaku :
    Njė klasė injorante, imorale, abuzive sado tė zhvillohet do tė zhduket njė ditė. Kėtė e ka treguar historia njerėzore kudo ku mbiu kjo farė e keqe, qoftė dhe nė mbretėritė dhe diktaturat mė tė mėdha tė kohės. Domethėnia ėshtė qė njeriu synon gjithmonė tė shfrytėzojė njeriun, por gjithmonė ka pasur pėrkohėsisht sukses. Dhe suksesit tė kėsaj kategorie i ka ardhur fundi.

    Ketu autorja shpreh largpamesine e saj.Megjithate nuk e dime se kur do te vje ajo dite qe klasa imorale e politikes Shqiptare te jete crenjosur?! Kete autorja nuk ka guximin te na i thote,sepse ajo nuk do te permende Mesine e saj qe sipas Ngjeles qe sot luan rolin e Gjon Pagezorit, eshte Edi Rama.Prandaj them se ky artikull eshte bosh,sepse morali qe kerkon artikullshkruesja te thote eshte triumfi i te mires ndaj se keqes.Po a mund te shitet Edi Rama si "i mire"?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bel ami : 19-06-2010 mė 16:47
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tamam e ka ky shkrimi. Vetem se ka mangut qe nga erdhi kjo klase politike.
    Erdhi nga hazerxhevapet e partise se punes e cila para vdekjes polli dy vellezer siameze ps e pd ku ps dote "reformohej" kurse tjetra pdja do shante me themel e cati komunizmin qe ti rruante bishtin atij.
    Dhe keta vellezer siameze udhehoqen shqiperine jo me me fitorje te reja po me marrjen ne dore te saj pa leke e pa mund e djerese, udhehoqen drejt banditizmit, mafies, imoralitetit tamam si thote shkrimi.
    Ziren e grihen vellezerit siameze se sic duket babai Alia sja ka ndare me kandar farmacie pjeset po ne fund te fundit skane cte bejne se kane shtyllen kurrizore te perbashket.
    Shyqyr qe jane siameze e nuk martohen dot qe te pjellin brez te ri si vetja.
    E keqja eshte se ska mendere akoma Shqiperia ti heqe qafe para kohe po po pret te vdesin vete ata.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 19-06-2010 mė 22:10
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo bocari eshte ajo grevistja e edvinit qe pretendon se saliu ja ka vjedhur tokat ne himare.

    mirpo ja cna del ne kte shkrim te KJ-se.

    -

    Akuza: Me dhunuan Qato dhe Peza
    Akuza per ushtrim dhune fizike ndaj kryetarit te Sindikates se Transportit, Gezim Qato dhe nipit te deputetit Dashamir Peza, Alban Peza e personave te tjere, vijne nga nje shtetas qe ka konflikt pronesie per nje truall ne zonen e Dhermiut tek ish-Kampi i Punetoreve. Duke folur per “Koha Jone”, Kledi Zhupa, vellai i Jani Zhupes thote se ky i fundit eshte dhunuar nga disa persona qe i identifikon si Alban Peza, Gezim Qato, kryetar i Sindikates se Transportit e te tjere. Sipas deklarimeve te Zhupes dhe denoncimit te depozituar prane Komisariatit te Policise se Himares, Jani Zhupa eshte demtuar fizikisht nga Gezim Qato e Alban Peza. Madje sipas Zhupes, ai eshte dhunuar edhe nga rreth 15 persona te tjere. Zhupa thote se ka marre demtime te renda ne trup, fytyre dhe koke. Ne vendngjarje kane shkuar forca policore te Komisariatit te Himares. “Forcat e rendit nuk kane nderhyre per te ndaluar keta persona por i kane anashkaluar ata”, - shprehet i zhgenjyer Zhupa duke shtuar se pas kesaj, iu drejtua komisariatit per kallezim penal. Shefi i Krimeve te Komisariatit te Policise se Himares, Blerim Gjini, i pyetur nga “Koha Jone”, deklaroi se “lidhur me ngjarjen e ndodhur, po hetohet mbi akuzen e parashikuar prej nenit 90 te Kodit Penal, “demtime me dashje”. Z.Gjini tha se ngjarja do te hetohet ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Rrethit Vlore per te sqaruar deri ne fund rrethanat e saj. Shefi i Krimeve pohoi se shoqerime te mundshme te personave te perfshire ne ngjarje do te behen vetem bazuar mbi aktin e ekspertimit mjeko-ligjor qe pritet te dale pas denoncimit qe beri shtetasi Jani Zhupa. Denoncimi: Peza zaptoi 17.000 m2 prone ne Dhermi

    TIRANE – Ne nje kohe kur Dashamir Peza pretendon per marrjen e prones se tij te trasheguar ne Peze te Tiranes, nipi i tij Alban Gani Peza akuzohet se ka zaptuar 17.000 metra katrore prone me pronar persona te tjere. Nje truall prej 17.000 metra katrore ne zonen e Dhermiut, eshte blere prej Pezes ne vitin 2004 nga Sindikata e Pavarur, ne nje kohe kur sindikatat nuk kane te drejte ligjore shitjen e trojeve. Prona Spiro Zhupa duke folur me “Koha Jone”, thote se i “eshte grabitur nje siperfaqe prej 2318 metra katrore, ndersa pjesa tjeter e grabitur i perket personave te tjere juridike te cilet disponojne tapi te vjetra te ketyre pronave qe i perkasin periudhes perpara vitit 1946, te trasheguara nga gjysherit e stergjysherit e tyre”. Zhupa thote se me 10 shkurt te vitit 1994, Hipoteka e Vlores ka regjistruar truallin prej 800 metra katrore te Kampit te Punetoreve ne Dhermi ne emer te Petro Zhupa, e cila ishte regjistruar ne kadaster dhe ekzistonte ne listen e pronesise numer 120 ne emrin e te te atit te Spiros, Spiro Jani Zhupa, pas Reformes Agrare. Prona madje ishte e skicuar me siperfaqet e saj. “Edhe pse me pronare, toka do te pushtohej nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise, e cila do ta regjistroje ne menyre te paligjshme token ne emer te vet”. Zhupa thote se trualli perbehej nga nje godine e re katerkateshe me dyzet e gjashte dhoma, ambientet ndihmese, furre buke, depo karburanti, garazh zdrukthetari, klub, depo uji, si dhe trualli sipas planimetrise. “Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ngre ne kete truall toke te ashtuquajturin Kampi i Ri. Pas zaptimit te tokes, Petro Zhupa e dergon ceshtjen ne Gjykaten e Vlores. Ne vendimin me numer akti 3177, te dates 12 shkurt te vitit 1998 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore shprehej se “gjate gjykimit rezultoi e vertetuar se ne vendimin nr 105 te dates 31.03.1994 te K.K.P-se Vlore, paditesi eshte njohur si pronar mbi nje truall me siperfaqe 800 m2, me kufizime te njohura, mbi te cilen eshte ndertuar kampi i ri i Dhermiut. Kjo ndertese me dekret nr 204 te dates 05. 06. 1992 ka kaluar ne pronesi te sindikates sic rezulton nga vertetimi i prones date 07.03.1994. Ne rrethana te tilla gjendemi para kushteve te parashikuara nga nr 12/2 i ligjit 7698 date 07.03.1993 e si rrjedhoje Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise qe eshte pronari i nderteses te detyrohet te lidhe kontraten e qirase me pronarin e truallit qe eshte paditesi”. Zhupa thekson se sipas vendimit te formes se prere nga Gjykata e Rrethit Vlore, pronarit te truallit Petro Zhupa duhet t’i paguhet shuma prej 256 000 leke ne vit. Shitja Ne kohen kur Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ishte ne proces gjyqesor me pronaret e vertete te truallit, vendos me daten 15 maj te vitit 1997 e perfaqesuar nga Sekretari i Pergjithshem Xhevat Llabani, t’ia dhuroje truallin e saj, Sindikates se Pavarur te Transportit, e perfaqesuar nga kryetari Gezim Qato. Nga dokumentet e siguruara provohet se ne kohen kur Sindikata e Pavarur e Transportit, i eshte dhuruar prona, ajo nuk ka qene e regjistruar me vendim gjykate. Krijimi i sindikates ne Gjykaten e Rrethit Tiranes eshte bere me 7 korrik te vitit 1997, si nje organizate me personalitet me vete. Ne vendimin e dhene nga gjyqtarja Anila Capo thuhet se “gjykata vendosi regjistrimin e organizates “Sindikata e Pavarur e Transportit te Shqiperise” si sindikate qe bashkon punonjesit e transportit per te mbrojtur interesat e te drejtat e tyre ekonomike sociale ne raport me punedhenesit e me organet shteterore e per te ngritur kete lufte ne nje nivel me te larte”. Nderkohe qe prona eshte dhuruar rreth dy muaj me pare. Nuk do te zgjase shume kohe kur ne skene do te shfaqet nje shoqeri e njohur si “Silva” sh.p.k e cila do te kete 60 per qind te aksioneve. Ne vitin 2004, Sindikata e Pavarur e Transportit me 40 per qind te aksioneve dhe shoqeria “Silva” sh.p.k nepermjet nje tenderi do e shesin kete prone Alban Pezes ne vleren 47.296.700 leke, duke u bere ne kete menyre pronar i truallit te familjes Zhupa. “Aktualisht 12 pjesetaret e nje familje do t’i drejtohen serish gjykates se Vlores, ku pale e paditur do te jete Alban Peza dhe Sindikata e Pavarur e Transportit”, - pohon z.Zhupa.

    -

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kjo thote te mjeret - po te mjeruarit???


    GAZETA SHQIPTARE, 20/06/2010

    Tė mjerėt
    Brizida Gjikondi

    Qershor 2010, mbetėm qesharakė, mbetėm majmunėt e Evropės, kamikazėt e vetvetes.

    Epshi pėr pushtet shtazarak..dhe hakmarrja primitive ndaj njėri-tjetrit, mbetet pazari i vogėl qė mban peng prej shekujsh vlerat e mbarė njė kombi. Duke kaluar dje pėrpara Muzeut Kombėtar, mė vrau sytė dhe shpirtin tim tė lodhur tashmė, njė skelė gjigante qė mbulonte mozaikun historik qė nė gjenezė tė kėtij Muzeumi, skelė e cila natyrshėm mbulonte punimet dhe modifikimet e radhės qė do t’i bėjmė ne, kamikazėt e vetvetes gjithēkaje qė ka tė bėjė me tė shkuarėn tonė, tė hidhur apo tė lavdishme, ne pėrjetėsisht do “rrnojmė veē me tregue..”.

    Shqipėria tashmė po kalon etapėn tragji-komike tė radhės: shkatėrrohet, mohohet, poshtėrohet, gjithēka e ngritur mė parė nėn flamujt e njė Shqipėrie dixhitale nė pritshmėri. Askush ndėr njerėzit e ndriēuar tė kėtij vendi s’pranon te kuptojė se ē’po bėhet realisht me Shqipėrinė.

    Njė sistem mafioz i heshtur, tashmė i strukturuar po mirėfunksionon nė shtyllat bazė tė njė shteti qė veē shtet i sė drejtės nuk ėshtė. Drejtėsia, pronėsia, dinjiteti kombėtar, biznesi, shėndetėsia, turizmi, arsimi, mediat, shoqėria civile etj, janė veē hallka tė njė pazari tė madh mafioz, pazar i cili fillon nė mėnyrė hierarkike, nga titullarėt e lartė, deri tek sportelet e ndyra tė korrupsionit ordiner nė themel tė shtetit.

    Tė gjithė “idhujt e rremė tė radhės” dinė gjithēka pėr njėri-tjetrin, por tė gjithė kanė ngrėnė tė njėjtėn ēorbė, ndaj heshtja konvertohet realisht nė flori. Edhe “Pishtarėt e Demokracisė” pėrpos komunistėve janė shitur tashmė, pishtari i tyre ėshtė fikur nė ujėrat e qelbura tė politikės korruptive, pasi, ndoshta, dhe gjeneza e tyre luftarake logjikisht s’do ketė qenė pėr Demokracinė e vėrtetė, por pėr zili dhe pushtet grabitqar i kamufluar me idealizma profane.. .

    Populli...,thjesht mish pėr top, si pėrherė. Nė ēdo dekadė Shqipėria prodhon kriza vetasgjėsuese, duke bėrė ta mallkojnė, tė parėt, bijtė e saj tė ndriēuar, tė fundit Judat e saj, tė cilėt si ēakejt kėrkojnė fajėsinė tek shoqi-shoq. Nė kėtė situatė, ku i pari i vendit ėshtė dhe manipulatori mė i madh i sė vėrtetės dhe agresori mė i madh i qetėsisė sė shpirtrave tė shqiptarėve; nė kėtė situatė, ku askush s’prodhon asnjė produkt e asnjė vlerė pozitive pėr kėtė vend veē agresionit vėllavrasės; nė kėtė situatė, ku opozita ngjason mė shumė me njė lozonjare mendjelehtė qė ha pareshtur ēorbėn, qė po vetė ka gatuar, trishtimi dhe zymtėsia mpin ēdo ėndėrr dhe ambicie bazike pėr tė ecur pėrpara si gjithė Evropa.

    Nė njė Shqipėri, ku Ramizi “trimėrohet mbas vdekjes sė shokėve” dhe tregon “trimėritė” e tij diabolike nė kalimin e Ylberit, nga komunist nė demokrat alla Gorbaciov; nė njė Shqipėri, ku Nano i majtė sponsorizon dhe shitet pėr Berishėn pėr tė blerė NATON, pėr inat tė Edit; ku Meta i tund palmėn e pabesisė gjithkujt qė i rri pranė, duke ja bėrė gropėn e helmit dhe intrigės, edhe nė zyrat e Evropės veē qė tė mbajė piacėn dhe pazarin e tij tė vogėl; nė njė Shqipėri, ku Rama lindi djathtas shkoi majtas, por nuk ėshtė i majtė dhe ku mirėbesimet e kėshilltarėt e tij materialistė dhe foshnjarakė e kanė hedhur pėrherė nė humnerėn e kaosit dhe mendjelehtėsisė, qė pėr fat tė keq nuk kanė sjellė pasoja veē mbi tė; nė kėtė Shqipėri ėshtė fatkeqėsi tė jesh shtetar i radhės.

    E vėrtetė e hidhur! Edhe ne shqiptarėt e shekullit tė ri nuk bėmė hapin e madh pėr tė tejkaluar nė vlera progresive tė parėt tanė. Ismail Qemali do mbetet vetmitar nė ėndrrėn e tij shtetare. Pavarėsisht agresorėve tė historisė dhe Muzeumeve, nė histori nuk hyhet me dhunė, as nga dera e pasme hileqare.

    Duke mbyllur kėto rreshta te trishta, duke u betuar qė s’kam arsye pse tė prek mė penė me dorė, duke nėmur perėndinė qė mė bėri grua nė njė vend maskilist dhe anadollak si Shqipėria, pėrpiqem qė ditėt me diell dhe netėt me hėnė t’i pėrndjek, si njė europiane nė pritshmėri, pavarėsisht se dhe uji qė pi ėshtė monopol mafioz, edhe mediat qė shoh dhe mielli i bukės qė ha, po ashtu... por mė duhet tė hesht, si skllave e bindur...ėshtė kompromis mbijetese, dhe maksimumi i rebelizmit tim tė lodhur dhe nėpėrkėmbur, do trupėzohet nė bojkotim votimi. Unė dėnoj me bojkot. Le ta lexojnė “idhujt e rremė tė radhės”, edhe bojkotin tim !!!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ca flet ajo ore...Shqiperia vend i begat.ne 10 vendet me te zhvilluara ne BE.me qeveri qe vjedh votat sa her behen votime,me njerez qe kan pas ndenj gjith diten ne klube por tani dhe klubet jan bosh se xhepat e miletit jan bosh,me cmimet me te larta se ne Angli(ja kemi kalu dhe Anglis se po vuajn Anglezet kohet e fundit) duam Italianet,duam Greket,zogistet duan Serbet ata demokratet e hershem donin Amerikanet,te gjit kta te fundit i urrejn Shqiptaret, jemi vend demokrato-komunist-islamist,te gjith shesin apo blejn drog,fishek,femna,edhe femij nuk pertojm te shesim...nanat dhe motrat po i shesin mileti vetem per para...heu rroft Shqiperia demokratike qe krijoi Sali Berisha e Fatos Nano...sa krenar qe jam Shqiptar...

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Mish ne hell

    Mish nė hell
    Maks Velo | 21/06/2010 | Shekulli

    Arkitekturė / Nga kioskėzim ndėrtimet buzė rrugės dhe autostradės. Tri faza nėpėr tė cilat kaloi zhvillimi i pakontrolluar urban nė Shqipėri nė njėzet vjet. A ka shanse pėr korrigjime?


    Me rastin e mbylljes sė Institutit tė Urbanistikės, dua tė marr nė analizė fazat dhe karakteristikat kryesore tė ndryshimeve urbane nė kėtė periudhė.

    Nė rastin e zhvillimeve tė pakontrolluara, mund tė analizohen lehtė faktorėt psiko-socialė qė bėhen shkak tė kėtyre ndryshimeve. Si nė asnjė vend tjetėr, ne patėm disa dukuri tė veēanta specifike pėrgjatė 20 viteve tė tranzicionit.


    Mendoj se janė tė qarta 3 faza tė cilat edhe ishin tė ndara por edhe janė tė mbivendosura.


    1. Shtesat e banesave ekzistuese dhe kioskat.
    2. Pushtimet e territoreve tė tėra dhe ndėrtimet pa leje qė tani quhen zona informale.
    3. Ndryshimi i strukturės urbane dhe krijimi i njė indi tė ri anės autostradave apo rrugėve kombėtare.


    Mbas njė ndrydhjeje dhe izolimi 50-vjeēar ideja e parė qė u konceptua ishte IKJA jashtė vendit, kurse pėr ata qė mbetėn, zgjerimi i banimit.


    Dhe filloi njė ethe e vėrtetė kush e kush tė zėrė ballkonin, tė mbyllė lozhėn, tė zvogėlojė ose tė zmadhojė dritaren apo portėn, tė ndėrtojė mbi tarracė apo tė kthejė dhomėn nė katin pėrdhe nė dyqan.


    Pra, nė fillim u zbatua tjetėrsimi i sipėrfaqes sė banimit ku ishte pronar. Pastaj filluan ndėrtimet nė hapėsirat midis pallateve. Nuk merrej leje pėr asgjė. Kjo ishte koha kur lindėn dhe u shtuan KIOSKAT.


    Pasi u vendos pa leje kioska e parė, filluan tė mbijnė si puērra nė gjithė Tiranėn. Prej kėtej, sėmundja u pėrhap nė gjithė Shqipėrinė.


    Pas kioskave, nėpėr trotuare filluan ndėrtimet e rėnda nė Parkun Rinia dhe pėrgjatė Lanės.


    Nė 11 Shtator 1994 botoj nė Gazetėn Drita kryeartikullin "Imazhi i qytetit barakė" ku marr nė analizė kėtė fenomen urban nė Tiranė dhe bėj thirrje pėr ta ndaluar.


    Shpėrfytyrimi ngjau nė pesėvjeēarin 1992-1997. Ky ishte pesėvjeēari i kioskave qė vazhdoi deri nė vitin 2000 kur kryetari i ri i Bashkisė Edi Rama mori aksionin legjendar tė prishjes sė tyre. Shumica janė prishur por gjurma e thellė qė kanė lėnė nė subkoshiencėn e popullit vazhdon akoma.


    Filozofia e kioskėzimit qė ėshtė simbol i rrėmbimit, shėmtisė, investimit tė pėrkohshėm me humbje, krijimit tė mbetjeve tė patretshme nga natyra, mosrespektimi e ligjit, shfaqet nė qindra e qindra objekte pa leje.


    Ajo do tė vazhdojė tė rishfaqet edhe mė vonė. Kėto ndėrtime abuzive janė dokumenti mė i saktė i njė historie te pashkruar ende. Vetėmburrja, vetėgjyqėsia, grabitja, pushtimi i territoreve, janė mendėsi orientale.


    Europa gjatė mesjetės dhe Rilindjes vuri nė bazė tė zhvillimit tė saj respektimin e ligjit dhe konceptin e shenjtėrisė sė PRONĖS PUBLIKE. Kjo nuk njihej nė Orientin ku ne vegjetuam pėr 500 vjet.


    Pasojat u ndjenė menjėherė mbas lėshimit nga shtrėngesa komuniste.
    Krahas me zgjerimet dhe kioskėzimin filloi pushtimi i objekteve publike (konvikte, fabrika, depo, ēerdhe, etj.) Menjėherė shpėrtheu njė pushtim territoresh i paparė nė asnjė vend nė kohėt moderne.


    Farkė - Sauk - Dajt - Babru - Paskuqan - Kamzė - Valias, nė kėtė territor gjigant u krijua njė patkua qė e rrethoi kryeqytetin. Janė afro 200.000 ndėrtime pa leje.
    Nė Durrės ato u shtrinė nė zonėn e plazhit dhe nė kėnetė.


    Tė tilla zona informale janė krijuar nė ēdo qytet sidomos nė Tiranė, Durrės, Shkodėr, Lezhė, Vlorė, Berat, Sarandė, Pogradec. Mė pak tė dėmtuara janė Korēa, Erseka, Pėrmeti. Ky aks ėshtė mė pak i dėmtuari si nga ana urbane po ashtu edhe ekologjike sepse nuk pati dyndje.

    Nė dhjetėvjeēarin e fundit 2000-2010 ndodhi njė fenomen shumė i rėndė dhe kjo ėshtė shtrirja e ndėrtimeve pėrgjatė akseve kryesore rrugore. Ajo qė pėr mijėvjeēarė kishte qėnė njė banim strategjik (ndėrtimi i veēuar larg e larg nėpėr male, qė siguronte njė autonomi fisnore) u pėrmbys kokėposhtė.


    Tė gjithė ndėrtojnė buzė rrugės, qofshin kėto autostrada (aq mė mirė) apo rrugė nacionale. Shtėpi, dyqane, depo, magazina, ofiēina, punishte, kafene, kantiere inertesh dhe parafabrikatesh, varreza, vila, paliate, fusha pėr stivosje druri, varreza makinash, hotele, rezidenca, stalla, fusha sportive, restorante, kioska, benzinata... ēdo gjė e ke anėsh rrugės.


    Dhe nuk respektojnė as distancat minimale tė largėsisė nga rruga.
    Janė mbi 130 ndėrprerje tė paligjshme tė rrjetit hekurudhor. Kjo ka sjellė tjetėrsimin e tėrė indit tė banimit. Nuk kemi mė fshatra, komuna, dhe qytete por vetėm njė qytetofshat tė zgjatuar.


    Shikoni:


    Shkodėr - Lezhė - Laē - Fushė-Krujė - Kamzė. Pastaj: Fushė Labinot - Elbasan - Peqin - Rrogozhinė - Kavajė - Golem - Durrės - Vorre - Tiranė. Pastaj: Pogradec - Plloēė - Sovjan - Maliq - Korēė. Pastaj: Lushnje - Berat. Pastaj: Vlorė - Orikum. Pastaj: Sarandė - Ksamil, etj., etj..


    Tėrė Shqipėria ėshtė nė rrugė. Kjo ėshtė katastrofa mė e madhe urbane dhe ekologjike. Janė shpenzime tė pallogaritshme dhe humbje nė energjinė elektrike, ujėsjellėsa, kabllot telefonike dhe internetin, kanalizimet e ujėrave te zeza.


    Ky ėshtė shkaku i ēarjeve dhe rrėshqitjeve tė qindra banesave gjatė dimrit. Vėshtirėsohet funksionimi normal i shėrbimit mjekėsor, civil, postar, i zjarrfikėseve, i ruajtjes sė rendit, etj., etj.


    Ajo qė ėshtė ndėr mė kryesoret: tė gjitha kėto ndėrtime janė bėrė mbi tokat e bukės, mbi parcelat mė pjellore. Janė me qindra mijė hektarė tė humbur kur ne jemi njė vend me pak tokė buke.


    Nė gjithė botėn jetesa afėr autostradave apo rrugėve konsiderohet e dėmshme dhe e padėshirueshme. Bile janė caktuar norma edhe masa pėr tė eliminuar ose pakėsuar efektet negative tė zhurmave (kjo arrihet me ndėrtimin e mureve mbrojtės me panele gjatė gjithė autostradave).


    Jemi i vetmi vend nė Europė qė bėmė (vazhdojmė pa asnjė ndalim) kėtė gabim tė rėndė urban. Kjo ėshtė e pakorrigjueshme pėr disa qindra vjet.


    Nė rrugėn Elbasan - Librazhd pashė tė shkruar me sprej mbi njė tabelė rrugore qė tregonte kthesė: "MISH NĖ HELL". E vėrtetė. Gjatė rrugės janė disa lokale qė kanė mish tė pjekur nė hell. Ata tė ofrojnė vetėm kėtė. Se nuk dinė gjė tjetėr.


    Para njė jave ndala dhe hėngra. Ishte vėrtet i shijshėm. Por kjo ėshtė mėnyra mė e hershme e gatimit tė kafshėve tė egra dhe mė vonė tė buta.


    Kur po vazhdoja rrugėn pėr nė Korēė, mendova se kėshtu bėrė me gjithė territorin: e kemi futur nė hell dhe po e pjekim, sigurisht pėr ta ngrėnė.


  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Meritokracia

    Naser Aliu | 21/06/2010 | Shekulli
    Prolog

    Njė plak kishte dėrguar dy qe pėr t' i shitur nė treg. I afrohet njė blerės dhe e pyet pėr veset e tyre. Plaku i thotė: Ky i trashi ėshtė i fortė, mund tė lėrojė shumė, por nuk i pėlqen aspak puna. Ky i holli, i dobėti, ka shumė dėshirė, por nuk mundet, nuk ka fuqi fare. Nė rastin e parė pėrtacia kronike, nė tė dytin, ambicia e madhe dhe pamundėsia e madhe. Vetėm dėshirė. Asgjė mė shumė. Duket se nė skenėn politike shqiptare kemi demin e hollė.

    Ēudia mirėpo ėshtė se politikanėve shqiptarė qetė u pjellin viēa... Nė shtypin perėndimor nuk ka lajme tė mira, me pėrjashtim tė ndonjė libri tė pėrkthyer, ndonjė sportisti apo kėngėtari. Para disa viteve mbushte faqet e gazetave kriminaliteti shqiptar jashtė. Viteve tė fundit mbushin faqet qeveritė tona; me korrupsion, me vjedhjen e buxhetit dhe moskryerjen e detyrave, qė u cakton BE pėr pezullimin e vizave, respektivisht pėr integrim.

    Mė shumė lajme tė dėmshme prodhojnė Shqipėria dhe Kosova se sa krejt vendet e Europės veriperėndimore apo Kina. Imazhi shqiptar tani dėmtohet edhe nga Qeveritė shqiptare. Te qetė tona nuk ėshtė vetėm problemi i pafuqisė, por edhe i paaftėsisė brengosėse, mosdijes, me njė gravurė diletantizmi dhe pėrkulje tė pashoqe nė Ballkan. Kėto dukuri kanė nxjerrė opozitėn nga Kuvendi nė Shqipėri. Kėto dukuri bėnė tė domosdoshme daljen e Albin Kurtit nė skenė. Kėto dukuri po nxjerrin nė mal shqiptarė tė armatosur nė Maqedoni. Meritokracia nė falimentim e sipėr. Situata e re kėrkon personazhe tjera, vizionarė tjerė, sepse nė politikė mosdija e Qeverisė krijon hapėsirė, mundėsi dhe domosdoshmėri pėr liderė tė rinj, qė dinė tė ndėrtojnė rend demokratik dhe tė drejtė. Nuk ėshtė koha e komunizmit dhe qėndrimeve statike, por e rrotullimeve, dinamizmit, lėvizjeve permanente tė vlerave, botėkuptimeve, gjykimeve dhe bindjeve tė reja, qė e bėjnė tė pamundur dhe tė padurueshme mbijetesėn e matrapazit politik.

    Shqipėria


    Sali Berisha ka shpallur veten tribun dhe vetja, qė solli demokracinė nė Shqipėri. Meritat i ka sekuestruar, ashtu si Enveri dikur. Bėrtet dhe ēirret thua se nuk ka qenė kurrė stalinist. Shanė opozitėn, ashtu si shante Partia e Punės revizionistėt. I kanoset opozitės, ashtu si kėrcėnonte Enveri mikroborgjezėt. Mendon, gjykon dhe flet si baza e dikurshme dhe pėrdor tė gjitha makinacionet, tė gjitha mekanizmat nė dispozicion pėr ta ngulfatur demokracinė. Krejt kjo me njė qėllim: Shpėrkoqjen e popullit dhe zaptimin e pushtetit. Kryeministri shqiptar nė Perėndim paraqitet si qengj, kur kthehet brenda bėhet ujk. A thua mendon se Perėndimi nuk dinė si sillet ai brenda? Shkon nė Itali dhe atė qė duhet t' i premtojė mikut tė vet nė njė bisedė me dyert tė mbyllura, i deklaron publikisht, thua se pėr tė do tė votohet edhe nė Itali. Me njė italishte plot gabime, u premton italianėve se nuk do tė vijnė kurrė mė gomone me klandestinė shqiptarė nė brigjet e Italisė. Thua se gomonet ishin gati dhe duhej qetėsuar romakėt nga kanibalėt e Ilirisė.

    Pėr italianin e rėndomtė kjo deklaratė ka kėtė kuptim: " Vetėm ky mund tė pengojė shqiptarėt, ndryshe do tė vinte e tėrė Shqipėria te ne, e tha edhe Kryeministri..."

    Pėr tė fituar simpatinė e Kosovės, autostradėn, qė i kushtoi mė shumė se nė RFGJ e pagėzoi "Rruga e Kombit". Thua se komb ka vetėm drejt Kosovės, e jo edhe drejt Greqisė, drejt Malit tė Zi dhe drejt Maqedonisė. Akoma pa mbaruar festa dhe mburrja me Kryeministrin nė Kosovė, u dhuroi serbeve tė Kosovės 400.000 €. Shkrimtarėt e rinj shqiptarė nuk kanė mjete pėr t' i publikuar veprat e veta. Me ato lekė, kulturės shqiptare do t' u kishin shtuar sė paku 400.000 kopje tė librave pėr brezat e ardhshme. Ato para kanė pėrfunduar te serbet, qė luftojnė sovranitetin e Kosovės. Serbia pranė kufirit me Kosovėn, nė jug, ku jetojnė shqiptarėt, ka ndėrtuar kazermėn mė tė madhe nė Serbi. Serbet shpresojnė se njė ditė nė SHBA arrin njė proserb, ndryshon politika e tyre dhe ata pėr dy orė arrijnė nė Prishtinė. Shqiptarėt jetojnė me iluzione. Serbet pėrgatiten. Shtetet kanė fatin e njerėzve, lindin dhe vdesin! Ashtu si edhe miqėsitė nė mes popujve. Serbia e dinė kėtė dhe pėrgatit varrin e nesėrm pėr Kosovėn, akoma pa i zhvarrosur shqiptarėt e djeshėm nėpėr Serbi...

    Para disa ditėve Kryeministri nxori lepurin nga xhepi si David Copperfield. Akuzoi Ramiz Alinė pėr masakra. Kush fajėson Ramiz Alinė? Ramiz Alinė akuzon njeriu, qė nuk hapė dosjet e Ramiz Alisė!!! Kolegu i Ramiz Alisė. Pse Kryeministri shqiptar merret me kallėzime penale e jo prokuroria? Pse ky Kryeministėr ka kohė tė merret me punė tė tilla? Mosveprimi i prokurorisė tregon se fjalėt e Kryeministrit nuk i merr askush seriozisht. Ec e merre vesh kėtė rend, kėtė Kryeministėr, ēekanin e tij dhe gozhdėt, qė pėrdorė ai dhe arsyen! A mund tė paditet Kryeministri pėr fshehjen e krimit pėr 20 vjet? Po, duhet. Nė demokraci, po. Ka fshehur gjenocidin e Ramiz Alisė!

    Nėse shikohen zullumet e tij, atėherė mund tė diktohen dhe shquhen veprat e tija antikombėtare: Pasi me sukses rrėmbeu meritat e demokracisė, solli peshkopin grek nė Shqipėri pėr tė fituar simpatinė e tyre dhe tė Qeverisė greke. Thua se do tė kandidohej edhe nė Greqi. Akoma pa u kapėrdirė mirė kjo, popullin qė kishte dalė nga ateizmi, e anėtarėsoi nė njė konferencė fetare pa e pyetur. Thua se pėr tė do tė votohej edhe nė Azi, edhe nė Afrikė. Edhe pse shihet qartė se aty Serbia ka mė shumė ndikim, se sa anėtari me emrin Shqipėri! Akoma pa pėrfunduar kjo ēudi, e shndėrroi Shqipėrinė nė Egjipt me piramida dhe faraon tė rinj. Kėtu ia doli ta rrėnojė edhe shtetin.

    Kjo nuk mjaftoi dhe hodhi Gėrdecin nė ajėr. Kjo ishte pak dhe u zu nė corpus delikti duke falur detin, si mbreti dikur tokėn. Mbretin shumė e konsiderojnė tradhtar, Saliun demokrat dhe patriot. Ērregullim i plotė i vlerave, vlerėsimit dhe botėkuptimit. Pa pikė koherence. Dėrgoi ministrin Meta nė Beograd pėr t' i treguar botės se ne ia falim Serbisė tmerret dhe gjenocidin dhe pėr tė dhėnė prova se e ka pėrnjėmend, fton edhe Tadiēin, qė kontrollon njė tė tretėn e Kosovės dhe financon struktura paralele...Ky, mirėpo, pėr karrigen nuk do tė ngurrojė ta rrėnojė edhe njė herė shtetin, e as t' i prishė marrėdhėniet me BEE apo me SHBA-tė, sepse La loi c' est moi!L'état c' est moi, mendon ai.


    Kosova


    Kryeministri Thaēi pranon gabimet dhe betohet se do tė punojė mė mirė. Pse deri tash nuk u punua mirė, nuk dihet, mirėpo ata janė paguar edhe pėr punėn e keqe. Pėr punė tė keqe paguheshin komunistėt, nė demokraci pėr punė tė keqe rrėzohen Qeveritė. Nė Europė ku dėshiron integrimin, nuk mund tė merret me mend njė ministėr nėn hetime dhe tė mbetet nė pozitė gjatė procedimit penal. Sė paku jo gjatė hetimeve, sepse nė demokraci nuk ka hetime pa prova. Nuk mund tė merret me mend njė gazetar nė televizionin publik, si ai nė Kosovė, qė ofendoi gazetaret, dy zonja, nė mėnyrė aq tė ulėt dhe tė mbetet moderator nė njė televizion publik. Nė shprehjet e tija nuk shihej gjurmė se moderatori i RTK-sė ka mbaruar shkollėn fillore. Fliste protoshqipen, madje tingėllonte edhe si Pal Engjėlli dhe "Formula e Pagėzimit".

    Nuk mund tė imagjinohet njė moderator nė televizion publik perėndimor, qė nuk zotėron gjuhėn standarde tė kombit tė vet. Pse te ne ėshtė e mundur kjo? Pse njė moderator i tillė nuk mund tė largohet nga puna kur nuk plotėson as cilėsitė morale, as pėrgatitjen profesionale? Nuk ėshtė vetėm ky. Kemi kryetarin e Gjykatės Kushtetuese, qė kur ishte dekan i Universitetit shau "nanėn" me sms njė njeriu. Ndoshta gegėrishtja i tingėllon mė e efektshme pėr shantazh ashtu si kėrcėnohen mafiozėt, nė dialekt, si napolitanėt pėr shembull apo siqelianėt e Palermos.

    Pas sharjeve dekani bėhet kryetar i Gjykatės Kushtetuese. Ky ndoshta edhe nuk mund tė largohet, sepse deri sa ishte dekan i universitetit thuhet se doktorėt e shkencave prodhoheshin nė tre turne, pa pra dhe shumė prej tyre me plagjiatura. As prokurori publik, qė nuk arrestoi njeriun edhe pse deklaroi se ka vrarė dhjetėra veta, as ai nuk mund tė pėrjashtohet nga puna. Nėse rrėzohet njėri, rrėzohen dhjetėra tjerė pas. Rrjeti nė rrezik. Nuk pėrjashtohet kryetari i Kushtetueses, nuk mund tė pėrjashtohet moderatori, nuk anulohen doktoraturat e vjedhura dhe nė fund ministri nė hetime!

    E kush ėshtė drejtoreshė e teatrit nė Prishtinė? Zonja, qė deklaroi se nuk dinte kush ishte Bekim Fehmiu. Nėse kemi edhe kryetar tė Shoqatės sė Shkrimtarėve, qė nuk njeh Kadarenė apo Qosen, atėherė kjo flet pėr shtetin me paterica, qė po ndėrtojmė. Shtet i retarduar dhe administrata e ndėrtuar me lidhje tribale, bazuar nė gjak dhe gjene, nuk mund ta ēojė vendin para, por vetveten para, popullin prapa!

    Mbetja nė punė e atyre njerėzve tė lartpėrmendur flet edhe pėr qeverinė. A thua nuk mendon kjo Qeveri se ajo po i jep mjaftė material Serbisė pėr ta luftuar njohjen? Si mund tė jetė funksionale ajo Qeveri e tė ndikojė nė pranime tė reja, tė vejė kontakte me qeveri nė botė, tė ftojė investues, kur ajo ka ministrģ nėn hetime apo nė vende kyēe njerėz pa veti morale, pa pėrgatitje tė mirė profesionale? A thua mendon kjo Qeveri se ēka flet Serbia pėr demokracinė e suksesshme kosovare?

    A nuk sheh kjo Qeveri se e mbushi me argumente Jeremiēin kundėr pavarėsisė? A thua mendon kjo Qeveri se bota nuk sheh ēka po ndodh te ne? A thua bleu kjo elitė rehati dhe pozita me sakrifikimin e flamurit, himnit dhe identitetin shqiptar tė Kosovės? Pse u denacionalizua elita politike nė Kosovė? Pse u denacionalizua Kosova? Pse Kosova gėnjen veten, ndėrton ardhmėri mbi gėnjeshtra dhe shpall veten shtet multietnik me pesė pėr qind pakica? Pse iu nėnshtrua kėtij urdhri antidemokratik? Pse nuk janė vende multietnike Maqedonia dhe Serbia, pėr shembull? A domethėnė se sakrifikimi i flamurit, me tė cilin u luftua, himni, emblema nė Prizren dhe gegėrishtja nė televizor, janė shenja dėftuese se elita, qė luftoi pėr ta bashkuar vendin, ka marrė urdhėr apo vendim ta kultivojė dhe ndėrtojė kombin kosovar, deri sa identiteti serb nė Bosnjė e Kosovė financohet, mbrohet e kultivohet? Kjo neglizhencė, ky menefregizėm politikė, nuk mund tė arsyetohet. Radhėn e ka Albin Kurti.

    Elita e viteve tė 90 po shfronėson veten. Albin Kurti ėshtė institucion, qė nuk mund tė manipulohet, nuk mund t' i bėhet presion, nuk mund tė korruptohet! Tė tjerėt duket se kanė pėrfunduar misionin e tyre. Radhėn e kanė ata qė nuk lejojnė t' u imponohen ndjenja inferioriteti. Albin Kurti ka njė vizion, elita e tashme ka histori, dikur punoi pėr vendin, tani punon pėr veten dhe sa herė zihen me presh nė dorė, deliktin e pėrligjin me meritat e kaluara, thua se populli jeton dje, e jo sot! Thua se merita e djeshme tė njehė apriori tė drejtėn e kleptomanisė sot! Nėse Kryeministri e ka seriozisht, ai pėr njė javė mund tė tregojė rezultate tė mėdha. Nėse jo, nė zgjedhjet e ardhshme do ta shfuqizojė veten...


    Maqedonia

    Marrėveshja e Ohrit u harrua, nuk zbatohet. Nė Maqedoni nuk dihet akoma sa shqiptarė janė e sa maqedon. Shumica duhet tė jenė shqiptarė, rreth 35 e ca maqedon, pastaj bullgarė e pakica tjera. Ne, mirėpo, nuk dimė numrin tonė tė saktė, edhe pse jemi nė Kuvend, por dihet se nė Maqedoninė Lindore qytet janė vogla dhe nuk ka aq banorė sa nė atė perėndimore, ku jetojnė shqiptarėt. Mirėpo, edhe kėtu kemi meritokraci, qė ka blerė pozitat me kompromis nė kurriz tė popullit. Belgjika ėshtė nė ndarje e sipėr pas zgjedhjeve tė fundit. Shqiptarėt edhe pse tė diskriminuar nė Maqedoni, luftojnė pėr ta mbajtur gjallė kėtė shtet dhe nuk mėsojnė nga serbet e Bosnjės dhe tė Kosovės.

    Ata edhe pse tė diskriminuar deri nė palcė, edhe pse dhjetėra mijėra qytetarė shqiptarė janė pa shtetėsi, dmth. pa tė drejta qytetare, por me obligime, ata pėrsėri luajnė "demokracish" me maqedonėt dhe marrin pjesė edhe nė Kuvend, gjersa ata na e shkruajnė historinė sipas dėshirave politike tė tyre. A thua pranuan diskriminimin e ri pėr rehatinė e vetjake?

    Sa pėr krahasim: Afrika e Jugut ka njėmbėdhjetė gjuhė zyrtare dhe shteti ka njėmbėdhjetė emra. Aty ku sundoi apartheidi, gjuhė zyrtare janė edhe ato qė fliten nga dy, tre e katėr pėr qind tė popullsisė. Pėrafėrsisht 23 % flasin isiksoza, 30%, isizulu, 11,9 sepedi, 10% secuana, 3,4 sisvati, 2,9 ēivenda dhe 5,6 % ksiconga, etj. Nė Maqedoni shqipja nuk ėshtė zyrtare, aty ku jetojnė mė pak se 20 pėr qind shqiptarė. Nė Afrikėn Jugore gjuha me 2,9 pėr qind ėshtė gjuhė zyrtare. Nė Kosovė gjuhė zyrtare janė edhe ato, qė fliten me mė pak se njė pėr qind. Dhe, kjo ėshtė mirė. Shteti nuk duhet tė ketė tė drejtė ta ēzyrtarizojė gjuhėn e qytetarėve tė vet. Republika e Maqedonisė diskriminon shqipen dhe shqiptarėt dhe shpėrblehet me pezullimin e vizave, sepse politikanėt shqiptarė heshtin. Nė webfaqen zyrtare tė Qeverisė maqedone mund tė gjenden informacione nė gjuhėn maqedone dhe angleze, por jo shqipe. Nė webfaqen gjendet vetėm flamuri maqedon, e jo edhe ai shqiptar. Emrat e ministrave shqiptarė, edhe pse u luftua pėr barazi, shkruhen me alfabet maqedon. Kjo ministrat nuk i pengon, me rėndėsi rrogat, pozitat e tyre. Gjuha shqipe nuk ka rėndėsi. E kush na i ka fajet? Askush, vet ne. Vetėm ne, mirėpo shtrohet pyetja pse u luftua?

    Deri sa ne vazhdimisht t' i kėrkojmė fajet diku tjetėr, deri atėherė do t' i pėrligjim dėshtimet tona dhe nuk do tė ecim para. Skena jonė e sotme politike ka merita tė mėdha pėr tė kaluarėn, tani shihet se i ka dalė afati! Nuk ka mė ide dhe sillet rreth vetvetes dhe merret me vetveten. Ėshtė njerėzore, programin qė patėn i ka shėrbyer njė epoke tjetėr, tani duhet program tjetėr, vizion tjetėr dhe pėrkushtim tjetėr.

    Lugina. Harrojeni kėtė! Ata edhe pse luftuan, nuk fituan gjė. Ka 60 vjet qė nuk ndjehen keq me dėrgimin grave nė Vranjė pėr lindje. Nuk ia vlen tė merremi me njerėzit, qė kanė fuqi shtatzėnat t' i dėrgojnė 50 kilometra larg. Ata tjerrin iluzione! Le tė tjerrin, le tė vegjetojnė se kėshtu ndjehen tė lumtur...

    Epilog

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, meritokracia rrėmbeu pushtetin dhe e mbajti me gjak deri sa gati i doli shpirti popullit dhe shtetit. Meritokracia e sotme shqiptare nuk mund tė mbijetojė aq shumė, por ka shpresa. Ajo po dėmton vetveten dhe shtetin.

    Nė krejt trojet shqiptare kemi nė krye meritokratė, qė para ēdo dėshtim i referohen tė kaluarės dhe me veprat e tyre nė tė kaluarėn, ata i japin vetes tė drejtė ta mashtrojnė, ta vjedhin dhe ta shkatėrrojnė imazhin e shqiptarit, sot, sepse dje kanė qenė tė mirė dhe tani mund t' i lejojnė vetes edhe vjedhjen e shtetit, qė ndihmuan nė lindje, por nuk e ndėrtojnė si duhet. Ata nė njė ēast historik u treguan tė mirė. Ata ditėn ta ndihmojnė vendin nė kohė krize, por nuk mund tė kėrkohet prej tyre nė ēdo kohė tė jenė tė mirė e tė aftė.

    Komunistėt dėshtuan me rendin komunist, sepse duke iu qasur sė kaluarės, trimėrisė, sakrificės dhe ēlirimit tė vendit, qerasėn me pozita, jo ata qė dinin, por besnikėt, injorantėt dhe ata qė meritonin nė bazė tė veprave nė tė kaluarėn, kėshtu zaptuan shtetin dhe ekonominė duke e shndėrruar nė monopol sui geniersi. Sot, meritokracia, nė Shqipėri, nė Kosovė dhe Maqedoni do tė dėshtojė edhe kjo, sepse cilėsi tjera nevojiten nė kohė lufte dhe aftėsi tjera nė kohė paqeje. Populli jeton sot, jo dje, meritat e djeshme nuk e ngopin atė sot. Puna e Qeverive matet me ndryshimin e standardit tė jetės sė popullit. Puna e Ministrit tė Brendshėm matet me luftėn ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Nėse nuk ka ēdo javė rezultate, le tė ndėrrohet. Puna e Ministrit tė Jashtėm tė Kosovės matet me njohjet e reja. Nėse nuk ka ēdo muaj njohje, le tė ndėrrohet. Ēdo ministri, ēdo muaj duhet t' i paraqesė rezultatet e vet, kush nuk ka, duhet ndėrruar...

    Meritokracia e shty gurin deri kėtu, mė shumė nuk mundet. Trimėria e djeshme i shėrbeu lindjes sė shtetit, i duhet historisė dhe historianėve. Transparenca, objektiviteti, ndėrtimi i shtetit ligjor dhe demokracisė kėrkon njerėz tė ditur, jo trima!

    Arsyetim: Mahatma Gandhi, qė ishte gjenial pėr kohėn e vet dhe mbetet i tillė pėr gjithmonė, me filozofinė e vet arrit ta ēlirojė vendin, por pas ēlirimit duheshin aftėsi tjera, qė edhe Gandhi i madh nuk i posedoi. Ai deri nė ēastin fundit ishte kundėr ndarjes sė Pakistanit, sepse ishte i bindur se njerėz me kultura dhe religjione tė ndryshme, mund tė bashkėjetojnė. Ai deshi tė krijojė vetėm njė shtet, u lindėn dy. Me Indinė lindi edhe Pakistani. Gandi me filozofinė e vet diti ta ēliroj vendin, por jo ta mbajė atė qė ēliroi. Kjo dėshmon katėrēipėrisht se njeriu nuk ka aftėsi pėr ēdo periudhė historike, sepse nė njė fazė tė caktuar dinė tė ndėrtojnė, por pasi tė pushojnė shkaqet e lindjes, nisė rrėnimi sepse mungon filozofia e re pėr periudhėn re. Njerėzore ėshtė kjo! Kėtė po e shohim nė Shqipėri, kėtė po e shohim nė Kosovė, kėtė po e shohim nė Maqedoni e Luginė. Koha po punon pėr protagonistė tė rinj, pėrndryshe do tė bėhemi gazi i botės dhe do tė vendnumėrojmė si nė kohėn e komunizmit. Serbia e kapėrceu Shqipėrinė edhe pse luftoi me vite. Ajo arriti tė konsolidohet, t' i pezullojė vizat, ta copėtojė Kosovėn dhe ta meritojė ftesėn e Sali Berishės...

    Nėse unė jam katolik, para altarit dua ta shoh priftin, jo hoxhėn. Nėse unė jam mysliman, nė xhami dua ta shoh hoxhėn, jo popin. Nėse unė jam demokrat, nė krye dua ta kem demokratin, jo stalinistin. Popi nė xhami ta prishė muslimanizmin. Hoxha nė altar ta prishė krishterimin. Stalinist nė krye tė Partisė Demokratike, ta prishė demokracinė! Siē e ka prishur. Ai nuk e prishi demokracinė pse vėrtetė e dėshironte kėtė, por nga dėshira e madhe pėr t' u dėshmuar si demokrat, pėr ta korrigjuar tė kaluarėn e vet, pėr t' u ekspozuar ndryshe, me orientim tė ri, pėr tė krijuar bindje tė reja. Ai nuk e bėn kėtė me vetėdije, ai mendon se po bėn mirė, por ai drejtohet nga nėndija dhe urrejtja e biografisė sė vet. Kryeministri e din se i ka vjedhur votat, por ai ėshtė i bindur se vjedhjen e ka bėrė pėr tė mirėn e popullit. Ai pos metodave komuniste, tjera nuk njeh. Pra, ai ka dėshirė, por nuk mundet. Ky mund tė quhet: ka-i-hollė-sindromė! Dėshirė po, dije jo! Kjo pėrshtypje fitohet nga skena jonė politike.

    Me qetė e hollė e tė dobėt nuk lėrohet ara! As me njė ka tė trash e tė fortė dhe me njė tė dobėt e me ambicie. Partitė tona nuk kanė potencial pėr t' i mbuluar vendet kyēe me njerėz tė aftė e profesional, ato duhet tė marrin njerėz edhe jashtė partisė.

    Elita e sotme duhet ta shlyejė nga mendja se me meritat e djeshme meritohet, zaptohet, monopolizohet dhe privatizohet shteti si nė kohėn komuniste...

    Me largimin e Kryeministrit shqiptar nga skena politike, ikėn stalinisti i fundit nė Europė, pėrfundon tranzicioni dhe nisė kultura demokratike dhe pėrparimi i vendit. Partia Demokratike ka dhjetėra njerėz, qė mund ta bėnin punėn e Kryeministrit mė mirė dhe me pėrgjegjėsi se sa ai.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Fajtore pėr ndėrtimet pa leje janė tė dyja, edhe PD-ja edhe PS-ja.

    Mė vjen keq pėr ata qė bėhen tifozė me njėrėn dhe mundohen t'ia hedhin fajin tjetrės!

    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 21-06-2010 mė 08:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •