Close
Faqja 0 prej 59 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1175
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Protestë masive kundër ndalimit të shamisë ne shkolla



    Protesta kundër Udhëzimit Administrativ të MASHT-it

    Më shumë se njëzet organizata joqeveritare kanë protestuar kundër Udhëzimit Administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe projekt rregullores për arsim fillor dhe të mesëm të Komunës së Prishtinës, të cilët ndalojnë bartjen e mbulesës/shamisë në shkollat publike.

    Sipas kryetarit të këshillit të protestave Halil Kastrati vendimi për ndalimin e bartjes së shamisë nga ana e besimtareve myslimane është i jashtëligjshëm si me Konventën Universale të të Drejtave të Njeriut (neni 18), ashtu edhe me Kushtetutën e Kosovës (neni 38).në Kosovë.”

    Këshilli protestues ka takuar edhe zyrtarë të arsimit dhe të komunës së Prishtinës, por nuk ka pasur rezultate konkrete.Ministri Hoxhaj dhe kreu i komunës së Prishtinës Isa Mustafa gjendeshin jashtë vendit. Protestat do të vazhdojnë deri në aprovimin e plotë të kërkesave. /RTK/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Protestë masive kundër ndalimit të shamisë

    Parullat e ngritura gjatë protestës: “Ka mbaruar koha e komunizmit”, “Jemi krenarë që jemi shqiptarë e myslimanë”.


    Mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në Prishtinë për të protestuar kundër vendimit për ndalimin e shamisë në shkollat e mesme, nën organizimin e rreth njëzet organizatave.

    Masa e protestuesve filloi marshimin para Qeverisë së Kosovës, duke vazhduar më pas para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke shprehur revoltën, me ç’rast përfaqësues të zgjedhur nga organizatorët kërkuan konsultim të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e ministrisë. Pas një konsultimi të shkurtër, zyrtarë nga kjo ministri thanë se ministri Hoxhaj është jashtë vendit në një udhëtim zyrtar dhe se s’mund të japin përgjigje. Organizatorët morën premtimin nga zyrtarë të kësaj ministrie se pasi të kthehet ministri, do të realizojnë një takim për çështjen e kësaj kërkese.

    Ndërsa, për një fjalë rasti, me dëshirën e saj u prononcua edhe një qytetare amerikane, Dr. Rachel Louise Matiennez, aktiviste e një misioni humanitar në Kosovë, e cila tha se shpreh përkrahjen e saj për të drejtat e nxënësve që bartin shaminë, ngase qeveria nuk mund të imponojë se çka duhet të veshin qytetarët e saj.

    Protestuesit më pas, vazhduan rrugën për te Kuvendi Komunal i Prishtinës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre, duke kërkuar edhe një konsultim me zyrtarët komunalë, nga ana e përfaqësuesve të zgjedhur nga organizatorët. Por edhe kjo kërkesë, pas një konsultimi të shkurtër përfundoi pa përgjigje konkrete, ngase kryetari Isa Mustafa ishte jashtë vendit.

    Në fjalën e rastit organizatorët thanë se kjo është një shkelje e të drejtave themelore, dhe se shteti me këtë na mohon të shfaqim identitetin tonë.

    Në këtë protestë u shpreh kundërshtimi rreth udhëzimit administrativ të nxjerrur nga MASHT që ndalon nxënëset të bartin uniformë fetare – mbulesë.

    Thirrjet dhe parullat e ngritura ishin me mesazhe kundër vendimit në fjalë me mbishkrimet: “Ka mbaruar koha e komunizmit”, “Jemi krenarë që jemi shqiptarë e myslimanë”, etj.

    Protesta përfundoi e qetë, me premtimin nga ana e organizatorëve se, nëse edhe pas realizimit të takimit me zyrtarë të MASHT-it dhe të Kuvendit Komunal nuk hasin në përgjigje pozitive, protesta e radhës do të jetë e një niveli më të lartë. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #3
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Protestë kundër ndalimit të shamisë në shkolla

    Prishtinë, 18 qershor - Rreth 5 000 veta protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin perçen islamike në shkollat publike.

    Protestuesit, të cilët kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha trevat e Kosovës, i bënë thirrje qeverisë që të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët.

    Me banderola ku shkruante, “Mos përdorni shtetin tonë kundër nesh” dhe “Komunizmi ka marrë fund”, protestuesit marshuan para Ministrisë së Arsimit të Kosovës , e cila e ka miratuar vendimin për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla publike.

    Sipas protestuesve, perçja nuk është një uniformë fetare, por një obligim religjioz, i cili nuk pengohet nga Kushtetuta e vendit. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #4
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Prishtinë: Protestë në mbrojtje të bartjes së shamisë në shkolla

    Prishtinë, 18 qershor 2010 (18.30)
    Mijëra qytetarë dhe vajza të mbuluara, pas faljes së namazit të premten kanë protestuar në rrugët e Prishtinës, para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit si dhe Kuvendit Komunal kundër udhëzimit administrativ të MASHT-it 07/2009, i cili ndalon bartjen e shamisë në arsimin fillor dhe të mesëm.
    Përfaqësuesit e Këshillit Organizativ të protestës kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Arsimit, Enver Hoxhaj dhe shfuqizimin e këtij udhëzimi, në të kundërtën ata kanë thënë se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.
    Protestuesit në dorë mbanin pankarta ku shkruante “Ndal diskriminimin e 95% të popullsisë”, “Jemi krenar që jemi shqiptar mysliman”, “ Ka kaluar koha e komunizmit” etj.
    Përfaqësuesi i këshillit organizativ të protestave, Halil Kastrati ka thënë se përmes kësaj proteste ngrehin zërin e protestës për mbrojtje të mbulesës islame dhe bartjes së shamisë, e cila kohë pas kohe po bëhet e papëlqyeshme nga autoritetet vendore.
    Kastrati shtoi se në vitin e kaluar MASHT nxori udhëzim administrativ i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkolla, dhe bëri me dije se mbulesa islame nuk është uniformë, por obligim fetar, andaj ai kërkoi shfuqizimin e këtij vendimi ngase me këtë udhëzim administrativ, sipas tij po shkelet Kushtetuta e cila si akti më i lartë juridik i vendit garanton liritë dhe të gjitha të drejtat fetare.
    Një delegacion i protestuesve është pritur nga zyrtarë të MASHT-it, nga të cilët kanë marrë premtim se do të diskutojnë për një gjë të tillë me ministrin Hoxhaj pasi që ai sot ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit.
    Në udhëzimin administrativ të MASHT-it në nenin katër ku janë të specifikuara veprimtarisë e ndaluara të nxënësve, përkatësisht në pikën 13 të këtij neni, thuhet “Ndalohet bartja e uniformës fetare”. Kjo protestë është organizuar nga 20 OJQ të ndryshme në vend. /RTV21/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    o ti gumshe mos ma shkep suretin tem naper kej dyjan se nuk asht mire se na kemi dal me na pa allahi e jo per dyjan qaq.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    o ti gumshe mos ma shkep suretin tem naper kej dyjan se nuk asht mire se na kemi dal me na pa allahi e jo per dyjan qaq.
    Shi shi ky qysh u ardh e s'um ka kallxu hiq.

    Tung Staro, ca bone? Ca ka t'3 ka ju?

    Kush po ta qkep resmen ty veq kallxo, se i kallxojna na atina.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga uvejsa Lexo Postimin
    Shi shi ky qysh u ardh e s'um ka kallxu hiq.

    Tung Staro, ca bone? Ca ka t'3 ka ju?

    Kush po ta qkep resmen ty veq kallxo, se i kallxojna na atina.
    kush sta kallxu po a tthash a shkojm ti sdeshte me ardh me mu

  8. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Interesante shumë fotot, veçanërisht kjo. Nuk e kuptoj shumicën mashkullore që dominon. A nuk duhet të mbizotëronin femrat, meqë kuaza është e tyre?

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Interesante shumë fotot, veçanërisht kjo. Nuk e kuptoj shumicën mashkullore që dominon. A nuk duhet të mbizotëronin femrat, meqë kuaza është e tyre?
    Sa polemizon edhe ti.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #10
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Sa polemizon edhe ti.
    Është artistike shumë si foto santuç. Kjo më poshtë edhe më shumë. Burra që ngrenë gishtin lartë për të drejtën e grave të tyre: ) Mbresëlënëse!

    Meqë jemi ke polemikat, shqipe janë këta? Se shqipet s'dalin ke sheshi për gratë e tyre

    ( shqipe me mjekërr po kaq e rrallë gjithsesi)

    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 18-06-2010 më 15:44

  11. #11
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Është artistike shumë si foto santuç. Kjo më poshtë edhe më shumë. Burra që ngrenë gishtin lartë për të drejtën e grave të tyre: ) Mbresëlënëse!

    Meqë jemi ke polemikat, shqipe janë këta? Se shqipet s'dalin ke sheshi për gratë e tyre

    ( shqipe me mjekërr po kaq e rrallë gjithsesi)
    Jane emancipuar por nga emancipimi tepert skane pasur kohe te heqin mjekren.

    P.s Ku kerkohet e drejta e grave se do dal edhe une ne protest. ;p
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  12. #12
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Jane emancipuar por nga emancipimi tepert skane pasur kohe te heqin mjekren.

    P.s Ku kerkohet e drejta e grave se do dal edhe une ne protest. ;p
    Më duket duhet të trokasësh ke KSHLBM (Këshilli i Lartë i Burrave Mysliman) duke u drejtuar ke Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Gruas Myslimane

  13. #13
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    Protestë kundër ndalimit të shamisë në shkolla

    Prishtinë, 18 qershor - Rreth 5 000 veta protestuan sot në Prishtinë kundër vendimit të qeverisë për të ndaluar nxënëset të veshin perçen islamike në shkollat publike.

    Protestuesit, të cilët kishin ardhur në Prishtinë nga të gjitha trevat e Kosovës, i bënë thirrje qeverisë që të tërheqë vendimin dhe të mos diskriminojë myslimanët.

    Me banderola ku shkruante, “Mos përdorni shtetin tonë kundër nesh” dhe “Komunizmi ka marrë fund”, protestuesit marshuan para Ministrisë së Arsimit të Kosovës , e cila e ka miratuar vendimin për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla publike.

    Sipas protestuesve, perçja nuk është një uniformë fetare, por një obligim religjioz, i cili nuk pengohet nga Kushtetuta e vendit. /koha/
    Ca jane more keto gishta perpjete? Se keshtu i kam pare vetem ne lajme kur jepen protestat e talibaneve dhe pakistanezve, qe zakonisht perfundojne me gjak.

  14. #14
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Më duket duhet të trokasësh ke KSHLBM (këshilli i lartë i burrave mysliman) duke u drejtuar ke Zyra për Mbrojtjen e Gruas Myslimane
    Oj Goc katile jep edhe adresen se e kam marre seriozisht kete ceshtje.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  15. #15
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Oj Goc katile jep edhe adresen se e kam marre seriozisht kete ceshtje.
    U dhe ti, ke Zogu i Zi është. Po pyet më mirë kur të shkosh, se është e vështirë për ta gjetur, është i mbuluar

    ghghghhghghghghghghghghghghghghgghghghghghgh

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Gimche,

    Kush nga keta bukuroshet je ti?

  17. #17
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kan vendosur kto meshkujt te ven shami ? apo si esht puna ?

  18. #18
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    un jom kurioz ta shof iher kte walkin me shami ne kok...se ckam nje parandjenj qe dhe me shami duket shekshi

  19. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Vallaj per ty e vej i her , e ke eksluzivitetin e fotos me shami ....

  20. #20
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Kan vendosur kto meshkujt te ven shami ? apo si esht puna ?
    Ata po protestojne keshtu qe mos te te duket cudi.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 0 prej 59 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •