Close
Faqja 9 prej 59 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 1175
  1. #161
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Sa shume jane shtu mjekrroshat! Protestojne sepse iu prek burgosja dhe dhuna qe ata ushtrojne mbi grate e veta...Mire qe qeveria e Kosoves ka fillu te marre disa masa, se tani jane 5000, neser behen 50 000 e hajde luftoi pastaj...Shihe Pakistani ca po heq per t'i zhdukur e nuk zhduken rraca e ndyre e talibaneve. Edhe ne Shqiperi keta jane shtuar shume, dhe nuk ka asnje mase ndaj tyre...
    Mendoj shoqeria shqiptare 'intuitivisht' eshte duke bere te sakten me keta kokezbrazet. I le te protestojne. I le te lire. Nuk u bashkengjitet, nuk organizon kunderprotesta, por i lufton intelektualisht - te pakten ne formen e refuzimit.

    Nuk di, ne eshte kjo gje dicka e organizuar, mendoj se jo, por shoqeria shqiptare jep bindjen se e lufton kete virus me mjete demokratike. Kjo gje eshte per te u cmuar, sepse sikur te ndermirreshin masa tjera, rritet mundesia qe te eskaloje situata, cfare krijon mundesine e profitimit te islamisteve, p.sh. mund te krijojne martire, martire, mite e keso gjera, te cilat pastaj i vajtojne apo u referohen ne vijim. Kjo do te tensiononte situaten, do te krijonte nje pretekst per protesta te ardhshme, e keso gjera. Nuk na duhet. Jemi ne rruge te mire. Luftimi i ketyre njerezve behet ne ligje, libra, radio, gazeta e kudo ku ka forum intelektualesh shqiptare.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Përgatiti: Mr. Avdyl Rrahmani


    Këtyre ditëve dëgjojmë zëra të shumtë që janë kundër shamije dhe pro miniqi. Nëse këtyre ditëve kalon afër Hotel Grandit diku rreth orës 20:00 e vëren se miniqi qenka veshja kryesore të cilin femrat e një vendi në tranzicion e preferojnë. Aty sheh vajza të moshës rinore të cilat kanë ardhur për ta festuar maturën, ndërsa në përcjellje të tyre kanë ardhur edhe prindërit që ka prej tyre pothuaj të shtyrë në moshë. Nëse i shikon fytyrat e tyre, vëren se ata nuk pranojnë një veshje të tillë, por ama vajzat e tyre u sqarojnë se kjo na qenka moda dhe stili që preferohet këtyre ditëve. Ata mendojnë duke thënë se ne shpenzuam pagën e këtij muaji (272 €) për dukjen e vajzave tona sa më bukur, e që shumë më mirë do të ishte që këto të holla ti shpenzonim në ushqim i cili pothuaj se nuk na mjafton! Këta prindër mendojnë në testin e matures që bijat e tyre e kanë harruar fare pasi që ato kanë veshur miniqin. Do të ishte më e rrugës që këto “vajza” të përgatiteshin për testin i cili ndërlidhet ngushtë me të ardhmen e tyre. Kjo ndodh vetëm te ne. Në vendet përreth nuk ndodhka një gjë e tillë. Para 3 ditësh kontaktova me një të afërme timen në Gjermani dhe i thash se së shpejti do t’ju vizitoi, ama kur të arrij atje nuk dua që të vishesh sikur që visheshe në Kosovë (miniq). Ajo ma ktheu me nguti. Mos ke merak se këtu askush nuk vesh miniq sepse të dalësh këtu në miniq të konsiderojnë …….! U habita fare. Dikush që këtu e ka pasur veshjen më të preferuar miniqin, atje qenka turp të vishesh në miniq. Dhe mendova me vete. Qe sa vite është formuar shteti gjerman e qe sa vite kemi formuar ne shtet këtu? Dy vite, ama shtet. E kemi ngritur mbi bazen e “miniqit” i cili do të na ndihmojë në sy të botës shumë.

    Jam i bindur se të huajt kur vijnë në vendin tonë dhe e shohin gjendjen si është, flas për veshjen e femrave tona, mendojnë se Kosova qenka një vend trafikimi me qenie njerëzore. Miniqin më së shumti e veshin ato femra të cilat nuk kanë kurrfarë pune të kryejnë. Ato mendojnë vetëm në dukjen dhe ekspozimin e trupit të tyre sepse nga kjo nuk i pengon orari i shpejtë i punës në të cilin po që se nuk prezanton, paf të përjashtojnë.

    Në vendet e perëndimit firmat e mëdhenj e kanë gardërobën e veçantë jashtë të cilës nuk guxon askush të del, por ama te ne ende si duket nuk është miratuar ligji që ka të bëjë me punën dhe me rregullat e saj.

    Nëse flasim për shaminë, vërejmë se këtyre ditëve janë ngritur zëra të fuqishëm kinse kjo qenka pengesa kryesore e cila nuk na lejon të hyjmë në civilizimin botërorë.

    Kohët e fundit jemi dëshmitarë të asaj se në shumë vende publike, për konkurrim në ndonjë punë, nëse ke veshje tërheqëse nuk e ke këtë problem, pra do jesh e para në listën e atyre që kanë konkurruar, ndërsa po që se femra e cila mbanë mbulesën në kokën e saj, përjashtohet nga vendi i punës, nga fakulteti dhe duke shkuar edhe me larg behet përjashtimi i nxënëseve nga shkolla për shkak te mbuleses!!!!!!!!!!!!

    Mahinur Ozdemir është një muslimane e re e cila mban shami, iu bashkua partisë Kristian-Demokrate në Bruksel, duke u bërë e para dhe e vetmja grua me shami në një parti politike, e cila ka hyrë në parlamentin e Belgjikës. Athua cili është qëndrimi i institucioneve tona karshi shamisë? Natyrshëm, çdo ministri arsimore e çdo shteti duhet që të bëjë përpjekje që t’u sigurojë qasje në shkollim të gjithë pjesëtarëve të shtetit të vet. Duhet ta luftojë analfabetizmin dhe braktisjen e shkollës dhe duhet ta promovojë dijen dhe shkencën. Në rastin e këtyre vajzave ma shamia, mjerisht po ndodh e kundërta. Nëpër faqe të shuma të gazetave jemi mësuar të lexojmë se, këto nxënëse, edhe pse me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, ato largohen nga mësimi, nga e drejta e tyre elementare për shkollim. Ama, nuk gjenë asnjë arsye tjetër përveç shamisë së tyre që përfaqëson bindjet, besimin e tyre personal. Me të tilla vendime fatale atyre ua mbyllin rrugët e dijes. Dhe, kujt? Asaj që nesër do të jetë nënë, do të edukoj breza të rinj.

    A nuk do të duhej që ministria ta kalkuloj rezultatin e thjeshtë: Më e dobishme do të jetë për shtetin e Kosovës që të kemi disa nëna të shkolluara, ta pajisura me njohuri shkollore-shkencore dhe këto t’ua përcillnin fëmijëve të tyre, apo, meqë ato s’pranojnë ta heqin shaminë e tyre, t’i hedhim në listën e shumë nënave analfabete. Cili është “suksesi” që promovon ministria e arsimit këtu?

    Të shtohen radhët e femrave të pashkolluara, të mbetemi edhe pa disa kuadro, të cilat në të ardhmen mund të jenë mjeke, pedagoge, afariste etj. apo, mos ndoshta kemi të rinj me tepricë, ku djem të rinj për çdo ditë po marrin botën në sy (disa prej tyre vetëm gjatë këtij viti shkollor kanë qenë nxënës të mi, të klasës së dhjetë) e vajzat me shamia po u dashka që të mos u mësohet se si të edukojnë fëmijë që ta duan shtetin e tyre, ta ndërtojnë jetën po këtu, me po këto mundësi. Sigurisht që mbulesa është ajo e cila do të ndikojë që gjeneratat e ardhshme do të edukohen dhe dë të ngurrojnë nga prindërit e tyre të dalin lakuriq. Vetëm kështu do të vazhdojë edukimi i gjeneratave. Ndërsa miniqi është ai i cili do të ndikojë në përhapjen e prostitucijonit dhe e devijimit të rinisë.

    Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.

    Ne Arsimin E Kosoves
    PRANOHET


    NDALOHET
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 19-06-2010 më 17:11
    BAC, SU KRY

  3. #163
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    [COLOR="red"]Nuk pranohet/COLOR]



    Se publikove naj foto ma nome se edhe keshtu s'lejohet,une nuk besoj qe e lene ti motren tane(nese ke)me dale kete menyre...respekt!
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Hahahahahaha flet sikur me qenë zëdhenës i qeverisë
    Ok kështu a t'ja lajm kohës me deshmu për këtë punë???!!!
    Unë kam bindjen e plotë se ligji kundër të cilit protestum dje ka mu shfuqize, ndërsa ti ke bindjen se Kosova pasi ti kaloj disa sfida do të merret me neve dhe me "shpërnguljen" tonë. A t'ja lejmë kohës??!!
    Veç edhe diçka a po na premton se pasi të shfuqizohet ligji (nëse ndodh) ti prapë do të vish dhe të perballesh me realitetin e ri, unë të premtoj se nëse ndodh ajo që po thu ti unë kom me ardh ketu ne forum edhe me ju kerku shumë njerëzve të pakten falje para "largimit" tim.

    Respekt!
    une te kerkova mos ti bishtnojsh diskutimit une te pyeta shkurt deri kur ju ne emer te mu....mu..tit do ti mashtroni ti mbuloni dhe ne funde ti dhunoni vajzat shqiptare siq beri bashkpuntori yt kastriot dukaj e shum te tjer.Dhe une te thash jo si qeveritar po si qytetar mblidhe kopen tane me ata magjypsat e tu qe i keni pru me kto foto,e lene popullin ton te qet me problemet e veta.
    PS.Mos mendo se nuk po i thot te vertetat per rastin e protestav dhe organizimin e tyre ky ose kjo"sleukeia"ti je nji byth e shitur te keta bulashet magjyps.
    Une nuk e parapash se cila do te ndodh (fuqizimi apo qfuqizimi),kjo edhe mund te ndodh pasi kete lufte nuk jeni ju tue ba por kete eshte tue ba rusoaziatket,por ama permes argateve te tyre sikur qe je ti me kopen tane multinacionali,ti je ma i vogli nat kope pasi qe ata eproret tuaj fare nuk lajmerohen ketu ne forum,per ketu ty ta ka lan detyren pasi ti e ke msu shqipen pak ma mire.Por ti e di mire sikur edhe ne e dim qe keni arrit ti merrni kah vetja vetem disa magjup do kinez qe i pame ne fotot tuja,dhe disa rrugaq dhe rrugaqe,une jetoj ne kosove ne qytetin tim gjith ata qe kryejn keto vepra jane rrugaq,gjith dite sillen neper qytet me shami gjegjesisht me mjekrra te pisafta,kurse tan naten ato me shami punojn punet neper shtepi publike kurse ana tjeter bajne pune te mbrapshta(duke shitur drog,vjedh,dhunime e shume pune te pista,kete po te them une qka i njof,dhe qe i takoj cdo dit,e une besoj duke u bazuar ne keto qe i ceka me larte besoj qe edhe ti je e ksaj kategorie,per kete une nuk ndjej ndoj rrezik prej jush,sepse ate dite kur ta nalin tagjin rusosllavogjypsat ti do te lagohesh nga kjo detyre e do ta vazhdosh zanatin e vjeter deri rusosllavet ta fusin ne funksion planin"B".

  5. #165
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Komunarë të të gjitha partive: Mjaft!


    Shkruan: Avni Xhemajli - Skënderaj


    Komunarët e të gjitha partive politike të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me përjashtim të atyre të PD-së, tashmë si duket po ua tregojnë elektoratit të tyre fytyrën e vërtetë, duke iu kthyer rrënjëve të tyre të vjetra për t’u përbashkuar rreth parullës së njohur por tashmë të tejshkuar: ‘‘Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!’’; mirëpo jo si proletarët nga fusha, mali e ara, por prej karrigeve në pushtet.

    Ky lloj bashkimi i komunarëve, me qëllimin për të venë në fuqi një vendim qyqar, vendim ky që qenies të cilën Zoti i Madhëruar e ka krijuar në formën më të bukur dhe të cilën e ka dalluar nga të gjitha krijesat e tjera me logjikë dhe mendje, t’ia ndalojnë të drejtën e shkollimit në shkollat publike dhe njërën prej urdhrave të parë dhe më të lartë me të cilin Krijuesi i botëve e ka obliguar qenien njerëzore për ngritjen dhe zhvillimin e mendjes; 30 ditë pas mbarimit të ‘‘debatit publik’’ nga dita e aprovimit në parim të atij vendimi.

    Po të ekzistonte një bashkim i tillë unik i të gjitha partive politike për luftimin e tenderomanisë dhe të korrupsionit, për ndalimin e krimit të organizuar dhe të prostitucionit, për çrrënjosjen e bandave të trafikimit të drogës dhe të qenieve njerëzorore; për ndalimin e nepotizmit, ryshfetit, reketit e të familjarizimit ; bashkimi për uljen e papunësisë dhe për luftimin e varfërisë, etj., etj., etj..., ashtu siç janë bashkuar për t’ia ndaluar të drejtën e shkollimit vajzave që bartin mbulesë; me siguri se Kosova nuk do t’i kishte punët kaq keq dhe se do të ishte prej shteteve të para në rajon që do të mund t’i plotësonte kushtet në të gjitha nivelit për integrimin në Bashkimin Evropian. Por fatkeqësisht një bashkim i tillë nuk shihet as në horizontin e katërt dhe as në fund të tunelit!

    Më e keqja është se këta njerëz janë pikërisht vet aktër stimulues të punëve tilla të liga dhe të përlyer direkt ose indirekt më se paku në njërën prej këtyre fenomeneve negative, të cilat e kanë dërrmuar për vdekje popullin e shkretë, gjë që po e shndërron atë përditë e më shumë në një popull servil, të varfër, lypsar dhe të mbytur në borxhe të kamatave të larta të bankave të huaja komerciale që operojnë në Kosovë.

    Por tani, përveç rritjes së papunësisë dhe të varfërisë, është prezent edhe një rrezik tjetër: Stimulimi dhe shtimi i analfabetizmit që po vije përsëri prej vet klasës qeverisëse. Por kjo nuk është edhe shumë çudi, ngase zinxhiri i të keqes është një zinxhir hallkash të pashkëputura prej njëra-tjetrës. Një klase të tillë politike i konvenon dhe i shkon për shtati një popull i lodhur, i ngathët dhe analfabet. Sepse për t’i mbushur xhepat ujku vëlla do mjegull! Dhe forma më e mirë e krijimit të kësaj mjegulle është padyshim cungimi nga e drejta e arsimimit. Ky mentalitet qeverisës dhe kjo mënyrë e veprimit dhe e sjelljes së politikanëve me qytetarin, Republikën e Kosovën e kanë mbërthyer për fat të keq në një banana-republikë sui generis, larg, shumë larg integrimeve euroatlantike, ku pakkush përveç politikanëve po i gëzohet një këso lloj ‘‘pavarësie’’.

    Por është shumë për t’u habitur, se sa herë që vijnë pastaj zgjedhjet të gjithë komunarët i sheh tek dalin në mediume dhe bilborda të buzëqeshur, duke thirr secili për vete: ‘‘Ama kokrrën mu, ama kokrrën mu, aman ama mu!’’, mirëpo duke e mbajtur gjithmonë të heshtur dhe të fshehur pjesën tjetër të medaljes së kësaj fraze, e cila për shumë qytetarë, kishte mbetur deri më tani disi enigmatike; se: ‘‘(Pu)shtetin du me e marrë, (pu)shtetin du me e ru, se pa të s’muj me rrnu!’’.

    Lloji i tillë i frazave të politikbërësve për minimum gjatë 30 ditë të fushatës në zgjedhjet e këtyre dhjetë viteve të fundit, i kanë kushtuar qytetarëve të Kosovës me qindra miliona euro, kurse arritja e marrjes së kokrrës pastaj, me dhjetëra miliarda euro të tjerë.

    Përveç këtyre arsyeve pse sot politikanët nuk duhen, por që urrehen edhe nga vet elektorati i tyre, lista e të cilave për qytetarin ngjan të jenë të pafund, në mesin e tyre si arsye më kryesore këtë gjë janë:

    - Për shkak të punës për interesat e tyre personale, në vend të përfaqësimit të interesave të qytetarëve,

    - Për shkak të shkeljes së të drejtave të qytetarëve në vend që t'i mbrojnë të drejtat e tyre,

    - Për shkak të mos përmbajtës së premtimeve dhe të mungesës së rezultateve në të mirë të qytetarëve,

    - Për shkak se politikanët paguhen dhe jetojnë shumë mirë prej taksave të qytetarëve, por që nuk përpiqen të punojnë që edhe atyre t'ua përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës,

    - Për shkak të mbajtjes së më shumë së të dy poste zyrtare publike njëkohësisht, kurse qytetari për vite me radhë ende qëndron i papunë,

    -Për shkak se politikanët nxjerrin vendime dhe ligje që i siguron profite dhe benificione të ndryshme në vazhdimësi, si dhe rregulla vendime dhe ligje të tilla që i ndalojnë dhe i kufizojnë lirinë dhe të drejtat më elementare të qytetarëve,

    - Për shkak se pagat mes shërbyesve civil dhe të politikanëve kanë dallim të madh sa prej tokës e në qielli, ndonëse ata punojnë po aq, nëse edhe jo më shumë se politikanët në shërbim të vendit,

    - Për shkak se kur vije stina e ngrohtë e verës sikur tani, politikanët dalin në media dhe me krenari i tregojnë popullit së në cilin vend do të shkojnë në pushime, kurse në ndërkohë qytetari duhet të përballët përditë me sigurimin e mbijetesës dhe kërcënimit, për shembull të vazhdueshëm nga këputja prej rrjetit elektrik, për shkak të pamundësisë së pagës së faturave të rrymës,

    - Për shkak se politikanët pasurohen brenda nate, kurse qytetari në një gjendje të tillë varfërohet përditë e më shumë,

    - Për shkak të diskriminimit, aplikimit të standardeve të dyfishta dhe të qasjes së padrejtë dhe të pabarabartë ndaj qytetarëve të kulturave dhe të feve të ndryshme,

    - Për shkak se për të realizuar një të drejtë më elementare, qytetarët gjithmonë detyrohen prej politikanëve pa lidhje të ngritën në protesta,

    - Për shkak të moralit të tyre të ulët, mungesës së thellë të sinqeritetit, mosdhënies së llogarisë ndaj votuesit dhe të mos dhënies dorëheqje si shkak i dështimit,

    - Dhe për shkak të keqinterpretimit, keqpërdorimit dhe moszbatimit të drejtë të Kushtetutës së vendit dhe të shkeljes së Konventave Ndërkombëtare që flasin dhe garantojnë qartë liritë dhe të drejtat e njeriut.



    Kjo qasje fatale qeverisëse për vite me radhë i ka inatosur në atë shkallë qytetarët, se vështirë që do të dalin për të votuar në zgjedhje përsëri. Edhe nëse dalin për votime, do të dalin fatkeqësisht që të zhvlerësojnë votën, si mënyrë e vetme për të shmangur së paku grabitjen e votës së tyre. Kjo qasje e re e qytetarit ndaj politikës që po dëgjohet ditëve të fundit gjithandej vendit, do të përkeqësohet edhe më shumë dhe nuk do të ndryshojë, derisa nga të gjitha partitë politike të mos korrigjohet dhe derisa të mos ndryshojë ky mentalitet dhe kjo mënyrë qeverisëse në shërbim dhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #166
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Shamia në Kosovë nuk është e ndaluar dhe kurrë nuk do të jetë e tillë!


    Shkruan: Gentian Jetishi - Ferizaj


    Këtyre ditëve disa agjenci ndërkombëtare të lajmeve, tek raportonin për përjashtimin e nxënëseve me shami, jepnin shpjegimin e gabuar se në Kosovë qenka e ndaluar me ligj mbajta e shamisë së kokës. Ky shpjegim, i gabuar dhe mbase tendencioz, qarkulloi në shumë nga agjencitë madje edhe në ato më prestigjiozet . Por, ndryshe nga shpjegimi i jehuar nga agjencitë, në Kosovë shamia as është dhe as mund të jetë ndonjëherë e ndaluar.

    Është Kushtetuta e Kosovës,- garantuesja e së drejtës së ushtrimit të lirë të fesë në jetën private dhe publike,-ajo që nuk lejon ndalimin e shamisë ligjërisht.

    Edhe në atë udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit, në nenin 6 të tij përcaktohet në mënyrë kufizuese dhe të qartë pse përjashtohet më shumë se një muaj nga shkolla



    3.1.4. Pezullim më shumë se 1 (një )muaj i shqiptohet nxënësit i cili nuk

    përmirësohet edhe pasi i janë shqiptuar masat si vërejtja me gojë, vërejtja

    me shkrim, pezullim i përkohshëm nga garat, ekskursionet, vizitat, shëtitjet

    pezullimi për 3 ditë dhe pezullimi prej 1 (një ) muaji. Kjo masë shqiptohet në

    rastin e sjelljes së dhunshme apo agresive e cila nuk lejon vazhdimin e

    procesit edukativo-arsimor dhe aftësues të nxënësve tjerë dhe kur

    mungon mbi 32 orë pa arsye nga mësimi



    Krejt e keqja në këtë udhëzim administrativ është se uniformën fetare (term i padefinuar) janë munduar ta paraqesin nga të ndaluarat, por, të jemi të qartë, kësaj ndalese nuk I kanë përcaktuar masë ndëshkimi. Madje, nga ngutia, për çudi në vend se ta ndalonin uniformën fetare, e kanë ndaluar ndalimin e saj. Kjo ngatërresë e tyre sigurisht e shpreh qartë tendencën për të future në atë udhëzim diçka kundërkushtetuese.

    Fakti që nuk është e ndaluar ligjërisht e vërejmë edhe nga vendimi i Gjykatës së Qarkut në Gjilan që ktheu në shkollë nxënësen Arjeta Halimi që autoritetet e kësaj shkolle, pa qenë të autorizuar sipas udhëzimit administrativ, pa të drejtë dhe në mënyrë arbitrare e kishin përjashtuar. Ndonëse drejtoria e shkollës edhe pas vendimit të gjykatës nuk përfilli ligjin (nuk pyesin për gjykatë, polici e shtet), megjithatë Arjeta ligjërisht dhe formalisht edhe më tej është nxënëse e shkollës ‘ Kuvendi i Lezhës’ në Viti.

    Këto analiza tendencioze të prezantuara nga agjencitë ndërkombëtare u aktivizuan së fundi kur në një shkollë të mesme në Ferizaj u përjashtua një vajzë tjetër për shkak të shamisë.

    Arlinda Zeka është nxënësja e fundit që u përjashtua dhe sipas gjitha gjasave do t’u japë vulën përjashtimeve të kësaj natyre. Ngjashëm si Arjeta, edhe Arlinda dhe familja e saj kanë filluar procedurat private kundër vendimit arbitrar të saj edhe pse të gjithë e dimë rezultatin që do të jetë i njëjtë si i Arjetës, në kuptimin që Gjykata nuk mund të vendosë ndryshe veçse pro saj, megjithatë dikujt po i konvenon torturimi shpirtëror i kësaj natyre .

    Për dallim prej herave tjera, Arlinda nuk është e vetme në këtë sfidë, por pas saj janë të gjithë myslimanët e Kosovës edhe ata që falen edhe ata që nuk falen, (të gjithë që varrosen në varret e myslimanëve) edhe nëse nuk arrijnë tamam përqindjen prej 95 % .

    Sa për fillim mund të vlerësojmë shumë lart protestën qytetare të organizuar nga OJQ Alternativa Rinore, protestë që u mbajt të premten me 7 maj, një protestë mjaft mirë e organizuar, shembull për një qytetari të formuar. Por kjo ishte vetëm një përpjekje e parë për të vazhduar në të gjitha format e mundshme deri në garantim institucional dhe eksplicit/tekstual të respektimit të parimeve të besimit.

    Në këtë kuptim është edhe kërkesa e të gjithë neve e madje jo vetëm e myslimanëve që MAShT të garantoj respektimin e besimit gjegjësisht të parashoh masa rigoroze për personelin arsimor që nuk respekton apo nënçmon në çfarëdo forme cilindo nga parimet e cilit do besim tradicional prezent në Kosovë .

    Të gjithë jemi dëshmitar të mungesës së theksuar të etikës dhe qasjes jo shkencore të disa profesorëve në nënçmojnë dhe ofendojnë parime dhe vlera thelbësore fetare në emër të shtjellimit të materialit shkollor që eventualisht mund të ketë lidhje me fe apo me ndonjë figurë historike që ka qenë edhe figurë fetare. Nuk janë të rralla rastet kur këta profesor torturojnë botën shpirtërore të nxënësve të tyre pa aspak mëshirë , thjeshtë të kënaqin egoizmin dhe narcizmin e tyre kur nxënësit (të moshave të reja) e kanë të pamundur të prezantojnë kundër argumente. Një çështje e tillë është shumë e theksuar nga profesorët e vjetër të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Historisë dhe Filozofisë. Shumë prej tyre pa komplekse dhe frikë kundërshtojnë besimin fetarë në mes të orës dhe propagandojnë ateizmin gjë që bie ndesh me parimin themelor të aktin më të lartë juridik të shtetit pra me Kushtetutën e Kosovës e cila vendin tonë e definon si shtetrishtë neutral ndaj të gjitha besimeve dhe jo që dikush që beson apo mohon Zotin ose fetarin ka privilegje më shumë se tjetri.

    MAShT pas nxjerrjes së ligjit të veçantë the tekstual për garantim të respektimit të besimit duhet që nëpërmjet inspektorëve të arsimit të siguroj respektimin e tij në mënyrë të veçantë. Përndryshe individ të ngjashëm me drejtorët problematik të shkollave të përmendura më lartë, të tillë që ende nuk janë përgatitur për demokraci dhe diversitet kulturor prapë mund të sjellin probleme të tilla që mund të prodhojnë tensione të pa nevojshme.

    Shamia kurrë nuk mund të jetë e ndaluar në Kosovë sepse është pjesë qenësore e besimit të shumicës së kosovarëve, e besimit tradicional autokton jo ’të pasluftës’.

    Në vitet e fundit disa pseudo-analist dhe gazetar të para paguar kanë bërë çmos me shkrime dhe programe të ndryshme që të përgatisin mendësinë e popullit tonë që shamia qenka ‘fenomen i ri’.

    Për të qenë më bindës dhe të hutuar masën , ato bënin dhe bëjnë përpjekje që shamia të ndërlidhet me rrymat e reja fetare të përfolura dhe ndër to më të përfolurën ‘Vehabizmin’.

    Kjo e fundit më mirë ta quajmë Vehabizmi feja e gazetarëve shqiptarë sepse nuk gjen për Vehabizmin në gjuhën shqipe literaturë veç se në gazetat ditore . Gazetarët dhe pseudo analistët sikur dalin të jenë misionar të kësaj feje që mos të harrojmë vjen nga perëndimi dhe që libër të shenjtë ka Google.com .

    Ndërkohë shamia si obligim fetarë ishte dhe mbetet përjetësisht pjesë jo vetëm e besimit të myslimanëve shqiptarë por edhe pjesë e kulturës, traditës dhe identitetit kombëtarë shqiptar. Shamia kurrsesi nuk ka të bëjë me rrymat e reja dhe as që mund të trajtohet me të njëjtin tretman që trajtohet në perëndim e aq më tepër të krahasohet me shtetin problematik të Francës si shembull të keq të fundamentalizmit sekular. Në Kosovë dhe në Shqiptari në përgjithësi shamia paraqet vlerë dhe është pjesë e pandashme e identitetit kombëtarë. ‘ Nëse shqiptarët mysliman nuk janë më mysliman, ato më nuk janë as shqiptar por nuk janë as njerëz’. Prandaj është shumë e rrezikshme dhe më tepër i ngjan ideve të fqinjëve oportunist ideja për të ç’islamizuar shqiptarët kështu që mbete edhe 50 % me i zhvesh pastaj për ti veshur ish-shqiptarët me çfarë duan.

    Nuk ka ndonjë familje myslimane që nuk ka ose që nuk ka pasur anëtarë (gjyshe, nënë apo motër ) me shami . Nëse shaminë e quajmë fenomen të ri atëherë gjyshet, ster gjyshet tona qenkan më modernet.



    Ndalimi eventual nga MAShT do të tregonte për naivitet dhe injorancë totale të ligjbërësve kosovarë për atë që kjo është parim qenësor i besimit dhe për atë që populli është jashtë zakonisht kundër përjashtimit më tepër se kaq i irrituar dhe frustruar për rastet e deri tanishme. Një ndalesë eventuale e shamisë në shkolla mund të sjellë vetëm dhunë dhe kundërshti të çeliktë të masës që është shumë e arsyeshme dhe e logjikshme ose tërësisht qytetare. Por në të njëjtën kohë mund të shfaqte tërë mllefin e akumuluar prej një dekade padrejtësish të gjitha llojeve ndaj shumicës absolute të popullit. ‘Këta të fesë Islame’ siç na quajnë pjesa tjetër e qytetarëve , nuk janë në këtë vend thjeshtë për të paguar taksa dhe për to votuar , nuk janë ‘gjynahat’ përkundrazi myslimanët shqiptar janë ari i këtij vendi, shpresa dhe freskia e tij , dhe shpëtimi i vetëm i kombit tonë nga degradimi moral dhe politik.

    Qeveritarët dhe ligjbërësit ‘tanë’ duhet sillen dhe të veprojnë në raport me dëshirat dhe kërkesat tona dhe të lënë anash pak politikat e mëdha. Politikanët e mëdhenj botëror braktisin Samite të mëdha të rëndësisë globale për shkak të interesit shtetëror dhe disponimit të popullit të tyre. Këta janë shembuj që duhet të ndjekin pushtetarët tanë, të cilët duhet të braktisin komplekset e inferioritetit ngarkesat e panevojshme psikike dhe ofenduese se shamia po u penguaka miqve tonë ndërkombëtar.

    Një çështje për të cilin duhet pa tjetër të përsiat edhe masa e gjerë. Fakti që shumë medie serbe e raportuan këtë desinformat sigurisht me fjalorin e rrugëve dhe gjuhën të cilën dinë ata të komunikojnë në raport me gjithçka shqiptare të bënë të mendosh thellë. A thua pse kurrë sa kishte pushtet mbi shqiptarët nuk e ndalonte kur ua ndaloi shumë gjëra , pse tani i intereson kaq shumë edhe asaj sa medieve në Prishtinë që shamia në Kosovë të ndalohet. Ndoshta ajo Serbia më mirë se MAShT dhe Qeveria e Kosovës e kanë kuptuar që ndalimi i shamisë kurrë nuk mund të jetë i pranueshëm dhe një ndalim i tillë veç se mund ta përçaj popullin të stër përçarë kosovar dhe mund të sjellë vetëm urrejtje dhe dhunë të brendshme sepse ‘zullimi kur trashet këputet’ ka thënë legjenda hoxhë dhe atdhetari Jakup Asipi Zoti e Mëshiroftë;.

    Për çfarëdo që mund të ndodh përgjegjësia morale dhe juridike mbetet mbi MAShT dhe Qeveri e Kosovës .

    Fakti që disa vende të Europës kanë filluar një fushat të theksuar kundër shamisë gjegjësisht disa forma tjera të veshjeve ( të vendeve të ndryshme të lindjes por jo direkt edhe shamisë ) nuk do të thotë siç po halucinaciojnë disa njerëz se e gjithë bota është kundër shamisë. Nuk është e gjitha bota kundër shamisë . Para se gjithash fushata kundër shamisë udhëhiqet nga partitë e majta të njohura si ekstremiste të cilët e shfrytëzojnë këtë gjë për përfituar nga antipatia e popullit nga emigrantët për ti votuar ata. Në anën tjetër në vende të ndryshme si Angli,Belgjik dhe Gjermani ndoshta edhe vende të tjera femrat më shami kanë arritur të integrohen madje edhe në Parlament. Pastaj një çështje e tillë është e theksuar aty këtu në disa vende si përkundër bota ka edhe kontinente tjera si Azi, Afrikë , Amerikë e kjo e fundit para disa vitesh pati dënuar një shkollë me shumë prej mbi 200 000 $ për shkak të përjashtimit të shamisë. Nëse nga perëndimi nuk marrim shembullin e ShBA-ve nuk na duhet shembulli i asnjë vendi, ndërkohë për të mirë do të duhej që ne ti ofronim shembull të mirë botës por ja që as botë as vetës , veç thellojmë urrejtjen në mas të popullit tone për ne, tani kur shumë tjerë po na urrejnë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Ne Arsimin Shqiptar pranohet



    Se publikove naj foto ma nome se edhe keshtu s'lejohet,une nuk besoj qe e lene ti motren tane(nese ke)me dale kete menyre...respekt!
    Vetem shko ne Youtube dhe shikoj disa gjirime ne Matur edhe shko ne disa gjimnaze ne ver dhe shikoje sesa shkurtohet UNIFORMA zyrtare kurse profesori as qe mundohet te i ndalon kurse i shikon me bisht te syrit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 19-06-2010 më 17:38
    BAC, SU KRY

  8. #168
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Matanë drejt(diktat)orisë asgjë të re!


    Shkruan: Avni Xhemajli - Skënderaj


    Tashmë kaluan gati dy javë që nga dita e mbajtjes së protestës më datë 07.05.2010 nga organizata “Alternativa Rinore” para MAShT-it në Prishtinë, për kthimin e Arlinda Zekës dhe të vajzave të tjera si Arjeta Halimi në procesin mësimor, dhe ende nuk ka ndonjë lajm se ndonjërës prej tyre i është lejuar prej drejtorëve komunal të arsimit kthimi në shkollë.

    Po të ishte ndryshe, Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) në edicionin e lajmeve qendrore do të duhej që deri tash opinionit publik t’ua kishte kumtuar lajmin për kthimin e tyre në procesin mësimor; së paku për kthimin e Arjeta Halimit, pasi Gjykata e Qarkut të Gjilanit tash e sa kohë e ka dhenë vendimin për kthimin e saj në shkollë - dhe atë si lajm të parë:

    “Teleshikues të nderuar, unë jam Mustafë Muçaj, ora 19:30, po ndiqni lajmet qendrore të mbrëmjes në Radiotelevizionin Publik të Kosovës… Nxënësja nga Vitia, Arjeta Halimi, e përjashtuar dhe e ndaluar padrejtësisht që nga fillimi i vitit 2009 nga procesi mësimor në shkollën “Kuvendi i Lezhës” së Vitisë, sot më datë 19.05.2010 iu kthye bankës së saj shkollore dhe kështu e gëzuar iu bashkua shoqeve dhe shokëve të klasës. Për më gjatë së një vit, Arjeta Halimit iu ndalua nga drejtori komunal i arsimit të Vitisë, Fehri Qerimi, ndjekja e mësimit në shkollën “Kuvendi i Lezhës”, pasi ajo kishte venë mbulesën. Edhe pas drejtimit të Arjeta Halimit drejt dyerve të Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, e cila më herët morri vendimin për kthimin e saj në shkollë, Fehri Qerimi, nuk e pati lejuar Arjetën të kthehej për disa muaj rresht në procesin mësimor. Por tani, kthimi i saj në shkollë u realizua pas intervenimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, pasi largimi i saj nga shkolla kishte ndodhur për motive religjioze.”

    Ja se si shprehet Arjeta Halimi në një bisedë me të gjatë me korrespondenten tonë të Radiotelevizionit Publik të Kosovës nga Vitia, e lumtur pas kthimit të saj në shkollë. Ta ndjekim reportazhin në vazhdim:

    “E drejta ka qëndruar gjithmonë në anën time. E kam ditur që në fillim. Këtë gjë më së miri e ka dëshmuar dhe vërtetuar vendimi i vet Gjykatës së Qarkut të Gjilanit që ka vendosur për kthimin tim në procesin mësimor. Mirëpo ai vendim për kthimin tim në shkollë u shpërfill dhe u shkel për disa muaj rresht nga ana e drejtorit komunal të arsimit, Fehri Qerimi, pas largimit tim nga shkolla për më shumë së një vit. Unë nuk ia kam shkelur të drejtën askujt, as nuk kam bërë ndonjë krim në shkollë apo ndonjë vepër penale që do të mund të më përjashtonin nga shkolla. E tëra që kam bërë është vendosja e mbulesës në kokën time, e cila për besimin tim, për mua paraqet dhe është obligim fetar. Dhe si e tillë është pjesë e pashkëputur e identitetit tim. Drejtori nuk ka pasur kurrfarë të drejtë të më largojnë nga shkolla për këtë gjë. Mbulesën nuk e kam venë mbi kokën e askujt, as mbi atë të drejtorit, por mbi kokën time, dhe me kokën time besoj së kam të drejt të bëjë çfarë unë dua. Është e imja. Edhe drejtori edhe secili njeri, ta zëmë, mund të vë kapele mbi kokë të vet, nuk besoj se do t’i përzihet ndokush për një gjë të tillë. ...Nuk mundet askush në botë t’ia mohojë të drejtën e shkollimit një vajze, vetëm pse ajo vendos të vejë mbulesën, së paku jo ligjërisht. Aq sa di unë dhe aq sa jam njoftuar edhe nga avokati im, liria e ushtrimit të fesë dhe e drejta për arsimim, janë të drejta elementare bazë të garantuara me konventa ndërkombëtare, po ashtu edhe me kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po të mos ishte kështu, kryetari i Gjykatës së Qarkut të Gjilanit, Kadri Syla, kurrë nuk do të merrte vendimin për kthimin tim në shkollë. Por sidoqoftë, unë i falënderoj koleget e shkollës dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë që vazhdimisht më kanë mbështetur qoftë edhe vetëm moralisht për t’u kthyer në shkollë. Por, veçanërisht e falënderoj Bashkësinë Islame të Kosovës për aktivizimin e saj, për të mos më lenë të vetmuar në këtë betejë të lodhshme, e cila me ç’rast organizoi peticion nëpër të gjithë Kosovën dhe ankimoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për kthimin tim në shkollë. Falë angazhimit të tyre të palodhshëm unë mbërrina të jem sot këtu ku jam. Shpresoj që askush të mos privohet më nga e drejta e shkollimit në Kosovë.”

    Në rrethanat normale të një shteti demokratik kështu do të duhej të ishte; Arjeta Halimi dhe Arlinda Zeka tanimë do të duhej të ishin kthyer në shkollë. E vërteta është se ato ende nuk janë kthyer në shkolla. E përsëris, nuk janë kthyer në shkolla! As peticioni dhe as ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga BIK-u për anulimin dhe ndalimin e urdhëresave administrative apo të çfarëdolloj vendimi të drejtorëve a të kujtdo çoftë tjetër që pengon dhe mund të bëhet shkak për largimin e vajzave me mbulesa nga shkolla publike, deri më tani nuk është ndërmarrë.

    Kurse RTK-ja në të vërtetë, nuk është marrë fare me investigimin dhe informimin e opinionit publik për rastin e përjashtimit të Arjeta Halimit dhe as të Arlinda Zekës nga shkolla. Si duket RTK-ja nuk ka kamera të mjaftueshme për këto raste. As me rastin e mbajtjes së protestës së 07.05.2010 para MAShT-it në Prishtinë, transmetuesi publik, nuk e ka bërë mbulimin e kësaj ngjarjeje me reporterë e gazetarë si njëra nga ngjarët më kryesore të ditës që ishte në kryeqytet, ku demonstruan mijëra vetë për kthimin në shkollë të Arlinda Zekës, të Arjeta Halimit dhe të vajzave të tjera të përjashtuara nga shkollat publike. Ka qenë KLAN Kosova dhe Top Channeli i Shqipërisë që raportuan dhe shumë agjenci ndërkombëtare të lajmeve (që e përkthyen në internet lajmin në anglisht, turqisht, etj.), por jo edhe Radiotelevizioni Publik i Kosovës, të cilit për vite me radhë të gjithë i paguajmë të holla; i paguajnë edhe Arlinda edhe Arjeta edhe vajzat e tjera me mbulesë.

    Mungesa e mbështetjes mediale në rastin e Arjeta Halimit (të cilës Gjykata e Qarkut të Gjilanit ia ka dhenë të drejtën e kthimit në shkollë), si p.sh. rasti i transmetuesit të televizionit publik si kanali më i shikuar në Kosovë (RTK), drejtorit komunal të arsimit të Vitisë, Fehri Qerimit, po vazhdon t’i ndihmojë që vendimi i tij të qëndrojë ende mbi vendimin e gjykatës për moskthimin e Arjetës në shkollë. Edhe në rastin e Arlinda Zekës, fuqia ekzekutive e drejtorit ngjan të jetë më e madhe se sa ajo e gjykatës. Kështu drejtori komunal i arsimit të Ferizajt, Agim Berisha, më 08.05.2010, një ditë pas mbajtjes së protestës për kthimin e Arlindës në shkollë, deklaroi për Kohën ditore: “Mua nuk më interesojnë gjykatat, nuk ma nin për atë punë hiç, unë nuk e lejoj (*këtu është fjala për A. Zekën, dmth. kthimin e saj në shkollë) unë i përkulëm ligjit, por jo gjykatës.” Ja se në çfarë vendi paradoks jetojmë! Kësaj shkurt e shqip i thonë: Matanë drejt(diktat)orisë asgjë të re! Arlinda Zeka, Arjeta Halimi dhe vajzat e tjera vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shkollave, drejtorët mbi ligjin dhe BIK-u në gjumë. Storia në vend se tashmë të mbaronte, ajo ende vazhdon.



    (*Në shenjë proteste të mungesës së transmetimit të lirë nga transmetuesi publik i Kosovës, RTK, në mungesë të zbatimit të drejtësisë për Arjeta Halimin, si dhe të angazhimit më të madh të BIK-ut për zgjedhjen e problemit njëherë e mirë të përjashtimit padrejtësisht prej shkollave publike të vajzave të mbuluara)
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #169
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Eshte e drejt e gjithe kujte te vishete si te doje,te besoj ku te doje...si nuk munden ti ndalojen uniformat(funate) zyrtare,as shamine nuk munden,gjithcka shkone si done vete njeriu.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  10. #170
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Me shami apo pa shami?


    Shkruan: Albinot Maloku


    Republikën tonë, përveç telasheve shumë të mëdha e reale të cilat i ka, herë pas herë po e godasin edhe disa telashe të panevojshme, e të cilat më irritojnë pa masë. Për shtetin tonë, ani pse ende të pakonsoliduar e të mospranuar në OKB e instanca tjera, janë të padobishme rastet e largimit të vajzave të mbuluara nga institucionet edukativo-arsimore apo shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Vendimi i disa drejtorëve të shkollave të mesme apo fillore, i bazuar gjoja në një vendim të MASHT-it për të larguar nxënëset të cilat bartin shaminë, është skajshmërisht johuman.

    Bartja e shamisë në institucione edukativo-arsimore apo shtetërore, nuk e kërcënon karakterin laik të Republikës së Kosovës. Arsyetimi i njërit prej drejtorëve që kishte larguar një nxënëse me shami nga bankat shkollore, se gjoja ai po respektuaka Kushtetutën e vendit, është shumë qesharak. Qesharak ngase, respektimi i saj na paska ngelur tek ky filan drejtori, ndërsa që kjo Kushtetutë shkelet me dy këmbët nga pushtetarët tanë, as që bëhet llaf. Nejse, kjo nuk është ajo për të cilën dua të komentoj tani.

    Pavarësisht faktit se Kushtetuta jonë nuk është aq për mashalla, ajo nuk ofendon bindjet e asnjërit nga besimet fetare në vendin tonë. Për të pasur një pozicion të tillë neutral, në një formë apo tjetrën komunitetet fetare e kanë dhënë agremanin e tyre, dhe kjo është për tu lavdëruar. Mirëpo, të largosh një nxënëse nga procesi mësimor, për faktin që respekton obligimin e besimit të saj, është shkelje e rëndë, jo vetëm e Kushtetutës, por së pari e të drejtave të njeriut.

    E dimë se të drejtat e njeriut janë të garantuara nga shumë dokumente të rëndësisë globale, e qe besa edhe evropiane, destinacion të cilin ne po e synojmë. Domethënia veprimit të këtyre drejtorëve të frustruar, të thirrur në vendimin e MASHT-it, është që vajzat të cilat mbajnë shaminë së pari duhet të zgjedhin mes besimit të tyre apo arsimimit. Kësi lloj pozicioni nuk kanë përjetuar as gjeneratat e Xhordano Brunos nga inkuizicioni katolik.

    E shtyrë nga këto lloj marifetllëqesh, Christiane Amanpour kishte përgatitur, para disa kohësh, një tregim për CNN mbi “vendimet” e disa shteteve të BE-së për largimin e vajzave të mbuluara nga institucionet edukativo-arsimore apo shtetërore. Ajo në emisionin e saj kishte ftuar edhe profesorin e Universitetit Oxford, Tariq Ramadan. Profesori Ramadan i kishte thënë gazetares Amanpour se “duke ua ndaluar shamitë, u mohoni të drejtën njerëzve që të vishen si të duan, në fakt jeni kundër vlerave tuaja. Realisht, me këtë gjë ushqehet frika dhe do të mungojë debati konstruktiv. Islami është religjion i Evropës dhe pjesë e shoqërisë”. Pa mëdyshje dhe me të drejtë profesori Ramadan porosit, se me këto gjëra ushqehet frika dhe jorehatia.

    Për dallim nga këto marifetllëqe të Evropës, shqiptarët kurrë nuk kanë pasur dhe kurrë nuk duhet të kenë probleme të pavend, siç mund të jenë qoftë edhe ngacmimet më të vogla të natyrës religjioze. Shqiptarët janë i vetmi popull autokton i Evropës i cili mund ta shikojë me ballë hapur edhe lindjen edhe perëndimin.

    Janë tre kolosë të mëdhenj shqiptarë që duhet jenë “yrnek” për disa filan drejtorë e profesorë. Është ortodoksi Fan S. Noli, katoliku Gjergj Fishta e myslimani Naim Frashëri, për të cilët nuk ka qenë kurrë kufi besimi i tyre, por fuqia e diturisë dhe e mendjes ka qenë fondamenti që i ka udhëhequr ata.

    Për veç këtij fakti eklatant, edhe thënia e babait të Universitetit të Virgjinias dhe autorit të Statutit të Virgjinias për lirinë fetare, ish-presidentit të SHBA-ve, Thomas Jefferson, është ajo e cila për mua paraqet parimin tek i cili duhet të mbështetet filozofia, sidomos, e shtetit tonë. “Nëse fqinji im ka njëzet zota ose asnjë Zot, kjo mua nuk me pengon. Me këtë ai as nuk më ka thyer këmben, as nuk më ka marrë të hollat nga xhepi im”. – thotë autori i Deklaratës së pavarësisë të SHBA-ve, ish-presidenti Jefferson.

    Përfundimisht, me shami apo pa shami, vajzat shqiptare duhet të arsimohen.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  11. #171
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Çka po ndodh në KK të Prishtinës dhe në banana-republikën tonë?


    Shkruan: Avni Xhemajli - Skënderaj


    Ka kohë që në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe në banana-republikën tonë po aplikohen standarde të dyfishta ndaj qytetarëve. Në kohen kur katedralja me përmasa gjigante çdo ditë e më shumë po e merr formën e vet në qendër të qytetit, ndërtimi i së cilës ishte legjitimuar vite më parë nga KK i Prishtinës, po i njëjti kuvend së fundi ka marrë iniciativën me qëllim për nxjerrjen e një vendimi për ndalimin e shkollimit të nxënëseve të mbuluara nga shkollat fillore dhe të mesme publike në këtë komunë.

    Po kështu, kjo klasë politike edhe më herët kishte marrë vendimin për ndalimin e ndërtimit të Qendrës Islame në Prishtinë, megjithëse ishte dhenë leja dhe pati filluar ndërtimi i saj. Prej kohës së anulimit të ndërtimit të Qendrës Islame, Komuna e Prishtinës ende nuk e lejon dhe nuk e ofron hapësirën për ndërtimin e saj, kurse tani po bën përpjekje për ndalimin e vajzave të mbuluara nga shkollat publike.

    Është shumë paradoksale të ndalohet mbulesa në shkollat publike, sikur edhe moslejimi i ndërtimit të Qendrës Islame në emër të laicizmit, por që në anën tjetër, duke aplikuar standarde të tjera të lejohet ndërtimi i katedrales në mes të Prishtinës, kurse qytetarët serb të Kosovës në enklavat e tyre vazhdojnë të aplikojnë orën mësim-besimit pa u penguar fare nga institucionet e banana-republikës. Çfarë mund të thotë dhe si mund t’i quaj njeriu që ka mendje dhe logjikë të shëndoshë këto veprime? Kurrsesi ndryshe, veçse si standarde të dyfishta.

    Prandaj iniciativa për vendime tilla nga komunarët e Prishtinës në dëm të besimtarëve islam janë të papranueshme, sepse janë të padrejta, dhe përveç që janë të padrejta janë edhe diskriminuese, sepse të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Si të tilla, këto veprime janë qartazi provokime dhe aplikim i standardeve të dyfishta. Ose nëse nuk janë të tilla, atëherë çfarë vallë tjetër janë?!

    Mund të themi lirisht se muslimanët në Kosovë edhe pse e përbejnë shumicën e popullatës, si pasojë e heshtjes me vite me radhë për kërkimin e të drejtave të tyre legjitime, sot janë kategoria shoqërore më e diskriminuar, më e shkelur dhe më dëmtuar në këtë farë banana-republikën tonë.

    Por si duket, kjo iniciativë e padrejtë dhe diskriminuese e ka zgjuar e vetëdijesuar përfundimisht edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila përmes imamëve të xhamive të saj në xhumanë e fundit reagoi ndaj iniciativës së Kuvendit Komunal të Prishtinës në lidhje me përpjekjet për ndalimin e nxënëseve nga shkollat fillore dhe të mesme publike, vetëm pse mbajnë mbulesë. Gjithashtu u bë me dije se nuk do të heshtet më siç është heshtur deri tani në shkeljen e të drejtave dhe lirive të besimtarëve në Kosovë dhe se do të fillojë angazhimi për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të tyre.

    Çështja është se, nëse Kuvendi Komunal i Prishtinës arrin të ndalojë vajzat e mbuluara nga shkollat publike, Bashkësia Islame e Kosovës dhe besimtarët islam që përbejnë shumicën në Kosovë, lirisht mund të përshëndeten dhe të harrojnë se Qendra Islame do të ndërtohet ndonjëherë në Prishtinë.

    Ja përse. Kur, një gjë që është kaq e thjeshtë dhe gjë elementare si e drejta e një vajze për t’u shkolluar në një shkollë publike nuk lejohet nga KK i Prishtinës, atëherë si do të mund të vijë në shprehje dhënia e hapësirës dhe lejimi i ndërtimit të një Qendre Islame, e cila për nga përmasa e saj nuk do të jetë aspak më e vogël se sa katedralja që gjendet sot në qendër të Prishtinës?!

    Por me gjasë, duket se kjo edhe është prapavija e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesa nga shkollat publike, që apriori do të zhvlerësojë edhe kërkesën e BIK-ut për ndërtimin Qendrës Islame në kryeqytet, por edhe kërkesën për aprovimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Tendenca e komunarëve të Prishtinës në këtë rast është më së e qartë: Të zmbrapsen të gjitha kërkesat dhe iniciativat e tilla me një anë.

    Prandaj këtu nuk është në pyetje vetëm e drejta e shkollimit dhe dinjiteti i vajzave të mbuluara, por në pyetje është edhe e ardhmja se çfarë në të vërtetë do të ndodhë me Qendrën Islame në Prishtinë, se a do të lejohet apo do të ndalohet përfundimisht ndërtimi i saj. Dhe po ashtu, përmes këtij vendimi të KK të Prishtinës, do të pësojë edhe kërkesa e BIK-ut dhe PD-së për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike.

    Prandaj mbrojtja e të drejtës së shkollimit të vajzave të mbuluara, si për BIK-un ashtu edhe për besimtarët islam në përgjithësi, ka një peshë të madhe, sepse në këtë kauzë të drejtë, përveç rrezikimit të humbjes së drejtës së shkollimit të atyre vajzave, tani po rrezikohen seriozisht edhe dy projekte madhore: E para, projekti për ndërtimin e Qendrës Islame në Prishtinë dhe e dyta, përpjekja tash e sa kohë e BIK-ut, PD-së dhe e besimtarëve islam për aprovimin e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike.

    Nëse humbet e drejta e vajzave për shkollim si pasojë e këtij vendimi të KK të Prishtinës, atëherë do të humbë edhe sensi i kërkesës për ndërtimi e Qendrës Islame në kryeqendër dhe po ashtu do të pësojë goditje të fortë edhe iniciativa e deritanishme për futjen e lëndës së edukatës fetare në shkollat publike. Në atë rast, humbjet do të jenë të pallogaritshme. Shoqëria jonë do të vazhdojë të degradohet edhe më shumë.

    Prandaj BIK-u duhet të vazhdojë me iniciativën që edhe në xhumatë e ardhshme të njoftojnë dhe të sensibilizojë nëpër xhamitë e Kosovës të gjithë besimtarët islam me problematikat në fjalë, që kanë të bëjnë me të drejtat elementare të tyre, derisa ato të mos cenohen dhe të realizohen në tërësi. Gjithashtu është koha që seriozisht të mendohet edhe për protesta paqësore masive, para së të merret ndonjë blic-vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.

    Këtyre provokimeve duhet t’i dalin të gjithë qytetarët përballë, në mënyrë që të ndërpriten fushatat agresive dhe diskriminuese ndaj muslimanëve në Kosovë. Sepse në pyetje është edhe dinjiteti ynë si njerëz dhe shumëçka tjetër në pyetje. Në të kundërt, jeta në këtë farë banana-republikën tonë të dashur do të bëhet edhe më ngushtë dhe do të rendohet edhe më shumë.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  12. #172
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nga kjo proteste dhe nga disa komente ketu po na shpjegohet se femrave te Kosoves ju dashka konsakruar me LIGJ menyra e veshjes. Po te mos kete ligj (per te lejuar/ndaluar nje menyre te caktuar te veshjes) femrat paskan tendence te imitojne fotot qe na sollen ketu. Pra moralin ne Kosove e ruajne protestuesit.

    Por kjo nk qenka asgje! Disa vajza ketu po pyesin djemte ne se do lejonin motrat e tyre te visheshin ala rruga 42. Me siguri qe keto motra dhe keto vajza qe pyesin, e ruajne nderin dhe seriozitetin ne veshje jo sepse deshirojne, por sepse kane frike nga meshkujt e familjes. Me sa duket keto femra kane frike nga vetja, e do shkonin direkt drejt shthurjes posa te dilnin pa shami ne koke.

    Kete ideologji e has vetem ne Iran, ku femra eshte placke. Shqiptaret i kane hapur deren mikun, i kane ruajtur nderin te shoqit, kane jetuara e luftuar perkrah me te si te barabarta.

    Ne nje shtet si Kosova sot, ku papunesia (si edhe ne Shqiperi) eshte nga me te lartat, ku mungon perspektiva per rinine (alternativa e klubeve, pabeve e kazinove), ku gjysma me e pasur e vendit eshte ende e zaptuar nga Serbi, kishte probleme shume me te rendesishme per te merituar protesta e vemendje publike. Por jo. Juve ju pengojne shamite kur dalin femrat rruges. Nderkohe qe keto femra shpenzojne pjesen me te madhe te dites nen influencen e shthurjes (TV, klube etj) qe percojne sllavet, turqit dhe greket, per arsyen e thjeshte se nuk kane me se te merren menjehere posa te mbarojne shkollat. Dikush do te thote, jo kemi edhe gamiljen qe na merr tere diten. Desha te kujtoj disa ketu se familja nuk ngrihet dot mbi vlera te munguara te nje personi qe nuk ndihen njeri (por skllav i situates, i gruas burrit dhe femijeve). Nderkohe qe pas kesaj skllaverie te dites ju kaloni ore te kendshme ne imagjitaten e shthurjes.

    Boshlleku eshte armiku qe shkaterron familjet. Mungesa e personalitetit njerezor e cila shkon dore me dore me ate moral. Shamia mbulon po aq bukur, ne mos edhe me bukur-imoralitetin, sepse personi eshte incognito.

  13. #173
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Forumi Musliman i Kosovës: Ministri Enver Hoxhaj imiton diktatorin Enver Hoxha

    Me një deklaratë për shtyp “Shamia është parim e jo simbol Islam”, Forumi Musliman i Kosovës ka shprehur se është e shqetësuar dhe e shokuar me projekt-rregulloren e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndalimin e bartjes së shamisë në shkollat fillore dhe të mesme publike të kësaj komune.

    Në deklaratën e FMK-ës thuhet se projekt-rregullorja për ndalimin e bartjes së shamisë, e cila bazohet në Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga Ministria e Arsimit, është në kundërshtim të plotë me nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim të plotë me nenin 1 të Ligjit për Lirinë Fetare të Kosovës, në kundërshtim të plotë me nenin 2. të Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë.

    “Edhe pse nuk ka Ligj të aprovuar në Kosovë lidhur me çështjen e mbajtjes së shamisë apo veshjes së vajzave sipas parimeve islame, ministri aktual i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës z. Enver Hoxhaj, sigurisht aludon në, apo do të imitojë adashin e tij, Enver Hoxhën, ish diktatorin komunist shqiptar i cili ka hyrë në historinë botërore si i vetmi në botë i cili me Ligj e ka ndalur fenë në Shqipëri në vitin 1967, e ky ministër z. Enver Hoxhaj, me po të njëjtën emër sikurse paraardhësi i tij, do që të hyjë në historinë më të re i cili jo me ligj, por me Udhëzim Administrativ të ndalon bartjen e shamisë së vajzave muslimane, e që njëkohësisht do të thotë largimin e tyre nga shkolla, dhe se një veprim i tillë është i paprecedan, i cili mohon të drejtën e shkollimit të mëtutjeshëm të vajzave muslimane me shami, e që është një krim edhe më i madh, që e parandalon apo ia pamundëson shkollimin e mëtutjeshëm gjinisë femërore, që është një akt diskriminues, antinjerëzor, antihuman, antimoral, antifemëror. Edhe pse dita më ditë thiremi në drejtat njerëzore, në pjesëmarrjen e barabartë të gjinisë femërore në jetën publike dhe shoqërore, në aspekt tjetër kundërshtohet kjo e drejtë themelore e gjinisë femërore, dhe se edhe pse thirremi që askush nuk është mbi Ligjin në Kosovë, apo se gjyqësia është e ndarë nga legjislativi dhe ekzekutivi, në anën tjerë vendimi i Gjykatës së Gjilanit për kthimin në shkollë të vajzës me shami, hudhet poshtë nga zyrtarët komunal të arsimit në Gjilan, me arsyetimin se për ata është ligjor vetëm vendimi i Rregullores komunale apo Udhëzimi Administrativ 7/2009 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e jo zbatimi i vendimit të Gjykatës në Gjilan”, thuhet në deklaratë.

    Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje zyrtarëve komunal të Prishtinës si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe vet Ministrit z.Enver Hoxhaj të heqin dorë prej Rregulloreve dhe Udhëzimeve që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe Ligjet aktuale në fuqi të Kosovës e që cenojnë të drejtat elementare themelore njerëzore, e sidomos të gjinisë femërore. /mesazhi/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  14. #174
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Koha.net???!!! Një portal nuk mundet të jetë më i sakt se sa raportet mediatike nga vendi i ngjarjes siç ishte ajo e Top-Channelit, RTK-së, Klan Kosoves, Rrokum TV-së dhe Mesazhit
    Ke problem me lexim apo cfare?
    Krejt cfare dua te them eshte se une u nisa me te drejte nga numri qe ceka. Sepse ishe ti ai qe solle ate numer! Vetem kaq.

    Ndersa per mendimet qe i shpreha (nje pakice minimale proteston), nuk ndryshon gje edhe sikur te nisem nga ajo qe pati 20.000 demonstrues.

  15. #175
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Përgatiti: Mr. Avdyl Rrahmani
    ...

    Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.

    Ne Arsimin E Kosoves
    PRANOHET


    NDALOHET
    Nuk ka as Zot, as Kuran, as Bibel e asgje tjeter qe mund te deshmoje ndonjehere se kjo veshja e pare (fundi mini) eshte me e demshme per shoqerine sesa kjo veshja e dyte.

    Te gjitha te "keqiat", te cilat njerezit frikesohen se vijne nga veshja e pare, mund te vijne edhe nga veshja e dyte.

    Nese jam tip i tille, perdhunoj, keqtrajtoj, ngacmoj edhe murgesha, edhe nena, edhe te martuara, e lere me vajza qe bartin shami.

    Ky s'eshte argument, por mendim i disa klerikeve arabe, te cilin ca shqiptare me problme themelore te logjikimit e kane mare persiper pa reflektuar fare.

  16. #176
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Boll me,..........nuk eshte shamia ajo qe ruan nderin dhe moralin e femres,shkollimi dhe dalja nga injoranca e ben femren te nderuar e te respektuar.Para disa ditesh isha ne Prishtin ke nje miku im i forumit,as pashe dhe as degjeva per shamine e kokes,vajzat mesonin shkelqyeshem ne shkolle ,respektonin prinderit dhe mikun ,keto jane zakone te shqiptareve dhe jo lenia ne erresirre e femres.Si nuk e kuptoni xhanem qe gruaja injorante do te rrisi femije injorant,kjo me se shumti do ti pelqente armiqeveve tane te cilet me sa duket po investojne ..........................per injorancen dhe ardhmerine e shqiptareve.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    [QUOTE=Sharri-Liburna;2763782]une te kerkova mos ti bishtnojsh diskutimit une te pyeta shkurt deri kur ju ne emer te mu....mu..tit do ti mashtroni ti mbuloni dhe ne funde ti dhunoni vajzat shqiptare siq beri bashkpuntori yt kastriot dukaj e shum te tjer.Dhe une te thash jo si qeveritar po si qytetar mblidhe kopen tane me ata magjypsat e tu qe i keni pru me kto foto,e lene popullin ton te qet me problemet e veta.
    PS.Mos mendo se nuk po i thot te vertetat per rastin e protestav dhe organizimin e tyre ky ose kjo"sleukeia"ti je nji byth e shitur te keta bulashet magjyps.
    Une nuk e parapash se cila do te ndodh (fuqizimi apo qfuqizimi),kjo edhe mund te ndodh pasi kete lufte nuk jeni ju tue ba por kete eshte tue ba rusoaziatket,por ama permes argateve te tyre sikur qe je ti me kopen tane multinacionali,ti je ma i vogli nat kope pasi qe ata eproret tuaj fare nuk lajmerohen ketu ne forum,per ketu ty ta ka lan detyren pasi ti e ke msu shqipen pak ma mire.Por ti e di mire sikur edhe ne e dim qe keni arrit ti merrni kah vetja vetem disa magjup do kinez qe i pame ne fotot tuja,dhe disa rrugaq dhe rrugaqe,une jetoj ne kosove ne qytetin tim gjith ata qe kryejn keto vepra jane rrugaq,gjith dite sillen neper qytet me shami gjegjesisht me mjekrra te pisafta,kurse tan naten ato me shami punojn punet neper shtepi publike kurse ana tjeter bajne pune te mbrapshta(duke shitur drog,vjedh,dhunime e shume pune te pista,kete po te them une qka i njof,dhe qe i takoj cdo dit,e une besoj duke u bazuar ne keto qe i ceka me larte besoj qe edhe ti je e ksaj kategorie,per kete une nuk ndjej ndoj rrezik prej jush,sepse ate dite kur ta nalin tagjin rusosllavogjypsat ti do te lagohesh nga kjo detyre e do ta vazhdosh zanatin e vjeter deri rusosllavet ta fusin ne funksion planin"B".

    PER TI IK PERGJIGJES POSTON REFERATE TE GJYPSAV GIMSHE,PERTE CILAT KEMI LEXU DERI TASH;FJAL BAJATE;MOS I BISHTNO PERGJEGJES.

  18. #178
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Kosovar2006 Lexo Postimin
    Përgatiti: Mr. Avdyl Rrahmani


    Këtyre ditëve dëgjojmë zëra të shumtë që janë kundër shamije dhe pro miniqi. Nëse këtyre ditëve kalon afër Hotel Grandit diku rreth orës 20:00 e vëren se miniqi qenka veshja kryesore të cilin femrat e një vendi në tranzicion e preferojnë. Aty sheh vajza të moshës rinore të cilat kanë ardhur për ta festuar maturën, ndërsa në përcjellje të tyre kanë ardhur edhe prindërit që ka prej tyre pothuaj të shtyrë në moshë. Nëse i shikon fytyrat e tyre, vëren se ata nuk pranojnë një veshje të tillë, por ama vajzat e tyre u sqarojnë se kjo na qenka moda dhe stili që preferohet këtyre ditëve. Ata mendojnë duke thënë se ne shpenzuam pagën e këtij muaji (272 €) për dukjen e vajzave tona sa më bukur, e që shumë më mirë do të ishte që këto të holla ti shpenzonim në ushqim i cili pothuaj se nuk na mjafton! Këta prindër mendojnë në testin e matures që bijat e tyre e kanë harruar fare pasi që ato kanë veshur miniqin. Do të ishte më e rrugës që këto “vajza” të përgatiteshin për testin i cili ndërlidhet ngushtë me të ardhmen e tyre. Kjo ndodh vetëm te ne. Në vendet përreth nuk ndodhka një gjë e tillë. Para 3 ditësh kontaktova me një të afërme timen në Gjermani dhe i thash se së shpejti do t’ju vizitoi, ama kur të arrij atje nuk dua që të vishesh sikur që visheshe në Kosovë (miniq). Ajo ma ktheu me nguti. Mos ke merak se këtu askush nuk vesh miniq sepse të dalësh këtu në miniq të konsiderojnë …….! U habita fare. Dikush që këtu e ka pasur veshjen më të preferuar miniqin, atje qenka turp të vishesh në miniq. Dhe mendova me vete. Qe sa vite është formuar shteti gjerman e qe sa vite kemi formuar ne shtet këtu? Dy vite, ama shtet. E kemi ngritur mbi bazen e “miniqit” i cili do të na ndihmojë në sy të botës shumë.

    Jam i bindur se të huajt kur vijnë në vendin tonë dhe e shohin gjendjen si është, flas për veshjen e femrave tona, mendojnë se Kosova qenka një vend trafikimi me qenie njerëzore. Miniqin më së shumti e veshin ato femra të cilat nuk kanë kurrfarë pune të kryejnë. Ato mendojnë vetëm në dukjen dhe ekspozimin e trupit të tyre sepse nga kjo nuk i pengon orari i shpejtë i punës në të cilin po që se nuk prezanton, paf të përjashtojnë.

    Në vendet e perëndimit firmat e mëdhenj e kanë gardërobën e veçantë jashtë të cilës nuk guxon askush të del, por ama te ne ende si duket nuk është miratuar ligji që ka të bëjë me punën dhe me rregullat e saj.

    Nëse flasim për shaminë, vërejmë se këtyre ditëve janë ngritur zëra të fuqishëm kinse kjo qenka pengesa kryesore e cila nuk na lejon të hyjmë në civilizimin botërorë.

    Kohët e fundit jemi dëshmitarë të asaj se në shumë vende publike, për konkurrim në ndonjë punë, nëse ke veshje tërheqëse nuk e ke këtë problem, pra do jesh e para në listën e atyre që kanë konkurruar, ndërsa po që se femra e cila mbanë mbulesën në kokën e saj, përjashtohet nga vendi i punës, nga fakulteti dhe duke shkuar edhe me larg behet përjashtimi i nxënëseve nga shkolla për shkak te mbuleses!!!!!!!!!!!!

    Mahinur Ozdemir është një muslimane e re e cila mban shami, iu bashkua partisë Kristian-Demokrate në Bruksel, duke u bërë e para dhe e vetmja grua me shami në një parti politike, e cila ka hyrë në parlamentin e Belgjikës. Athua cili është qëndrimi i institucioneve tona karshi shamisë? Natyrshëm, çdo ministri arsimore e çdo shteti duhet që të bëjë përpjekje që t’u sigurojë qasje në shkollim të gjithë pjesëtarëve të shtetit të vet. Duhet ta luftojë analfabetizmin dhe braktisjen e shkollës dhe duhet ta promovojë dijen dhe shkencën. Në rastin e këtyre vajzave ma shamia, mjerisht po ndodh e kundërta. Nëpër faqe të shuma të gazetave jemi mësuar të lexojmë se, këto nxënëse, edhe pse me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, ato largohen nga mësimi, nga e drejta e tyre elementare për shkollim. Ama, nuk gjenë asnjë arsye tjetër përveç shamisë së tyre që përfaqëson bindjet, besimin e tyre personal. Me të tilla vendime fatale atyre ua mbyllin rrugët e dijes. Dhe, kujt? Asaj që nesër do të jetë nënë, do të edukoj breza të rinj.

    A nuk do të duhej që ministria ta kalkuloj rezultatin e thjeshtë: Më e dobishme do të jetë për shtetin e Kosovës që të kemi disa nëna të shkolluara, ta pajisura me njohuri shkollore-shkencore dhe këto t’ua përcillnin fëmijëve të tyre, apo, meqë ato s’pranojnë ta heqin shaminë e tyre, t’i hedhim në listën e shumë nënave analfabete. Cili është “suksesi” që promovon ministria e arsimit këtu?

    Të shtohen radhët e femrave të pashkolluara, të mbetemi edhe pa disa kuadro, të cilat në të ardhmen mund të jenë mjeke, pedagoge, afariste etj. apo, mos ndoshta kemi të rinj me tepricë, ku djem të rinj për çdo ditë po marrin botën në sy (disa prej tyre vetëm gjatë këtij viti shkollor kanë qenë nxënës të mi, të klasës së dhjetë) e vajzat me shamia po u dashka që të mos u mësohet se si të edukojnë fëmijë që ta duan shtetin e tyre, ta ndërtojnë jetën po këtu, me po këto mundësi. Sigurisht që mbulesa është ajo e cila do të ndikojë që gjeneratat e ardhshme do të edukohen dhe dë të ngurrojnë nga prindërit e tyre të dalin lakuriq. Vetëm kështu do të vazhdojë edukimi i gjeneratave. Ndërsa miniqi është ai i cili do të ndikojë në përhapjen e prostitucijonit dhe e devijimit të rinisë.

    Djemt zakonisht i provokojn femrat por edhe anasjelltas dhe duhet të kemi bindje të thellë se ajo femër e cila është e mbuluar shumë më lehtë u shmanget provokimeve se sa ajo që është e veshur në miniq. Pra gjeje vet dallimin.

    Ne Arsimin E Kosoves
    PRANOHET


    NDALOHET
    Kuuuuuuuku fare budalle koka qeky leshi i kosoves shka i ka shti kto rruspia ktu ne muhabetin e gjamis.mum vet mu ma e mir koka me qu ngjami qekjo e arabis,se njeri ma shum bahet marak kur jan senet e mlume se te shplumeajo cullakajka aty me kshir pak koh te gerditet se te msohen syte vlla,a kjo arabka vlla veq rri tu kujtu qe kur tja hjeksh qat fistanin e gat meniher i dalin ato donet(brekt)me rruza adi ato qi dridhen,tani mu vesh qshtu si kjo arabka vlla e mlon marren,nashti ashte fukare ska shka me vesh e kshtu ni peleri e qet permi dhe ma gjas sshihet,edhe nashti ska munsi mu la se pe shihni qi struja e uji per dit po nalen tani edhe sapunat vlla po koshtojn shum e kshtu ni shami e e mlon zdralin vlla,se atje narabi sa pluhni e sa llomi mos me kan qeshtu mu vesh tbahet likura si e bullit pi zdralit vlla,e gati edhe te na a ba pluhen i madh edhe fukarallik,ska vlla.se spo ma lshoj fmit kompjuterin e su po shkruj per dit.
    agiim allahu bereqet ju dhasht per qato 100 evra allahu jav baft gjenet,se ju kallxova edhe do kojshive e qeter her than vina krejt bahmi nja 20 me dal ne dumustrat allahu jav baft kabull per ket mun qi pe bani per neve selam

  19. #179
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Ke problem me lexim apo cfare?
    Krejt cfare dua te them eshte se une u nisa me te drejte nga numri qe ceka. Sepse ishe ti ai qe solle ate numer! Vetem kaq.

    Ndersa per mendimet qe i shpreha (nje pakice minimale proteston), nuk ndryshon gje edhe sikur te nisem nga ajo qe pati 20.000 demonstrues.
    Po si 20 mijë protestues pakicë?! je çmend apo si e ke hallin?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  20. #180
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Po si 20 mijë protestues pakicë?! je çmend apo si e ke hallin?!
    Agim zoti tdhashte bireqet
    Valla per pak kem tu ba 20000 po ti si paguja e magjupt e shupkes qi te thojke aj pakistanezi po dojshe paret mi marr veq per veti,e aty jemi kan vall nja 2000-3000 po mos ma shume
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 20-06-2010 më 07:53

Faqja 9 prej 59 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •