Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5

Tema: Albert Zholi

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Albert Zholi

    Dashuria njerėzore

    -Dashuria njerėzore ėshtė njė zjarr, njė parajsė, njė skėterrė, ku banojnė gėzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur.

    Kjo thėnie e Baurnefeldit m’ish ngulitur thellė nė mendje atė mbrėmje ku muaji i qershive kish paraprirė zhegun e stinės sė thatė. Ngula kėmbėt nė qendėr tė Athinės aty ku tetė udhėt e qytetit mė tė vjetėr tė botės rrjedhin nė sheshin Omonia si nė njė amfiteatėr real duke mė ngjallur pėrshtypjen se i paraprija njė ndeshjeje ndėrkombėshe. Ishte mesviti i 1995-s dhe betejės sė perėndimit tė diellit po i afrohej disfata. Drita kish nisur tė largohej si mikeshė e paftuar ndėrkohė qė gjallėria njerėzore ishte si nė orėt e punės. Njerėzit ngarkuar me hallet e tyre hallakateshin mes njėri tjetrit. Nė hapat e nxitura kumbonte dėshira pėr t’ju larguar turmės drejt qejfeve, halleve, mėkateve, dėshirave, ėndrrave apo ankthpritjeve vajzėrore nė bankonet e bareve. Gjithfarė ngjyrash dhe rracash humane parakalonin aty pari sikur ishte pėrgatitur enkas njė paradė e tillė pėr tė shuar etjen e dallimeve njerėzore. Ai dalloi tezgaxhinjtė bullgarė vetėm nga koka e tyre e qethur shkurt tek fjaloseshin pėr ca dylbinj rusė qė po tregtoheshin suksesshėm nė kthinat e lagjeve. Pikasi maqedonasit me kominoshe pune tė spėrkatura me gėlqere dhe njė turmė afrikanėsh me ato rrelat e tyre tė zhgyera me yndyrė. Grekėt binin menjėherė nė sy. Indiferentė, tė tėrhequr rendnin mes kėtij mishmashi rracash njerėzore ku gėlonte frika, misteri, ankthi. Gjithė ajo kupė e gurtė, e stėrmadhe qė derdhej mė pas nėpėr udhė dukej se dihaste zorshėm.

    Nė kėtė mjegullnajė njerėzore vetja mė dukej i vogėl i imėt, i stepur. Ishte hera e parė qė nė qėnien time po rrėzėllonte njė mendim kaq i papėrshtatshėm pėr tipin dhe dėshirat e mia. Kisha njė telepati tė ēuditshme, sikur kohėt pėrziheshin me njėri tjetrin dhe kujtimet shtriqeshin me realitetin nėpėr kėto udhė. Nisa tė endesha mes njerzve. Pėr njė moment u shkėputa nga rrethana e ambientit. Hodha sytė rreth e rrotull pėr tu orientuar dhe pėr tė qartėsuar shikimin. Nė ndalesėn e autobuzit njė burrė i moshuar mbėshtetej tek ndėrtesa afėr staconit. Dukej sikur nga momenti nė moment ngrehina e tij e plakur do tė shembej pėrdhe. Burri kish mbathur njė kėmishė gri tė lehtė me njė kravatė me ca riga tė vogla qė kontrastonin me fytyrėn e tij tė dalldisur nga zalisja. Plaku u kėrkoi disa herė ndihmė kalimtarėve, por asnjeri nuk denjoi tė kthente as kokėn. Tė gjithė vraponin nėpėr halldėshirat e tyre. Flaka nga vetja mėdyshjen dhe stepjen e jashtvullnetėshme qė po mundohej tė mė kaplonte. U afrova tek zotėria i vjetėr. Ai psherėtinte dhe pėshpėriste : -Taksi, taksi ! - pa e shkėputur trupin nga muri i godinės. Kur pashė indiferencėn e njerėzve u afrova fare pranė.

    -Mund t’ju ndihmoj?- i thashė me pėrzemėrsi.

    -Mė ndihmo tė gjej njė taksi,-pėshpėriti ai duke zgjatur drejt meje dorėn qė i dridhej. Pastaj…

    -Nga gjuha dukeni i huaj, shpresoj tė paktėn tė mos jeni shqiptar, - foli me njė zė akoma mė tė zvarrur sikur dilta nga fundi i dheut pėr tė dhėnė njė amanet. -Tashmė filluan tė mė priteshin dhe mua gjunjtė, por nuk e dhashė veten. Re tė errėta vėrshuan nėpėr sytė e mi. Mizėria e njerėzve mu duk si njė deng i madh bari ngjyrė gri. Ishin ato fjalė qė mė preknin, mė provokonin, mė errėsonin mendimin. Shtrėngova dhėmbėt. Ato kėrcitėn si njė shtrėngim zaresh metalikė brenda njė kutie hermetike pėr tė mbėrthyer brenda vetvetes dhe pėr tė mos dalė jashtė zhurmėn tėrsėlluese tė inatit tipik shqiptar kur i pėrēmojnė atdheun. Por i mblodha forcat. Ishte rasti i parė qė thura njė kompromis kaq tė pakėndshėm me vetveten pėr tė realizuar njė gjest fisnik Bėra sikur nuk e ndjeva shprehjen e fundit.

    Edhe kur kėrkon ndihmė ky njeri paragjykon dashurinė njerėzore?!!

    I futa krahun dhe tė dy u afruam tek rruga. Shtrėngimi i krahut sikur e zbuti inatin shqiptar pėr ti lėnė vendin e duhur dashurisė njerėzore. Turma e njerėzve tek stacioni na hapi rrugėn pėr tė parakaluar lirshėm deri tek bordura. Vetėm tashmė turma e njerėzve shprehte habi dhe na kundronte me vėmendje pėr tė pyetur gjoja se ē’ka ndodhur qė ne nuk e kemi vėnė re !! Ngrita dorėn. Sakaq tek kėmbėt tona ndaloi njė taksi. I moshuari i dha adresėn. Nė lagjen Pagrati… Rruga….- fjalėt e fundit nuk i kuptova mirė.

    -Pagrati?!! -mėrmėrita unė me vete. Nėn peshėn e kėsaj mėrmėritjeje qė mė zvarrej nėpėr qėnien time si njė qenush i pėrkėdhelur shtėpiak, mendimet mė fluturuan larg aty nė atdheun tim, nė shtėpinė time, nė njė bisedė qė mė kish bėrė kohė mė parė se tė merrja rrugėn e kurbetit xhaxhai im, partizan nė luftėn e dytė botėrore:

    Ishte viti 1940. Vit nė tė cilėn lufta italo-greke la gjurmė tė thella nė historinė e tė dy popujve shqiptar dhe atij grek.. Kur trupat greke i vunė para trupat italiane dhe ato pak trupa mercenare shqiptare tė mobilizuara me forcė u hodhėn pėrkrah trupave greke kėmishėzinjtė e panė punėn pisk. Nė kėtė kohė unė sapo isha larguar nga fronti i luftės dhe po kthehesha nė shtėpi. Dy ditė mė parė nė grykėn e Mezhgoranit trupat italiane kishin marrė njė goditje tė fortė nga forcat greke. Nga tė dyja palėt kishte shumė tė vrarė dhe tė plagosur. Unė me njė belxhik gjerman nė krah po i bija anės sė shpatit tė malit pėr tu kthyer nė Tepelenė. Nė rrėpirėn e faqes sė malit disa qindra metra larg rrugės automobilistike Uji i Ftohtė –Tepelenė, disa metra larg tė ecurit tim nė rrugė dhish, pas njė ferre dėgjoj njė rėnkim tė thellė. Ndaloj hapat. Rėnkimi erdhi dhe mė i thellė nė dėgjesėn time tė vėmendėshme. Ndėrroj drejtim dhe i bie ferrės nga prapa duke marrė belxhikun nė dorė gati pėr tė qėlluar. . Kur afrohem fare pranė shikoj njė ushtar grek mbuluar me gjak. Kur mė pa me belxhik nė dorė gati pėr tė qėlluar ai mė thotė nė gjuhėn e tij:

    Mi mu skotos! (Mos mė vra). Unė nuk e kuptova gjuhėn e tij por nga mėnyra se si fliste, nga shprehja qė i mori fytyra sigurisht kėrkonte ndihmė. Kapota i kishte ndėrruar ngjyrė. Ishte lulėkuqe. Ula belxhikun nė shesh dhe i zbėrtheva kapotėn. Plumbi i kish shpuar kofshėn e djathtė dhe gjaku vazhdonte ende tė rridhte. I zbėrtheva pantallonat, grisa kėmishėn time dhe fillova ti pastroj me ujė dhe ti lidh plagėn. Tek vendi ku kish hyrė plumbi hodha duhan tė grirė. Ky ishte ilaēi mė i mirė pėr momentin. I plagosuri mblodhi paksa veten dhe ēehrja e fytyrės i mori njė nur buzėqeshjeje.

    -Efkarsito, efkaristo (faleminderit)!-mė tha disa herė. Patjetėr qė mė falwnderonte. Sytė filluan ti shkėlqenin nga gėzimi. Nė fytyrė filloi ti lodrontė njė gėzim ėndėrrimtar. Ndoshta kujtonte familjen, tė dashurėn, miqtė, tė afėrmit. Nė moshė nuk mund ti kalonte tė 22 -23 vjetėt. Vinte i gjatė, me trup tė rregullt, zeshkan, syzi, flokzi dhe njė hundė tė pėrkulur nė majė. Deri sa ra mbrėmja ia ndėrrova dy tre herė plagėn, i laga buzėt me ujė dhe i dhashė nga ajo pakė bukė misri me qepė dhe gjizė qė kisha me vete. Ai mezi e pėrtypte bukėn dhe unė detyrohesha t’ja lagja me ujė. Kur dielli perėndoi prapa malit dhe nėpėr rrugėt e dhive nuk shihja asnjė kėmbė njeriu, e hodha nė krah dhe mora rrugėn pėr nė Tepelenė. Mezi ecja . Herė pas here e ulja nė tokė dhe ecnim tė dy. Krahu i tij rrethonte shpatullat e mia dhe ai ecte me njė kėmbė. Dukeshim tepėr tė vetmuar nė atė natė ku errėsira e malit dhe zhurma e ujit tė Vjosės tė pėrcillnin oshėtimėn e krismave dhe frikėn e ndihnin prita tė paparashikuara. Qielli ishte mbuluar me re dhe Hėna nuk ishte e zonja as tė nxirrte kokėn nė dritare pėr tė parė simpatizantėt e saj apo pėr tė dhėnė njė pėrshėndetje dritėdhėnėse tė sadopakėt nė atė natė pėrpjekjeje, lufte mes jetės dhe vdekjes. Ne ishim shkrirė nė njė trup. Bile gjaku i tij nė tė njėjtat pėrmasa kishte ngjyrosur dhe rrobat e mia. Ai mundohej me ēdo kusht qė tė mbante rėnkimet e justifikuara tė dhimbjes. Bėnte tė pamundurėn pėr tė mos mė shqetėsuar mė tej apo pėr tė mos shkaktuar zhurmė e cila kushedi ēfarė pasojash do tė na sillte. Nuk e di sa orė ecėm ashtu. Orė qė na u dukėn muaj. Nė tė gdhirė mbėrritėm tek shtėpia e njė mikut im nė Tepelenė. Lehja pėrjashta e qenit duke tendosur vrullshėm deri nė shqyerje zinxhirėt e lidhjes e bėnė tė zotin tė dalė pa arritur tek gardhi.

    -Kush ėshtė aty ?- foli qė nga dera e brendshme e shtėpisė miku im.

    -Hape Novruz hape, Zenuni jam.

    Ē’e mirė tė solli nė kėtė orė, mor njeri i mirė? – foli i shqetėsuar mė shumė me vete Novruzi se sa me ne, dhe duke rregulluar edhe njėherė xhaketėn nė krah u afrua tė hapė derėn e oborrit. Sa hapi derėn shtangu.

    - Futu ē’pret!- Iu drejtua bashkėfshatarit dhe i kapi krahun tjetėr ushtarit grek. Nė kėtė kohė gjithė familja ishte nė kėmbė. Novruzi iu drejtua gruas:

    - Shpejt, ujė tė ngrohtė pėr plagėn dhe bukė pėr tė ngrėnė, -pastaj filloi tė llafosė me mua. Greku nuk na e ndante shikimin. Si duket tashmė ju rizgjua dyshimi i fillimit. Unė pasi hėngra pak bukė dola jashtė pėr tė shkuar tek njė mik i yni, mjek popullor, i cili duhej tė hiqte plumbin nga kofsha. Nevruzi me tė shoqen filluan tė merren me ushtarin grek Unė u ktheva pas dy orėsh. Kur u futa brenda nė dhomė, greku thuajse u ngrit nė tė ndenjura nga gėzimi. Nuk e besonte se erdha. Mendonte se po e tradhėtoja apo kishim dėshirė ta vrisnim.

    -Irthe (erdhe) Zenuni !!? –mė tha duke lotuar. Sa ngushtė e ndjeva veten. Kishte tė drejtė. Nė kėtė dreq luftė ēfarė nuk ndodh. Unė isha tre katėr vjet mė i madh se ai. U mallėngjeva. Padashur dy pika loti mė ranė faqeve tė rreshkura nga era e malit. Ato lotė humbėn nė rrėnjėt e qimeve tė faqeve disa ditėshe parruajtur. Ndėrkohė Serveti, mjeku popullor, filloi nga puna. Nuk mund ti pėrshkuaj ato 3 orė punė apo luftė qė bėri Serveti pėr tė hequr plumbin nga kofsha e ushtarit grek. Shpesh herė ai na thoshte emrin. Janaqis Kazanopulos. Mezi ja mėsova emrin dhe mė vonė nė njė letėr cigareje ja shkrova emrin dhe mbiemrin dhe lagjen ku banonte nė Athinė. Banonte nė njė nga lagjet mė tė vjetra tė Athinės, nė lagjen Pagrati. Si duket kishte frikė mos vdiste dhe nuk e merrnin vesh tė shtėpisė. Gjithmonė nxirte nga gjoksi fotografinė e njė vajze dhe e kundronte si fėmijė. Si duket ishte e dashura. Edhe kur Serveti filloi tė heqė plumbin nga kofsha ai nxorri fotografinė nga gjoksi dhe e mbėshteti tek faqja e djathtė. Nė ato orė pėrpjekjeje ai forcėn e gjente tek ajo fotografi qė pėr ato tre orė kushedi sa lotė dhe kripė loti mori pėrsipėr. Tek ajo fotografi ai ndoshta gjente qetėsinė, forcėn, kėnaqėsinė, shpresėn. Kur Serveti mė pincėn nė dorė i tregoi plumbin e nxjerrė nga kofsha ai bėrtit nga gėzimi:

    Mana mu. Efkaristo megalo alvanos!-dhe puthi fotografinė e tė dashurės. (Nėna ime. Faleminderit shqiptar i madh). Nė shtėpinė e Novruzit, Jani qėndroi 10 ditė. Pasi e mori veten dhe gjendja ishte qetėsuar ai u nis pėr nė atdhe. Nuk mund ti harroj lotėt e tij. Me mijėra herė mė tha tė shkruaja adresėn dhe ti mbaja mend emrin.

    Ine orea onoma. Janaqis, Janaqis Kazanopulos. Efkaristo, ekato fores efkaristo. Iseste me megali kardhja. (njėqind herė faleminderit. Jeni me zemėr tė madhe)!-na thoshte me qindra herė. Edhe gjatė rrugės ai e ktheu dhjetėra herė kokėn prapa, duke na pėrshėndetur me tundjen e dorės nė ajėr dhe mė pas duke e afruar tek buzėt. Tani qė do tė shkosh nė Athinė po pate mundėsi shif njėherė se ndoshta e gjen nėse rron ,- mė pat thėnė xhaxhai 84 vjecar”.

    Isha zhytur i gjithi nė meditime kur taksixhiu u nis. Minutat e para isha nė botėn time ndėrsa instiktivisht zotėrisė fillova ti fėrkoj ballin, shpatullat… Ai psherėtinte duke mė thėnė:

    -Rrofsh mor bir rrofsh. Kur mbėrritėm tek adresa dhe taksixhiu ngadalėsoi shpejtėsinė, i zgjata atij lekėt dhe i futa sėrishmi krahun tė moshuarit, dhe e nxora me mundim nga taksia. Ai duke parė gjestin tim, nxori portofolin pėr tė mė dhėnė paratė, ndėrsa unė ia futa ato nė xhep. Kur iu afruam derės sė apartamentit, nxori ēelėsat nga xhepi dhe unė e ndihmova tė hapte derėn. Tek mbishkrimi i ziles elektrike, aty ku shėnohen emart e banorėve lexova. P. Kazanopulos. Shtanga! Ai mbiemėr pėrkonte me mbiemrin e grekut qė xhaxhai kishte shpėtuar nė luftė. Edhe lagjja po ajo ishte. Pėr njė moment mendova ta pyesja, por gjendja e tij shėndetėsore si dhe mėnyra e parė e reagimit tė tij, ma ndryshuan mėndjen. Ai futi sėrishmi dorėn nė xhep pėr tė mė dhėnė lekėt e taksisė, dhe mė kėrkoi adresėn. Unė i zgjata kartvizitėn dhe i kėrkova kartvizitėn e tij. Ai me vėshtirėsi e nxori nga xhepi i brendshėm i xhaketės, duke mė parė me vėmėndje dhe dashamirėsi. Pastaj duke i zgjatur dorėn i them:

    -Zotėri, nuk mė duhen ato para. E bėra nė emėr tė dashurisė njerėzore. Unė jam shqiptar. Nga ata shqiptarėt qė ti shprehe dyshim dhe mosbesim. Dashuria njerėzore nuk ka kombėsi!-dhe u largova duke i shtrėnguar dorėn me pėrzemėrsi Atij filluan ti rrjedhin lotė nga sytė. U mbėshtet tek parvazi i derės dhe psherėtiu.

    -Signomi pedhi mu (mė fal biri im)!-dėgjova zėrin e tijė tė mekur si nė njė hon. U zverdh edhe mė shumė nė fytyrė. Unė u largova me shpejtėsi dhe kur ktheva kokėn ai ende ishte i mbėshtetur tek dera duke mė tundur dorėn qė i dridhej…Pendimi ndihej nė gjithė qėnien e tij. Ndoshta donte tė kėrkonte falje, ndoshta donte tė dinte diēka mė tepėr pėr mua. Ndėrsa unė e lashė vrapin pėr nė shtėpinė time me qera, disa qindra metra larg grekut tė moshuar. Mbiemri Kazanopulos u ngulit fort nė mendjen time. Sa hyra nė korridor menjėherė ngre receptorin e telefonit dhe formoj numrin e telefonit tė xhaxhait nė Tiranė.

    -Urdhėro,-dėgjoj zėnė ė tij tė mpakur nga mosha.

    -Si je xhaxha? Asimi jam!

    -Asim o bir, si je ? Ke kohė pa mė marrė nė telefon. Si i lodhur mė dukesh o bir. Apo kurbeti kėshtu e ka, tė lodh!-Nuk dija ē’ti thoja. Nė fakt e kisha tejkaluar ca, dhe tė moshuarit e ndjejnė mungesėn, sidomos kur bėhet fjalė pėr nipėrit, ndaj tė cilėve e shfaqin hapur dashurinė.

    -Mirė jam xhaxha. E kam shkelur pak. Por sot mė ka ndodhur njė ngjarje interesante..

    -Ē’farė?!-pyeti ai rrufeshėm.

    -Kam takuar njė me mbiemrin e atij grekut Kazanopulos qė keni shpėtuar ju nė luftė. Banonte nė tė njėtėn lagje, qė mė keni dhėnė ju adresėn, por emrin e kishte ndryshe.

    -Pyete, pyete, sepse Jani kishte njė vėlla,-foli i gėzuar xhaxhai nga ana tjetėr e telefonit. Oh sa mirė sikur tė jetė gjallė dhe ta takosh. Mė ka mbetur peng nė zemėr, qė nuk kam marrė vesh se si ka ikur ai njeri nė Greqi, pasi u nda nga ne. Pyete, dhe mė kthe pėrgjigje. Mbylle telefonin tani. Hajt se flasim pasi tė marrėsh pėrgjigje. Thuaja tė gjitha sa tė kam thėnė, hė?! Fisi i tij duhet tė jetė patjetėr- dhe e mbylli telefonin. Unė mbeta me receptor nė dorė. Rrija si i hutuar. Nuk dija ētė bėja. Nxora nga xhepi kartvizitėn e grekut dhe lexova Panajotis Kazanopulos. Ula receptorin dhe hapa frigoriferin. Mora njė birrė “Amstel” dhe fillova ta pija gjithė etje. Skena me plakun grek nuk mė nxiti ta telefonoja, diēka mė frenonte. Por nga ana tjetėr nuk mund ti rezistoja tundimit nga nxitja dhe dėshira pėr tė plotėsuar njė kėrkesė tė xhaxhait. Piva birrėn e parė dhe mora dhe njė tė dytė. Me tė nė dorė u afrova pėr tek telefoni. Sa bėra tė ngre receptorin, dėgjoj zilen e tij. E lashė sa tringėllima e tij shurdhuese mbushi mbi katėr herė mė zhurmė hapėsirėn e dhomės dhe u pėrgjigja:

    -Parakalo ! (Ju lutem, urdhėro!)

    -Qirje Asimin thelo sas parakalo ( zotin Asim dua ju lutem) !- u dėgjua njė zė i vrarė nga ana tjetėr e telefonit

    -Asimi jam,-u pėrgjigja unė me zė tė prerė.

    -Jam ai zotėria qė mė ndihmuat sot. Mund tė mė thoni ē’farė e keni z. Zenun nė Shqipėri, se keni mbiemėr tė njėjtė?!.

    -Xhaxha e kam,- i them me zė tė shtruar. Pėr disa momente heshtje nga ana tjetėr e telefonit. Nė aparat dėgjohej rėnkimi dhe frymėmarrja e vėshtirė e grekut.

    -Eh, eh, sot mė vrave dy herė mor bir. Sot nė ditėn mė tė rėndė shėndetėsore mė ndihmove. Xhaxhai yt ka shpėtuar vėllanė tim nė kohėn e luftės. Ai ka vdekur para 3 vjetėsh, por ma ka lėnė amanet tė njihja me ē’tė ish e mundur xhaxhanė tėnd,-dhe nga ana tjetėr e telefonit dėgjova receptorin tė lėshohej nė dysheme.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Gjakmarrja

    Ajo ditė fundmaji s’mė hiqet nga mendja. Ecja me nxitim nė bulevardin kryesor, pėr tė mbėrritur sa mė parė nė njė lokal pranė Piramidės. Bėnte freskėt dhe pse muaji i nxehtė i verės ishte vetėm disa metra larg. Megjithatė tė rinjtė ishin veshur me mėngė tė shkurtra, ndėrsa pjesa mė e madhe e njerėzve ishin me xhaketa apo me pulovra. Nė lokal mė priste njė shok qė e kisha njohur dikur nė Athinė. Ishte njeri i qetė qė shihte punėn e e vet. miqėsor, por dhe korrekt... Kisha vite tė tėra pa e parė, thuajse mbi 10 vjet.
    Kur mė mori nė telefon zėri i tij m’u duk shumė i largėt dhe i lodhur, njė zė sikur se kisha dėgjuar kurrė. Sapo u afrova, ai mė njohu qė larg dhe u ngrit nė kėmbė. Kishte ndryshuar shumė. Ishte plakur para kohe. Si duket dallgėt e jetės e kishin goditur keq. Sa e pėrqafova dhe afrova karrigen pėr t’u ulur, ai psherėtin thelle dhe tundi kokėn. Kishte hall tė madh, kėtė e kuptova menjėherė. Unė e shikova fort nė sy. Ai se pėrballoi dot vėshtrimin tim dhe me kokė ulur filloi tė flasė:
    -Mė dėgjo me vėmnedje dhe nė fund po deshe mė jep njė mendim- mė tha dhe ktheu njė gotė ujė me fund. Buzėt i kishte tė plasaritura.
    Po tė dėgjoj i thashė:
    -Pra 11 vjetėsh, disa kohė pasi u takuam bashkė, vėllai im i vogėl, ra nė dashuri me njė kushėrirėn tonė. Ishte fundi i vitit 1998. Nėna jonė, babain e gocės e kishte kushėri tė parė ( e kishte djalė daje). Tė dy ishin tė mirė, tė paraqitshėm. Kur u muar vesh lidhja, askush s’donte ta besonte. Kishim shumė lidhje gjaku. Fjala mori dhenė dhe nė qytetin tonė tė vogėl, ky problem diskutohej nė ēdo tavolinė. Tė afėrmit u bėnė thirrje qė tė largoheshin nga lidhja dhe vėllait i thanė tė vinte nė Greqi. Ai s’pranoi. Athere vėllai i gocės, njė mbrėmje, i del nė pritė dhe e qėllon me armė vėllanė tim. Vėllai ngelet i vrarė nė vend, ndėrsa vėllai i gocės largohet nė drejtim tė paditur. Edhe sot se gjejmė ku ėshtė. U futėm nė gjak. Babai kėrkonte marrjen e gjakut. Mė takon mua tė marr hak. Por dua tė marr hak vetėm mbi tė, pikėrisht mbi atė qė vrau vėllanė! Po ku ta gjej?! Ai ka ndryshuar gjeneralitet dhe kushedi ku ėshtė! Eh, gjakmarrja!!!. Njė fenomen i tillė i ka ndoh dhe njė mikut tim nė veri. Motra e tij dashuroi, njė tė afėrm. Ai deshi tė vrasė motrėn…dhe motra ėshtė larguar pėr vite tė tėra nė njė shtet perėndimor… Si thua ta kėrkoj, apo ta fal? Jam lodh 11 vjet Mė jep njė mėndje.-dhe nga sytė i dolėn lotė. Eh, nga njėra anė vėllai qė mė duket sikur thėrret merr hak, nga ana tjetėr unė njeriu, qė s’mund tė vras as njė zog….Por mė shumė prindėrit qė me shikim e tyre mė thonė: Akoma ti?! Zakoni….!!! E dėgjoja dhe s’pipėtiva. Heshtje. Tani shikonim njėri tjetrin nė sy..Ai me lotė, unė nė dėshpėrim.
    Gjakmarrja…Ky fenomen i shėmtuar vazhdon edhe tashmė nė vitin 2010, vazhdon ende dhe pse me pėrmasa mė tė kufizuara. Sa familje janė ende tė ngujuara nė gjithė Shqipėrinė? Me qindra. Gjakmarrja…Gjak nė emėr tė asgjėje….Marrje jete pėr njė fjalė, pėr njė dashuri…Sa zakon…! S’di se sa mė rėndon ky emėrtim kur mendoj se jam shqiptar…
    -Dėgjo miku im-i thashė. E di qė edhe nė vitin 2010, tek ne egziston gjakmarrja. Por ti duhet tė gjesh forca ta flakėsh nga vetja. Mos vra me dorėn tėnde. Mos merr jetė njeriu..Gjej forca dhe fal. Nuk mund tė shkojmė nė Evropė me psikologji tė tillė. Gjakmarrja duhet tė marrė fund….Ai u drodh nga kėto fjalė dhe u ngrit vrikthi nė kėmbė…

    ©Albert Zholi



    p.s. krijimi u dėrgua nė adresė tė forumit nga autori.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime

    Albert Z. Zholi

    Pjesė nga romani Kush e vrau Dashurinė?!


    ....

    Sinani

    Ai ēapitej nė lagjen e tij tė vjetėr duke parė gjithēka me kėrshėri. Pallati i shkrimtarėve kishte mbetur e njėjta ngrehinė, dhe pse ishte lyer me ngjyra. Sinani u ndal nė cep tė trotuarit dhe hodhi njė sy rreth e qark. Nė atė hapėsirė tė padimensionuar, pėrballė trotuarit ku ai vendodhej, kohė mė parė mė parė shtrihej mapoja e madhe e kryeqytetit dhe njė sėrė dyqanesh qė tani nuk kishin mė as nam e nishan. Dalloi njė tabelė ku shkruhej fjala disko dhe pėr njė copė herė u hamendėsua nė idenė e kėtij vendi ku harlisej rinia, dhe ndėrsa nuk po e lidhte mungesėn e njė ndėrtese, krejt papritur i erdhi nė mendje se mund tė ishte nėntokė. Pak mė tutje dalloi Teqenė e vjetėr, me disa mure tė ngjyera me tė verdhė nga lėngjet e shkarkimeve njerėzore nė natyrė, dhe mė pas njė hapėsirė e paanė me bar tė shkretuar dhe me disa pemė tė thara qė tek tuk ishte shkretuar e thartuar si s’ka mė keq. Pas shumė pėrfoljesh nėpėr gazeta, televizione dhe organika politikanėsh ishte mbyllur dhe gropa e Hajdin Sejdisė duke hequr mbeturinat e kioskave por duke i dhėnė njė pamje jo tė hijshme njė prej zonave mė tė rėndėsishme tė kryeqytetit. Dikur nė atė vend shtriheshin disa pallate tė vjetra ku banonin familje tė tėra varfanjakėsh, tė ardhur nė Tiranė gjatė viteve tė para tė pasēlirimit.

    Instinktivisht nisi tė kruante kokėn. Nė atė vend kishte shumė ngjarje, shumė ndodhi, por ai shpėrvoli disi buzėt sepse kishte ndėrruar ēdo gjė. Hodhi sytė nė anėn tjetėr tė rrugės sė gjerė ku shtriheshin nėntė katėshet, tė zhytura nė atė ngjyrėn gri dhe psherėtiu. Makinat viheshin nė radhė pas njėra tjetrės nė rrugėt e sapoasfaltuara dhe njerėz tė zinte syri pak. Asgjė nuk i erdhi ndesh dhe pse atė ditė, si pėr dreq kishte dalė kastile nga ato anė, ndoshta i zhgėnjyer nga ajo jetė e pėrditshme, gjithnjė e mbushur me tė njėjtat rite pse jo dhe nga njė dėshirė e fortė pėr ti ndodhur diēka. Ishte po ai Sinan, me trup tė drejtė, shpatulla tė gjera, pa bark, me hundėn e drejtė dhe pak kockėmadhe, me mollėza tė dala mbi faqet e ngrėna. Nuk mbante syze, pėrveēse pėr tė lexuar gazetat ose ndonjė libėr kujtimesh. Gjithnjė njė burrė i mbajtur mirė, me kėmbė tė drejta, i veshur me pantallona teritali tė hekurosura dhe me njė kėmishė tė futur me kujdes nėn pantallona. Flokėt i ishin thinjur disi, por nuk i kishin rėnė. Nė atė bluarjen e tij tė mendimeve, mendoi se kishte pritur shumė. Nė vendin e tij, pikėrisht aty ku dikur shtrihej pema e tyre, nuk iu pėrplas askush. Ai thithi pėr pak ajrin e rėndė dhe ndjeu nė hundė gudulisjen e pluhurit. “Smog nga tė gjitha anėt!” Tha me vete dhe bėri tė lėvizte. Ndaj dhe nxitoi hapat dhe u ndal pak metra mė tutje, pėrballė lagjes sė tij tė vjetėr. Hyrja e rrugicės kishte ndėrruar dhe aty ku dikur kishte qenė e famshmja librari “Flora” shtrihej njė varg dyqanesh tė vjetra qė kishin ndėrruar destinacion. Ēfarė nuk ishte thėnė e stėrthėnė pėr atė kafe dhe Sinani qė ishte banor autokton e dinte mirė se aty ishte bėrė punė e madhe nga njėsitet guerile dhe banorėt e ruanin atė vend si dritėn e syve. Aty kishte nisur celula e komunizmit, qė ata djem tė rinj me mustaqe tė pa dirsura e kishin pėrqafuar me guxim dhe vetėmohim. Kohėt e fundit historia qė ai e kishte jetuar mbi vitet e tij, gjoja kishin marrė kėndvėshtrime tė reja, por Sinani, si burrė me shumė vite mbi shpatulla e dinte se stėrhollimet nuk i shėrbenin askujt pėrveēse politikės pėr tė tėrhequr vėmendjen e mosrealizimit tė premtimeve tė tyre me histori boshe tė sė kaluarės, qė tėrhiqnin vėmendjen e opinionit publik pėr tu sorollepsur nga hallet e ditės. Atje ku mė parė ngrihej “Flora” vėrejti njė dyqan qė tregtonte fustane dhe shallėra indianė, tė reklamuar nė xhama me njė ēmim tė lirė 500 lekė copa, ngjitur tij njė dyqan fotografish dhe mė pas njė kafene. Pjesa tjetėr ishte njė dyqan pantallonash dhe ai me ulje drastike dhe vazhdimi ishte njė ndėrthurje dėrrasash. Ndėrsa e vėshtroi atė kapėrthitje tė thurur drunjsh, menjėherė i shkoi nėpėr mend se aty duhet tė ishte hapur ndonjė gropė pėr tu ndėrtuar ndonjė nga ato binatė kolektive, qė tė merrnin mendjen me ēmimet e larta qė kishin. Pak mė tej dalloi dy pallate tė sapolyera me disa ballkone tė vegjėl, ku vazot me lule ishin tė rralla dhe rrobat e nderura nuk dukeshin gjėkundi. Dalloi strukturėn e tyre mendjemadhe dhe iu duk se kėto ndėrtime me kryelartėsinė e tyre i bėnin karshillik 15 katėshit, i cili nė krahasim me ndėrtesat e larta qė ishin ngritur kėto vite dukej se kish humbur sharmin e vet. Anash gjarpėronte rruga e vjetėr ku dikur kishte jetuar ai bashkė me Florikėn, nė tė njėjtėn lagje. Kishin rrjedhur shumė vite qė atėherė. Dhe rruga qė mė parė ishte e mbushur me pemė dhe me mure qerpiēi tashmė ishte gėrryer dhe si njė qilim i vjetėr nuk dallohej dot se ku kishte asfalt dhe ku mbaronte kalldrėmi i Italisė. E pa veten ti fliste vetes:“Eh, more Sinan, si kanė ndėrruar kohėrat. Aty ku vite mė parė kishte qenė lagjja mė e njohur e luftės, tashmė ishte kthyer nė njė kantier ku gėlonin apartamentet luksoze”. Ai hodhi sytė me pikėllim nė atė vend ku kishte kaq shumė kujtime nė jetėn e tij, por ai vend s’ishte mė. Ajo mėhallė ishte fiksuar rreth ndėrgjegjes sė tij, nė njė film kujtimesh tė ėmbla. Iu kujtua rendja e tij dhe vėrtitja e flokėve tė Florikės me atė serbesin e saj kur i kalonte para portės dhe u pėrlot. Nė gjoks ndjeu njė cimbisje nga ato qė i ndodhnin shpesh njerėzve me namuz. Dhe udhėtoi thellė nė kohėn e tij. I ati i tij kishte lindur nė njė nga fshatrat e Tiranės, nė Baldushk, dhe kur ai ishte nė jetė Sinani ēuditej me lotėt e tė atit, kur ai prekte pragun e fshatit dhe merrte njė grusht me dhe nga toka e tij. Atėherė i vogėl dhe i paformuar i dukej i ēuditshme se si njeriu mund tė qante kaq shumė pėr njė grusht dhe, nga ai qė kish shkelur sepse me botėn e tij fėmijėrore mendonte se dhe kishte sa tė duash kudo dhe ngado. Gjithė dheu i dukej njėlloj. Por atėherė nuk e kuptonte dot rėndėsinė e vendit ku lind, atij copė dheu qė duket se mbart dashurinė e jetės tėnde, lotėt e fėmijėrisė, zbulimin e botės, afshin e dashurisė, puthjen e nėnės dhe ėndrrėn pėr tė qenė dikush.

    Kish humbur gjithēka nga identiteti i tij material. Ai nė pėrgjithėsi e quante veten si njė njeri qė e donte ndryshimin, por ky revolucion betoni nuk i pėlqente shumė, dhe kjo jo vetėm pėr faktin se ishte lagja e tij e vjetėr. Aty ishin kujtimet e tij, jeta e prindėrve tė tij, e njerėzve qė kishin pėrbėrė jetėn e tij. Aty ēdo pemė kishte njė ngjarje, njė histori. Dhe pemėt kishin humbur pa nam e nishan, ashtu si ishte ērrėnjosur dhe pema e tij. U Trishtua. Nė moshėn e tij e dinte se “Njeriu ėshtė natyrė. Nėse e shkėput nga natyra ai vdes”.

    Iu mbushėn sytė me lot dhe njė lėmsh iu mbėshtoll nė kraharor.

    -Mos kėrkon ndonjė shtėpi qė sillesh kėshtu vėrdallė,-e pyeti njė shitės ēikėrrimash qė rrinte nė cep tė rrugės dhe ishte mbėshtetur nė dyqanin e kėpucėve. Kėtu ka shkuar metri katror mbi 1500 euro. Ėshtė lagje shik, kjo mor xhaxha, nuk ėshtė pėr pensionistėt dhe hallexhinjtė, megjithėse ti mė dukesh mirė kėshtu si nga pamja. Sot nuk i dihet se kush ka para! Mund tė kesh ndonjė djalė biznesmen…

    -Nga kjo lagje je? E pyeti Sinani.

    -Jo, xhaxha jam ardhacak i demokracisė. Si thoshim ne dikur, jabanxhi. U bėnė gati 15 vjet qė jam nė kėtė vend. Kam blerė njė shtėpi tė keqe qė atėherė, aty ku ėshtė hapur kjo gropa dhe tani jam me qera tek rruga “Siri Kodra”. Sa tė mbarojė pallati dhe do shpėtojė dhe unė nga fukarallėku. Atėherė nuk do tė dalė mė tė rrijė jashtė nė mes tė shiut dhe tė vapės, po do rrijė nė dyqan dhe do shes. Do bėhem dhe unė Lamja, si gjithė tė tjerėt.

    -Paske qenė me fat. Unė banoja mė pėrpara nė kėtė lagje. Ja ku janė ngritur ato pallatet. Atėherė na i shembi qeveria shtėpitė private dhe ndėrtoi pallate me punė vullnetare. Kam shumė mall pėr kėtė vend, se ėshtė pikėnisur jeta ime.

    -Sa gjynah, mor xhaxha. Ta kishe tani shtėpinė, do fitoje. Atė kohė i merrnin shtėpitė pėr njė copė bukė. Unė pėr vete e kam blerė dy milion lekė, dhe tani fitoj njė apartament dhe njė dyqan qė kushtojnė rreth 200 milion lekė. Kisha pak shtėpi, por bereqavez. Fitoj dhe njė dhomė e kuzhinė dhe njė dyqan tė vogėl. Jam i kėnaqur. Unė kam ardhur nga Tepelena dhe tė bėhem me njė shtėpi nė mes tė Tiranės ka qenė njė ėndėrr pėr mua. Jo tė gjithė e kanė kėtė shans. Fėmijėt do mė falėnderojnė qė i dhashė njė shtėpi nė qendėr, se pėr kėto fėmijė punojmė dhe pėrpiqemi.

    -Nga je?

    -Nga Turhani, njė fshat i Tepelenės.

    -E njoh, e njoh se kam qenė nė ato anė, kur luftonim nė mal. Mė kujtohet qė ka patur njė teqe dhe njė shkollė tė vjetėr. Vende tė egra ato zona. Mezi ushqeheshin dhitė. Por vend burrash aman, burra trima.

    -Eh more xhaxha! Janė bėrė tani shkrumb! Nuk gjen mė kėmbė fshatari. Dhe ato qė kanė mbetur, janė tė kėputur. Nuk kanė gjetur mbėshtetje, se pėrndryshe nuk rrihet mė nė fshat. Vdes pėr bukė. Por shyqyr janė tė paktė fukarenjtė andej, se kanė ikur tė tėrė nė Greqi e shumica kanė zbritur nė zonėn e Durrėsit dhe tė Tiranės. Ē’tė bėnin mė atje, nuk ka mė bujqėsi dhe miniera u mbyll. Mbetėn pa bukė tė zinjtė. Kurbeti i mban. Shyqyr qė bėnė shumė fėmijė dhe tani i shohin hajrin.

    Sinani u kapėrdi sikur tė pėrtypte tė keqen qė i flinte brenda shpirtit.

    -Eh more bir, se mos vetėm ju. Edhe unė jashtė i kam. Ishin nė mes tė Tiranės, me shkolla e me profesione dhe prapė ikėn nga sytė kėmbėt. Nuk u pėlqen mė tė rinjve Shqipėria. Kur ikėn njeriu nga vendi i tij, mbjell ters! Unė pėr vete kėshtu e mendoj, po hajde e mbushi mendjen fėmijėve! Donin tė njihnin botėn e huaj. Epo tė vesh nė derėn e dushmanit, se di! Unė pėr vete jam mirė kėtu nė vendin tim. Mė merr malli, dal njė copė herė dhe bėj muhabet me miqtė dhe mė pas kthehem pranė gruas sime. Ne jemi kavardisur gjithnjė me kėto qė kemi. Por kemi pasur harmoni dhe dinjitet. Jetėn e kemi bėrė gjithnjė sit ė tjerėt. Shyqyr qė kam gruan, se fėmijėt nuk i ke mė pėr vete.

    -Ē’fėmijė ke? E pyeti burri rreth tė pesėdhjetave, me njė fytyrė tė nxirė nga dielli, ku dalloheshin ca tipare tė imėta nė fytyrėn e mprehtė.

    Sinani u pėrtyp pėrsėri dhe u drejtua si me urdhėr. Pastaj sikur tė nxirrte njė duhmė nga shpirti i tha:

    -Kam tre djem. Nė tė gjithė botėn janė degdisur. Nuk i shohim me sy, vetėm me telefona. Kjo ėshtė koha e kiametit. Tė mos shohė babai birin e vet. Ja ēmallemi me fotografitė qė i kemi ngjitur nė gjithė shtėpinė.

    -Eh more zotėri. Kjo Shqipėria halleshumė dhe kurbetin kishte mangėt. Unė pėr vete kam qenė nė kurbet, nė Greqi, nė Follorinė. Nė fillim tė demokracisė. Punoja nė minierė dhe kur u mbyll miniera u gjendėm pa punė dhe pa para. Dhe kėshtu ia mbatha. Ditė e net tė tėra u nisa pėr nė male dhe arrita t’i fshihesha ushtrisė dhe tė gjeja njė punė nė fshatrat e Follorinės. Me ēfarė nuk u mora atje e ullinj, me ndėrtim, me hapje kullotash, me dele e gjithėfarsoj. Por aman me punė tė ndershme. Sa bėra ca lekė u ktheva dhe bleva kėtė tė shkretėn shtėpi se nuk e duroja dot largėsinė me familjen. Doja tė isha pranė ēiliminjve. Kurbeti ėshtė pėr djemtė e rinj. Po dhe kėtu jeta ėshtė shtrėnguar shumė. Ndaj duan tė ikin tė gjithė. Pa drita pa ujė. Ndonjėherė dhe mua mė mbushet mendja se kam bėrė gabim. Atje tė paktėn nuk vdes pėr bukė, ndėrsa kėtu njerėzia po robtohet.

    -Ke tė drejtė. Ne pensionistėt po heqim picirin e zi. Kohėra shumė tė vėshtira.

    -Ju pensionistėt jeni rehat, se i merrni lekėt dhe kullandriseni. Po ne qė nuk kemi rrogė dhe ēdo ditė vrasim mendjen ē’tė hamė. Nuk kam njė ditė pension pasi erdhi demokracia se gjithnjė kam bėrė punė tė zezė. Punoj dhe ha. Ja unė dal kėtu gjithė ditėn dhe mezi nxjerr njė dy mijė lekėsh. Ēfarė tė blesh mė parė pėr fėmijėt. Po shyqyr qė mė doli kėsmeti se kam qenė gjithnjė njeri i ndershėm dhe i mirė. Mė pa zoti! Tė tjerėt rrinė tek sheshi dhe i luten njerėzve ti japin njė kafshatė bukė. Kalo tek Ushtari i Panjohur dhe kuptosh varfėrinė e shqiptarėve.

    Sinani i buzėqeshi dhe e pėrshėndeti “shitėsin ambulant. Nė fakt gati sa nuk nxori shprehjen qė e pėrdorte gjithnjė:”Kėtė deshėt dhe tani pėrshtatuni!” qė nė pėrgjithėsi ua thoshte mė tė rinjve. Edhe pse tepelenasi nuk ishte dhe aq i ri sat a meritonte, por gjithsesi nuk e kuptoi dot se ē’pėrkatėsi politike kishte. Sepse e dinte nga pėrvoja qė po tė ishte ndonjė demokrat do hapte njė diskutim tė gjatė qė askush nuk do i nxirrte fundin, dhe mund ta fuste veten dhe nė telashe. Ndaj preferoi tė largohej.

    -Do shkoj pak mė tej! Mos takoj ndonjė shok tė fėmijėrisė. Mirupafshim! Gjithė tė mirat!

    -Ditėn e mirė!

    Pasi e pėrshėndeti Sinani u drejtua nė brendėsi tė lagjes. Rruga akoma nuk ishte shtruar dhe nė mendje i vinte ajo lagjja e dikurshme e mbushur me shtėpi tė vjetra tiranase tė mbushura me dritare prej dėrrase ngjyrė mjalti, tė gjitha tė lidhura me njėra tjetrėn. Avllitė e mėdha tė mbushura me rrush me erė, mėllagat qė mbulonin gjithė oborret, trėndafilat e bardhė dhe tė kuq dhe era e kokovileve mbi portė tashmė kishte perėnduar nga ai realitet i fėmijėrisė sė tij. Asfalti ishte shqepur dhe poshtė tij dilnin disa gurė tė lėmuar qė dikur kishin qenė kalldrėmi i rrugicės sė tij. Kalldrėm qė ishte shtruar qė nė kohė tė Italisė. Aty nė atė vend ai kish qarė pėr herė tė parė kur i ishin rrjepur gjunjėt, kishte lozur me njė top tė madh prej lecke, kish shkuar nė shkollė me rroba tė arnuara. E megjithėse kishin kaluar mė shumė se 60 vjet ai e ėndėrronte si periudhėn mė tė bukur tė jetės. Njė periudhė e shkujdesur ku dėshira pėr tė ndenjur pranė tė tjerėve ishte fitore e madhe mbi jetėn. Solli ndėrmend rrugicėn e tij me xhajė Shabėn qė shiste lule tek porta e tij prej druri, xhajė Muharremin qė shiste sheqerka dhe karamele gjela dhe nėnė Havanė qė dilte tek porta dhe me tepsi tė madhe shiste hurmat e pjekura tė oborrit tė saj. Ato gra tė mbuluara me meriman tė bardhė asokohe i dukeshin si meleqe dhe nė vesh i erdhi shprehja e tyre :”Hė tė keqen nona, po shkon nė shkollė. Lum Havaja qė iu bėre ēun i mirė”. Nėnė Havaja kishte qenė nėna e tij e shtrenjtė, qė ishte ndarė nga jeta pak vite pas luftės. E kujtonte gjithnjė kur e ndiqte nėpėr oborr, me ato fetat e bukės prej gruri tė lyera me sheqer e me ujė, dhe ai njė fėmijė topēe pasi e kapėrdinte menjėherė fetėn e bukės, i thoshte ti sillte dhe njė tjetėr. “Aman more bir sikur tė ndjek dushmani nga pas e ha kėtė bukėn”, qeshte ajo dhe vraponte ti bėnte bukėn tjetėr. I ati, me kostumin e tij tė ngjitur pas trupit dhe me kėpucė prej lėkure qė ulej nė verandėn e shtėpisė e pinte kafenė, i thėrriste duke i dhėnė ndonjė lek pėr tė blerė sheqerka. Iu kujtua sesi ikte tėrė qejf me shokėt dhe gjithė ajo rendje e shėndetshme nė njė lagje qė nuk do mund tė kthehej kurrė ashtu siē ishte, veēse nė kujtimet e tij. Babai i tij kishte vdekur herėt duke e lėnė tė ėmėn nė njė moshė tė re, me fėmijėt qė akoma nuk ishin bėrė tė zotėt e vetes. Lufta i bėri ata guerrilasit e vegjėl tė bėheshin burra pa e gėzuar fėmijėrinė e tyre, sepse pėr ta atdheu ishte gjėja mė e shtrenjtė. Njė pikė lot iu derdh nė sy, Sinanit, qė sot akoma e ruante ecjen e tij tė ngadaltė tė menduar, qė i ishte rėnduar pakėz nga mosha. Iu kujtua Luani, vėllai i tij i madh qė e mbronte gjithnjė para shokėve dhe qė i cingėrritej shokėve tė lagjes:”Mos e ngacmoni Nanin se e kam pikė tė dobėt!”

    I vėllai qė kishte dhėnė jetėn e tij qė ai bashkė me gjithė shqiptarėt tė jetonte i lirė. Mendoi sakrificėn e madhe qė kish bėrė i vėllai dhe shumė dėshmorė dhe u ndje pak keq qė atij i kish rėnė fati i madh tė jetonte shumė dhe tė mbahej mirė dhe pse po shkonte tek tė shtatėdhjetat. Duke patur gjithnjė disiplinė ai ushtronte veten ēdo ditė. Hante pak, nuk pinte duhan dhe pinte rrallė ndonjė kafe. Bėnte ēdo ditė fizkulturė dhe ecte pėr kilometra tė tėra nėpėr Tiranė duke kujtuar ēdo detaj dhe ēdo pjesė tė vendit ku kalonte, qė gjithnjė mundohej ta lidhte me ndonjė histori qė mund ti kishte ndodhur nė jetėn e tij. Prej kohėsh i kishte shkuar nė mendje qė jetėn e tij ta hidhte nė njė letėr. Kur ia kishte thėnė Florikės, ajo ish habitur duke i thėnė:

    -Nuk e di Sinan nėse ne kemi ndonjė jetė ndryshe nga tė tjerėt. Mendoj se ka qenė njė jetė si tė gjithė. Tė gjithė moshatarėt tanė kanė qenė partizanė. Mendoj se historia e atyre qė dhanė jetėn ia vlen tė shkruhet, jo kjo e jona.

    Por motra Dallėndyshja, qė ishte tejet e lidhur me tė vėllanė ia kishte mbushur mendjen tė shkruante jetėn e tij.

    -Ti Sinan, je njė njeri i jashtėzakonshėm. Unė nuk besoj se historia jote ėshtė e ngjashme me atė tė tė tjerėve. Ti je njė njeri qė ke jetuar nė shumė kohė, dhe tė shkruash jetėn dhe historinė tėnde, besoj se do i shėrbej dhe tė tjerėve. Jeta shqiptare po ndryshon, dhe do vijė njė kohė kur tė rinjtė nuk do e kenė mė idenė se ēfarė kanė bėrė paraardhėsit e tyre. Askush nuk e di se si ka qenė Tirana jonė, si ka ndryshuar ndėr vite dhe nga ndryshonim ne nga brezat e mėvonshėm. Unė do jem shumė e lumtur nėse e ndėrmerr kėtė hap. Mė pėlqen qė tė shkruash dhe historinė e vėllait tėnd qė dha jetėn pėr liri. Bėje tė keqen motra se je njeri me shkollė!Tė kujtohet nėna jonė, qė gjithnjė thoshte se ti do bėheshe njeri i madh!

    …Dhe nė fakt prej pak muajsh ai kishte nisur tė hidhte nė letėr tė gjitha kujtimet e tij, duke kujtuar me detaje ngjarjet e luftės dhe mėnyrėn si ai i kishte pėrjetuar. Ishte krejt ndryshe nga ato qė thuheshin lart e poshtė. Prej kohėsh ai lexonte shtypin e ditės, dhe ēuditej me tė rejat historike qė nxirreshin tani nė shesh, dhe pse ndonjėherė nuk ishte dakord me interpretimin e ngjarjeve. Ndaj mendonte se libri i tij do tė ndiqte njė strategji jetėsore. Do ndiqte strategjinė e tė vėrtetės. Ai do ndalej nė eksperiencėn e tij, pa u munduar tė bėnte demagogji dhe mbi tė gjitha politikė. Ai do tė pėrcillte jetėn e shqiptarėve tė ndershėm qė mbi tė gjitha donin atdheun e tyre, sepse nė ditėt e sotme tė rinjtė nuk e konsideronin si njė lidhje tė fortė piskamėn e atdheut tė pushtuar. Dhe e vėrteta e tij do mund ti shėrbente gjithė atyre njerėzve tė rinj tė atdheut tė gjenin seriozitet dhe mirėkuptim tek paraardhėsit e tyre.

    -Mos je gjė Sinan Drini?

    E pyeti njė burrė i moshuar ndėrsa ishte kredhur nė mendimet e tij. Burri ishte ulur nė njė karrige nė njė birrari qė binte nė rrugė.

    -Ti mė duket se je Ramazan Gjashta?

    -Po,- iu pėrgjigj burri qė tani duhet ti kishte mbushur tė tetėdhjetat. Ulu tė pish njė kafe, se ka kohė qė nuk jemi parė.

    -Me thėnė tė drejtėn isha nisur pėr diku tjetėr, - i tha Sinani, dhe tjetri e kuptoi qė donte ti bishtnonte takimit me tė.

    -Mos ki merak Sinan vėllai se nuk do ngatėrrohemi pėr punė politike. Mė sė fundi i kam ulur dhe unė gjakrat dhe nuk mė bėn mė pėrshtypje. Tani jemi bėrė tė gjithė njėlloj, tė gjithė tė zhgėnjyer. Ti kujton se unė kam mbetur ai Ramazani i dikurshėm, qė shante partinė e Enverit dhe qė u tret nėpėr burgje. Jo mė tė keqen vėllai, se dhe ju ishit komunistė tė ndershėm. Nga ta dinit ju se ēfarė do bėnte ai katili. Sidomos pėr ty kam respekt se ke qenė njeri i mirė dhe si ke bėrė keq kujt!

    Sinani u pėrtyp. Ramazani kishte bėrė gati njėzet vjet burg sepse i vėllai kishte qenė nėpunės nė kohėn e Zogut dhe ishte pronar i madh tokash nė lagjen e tyre. Pasi ishte futur nė burg, gruaja e kish lėnė dhe gjithė familja ishte degdisur nė njė fshat tė Fierit, duke vuajtur tė zitė e ullirit.

    -Ē'ne kėndej, apo tė morri malli pėr lagjen tėnde? E pyeti burri duke pirė ndonjė gllėnjkė nga gota me raki qė kishte pėrpara.

    -Thashė tė dal njėherė. Mė merr malli pėr lagjen e fėmijėrisė time. Mė duket sikur takoj tė shkuarėn time. Po kanė ndryshuar shumė gjėrat dhe kėtu.

    -Ėshtė bėrė hataja. Nuk ka mbetur shumė nga lagjja e dikurshme. Edhe kinemaja 17 Nėntori iu kthye pronarėve dhe u shit. Tani gjithė pronarėt e vjetėr e kanė mendjen vetėm tė shesin toka dhe tė morrin pallate. Nuk e ka mendjen mė njeri me mbajt shpijat e mėparshme.

    -Tė paktėn ty o Ramazan tė erdhi dita tani. Je bo me pare dhe me shtėpi, se ti ke pasė shumė.

    -Akoma nuk i kom marrė tė gjitha, more Sinan! Foli plaku. Ndaj dhe vij tė mbyll trutė me raki qė tė mos marr kot dhe tė shkoj ti hedhė ndonjė bumje kėsaj qeverisė sė sotme. Po favorizojnė malokėt dhe katundarėt nga janė e nga s’janė dhe pronarėt e vjetėr po i bėjnė tė ngordhin nga uria. Unė qė kam 500 dynym tokė nuk ma japin se mė quajnė pronar tė madh dhe ma kanė zaptu gjithė fermėn malokėt e Tropojės. Ky ėshtė kulmi more Sinan! Ishte mė mirė kur s’kishte asnjoni dhe u kalbnim nė burg. Atėherė tė paktėn e dishim se ndaj kujt ta kishim inotin, ndėrsa tani nuk di kujt t’ja vesh. Si socialistėt dhe demokratėt njė *** janė tė gjithė. E kanė hallin e votės dhe na kanė diskriminu ne pronarėt. Na thonė ēdo ditė:Prit gomar tė mbijė bar. Kur tė vdes unė, atėherė do na japin kompensimin. Po merr ndonjė gjė…se u harrova me hallet e mia, tha plaku duke ia bėrė me shenjė kamerierit.

    -Njė kafe desha, porositi Sinani.

    -E ē’qenka kjo jetė, more Sinon vėllai. Pėr mua paska qenė shkrujtė keq e mė keq. Gjithė jetėn nė burg dhe tani mė burg se biruca e Enverit. Mė shkoi jeta qerime!

    -Me kė po jeton? E pyeti burri duke ia qarė hallin.

    -Ja, kam marrė njė nip tė largėt. Kėshtu mė mbajnė mirė, se kanė interes. Nuk gėzova asgjė. Megjithėse nė kėtė moshė qė jam unė dhe lekėt nuk mė bėjnė fajde. Kam bredhur nėpėr botė po tani s’mė gėzon asgjė. Kam njė si duf brenda shpirtit qė vetėm rakia ma shėron. Mos deshe dhe ti ndonjė gotė?

    -Rrofsh, po nuk e pi. Mė bėn keq.

    -Ai nigjove dje nė lajme se ēfarė thoshin:do i kompesojnė tė dėnumit pėr 8 vjet dhe me nga dy mijė lekė nė ditė. Unė qė kam kalu njėzet vjet nė dhe, do mė japin dy lekė dhe gjoja do mė shpėrblejnė me kaq. Unė o Sinan vėllai, nuk dua lekė, dua rininė time. A ka qeveri qė mė pagon rininė dhe jetėn se atė mė kanė vjedhur. Mė duket vetja se nuk kam qenė kurrė i ri. Sikur kam qenė gjithnjė plak, gjithnjė me halle dhe me dufe. Maskarenjtė e dreqit, edhe pėr tė na vlerėsuar nuk dinė. Ku ta gjejė rininė more Sinan, se e dija unė ē’tė bėja!

    Pėr ti vėnė kapak kėsaj punės sė pronave Sinani e pyeti plakun pėrballė se kush rronte akoma nė kėtė lagje.

    Ramazani i tregoi se hasėll-hasėll nė atė lagje kishte vetėm dhjetė familje tė vjetra tironase nga ato autoktonėt, dhe se kėtė vit kishin vdekur pesė vetė, qė nė familjen e Ēelėve kishte ndodhur njė aksident djalit nė emigracion dhe e kishin sjellė tė vdekur nga Greqia. Kish rėnė i ziu nga skela. Ishte bėrė njė varrim madhėshtor. Mė pas nuk la pa i pėrmendur se kėtė tė diel martohej vajza e Bari Fugės me njė gjerman qė e kishte njohur nė shkollė, kur bėnte masterin dhe se djali i Tones ishte bėrė me katėrnjakė, gjė qė kishte ēuditur lagjen. Tė gjithė familjet e vjetra ishin bėrė bashkė dhe i kishin bėrė njė dhuratė pėr fėmijėt, sepse kish qenė njė gėzim i madh qė lagjja e tyre e vjetėr tė bėnte 4 djem menjėherė. I tregoi gjithashtu se nė familjen e Fugajve kishte hyrė sherr i madh mes vėllezėrve pėr punėn e pasurisė. Tė gjithė familjet e vjetra tė lagjes qė kanė prona nuk flasin me njėri tjetrin dhe kanė sherre pasurie mes tyre, sepse akuzohen se kanė bėrė me hile nė pasuritė qė i takonin. Njė natė, nja dy muaj mė parė pėr fat qė i kishin shpėtuar njė tragjedie vėllavrasjeje. Ėshtė tu o bo nomi, more Sinan, tu u vra vllau me vllanė, pėr lekė. Mė pas plaku u kujtua ta pyeste pėr tė shoqen.

    -More Sinan si e kam Florikėn?

    -Mirė ėshtė. Si gjithnjė nėn kontrollin e mjekut dhe me ilaēe, se ti e di qė ajo gjithnjė ka vuajtur nga tensioni i lartė dhe nga zemra. Me ankesa e shtyn, por nė pėrgjithėsi mbahet.

    -Pate fat me tė. Vajzė e mirė Florika. Ėshtė rritur para syve tė mi. Tundej lagjja kur ecte ajo. Do merrni gjė nga pasuria e saj, se Florikės duhet ti takojė ndonjė gjė, apo jo? Kanė patur goxha troje.

    -Jo more Ramazan. Florika bashkė me motrėn e saj ia kanė dhuruar tokėn tė vėllait dhe nėse ai do ta japė shtėpinė pėr pallat do i takojė apartamenti vetėm atij. Florika ishte shumė e lidhur me tė, dhe nuk ka menduar kurrė pėr tė ndarė pasurinė. Ia ka dhėnė firmėn qė kur filloi demokracia, dhe nuk e kemi diskutuar mė kurrė kėtė gjė. Ne kemi plot shtėpi. Ē’na duhet neve! Djemtė jetojnė jashtė shtetit dhe ne e kemi boll dy dhoma e kuzhinė. Shyqyr zotit i kemi nė vend tė mirė, dhe ēoku dalim ndonjėherė tė dy bashkė andej nga liqeni.

    -Vetėm me pension jetoni? Nuk ju ndihmojnė ndopak djemtė?

    -Me thėnė tė drejtėn kullandrisemi vetėm me pension. Nuk i kemi kėrkuar kurrė atyre. Ti je njeri i bredhur dhe e di qė emigracioni nuk ėshtė i lehtė pėr tu pėrballuar, sidomos pėr njerėzit e ndershėm. Nuk jemi nga ato prindėr qė shfrytėzojmė djersėn e fėmijėve.

    -Eh more Sinan mbete gjithnjė drejt e drejt. Dhe pse je komunist pėrsėri kam shumė respekt pėr ty. Ta shpėrblefshin fėmijėt me tė mira e begati! Tu shtofshin ishalla, se je njeri i mirė! Po erdhi kohė qameti!

    Ramazani u ngrit nga karrikja.

    -Duhet tė largohem se erdhėn dritat dhe do tė shkoj tė lahem. Shyqyr qė erdhėn njėherė nė kohėn qė vjen uji. Kėto dritat na ēmendėn. Ngelėm gjithnjė shqiptarė halli! Ne kena pas drita dhe nė birucė dhe tani qė kemi lirinė pėrdorim qirinjtė, hajde demokraci ta lumsha synin! Tė ma pėrshėndesėsh shumė Florikėn dhe ti bėsh tė fala nga Xoni. Hajdeni ndonjėherė nga shtėpia ime. Fundi i fundit kemi nisur tė rrallohemi dhe pak vjet na ka mbetur pėr tė jetuar. S’do marrim gjė me vete Sinan. Ndaj ėshtė mė mirė tė japim mė tė mirėn qė kemi. Ne tė paktėn kemi pasur njėri tjetrin, kėta djemtė e rinj nuk duan as veten! Tha ai, duke e pllaquritur fort e duke u larguar.

    Sinani u ēudit me sjelljen e Xonit. Dhe zemra i parandjeu diēka tė ligė. Ishte i bindur qė nuk do e shihte mė atė njeri. Pėrpara disa vitesh kur e kishte ndeshur nė njė takim veteranėsh, ishin kapur keqazi pėr politikėn. Si i pėrndjekur politik qė ishte, Xoni e kishte cilėsuar para miqve tė tij si kriminel, bashkė me tė gjithė partizanėt e tjerė duke u shprehur se kėta tė fundit sollėn vėllavrasjen nė Shqipėri. Asokohe ishte ndjerė shumė keq. Edhe pse biseda tė tilla ndodhnin shpeshherė mes partizanėve, nacionalistėve, ballistėve, ish tė burgosurve e familjarėve tė tė pushkatuarve. Njė lėmsh historik ku askush nuk njihte mė identitetin e tij. Nė tė gjitha bisedat qė ai kryente me miqtė e tij ndjehej refleksioni pėr njė kohė qė nuk do tė ngjallej kurrė mė. Ai ishte koshient qė ishin bėrė dhe gabime. Tė paktėn duke i parė me sytė e kohės. Ishin futur nė burg shumė intelektualė tė ndershėm qė kishin punuar nė institucionet e kohės sė Zogut, u ishin marrė pronat e stėrgjyshėrve dhe mė pas ishin dėnuar. Ishin eliminuar kuadro tė pėrgatitur dhe njerėz me kontribute. Por gjėrat zhvilloheshin nė rreth tė mbyllur dhe nuk i dinin. Demokracia po nxirrte variante tė reja, dokumente, dėshmi, tragjedira. Sot ai e ndiente kėtė si njė faj personal. Duke ndjekur vijėn e partisė kishin harruar vlerat e njeriut dhe ishin bėrė njėsh me sjelljen kolektive. Atij iu kujtua Xoni kur kishte dalė nga burgu. I kishte ardhur dhe nė ndėrmarrjen ku ai punonte pėr tė gjetur njė punė se kish mbetur rrugėve. Por nuk kishte mundur tė bėnte gjė, sepse tė gjithė kuadrot e zyrės sė punės e kishin kundėrshtuar marrjen e njė tė dėnuari nė punė. Kjo gjė i rėndonte mė shumė Sinanit qė gjithė jetėn ish munduar tė vepronte sipas parimeve. Dhe pse ishte i sigurt se brenda kontekstit ku ato jetuan personalisht, kishin qenė njerėz tė mirė dhe kishin shpėtuar vendin nga dushmani. Ai kishte mall pėr rininė e tij. Pėr atė kohė kur njerėzit derdhnin gjakun e tyre pėr atdheun, pėr atė kohė ku idealet ishin tė mėdha, kur shoqėria kishte ėmbėlsinė dhe besnikėrinė e jashtėzakonshme, ku dashuria ishte e tillė dhe nuk ngatėrrohej kurrė me tradhtinė, ku jeta kishte halle, probleme por dhe lumturi tė mėdha. Pėr atė kohė kur tė gjithė ishin njėlloj. Ai sė bashku me Florikėn kishin bėrė njė jetė shumė tė bukur. Njė udhėtim jete i mbushur me shumė gėzime e begati. Kishin udhėtuar nė ēdo cep tė Shqipėrisė, kishin shkuar nė aksione, nėpėr zbore dhe detyra kolektive ku i caktonte partia. Shoqėria mes tyre kish qenė e sinqertė dhe idealet kishin tė mėdha. Nė atė kohė nėse do i bėhej njė thirrje ai do shkonte me gjithė dėshirėn e tij tė mbronte kufirin e vendit tė tij, tė mbronte idealet e mėdha tė marksizėm-leninizmit dhe Florika nuk i shpėrvilte kurrė buzėt. Dhe pse ishte njė vajzė qyteti ajo ishte e thjeshtė dhe i pėrshtatej ēdo vendi ku ata shkonin. Kishte pasur fat me atė grua, qė asnjėherė nuk e kishte kundėrshtuar, qė gjithnjė kish qenė mikpritėse dhe edukuar. Ndonėse e arsimuar Florika kishte preferuar mė shumė punė me pėrgjegjėsi tė ulėt, thjeshtė tė ishte pranė fėmijėve dhe pjesėmarrėse nė edukimin e tyre duke ia lėnė postet tė shoqit, tė cilin nuk e pengonte kurrė. Jeta e tyre familjare kish kaluar nė shina tė drejta, pa pėsuar deri mė sot drama tė mėdha. Edhe pse nostalgjitė e tyre ishin tė lidhura me ėndrrėn pėr tė ndėrtuar idealizmin e tyre barazinė e gjithė njerėzve. Por ndėrsa Shqipėria ndėrroi sistemet dhe nisėn tė krijoheshin parti tė tjera politike ėndrra pėr tė arritur barazinė e tė gjithėve ishte hedhur nė det tė hapur. Ai e kishte quajtur njė tradhti tė madhe ikjen e djemve nėpėr ambasada, mė pas lėvizjen studentore dhe krijimin e partisė demokratike. Kish dalė nė shesh pėr tė kundėrshtuar rrėzimin e statujės sė liderit, tė atij udhėheqėsi ushtarak qė kish dhėnė pėr Shqipėrinė. Dhe pastaj njėra pas tjetrės tė vėrtetat u pėrzien me tė gėnjeshtrat dhe doli nė pah njė lagje e mbushur me vila ku askush nuk kishte guxuar tė hynte. Enveri rronte si nė parajsė dhe kishte televizor dhe nė banjė. Enveri kishte pushtetin dhe luksin dhe rreth tij kishte ndėrtuar parajsėn. Njerėzit si ai tė ndershėm ishin dhėnė me mish e me shpirt pėr tė ndėrtuar njė jetė tė re, tė barabartė dhe me mirėqenie pėr tė gjithė dhe tėrė mundi i tyre ishte njė banesė e thjeshtė, njė mbijetesė me triska, njė ag pa gjumė pėr tė siguruar njė litėr qumėsht. Ramazani miku i tij i ngushtė i fėmijėrisė kishte mbajtur gurė e kishte ngrėnė miza pėr tė mbijetuar nėpėr gurore pa bėrė asnjė faj. Pa kryer asnjė krim. Sigurisht kėto halle tė mėdha njerėzore atė e kishin ngacmuar herė pas here, por ishin dyshime qė sheshoheshin nėn idenė se ēdo sistem do kishte martirėt e vet.

    Ishte fati i tij i madh qė kur erdhi demokracia ishte nė prag tė pensionit dhe me ardhjen e saj nuk do vuante mė keqdashjet dhe interesat e politikanėve tė rinj qė morėn pushtetin. Sepse gjithēka shtetėrore u privatizua dhe djemtė e bllokmenėve morėn nė dorė pasurinė popullore duke e privatizuar dhe kthyer nė personale. Ato kishin nė dorė thesaret e fshehura tė punės sė shqiptarėve ndėr vite, thesarin e njė kombi qė kishte derdhur shumė djersė e punė nė rindėrtimin e vendit. Me logjikėn e re tė njė sistemi tjetėr Sinanit i vinte plasja qė shqiptarėt kishin hedhur kaq shumė djersė pėr tė ndėrtuar njė ngrehinė qė nuk mund tė ekzistonte, pėr tė ngritur bunkerė dhe tunele pėr tė luftuar imperialistėt dhe revizionistėt. Ndaj ai e kuptonte mė sė miri zhgėnjimin e brezit tė ri, urrejtjen e tyre pėr atė vend idealesh dhe ngatėrresėn me historitė e marrjes sė pushtetit. Ai ndjehej pjesė e zhgėnjimit tė kohės, tė njė kohe qė ai kishte dhėnė punėn dhe mendjen e vet pėr ta ndryshuar dhe qė sė fundmi mori formėn e njė farse, e njė gėnjeshtre. Ai me logjikėn e tij mund tė kuptonte pse njė pjesė e madhe shqiptarėsh kishin shitur shpirtin dhe virtytet e tyre pėr hir tė pushtetit dhe tė parasė. Nė Shqipėri nisėn tė qarkullonin paratė e pista dhe tė afėrmit e tyre nisėn tė blinin shtėpi, troje, tė udhėtonin nė makina luksoze dhe tė ndėrtonin vila tė papara nė gjithė bregdetin. Ato e blenė me para gjithēka ēka kish mbetur nga natyra e virgjėr shqiptare. Jeta nisi tė ndryshonte. Ai qė dhe pėr dy vjet do dilte nė pension, ishte pushuar nga puna dhe ishte hedhur nė asistencė. Ndėrmarrja e tij e kish blerė nipi i njė ish anėtari tė Komitetit Qendror, dhe ishte kthyer nė karakatinė brenda 24 orėsh pėr tu marrė pėr njė copė bukė. Gjithēka ishte shkrirė nė duart e tij. Ai ishte hedhur nė rrugė dhe punėtorėt e tij kishin mbetur me gisht nė gojė duke mbajtur nė sirtar letrat me vlerė qė kishin qenė veē gėnjeshtra pėr tė mashtruar dhe njėherė shqiptarėt e duruar. Djemtė kishin marrė arratinė dhe nė Shqipėri nuk po mbetej mė askush. Tė gjithė po merrnin rrugėn e po largoheshin nga Shqipėria. Shtėpitė nisėn tė zbrazeshin dhe mbetėn vetėm pleqtė e drobitur nga njė sistem qė nuk ishte pėr ta, por as pėr fėmijėt e tyre dhe pėr as njė pasardhės qė ato kishin sjellė nė kėtė botė.

    Jeta kishte nisur tė bėhej krejtėsisht e pavlerė, ndėrkohė qė veset kishin nisur tė mbretėronin pushtetin dhe popullin. Ndėrkohė qė nė Shqipėri futeshin tė ardhurat e emigracionit, tė mbeturit nė Shqipėri kishin nisur tė fusnin thasė me para nėpėr firmat piramidale. Brenda njė nate njerėzit vendosnin tė shisnin shtėpinė pėr tu bėrė pasanikė dhe gjithēka nė Tiranė ishte pezulluar. Njerėzit nuk punonin ndėrkohė qė hanin e pinin me pėrqindjet e Sudes dhe tė Gjallicės, pa kuptuar se njė hile tjetėr e madhe bėhej nė kurriz tė shqiptarėve tė gėnjyer nga ėndrra pėr pasuri. Erdhi ajo qė kishte parashikuar Sinani, i cili ēdo ditė ēuditej me ato qė dėgjonte nga moshatarėt e tij, tė cilėt nisėn tė shisnin dhe kostumet e dhėndėrisė pėr tė futur ndonjė qindmijė lekėsh nėpėr firma. Ato falimentuan dhe njė popull i tėrė nisi tė ēoroditej. Shumė belara tė tjera do jetonin tė mbeturit nė kėtė vend, dhe ai do kujtonte periudhėn e 97-ės ku njerėzit vriteshin me njėri tjetrin dhe dukej se humbja e parasė mbolli tek shqiptarėt kohėn e qametit. Mijėra varre tė reja u hapėn nėpėr varrezat shqiptare dhe u varrosėn bijtė e nėnave herė rastėsisht, herė qėllimisht. Ai bashkė me Florikėn tėrė kohėn e kishin pėrballuar kėtė katrahurė duke u pėrtypur. Dy ish luftėtarėt nuk arrinin tė kuptonin gjithė atė tmerr qė ndodhte nė kryeqytet. Kallashnikovėt qė shprazeshin nė mes tė natės dhe njerėzit qė fshiheshin nėpėr cepat e dhomave dhe qė nuk e shihnin mė dritėn e diellit.

    E mbante mend si tani klithjen e pėllumbave njė natė, kur plumbi depėrtoi nė kafazin e tyre qė ndodhej nė ballkon. Ato e kishin me shumė merak punėn e pėllumbave dhe i ushqenin dhe pastronin ēdo ditė. Alketi ua kishte lėnė amanet vėllezėrve dhe nėnės sė tij dhe ajo ēdo ditė nė vetminė e saj fjalosej me pėllumbat. Ashtu duke u zvarritur Florika me Sinanin kishin hapur deriēkėn e kafazit dhe ndėrsa pėllumbat frikeshin tė dilnin ai kishte zbuluar ēiftin e dy pėllumbave tė rėnė nė krah, akoma duke u ēukitur me njėri tjetrin. Gruaja e tij e kishte marrė si njė ogur tė keq vrasjen e dy pėllumbave dhe ndėrsa njerėzit tmerroheshin dhe nuk dilnin pėrjashta nga frika e plumbave qorr, Sinani kish mundur tė merrte pėllumbat nė dorė, ashtu tė tulatur me krahėt e hapėrdarė nga plumbat dhe ti bėnte njė gropė mbas pallatit tė tyre. Tė gjithė njerėzit nuk arrinin mė tė dilnin nėpėr dritare dhe tė flisnin siē duhej me njėri tjetrin e ndiqnin prapa perdes.

    Sheqerja, njė fqinjė e tyre, e cila merrte vesh nga filxhanėt e kafeve dhe magjitė i kish bėrtitur Sinanit ti varroste nė njė fushė tė hapur, pa njerėz, se pėllumbat e vrarė janė njė ogur i keq dhe marrin kokė njerėzish, por nė atė qamet tė zi Sinanit nuk i shkonte ndėrmend tė gjente fusha tė braktisura. Njerėzit mezi shkonin tė blinin njė bukė dhe kur shkonin tė merrnin pensionin shkonin me taksi, ndėrsa ajo i kėshillonte ti ēonte nė njė fushė tė braktisur. Ti hidhte nė plehra i erdhi gjynah se i kishte amanet nga djali ndaj dhe i bėri njė varr tė improvizuar nė tokėn qė shtrihej mbas pallatit tė tij, aty ku fėmijėt e vegjėl prej kohėsh nuk luanin mė me top. Sheqerja kish shkuar tek Florika duke e kanosur se do i ndodhte diēka e ligė, por kjo e fundit e cila nuk merrte vesh hiē nga punėt e magjive e zboi, duke i thėnė pėr tė satėn herė se bindja e saj prej komunisteje tė vjetėr nuk e lejonte tė besonte nė tė tilla sajesa. Ajo vetė nuk besonte tek zoti dhe as tek oguret e kėqija. Tėrė jetėn e saj ajo nuk kishte besuar dhe shyqyr Zotit nuk i kishte ndodhur ndonjė gjė e madhe. Pėr mė tepėr qė ishte rehat se fėmijėt e saj ishin jashtė shtetit, nė vende ku nuk kishte asnjė problem sigurie. Sheqerja e kanosi se brenda shtatė vjetėsh dy tė rinj do groposeshin nga pallatet e tyre, por fjalėt e saj nuk i mori parasysh as Florika dhe as Sinani, qė nuk besonte hiē tek gėnjeshtrat e Sheqeres dhe tek magjitė e saj e saj me zhiva dhe as me fije fshese. Ajo asnjėherė nuk i ishte bashkuar shoqėrive tė grave qė fjaloseshin dhe bėnin thashetheme, ndaj dhe nuk e vrau mendjen shumė. Sigurisht, qė kishte dhe ajo problemet e saj, sepse fėmijėt kudo qė ishin kishin problemet e tyre tė jetės, por tė paktėn ishte rehat qė ato ishin tė martuar dhe ishin djem tė mirė, nuk merreshin me punėra tė pista. Deri mė sot nuk kish dėgjuar kurrė as dhe njė gjysmė fjalė pėr ta. I vinte keq pėr Alketin i cili nuk kishte njė marrėdhėnie tė mirė me prindėrit, por e kish mbledhur mendjen me idenė se fėmijėt jo gjithnjė bėjnė atė qė dėshirojnė prindėrit, ndaj ishte nė paqe me veten.

    Gjithsesi tė vėrteta apo jo ishin fjalėt e Sheqeres, pėllumbat e Alketit vit pas viti kishin nisur tė ngordhnin dyshe dhe me ardhjen e qetėsisė dhe vendosjes sė njė lloj stabiliteti dhe qetėsie nė vend Florika pa i treguar gjė Sinanit kish nisur ti fuste nė qese dhe bėnte nga njė varr tė vogėl nė periferi tė kryeqytetit, duke pasur frikė se mos goja e ligė e fqinjės sė saj bėhej e vėrtetė. Edhe pse e dinte qė pėllumbat kishin njė kohė tė limituar rrojtjeje, pėrsėri ndjehej e tromaksur. As vetė nuk e dinte pse kish nisur tė frikėsohej kaq shumė, ajo grua qė nuk ishte frikėsuar as nga plumbat.

    Ēdo natė nė ėndėrr i fanepsej njė birucė ku hynte njė rreze e hollė drite dhe ku djali i saj Alketi i shfaqej krejtėsisht lakuriq duke kėrcyer mbi piklat e ajrit e duke zgjatur dorėn pėr lėmoshė. Herė pas here i paraqitej Alketi me njė fytyrė me kokallat e ngrėna dhe herė me mjekėr tė gjatė deri nė mes duke fluturuar nė qiell. Pranė saj njė grua elegante, me flokė tė derdhur mbi supe, e veshur me njė kostum tė ngjitur pas trupit qė tundte nė duar njė kėrbaē tė gjatė qė i bėhej herė si lėkurė, e herė si njė bisht gjarpri e herė si njė grua me fytyrėn e njė nepėrke. Ajo lėvrinte nėpėr hekura dhe shpėrndahej me dritėn nė atė gjysmė errėsirė duke ulėrirė: “Ah komunistėt e dreqit! Komunistėt nė ferr….!”


    ----------------------------------------------

    Elsa

    Kryetari i komisionit, njė burrė rreth tė 50- tave me njė palė syze optike, me rreth floriri i zgjati librezėn e notave duke u ēuar nė kėmbė.

    -Urdhėro, dhe shumė tė fala shokut Astrit, dhe buzėqeshi duke hapur syzet.

    Gjithė atė gėzim Elsės sikur ia hoqėn me darė nga trupi. Dorėn e zgjati instinktivisht si tė ngrirė dhe e tėrhoqi sikur ajo tė mos ishte e njė qenieje tė gjallė, por njė dorė pa jetė e njė trupi tjetėr e ngjitur artificialisht tek ajo. "Pėr se ma kujtoi pėrsėri babanė? Me ē'tė drejtė nė shumė provime anėtarėt e komisionit mė pėrmendin emrin e tij. Mos vallė ēdo gjė tek unė i dedikohet babait? Ē'do tė thotė kjo buzėqeshje? Qė unė s'meritoja asgjė? Qė mua nuk mė takon 10-ta e sotme. Qė tė gjithė notat e derisotme nuk janė fryt i punės sime, por i ndikimit tė emrit tė babait tek pedagogėt?” Ajo u largua nga kabineti i provimit ēehrevrarė. Nuk e mbante mend qė i ktheu pėrgjigje kryetarit tė komisionit apo jo. Derėn e kabinetit e pėrplasi me forcė. Nuk e kuptoi pėrse. Mbase donte qė me atė veprim tė shfrynte inatin. Kishte kohė qė nuk ishte e qetė. Dhe nė sjelljet dhe veprimet kishte ndryshuar. Po po kishte ndryshuar. Dhe kėtė ndryshim e bėnte me kėnaqėsi dhe pėr ēdo ditė. Nuk ishte mė ajo Elsa e dikurshme. Elsa qė donte tė dukej, tė dallohej pėr ēdo gjė. Nuk donte qė ta shikonin si e pėrkėdhelura e kursit. Nuk donin qė meshkujt ta shikonin si tė pėrgjėruar. Jo tė gjithė sigurisht, bile kėtė vit mėsimor ajo nuk kishte ardhur asnjėherė me veturėn e babait nė shkollė. Kjo u kishte bėrė pėrshtypje tė gjithėve, studentė e pedagogė. Por mė shumė i kishte bėrė pėrshtypje Adit. Kohėt e fundit ai kishte filluar ta shikonte me njė sy tjetėr atė. Bile shoferi i babait kishte ardhur disa herė mbas mėsimit pėr ta marrė e pėr ta ēuar nė shtėpi, por ajo nuk kishte pranuar. E keqja mė e madhe ishte se shumica e pedagogėve i kishin harruar edhe emrin, mes tyre ajo njihej me emrin "Vajza e shokut Astrit". Pėr tre vjet rresht ajo kėnaqej pa masė kur i flisnin ashtu. Krekosej, sytė i shndrinin, trupi sikur i bymehej, dhe nė vetvete bėhej mė e sigurt, pėlqente qė shumica e shikonte me kėrshėri, pėr bukurinė, zgjuarsinė, pėr veshjen, pėr emrin e mirė tė babait tė saj. Por ai Adi, me atė shkujdesjen e tij, me atė tė qeshurėn ironike nė cepin e buzės sė djathtė sikur ja zhvleftėsonte tė gjitha kėto merita, pėr tė mos thėnė dhe ajo fshatarja e Sarandės Arta, e thjeshtė studiuese simpatike. Nė korridor kishte shumė studentė. Ata e pyetėn njėzėri:

    -Hė Elsa si dole?

    -Elsa, ē’notė more?- njė tjetėr.

    -E hodhe edhe kėtė Elsa?

    -Edhe ju pyesni Elsėn, ku ka probleme Elsa, sa tė rrojė shoku Astrit.

    "Kush e tha kėtė, kush?! Me siguri Kujtimi. Ai e ka gojėn helm. Po ku e gjeti nė kėtė ēast e tė mė ngacmojė".

    Ajo ishte e prerė nė fytyrė dhe sė brendshmi digjej. Ndonėse dhjetor dhe bėnte shumė ftohtė mė ballė u djersit. Ishte temperaturė inati. Filloi tė zbriste shkallėt. Tek kthesa e korridorit dikush i foli, apo e pėrshėndeti, por ajo nuk i kushtoi as rėndėsinė mė tė vogėl. Tek hyrja e Institutit ngriti jakėn e pardesysė, kapi cepin e jakės sė djathtė me dhėmbė dhe doli, nė oborr..Frynte njė erė e lehtė por e ftohtė. Nė oborr nuk kishte asnjė njeri. Shokėt dhe shoqet i kishte lėnė nė korridor. Nė xhepin e djathtė ndodhej libreza. E shtrėngonte fort me dorė brenda xhepit sikur do t’i nxirrte lėng. Ah sa kishte mėsuar pėr atė provim. Net tė tėra pa gjumė. Shkujdesje ndaj gjithēkaje, ndaj vetes ndaj prindėrve, ndaj shoqėrisė. “Provim! Tani e tutje do ta tregojė veten. Do tė tregojė se kam ende shumė rezerva. Se jam e aftė tė rivalizohem mė me tė mirin. Po po, me mė tė mirin. Pavarėsisht se kam shumė boshllėqe. Ah ju boshllėqe. Mė pėlcitėt shpirtin. Mė bėtė tė sforcohem. Kėshtu ėshtė kur kėnaqesh me njė notė tė pamerituar. Kur pėrkundesh nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme nė prehrin e miqėsisė. Kėshtu ėshtė kur e pranon me njė kėnaqėsi tė dyfishtė atė qė nuk e meriton. Dhe arrin deri atje sa tė tjetėrsohesh, bile deri atje sa tė harrohet edhe emri. Kjo ėshtė vetėvrasje. Kjo ėshtė skandaloze. Kush jam unė? Njė hiē. Njė asgjė. Jam thjeshtė njė qenie e gjallė, qė marr frymė, jetoj, rritem bėhem lule por artificialisht nė sajė tė emrit tė babait. Ē'farė jam?!”

    Ajo luftonte me vetveten. Sot mė tepėr se kurrė. Sot e kuptoi se sado qė tė mėsonte, pedagogėt dhe shokėt nuk do t'ia dedikonin kurrė asaj arritjet. Kėto ishin arsyet e veta objektive dhe subjektive. Por m.gj.th ajo kishte tė drejtė tė luftonte me vetveten. Ajo ishte njė nxėnėse e shkėlqyer nė gjimnaz. U ul nė njė stol poshtė njė pishe. Krahėt i shtriu pėrgjatė mbėshtetėses sė stolit. Cepin e djathtė tė jakės sė pardesysė nuk e kishte hequr akoma nga goja.Era ja kishte shpupuritur flokėt dhe ajo as qė e merrte mundimin t'i ndreqte. Era herė i afronte afėr kėmbėve copėra letrash, gjethe tė thata dhe herė ia largonte. Nga brenda kabinetit tė provimit vinin copėra zėrash tė shkėputura tė cilat era i hallakaste ku tė mundte. Nėpėr rrugė nė tė rrallė shikoje njerėz. Vetėm lėvizje veturash dhe kamionėsh. Koha ishte e mjegullt. Ajo tashmė kishte dhėnė provimin e parė pėr atė vit mėsimor. Provim dimėror. Provim nė prag ndėrrim vitesh. Por mė shumė ajo nė atė ditė e kishte provim tė vetvetes. Provim pėr tė nxjerrė nė pah dinjitetin e saj. Nė njė stol pėrballė dikush po e shikonte me vėmendje. Ai kishte kohė qė rrinte aty. Ndoshta po aq kohė sa rrinte edhe ajo aty. Hodhi vėshtrimin nga ai stol. Vėshtrimi i saj nuk shprehte asgjė. As pyetje, as kureshtje as interes. Njė vėshtrim i mjegullt. Sytė sikur nuk i shihnin qartė Elsės nė ato momente. M.gj.th ajo e njohu atė person. Ishte njė pedagog i ri qė jepte mėsim nė fakultetin ekonomik. U bė rreth njė vit qė ai vinte vėrdallė. I kalonte pranė dhe e pėrshėndeste. E shikonte nga larg, i buzėqeshte. E ndiqte nga mbrapa deri nė afėrsi tė shtėpisė. Bile, njė natė pasi ajo ishte ndarė nga shoqet dhe shokėt e kursit pasi kishin parė njė teatėr ai e ndoqi nga mbrapa deri nė hyrje tė pallatit. Ajo donte dhe disa metra tė hynte nė korridor, ku ai i foli nga mbrapa.

    -Elsa, Elsa! I kish thirrur me njė zė tė shuar dhe tė frikshėm sikur tė ishin nė ilegalitet.

    Ajo ktheu kokėn me mėdyshje.

    -Kishit gjė?- i tha me njė fije nervoziteti.

    -Po ja...

    -Natėn e mirė! Iu pėrgjigj ajo tėrė mllef dhe nxitoi hapat. Atėherė nuk e kishte fiksuar atė ende. Ndaj u soll nė atė mėnyrė. E mori pėr ndonjė rrugaē, qė pa njė vajzė tė vetmuar nė rrugė mendoi tė kalojė ca minuta nė muhabet. Po ta njihte, pėr kulturė ajo e quante tė detyrueshme tė ndalonte. Tashmė ai qėndronte pėrballė 8-9 metra larg. Pasi u ngrit, iu afrua me ngadalė, sikur kishte frikė se mos thyente vezėt. Ajo e shoqėronte me bisht tė syrit.

    - Mund tė bisedojmė pak Elsa? - e pyeti ai duke u skuqur sė tepėrmi nė fytyrė.

    Ajo s'po ia hiqte vėshtrimin, por ende nuk po i kthente pėrgjigje. Ai, nė kėmbė duke kėrcitur gishtėrinjtė ajo e ulur nė krahė pėrgjatė shpinores sė stolit.

    -Elsa tė lutem mė kthe pėrgjigje!- U pėrpoq sėrishmi ai dhe bėri njė hap mė para duke vazhduar kėrcitjet e gishtėrinjve.

    "Sa i ndrojtur ėshtė. Kur e shikon mes vajzave tė ekonomikut thua qė ky do tė jetė djali mė pa emocione. E ēuditshme. Por i jap dhe tė drejtė. Kur diēka e merr me seriozitet vetiu tė lindin emocionet. Si mua sot".

    -Ē'farė doje tė bisedoje? – E pyeti ajo pak ftohtė dhe me pak ironi.

    U pendua qė i foli ashtu, por tashmė ato fjalė u thanė. Vetė kushedi se si do tė vepronte po tė silleshin me atė mėnyrė.

    -Bisedė serioze. Pėr diēka qė ka tė bėjė me ne tė dy. Mund tė ulem?

    -Jo tė mė falėsh qė po sillem nė kėtė mėnyrė. Por sot, s'jam nė gjendje tė bisedoj mė pėr asgjė. Sot dua tė bisedoj me veten time, dua tė bisedoj me veten seriozisht, ashtu sikundėr donit ju tė bisedonit me mua. Njė herė tjetėr. Besoj se mė kupton.

    -Po, po ju kuptoj,- tha ai sikur tė kishte frikė se mos ajo ndėrronte mėnyrėn e tė folurit.

    -Atėherė mirupafshim!- I tha ajo duke i zgjatur dorėn.

    -Mirupafshim!

    Ai u largua me gėzim nė sy. Edhe kaq ishte mirė pėr tė si fillim. Ishte njė hap drejt fitores. Mundohej qė tė ecte mė i sigurt dhe sa mė elegant. Ai e dinte qė vėshtrimi i saj e ndiqte nga pas. Mbasi ai u zhduk nga sytė ajo u ēua. Ngriti jakėn e pardesysė mė lart, duart i futi mė thellė nė xhepa. U mat qė tė bashkohej me shokėt dhe shoqet nė korridorin e kabinetit por ndėrroi mendje. Duhej tė ishte mes tyre por nuk e ndjente veten tė qetė. I dukej vetja e tepėrt mes atyre nė ato ēaste. Sot qė ajo kishte vetėm mundimin e saj. Sot i dukej vetja e tepėrt mes tyre. Sepse kjo ishte dita e parė qė ajo peshoi vetveten. Ishte dita e provimit tė personalitetit tė saj. Kėtė gjė vetėm ajo e dinte. Askush tjetėr nuk mund ta kuptonte atė sot. Ajo deri mė sot kishte vjedhur nota. Dhe kėto nota ishin pa themele. Themelet e notave tė saj kishin hapėsira boshe, themele tė lėkundshme, qė pa njė ristudim do tė shembeshin duke nxjerrė nė shesh falsitetin e tyre. Ajo deri mė sot kishte marrė nota, jo dije. “A mund tė shihet dija?” Sot ajo kishte mbushur njė boshllėk nė themelet e notave, jo tė dijeve. Sot shokėt nuk mund ta kuptonin. Ajo i kishte vjedhur dhe ata, se dijet e saj janė edhe tė tyre. Janė tė gjithė shoqėrisė. Sa keq. Tė mbulohet me lavdi njė flluskė sapuni... U kthye. Nxori dorėn e majtė nga xhepi i pardesysė dhe pa orėn elektronike. Ajo tregonte 14.45. U nis pėr nė shtėpi. Cepi i jakės sė pardesysė ishte larguar sė tepėrmi por ajo nuk po e hiqte nga goja. Kokėn e mbante tė pėrkulur pėrpara dhe kėmbėt i zvarriste.

    "Si Adi po i zvarris kėmbėt”Tha me vete. Filluan pikat e parė tė shiut. Era shtoi shpejtėsinė e saj dhe po bėhej pengesė pėr shiun. Nėpėr rrugė rrallė herė mund tė shikoje njerėz. Nėpėr restorante kishte dyndje. Njė pikė shiu i ra nė hundė. Njė drithėrimė i pėrshkoi trupin. U mblodh mė shumė nė vetvete. Ecte fare e shkujdesur por shumė e menduar. Sikur donte qė shiu tė binte mbi tė dhe ajo tė lagej sepse nuk kishte fuqi tė qante. Tė shprehte dėshpėrimin dhe inatin qė kishte nė vete. Nė anėn e sipėrme tė vetullave shikoje njė njollė blu nė tė zi apo zi nė tė blutė. Kėmbėt po i zvarriste ende .N.q.s. do tė ecte nė rėrė nga zvarritja e kėmbėve do tė ishin formuar dy vija paralele. S'donte t'i shkėpuste kėmbėt nga toka pėr asnjė ēast. Ajo ngritja e kėmbėve nė ajėr pėr tė formuar hapin i dukej...

    Ndėrsa kėshtu e ndjente veten mė tė sigurt, mė tė fortė mė tė pavarur. "Kjo ecje e lehtėson, sikur tė jep mė shumė forca. Tė lidh mė shumė me tokėn qė tė mban. Kjo lidhje tė jep siguri sepse tė duket sikur rrėnjėt i ke gjithmonė aty nėn kėmbė. Prandaj ecėn Adi kėshtu?” As vetė nuk e kuptoi se si u gjend pėrpara derės sė shtėpisė. E shtyu atė lehtė dhe u gjend brenda. Nėna i doli menjėherė pėrpara.

    -Hė moj bijė si dole?- e pyeti ajo gjithė merak duke ja marrė pardesynė nga duart.

    -Keq!

    - Si keq. Nuk e more?

    -Jo!

    -Si jo, je nė vete apo jo!

    -Ē'flet kėshtu moj bijė, me tė vėrtetė nuk ta dhanė?! -brofi nė kėmbė nga divani shoku Astrit tepėr i shqetėsuar.

    -Nuk e mora unė.

    -Mirė ti, por ata nuk ta vunė njė copė pesė?- Pyeti nėna duke pėrplasur duart, me njėra -tjetrėn. Me kėtė gjest ajo donte tė thoshte;-Bobo ē'na gjeti.

    -Jo, ajo e kuptoi se nuk duhej ta luante kėshtu pjesėn, tjetėr gjė kishte menduar.

    -Vazhdon provimi?- pyeti shoku Astrit i rrėmbyer si asnjėherė.

    -Po.

    -Grua mė bėj gati rrobat! Ai ishte veshur me pishama.

    -Jo baba, ti nuk do tė shkosh atje! Dhe me trupin e saj Elsa zuri derėn e kuzhinės.

    -Tė mos shkojė? -pyeti nėna duke zėnė faqet me mollėzat e gishtėrinjve.

    -Nuk do tė shkojė nėnė, se unė bėra shaka, -tha Elsa pa e ndryshuar tonin dhe mimikėn e fytyrės.

    -Si bėre shaka? E pyeti i ati, duke ngritur zėrin si asnjėherė tjetėr.

    -Bėra njė shaka me shumė erėza brenda.

    -Lėri shakatė po librezėn ku e ke?- E pyeti e ėma dhe vrapoi drejt e tek pardesyja.

    -E ē'janė kėto erėza tė shakasė tėnde, rigon apo piper?- e pyeti i ati duke ndezur njė cigare.

    -Lėreni llafet se ka marrė 10-tė. –Foli e ėma duke e pėrqafuar tė bijėn dhe e duke e puthur zhurmshėm nė tė dyja faqet.

    Ajo s'lėvizi fare dhe nuk reagoi ndaj tė puthurave tė mamasė. Por rrinte e mbėshtetur mbas derės me sytė nga i ati.

    -Po ja baba. Pse ma bėtė atė pyetje: Mirė ti, po ata nuk ta thanė?

    - Ēdo tė thotė kjo?

    -Kjo do tė thotė qė ata janė shokėt e mi dhe e kanė pėr detyrė tė tė ndihmojnė.

    -Qė nė qoftė se unė do tė isha studente e dobėt ata do ta kishin pėr detyrė tė mė japin provimin apo jo?

    -Kjo tė shqetėson ty. Nuk janė punė pėr ty moj vajzė kėto. Ti shko tė mėsosh sa tė mundesh, tė tjerat i shikojmė ne.

    -Kjo mė shqetėson baba. Se unė sot pėr herė tė parė gjatė katėr vjetėve ndoshta e meritoja kėtė10-tė. Por ai shoku yt, kryetari i komisionit la tė kuptojė qė njė pjesė e dhjetės sime i dedikohej atij. Pra unė ta dedikoj ty dhjetėn, ty shokut Astrit. Thjesht, lojė kungulleshkash. Po n.q.s. ti baba nuk do tė ishe zv. ministėr, vallė si do tė shkonte halli im?!

    -Ē'janė kėto supozime, moj bijė! Ne jetojmė realitetin, jo hamendjet.

    -Tė lutem, pėrgjigju pyetjes sime,- dhe nga sytė filluan ti shkisnin lot. Nėna e ulur nė njė kolltuk me tė shoqin shikonte si e habitur. Ajo s'po u besonte veshėve. I dukej sikur ishte nė ėndėrr. Po, po nė ėndėrr. Nuk ishin fjalėt e saj kėto.

    - Po tė mos isha unė ky qė jam, edh e ti nuk do tė ishe kjo Elsa, qartė tani? Dhe mbylle kėtė muhabet.

    I ati thithi cigaren dy a tri herė rresht pa ndėrprerje. Fjollat e tymit ia errėsuan mė shumė vėshtrimin pėrpara.

    -I dredhove pyetjes baba! Edhe unė po ta them mė shqip. Po n.q.s nesėr nė mėngjes nuk do tė isha nė kėtė detyrė, vallė je i bindur se kėta shokė qė ke do tė na japin provimin pa mėsuar?!

    -Po kush tė tha ty se provimin ta dhanė nga unė!

    -Ju vetė. Harruat?!

    Unė e thashė nė mėnyrė tė tillė qė duke pasur parasysh se ē'vajzė kam dhe me atė njohje qė kam me pedagogėt e tu, nuk besoj qė tė diskutohesh ndonjėherė pėr tė ngelur.

    -Kėtė tė dytėn vendose tė parėn. Pra njohja juaj me pedagogėt e mi. Por edhe ti mė shumė besim ke tek ata se sa tek unė. Rrallėherė mė pyet nėse kam mėsuar apo jo. Bile ndonjėherė mė ke thėnė tė mos lexoj shumė se po mė ikin mendtė.

    -Po pėr ty i ka bėrė tė gjitha kėto moj bijė, pėr tė mirėn tėnde! Ndėrhyri nėna pėr herė tė parė si pa vetėdije.

    -Po, pėr mua. Tani unė jam njė qenie e mėshiruar. Kėrkoj mėshirė nga babai, nga pedagogėt.

    -Pse mėshirė e kupton ti interesimin e babait?! Tė tė vijė rėndė!

    -N.q..s. unė nuk do tė isha nė gjendje pėr ta marrė vetė provimin, ju do tė kishit ndėrhyrė, a nuk ėshtė kjo mėshirė.

    -Po a quhet mėshirė ndihma qė i jep babai tė bijės ose e kundėrta. A quhet mėshirė ndihma qė i kėrkon bija babait?!

    -Po vallė ndihmė quhet pėrvetėsimi i diēkaje qė s'tė takon? Ē'emėr ti vėmė asaj qė kur unė pėrgjigjem pėr katėr dhe ata mė vėnė pesė. Kur partia thotė luftė kundėr hatėreve, tarafeve sidomos nė studime. Ta marrė ai qė e meriton!

    -Ti s'je nė rregull vajzė sot. Shko qetėsohu, se mė duket se tė kanė ardhur mendime tė errėta nga provimi.

    -Jo baba!Mos u shqetėso! Unė sot jam mė e qetė, dhe mė e sigurt se kurrė ndonjėherė. Mė vjen inat me veten time, qė jam katandisur nė kėtė gjendje.

    -Pse moj bijė si je katandisur? E pyeti e ėma e mbytur nė lot.

    -Jam katandisur deri aty sa pedagogėt dhe gjysma e shoqėrisė mė kanė harruar fare emrin dhe mė flasin "vajza e shokut Astrit"

    -Shumė mirė, dhe ti tė gėzohesh. Pėr respektin qė gėzon yt atė nė tė gjithė vendin.

    -Gėzohem nėnė, pėr zotėsinė e babit, por kėtu fshihen edhe disa tė kėqija. Unė deri dje nuk e vritja mendjen fare dhe falė kujtesės dhe nė radhė tė parė tė autoritetit tė babait i merrja provimet pa shumė merak. Dhe mė iku ajo pjesė e gėzimit qė ndjeja nė gjimnaz, qė kėnaqesha kur merrja njė notė tė mirė me studim tė sforcuar. Tjetra ėshtė se disa pedagogė i nėnvleftėsojnė mundėsitė e mia dhe ēdo gjė tek unė e shohin me kuadrin e shoqėrisė qė kanė me babanė. Bile po ta pyesėsh atė kryetarin e provimit tė sotėm pėr emrin tim, atij nuk do ti shkojė ndėr mend as pėr 100 vjet.

    -E ē'tė keqe ka qė tė flasin “e bija e shokut Astrit”?

    -Tė keqe s'ka. Por edhe tė mė harrohet emri fare, nuk ėshtė mirė. Se edhe unė kam dinjitetin tim, personalitetin tim. Mbi tė gjitha ndjej se kam mundėsi qė tė mos e vėrė babanė nė pozitė qė nesėr ti detyrohet iksit apo ipsilonit, pėr ndonjė problem.

    -Po pse na e ke thėnė mė parė kėtė moj bijė?- e pyeti i ati duke shtrėnguar nofullat.

    -Se tani i kuptova baba. Ju s'duhet t'ia lejonit vetes kėto. Unė i njoha kėto mes shoqėrisė. Ata mė shikonin gjithnjė ndryshe. “Kjo se ka kurrė problem” mė pėrsėrisin shpesh ata dhe mė nėnvleftėsojnė pa fund. Unė pėr ta jam njė hiē. Jam thjesht e llastuara e kursit qė pa babanė mund tė vdesė.

    -Dhe kush e ka fajin pėr kėto?! Unė jam i detyruar si prind tė kujdesem pėr ty.

    -Je i detyruar tė kujdesesh,por jo tė ndėrhysh. Pedagogėt e mi s'lėnė pa mė dhėnė tė falat e tyre pėr ty, vend e pavend. Pse si bėjnė kėto me mirėsjellje pėr prindėrit e shumė shokėve dhe shoqeve tė mia? Po ata pse tė trajtohen si tė njerkės. Tė dridhen para provimit? Disa vinė nė shkollė dhe pa ngrėnė pa diskutuar makinėn?

    -Por ajo dihet. Secili ka njė vend tė caktuar nė shoqėri. Mos vallė, nuk duhet ta pranoj respektin qė gėzojnė tė tjerėt pėr mua? Apo mos vallė tė tjerėt tė mė respektojnė dhe unė t'u kthejė krahėt.

    -Unė s'e thashė kėtė baba. Por nė shoqėrinė socialiste propagandohet se tė gjithė duhet tė jemi tė barabartė. Ku ėshtė barazia kėtu? Nga ana tjetėr tė shfrytėzosh respektin qė gėzon nė interes tė ēėshtjeve personale pa tė takuar, nuk ėshtė e drejtė. Ju vetė do tė ishit mė i respektuar dhe mė i qetė, n.q.s. unė vajza e juaj ē'do gjė do ta arrija me forcat e mia.

    -Dhe kush tė ka penguar pėr kėtė?

    -Ju.

    -Unė?

    -Elsa ti ke lajthitur. I flitet babait kėshtu?- U hodh e ėma duke shtrėnguar dhėmbėt.

    Ajo u mat tė ēohej por Astriti e ndaloi.

    -Lėre tė flasė grua, lėre. Le tė shprehet bija e babait se ēdo gjė e ka patur tė lehtė dhe tani mė hedh vickla. Ajo qė tėrė jetėn ka parė gjėrat qė asnjė shok i saj nuk i ka parė kurrė. Ajo qė ka shtėpinė mė tė bukur, qė bėn dy muaj plazh, qė ha si askush tjetėr. Dhe pėr tė gjitha kėto e paskam fajin unė, babai...

    -Unė nuk e shaj babanė, nėnė. Unė e kritikoj. Ashtu sikundėr ėshtė kujdesur pa masė pėr mua, duke filluar nga dhėnia e veturės vend dhe pa vend e deri tek ndėrhyrjet e pedagogut, ashtu edhe mund tė mė jepte vendin qė mė takonte.

    -Po ti, moj bijė, i kėrkoje me insistim ato qė the mė lart.

    -Po ėshtė e vėrtetė, i kėrkoja. Mosha ime vė nė krye dėshirat dhe mbrapa arsyet. Ju nuk duhet tė m’i plotėsonit dėshirat. Ndėrsa tani... Edhe koha po ndryshon. Tashmė duhet tė pozicionohemi dhe ne. Nuk shikoni ē'bėhet nė vendet e Lindjes? Edhe neve nuk po na shikojnė si mė parė. Edhe Tiranėn mė shumė po e vizitojnė delegacione perėndimore. Shumė gjėra po ndryshojnė... Kėtė ju e kuptoni shumė mirė. Kot nuk thuhet qė me rininė duhet punuar me kujdes, por nė qoftė se ju nuk do tė mė kishit plotėsuar kėrkesat vallė ē'do tė bėja unė? Asgjė! Do t'i nėnshtrohesha pėrsėri dėshirave dhe mendimeve tuaja. Por ju, duke mos mė kundėrshtuar pėr asgjė detyrimisht mė latė pa dashur, tė rrisja pėrditė listėn e kėrkesave, dhe tė ulja nė maksimum punėn dhe veprimin e logjikės time.

    -Dhe pėr tė gjitha kėto unė jam fajtor?

    -Tė tre. Shumica i takon nėnės, ajo ngulte kėmbė pėr tė gjitha kėto. Ju nuk ja prishnit asnjėherė, pastaj vjen ti dhe e treta jam unė baba.

    -Po tani qė i kuptuat tė gjitha kaq mirė kėto gjėra, si do tė veprosh.- E pyeti ai duke ndezur njė cigare tjetėr.

    -Me punė do ta vė nė vend personalitetin tim, shpejt nuk ėshtė, por edhe vonė jo. Do tė studioj se e ndjej qė kam shumė mundėsi. Unė nuk duhet tė rroj gjithmonė nėn hijen tėnde baba. Jeta, natyra ka ligjet e saj. Ata nuk pyesin pėr dėshirat e njeriut apo tė tjetrit. Unė dua qė tė mė flasin me emrin tim dhe aq sa mund tė arrij me forcat e mia. Kjo jo vetėm do tė gėzonte dhe ty, por do tė mė bėnte dhe mė krenar dhe ballė lart nė punėn tėnde. Vallė, kėshtu siē ishte nisur jeta ime, ēdo tė jem unė pas 10-11 vjetėsh, kur ju do tė jeni nė pension? Ē'do tė thonė shokėt, shoqet, eprorėt, vartėsit? Do tė rrėmonin tė mė gjenin emrin tim. Dhe ky emėr do tė gjendej nė dokumente, nėpėr sirtarė, i zverdhur nga koha, i dalė bojė dhe drita mbas tė gjithė atyre viteve nė errėsirė do tė zhvleftėsonte fare. Dhe unė do tė kėrkoja ndihmė nga ty baba. Do tė ulesha nė karrige nė punė, do tė kapja kokėn me tė dy duart e duke thėnė me vete: ku je baba, ku je, pse dole nė pension, vallė aq mendove pėr mua, nuk e shikon qė unė jam e paaftė, jam njė njeri pa emėr ose mė quajnė vajza e shokut Astrit. Nuk e shikon qė kam ngecur nė baltė dhe nuk e shoh qartė rrugėn? Mirė deri tani qė mė drejtuat ju, por tani si do ta vazhdojė kėtė rrugė? Jeta ka plot tė panjohura dhe tė papritura pėr tė cilat unė jam e papėrgatitur. Ē'tė bėj? Pse s'flet? Kėshtu mendoj baba. Meritat tuaja, nuk duhet ti pėrvetėsojė unė baba. Se s'mė takojnė. Edhe n.q.s. unė do tė vė nė ballė tė jetės sime, ato nuk do tė rezistojnė. Sepse ato tė pėrkasin ty. Unė nuk mund tė eci me kėmbėt tua, dhe me kokėn tėnde. Se atėherė, s'do tė quhem Elsa. Unė do tė dėshiroja tė jem si ty. Do tė isha shumė krenare tė kem zgjuarsinė tėnde, shoqėrinė tėnde. Por ja, qė nuk i kam tė gjitha cilėsitė e tua. Edhe njeriu mė i humbur do tė dėshironte ti ngjante njė njeriu tė famshėm. Por ato janė vetėm dėshira. Pra, edhe unė tashmė e tutje nė shumė gjėra dua t’i ngjaj babait, dhe jo tė eci mbas hijes sė tij. Hija ėshtė hije. Ajo s'ka asnjė vlerė. Ajo merr trajta dhe forma tė ndryshme nė vartėsi tė dritės. Dhe njeriu, ai qė lėshon hijen asnjėherė nuk e mat veten e tij me hijen. Kur dielli perėndon hėna, s'ka dalė ende, dhe dritat duan dhe pak tė ndizen nė rrugėt e qytetit, vallė njeriu a lėshon hije. Jo. Atėherė nė kėto minuta ku do tė rroj unė?! Ku ta gjej atė hije! Askund. Po dhe ju do tė dėshironi qė unė tė eci vetė, qė nė njė tė ardhme tė mos kini frikė pėr jetėn time, dhe pėr gabimin qė kam bėrė, duke ma shtruar rrugėn me asfalt, por qė koha do ta gėrryejė, sepse zifti poshtė nuk ka se ku tė mbėshtetet. Socializėm do tė thotė secili sipas aftėsive, sipas punės por nė fakte nė praktikė ndodh ndryshe. Shumė herė nė socializėm fitojnė servilėt. Prandaj dhe nė lindje po ndodhin trazira.

    Ku tha kėto fjalė, e ėma vuri duart nė kokė ndėrsa i ati u ngrit nė kėmbė i revoltuar. Ai bėri dy tre hapa nė drejtim tė saj, por nuk mundi mė, dhe u rrėzua pėrtokė.


    ----------------------------------------------


    -Pse u vonove Rina?- i tha ajo duke i marrė rrjetėn nga duart.

    -Kishte shumė njerėz,- ju pėrgjigj ajo me njė zė tė mekur gati nė tė qarė. Shkoi drejt e nė dhomėn e gjumit. Hoqi pardesynė dhe e ktheu anėn e pėrparme tė saj nga fytyra. Donte tė shikonte se mos gjente aty ndonjė shenjė tė tij. E kontrolloi disa herė nga lart poshtė, por mė kot. Asgjė konkrete. Por ajo ndjeu pėrsėri erėn e trupit tė tij. E vendosi pardesynė pėrpara fytyrės dhe filloi t’i marrė erė. "Jo era s'ka ikur. Sa mirė. Sa e ēuditshme. Sa erė karakteristike. E pabesueshme. Si e la ai kėtė erė kėtu?" E mbėshtolli pardesynė pėrreth kokės. Donte qė frymėmarrja tė mbushej vetėm me erėn e trupit tė tij. Ra tė flinte. Faqen e djathtė e mbėshteti nė jastėk. Nuk donte qė nxehtėsia e sė puthurės tė ikte atė natė. Ajo duhej tė flinte me tė, atė natė tė papėrsėritshme."Kjo ėshtė dashuria. Sa bukur. Pagjumėsi, ėndrra, lot lumturi keqardhje. Sa ta ndryshon jetėn dashuria. Tė bėn mė tė ndjeshme por edhe shumė mė tė papėrqendruar. Ja, tani unė mendjen e kam vetėm tek ai. Ku ėshtė? Ē'farė po bėn, Fle? A mendon pėr mua vallė? A derdh lot si unė? A dridhet, a kėnaqet, a digjet si unė? Ē'farė mendon, ē'farė? Ah Alket, Alket, sa i mirė qė je” mendonte dhe qeshte me vete. Shtrėngonte sėrishmi duart rreth gjoksit, sikur shtrėngonte atė, donte ta kishte aty pranė qė ai tė puthte edhe njėherė me po aq zjarr. Mbas asaj nate, kaluan shumė kohė pa u parė. Edhe Alketi kishte filluar punė. Ajo kur s'ishte nė punė, shumė ēaste i kalonte tek dritarja, duke parė tek ajo hapėsirė nė formė trekėndėshi ndėrmjet perdes dhe kornizės sė dritares. Por ai s'dukej. Ndoshta kaloi njė muaj pa u parė fare. Siē duket turnet i kishin tė ndryshėm. Vetėm ajo dritare e di sa lot dhe psherėtima ka lėshuar Rina, nė pritje pėr tė parė qoftė edhe njė sekondė atė qė i ndryshoi rrjedhėn e jetės. U bė mė e heshtur edhe mė e hutuar. Edhe prindėrve u kishte rėnė nė sy ky ndryshimi i saj. Nėna e kishte pyetur disa herė pėr kėtė ndryshim, por ajo qeshte dhe i thoshte:

    -S'kam asgjė moj nėnė. E kam nga puna. Ende nuk ia kam marrė dorėn mirė.

    Nėna psherėtinte. Ajo e ndjente se ajo e gėnjente. Nėna e njihte mirė tė bijėn. E ndjente, se ajo kur i pėrgjigjej nuk e shikonte gjatė nė sy, dhe pėrgjigja e saj kishte njė notė tė dridhshme zėri, qė askush nuk mund t’ia kapė veē nėna e saj.

    “E ka njė brengė, por ēfarė? Pse s'ma thotė? Pse rri kaq e heshtur?” Vajza herė i dukej mė e gėzuar dhe herė i dukej mė e hidhėruar, herė me e lumturuar dhe herė mė e dėshpėruar. “Ajo ka rėnė nė dashuri dhe pikė”, thoshte nėna me vete. Por me kė? Si ėshtė ai djalė? Nė ē'lagje? A takohen dhe ku? Mos vallė e ka nė punė?”

    Ai s'po bėhej mė i gjallė. Pėr rreth 2 muaj ata u panė a s’u panė 3-4 herė. Ai mbase nuk i numėronte, ndėrsa ajo e kujtonte me shumė mall. Edhe atėherė qė u panė ai nuk tregoi atė dėshirė qė kishte ajo pėr tu takuar. Ai kaloi ashtu larg sikundėr e kishte rrugėn, pa e marrė mundimin tė afrohej. I hidhte njė shikim dhe njė buzėqeshje shkarazi dhe aq. Sa e ndizte mė tepėr. Ajo e ndiqte me bisht tė syrit. E shite si ecte, si i hidhte hapat si ishte veshur, ē’pamje kishte atė ēast. Tė gjitha i mendonte edhe pse kishte frikė ta shikonte nė sy. Dėshirė kishte por i vinte turp. Nė marrėdhėniet e tyre pavarėsisht se duheshin, ata nuk i kishin kaluar ato caqe, qė i ndrydhnin ndjenjat, nuk i kishin kaluar kufijtė e emocioneve tė para tė dashurisė. Kėshtu janė fillimet e dashurisė sė pastėr. Ka ndrojtje, emocione, pak fjalė shikime shumė ėndrra pėr dhe pak veprime. Ajo po kuptonte se tashmė ai nuk po e merrte mundimin pėr ta takuar. Nuk sakrifikonte nė kėtė drejtim. N.q.s. ai do tė kishte ndjenjat e saj do tė bėnte tė pamundurėn pėr ta takuar. “Mos vallė u mjaftua me kaq. Mos vallė kaq i takon njė djali tė bėjė. Dhe tani mė duhet mua tė veproj? Po ē'tė bėj unė? Tė rend pas tij? Tė shkoj ta pėrqafoj siē mė pėrqafoi dhe ai mua? Kurrė! Pavarėsisht se e dua. Ajo ėshtė detyrė e tij. Po kė tė pyes? Kujt t’i them? Pėrse mė duket sikur ai po mė largohet pas asaj nate? Pėrse nuk mė shikon mė nga ballkoni si mė parė? Mos vallė ka rėnė nė dashuri me njė tjetėr? Mos vallė unė nuk iu pėrgjigja dashurisė sė tij? Por mund tė ketė dy dashuri njėherėsh njeriu? Mund tė mė dashurojė mua dhe njė tjetėr njėkohėsisht? Kjo do tė ishte ēmenduri. Unė nė fillimin e dashurisė dhe se s’po ēahem. Jo, jo nuk i pėrballon njeriu dy dashuri. Kjo ėshtė e vėrtetė. Pse mė torturon Alket, pse? Tė lutem mos mė vra mė”,- dhe shkonte nė gardėrobė dhe merrte pardesynė qė mbante erėn e trupit tė tij. Dhe shkonte nė pasqyrė dhe shikonte me orė tė tėra buzėn ku e kishte puthur ai. Ajo buzė dukej sikur merrte formėn e buzėve tė tij. Ajo priste e priste. Shumė djem i vinin vėrdallė. Shumė tė tjerė i kishin shprehur dashurinė. Shumė tė tjerė i kishin kėrkuar dorėn nė familje. Ndėrsa ajo mendonte vetėm pėr atė qė e dashuroi rastėsisht. Por qė pas puthjes sė parė u largua dhe nuk po shfaqte as shenjėn mė tė vogėl tė interesimit.“Ē'po ndodh me ty Alket? Vetėm mos dashuro tjetėr, tė tjerat t’i kam falur...”


    ----------------------------------------------



    p.s. Pjesėt e romanit u dėrguan nė adresėn tonė nga vetė autori.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,865
    Faleminderit
    63
    750 falenderime nė 620 postime

    Pėr: Albert Zholi

    Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit:

    Emri:  AlbertZholi.JPG

Shikime: 445

Madhėsia:  44.7 KB
    -1990-Bashkpuntor i revistės “Hosteni”, “Saranda”.”Joni”
    -1993-2007 bashkpuntor i gazetės “Drita”
    -1993-2007 bashkpuntor i gazetės “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)
    -1994- bashkpuntor i gazetės “Java”, “Labėria”, “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi)
    -1997- Editor nė stafin e gazetės “Vėllazėrimi” (Greqi)
    -1999-2001 bashkpuntor i gazetės “Shekulli”
    -2001-2002; Kryeredaktor i gazetės “Emigranti shqiptar” , “Mėrgimtari” (mujore e pavarur)
    -2002 – vazhdim opinionist pėr problemet e emigracionit nė gazetat “Koha Jonė”, “Shekulli”, “Tirana Observėr”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”,
    -2001 –vazhdim, bashkpuntor i Radio Tirana nė kanalin e parė dhe tė tretė pėr problemet e emigracionit. Rubrika “Emigracioni shqiptar”.
    -2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet nė Folkunivers” TVSH
    -2005- 08 dhe nė vazhdim anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve.
    -2006-2007 ideues dhe bashkdrejtues nė TVSH nė emisionin “Emigracioni dhe Koha”
    - 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor i gazetės sė pėrditshme tė pavarur “Ndryshe”
    -2007-Kryeredaktor i revistės “Integrim” (6 mujore)
    -2008-Kryeredaktor i gazetės “Iliria News” – Greqi (javore)
    -2009-Kryeredaktor i gazetės “Labėria”
    -2010-Kryeredaktor i revistes “Bota femerore”

    Botime:
    -Ikja e madhe –publicistikė
    -Vite emigracioni-tregime
    -Ėndrrat e mėrgimit-publicistikė
    -Kush e “vrau” Amerikėn-publicistikė
    -Vajza misterioze-tregime
    -Yjet nė Folk Univers-publicistiko letrar
    -Iraku midis Babilonisė dhe qytetėrimit - (publicistikė)
    -Hiret e njė biondine-tregime
    -I fundit i komunizmit utopik-publicistikė
    -Me zemėr pranė Shqipėrisė- publicistikė
    -Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
    -Sekretet e gazetarėve tė RTSH
    -Kiēo Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve
    -Kush e vrau dashurine-roman
    -Sekretet e gazetareve te RTSH, vell II-te
    -Mesazhe dashurie

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    23,865
    Faleminderit
    63
    750 falenderime nė 620 postime

    Pėr: Albert Zholi

    Albert ZHOLI


    BABANĖ NUK E NJOH , NĖNĖN MA QUAJNĖ IRINI

    Ajo hyri nė lokal e ndrojtur. Njerėz nuk kishte shumė, por asaj iu duk sikur nga tė gjithė tavolinat, me dhjetėra sy u sulėn mbi trupin e saj .Sikur tė gjithė fshatarėt e saj tė ishin ulur nė ato tavolina e ta shihnin njėherėsh, ajo do tė skuqej e turpėruar, e jo ata njerėz tė panjohur, nga njė vend tjetėr e qė flisnin gjuhė tjetėr ... Edhe shikimin tjetėr do e kishin, shikim djegės, qė ajo e ndjente nė tė gjithė poret e trupit, edhe aty ku ata nuk mund ta shihnin dot...

    Nė Athinė nuk kishte shumė kohė qė kishte ardhur. Me familjen e dajos. Nė fshat kishte lėnė nėnėn, qė e donte aq shumė ... Ishte njėzetė vjece dhe s’qe shqitur kurrė nga gjiri i saj. E kishte nėnė, shoqe, motėr...Gjithshka qė donte zemra e saj, ajo ishte ... Ishte vera e vitit 1991.Viti i Ikjes sė Madhe, ku njerėzit iknin e harronin tė kthenin kokėn prapa...Iknin, pas ėndrrės pa ditur se ku dhe kokėn nuk e kthenin prapa nga dhimbja e frikėshme, qė tė shtyn tė ikėsh e njėherėsh tė mbėrthen nė vend e tė ngrin si me magji...

    - Ikė vajzė, me dajon tėnd do tė ikėsh ...jeta tė kėrkon tė ikėsh ... Je goxha vajzė tashti … Tė rrita sic doja e si munda …Tė gjitha I ke me vete, bukurinė e mencurinė, urtėsinė e vajzėrinė …Jetės merri dhe gjėra tė tjera, por kėto mos I humb kurrė!...

    - Eja dhe ti mama, si mund tė kem pa ty ?! Ti si mund tė jesh pa mua?!...

    - Nuk mundem !...

    - Po pse mama?!... Kėtu mbetesh vetem... Vemi tė dyja edhe ti je e re tė shohėsh njėherė botė me sy...

    - Rinia ime dhe jeta ime ėshtė tek ty Leonora...Unė nuk mundem ta lė kėtė vend...nuk e kapėrcej dot atė shteg ...nuk e kpėrcej dot!... Do rri kėtu e do tė pres... e ti do t ė kthehesh prapė... e do bėjmė dasmė pastaj… e gjithė ato gjėra tė mira…

    - Donte tė mos qante, por nuk I mbajti dot lotėt. E pėrqafoi vajzėn, e futi nė gjoks, si tė ishte fėmijė, dhe e puthi me tė gjithė lotėt e shpirtit …Leonora duke ndjerė lotėt e nėnės, nuk shihte lotėt e saj …

    - Leonora ishte vajzė me karakter tė fortė.Vetėm prania e tė jėmės nė jetė, e kish futur brenda halleve, qysh nė fėmijėri. Nė fshat vetėm ajo ishte pa baba dhe pa emėr babai. Ajo I shihte shoqet me zili, kur flisnin pėr baballarėt e tyre. Donte dhe ajo tė kishte njė baba.Le ta qortonte rreptė, edhe me pėllėmbė ta qėllonte, sic bėjnė baballarėt e rreptė nga njėherė, vetėm tė kishte dhe ajo njė baba !...

    - Donte ta shihte si do hynte nė shtėpi e tė mbushej dera, kur tė kthehej nga puna …Apo tė priste dru me sėpatė e t’ia bėnte “ ah, ah…” sic ia bėjnė tė gjithė burrat kur cajnė dru …Apo tė rrinte mes burrave tė fshatit e tė pinte duhan tė dredhur, duke bėrė biseda tė rėnda sic bėjnė burrat, kur mblidhen tek sheshi I rrapit…

    - Ajo donte ta dėgjonte zėrin e tij, t’ia merrte kėngės si babai I Letės, apo dajua I saj, qė kėndonin aq bukur…Donte ta dėgjonte, kur tė flistė me tė jėmėn …Mamaja ta pyeste, ai t’I fliste pėr ato gjėra , qė mamaj kish nevojė.

    - Mamaja. Si do t’ia bėjmė pėr vajzėn, u rrit e duhet tė shikojmė pėr ndonjė vend tė mirė…

    - Babai. Ka shkollėn e lartė pėrpara, pastaj burrin e gjen vetė…

    - Mamaja: Unė nga meraku e kam, se mos na shkel gjakund vajza …

    - Babai: Nuk shkel ajo jo, por edhe po tė shkasė, nė prehėrin tonė do tė bjerė.

    - Mamaja. ( Nuk foli mė, e pa nė sy babanė dhe I ndriti fytyra).

    - Babai. Leonora, eja kėtu!...

    - Unė: Erdha baba…

    - Babai: Pa dėgjo c’do tė thotė mamaja, se ka njė merak…

    - Mamaja: Unė e babai e dimė qė ti ke qejf shkollėn, do vazhdosh shkollėn e lartė, apo?...

    - Unė: Shkollėn e asgjė tjetėr, mbase mė del e drejta e studimit…Po tė bėhet me konkurs, konkursin e fitoj vetė …

    ...Doja ta dėgjoja zėrin e babait …

    Por ajo nuk ishte as emėr babai ...Ishte e lindura e njė dashurie tė fshehtė tė mamasė me njė djalė... Ata tė dy duheshin, por nuk i lanė tė duheshin ... Dashuria e tyre, kishte krijuar vetėm njė shėmbėlltyrė, atė vajzėn me emrin Leonora dhe pastaj ishte kėputur, pėr t’u tharė e harruar…Nė atė kalendar dashurie, vetėm ajo mund tė tregonte dicka, me sytė e saj, me gjakun e saj, me gjithė qėnien e saj dhe harresės I celeshin sytė nė atė bukuri jete…

    Ajo u lind e u rrit me enigmėn brenda gjirit tė mamasė sė saj… Dhe mamaja e saj nuk e kishte prishur shenjtėrinė e dashurisė enigmė….Kish mbetur e pamartuar. Jetėn e kish lidhur vetėm me atė vajzė. Me atė qė kish dashur e qė nuk I kish vdekur, as qe I vrarė nė luftė…Ai qė nuk u bė dot burri I saj, kish mbetur dashnor I pėrjetshėm me njė krijesė bukurie qė jetonte pranė gjirit tė saj …Askush nga fshati nuk e pėrgojoji. E si ta pėrgojonte ?! … Kur ndonjė grua me burrė bridhte bishtin me ndonjė tjetėr, ajo e paburrė ulte sytė mbi fatin e saj dhe rriste vajzėn si veten…

    Dhe Leonora u rrit e bukur, me lezet bukurie, sa kur hyri nė lokal pėr tė kėrkuar punė thithi tė gjithė sytė e tavolinave, deri sa I digjte gjithė trupi…

    -Kė kėrkoni ?- e pyeti njė vajzė, gati nė moshėn e saj e ulur pėrballė njė aparati llogaritės

    -Pronarin dua – Foli Leonora, duke ngjitur me ndrojtje fjalėt nė greqisht. Vajza u ngrit, nga ku qe ulur pėrballė aparatit, qė Leonora e mendoi si aparat llogaritės, dhe e shoqėroi, diku mbrapa disa frigoriferėve tė mėdhenj, ku do tė ishte, pa tjetėr pronari i lokalit.

    Pronari ishte njė burrė mbi tė pesėdhjetat, me njė fytyrė mikėpritėse. Sa e pa tė porsaardhurėn e pėrshėndeti, duke krijuar njė buzėqeshje dhe i foli:

    -Ju jeni ajo vajza qė banoni tek ky pallat? Je me fat moj vajzė – dhe e pėrkėdheli nga shpatullat, si pėr t’i hequr ndrojtjen.

    “Po ky ? Ky flet shqip ? …” U hutua Leonora me pronarin shqipfolės dhe nuk I ktheu dot pėrgjigje.

    -Po nga cili vend je ? Mbase jemi patriotė ? – foli me shaka pronari. “ Ky flet gjuhėn sikur tė ishte nga fshati, apo nga krahina jonė “ u hutua Leonora dhe ashtu e hutuar mezi shqiptoi nga ishte...

    -Nga cili fshat ? – pyeti menjėherė pronari. ( Leonora i tha emrin e fshatit).

    -E kujt je nga ai fshat ?- pyeti pronari e sytė i mbėrtheu tek buzėt e vajzės, qė mezi lėviznin me formim fjalėsh.

    Ajo uli kokėn, u kthye pak majats, pėr tė fshehur lotėt qė i mbytėn shikimin dhe mezi mbante zėrin tė mos i dilte nga gjoksi qė i hidhej vrullshėm...

    -Pusho...Tė lutem... unė s’tė thashė gjė tė keqe qė tani... mos ju ka vdekur babai qė nuk mundėt ?... Tė mė falni, por ju jini vajzė e rritur dhe ...- ai vazhdoi si e si ta qetėsonte vajzėn, pėr tė dalė nga ajo situatė qė u krijua.

    Leonora nuk i kishte qejf moralin e fjalėve . Ashtu ishte mėsuar. Por si u gjend ashtu bosh e u turpėrua nė sytė e pronarit?!... E mblodhi veten, fshiu sytė e lotuar dhe pa kėrkuar falje u pėrgjigj, duke i dhėnė forcė zėrit:

    Babanė nuk e kam njohur kurrė. Nėnėn ma quajnė Irini!...Pronari sikur ta kish goditur guri i rrufesė, theu gjunjėt dhe u fundos nė kolltukun aty pranė …Vetėm sytė I mbetėn hapur me dritė nga ajo vajzė qė rrinte nė kėmbė, pėrballė tijė …Pastaj sytė e shqyer iu lėngėzuan e gropėz a e mjekrės nisi t’pi lėvizte t’I dridheshin nė heshtje fjalėsh…



    *******************







    Jorgoja me Irinin kishin tre vjet qė duheshin. Ishin tė dy nga njė fshat e nga njė mėhallė dhe dashurinė e fshihnin nėn degėt e mėnit e tė qershisė, aty nė Kopėshtin Pėrposh, apo edhe ndėnė hėnė nganjėherė, kur shihej gruri nė lumenj e ata tė humbisnin nėpėr kashtė ku nuk i gjente kush …

    Tre vjet qė duheshin e askush nuk I kish pipėtirė, ose, edhe ata qė e dinin, e mbanin tė fshehtė, duke e respektuar dashurinė e dy tė rinjėve. Tė flisje pėr dashurinė e tyre, bije nė gjynah, se ata ishin si dy zogj qė bėnin bashkimin krahėve e cicėrimave, qė tė mundnin pastaj tė fluturonin sė bashku deri tek foleja e ansdej nga mbaronte qielli…

    Edhe dashuria e tyre ishte njė bashkim krahėsh zogjsh, pėr tė ngritur pastaj folenė e jetės me ėndrra qielli…

    Por…

    Nė zyrėn e kryetarit tė kėshillit u zhvillua ky dialog:

    Kryetari: Tė kam thiruar pėr problemin a asaj kėrkesės..

    Ai: … … …

    Kryetari: Ke bėrė njė kėrkesė pėr tė vazhduar shkollėn e lartė ė?

    Ai. Po… …

    Kryetari: Po e di ti se sa na duhen ne me shkollė tė lartė kėtu?

    Ai: Jo!... ... ...

    Kryetari. Kur nuk di atėherė pse bėn kėrkesė?...

    Ai: Se sa mė shumė me shkollė tė lartė tė ketė , aq mė mirė venė pounėt.

    Kryetari: Pse si venė punėt sipas teje ?

    Ai: ... .... ...

    Kryetari: Po kėshtu ėshtė, njė cikė e ngrini veshėt ju...

    Ai: Unė kam bėrė disa herė kėrkesė edhe ushtrinė e mbarova, tashti pse tė mos vete nė shkollė?!

    Kryetari. Mirė, mitrė po para shkollės do t ė bėsh gjėra tė tjera ...

    Ai: Cfarė do bėj?...

    Kryetari o heqėsh dorė nga mbesa ime...

    Ai: .... ... ...!

    Kryetari: Dhe heqjen e dorės do ta ma bėsh kėtu me shkrim!...

    Ai: E pastaj?...

    Kryetari: Pastaj tė vesh nė shkollė e ku tė ketė nevojė Atdheu pastaj...

    Ai: Po pse tė heq dorė kur unė e dua, e ajo mė do?

    Kryetari. Sepase duheni qorrazėn, pa sy nė ballė...

    Ai: Ne duhemi e do duhemi ... edhe ajo do tė vazhdojė shkollėm e do krijojmė familje pastaj...

    Kryetari: Ja kėsajė i thonė qorrazi ...mbesa ime ka tjetėr udhė.

    Ai: Udha e saj kalon nėpėr zemrėn time ... edhe unė tek zemra e saj...

    Kryetari: Mbesa ime ka tjetėr zemėr, zemra i rreh pėr Partinė ...

    Ai: Po mu a pėr kė mė rreh?...

    Kryetari: Si e di ti. Thuaje mė mirė me gojėn tėnde!

    Ai: Pėr mbesėn tėnd e mė rreh zemra !...

    Kryetari: Ja e the me gojėn tėnde… e prisja qė kėtu do tė pėrfundoje . Nuk harrohet plaga e vjetėr …Pėr mbesėn tė rreh mė shumė zemra se pėr Partinė…

    Ai: Nuk mund tė harrohet, kur zemra tė rreh natė e ditė…

    Kryetari: Mirė qė e pranove vetė mor djalė . Se edhe, mua mė vinte zor ta thoshja. Pikėrisht kėtu ndahen rrugėt tona .Ti je nipi i dajos sė nėnės, qė ishte me ballin. Kjo ėshtė me gjak Partie nė gji... Lufta e klasave ...Vigjilenca revolucionare ...

    Ai vazhdoi tė fliste, por Jorgoja nuk po dėgjonte mė. Ai mbylli derėn me pėrplasje dhe iku... Koka i ziente si kazan rakie e sytė i digjnin nga inati... Pa u menduar se ku po shkonte, kėmbėt e kishin shpurė tek kopėshti Pėrposh, ku ishte ajo qershia e dashurisė ...

    -Thashė se do tė vonoheshe – i foli ajo nga vendi ku e priste

    E trembi zėri i saj aq i njohur e i ėmbėl...Nuk e priste dhe takimin e kish harruar fare ...Sikur tė mos e conin kėmbėt ?...

    -Pse je skuqur kėshtu Mos je sėmurė – dhe e puthi nė ballė sikur do t’i maste temperaturėn e gjithė trupit.

    -Nuk jam sėmurė jo... tė kisha temperaturė do t ė shėrohesha ...

    -Po me cilin je zėnė ? Mos tė thirri pėrsėri I plotfuqishmi.

    Ti ja preve shkurt “ Nuk e bėj dot atė punė”, I the apo nuk I the kėshtu ? – dhe e pėrqafoi …

    -Po xhaxhait tėnd c’ti thoshja ?

    -Hė? Ndonjė gjė pėr shkollėn?

    -“Do vesh nė shkollė tė lartė”, mė tha, vetėm me njė kusht …

    -E pse je I mėrzitur? Ti kushtet i plotėson tė gjitha, apo lua skec me mua... Nganjėherė gėzimi shprehet edhe me inat ...

    -Kushti ishe Ti.

    Ajo heshti njė cast, pastaj pyeti si me ndrojtje :

    -Si unė?

    -Qė unė tė hiqja dorė nga ti e pastaj tė fitoja tė drejtėn e shkollės...” e pastaj tė veja atje ku kishte nevojė Atdheu” ... E donte edhe me shkrim pa le...

    -Ta pranoje ! Tė fitoje shkollėn e pastaj s’dihej ...

    -Ja qė nuk e pranova ... Ti nuk mė le ta pranoja ...

    - E pastaj c’u bė?

    -Pastaj ra mali e mė shtypi...

    -Dhe ti erdhe tek ajo qė tė do …Ajo e puthi pėrsėri …

    -Erdhėn kėmbėt, se trurin dhe zemrėn ma shtypi …kėmbėt e mia nuk u duhen ..

    -Kurse unė tė dua tė gjithin. Me zemėr e me tru e me sy e me kėmbė e me …tė gjitha, tė gjitha… Tė kam futur kėtu brenda, brenda trupit tim je I gjithi …

    -Nuk mjafton vetėm zemra ime e zemra jote pėr tė jetuar tė dashuruar …Pėr ne tė dy e nesėrmja do tė jetė mė e zymtė nė mos e tmerrėshme … “Dajua I mamasė sime ka qenė me ballin, kurėse ti ke gjak Partie” sic mė tha xhaxhai yt …Njolla e biografisė sime ėshtė bėrė sa njė carcaf e do na mbulojė tė dyve …Dhe pėr cudi, njolla zhduket, e unė vete nė shkollė tė lartė po tė bėhem spiun e tė tė le ty …Kėto unė nuk I pranova dhe e nesėrmja do ulėrijė, nuk do tė ketė mė fjalė …

    Pastaj do tė fillojnė me ty leksionet ...Pastaj do tė gjejnė njė burrė me gjak tė pastėr ... e tė tjera .. e tė tjera …

    - Po ti je burri im e unė jam gruaja jote …Unė nuk vė burrė tjetėr mbi vete …Tashti do jesh edhe baba I fėmijės sonė, dhe e puthi me dashuri e dhimbje trazuar, me njė ndjenjė tė papėrcaktuar…Ajo tashti nuk ishte vetėm e dashura e tij, por edhe gruaja, nėna e asaj krijese tė pėrbashkėt…

    -I fėmijės sonė? – pėrsėriti ai si I trembur nga fjalėt e saj…

    -Po kam disa ditė qė e kam ndjerė, por nuk ta thashė sa tė sigurohesha mirė ...Tashti ėshtė e sigurtė: Unė jam me njė fėmijė nė bark, e do e rris se tė ka ty baba ...

    Ai nuk foli. Dhe kjo i duhej historisė sė tijė ?!...



    *************



    Nė mbrėmje Jorgoja kapėrceu kufirin e u gjend nė shtetin fqinj. Irini mbeti nė fatin e saj e harruar nga jeta bashkėshortore ...

    Vajza u lind e u rrit, pa zėrin e emrit tė babait tė ikur nė harrim...Dhe tashti rrinte pėrballė kėtijė burri e mbetur nė kėmbė, me shpresėn e ndonjė pune ...Tek pikat e lotit, qė i rrėshqisnin nga sytė, ishte vetmia e mamasė sė saj, e mbetur gjithė jetėn vetėm...

    Pronarit tė lokalit, aty nė kolltuk ku ish kėputur, i gjėmonin veshėt: “ Babanė nuk e njoh ... nėnėn ma quajnė Irini…”

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •