Anisa Proda ka “rrėmbyer” mes 20 autorėve ēmimin e parė, dje nė ambientet e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, ku u organizua konkursi kombėtar letrar pėr krijuesit e verbėr “Me sytė e shpirtit”. Nė konkurs merrnin pjesė poetė e shkrimtarė shqiptarė tė verbėr, tė cilėt me pasionin e tyre kanė shkruar pavarėsisht rrethanave dhe fatkeqėsive ku i hodhi rrjedha e fatit nė kėtė jetė. Ky komunitet sipas organizatorėve ėshtė ende i panjohur dhe i papromovuar mirė pėr opinionin ndaj ka nevojė pėr mbėshtetje dhe inkurajim nė mėnyrė qė tė ecė para. Qėllimi i aktivitetit, sipas koordinatores Eriola Cullufe, ka qenė pikėrisht inkurajimi i kėtyre krijuesve tė verbėr, pėr tė vijuar mė tej punėn e tyre letrare. Bashkėorganizatore e kėsaj nisme tė Qendrės Kombėtare tė Rehabilitimit tė tė Verbėrve ka qenė Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės “Arbnori”. Ēmimet e ndara pėr autorėt mė tė mirė janė gjykuar nga njė juri profesionistėsh. Siē thamė dhe mė lart, fituesja e konkursit me ēmimin e parė u shpall poetja Anisa Proda, mė pas fitues tė tjerė kanė qenė Mehmet Gocia, Kristaq Xhaho e Blerina Shalari. Gjithashtu, Lazėr Preka dhe Krok Gjikaola janė vlerėsuar me ēmime tė treta, pėr tė kaluar te ēmimet inkurajuese qė u morėn nga Klementina Lapi e Bukurie Maloku dhe ēmim karriere pėr Preng Cublleshin. Pėrsa i pėrket poeteshės sė talentuar, fituese e ēmimit tė parė nė konkursin kombėtar letrar pėr tė verbrit, Anisa Proda, ajo vazhdon shkollimin e lartė nė Fakultetin e Shkencave Sociale. Nė tė kaluarėn Proda ka botuar librin “Absurdi nis nga unė”, me 60 poezi e skica tė shkruara nga autorja qysh nė moshėn 13-vjeēare.
Krijoni Kontakt