Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Zbulohen katër kështjella antike në Turqinë Perëndimore

    Një grup arkeologësh amerikan, ka zbuluar rrënojat e katër kështjellave që datojnë në shek II para erës sonë, në Turqinë Perëndimore.

    Grupi i përbërë nga 16 studentë, nga Universiteti i Bostonit, Pensilvanisë dhe Brown, të drejtuar nga Profesori i arkeologjisë Christopher H. Roosevelt, ka kërkuar në rrënojat antike në qytetin e Golmarmaras, në provincën perëndimore të Manisës, me lejen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

    Në një intervistë për agjensinë e lajmeve të Anatolias të hënën, Roosevelt u shpreh se ka drejtuar projektet arkeologjike përmes peisazheve të Lydian qëndrore për pesë vjet me rradhë.

    ''Zbulimi ynë tregon se kështjella mund ti përkasi mbretërive të Arzawan, të shtrira buzë lumit Seha. Ne besojmë se kështjellat përfaqësonin një ndërlidhje. Një nga ato mund të jetë kështjella më e madhe e ndërtuar në Anatolia, për periudhën në fjalë. Kështjella është katër herë më e madhe se kështjella e Trojës. Ne mund të kemi zbuluar kryeqytetin e mbretërive që shtriheshin buzë lumit Seha''; u shpreh Roosevelt.

    Ai tha se kishin planifikuar të aplikonin për lejen e marrë nga Ministria e Kulturës turke, për gërmimet arkeologjike në vendin në fjalë.

    Si një specialist i arkeologjisë së Anatolias Perëndimore, konkretisht i një nga mbretëritve antike të Lydias, Roosevelt ka drejtuar Survejimet Arkeologjike në Lydian Qëndrore (CLAS), një projekt që heton kulturën dhe dinamikën mjedisore përmes peisazheve të Lydias që nga viti 2005. Ai ka publikuar ''Arkeologjia e Lydias, nga Gyges tek Aleksandri'', duke servirur kështu një panoramë arkeologjike të Lydias në Turqinë Perëndimore. Libri përfshin dëshmi të pabotuara më parë, dhe një sintezë të re mbi arkeologjinë e Sardis, kryeqyteti antik i rajonit.

    http://www.todayszaman.com/tz-web/ne...rn-turkey.html

    Herës tjetër, mundohuni të servirni diçka më shumë se një përkthim dy rreshtor të google translate, për të respektuar forumin e arkeologjisë - Hënor
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 15-06-2010 më 08:13 Arsyeja: Editim, përkthim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •