Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 114
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217

    Fjale te rralla te gjuhes Shqipe

    Ju lutem te gjithe bashke atdhetareve Shqiptare, kush di ,ose kush gjen fjale te rralla te gjuhes sone ti postoj ketu .
    Thanks

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    ne paradize
    Postime
    28
    Fjakle te Cfare? Ralla? cfare do te thuashe me kete?Psh cfare munde te jene disa shembuje qe jane fjale te ralla ship? Flm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Floriani
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    91
    Ti thua fjale qe nuk perdoren zakonisht ne jeten e perditcme??
    Thoni nodnje se una edhe una dua te di ca..!
    Ne Qoftese e ke zemren e paster
    Mos prit te tjeret per te ndihmuar
    Duhet te perpiqesh vet per te fituar
    Se sa me shume ke per te ndihmuar
    Aq me shume kane per te tradhetuar
    Se shqiptaret e sotem
    Pas interesit kane shkuar
    (`-Florjan Furxhiu ````n.n.s Fixhu-`)
    .................................................. ..........
    Una qe po flas keto fjal nuk jam as Filozof as Politikan thjesht nje 18-vjecar qe shume gjera kisha por tani cfar kam.......

  4. #4
    Perjashtuar Maska e SweeT^BaBe
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    My WoRLd!
    Postime
    149
    Po them une ca shprehje qe thote gjyshja ime
    "Do ma hash shakrdhen e qenit"
    "Mu befsh kurban te krerit"
    ByeZ

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anëtarësuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Baby .
    Ate fjalen (Shakrdhen) spo e kuptoj.
    Thnx

  6. #6
    zemerdragoi Maska e greendrag
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    272
    Te jesh injorant nuk eshte gjithmone faji i dikujt...
    po ta shfaqesh me krenari ate kjo eshte ca edhe me e keqe...
    Boll e kemi shkelur me kembe gjuhen tone deri tani,ne sdini te na ndriçoni me ndonje gje qe ja vlen te pakten mos merrni neper kembe akoma me shume ate çfare na ka ngelur akoma e paprekur...
    Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
    HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
    QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
    SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
    SOT AS TRUPI IM SME NXE.

  7. #7
    zemerdragoi Maska e greendrag
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    272
    JEMI THELA TE NJE MOLLE
    (perdorur ne gryke te kelcyres)
    Pyesni njeher o njerez,baballaret,gjysherit,miqte,mesuesit se sdo dilni pa gje e mos me kepusni kopaçe kot me kot se gjuhen tone na e kane zili gjuhetare te gjith botes(nuk flas ketu per ata grek e shkja qe na e quajne Shqiperine Vorioepir e ku ta di une se çju pjell fantazia)
    Kush jeton per te luftuar nje armik,ka interes ta lere te jetoje.
    HENA TURRAVRAP HAPESIRASH I LEH QENIT,
    QIELLIN KAPERDIJN BABEZITSHEM RE,
    SA E KRISUR KJO EPOKE E DREQIT,
    SOT AS TRUPI IM SME NXE.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e bela70
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    812
    Po iki pej ons SIRME tu TBANI.

    Ky SHE ka uj te paq.

    Ish kjen tuj punu en RRAHISHT.

    I karkuan LOT me CAPIN.

    Sot lopa mka qit vetem KULLOSHTER.

    E kom nreq QILERIN bukur.

    E qova Tomlin ne QERANIK.

    E kom pre i KISHK,e me ka qit mish mir.

    Qka mje shtre si KLLUQK.


    Per sod mjaft,vazhdojm tjeterher,me te mira.
    Duajeni njëri tjetrin.

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne elbasancen e vjeter ekziston fjala "gudis"="ndreq"-"rreguloj" psh. e kam gudit=e kam ndrequr
    Ne Korce me ka pelqyer shume fjala "kandis"="mashtroj", por ne nje kuptim me te lehte, psh e kandisa nje femije ...
    'mulle'=bark, stomak
    "ulok"- dikush qe calon,hantikapat
    "gjon"=buf (nate) ose kukumjacke
    "shote"(ose "shute")=femer e re dhe e bukur
    "gjok"-kale
    "zgjyre" pjesa e mbetur e ndyrte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 20-04-2006 më 18:44

  10. #10
    këllirë = zgjyrë = qelbësi
    thirri radakes (kokës, mendjes)
    noçkë = nyja e kockës së këmbes
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Tajare - Aeroplan. Pse ca menduat ju?
    Ignore List: Den Bossi

  12. #12
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Mehlem, si psh Gio ti je Mehlem per mua!!!!

  13. #13
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Citim Postuar më parë nga Gio
    Tajare - Aeroplan. Pse ca menduat ju?
    Gio kete tajaren kisha qe ne turqi qe se degjoja, po te perdorej edhe ne Shqiperi se dija...
    Popull tema eshte per fjale te rralla shqip e jo turqizma qe perdorin gjysherit tane si psh njeri kishte thene Kandis apo mehlem ...eshte turqisht e jo shqip...

  14. #14
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Gio kete tajaren kisha qe ne turqi qe se degjoja, po te perdorej edhe ne Shqiperi se dija...
    Popull tema eshte per fjale te rralla shqip e jo turqizma qe perdorin gjysherit tane si psh njeri kishte thene Kandis apo mehlem ...eshte turqisht e jo shqip...
    Po mire mor shkenc, sipas teje cfar fjale Shqipe kemi ne qe nuk e perdorim dita dites ehh???? Cumcakiz? Apo nuk osht fjal Shqip kjo????

    Fiks te gjuhes Shqipe qe perdoren dita dites, nuk ma merr mendja qe ka mbi 1000 fjal....

  15. #15
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Ne elbasancen e vjeter ekziston fjala "gudis"="ndreq"-"rreguloj" psh. e kam gudit=e kam ndrequr
    Te gudisesh ose te godisesh; godita - rregullova, ndreqa.

    'mulle'=bark, stomak
    Mulle perdoret ne disa te folme gege.

    "ulok"- dikush qe calon,hantikapat
    Fjala 'ulok' perdoret per nje person te paralizuar qe nuk mund te ece.

    "shote"(ose "shute")=femer e re dhe e bukur
    Ne fakt 'shute' i thone sorkadhes, dhe meqe i thone sorkadhes perdoret per t'ju referuar edhe vajzave te reja, te bukura. Edhe fjala sorkadhe (ose drenushe) perdoret per vajzat e pashme. Psh: Ajo eshte si sorkadhe (e mire ne trup, e bukur).

    Ne disa te folme te gegerishtes qumshtit i thone 't'ambel' nje fjale nga mbiemri - 'i, e embel'. Pastaj, te vdiresh - te humbesh'; cull - femije (femije eshte fjale latine), voc (shkurtese e fjales vocerrak) - djale; ma frik - me shpejt; gjegj- degjoj; krye - koke etj.

    Fjale te tjera qe nuk perdoren shpesh por qe jane autentike shqipe, jane fjalet: at - babe (babe eshte me rrenje orientale qe ka hyre nepermes turqishtes); i mocem (nga fjala 'moshe') - i vjeter (vjeter vjen nga fjala latine 'veteranus');i lig - i keq; katund- fshat etj.

  16. #16
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Andurem (tek arbereshet) - bije nder mend, mbledh veten. E perdorin dhe arumunet ne Shqiperi
    Agshol-i - ag, agim, ne pike te mengjesit, vagellime
    Ashte-a - Pyll me ah, ahishte
    Atkine-a - pele shale
    Breshte-a - Pyll me bredha, bredhishte
    Breve -Bullari ose bolla (lloj gjarpri)
    Bumurime - Bubullime
    Delmator - bari dhensh
    Derrpe-a - Pyll shume i dendur e me driza
    Demishem - Gervishtem, gjakosem
    Fushetire - Fushe e vogel
    Hukat, hukas - fryj me frymen e gojes
    Imshte-a - pyll ose korie me lisa te rinj
    I munget(tek arbereshet) - memec. pa goje
    Keqan - njeri i lig
    Kobetar - perdoret per ate qe sjell kobin, lajmin e keq
    Kurmi - trupi, shtati
    Lbardh - zbardh, zbadhellen. N epogradec perdoret labardh ose labardhe per djal ose vajze me floke te verdhe, bjond
    Log-u - lendine, shesh
    Marmaros - shtang, nguros ose ngrafis
    Marrtas, me dite te marrte - me drite te dobet, te muget
    Marvazeze (tek arbereshet) - nje lloj vere
    menate - heret, pa gdhire
    ndorje, - ne dore te dikujt, nen mbrojtjen e dikujt
    njomezak - foshnja e vogel
    Noteshe (tek arbereshet) - grua e zgjuar
    Pritar - ai qe ze prite
    qeta - shkemb i madh e shume i thepisur
    rade-a (tek arbereshet) mase gjatesie per largesi te medha
    reshperoj - leviz, ec U gdhi e njerezit zune te reshperojne rrugeve (pogradec)
    rrem- i - dege druri
    sosje, sos - arritje, fund
    steren-i - nje nga shtyllat e anijes ku hapen velat
    stringel - thuhet per sendet e stolise si unaza, byzylyke etj
    shevarine - vend buze mocali
    sheremtij - psheretij
    shklube (tek arbereshet) - pushke
    T'holloj -hap pete (byreku) ne jug e gjejme edhe teholl ose tjell
    Valloj hedh valle
    valome vale e madhe, trazire
    valth - lugine evogel
    vullaje gemushe


    Marre nga fjalori i librit " Tregime te mocme shqiptare" te Mitrush Kutelit

  17. #17
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Gio kete tajaren kisha qe ne turqi qe se degjoja, po te perdorej edhe ne Shqiperi se dija...
    Popull tema eshte per fjale te rralla shqip e jo turqizma qe perdorin gjysherit tane si psh njeri kishte thene Kandis apo mehlem ...eshte turqisht e jo shqip...
    ok, faleminderit se une nuk di turqisht dhe nuk kam nga ta di.

    Me qe ra fjala per nocke, eshte dhe fecke=kapaket e hundes.
    qoke=ndere, psh Dy krushka bejne qoke.(reciprokisht)
    llastar=fidan

    Nuk e di fjala tesha=rroba , qe perdoret tek shqiptaret e Maqedonise ,eshte shqip apo jo ?

  18. #18
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga Qerim
    ok, faleminderit se une nuk di turqisht dhe nuk kam nga ta di.

    Me qe ra fjala per nocke, eshte dhe fecke=kapaket e hundes.
    qoke=ndere, psh Dy krushka bejne qoke.(reciprokisht)
    llastar=fidan

    Nuk e di fjala tesha=rroba , qe perdoret tek shqiptaret e Maqedonise ,eshte shqip apo jo ?
    Teshat perdoret edhe ne shqiperine e mesme. Gjyshja ime e perdorte, nuk e di me siguri origjinen, por duhet te vij nga bashkimi i te - uesat qe ka sjelle teshat. Ues eshte rrenja e vjeter nga ka ardhur vesh. Ne se do e themi si kuptim ne shqipen e sotme do te ishte Te veshurat.

    ps.Nuk jam 100% i sigurte

  19. #19
    kunder racizmit
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    215
    Citim Postuar më parë nga fejer_nagy
    Fjale te tjera qe nuk perdoren shpesh por qe jane autentike shqipe, jane fjalet: at - babe (babe eshte me rrenje orientale qe ka hyre nepermes turqishtes); i mocem (nga fjala 'moshe') - i vjeter (vjeter vjen nga fjala latine 'veteranus');i lig - i keq; katund- fshat etj.
    Fjala Babe ka origjine indoeuropiane dhe jo turke. Vjen nga nje rrenje IE (*bal-bal-) nga ku rrjedh baba. Rrenja e vjeter ka kuptimin e atij qe ligjeron, qe thote flet. Nga kjo rrenje ka dale edhe fjala latinish babit qe do te thote tregon gjera te bukura, te gezuara si dhe fjala babbo ne italisht. Ne shqip nga kjo rrenje ka dale edhe fjala belbezoj si dhe mendohet qe ka dale edhe bebe.

  20. #20
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga fejer_nagy


    i mocem (nga fjala 'moshe') - i vjeter (vjeter vjen nga fjala latine 'veteranus');

    Gjithmone kam patur pershtypjen se "i vjeter" eshte shqip dhe vjen nga fjala "vit-vjet". Nje tjeter fjale shqipe me kete rrenje eshte "stervit"="perseritje e vazhdueshme per shume kohe me qellim persosjen e dickaje".

    Ne te njejten forme, "i mocem" duhet te vije nga fjala "mot", dhe eshte nje sinonim per "i vjeter".

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •