Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    E vërteta objektive për Kosovën shqiptare si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire

    Dezintegrimi i tërësisë etnike gjithëshqiptare në Ballkan
    Shkruan: Akademik Nuri Bashota


    Kosova e sotme si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire dhe pjesë integrale e trungut shqiptar, ka një pozitë tejet të volitshme gjeostrategjike duke u shtrirë mu në qendër të Gadishullit Ilirik të quajtur më vonë “Ballkan” nga invaduesit aziatik – turqit sulxhukë. Prandaj, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike dhe pasuritë e mëdha nëntokësore me të cilat e ka dhuruar natyra Kosovën dhe trevat tjera shqiptare, ishin mbështetje e zhvillimit të Dardanëve ilirë që kishte arritur një shkallë të lakmueshme të zhvillimit shoqëroro-ekonomik para dhe pas Epokës sonë. Mirëpo, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike dhe pasuritë e mëdha natyrore ishin bërë objekt lakmie dhe grabitjeje nga perandori, mbretëri dhe fuqitë e mëdha dhe të shteteve fqinje grabitqare. Është brengosës fakti se edhe në fillim të mileniumit të tretë mu në kohën e proceseve të fuqishme integruese rajonale e botërore dhe të globalizmit, tërësia etnike gjithëshqiptare po ballafaqohet me një dezintegrim kontinuel të hapësirës sonë etnike e cila më herët ishte ndarë në dysh, ndërsa tani është coptuar në gjashtë pjesë të shkëputura e të izoluara midis tyre, që e sanksionuar reintegrimin )bashkimin) e Kosovës nëpërmjet të tri ndalesave të “Grupit të Kontaktit” dhe KS të OKB-ra më 2005, njëra ndër të cilat ndalon bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet fqinj, pra as me Shqipërinë.
    Aneksimin e trevave shqiptare nga vendet fqinje grabitqare
    Kjo njëherësh tregon fare qartë se fatkeqësia e këtij copëtimi dhe dezintegrimi të kombit shqiptar në hapësirën tonë etnike po vazhdon që nga Kongresi i Berlinit më 1878, Konferenca e Londrës më 1913, e Versajës më 1919, e Parisit më 1946, e Dejtonit më 1995 gjithnjë deri më sot. Si është fare mirë e njohur, Fuqitë e Mëdha fitimtare të dy luftërave botërore, përcaktuan kufijtë e shteteve jo sipas vetëvendosjes dhe parimit “një komb-një shtet”, por sipas interesave të tyre në ndarjen politike e territoriale të Ballkanit. Kjo kushtëzoi formimin e një Shteti të cunguar Shqiptar në një sipërfaqe prej 28.000 km2, apo vetëm 32,24% të katër vilajeteve të hapësirës etnike shqiptare prej 90.270 km2. Me shkëputjen dhe aneksimin e trevave shqiptare nga vendet fqinje grabitqare gjatë shekullit XX erdhi deri të vendosja e kufirit politik shqiptaro-shqiptar, duke pamundësuar kështu zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare që do të arrihej me reintegrimin (bashkimin) e kombit shqiptar në suaza të tërësisë sonë etnike në bazë të vetëvendosjes si një e drejtë universale njerëzore.
    Me vendosjen e këtyre kufijve të padrejtë shqiptaro-shqiptarë, erdhi deri të grabitja spektakulare e qendrave të zhvilluara shqiptare dhe të fushave pjellore nga pulenët e Rusisë (Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë), duke ia lënë qëllimisht Shqipërisë së cunguar malet, shkrepat, djerrinat dhe moçalet. Në këtë mënyrë Fuqitë e Mëdha fitimtare të Luftës I dhe II Botërore me plot paramendim krijuan një Shqipëri të pafuqishme dhe të pa aftë që të funkcionojë si një shtet i pavarur ekonomikisht e politikisht, ashtu që të mos ketë mundësi faktike për ribashkimin e trevave të shkëputura në suaza të Shqipërisë Etnike, sipas parimit universal, një komb – një shtet – një gjuhë – një flamur. Se në çfarë mënyre të padrejtë dhe mashtruese e pushtoi Serbia Kosovën, për të cilën derdhin lot “krokodili” edhe sot, duke e quajtur “tokë serbe”, tregojnë pazarllëqet antishqiptare të Fuqive të Mëdha të bëra me Rusinë qysh në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, në Konferencën e Versajës më 1919 dhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1946. Sipas kësaj “tregtie”, iu dhuruan Greqisë dhe pulenëve të Rusisë (Serbisë dhe Malit të Zi) tokat shqiptare edhe me ndihmën ushtarake të Fuqive të Mëdha, çka mund të shihet nga kjo tregti e turpshme me trevat shqiptare të qitura në ankandin evropian pas luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Për këtë padrejtësi të Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë na dëshmon historiania britanike Margaret Macmila: “E mjera Shqipëri, me kaq shumë armiq dhe kaq pak miq. Ajo nuk kishte as industri, as tregti të zhvilluar, as hekurudha dhe vetëm 200 milje rrugë të shtruar. Shqipëria u shfaq pak para luftës, e krijuar nga katër rajone të Perandorisë. Pak të huaj e kishin vizituar atë, pak dihej për historinë dhe njerëzit e saj. Shumë të rrallë pak shqiptarë (Perandori i madh i Romës – Diokleciani dhe Konstantini, për shembull) janë shfaqur në histori. Sipas disave , shqiptarët ishin banorët autoktonë ilirë të Ballkanit, që ishin shtyrë në zonat më të mjerueshme dhe më të pakapërcyeshme nga pushtimi në jug dhe në perëndim nga sllavët. Sigurisht, gjuha e tyre ishte e ndryshme nga ajo e fqinjëve të tyre në Malin e Zi, në Serbi dhe në Greqi. Në Perandorinë Osmane, ata ishin vlerësuar për zakonet e të luftuarit dhe për bukurinë e tyre”.
    Padrejtësia e Fuqive të Mëdha
    Këtë padrejtësi të Fuqitë e Mëdha fitimtare në dy luftërat botërore, në mënyrë lapidare na tregon edhe pazarllëku i tyre me trevat shqiptare gjatë tërë shekullit XX. Në vend që të respektonin kufijtë e Shtetit Shqiptar, të shpallur më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke garantuar paprekshmërinë e territorit të Shtetit Shqiptar, ato që nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në Londër dhe në konferencat e tjera të njëpasnjëshme të paqes sakrifikuan trevat shqiptare për interes të shteteve ortodokse sllave dhe të Greqisë. Shembull më lapidarë të një politike të këtillë të Fuqive të Mëdha na paraqet rasti kur nuk ndërmorën hapa konkretë për mbrojtjen as të tërësisë së Shqipërisë së cunguar londineze nga invadimi i forcave serbomalazeze që kishin pushtuar Shkodrën. Përkundrazi, për të nxjerrë ushtrinë serbomalazeze nga Shkodra që e kishin pushtuar në saje të tradhtisë së Esad Pash Toptanit, i cili pasi e vrau tradhtisht Hasan Riza Pashën (komandantin e Taraboshit), ia dorëzoi (shiti) Shkodrën Knjaz Nikollës së Malit të Zi, atëherë Fuqitë e Mëdha ia dhuruan si kompensim Rrafshin e Dukagjinit, Dibrën dhe Pollogun pulenëve të Rusisë (Malit të Zi dhe Serbisë), edhe pse popullsia autoktone shqiptare e këtyre trevave përbënte 93,76%. Me gjithë kundërvënien me armë në dorë të popullsisë së këtyre trevave shqiptare si dhe kundërshtimin e vendosur të Qeverisë legjitime Shqiptare të Ismail Qemalit në Vlorë, Fuqitë e Mëdha me forcën e armëve e realizuan këtë akt të turpshëm, për çka na e dëshmon ky fakt historik: “E ndodhur përballë këmbënguljes së Lidhjes Trepalëshe në çështjen e Shkodrës, Rusia pranoi që ky qytet t’i lihej Shqipërisë me kusht që Qeveria e Vjenës të hiqte dorë nga Prizreni, Peja, Dibra dhe Gjakova...Më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi përfundimisht që Shkodra me rrethinën e saj t’i mbetej Shqipërisë, ndërsa Rrafshi i Dukagjinit, Kosova, Pollogu dhe pjesët e tjera të Shqipërisë Lindore t’u mbeteshin Serbisë dhe Malit të Zi”. Kjo pra është e vërteta e hidhur që tregon qartë se si serbomalazezët nëpërmjet pushtimeve mashtruese të tokave thjesht shqiptare dhe gjenocidit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, duke e quajtur Kosovën – Dardaninë e lashtë ilire si tokë “të shenjtë” serbe të këtyre ardhacakëve sllavoavar të vonshëm (1187) në këto hapësira.vijon

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Serbët t’u kërkojnë falje shqiptarëve për krimet e bëra në Kosovë
    Shkruan: Akademik Nuri Bashota
    E vërteta objektive për Kosovën shqiptare si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire(2)
    Pushtetmbajtësit hegjemonistë serbomëdhenj në Serbi bashkë me Kishën e tyre Ortodokse, po thirren në një të “drejtë” inekzistuese historike e demografike edhe tani pas bërjes së Kosovës shtet i pavarur e sovran demokratik i të gjithë qytetarëve të lirë e të barabartë që jetojnë e punojnë në Republikës e Kosovës . Këto qarqe serbomëdha në krye me B. Tadiqin dhe “jurishnikët” e tjerë serbomëdhenj duhet të vetëdijesohen për të vërteten objektive se Kosova e sotme e banuar me rreth 95% të popullsisë autoktone shqiptare, kurrë nuk ka qenë “tokë serbe” dhe as “djep i serbizmit”, por vetëm territor shqiptar i pushtuar dhe i shndërruar në koloni serbomalazeze.
    Kosova nuk është “djep” i serbizimit
    Prandaj, me kultivimin e vazhdueshëm të këtyre pretendimeve imperialiste të qarqeve hegjemoniste serbomëdha erdhi deri të shndërrimi i Ballkanit në “fuqi baroti”, duke e destabilizuar në mënyrë kontinuele këtë pjesë të Europës Juglondore gjatë tërë shekullit XX-të, ashtu që kjo fantazmë vazhdon të sillet vërdallë edhe në fillim të mileniumit të tretë. Këto aspirate imperialiste të qarqeve nacional socialiste serbomëdha u sublimuan edhe pas çlirimit të Kosovës (qershor 1999) dhe bërjes së Kosovës shtet të pavarur e Sovran (17 shkurt 2008), që shihet qartë nga përpjekjet e Qeverisë aktuale të Serbisë në krye me B. Tadiqin me parashtrimin të një kërkese groteske për futjen e Republikës së Kosovës brenda kufijve inekzistues të Serbisë së Madhe siç theksoi B. Tadiq: “Serbia kërkon të administrojë vetëm me Kosovën , por jo edhe me shqiptarët”,pra me Kosovën pa shqiptarët, që do ta realizonin me dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve autoktonë nga Kosova – Dardania e Lashtë Ilire. Këto qarqe nacionalsocialiste serbomëdha duhet të vetëdijesohen për faktin notor se me njohjen e Kosovës shtet i pavarur e sovran nga ana e Serbisë, do t’i ndihmohej vetë popullit të traumatizuar serb që të çlirohej njëherë e përgjithmonë nga barra e rëndë mitike për Kosovën “djep të serbizmit”, që u ka mbetur varë në qafë “si një gur mulliri”, duke penguar Serbinë që së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit të përfshihet në Unionin Europian dhe në NATO.
    Ajo që është me rëndësi të veçantë për shndërrimin e Ballkanit Perëndimor në zonë paqeje e bashkëpunimi, qëndron në faktin se populli serb nën propagandën e qarqeve nacionalsocialiste milosheviqiane kurrsesi nuk ia doli që duke u ngritur mbi egon e tyre ultranacionaliste serbomadhe , të gjejnë kurajë njerëzore e humane që t’u kërkojnë falje publike shqiptarëve të Kosovës për aparteidin e vrazhdë dhe gjenocidin e tmerrshëm që ushtruan ndaj tyre falangat militare e paramilitare serbe nën komandën e kryetarit të tyre S. Milosheviq gjatë okupimit 10-vjeçar të Kosovës (1989-1999) dhe shndërrimit të Kosovës në tokë të djegur (1997-1999) duke vrarë e zhdukur rreth 20.000 shqiptarë dhe shkaktuar dëme materiale në vlerë 15 miliardë dollarë. Ndryshe, populli serb nuk mund të shfajësohet për aparteidin dhe gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve autokton gjatë viteve të okupimit të Kosovës 1989-1999, sepse nuk e bëri S. Milosheviqi popullin serb, por përkundrazi populli serb e krijoi dhe e fuqizoi S. Milosheviqin bashkë me kriminelët tjerë të cilët masakruan popullsinë e pafajshme shqiptare dhe shkaktuan dëme lemeritëse materiale në Kosovë.
    Njëherësh këto qarqe ultranacionaliste serbomëdha bashkë me Kishën e tyre Ortodokse duhet ta mbajnë në mend fare mirë se Kosova që nga Dardania e lashtë e deri në ditët tona ishte dhe mbeti gjithnjë trevë shqiptare e banuar me një pjesëmarrje dërmuese të popullsisë autoktone shqiptare. Prandaj shqiptarët si pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë, as për nga origjina, kombësia, gjuha, kultura, doket dhe zakonet e veta, nuk kanë të bëjë aspak me serbët të cilët si ardhacak nën udhëheqjen e Stefan Nemanjes në vitin 1187 pas Betejës së Pantinës me ushtrinë bizantine edhe me ndihmën e shqiptarëve që ishin ngritur në kryengritje kundër Bizantit, arritën të dynden në Dardani së bashku me barbarët e tjerë si një “amalgam avaro-sllav”. Lidhur me këtë Konstantin Porfirogenet thotë: “Kur u dynden serbët në Gadishullin Ballkanik (Ilirik), ishin të organizuar në fise nomade, të cilët si “servitus” të avarëve shërbenin si pararojë këmbësorie që u prinin avarëve në plaçkitjen dhe shkatërrimin e qyteteve mbretërore të Bizantit në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Këtij rreziku fatal shkatërrues të këtyre barbarëve, mezi i shpëtoi Konstantinopoja”.
    Për Serbinë e Madhe, ndezi katër luftëra të përgjakshme
    Kjo tregon fare q qartë se serbët si një amalgam me prejardhje avarosllave, që nga dyndja e tyre në Gadishullin Ilirik (Ballkan) u bënë plëngprishës të papërmirësueshëm duke shkaktuar konflikte të vazhdueshme me popujt e lashtë autoktonë në këtë hapësirë të Evropës Juglindore. Ky qëndrim ekspansionist dhe kjo sjellje e tyre konfliktuoze që nga dyndja e tyre në Ilirik, buron nga vetë fakti se serbët gjithnjë kanë problem me historinë e tyre të mbështetur në mite dhe në trillime raciste për popullin serb si “qenie hyjnore e qiellore” dhe në të drejtën e tyre të imagjinuar historike për krijimin e “Serbisë së Madhe” me pushtimin e territoreve të vendeve fqinje dhe asimilimin (serbizimin) e popujve tjerë në Ballkan e më gjerë. Kjo u tregua në vepër edhe gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë , kur serbët nën udhëheqjen e Kryetarit të tyre S. Milosheviq në përpjekje që nga ish-Jugosllavia të krijonin Serbinë e Madhe, ndezi katër luftëra të përgjakshme me po ata popuj me të cilët kishin bashkëjetuar si të “bashkuar e të vëllazëruar” për afro një shekull, si në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
    Për këtë ndjenjë dhe veti konfliktuoze dhe plëngprishëse të serbëve që nga dyndja e tyre nga Sarmatia andej Karpateve në Ilirik, na dëshmon bizantologu i mirënjohur me famë botërore Georgie Ostrigorski, i cili në veprën e vet kapitale “Ekonomia dhe shoqëria në Perandorinë Bizantine” të botuar në Gjermani, thekson: “Avarët bashkë me serbët u dynden duke shkatërruar anë e mbanë Ballkanin (Gadishullin Ilirik) deri në muret e Konstantinopojës e të Selanikut dhe deri te brigjet e Detit Adriatik dhe Jon. Mbi të gjitha, këto fise barbare avaro-sllave nuk u ngopën vetëm me plaçkitje dhe shkatërrimin e Ballkanit duke bërë përpjekje të vazhdueshme për zgjerimin e territorit të pushtuar dhe të asimiluar dhunshëm nga popujt e pushtuar autoktonë”. Njëherësh, për të venë në pah po këto veti të serbëve edhe në fund të shekullit XX-të dhe në fillim të shekullit XXI, vlen të kujtojmë me këtë rast mendimin e shkencëtarit të njohur francez Pire Behar që thekson: “Aneksimi i Kosovës mbështetet kryesisht në të drejtën historike të pretenduar , apo në të drejtën e shtetit serb që nuk ishte gjë tjetër veçse e drejta e popullit serb për të bërë si t’ia donte qejfi me popujt e tjerë, pra një e drejtë që kërkohej në emër të miteve, të cilat i shkruanin sipas fantazmoganive të tyre”. 1) Pirre Buhar: Vesiges d’empires, Paris, 1999.
    Vijon

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gënjeshtra për ne serbët është vepër patriotike
    Shkruan Prof.dr. Nuri Bashota
    E vërteta objektive për Kosovën shqiptare si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire(3)
    Kjo vërteton mendimin meritor për faktin se serbët gjithnjë kanë problem me vetë historinë e tyre duke u bërë skllevër të një historie irracionale të mbështetur në të pavërteta shkencore, në mite dhe trillime për të “drejtën” inegzistuese serbe mbi Kosovën shqiptare, duke e quajtur Kosovën – Dardaninë e lashtë ilire “djep të serbizimit” apo “Palestinë serbe” siç po e quan Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe – Jeremie, e deri te Boris Tadiqi, i cili gjithnjë po e trajton Kosovën si “pjesë integrale të Serbisë” etj. Imagjinata mitomane dhe të pavërtetat në të cilat ata thirren, nuk janë gjë tjetër vetëm se “argumente” të trilluara në një mënyrë aç perfide, sa që më vonë edhe vetë krijuesit e këtyre gënjeshtrave po u besojnë edhe në mileniumin e tretë. Prandaj, çarqet nacionalsocialiste serbe në krye me B. Tadiqin, deklarojnë me një revoltë: “ Kurrë nuk do ta pranojmë Shtetin e pavarur të Kosovës” edhe pse Republika e Kosovës është një realitet faktik e pranuar edhe ndërkombëtarisht nga 69 shtete. Në fakt kjo kryeneçësi e tyre tregon fare çartë se këta lider nacionalsocoalistë serbomëdhenj po shërbehen me zejen e tyre të vjetër, që siç thotë Dobrica Qosiq në veprën e tij “Deobe”: “Gënjeshtra për ne serbët është vepër patriotike. Ne serbët rrejmë në mënyrë artistike dhe kreative”.
    Liderët serbë të verbuar nga temjani mesjetar ortodoks
    Në fakt, liderët e tanishëm serbë (B. Tdiq, V. Koshtunica, V. Drashkoviq, S. Rashkoviq-Iviq, I. Daciq, V. Jeremiq, T. Nikoliq etj. të verbuar nga temjani mesjetar i Kishes së tyre Ortodokse, nuk shohin apo nuk duan të shohin faktin notor, se historia si edhe shkencat tjera shoqërore, mbështetet në të vërtetën objektive dhe ligjet kokëforta që e determinojnë edhe historinë si shkencë të mirëfilltë. Prandaj, këtyre rregullave universale iluministe duhet t’i nënshtrohet edhe e vërteta objektive për Kosovën – Dardaninë e Lashtë ilire, të banuar me 95% shqiptarë, sepse historia si shkencë e mirëfilltë nuk mund të krijohet duke u mbështetur në mite, trillime, andralla e gënjeshtra. Për të vërteten objektive historike e demografike se Kosova ishte dhe mbeti gjithnjë tokë shqiptare që ishte pushtuar nga serbët në fund të shekullit XII, na dëshmojnë argumentet shkencore në vijim, të cilat fare çartë vejnë në pah faktin se kur dhe si e pushtuan serbët Kosovën – Dardaninë ilire. Prandaj, faktet historike kokëforte tregojnë se Kosova – Dardania e lashtë ilire kurrë në historinë e njerëzimit nuk ishte “tokë e shenjtë serbe” dhe as “djep i serbizmit”, siç po e quajnë “jurishnikët” serbë dhe Kisha e tyre Ortodokse, por vetëm trevë iliro-shqiptare e pushtuar kohëpaskohe nga serbo-malazezët. Për këtë fakt historianët e mirënjohur me argumente shkencore vërtetojnë se shqiptarët si popull autokton në Kosovë gjithnjë ishin shumicë absolute edhe para pushtimeve osmane gjithnjë deri më sot. Prandaj, është gënjeshtër “par exelance” mendimi i disa pseudoshkencëtarëve serbë kur shkruajnë “se shqiptarët ishin dyndur në Kosovë pas zbrazjes së sajë nga serbët pas shpërnguljes masovike të tyre të njohur si “seoba serbala” nga Kosova drejtë Hungarisë në vitin 1690”.
    Këtë trillim të historiografisë serbe e demanton vetë fakti notor se pas Luftës Turko-Austrohungareze më 1688-1690 u shpërngulën andej Danubit edhe shqiptarët e krishterë që kishin luftuar në anën e Austrohungarezëve, ikën sa për të shpëtuar nga përndjekjet e ushtrisë turke. Këtë na e vërtetojnë edhe gjurmët e kësaj shpërnguljeje të shqiptarëve të krishterë që i hasim edhe sot në Vojvodinë e Srem, si Kishën e ngritur nga shqiptarët e shpërngulur në Hertkovci, Nikinci e deri në ishullin Sent Andrej në Danub përtej Budapestit. Për këto gjurmë të shqiptarëve të krishterë, të shpërngulur nga Kosova bashkë me serbët, pata rastin të vërtetohem edhe vetë, kur gjatë mbajtjes së Kongresit të IV Botëror të Ekonomistëve në Budapest, më 21-28 qershor 1977, kryetari i Hungarisë, z. Jene Fok, për ne pjesëmarrësit organizoi një vizitë në Kështjellën e Janosh Hunjadit (vendlindjes së Xhon Hunijadit, udhëheqësit të Luftës së Dytë të Kosovës kundër turqve) si dhe Kishën ortodokse serbe në ishullin “Sent Andrej” në Danubin verior përtej Budapestit, ku më 1692 ishte varrosur Patriarku serb Arsenije Qernojeviq II-të, që u printe të krishterëve gjatë kësaj shpërnguljeje të njohur tek serbët me nofkën “Seoba Serbala|”. Mirëpo, historiografia serbe gjithnjë e ka mohuar faktin notor, se me Patriarkun e Patriarkanës së Pejës ishin shpërngulur edhe shqiptarët e krishterë. Në këtë Kishë midis të dhënave dhe fakteve tjera meritore të kësaj shpërnguljeje, që ruhen edhe sot në Kishën e Sent-Andresë, vërejta në një vitrinë gjami krahas Testamentit të shkruar në pergamenë të Arsenije Qernojeviqit II-të, ishin ekspozuar edhe bajraqet origjinale me madhësi normale të fiseve shqiptare Hot dhe Kelmend, që ishin shpërngulur bashkë me serbët nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije Qernojeviq II -të.
    Teza hipokrite të historiografisë serbe
    Kjo dëshmon për të vërteten objektive që e fsheh vazhdimisht historiografia serbe, bashkë me Kishën e tyre Ortodokse, se faktikisht bashkë me serbët me këtë rast ishin shpërngulur nga Kosova përtej Danubit, edhe shqiptarët e krishterë. Për këtë dëshmon edhe Testamenti i Patriarkut të Patriarkanës së Pejës - Arsenije Qernojeviq i shkruar në pergamenë që thotë: “Poveosam svoj hrishqanski narod”, pra jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët e krishterë. Po kështu ishte indikative marshimi (rruga) e shënuar në Testament, që pretendonte të kalonte Patriarku drejtë Romës (Vatikanit), por jo drejtë Moskës si qendër e ortodoksizmit sllav, çaka të shtynë të konkludojmë se pjesa dërmuese e të shpërngulurve nga Kosova, ishte e besimit katolik, të cilët edhe kërkonin që të shkonin deri në Vatikan.
    Prandaj teza hipokrite të historiografisë serbe, se në Kosovë u dynden shqiptarët pas shpërnguljes së serbëve, që nga viti 1690 nën udhëheqjen e Patrarkut Arsenije Qernojeviq II-të, na e demontojnë edhe të dhënat statistikore që na i prezanton studiuesi i mirënjohur shqiptar- Selami Pulaha: “Për këtë flasin edhe dokumentet valide për periudhën pas okupimit otoman të Kosovës, sidomos regjistrat katastrale osmane, të vitit 1455, të cilët tregojnë se këto treva ishin të banuara nga shqiptarë autoktonë, ndërsa serbët, të cilët kishin ardhur aty si kolonizatorë, ose si një shtresë sunduese gjatë okupimit serb të këtyre viseve shqiptare, përbënin një pakicë me një numër të parëndësishëm, por me një pozitë sunduese nga aspekti politik e shoqëror”.
    Vijon.Është gënjeshtër “par exelance” mendimi i disa pseudoshkencëtarëve serb kur shkruajnë “se shqiptarët ishin dyndur në Kosovë pas zbrazjes së sajë nga serbët pas shpërnguljes masovike të tyre të njohur si “seoba serbala” nga Kosova drejtë Hungarisë në vitin 1690”.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kosova shqiptare - Dardania e lashtë ilire u pushtua rrallëherë nga serbët

    E vërteta objektive për Kosovën shqiptare si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire (4)

    Për herë të parë serbët si një amalgamë avarosllave u dynden në Kosovë pas fitores së tyre edhe me përkrahjen e shqiptarëve autokton në Luftën e Pantinës më 1187 nën udhëheqjen e Zhupanit të Madh - Stefan Nemanja (i besimit katolik që më vonë pranoi ortodoksinë bizantine), kur edhe pushtuan rrafshin e Kosovës deri te Bifurkacioni i Nerodimes, duke u zgjeruar me pushtimet e mëtejshme të tokave

    tjera shqiptare nga pasardhësit e Nemanjes. Sipas të dhënave të historianëve të mirënjohur botëror, si Georgie Ostrogovski, Franc Babinger, Ivo Banac etj., konstatojmë se Stefan Nemanja, erdhi në Fushë Kosovë nëpërmes të Rases nga Dioklea ilire (katolike) që ishte e banuar që nga lashtësia nga fisi ilir – Dokleatët të besimit katolik, siç ishte edhe vetë S. Nemanja. Si është e njohur, Arbëria bashkë me Dioklenë dhe Rrasen (afër Pazarit të Ri) që nga viti 1143 ishin nënshtruar nga Perandori i Bizantit Mihal Komneni, ashtu që ato bashkë me Dalmacinë jugore deri në Spalato (Split) bënin pjesë në Themen e Dalmacisë në krye të së cilës qëndronte Duka me qendër në Shkodër, që njëherazi ishte edhe kryeqytet i Dioklesë ilire. Njëherazi, peshkopatat e Shqipërisë veriore bashkë me ato të Dioklesë ishin në varshmëri të drejtpërdrejtë të Kryepeshkopatës katolike shqiptare të Tivarit. “Prandaj, Shteti i S. Nemanjes në të njëjtën kohë mbajti dhe kultivoi traditat e veçanta të Mbretërisë së Dioklesë katolike dhe të Rashkës ortodokse”.
    Serbizimi intensiv i fiseve dokleate ilire-shqiptare

    Kjo njëherazi edhe tregon për origjinën Dokleate katolike të Stefan Nemanjes, i cili pas abdikimit në të mirë të djalit të tij të dytë Stefan Prvovenqnit (i kurorëzuar nga Papa për Mbret të Serbisë), kishte pranuar fenë ortodokse duke u bërë murg në Atos (Kalkidiki) të Greqisë ku vdiq dhe u varros. Këtë origjinë dokleate të S. Nemanjes na dëshmon edhe vetë fakti se djali i tij i madh – Vukani, sundimtar i mëvonshëm i Dioklesë (Zetës) ishte një dokleat katolik i përbetuar. Mirëpo, sllavizimi i popullsisë së Dioklesë ilire dhe serbizimi intensiv i fiseve dokleate iliro-shqiptare filloi pas nënshtrimit të Duklesë (1186) nga Shtetit Serb i Rases nën S. Nemanjen dhe të pasardhësve të Dinastisë së tij, duke e arritur kulminacionin nën sundimin e Stefan Dushanit. Një serbizim i shfrenuar i fiseve dhe të popullsisë iliro-shqiptare të Dioklesë u intensifikua sidomos nën dinastinë e Petroviqëve (serb të ardhur nga Hercegovina), sidomos pas pavarësimit të Malit të Zi në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe me zgjerimin e territorit të Serbisë e të Malit të Zi duke okupuar pabesisht edhe Kosovën pas luftërave ballkanike më 1912-1193. “Dioklea gjithnjë deri në vitin 1186 kur erdhi në pushtet S. Nemanja, ajo ishte Mbretëri e Dokleatëve ilir, që sundohej nga Mbreti katolik arban (arbanas) Joani - Gjini (Shën Gjini), i njohur edhe si “Shën Vladimiri” me origjinë arbanase”.
    Për serbizimin me dhunë të shqiptarëve dhe të popujve tjerë të robëruar joserbë nga mbretërit, sundimtarët, despotët dhe të diktatorëve serb të nxitur edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, që nga mesjeta e deri në mbarim të shekullin XX-të, u veprua sipas të njëjtit program mesjetar të krijuar para 786 viteve nga Rastko Nemanja, të njohur me nofkën kishtare “Sfeti Sava”. Rastko Nemanja, predikoi dhe përhapi ortodoksizmin ndër serbët pagan, që deri atëherë besonin në Zotin e tyre pagan “Svetivido” që e përkujtojnë edhe sot në ditën e “Vidovdanit”. Prandaj, Rastko Nemanja u bë i shenjtë ndër serbët si “Sveti Sava”, si Arqipeshkvi i parë serb, i cili me lejen e Carit të Nikesë në vitin 1219 themeloi Arqipeshkvinë Ortodokse Autoqefale Serbe. “Shen sava alias Rastko Nemanja vdiq dhe u varros në Manastirin serb Milishevo të Prijepoljes në Lim, të cilin e kishin djegur turqit. Ndërsa më 1594 eshtrat e Sveti Saves u bartën në Beograd, të cilat i djegën turqit publikisht në Vraçar”. Mu në atë vend ku Valia i Beogradit - Sinan Pasha i Opojës i kishte nxjerrë nga varri dhe djegur publikisht në një turrë drush eshtrat e “Shen Saves”, në këtë vend më 1988-1990 Serbia e Milosheviqit ngriti kishën monumentale “Sveti Sava” në Vraqar të Beogradit.

    Gjithsesi, për të hedhur poshtë me fakte shkencore pretendimet ekspansioniste mitomane serbe ndaj Kosovës së çliruar (qershor 1999) edhe pas bërjes së Kosovës Shtet të pavarur e sovran demokratik (17 shkurt 2008), si dhe në funksion të krijimit të një klime tolerante e bashkëpunimi ndërshtetëror në Ballkanin Perëndimor, duhet vënë në pah faktin notor, se pas vdekjes së Car Stefan Dushanit më 1355 në Shkup (Kryeqytetin e Serbisë Mesjetare) erdhi deri të shpërbërja e Shtetit Mesjetar Serb në principata shqiptare, serbe e bullgare, ashtu që nuk ka ekzistuar më Shteti mesjetar serb. Njëherazi, edhe pas Betejës së Kosovës (1389) shqiptarët vazhduan luftën kundër Perandorisë Otomane, ndërsa serbët ikën andej prej nga edhe kishin ardhur përtej Danubit dhe Karpateve, ashtu që despotët e tyre si vasal turq e barten edhe shtetin e tyre andej Danubit, si Brandkoviqët në Smederevë (Golubovac-Taubersburg) në Danub, ndërsa Stefanoviqët në Singidinum të quajtur më vonë nga serbët “Beligrad” (Qytet i bardhë). Mirëpo, pas pushtimit (pa luftë) të Smederevës nga turqit më 1459, u shua definitivisht shteti mesjetar serb në të cilën thirren padrejtësisht serbët duke bërë përpjekje për krijimin e Serbisë së Madhe. Mirëpo, si do të shohim më vonë, serbët pas plot 523 vitesh në mënyrë mashtruese edhe me ndihmën e ushtrisë franceze dhe angleze, arritën të ripushtojnë Kosovë gjatë luftërave ballkanike më 1912-1913 duke e aneksuar nga Jugosllavia pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore sipas vendimeve të padrejta të Konferencës së Paqes së Versajës më 1919 dhe të Konferencës së Paqes në Paris më 1946, të cilën padrejtësi na e dëshmon historiania Britanike Margaret Macmilan kur thotë: “ E mjera Shqipëri, me kaq shumë armiq të fuqishëm dhe kaq pak miq”.
    Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si aktin final i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë

    Mirëpo, sot që në fillim të mileniumit të tretë, në erën e proceseve të fuqishme integruese dhe të globalizmit, parashtrohet domosdoshmëria që në funksion të krijimit të kushteve të reja të bashkëpunimit midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, që krahas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia si aktin final të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, të kontribuohet në krijimin e atyre parakushteve të domosdoshme për integrimin e tërë rajonit në Unionin Europian dhe në NATO. Prandaj, kërkohet nga qendrat ndërkombëtare vendimmarrëse që në funksion të këtyre proceseve të fuqishme integruese në botën e lirë, që krahas “karotës” të përdorin edhe “shkopin” për ta vetëdijesuar Serbinë që të kuptoi kohën dhe hapësirën në të cilën po zhvillohen proceset integruese e të globalizimit në botën e lirë. Vijon
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 07-06-2010 më 03:06

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    82

    Red face

    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Dezintegrimi i tërësisë etnike gjithëshqiptare në Ballkan
    Shkruan: Akademik Nuri Bashota


    Kosova e sotme si vazhdimësi e Dardanisë së lashtë ilire dhe pjesë integrale e trungut shqiptar, ka një pozitë tejet të volitshme gjeostrategjike duke u shtrirë mu në qendër të Gadishullit Ilirik të quajtur më vonë “Ballkan” nga invaduesit aziatik – turqit sulxhukë. Prandaj, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike dhe pasuritë e mëdha nëntokësore me të cilat e ka dhuruar natyra Kosovën dhe trevat tjera shqiptare, ishin mbështetje e zhvillimit të Dardanëve ilirë që kishte arritur një shkallë të lakmueshme të zhvillimit shoqëroro-ekonomik para dhe pas Epokës sonë. Mirëpo, mu kjo pozitë e volitshme gjeostrategjike dhe pasuritë e mëdha natyrore ishin bërë objekt lakmie dhe grabitjeje nga perandori, mbretëri dhe fuqitë e mëdha dhe të shteteve fqinje grabitqare. Është brengosës fakti se edhe në fillim të mileniumit të tretë mu në kohën e proceseve të fuqishme integruese rajonale e botërore dhe të globalizmit, tërësia etnike gjithëshqiptare po ballafaqohet me një dezintegrim kontinuel të hapësirës sonë etnike e cila më herët ishte ndarë në dysh, ndërsa tani është coptuar në gjashtë pjesë të shkëputura e të izoluara midis tyre, që e sanksionuar reintegrimin )bashkimin) e Kosovës nëpërmjet të tri ndalesave të “Grupit të Kontaktit” dhe KS të OKB-ra më 2005, njëra ndër të cilat ndalon bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet fqinj, pra as me Shqipërinë.
    Aneksimin e trevave shqiptare nga vendet fqinje grabitqare
    Kjo njëherësh tregon fare qartë se fatkeqësia e këtij copëtimi dhe dezintegrimi të kombit shqiptar në hapësirën tonë etnike po vazhdon që nga Kongresi i Berlinit më 1878, Konferenca e Londrës më 1913, e Versajës më 1919, e Parisit më 1946, e Dejtonit më 1995 gjithnjë deri më sot. Si është fare mirë e njohur, Fuqitë e Mëdha fitimtare të dy luftërave botërore, përcaktuan kufijtë e shteteve jo sipas vetëvendosjes dhe parimit “një komb-një shtet”, por sipas interesave të tyre në ndarjen politike e territoriale të Ballkanit. Kjo kushtëzoi formimin e një Shteti të cunguar Shqiptar në një sipërfaqe prej 28.000 km2, apo vetëm 32,24% të katër vilajeteve të hapësirës etnike shqiptare prej 90.270 km2. Me shkëputjen dhe aneksimin e trevave shqiptare nga vendet fqinje grabitqare gjatë shekullit XX erdhi deri të vendosja e kufirit politik shqiptaro-shqiptar, duke pamundësuar kështu zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare që do të arrihej me reintegrimin (bashkimin) e kombit shqiptar në suaza të tërësisë sonë etnike në bazë të vetëvendosjes si një e drejtë universale njerëzore.
    Me vendosjen e këtyre kufijve të padrejtë shqiptaro-shqiptarë, erdhi deri të grabitja spektakulare e qendrave të zhvilluara shqiptare dhe të fushave pjellore nga pulenët e Rusisë (Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë), duke ia lënë qëllimisht Shqipërisë së cunguar malet, shkrepat, djerrinat dhe moçalet. Në këtë mënyrë Fuqitë e Mëdha fitimtare të Luftës I dhe II Botërore me plot paramendim krijuan një Shqipëri të pafuqishme dhe të pa aftë që të funkcionojë si një shtet i pavarur ekonomikisht e politikisht, ashtu që të mos ketë mundësi faktike për ribashkimin e trevave të shkëputura në suaza të Shqipërisë Etnike, sipas parimit universal, një komb – një shtet – një gjuhë – një flamur. Se në çfarë mënyre të padrejtë dhe mashtruese e pushtoi Serbia Kosovën, për të cilën derdhin lot “krokodili” edhe sot, duke e quajtur “tokë serbe”, tregojnë pazarllëqet antishqiptare të Fuqive të Mëdha të bëra me Rusinë qysh në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, në Konferencën e Versajës më 1919 dhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1946. Sipas kësaj “tregtie”, iu dhuruan Greqisë dhe pulenëve të Rusisë (Serbisë dhe Malit të Zi) tokat shqiptare edhe me ndihmën ushtarake të Fuqive të Mëdha, çka mund të shihet nga kjo tregti e turpshme me trevat shqiptare të qitura në ankandin evropian pas luftërave ballkanike dhe të Luftës së Parë e të Dytë Botërore. Për këtë padrejtësi të Fuqive të Mëdha ndaj Shqipërisë na dëshmon historiania britanike Margaret Macmila: “E mjera Shqipëri, me kaq shumë armiq dhe kaq pak miq. Ajo nuk kishte as industri, as tregti të zhvilluar, as hekurudha dhe vetëm 200 milje rrugë të shtruar. Shqipëria u shfaq pak para luftës, e krijuar nga katër rajone të Perandorisë. Pak të huaj e kishin vizituar atë, pak dihej për historinë dhe njerëzit e saj. Shumë të rrallë pak shqiptarë (Perandori i madh i Romës – Diokleciani dhe Konstantini, për shembull) janë shfaqur në histori. Sipas disave , shqiptarët ishin banorët autoktonë ilirë të Ballkanit, që ishin shtyrë në zonat më të mjerueshme dhe më të pakapërcyeshme nga pushtimi në jug dhe në perëndim nga sllavët. Sigurisht, gjuha e tyre ishte e ndryshme nga ajo e fqinjëve të tyre në Malin e Zi, në Serbi dhe në Greqi. Në Perandorinë Osmane, ata ishin vlerësuar për zakonet e të luftuarit dhe për bukurinë e tyre”.
    Padrejtësia e Fuqive të Mëdha
    Këtë padrejtësi të Fuqitë e Mëdha fitimtare në dy luftërat botërore, në mënyrë lapidare na tregon edhe pazarllëku i tyre me trevat shqiptare gjatë tërë shekullit XX. Në vend që të respektonin kufijtë e Shtetit Shqiptar, të shpallur më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duke garantuar paprekshmërinë e territorit të Shtetit Shqiptar, ato që nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913 në Londër dhe në konferencat e tjera të njëpasnjëshme të paqes sakrifikuan trevat shqiptare për interes të shteteve ortodokse sllave dhe të Greqisë. Shembull më lapidarë të një politike të këtillë të Fuqive të Mëdha na paraqet rasti kur nuk ndërmorën hapa konkretë për mbrojtjen as të tërësisë së Shqipërisë së cunguar londineze nga invadimi i forcave serbomalazeze që kishin pushtuar Shkodrën. Përkundrazi, për të nxjerrë ushtrinë serbomalazeze nga Shkodra që e kishin pushtuar në saje të tradhtisë së Esad Pash Toptanit, i cili pasi e vrau tradhtisht Hasan Riza Pashën (komandantin e Taraboshit), ia dorëzoi (shiti) Shkodrën Knjaz Nikollës së Malit të Zi, atëherë Fuqitë e Mëdha ia dhuruan si kompensim Rrafshin e Dukagjinit, Dibrën dhe Pollogun pulenëve të Rusisë (Malit të Zi dhe Serbisë), edhe pse popullsia autoktone shqiptare e këtyre trevave përbënte 93,76%. Me gjithë kundërvënien me armë në dorë të popullsisë së këtyre trevave shqiptare si dhe kundërshtimin e vendosur të Qeverisë legjitime Shqiptare të Ismail Qemalit në Vlorë, Fuqitë e Mëdha me forcën e armëve e realizuan këtë akt të turpshëm, për çka na e dëshmon ky fakt historik: “E ndodhur përballë këmbënguljes së Lidhjes Trepalëshe në çështjen e Shkodrës, Rusia pranoi që ky qytet t’i lihej Shqipërisë me kusht që Qeveria e Vjenës të hiqte dorë nga Prizreni, Peja, Dibra dhe Gjakova...Më 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi përfundimisht që Shkodra me rrethinën e saj t’i mbetej Shqipërisë, ndërsa Rrafshi i Dukagjinit, Kosova, Pollogu dhe pjesët e tjera të Shqipërisë Lindore t’u mbeteshin Serbisë dhe Malit të Zi”. Kjo pra është e vërteta e hidhur që tregon qartë se si serbomalazezët nëpërmjet pushtimeve mashtruese të tokave thjesht shqiptare dhe gjenocidit të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovë, duke e quajtur Kosovën – Dardaninë e lashtë ilire si tokë “të shenjtë” serbe të këtyre ardhacakëve sllavoavar të vonshëm (1187) në këto hapësira.vijon
    -------------
    Shkrim interesant .Do ti hyje ne funksion Dardanise Antike per kombin Dardan.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •