Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 7 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2009
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Infeksioni i kanaleve urinare (Pyelonephritis chronica)

    Kush Mund te me tregoj se qfar eshte kjooo Semundjee dhe si mund te Mbrohemi nga kjoooo..??

    Phyelonephritis chronica.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bardhi-m : 06-06-2010 mė 07:57

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,499
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    Citim Postuar mė parė nga Bardhi-m Lexo Postimin
    Kush Mund te me tregoj se qfar eshte kjooo Semundjee dhe si mund te Mbrohemi nga kjoooo..??

    Phyelonephritis chronica.
    Ka plot materiale ne internet ku shpjegohet kjo semundje shkaqet, pasojat dhe mjekimet e mundshme, por jane ne anglisht e s'kam kohe t'i perkthej Bardhi.
    Por nje keshille do te te jepja: Pilonefriti kronik sic i themi ne ne shqip, eshte semundje me pasoja teper te renda per veshkat, po qe se nuk trajtohet nga mjeket. Prandaj ( ti qe pyet mire ben) , shko me mire e konsultohu me ndonje nefrolog e jo ne forum. Bjerini prapa kesaj pune, per kedo qe ta kesh pyetjen e ishalla jetoni ne perendim. Paē fat!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    abc Maska e POKO
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Postime
    1,615
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Infeksionet e rrugėve urinare

    Nė ēdo 5 gra 1 prej tyre nė jetėn e saj tė paktėn njė herė ka kaluar njė infeksion tė rrugėve urinare. Megjithėse kėto infeksione janė tė lehta pėr tu kuruar nėse lihen pas dore mund tė shkaktojnė probleme serioze me veshkat. Kėto infeksione kanė dhimbje, bėjnė qė personi tė nxitojė pėr nė banjė dhe kur vete mezi zbrazet dhe ka diegie tė urinės. Herė pas here shfaqet edhe hemoragji nė urinė (ngjyrė e kuqe). Ndryshimi i ngjyrės sė urinės, era e keqe e saj dhe prishja e kthjelltėsisė sė saj mund ta merakosin tė sėmurin. Rrugėt urinare ndahen nė tė poshtme dhe tė sipėrme. Nė tė poshtmet pėrfshihen uretra dhe fshikėza e urinės. Nė tė sipėrmen pėrfshihen veshkat dhe ureteret. Rrugėt e poshtme infektohen mė shpesh.

    Infeksionet e rrugėve tė poshtme tė urinės

    Nėse ankesa juaj ėshtė thjesht djedie gjatė urinimit me shumė mundėsi problemi juaj ėshtė me uretrėn. Kjo gjendje quhet uretrit. Zakonisht shkaktohet nga mikroorganizmat qė transmetohen nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale. Gjithashtu edhe kateteret (sonda e urinės), kremrat vaginal, ndėrhyrjet kirurgjikale tė asaj zone dhe alergjia karshi lėndėve lubrifikuese mund tė jenė shkaktarėt e tjerė. Nėsed infeksioni ngjitet mė lartė atėherė pėrfshihet edhe fshikėza e urinės dhe kjo gjendje merr emrin cistit. Zakonisht cistiti dhe uretriti shfaqen bashkė. Kėto infeksione mund tė pėrsėriten.

    Infeksionet e rrugėve tė sipėrme urinare

    Nėse infeksionet e rrugėve tė poshtme nuk kurohen ashtu si duhen infeksioni mund tė ngjitet deri tek rrugėt e sipėrme urinare. Nėse edhe veshkat infektohen atėherė kjo gjendje e merr emrin pyelonefrit. Pyelonefriti ėshtė njė sėmundje qė duhet kuruar patjetėr urgjentisht. Kėtu ankesat janė mė tė shumta dhe ka dhimbje tė pasme tė zonės poshtė brinjėve. Veē nga cistiti kėtu ka temperaturė, tė vjella, ethe etj. Nėse nuk kurohet mund tė kronizohet deri sa mund tė pėrfundojė me insufiēencė tė veshkave.

    Pėrse mė shumė tek gratė?

    Tek femrat infeksionet e rrugėve urinare shfaqen rreth 25 herė mė shumė se tek meshkujt. Edhe nė vitet e para tė menopauzės kjo pėrqindje rritet edhe mė shumė. Shkaku kryesor ėshtė anatomia e ndryshme nga e meshkujve. Urina normalisht ėshtė sterile (nuk pėrmban mikroorganizma). Nė rast infeksioni mikroorganizmat zakonisht vijnė nga jashtė trupit. Urina dhe presioni i saj gjatė zbrazjes janė edhe njė pastrues mekanik i kėtyre rrugėve. Por disa bakterie si E.Coli e cila gjendet nė zorrė pasi del me naė tė feēesit gjatė pastrimit mund tė kaloj nga anusi tek uretra (organ nė formė tubi nga del urina). Meqė uretra e femrės ėshtė mė e shkurtėr rruga qė do tė pėrshkaojė bakteria deri nė fshikėz ėshtė mė e shkurtėr, kjo sjell infeksione mė tė shpeshta. Gjithashtu edhe higjena luan rol tė rėndėsishėm. Pastrimi i veshmbathjeve po gjithashtu. Nėse pas tualetit pastrimi bėhet nga pas para (nga anusi drejt vaginės) kjo rrit infeksionet.
    Edhe traumat fizike gjatė marrėdhėnieve rrisin infeksionet. Mos bėrja synet tek meshkujt rrit infeksionet (shih artikullin” Tė bėrit synet “nė faqen tonė). Gjithashtu edhe disa ilaēe spermicide (qė dėmtojnė qelizat e spermės pėr tė ndaluar shtatzaninė) mund tė vrasin e qelizat mbrojtėse tė kėsaj zone.

    Gjatė shtazanisė nė rrugėt urinare ndodh njė ngadalėsi i lėvizjes sė urinės (ndryshime hormonale). Kjo sjell qė tė ngelet njė pjesė urinė nė fshikės ku shumė mirė mund tė kolonizohen mikroorganizmat. Infeksionet e kėtyre rrugėve gjatė shtatzanisė mund tė mos japin shenja por mund tė shkaktojnė lindje tė parakoheshme, kjo bėn qė kur njė shtatzanė shkon pėr kontrollin e rradhės edhe sikur mos tė ketė shqetėsime duhet tė bėjė njė analizė urine.
    Edhe nė menopauzė boshatisja e fshikzės dėmtohet. Me moshėn edhe elasticiteti I muskujve dobėsohet duke bėrė qė fahikėza tė mos zbraset plotėsisht. Edhe kėtu urina e grumbulluar bėhet shkak pėr shumimin e mikoorganizmave. Gjithashtu edhe diabeti me sheqerin e ngritur nė urinė ndihmon nė shtimin e mikroorganizmave.

    Gurėt nė veshka janė njė tjetėr faktor pėr rritjen e kėtyre infeksioneve si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Bllokimet e krijuara prej tyre dhe mikrotraumat bėhen shkak infeksioni.
    Pas lindjeve tė shumta mund tė ndodh njė gjendje e quajtur cistosel (lėshimi posht I fshikzės sė urinės), njė tjetėr faktor ky pėr infeksion.
    Edhe infeksionet vaginale tė kaluara apo ndėrhyrjet kirurgjikale tė kėsaj zone mund tė shakatojnė ngushtim tė uretrės dhe mė pas infeksion.

    Shenjat (simptomat)

    Vajtja shpesh nė tualet dhe pakėsimi i sasisė sė urinės.
    Djegie gjatė urinimit
    Dhimbje mes kofshėve
    Erė e keqe e urinės
    Urina e turbullt
    Urina ngjyrė ujė mishi
    Temperaturė
    Dhimbje tė mesit
    Kėto shenja mund tė mos gjenden tė gjitha njėherėsh.

    Diagnoza

    Diagnostikimi ėshtė i lehtė. Shpesh herė njė analizė urine apo mbjellja e saj mjafton. Tė parėt e bakteries dhe e leukociteve ėshtė tipike. Pėr tu ruajtur nga ndonjė pėrzierje e ndonjė mikroorganizme tjetėr kėshillohet qė para se tė bėhet urina tė fshihet pėrreth uretrės me njė garzė tė pastėr dhe pasi tė jetė derdhur pak urina e parė pjesa tjetėr tė derdhet nė enėn pėrkatėse tė dhėnė nga mjeku. Mbjellja dhe antibiograma bėhen pėr tė pėrcaktuar llojin e bakteries qė shkaktoi infeksionin si dhe antibiotikun pėrkatės. Kėshtu parandalohet edhe pėrdorimi i panevojshėm i antibiotikėve. Nėse infeksioni pėrsėritet shpesh duhen bėrė edhe disa analiza tė tjera pėr tė parė nėse ka apo jo ndonjė anomali nė rrugėt urinare. Kėto teste janė citometria (matja e rrymės sė urinės), cistoskopia (vrojtimi me njė sondė dhe kamer i fshikzės sė urinės) apo IVP (grafia e veshkave me anė tė njė ilaēi tė dhėnė nga damari ).

    Mjekimi

    Zakonisht 80% e infeksioneve tė rrugėve tė poshtme tė urinės shėrohen me antibiotikė. Marrja e bollshme e ujit (kujdes tek tė sėmurėt me zemėr), pėrdorimi qetėsuesve (analgjezik) apo spazmotikėve dhe antibiotiku mjafton.

    Infeksionet e rrugėve tė sipėrme mund tė duhet tė kurohen duke u shtruar nė spital me antibiotikė tė dhėnė prej damari (intravenoz). Nėse shaktari ėshtė njė anomali e cila pėrsėrit infeksionet mund tė ketė nevojė edhe pėr operacion (p.sh nė rastin e cistoselit).
    Kompresat me ujė tė ngrohtė nė pjesėn rreth kofshėve bėjnė qė ndjenja e djegies gjatė urinimit tė pakėsohet.
    Dr.Nurian Ohri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga POKO : 31-07-2010 mė 03:04

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2009
    Postime
    4
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Pershendetje!
    Kohet e fundit, per ta saktesuar tre muajt e fundit, po me ndodh nje ērregullim urinar.Siē u tha me siper,kam urinim shume te shpeshte dhe pakesim te urines.Pas urinimit kam nje shtrengim ne fund te barkut.Nuk kam djegie gjate urinimit dhe as ngjyre te pazakonte gjithashtu as ere te keqe.Nuk kam pasur as temperatur po ashtu.
    Mu shfaq ne muajin e pare te marteses dhe u mjekova me Norfloksasine 7 dite nga 2 here ne dite (750mg).Me qetesoi shume dhe u ndjeva shume mire. Pas dy muajve mu shfaq perseri dhe po nje jave u mjekova njelloj Noroxine (Norfloksasine) 7 dite nga 2 tableta 400mg ne dite.
    Ska dy jave qe i kam mbaruar mjekimin dhe sot kam perseri veshtiresi ne urinim.
    Ne fillim mu shfaqeshin pas urinim edhe sekrecione te verdha pa ere.

    Dy heret e para u keshillova me mjekun e familjes (mjek i pergjithshem) Por sikur po behet kronike e gjithe kjo prandaj do doja nje sugjerim tuajin para se te shkoj te doktori.
    Jam 26 vjeē

    Faleminderit per mirkuptimin!

  5. #5
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    5,459
    Faleminderit
    57
    201 falenderime nė 162 postime
    Yasam, eshte e shkuar edhe me siper:

    Diagnostikimi ėshtė i lehtė. Shpesh herė njė analizė urine apo mbjellja e saj mjafton. Tė parėt e bakteries dhe e leukociteve ėshtė tipike. Pėr tu ruajtur nga ndonjė pėrzierje e ndonjė mikroorganizme tjetėr kėshillohet qė para se tė bėhet urina tė fshihet pėrreth uretrės me njė garzė tė pastėr dhe pasi tė jetė derdhur pak urina e parė pjesa tjetėr tė derdhet nė enėn pėrkatėse tė dhėnė nga mjeku. Mbjellja dhe antibiograma bėhen pėr tė pėrcaktuar llojin e bakteries qė shkaktoi infeksionin si dhe antibiotikun pėrkatės.Kėshtu parandalohet edhe pėrdorimi i panevojshėm i antibiotikėve. Nėse infeksioni pėrsėritet shpesh duhen bėrė edhe disa analiza tė tjera pėr tė parė nėse ka apo jo ndonjė anomali nė rrugėt urinare. Kėto teste janė citometria (matja e rrymės sė urinės), cistoskopia (vrojtimi me njė sondė dhe kamer i fshikzės sė urinės) apo IVP (grafia e veshkave me anė tė njė ilaēi tė dhėnė nga damari ).
    Duhet te konsultohesh me nje specialist urolog.

    sherim te shpejte

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,211
    Faleminderit
    77
    74 falenderime nė 59 postime
    yasam
    cfare je mashkull apo femer?
    nqs je mashkull
    infeksionet urinare jane me serioze se tek femrat
    duhen bere ato analizat qe u thane me siper dhe ne rradhe te pare duhet eliminuar se mos eshte prostata e infektuar , shikohet duke bere dozimin e PSA dhe nqs eshte fjala per prostatite , kohezgjatja eshte 3jave antibiotik dhe jo nje jave po e nje jave jo.
    Shko me mire,sic tha edhe brooken, tek urologet te te percaktojne nje diagnoze te qarte, ata te shikojne me mire para e mbrapa

  7. #7
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    5,459
    Faleminderit
    57
    201 falenderime nė 162 postime
    Edhe dicka tjeter ne lidhje me antibiotiket. Kura me antibiotike duhet perfunduar edhe pse mund te ndodhi te ndihesh me mire. Eshte e rendesishme qe antibiotiku te merret ne orare te caktuara dhe precize, psh nese duhet ta maresh cdo 12 ore dhe tableten e pare e mer ne oren 8 te mengjesit, tableta e dyte duhet te merret ne 8 te darkes qe te ruaje efikasitetin. Kjo ndodh sepse koha e nejvoshme per dyfishimin e baktereve zgjat vetem 20 min, pra me nje vonese prej 1-3 oresh ata katerfishohen, pesefishohen e keshtu me radhe.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •