Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Si hartohet njė testament?

    Si hartohet njė testament qė tė njihet pas vdekjes

    Laureta Rryēi

    Testamenti edhe pse jo shumė i pėrdorur deri mė tani nga shqiptarėt ėshtė njė rrugė ligjore pėr kalimin e pasurisė e cila shmang konfliktet mes familjarėve. Por, qė gjithēka tė jetė pėrcaktuar qartė deri nė detaje, trashėgimlėnėsi merr informacionin e duhur te noteri. Ky i fundit luan njė rol shumė tė rėndėsishėm si nė momentin e hartimit tė testamentit ashtu edhe nė shpalljen e tij pa vdekjes sė trashėgimlėnėsit. Gazeta “Albania” zbardh nė numrin e sotėm procedurėn qė ndiqet pėr tė lėnė njė testament nė Shqipėri dhe kostoja e tij. Sipas noterėve nėse testamenti hartohet te njė noter i zakonshėm atėherė duhet tė paguajė njė kosto prej 3 mijė e 5 qind lekėsh. Ndėrsa nė rastet kur testamenti hartohet nė studio ligjore pėr noterė atėherė kosto ėshtė me e lartė pėr tė mbaruar kėtė procedurė.

    Mėnyra
    Kur testamenti kėrkohet tė bėhet me akt noterial, trashėgimlėnėsi duhet tė disponojė para noterit, i cili pėrpilon aktin pėrkatės, sipas rregullave tė parashikuara nė kėtė ligj.
    Noteri pasi tė ketė shėnuar identitetin e trashėgimlėnėsit, datėn dhe orėn e saktė tė pėrpilimit tė kėtij akti, si dhe tė jetė bindur pėr zotėsinė juridike pėr tė vepruar tė trashėgimlėnėsit, njofton atė kur disponimi vjen nė kundėrshtim me ligjin, por ai nuk mund tė hyjė nė shqyrtimin e ēėshtjeve konkrete, si rrethi i personave tė caktuar nė testament si trashėgimtarė, qėnia e trashėgimlėnėsit si pronar i pasurisė sė lėnė nė trashėgim, e ēėshtje tė tjera tė kėsaj natyre. Kur noteri vihet nė dijeni zyrtarisht nga personat e interesuar pėr vdekjen e personit qė ka bėrė testamentin, mban njė procesverbal, nė tė cilin pėrmendet akti i vdekjes dhe bėn kalimin e testamentit nė regjistrin e pėrgjithshėm tė akteve noteriale. Njėkohėsisht ai njofton me shkrim personat pėr tė cilėt disponon testament

    Procedura
    Testamenti mund tė bėhet me akt noterial ose tė shkruhet nga vetė trashėgimlėnėsi. Testamenti me akt noterial bėhet me njė akt tė redaktuar ose tė vėrtetuar nga noteri dhe tė nėnshkruar nga trashėgimlėnėsi. Kur trashėgimlėnėsi nuk di ose kur pėr shkak sėmundjeje ose tė metash fizike nuk mund tė nėnshkruajė, testamenti nėnshkruhet nga person tjetėr i ngarkuar nga trashėgimlėnėsi. Testamenti i shkruajtur nga vetė trashėgimlėnėsi duhet tė shkruhet tėrėsisht me dorė nga vetė trashėgimlėnėsi duhet tė pėrmbajė datėn kur ėshtė bėrė dhe tė nėnshkruhet nė fund prej tij. Testamenti i shkruar nga vetė trashėgimlėnėsi mund tė lihet pėr ruajtje nė zarfe tė mbyllur nė zyrėn e noterisė. Nė kėtė rast noteri mban njė proces-verbal tė shkruar mbi vetė zarfin. Proces-verbali nėnshkruhet nga personi qė ka paraqitur testamentin dhe nga noteri dhe bėhet shėnim pėr kėtė nė regjistrin e posaēėm pėr testamentet. Pėr kthimin e testamentit noteri mban njė proces-verbal dhe bėn shėnim pėr kėtė nė regjistrin e testamenteve. Testamenti mund tė tėrhiqet prapė, por vetėm personalisht nga trashėgimlėnėsi.

    Shpallja

    Personi pranė tė cilit ndodhet njė testament i shkruar nga trashėgimlėnėsi, sapo merr dijeni pėr vdekjen e personit qė ka bėrė testamentin, duhet tė paraqesė testamentin nė zyrėn e noterisė dhe tė kėrkojė shpalljen e tij. Noteri shpall testamentin duke mbajtur njė proces-verbal nė tė cilin pėrshkruan gjendjen e testamentit, duke bėrė shėnime edhe pėr ē’vulosjen e tij nė qofte se testamenti u paraqit i vulosur. Proces-verbali shkruhet nga personi qė ka paraqitur testamentin dhe nga noteri. Letra nė tė cilėn ėshtė shkruar testamenti nėnshkruhet po nga ata persona i bashkohet proces-verbalit. Kur testamenti ėshtė lėnė pėr ruajtje nė zyrėn e noterisė veprimet e mėsipėrme kryhen nga noteri pranė tė cilit ndodhet testamenti.

    Rregullat qė ndiqen nga noterėt

    Nė rastin e testamentit olograf, noteri redakton njė procesverbal tė depozitimit dhe regjistrimit tė testamentit dhe i jep numrin qė do tė marrė regjistrimi nė regjistrin e testamenteve. Numri i procesverbalit tė depozimit dhe regjistrimit tė testamentit ėshtė edhe numri i testamentit. Procesverbali i bashkėlidhet me vulė tė njomė dokumentit qė pėrmban tekstin e testamentit dhe arkivohet sipas rregullave tė parashikuara nga ky udhėzim. Kur testamenti olograf ėshtė depozituar i mbyllur nė zarf, procesverbali i parashikuar mė sipėr bashkėlidhet me zarfin me vulė tė njomė dhe mbi zarf noteri shėnon me shkrim dore shprehjen “Ky testament u depozitua dhe u nėnshkrua sot mė (shėnohet ora, dita, muaji dhe viti) dhe ka numėr regjistrimi (shėnohet numri sipas regjistrimit nė regjistėr)”. Mė poshtė vendosen emri, mbiemri, nėnshkrimi i noterit dhe vuloset me vulė tė njomė prej tij.


    Paditė pėr dėshmitė e trashėgimisė, rastet kur nuk duhet njė avokat


    Pėr shkak se mungon testamenti kur vjen momenti pėr ndarjen e pasurisė brenda anėtarėve tė familjes, tė gjithė duhet t’i drejtohen gjykatės. Pėr kėtė shkak paditė civile pėr dėshminė e trashėgimisė pėrbėjnė edhe numrin mė tė lartė tė padive qė depozitohen brenda njė dite nė gjykatė. Prej numrit tė popullsisė kėto padi shumėfishohen nė rastin e kryeqytetit. Statistikat zyrtare tė Gjykatės sė Tiranės tregojnė se nga janari e deri nė ditėt e sotme janė depozituar rreth 1260 padi. Gazeta “Albania” sjell nė numrin e sotėm procedurėn qė ndiqet pėr tė tilla padi, rastet kur nuk ėshtė e nevojshme marrja e njė avokati, si dhe rėndėsia qė ka pėr trashėgimtarėt ky dokument. Tė gjitha kėto padi shqyrtohen nga gjyqtarėt civilė. Gjyqtarėt, pak kohė mė parė, pėr shkak tė mbingarkesės prej kėtyre padive, hodhėn idenė se kėtė dokument mund tė lėshonte noteri, ashtu siē ndodh nė tė gjitha vendet e botės. Nė kėtė mėnyrė do tė kishte mė pak mbingarkesė dosjesh dhe do tė ulej kostoja e shpenzimeve gjyqėsore qė ngarkojnė xhepin e qytetarėve. Paditė civile pėr dėshmi trashėgimie fillimisht ndjekin procedurat e zakonshme tė njėllojta pėr tė gjitha paditė qė depozitohen nė gjykatė. Pra, padia depozitohet nė sekretarinė e gjykatės dhe mė pas hidhet shorti qė pėrcakton gjyqtarin qė do ta gjykojė. Gjyqtari fillimisht njihet me objektin e dosjes dhe mė pas nė gjykim tė tij cakton seancėn e parė tė shqyrtimit. Nėse palėt kanė rėnė dakord dhe janė nė marrėveshje tė plotė pėr ndarjen e pasurisė, procesi ka gjasa tė pėrfundojė shpejt dhe nė kėto raste rekomandohet qė tė mos merret dhe avokat. Nė kėtė mėnyrė do tė kishte mė pak shpenzime pėr personat qė bėjnė kėrkesėn. Ndėrsa nė rastet kur trashėgimtarėt kanė mosmarrėveshje midis tyre mbi pasurisė, atėherė procesi zgjat mė shumė se 100 ditė dhe dėgjohen tė gjitha palėt pėr pretendimet e tyre. Madje edhe ekspertėt, kur vlerėsojnė pasuritė qė do tė trashėgohen. Gjyqtarėt qė gjykojnė tė tilla ēėshtje tregojnė se mė shumė probleme kanė hasur nė rastet kur vėllezėrit nuk duan tė jenė pjesė e trashėgimisė edhe motrat e martuara. Ndarja e pasurisė njihet nė tė gjitha familjet si moment i vėshtirė pėr t’u ndarė tė gjithė kėnaqur. Jo pak procese tė tilla zgjasin edhe me vite tė tėra se anėtarėt e njė familje gjykojnė se pasuria ėshtė ndarė nė mėnyrė jo tė drejtė. Pėrveē konfliktit gjyqėsor, pėr sa kohė qė nuk merret dėshmia e trashėgimisė, asnjė prej pretendentėve trashėgimtarė nuk mund tė kryejė asnjė veprim mbi pasuritė. Po kėshtu, nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme nuk njihet asnjėri prej pretendentėve pėr sa kohė qė mungon dokumenti i trashėgimisė.

    Albania
    4 Qershor 2010

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    E keni degjuar ate shprehjen "I zoti e jep, tellalli s'e shet" keshtu me ka ndodhur mua personalisht.
    Babai im (ndjese paste) perpara se te vdiste (dy ose tre vjet se saktesisht nuk e dija) kishte lene tek noteri testament per pasurine e tije qe ate ta trashegoja une.
    Ne baze te gjith rregullave behet nje gjyq formal ne gjykate dhe me kaq procedura mbaron, por jo, megjithese nga njerezit e mi nuk ka asnje kontestim gjykatesja thot JO.
    Sipas gjykateses duhet te marin pjese ne trashgimi niperit dhe mbesat e mija (jo vellezerit), kjo eshte e bazuar ne ligj vetem nese vellezerit e mi nuk jetojne por ata jane shendosh e mire.
    Kur ja thua gjykateses kete te kthen pergjigjen "Keshtu e kuptoj une ligjin" dhe nuk ke se ku te drejtohesh sepse gjyqtarja nuk pergjigjet per kete gabim qe ben, ose duhet ti hysh nje odiseje te madhe qe do te nxije nje pjes te mire te jetes.
    Kjo eshte Shqiperia sot.

    PS. Duke u mare me kete pune per pak kohe dhe duke lexuar ligjet me vemendje vura re se ne Shqiperi paska edhe nje paradoks tjeter.
    Nje trashegimlenes me vullnetin e tije te lire nuk mund tja leri trashegim pasurine e tije kujt te doje por sipas ligjeve shqiptare duhet te zgjedhi midis pas ardhesve deri ne brezin e gjashte (nuk mund tja leri nje njeriu qe nuk e ka fis por qe eshte kujdesur per Te)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar mė parė nga Station Lexo Postimin

    PS. Duke u mare me kete pune per pak kohe dhe duke lexuar ligjet me vemendje vura re se ne Shqiperi paska edhe nje paradoks tjeter.
    Nje trashegimlenes me vullnetin e tije te lire nuk mund tja leri trashegim pasurine e tije kujt te doje por sipas ligjeve shqiptare duhet te zgjedhi midis pas ardhesve deri ne brezin e gjashte (nuk mund tja leri nje njeriu qe nuk e ka fis por qe eshte kujdesur per Te)
    Kjo eshte gjithandej
    Kur Prinderit sa jane shendoshe e mire gjithcka vete mire, por sa fillojne problemet e shendetit dhe prinderit behen te varur ndaj femijeve ja ketu fillon kercitja, disa nuk munden te kujdesen per prinderit dhe disa i marrin ne angazhim me qellim qe kur e vije fundi te perfitoje ne teresi trashegimin , kesaj i thone ne nje fare menyre abuzim i besimit te personave ne rrezik dhe fragil.

    Per kete ne perendim nje akt notarial nuk firmoset , nje shitje shtepie nuk firmoset po nuk u be nje ankete sociale dhe pas nje analize mjekesore per aftesite mendore te personit qe firmos aktin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •