Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 405 prej 405
  1. #401
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Rrofshin Albitrat
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #402
    i/e regjistruar Maska e bianco_neri
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    411



    Cdo tifoz Italian kurre nuk e harron kete mbremje
    #finoallafineforzaJuventus

  3. #403
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga bianco_neri Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=GXBVvg9u8qI


    Cdo tifoz Italian kurre nuk e harron kete mbremje
    E si mund te harrohet......avatari im eshte prove e asaj mbremjeje te mrekullueshme......
    Jarigas

  4. #404
    i/e regjistruar Maska e bianco_neri
    Anëtarësuar
    20-11-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    411
    Demtohet Barzagli humbet Europianin
    #finoallafineforzaJuventus

  5. #405
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Prandeli: Do të bëj revolucion tek Italia

    Me duartrokitje: kështu e kanë pritur gazetarët, të cilët ishin prezentë në sallën e konferencave, Çezare Prandelin. Trajneri i Kombëtares italiane ka bërë një përshkrim të aventurës evropiane, nga ku u largua si nënkampion bashkë me skuadrën e tij, gjatë së cilës nuk kanë munguar edhe akuzat e ironitë.

    Prandeli, keni marrë duartrokitje të shumta. Çfarë mendimi keni për këtë?

    Përpara se të hyja në sallën e konferencave kisha mendime negative, por mjaftoi duartrokitja juaj për të ndryshuar gjithçka tek unë. Kurrë nuk do e kisha besuar se do falënderoja gazetarët… Stima njerëzore është një ndjesi e mrekullueshme, të jep kënaqësi të mëdha. Është kritika si instrument i dhunshëm ajo që është e vështirë për t’u kapërdirë. Ju falënderoj për duartrokitjen, e di që është spontane. Ndoshta edhe ju, pasi keni riparë rrugëtimin tonë në këtë kompeticion, mund të thoni se ndiheni krenarë për këtë Itali, se jeni të kënaqur për futbollin e bukur që kemi luajtur. Jemi treguar një skuadër korrekte, e cila nuk ka krijuar asnjëherë polemika. Përgëzime të gjithëve. Të tërë ata që ndodheshin në pankinë janë ngritur përherë për të përshëndetur pankinën tjetër. Mendoj se edhe në këtë këndvështrim i kemi surprizuar të gjithë. Sipas meje, edhe ju e besoni një gjë të tillë.

    Çfarë ndryshimi keni ndërmend tani?

    Shpeshherë futbolli është një automjet që duhet ndryshuar. Ne jemi një vend i vjetër, me shumë gjëra për të rinovuar: duhet të kemi kurajën të ndryshojmë. Dhe ne e patëm këtë guxim, por mendoj se rezultati nuk duhet të jetë kushtëzues për një ide. Ky është aspekti që më shqetëson. Ne duhet të kemi forcën e duhur për të pasur besim se mund ta bëjmë një gjë të tillë. Pastaj, dihet që do të përballemi me shumë vështirësi. Dy vite më parë thoshit: Si do t’ia dalë kjo kombëtare që të kualifikohet? Po ja që ia dolëm. Ndërtuam një kombëtare me mentalitetin e një klubi. Duhet të vëmë në jetë një ide pa u kushtëzuar nga rezultati që mund të marrim në fund.

    Cila ka qenë një vlerë dhe një defekt i juaji në këtë Evropian?

    U tregova i zoti që të mos dëgjoja, ose më saktë të mos ia vija veshin asnjë komenti që është bërë, dhe të mbaja gjithnjë ekuilibrin në dhënien e gjykimeve. Ndoshta në ndeshjen e fundit duhet të kisha pasur më tepër guxim për të revolucionuar skuadrën, për të bërë ndryshime. Por do kishte qenë gjithsesi një mungesë respekti dhe mirënjohjeje kundrejt atyre që na sollën në finale.

    Tani do fokusoheni tek Botërori i Brazilit. A janë gati lojtarët për këtë projekt?

    E nisëm me një ide, dhe skuadra u përgjigj menjëherë mjaft mirë, sepse janë të gjithë profesionistë të jashtëzakonshëm. Dua të përgëzoj ndërkaq Antonio Konten, sepse lojtarët e Juventusit kanë ardhur me një premtim të madh, të përballojnë vështirësitë. Spanja arrin të mbështetet te lojtarët e dy blloqeve dhe kjo gjë të ndihmon shumë, ndërsa ne na u desh të punonim me lojtarë të skuadrave të ndryshme. Për sa i përket së ardhmes, do mendojmë më pas.

    Nëse do e kishit fituar finalen, të gjithë natyrisht do ishin shumë më tepër të entuziazmuar…

    Fitorja do t’u bënte mirë të gjithëve, por do ishin gjithashtu të shumtë ata që do kishin humbur ekuilibrin. Duhet kohë për të siguruar vazhdimësinë. Nëse duam të bëjmë një rinovim, duhet ta bëjmë për një kohë të gjatë dhe jo të jetojmë vetëm për një rezultat. Ndoshta nuk jemi ende gati për të fituar, por kur të jemi, ndoshta do mund ta realizojmë një gjë të tillë. Përndryshe do jetojmë gjatë gjithë kohës me zhgënjime. Ajo që më ka bërë përshtypje është se nuk ka sensibilizim kundrejt kombëtares. E vërteta është se askujt nuk i bëhet vonë për ne.

    A do të ketë ndryshim brezash?

    Uroj që njerëz si Pirlo të vazhdojnë të qëndrojnë me ne, të paktën edhe për 2 vjet, por në krah të këtyre lojtarëve duhet të luajnë të rinjtë. Për këtë besoj se do më ndihmojë edhe Zemani. Me aq sa e njoh, mendoj se do të vendosë të luajë një futboll që bazohet tek të rinjtë. Projekti i tij i tillë është dhe mua natyrisht që do më ndihmojë. Gjithsesi, nëse nuk luan në nivel evropian, atëherë si mund ta arrish eksperiencën dhe personalitetin e duhur?! Ne kërkojmë vetëm mundësinë për të verifikuar herë pas here përmirësimin e këtyre lojtarëve, ashtu siç po e bën sektori i të rinjve, të cilët po arrijnë rezultate shumë të mira. Këtë gjë duhet të bëjmë nëse duam të she nuk e di çfarë objektivash mund të kemi.

    Pra, cila është formula për ta bërë akoma më kompetitive kombëtaren?

    Mendoj se di ta bëj mirë punën time dhe e kam treguar këtë, por nëse duhet të bëj stërvitje me ekipin çdo 3 deri në 8 muaj, nuk e di nëse do jem në lartësinë e duhur. Jam një njeri që kërkon fushën si vendin ku mund të bëhen gjërat, jo politikan apo burokrat. Mund ta përmirësoj Italinë vetëm nëse punoj në këtë mënyrë.

    Keni ndonjë gjë të pathënë që ju ka mbetur peng?

    Kur bëra grumbullimet e lojtarëve, nuk u morën me këtë gjë, por me faktin që kisha marrë me vete djalin tim, Nikolo, i cili është një profesionist. Për të kisha nevojë në stafin teknik. Më erdhi shumë keq që një gjë e tillë ndodhi, sepse unë e pranoj gjithnjë kritikën sportive, por nuk do jem kurrë dakord me sulmin ndaj një njeriu. Nikolo erdhi dhe ndenji me ne 35 ditë, e bëri me dëshirën më të madhe dhe nuk do të ketë mundësi as të bëjë pushime, sepse që nesër (sot) do të jetë në grumbullim me Parmën.

    Përse vendosët të qëndronit në krye të pankinës së Italisë?

    Gjetëm një pikë të përbashkët, dëshirën për të ndryshuar. Ndonjëherë pyesim veten nëse po ndajmë me të tjerët të njëjtin mendim. Pastaj u binda për këtë gjë, pasi bisedova me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Abeten, dhe zëvendëspresidentin Albertini, të cilët duan ta vazhdojnë këtë rrugëtim bashkë me mua. Pikërisht në këtë moment nuk pata më asnjë dyshim.

    A ju kanë përgëzuar pas finales?

    Kam marrë shumë mesazhe, këtë mëngjes (dje) edhe nga Fabio Kapelo, dhe m’u bë shumë qejfi. Presidenti i Parmës, Girardi, më kërkoi falje, sepse nuk kishte pasur mundësinë të ishte prezent në stadium për finalen. Jam i bindur që do marr edhe shumë mesazhe nga klubet e tjera. Dhe ne duhet t’i falënderojmë ata, sepse na japin mundësinë që të kemi në dispozicion lojtarët. Marrëdhëniet me të gjithë trajnerët janë mjaft të mira, nuk më telefonojnë për grumbullimet. Por edhe ata 4-5 që e kanë bërë, më kanë folur vetëm për gjendjen e lojtarëve të tyre. Përpara Evropianit kemi qenë në fushat e stërvitjes së të gjitha klubeve, dhe nga aty kemi filluar marrëdhënie të reja me të gjithë.

    Keni folur për ndryshime. Po sikur gjërat të mos ndryshojnë?

    Jam i sinqertë kur flas për një projekt. Kam respekt për Federatën Italiane të Futbollit. Ne kemi dëshirë që të ndërtojmë diçka, por nëse pas 6 muajve problemet nuk do jenë zgjidhur, nëse duhet të stërvit një skuadër që në 8 muaj bën vetëm 2 seanca, atëherë do të reflektoj.

    Në fund, çfarë mbetet nga ky Evropian?

    Kam punuar me pasion, me objektivin për t’u dhuruar momente gëzimi atyre që vuanin me të vërtetë për këtë skuadër. Ky ekip ishte zemërgjerë, ka treguar se kishte një shpirt, një identitet. Kemi përjetuar ditë të jashtëzakonshme, e jo vetëm në fushë. Mendoj për vizitën në Aushvic apo për fëmijët në spital. Këto janë gjërat e rëndësishme.

    Panorama Sport
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •