Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17

    Studimet në Amerikë, ndryshojnë proçedurat e marrjes së vizës

    Studimet në Amerikë, ndryshojnë procedurat e marrjes së vizës

    Procedurat dhe koha kur duhet të aplikoni për një vizë studenti F-1 ose M-1


    Jonida Tashi

    Ndryshojnë procedurat e marrjes së vizës për studime në Amerikë. Ambasada Amerikane në Tiranë bën të ditura procedurat e reja që duhet të ndjekin aplikantët për studime për vizat F-1 dhe M-1. Në qoftë se ju shkoni në SHBA, për turizëm, por dëshironi që të ndiqni një kurs studimi më pak se 18 orë në javë, ju mund ta bëni këtë duke marrë një vizë vizitori, që mund ta merrni në konsullatën përkatëse të SHBA-ve. Në qoftë se kursi i studimit është më shumë se 18 orë në javë, juve do ju duhet një vizë studenti. Ambasada njofton të interesuarit se para se të aplikojnë për një vizë studenti F-1 ose M-1, duhet të kenë parasysh që qershori, korriku dhe gushti janë muajt më të zënë në zyrën konsullore, përsa i përket intervistave për viza. Për këtë arsye, studentët duhet të planifikojnë ta bëjnë kërkesën shumë kohë përpara se të aplikojnë për një intervistë vize.

    Aplikimi
    Studentët duhet të aplikojnë për vizat e tyre shumë kohë përpara procesimit të aplikimit të tyre për vizë. Sipas rregullave të vendosura nga Ambasada Amerikane, zyrtarit konsullor do t’i duhet të ketë qartësi maksimale, bazuar nga lloji i kursit të mësimit dhe të kombësisë të studentit. Gjithashtu, studentët duhet të mbajnë shënim që konsullatat janë në gjendje të lëshojnë vizën e studentit 120 ditë a më pak, më përpara datës së regjistrimit të kursit të studimit. Në qoftë se ju aplikoni për vizën 120 ditë përpara datës së fillimit apo të regjistrimit, ashtu si është shkruar edhe në formularin I-20, konsullata do të mbajë aplikimin tuaj derisa të jetë në gjendje të lëshojë vizën. Zyrtarët konsullorë do ta përdorin këtë kohë për të kontrolluar më mirë aplikimin për ndonjë dokument shtesë që mund të kërkohet. Kjo procedurë aplikohet vetëm për studentët që hyjnë në SHBA për herë të parë me këtë lloj vize. Sipas rregullores së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, kërkohet që të gjithë studentët fillestar, të hyjnë në SHBA, jo më shumë se 30 ditë përpara datës së fillimit të kursit të studimit që ndodhet në formularin I-20. Për këtë arsye, ju duhet ta konsideroni këtë datë me kujdes kur planifikoni udhëtimin tuaj për në SHBA. Në rast se një student kërkon të hyjë në SHBA më herët (më shumë se 30 ditë përpara datë së fillimit të kursit të studimit), duhet të kualifikohet dhe të marrë një vizë vizitori. Një shënim i veçantë do të shkruhet në vizën e studentit dhe mbajtësi i vizës duhet t’ia bëj të qartë inspektorit të emigracionit në hyrje të SHBA-ve qëllimin për të studiuar. Përpara se të fillojë studimet, ai ose ajo duhet të marrin një ndryshim klasifikimi, duke plotësuar formularin I-506, aplikim për ndryshim të statusit të joemigrimit, gjithashtu t’i paraqesë, formularin I-20, Zyrës së Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku aplikacioni është bërë. Duhet të jeni në dijeni që duhet bërë një pagesë prej 140.00 dollarësh për këtë proces, dhe që personi nuk mund të nisë studimet derisa ndryshimi i klasifikimit të miratohet.

    Formularët
    Të gjithë aplikantët për studentë (vizat F dhe M) duhet të kenë një formular I-20, të prodhuar nga sistemi SEVIS, i cili lëshohet nga një institucion edukimi i miratuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, të cilin studentët duhet ta paraqesin kur ata aplikojnë për vizën e tyre të studentit. Zyrtari konsullor do t’i duhet të verifikojë elektronikisht të dhënat e formularit I-20, nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin tuaj për vizë studenti. Vetëm në rast përjashtimi, pjesëmarrësit, të cilëve, I-20 u është lëshuar në ose mbas datës 1 shtator të vitit 2004, duhet të bëjnë një pagesë, formulari I-901, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për çdo program individual. Të gjithë aplikantët vizitorë të shkëmbimit (J) duhet të kenë një formular DS-, të prodhuar nga sistemi SEVIS, i cili lëshohet nga një garantues i emërtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin vizitorët e paraqesin kur aplikojnë për vizën e tyre të shkëmbimit. Zyrtarit konsullor do t’i duhet të verifikojë elektronikisht të dhënat e DS-2019 tuaj nëpërmjet sistemit SEVIS, në mënyrë që të procesojë aplikimin tuaj për vizë vizitori shkëmbimi. Vetëm në rast përjashtimi, pjesëmarrësit, të cilëve, DS-2019 u është lëshuar në ose mbas datës 1 shtator të vitit 2004, duhet të bëjnë një pagesë, formulari I-901, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare për çdo program individual. Pagesa duhet bërë ose nëpërmjet internetit, Western Union-it, ose me postë.

    Çfarë është SEVIS dhe SEVP?
    Programi i studentëve dhe i vizitorëve të shkëmbimit (Student and Exchange Visitor Program - SEVP) është krijuar të ndihmojë Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin Amerikan të Shtetit të vëzhgojë më mirë programet e shkollave dhe të shkëmbimeve dhe kategoritë e vizitorëve: F, M dhe J. Informacioni i vizitorëve të shkëmbimit dhe studentëve mirëmbahet në Sistemin e Informacionit të Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit (Student and Exchange Visitor Information System - SEVIS). SEVIS është një sistem i bazuar në internet që mirëmban informacion të saktë mbi studentët joemigrues (vizat F dhe M), vizitorët e shkëmbimit (vizat J), dhe vartësve të tyre (vizat F-2, M-2, dhe J-2). SEVIS u lejon shkollave dhe programeve të garantuesve të transmetojnë informacion dhe njoftime të detyrueshme nëpërmjet internetit, në Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare dhe të shtetit gjithandej gjatë qëndrimit të një studenti apo vizitori shkëmbyes në Shtetet e Bashkuara.


    Flet konsulli
    Hapat për të ndjekur studimet në Amerikë

    Hapi i parë për të studiuar në Shtetet e Bashkuara është të vendosni se ku do të studioni dhe cilat programe studimi do t’iu ndihmojnë për të përmbushur qëllimet e karrierës tuaj dhe se çfarë lloj programi edukimi është i përballueshëm nga ana financiare për ju dhe familjen tuaj. Pasi të keni përmbushur të gjitha kërkesat dhe të jeni pranuar në një program, do të merrni një formular I-20 dhe filloni procesin për vizën. Studentët që dëshirojnë të studiojnë në SHBA në shkollën e mesme apo në universitet duhet të punojnë shumë për të përmirësuar nivelin e gjuhës angleze, sepse është e nevojshme për t’u pranuar në një shkollë, të kualifikohen për një vizë të tillë, si dhe për të arritur suksese gjatë studimeve. E njëjta gjë është edhe për programet universitare, por studentët e universiteteve duhet të kenë parasysh që shumica e universiteteve në SHBA kërkojnë testime si: SAT, ACT, dhe TOEFL, për t’u pranuar. Programet për shkëmbimin e studentëve të shkollave të mesme ekzistojnë, por duhet të dyshoni tek noterët dhe përkthyesit që ju premtojnë se kundrejt një pagese shumë të lartë mund t’ju sigurojnë një vizë amerikane. Shumica e programeve janë me pagesë, por për programet e ligjshme të besueshme, do të gjeni informacion falas, të disponueshëm në internet rreth kërkesave, tarifave, dhe masat mbrojtëse për sigurinë e studentëve. Ka gjithashtu mundësi studimi të gjuhës angleze në SHBA për studentët e huaj, por këto mund të jenë më pak të kushtueshme sesa të mësosh gjuhën në vendin ku jetoni. Nëse dikush për çdo arsye ju tregon se ju duhet të paraqisni dokumente, të cilat janë ndryshe nga të vërtetat në mënyrë për të marrë një vizë për në SHBA, kjo është e rreme dhe jo vetëm harxhoni paratë tuaja, por rrezikon që ju të gjendeni përgjithmonë i papërshtatshëm për çdo vizë tjetër, duke përfshirë dhe atë të Lotarisë Amerikane apo bashkim familjar. Kostot për të marrë pjesë në një institucion arsimor në Shtetet e Bashkuara është zakonisht një shqetësim për studentët e ardhshëm. Shkolla e mesme për të huajt nuk është pa pagesë, dhe të gjitha kolegjet kërkojnë pagesë, madje edhe për qytetarët amerikan. Me vendimin tuaj, ndërsa planifikoni arsimin juaj duhet të përfshini të kuptuarit që bursat janë të mundshme privatisht nëpërmjet një shumëllojshmëri burimesh, por studentët pa banimin të përhershëm apo qytetari nuk kualifikohen për ndihmë financiare. Kërkoni shkolla të cilat ofrojnë bursa merite ose atletike në fushën tuaj të diturisë ose të cilat janë të përballueshme financiarisht për familjen tuaj. Lërini mundësi vetes për të marrë viza në të ardhmen duke mos falsifikuar të dhënat bankare apo duke mos paraqitur dokumentacion sponsorizues nga familjar apo të afërm të tjerë, që nuk kanë mundësi apo nuk dëshirojnë t’ju mbështesin financiarisht.


    Albania
    1 Qershor 2010

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e meda hoxha
    Anëtarësuar
    20-06-2010
    Postime
    18
    Sapo E Lexova Postimin Tuaj Edhe Kisha Nja Dy Paqartesi Te Vogla...nqs Sapo Kam Mbaruar Vitin E Trete Te Gjimnazit Dhe Kam Mundesi Te Kryej Vitin E Katert Ne Amerike A Mund Te Behet Kjo?
    Nqs Po..ne Kete Artikull Thuhet Qe Aplikimin Duhet Ta Beni 120 Dite Para Se Te Filloni Kursin... Kjo Do Te Thote Rreth 3 Muajt E Veres..dhe Kur Thoni Kurs E Keni Fjalen Per Vetem Nje Lende???

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •