Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 158 prej 158
  1. #141
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin



    Kërkesë për falje
    Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre

    Nga OpEd - Të Tjerë më 01.06.2010 në ora 12:32
    Milaim Zeka

    Ka disa ditë që në mënyrë çnjerëzore është nisur një lojë lugetërish të disa gazetarëve të Kosovës, të cilët profesionin e tyre e kanë mësuar nëpër bankat e turpshme të një mentaliteti të ndyrë ballkanik.

    E gjithë kjo ka filluar pas një incidenti të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës, në mes meje dhe një kolegeje të Radio Dukagjinit, të cilën nuk e kam njohur dhe as nuk e kam ditur se kush ishte. Doli se ajo vjen nga një familje shumë e respektuar, për çka mua sinqerisht më erdhi shumë rëndë, edhe pikërisht për këtë i kam kërkuar falje publikisht, asaj dhe familjes së saj, përmes axhës së saj, të cilin e kam shok dhe mik.

    Dua të sqaroj me këtë rast atë që ndodhi gjatë konferencës. Një gazetare bëri pyetje rreth fondit të Fatmir Limajt. Një tjetër gazetar kërceu me një pyetje tjetër rreth zgjedhjeve në Veri të Mitrovicës. Në këtë konferencë kam pritur kryesisht pyetje të tipit: “Si e cilësoni vizitën në Kuvajt?”, “Çka iu premtoi mbreti i Kuvajtit rreth pavarësisë?”, “Kur do pranohet ajo?”, etj., e mandej pasi të kryhej kjo temë, të diskutoheshin edhe çështjet tjera. Meqë u prish rendi, thash që të pyes edhe unë rreth Eurovizionit, i cili një natë më parë kishte filluar në Oslo të Norvegjisë. Në fund të fundit, publiku ka nevojë të ketë edhe informacion kulturor, përveç informatave të tjera politiko-debatuese.

    Kolegia ime e nderuar u kthye nga unë dhe më ofendoi me fjalët: “Kush hamamin je ti bre që po na përzihesh në pyetje?”, por unë heshta dhe iu përgjigja tepër qetësisht se pyetja ime ishte po aq e logjikshme sa edhe pyetjet paraprake të shtruara prej saj.

    Mbas përfundimit të kësaj konference, duke dalë jashtë, përsëri jam provokuar dhe përsëri kam vazhduar të flas e të them se sipas mendimit tim, nuk duhet të dilet jashtë temave për të cilat mbahet konferenca, sidomos kur nuk është dhënë ende asnjë detaj për atë temë.

    Si përfundim, e kam lëshuar atë fjalë fyese, duke e cilësuar gazetaren dhe një kolege të saj si lopë të Danimarkës, për çka e kam ndier veten shumë keq. Jam ndier dhe ndihem i turpëruar, edhe pse gjithçka ndodhi në afekt.

    Më së shumti jam ndier keq, sepse përveç se kolege, ato janë edhe femra. Është pikërisht kjo gjini për të cilën unë kam më së shumti respekt dhe gjithmonë jam munduar t’i afirmoj vlerat e saj në shoqërinë tonë.

    Mirëpo, loja e shtrigave, e filluar nga disa “kolegë” të Kohavisionit, të cilët edhe në të kaluarën janë të njohur për linçime, izolime, dënime mediatike, etj., vazhdoi me Klan Kosovën dhe me disa gazetarë meskinë, të tipit Kërquki.

    Ne e dimë si kolegë se çfarë fjalori përdorim mbas konferencave të shtypit, apo nëpër redaksitë tona. Ne e dimë secili se kush çka është, mirëpo duke respektuar kodin etik të gazetarisë, asnjëherë në jetë nuk e kam keqpërdorur ndonjë bisedë private të dikujt për marketingun tim, siç u keqpërdor afekti im për marketing të të tjerëve. Edhe njëherë nënvizoj faktin se i gjithë incidenti ndodhi pasi kishte përfunduar konferenca, ndërsa kameramanët e gazetarët i kishin mbledhur krejt kamerat e mikrofonat dhe ishin nisur të largoheshin. Pamjet të cilat mund t’i shihni edhe në internet janë përzgjedhur me një kujdes shumë të veçantë, gati-gati të përsosur, nga “kolegët” e Kohavisionit, ndoshta për fatin tim të keq pasi i kam trajnuar shumë mirë personalisht në Shkup gjatë viteve ’90.

    Publikisht iu kërkoj falje dy kolegeve, institucionit ku punoj, gjithë kolegëve të mi gazetarë, gjithë atyre që më kanë qortuar për gabimin e bërë, të cilin e pranoj, dhe shikuesve të emisionit tim, të cilët ma kanë dhënë besimin dhe përkrahjen e tyre.

    Ndërsa shkrimet e disa gazetarucëve, apo shoqatave të mjera të gjoja gazetarëve, as që më interesojnë. Fatmirësisht, ata janë “profesionistë” të vërtetë, siç e kanë ndjerë nevojën ta definojnë mirë edhe në emrin e tyre, duke u largu kështu nga ne, “joprofesionistët”.

    Është pikërisht kjo kastë e gazetarëve spekulantë e të korruptuar deri mbi kokë, të cilët e kanë degraduar veten dhe gazetarinë deri në maksimum, e që kërkojnë të mbulojnë pisllëkun e vet nëpërmjet linçimeve ndaj të tjerëve. Këta njerëz tregojnë se ende besojnë tek zgjidhja e problemit përmes linçimeve, diferencimeve apo edhe kërkesave për largime nga puna, si në vitet ‘80, në një kohë kur ekzistojnë gjykatat.

    Shpresoj që këta gazetarë do ta kërkojnë edhe dorëheqjen e Bernard Kushnerit, pasi ai e fyeu dhe poshtëroi gazetarin për një pyetje që ky i fundit ia bëri gjatë vizitës në Graçanicë.

    Gjithashtu shpresoj edhe që të qetësohen shpirtrat e ndezur të të gjithë atyre “qytetarëve” të nderuar, që e kanë marrë në inat Milaim Zekën e për pasojë edhe vendardhjen time, Drenicën - katund.

    Më ka habitur për mirë sjellja tepër korrekte, shumë civile dhe profesionale e Radio Dukagjinit, dhe kryeredaktorit të saj Feim Kurhasanit, të cilët i kanë pasur të gjitha të drejtat të reagonin ndaj incidentit ku ishte përfshirë punonjësja e tyre.

    Krejt për fund, iu garantoj teleshikuesve të mi se ashtu sikurse kam pasur guximin deri më sot të merrem me tema hulumtuese që kanë shkelur kallot e shumë njerëzve, të cilët sot e fërkojnë barkun duke u kënaqur me situatën ku gjendem, do të vazhdoj edhe në të ardhmen të merrem pa kompromis me të gjitha ato fenomeneve negative që e prekin shoqërinë tonë.

    Dhashtë Zoti që politikanë të të gjitha partive, por edhe hetues të EULEX’it t’i hapin dosjet edhe të ne gazetarëve, për të parë se kush i ka shërbyer gazetarisë dhe kush korrupsionit dhe mafisë.
    Kjo eshte nje vazhde e gjuhes qe perdor Mili, qe ne fakt eshte nje gjuhe ordinere dhe qe s'ka asnje lidhje me te qenit gazetar.

    Sepse ai sa per sy e faqe ka kerkuar gjoja falje dhe kete vetem "per hir te axhes se saj qe eshte familje e nderuar dhe qe ai e ka mik", por ne te vertete eshte thelluar me tej, duke ofenduar publikisht gazetaret e tjere, qe ai paturpesisht i quan "gazetaruce", "lugete"!?

    Ai duhet te mesoje se si kerkohet ndjese publike, jo vetem per ate qe ai ka ofenduar paturpesisht, jo vetem per teleshikuesit e "tij", por per te gjithe publikun shqiptar!

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    U bëra kurreshtarë se pse milaim "gazetari" përmend Kërqukun!

    Mirëpo, loja e shtrigave, e filluar nga disa “kolegë” të Kohavisionit, të cilët edhe në të kaluarën janë të njohur për linçime, izolime, dënime mediatike, etj., vazhdoi me Klan Kosovën dhe me disa gazetarë meskinë, të tipit Kërquki.


    Kjo paska qenë arsyeja:



    Pjesë nga shkrimi i Leonard Kërquku-t

    ....

    Ndryshe nga Milaim Zeka.

    Ky, të premten, ka fyer me fjalët më të rënda një kolege të nderuar gazetare, kur ajo e pyeti Kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqin për “Fondin Limaj” dhe për zgjedhjet serbe në komunat veriore të Kosovës.

    Dy temat rreth të cilave po debatohet në ditët e fundit.

    Milam Zeka, i cili ndodhej në Kuvajt bashkë me Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, pretendonte se në gazetari nuk mund të bëhen pyetje jashtë temës
    për të cilën është thirrur konferenca. Paj, nuk është për t’u habitur me këtë ‘konstatim’ për standarde të gazetarisë, kur marrim parasysh kush po flet për to.

    Logjikë normale për një tip si Milaim Zeka, të cilit një vit më parë, kolegu im, Artan Mustafa, ia kishte dhënë definicionin më brilant të mundshëm.

    "Ylli më i famshëm i brendshëm i kohës së fundit është Milaim Zeka, me ato debatet e modelit të Cimës dhe Lecit, që ta fyejnë inteligjencën”, kishte shkruar Mustafa në Express, në shkurt të vitit 2009.

    ...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Sefa
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Vendndodhja
    Aty ku demokracia eshte vlere
    Postime
    14
    [QUOTE=Daja-GONI;2741640]

    Tash te Milaim kali. Me cfare fytyre i thot vetes intelektual e gazetare? Me cfare fytyre i thot vetes shqiptare? Pas gjith atyre fjaleve banale, dhe asaje sjellje primitive, prej katunari te Drenices, del sot e gjoja kerkon falje. Une njehere mendova se ky far pisi me te vertete po e njifka vajzen ne fjale.

    =================

    Daja-Goni, me gjithe respektin per ju qe kam fituar nga postimet e mehershme ne disa tema, ne kete rast duke u munduar te ligjerosh per edukaten e tjetrit, po tregon nivelin e edukates suaj.
    Edhe nje vrejtje per te cilen e dhe me nxite te shkruaj ti dhe disa ketu, eshte se permes Milaimit shprehni tere urrejtjen e juaj personale per nje regjion te tere, ne kete rast per Drenicen.
    Po ta perkujtoj ty dhe te tjerve,se Drenica eshte term gjeografik per nje regjion, nese nuk e keni ditur.Ka rreth 200-300 mije banore, e nuk eshte Drenica as nje gazetar, asnje politikan.
    Nje keshille vellazrore; lereni lokalizamat se nuk eshte Kosova aqe e madhe qe ta coptojm edhe ne.
    sefa

  4. #144
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Gazetar lope ka plot.

    Edhe milaimi është një nga ato lopët gazetare.

    Sa mir e sjelli Mirjeta Baraliun llapi-pr.
    Ishte gjest i lopes , pa dyshim.
    Jo pse e tha atë cafrë e tha , po mënyrët si e tha.
    llapi-pr nuk e sjelli drejt , po deri diku.

    Troja ka qen e jona , kjo nuk ka dyshim Daja Gjoni , jam me ty.
    Pyetja nuk duhet ti shtrohet Bred Pitit , po atij qe e ka bë filmin , pra skenografit e regjisorit.
    Por ata jan njerëz të paguar nge lobi grek , dhe natyrisht se nuk do ta pranonin kurrë realitetin.

    Kjo lopa i pat thênë : "A e din ti që troj është në Shqiptare?!"
    Bredi ju përgjigj : " Të gjithë e din ku është Troja"

    Po , mbas konferences , nuk ishte atyky lopa tjete, milaimi për ta qortuar.
    Shume më keq i bjen kur të tjerët reagojn duke qeshur e duke e shikuar cuditshëm !

    Pse nuk reagoi milaimi me qeshje ironike , po honger m*t hajvani!
    Nejse , ma mirë , bile tash po e njohin shumë më shumë njerëz se kush e cafrë është ky lopë!


    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC , U KRYMB!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Gjesti ma shtazarak i zekes dhe zekani me nje burre, as do te guxonte me ate fjalore symesy te nderroje dy fjalegoje, se lere ma ta quaj dikend lope edhe aq ma debil i keq, kur gjoja kerkon falje se gjoja e paska axhen e saj shok e mik... ketu eshte kulmi i hipokrizise se nje hardhuci qe pretendon te jete nje bashibuzuk, si subashi i kryetarit pa asnje kompetence!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    [QUOTE=Sefa;2741848]
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin

    Tash te Milaim kali. Me cfare fytyre i thot vetes intelektual e gazetare? Me cfare fytyre i thot vetes shqiptare? Pas gjith atyre fjaleve banale, dhe asaje sjellje primitive, prej katunari te Drenices, del sot e gjoja kerkon falje. Une njehere mendova se ky far pisi me te vertete po e njifka vajzen ne fjale.

    =================

    Daja-Goni, me gjithe respektin per ju qe kam fituar nga postimet e mehershme ne disa tema, ne kete rast duke u munduar te ligjerosh per edukaten e tjetrit, po tregon nivelin e edukates suaj.
    Edhe nje vrejtje per te cilen e dhe me nxite te shkruaj ti dhe disa ketu, eshte se permes Milaimit shprehni tere urrejtjen e juaj personale per nje regjion te tere, ne kete rast per Drenicen.
    Po ta perkujtoj ty dhe te tjerve,se Drenica eshte term gjeografik per nje regjion, nese nuk e keni ditur.Ka rreth 200-300 mije banore, e nuk eshte Drenica as nje gazetar, asnje politikan.
    Nje keshille vellazrore; lereni lokalizamat se nuk eshte Kosova aqe e madhe qe ta coptojm edhe ne.

    Shume mire e ke ti. Edhe une ashtu mendoj, por jan pikerisht lokalizmat e kesaje qeverie qe na kan sjelle deri ne dere te magjupit. Eshte pikerisht kjo qeveri e cila e ka ndare Kosoven ne disa regjione. Nje ne piedestal e ka ngritur, deri te zoti, e te tjerat i anashkalon. Jo vetem familjaret dhe farefisin e ngushte dhe te gjere e kan fute rreth vetes, por edhe katunaret e vet. Une e di ku eshte Drenica, por po shof, te gjith po e shofim se cafre po bene qeveria drenicake. Nuk jam une duke bere ndarje, eshte pikerisht kjo gjenerate politikajsh qe e kan bere Kosoven si thesin e magjupes.

    Mitrovica i ka inxhinjeret me te forte, ne aspektin profesional, ne tere ballkanin. E kush ehste drejtor i minieres? Nje djalosh totalisht i pa dije, pa pervoje dhe i pa skrupullt nga Drenasi ( familjar i njerit nga udheheqesit e larte te PDK-se ). Dhe ky nuk eshte rast i vetem.Ke sa te duash.
    Katuni qe doket, kallauz nuk do-thot populli. E katuni i ashtuquajtur Kosove, sot eshte shteti ma i pa shtet ne rejt boten. Eshte edhe ma idobet se Palestina. Kjo e keqe nuk ka ardhe rastesisht. Kete te keqe e kan sjelle qeverite tona qe nga mbarimi i luftes e deri me sot. E sot eshte pra qeveria e Drenices, ajo qe e ka plandose. Na pelqeu apo jo, kjo eshte e verteta.

    Me nderime: Daja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 01-06-2010 më 16:15

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    ky tipi ka krahasu veten me Bernard Kushner hahahah sa qesharak qe eshte, edhe tragjik edhe komik historia e ti.

    Kushner nuk e ka ofenduar gazetarin, i ka thene: citoj" a jeni i cmendur, duhet te shkoni te konsultoheni te mjeku, dhe ata qe mendojne keshtu jane idiot dhe vrases.Kushner ka reaguar ne kete menyre sepse e njeh mire politiken serbe dhe propaganden e tyre, dhe duke e ditur mire qe asnjera nga ato pyetje dhe qendrime serbe nuk qendrojne ie eshte pergjigjur ne ate menyre.

    kurse Milaimi i ka thene koleges se vet" ju jeni nje lope, ha mu.t pasi qe je femen, ke probleme seksuale, menyra si eshte drejtuar koleges se vet per me teper nje femre eshte shume shume e ulet...


    eshte perpjek me kerku falje por ne fakt se ka bere aspak, ka ofenduar edhe me tutje koleget e vet , ne menyre indirekte...

    gazetaret kane te drejte te bejne pyetje nga me te ndryshmet per tema aktuale. qeshtja Limaj eshte aktuale tani, e shume qeshtje tjera, eshte shume e thjesht. gazetaret ne ate menyre bejne lajmin, gazetaret per nxjerrje , marrje informacioni per temat qe me se shumti i proukupon edhe popullin marrin edh cmime, shperblehen, me sa e di...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 01-06-2010 më 18:14
    When people fear their government,that is tyranny; when government fears the people, that is LIBERTY

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Shihe tash,qfare p.... ,mundohen ta lejne me faj gazetaren.
    Krejt bota dhe posaqerisht populli i Kosoves ishte dhe eshte i shqetesuar per korrupsionin ne vend,qe eshte gje normale,dhe gazetaret,sipas ketyre duhet ta pyesin Xhaxhin Kupi dhe Psikopatin Mili se qfare kane ngrene ne Kuvajt,ku kane fjetur,a kane qene krevatet e bute,a ka pasur femra atje,etj,etj,sepse gje me te menqur nuk kane sjell nga atje.
    Ne shtete ku dominonte komunizmi gazetaret i kane marre pyetjet te gatshme dhe nuk kane guxuar te pyesin jashte atyre pyetjeve qe iu jane pergatitur nga tipat si Mili & Co.,sepse sistemi ka qene i atille,thjeshte didakture.Dhe eshte shek.21sa per kujtese.
    Shkon Thaqi ne Turqi dhe flet per marrdhenje te mira me Turqine e ne anen tjeter ne Kosove perballet me korrupsionin me te larte qe njeh ndonje qeveri ne nje vend demokratik,nese meritojme te quhemi demokratik,shkon Sejdiu ne Malajzi dhe e njejta gje,shkon Jakupi ne Kuvajt dhe poashtu e njejta gje.
    Populli po ju thote keni vjedh dhe mbaruam nga kjo hajni e juaja e keta dalin dhe thone ,na kane pritur mire ne Kuvajt ose Turqi,dhe i kemi mardhenjet e mira.
    Po kujt i han k....se si i kane pritur atje.Populli jeton ketu e jo ne Turqi dhe Kuvajt e Malajzi.Malajzise e Kuvajtit nuk i hane se sa miliona vidhen ne Kosove.Kjo i han ketij populli.
    Milaimi ka krymbin e majte ne zemer qe kur dikush ia prek ai terbohet,mu si ato bishat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fattlumi : 01-06-2010 më 18:31

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin
    Une nuk e di kush eshte lopa, ne fund te fundit secili e tregon veten, por nje gje desha te ta them: Troja ka qene territor i yni. Ti ne dash besoje e ne dash mos e beso, pune e jotja. E pra ajo gazetarja qe i beri ate pyetje aq te guximshme nuk eshte lope. Ajo ( edhe pse une nuk e njof fare) eshte nje trimereshe e vertete. Ate qe shumica e arkeologeve tane e permendin vetem neper oda, gazetarja e RTK-se e permendi para nje publiku me peshe shume te madhe. Nuk ka lidhje se dikush qeshi, apo se te gjithe qeshen, nuk eshte me rendesi qe edhe ne Kosove dikush qeshi, ajo pra eshte shume me large se sa ata qe qeshen dhe do qeshin me kete konkludim te saje.Ajo pat guximin te thot: " Mos perhapni rrena, mos ndryshoni historine, largohuni nga te pavertetat qe me shekuj dhe pa nderprere i lanson Greqia. "

    Tash te Milaim kali. Me cfare fytyre i thot vetes intelektual e gazetare? Me cfare fytyre i thot vetes shqiptare? Pas gjith atyre fjaleve banale, dhe asaje sjellje primitive, prej katunari te Drenices, del sot e gjoja kerkon falje. Une njehere mendova se ky far pisi me te vertete po e njifka vajzen ne fjale. Por jo. Ky u ndez vetem e vetem se gazetarja nuk i paska bere pytjen balit kup aponges, si paskan deshte " zoterijte" drenicak. Pra e njollosi ne menyren me banale, e quajti lope, budallice, lavire ne menyre qe per fund ti kercenohet edhe me " nja dy shapulla ". Po ta them ty por edhe te tjereve qe do ta lexojne kete postim: Ne nje shtet ku kultivohen vlerat, Milaim katunari per 700000 vjet nuk do te kishte pase mundesi te mirret me punen e gazetarise. Por ketu i thone Kosove. Ketu nuk sundon mendja por stupci. Ketu nuk behet politika ne kuvend, nga intelektualet, por ne Broje, ne Malisheve, ne Skenderaj e ne Jezerc nga demagoget katunare.

    Troja ka qene toke e jona !!!
    Kur po flet për histori se e kujë është Troja dhe për katundet e Drenicës shumë po del historian i madhe dhe me shumë fakte për Trojën shqiptar. Po me dukesh shume modest, edhe fraronete Egjiptit te lashte ishin shqiptar edhe Atlantida është gjeneza jon shqiptare hahaaaa . Ka edhe këso senesh që ja marojmë qefin veti. Nuk janë konferencat e shtypit qe e marojnë historinë ton të lashtë edhe nëse është ashtu si kem qejf ne te jete ashtu se Troja është shqiptare apo edhe Atlantida.... Ajo behet prej fakteve shkencore e jo me përralla, se pastaj qeshin e na shajnë ... Pajtohem me ty pjesërisht ne konkludimin :
    Ne nje shtet ku kultivohen vlerat, Milaim katunari per 700000 vjet nuk do te kishte pase mundesi te mirret me punen e gazetarise.

    Por jo veç Milajim se me pas qene një Milaim nuk ishte kana edhe aq problem po plot qura e qurana qe me merren me gazetari si Jeta Xharra e edhe kjo gazetarja ne festivalin e Kanës nuk e meritojnë me u marr me gazetari.

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Shiqoni "gazetarin" e një dhe të vetmit televizion publik të Kosovës,si dhe dëgjoni fjalorin e tij prej rrugaqi,i cili kërcnon dhe ofendon gazetaren (një femër) me ...shikojeni!



    http://www.youtube.com/watch?v=CCoHw463ugk
    Per Milaim Zeken te tere e dime qe eshte shizofren por qe paska edhe te tille ne F.Sh, tani e kuptova (me te lexuar te komenteve )!!!!!!!

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Citim Postuar më parë nga Harudi Lexo Postimin
    Orangutan (m'ke ba me kesh)...ket milaim "gazetarin" vetëm duhet me qu e me ba cirkusllik para orangutanëve se përndryshe as ata se pranojnë t'a mbajnë të njëjtin emër...

    Ndoshta e ke vërejtë,se ky "gazetar" ku të mundet,sidomos nëpër TV ne Kosovë kur e thërrasin me ba cirkushane me të,patjetër se e përmend se ka punu si gazetar 16 vjet në Televizionin publik të Suedis (SVT)...rren dhe nuk skuqet.

    Një televiozion publik (TVS),i cili ka ndikim jashtzakonisht të madh në opinionin suedez për shtjellimin e temave serioze,emisoneve dokumentare,gazetaris hulumtuese etj...dhe tash paramendoje milaim "gazetarin" prej drenice e drejt në studio të TVS duke folë suedisht me theksin e tij para 8-9 milionëve suedez...

    Dhe asnjëri prej atyre "gazetarëve" që e ftojnë në emisionet e tyre për me ba cirkus'hane,nuke pyesin:
    -po mirë bre milaim,po si çka ke punu ne TV suedez,çfarë emisione ke bë,ti milaim si "gazetar" shumë vjeçar,sa shkrime i ke botu në shtypin suedez të asaj kohe dhe çfarë ke trajtu në ato shkrime-analiza të kohës!!!?

    Apo ndoshta përgjigjen e gjejmë nga disa debatues k'tu që debatojmë dhe n'a sjellin titujt e shkrimeve të shtypit suedez dhe emisonet televizive si "gazetar" hulumtues me autor "gazetari" milaim...

    Prandaj RTK-ja duhet të krenohet,se në mesin e saj ka një "gazetar hulumtues" me përvojë 16 vjeçare nga një televizion publik me renome të Suedisë,i cili për shkaqe atdhedashurie dha dorëheqje nga TVS dhe u kthye në Kosovë për të sjellë përvojat e gazetaris hulumtuese suedeze në RTK-ë,ani pse emisionet e tija hulumtuese i nisi me një vones disavjeçare derisa në pushtet erdhën pajtashët e tij,të cilët i dhanë hapsirën e duhur në RTK si dhe i dhanë autorizimin që t'u ndërhyjë gazetarëve tjerë,se çfarë pyetje duhet parashtru nëpër konferenca shtypi,kur kodoshët politik të Kosovës japin deklarata para kamerave....
    Mos pyet per analiza dhe sinteza po pyete se nga i ka rrenjet ky burre e trim sa te duash qe u rritem se bashku neper livadhe e duke loze gjithmon ai ka pas marak me pase boollica po bollicat kishin frig prej tij, dhe kurr rahat s,u be. Nje dite iku dhe shkoj ne Suedi ta importoj do kulture........... dhe e pruri Milazimi bollicen e drenices.

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Mua me befasojne disa ketu qe nuk po e ditkan se ne çfare korite pi uje Milan Zekoviqi.
    Ky pis eshte leter toaleti e hashim taqit,ate rol e ka kur te dh.... ky shkon me pastru dhe instruktor i shikut organizates kriminale te pdk

  13. #153
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    [QUOTE=Daja-GONI;2741912]
    Citim Postuar më parë nga Sefa Lexo Postimin


    Shume mire e ke ti. Edhe une ashtu mendoj, por jan pikerisht lokalizmat e kesaje qeverie qe na kan sjelle deri ne dere te magjupit. Eshte pikerisht kjo qeveri e cila e ka ndare Kosoven ne disa regjione. Nje ne piedestal e ka ngritur, deri te zoti, e te tjerat i anashkalon. Jo vetem familjaret dhe farefisin e ngushte dhe te gjere e kan fute rreth vetes, por edhe katunaret e vet. Une e di ku eshte Drenica, por po shof, te gjith po e shofim se cafre po bene qeveria drenicake. Nuk jam une duke bere ndarje, eshte pikerisht kjo gjenerate politikajsh qe e kan bere Kosoven si thesin e magjupes.

    Mitrovica i ka inxhinjeret me te forte, ne aspektin profesional, ne tere ballkanin. E kush ehste drejtor i minieres? Nje djalosh totalisht i pa dije, pa pervoje dhe i pa skrupullt nga Drenasi ( familjar i njerit nga udheheqesit e larte te PDK-se ). Dhe ky nuk eshte rast i vetem.Ke sa te duash.
    Katuni qe doket, kallauz nuk do-thot populli. E katuni i ashtuquajtur Kosove, sot eshte shteti ma i pa shtet ne rejt boten. Eshte edhe ma idobet se Palestina. Kjo e keqe nuk ka ardhe rastesisht. Kete te keqe e kan sjelle qeverite tona qe nga mbarimi i luftes e deri me sot. E sot eshte pra qeveria e Drenices, ajo qe e ka plandose. Na pelqeu apo jo, kjo eshte e verteta.

    Me nderime: Daja
    Politika në Kosovë gjithmonë ka qenë lokaliste një here ishin Gjakovaret në të gjitha postet politike,drejtor te kompanive Trepça,Feronikeli etj tani janë Drenicaket,por nuk janë fajtorë Gjakovaret e as Drenicaket,sot në Kosovë nuk mund të zgjedhet qeveri me votat e vetem një regjioni e aq më pak të Drenices,këta nuk i emroin Drenicaket ne funkcion se i duan madje nuk i emroin as ata qe janë të aft,i emroin do me të cilet mund të bëjn dallavere.

    Ky llojë i qeverisjes do të na perciell edhe më tutje,shiqoni partit politike,kryesit e tyre ato janë të mbushura me miq e shokë të kryetarve te partive,kur të vin këta në pushtet duhet tu gjejn ndonjë punë në institucione dhe ndermarrie publike miqve,shokve dhe familjarve te tyre,ky është realiteti ynë,partit politike funksionoin si klane,agjenci punsimi e perfitimi.

  14. #154
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    [QUOTE=Drenica 97;2743035]
    Citim Postuar më parë nga Daja-GONI Lexo Postimin

    Politika në Kosovë gjithmonë ka qenë lokaliste një here ishin Gjakovaret në të gjitha postet politike,drejtor te kompanive Trepça,Feronikeli etj tani janë Drenicaket,por nuk janë fajtorë Gjakovaret e as Drenicaket,sot në Kosovë nuk mund të zgjedhet qeveri me votat e vetem një regjioni e aq më pak të Drenices,këta nuk i emroin Drenicaket ne funkcion se i duan madje nuk i emroin as ata qe janë të aft,i emroin do me të cilet mund të bëjn dallavere.

    Ky llojë i qeverisjes do të na perciell edhe më tutje,shiqoni partit politike,kryesit e tyre ato janë të mbushura me miq e shokë të kryetarve te partive,kur të vin këta në pushtet duhet tu gjejn ndonjë punë në institucione dhe ndermarrie publike miqve,shokve dhe familjarve te tyre,ky është realiteti ynë,partit politike funksionoin si klane,agjenci punsimi e perfitimi.

    Shume e vertete, edhe ne kete menyre kurre ska me pas shteti i jone sukses dhe te ardhme. Punesimi duhet te behet sipas kualifikimit dhe meritave e jo pse e ki shok e jaran e dost dikend apo katundaret me te cilet je rritur, te cilet edhe pse se kane as ciklin e ulet mire te kryer , punesohen ne institucione shume te rendesishme, madje pas disa muajsh thone qe kane diplome fakulteti, une njoh rast konkret, mundem edhe me emer me permend, djal i drenices, i cili as shkollen fillore se ka te kryeme , emrin e vet nuk di me shkru, tani thote qe ka dy diploma fakulteti, dhe i cili punon ne nje insitucion shume te rendesishem ne Kosove. Kurse ne fshatin e ti, ka njerez shume te arsimuar te cilet edhe jane kthyer me MA degree nga perendimi, se kane nje mundesi pune. rast konkret njoh, turppppp ska ku shkon me turp se kjo. Partit politike duhet te angazhojne njerez qe jane te afte te jene edhe udheheqes, te arsimuar e jo rrugaq te rrugve qe marrin ka dy tri diploma falce sa per emer. ,me keq se katastrofe eshte gjendja ne Kosove.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arberl : 02-06-2010 më 23:03

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Arberl
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    48
    e sa per kete pseudo gazetarin qe eshte perpjek me i mesu te rinjet gazetar cfare pyetje te bejne, ky nuk meriton as qoban i lopeve me qene e lere me gazetar. Shihet kjart cfare niveli te ulet ka. Nuk do koment video.

    Shyqyr qe gazetarja ka pergaditur padi ndaj ti, dhe ishalla sjell edhe largimin e ti nga puna - me ne fund.

  16. #156
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Më duket se,efekti është arritur kundër "shrtrigës" sikurse e quan veten "gazetari"milaiim,apo të paktën dënimi mediatik kundër sjelljeve të tija nga pjesa absolute e komentuesëve të shumtë në gjithë mediat elektronike e të shkruara në gj.shqipe,si dhë nga forumistët e "Forumit Shqiptar".

    Me këto reagime kritike kundër sjelljeve të "gazetarit" milaim,përveç që milaimit i'u bë me dije se edhe në të ardhmen nëse bën ndonjë "gaf",do t'i vërsulen komentuesit për t'a dënuar mediakisht,ky rast mund të ndikojë dhe të vetëdisojë edhe shumë "gazetarë" tjerë se,si të sillen në të ardhmen në punët e tyre publike,(para publikut shqiptar).

    Kjo frymë e re e kritikës (linçim mediatik) në opinioni shqiptar duhet vazhduar edhe më tutje,qoftë edhe kundër ("gafave" politik") të politikanëve të ndryshëm në hapsirën shqiptare deri në kërkim falje,ose si mundësi e fundit e qytetarit, dënimi me mosvotim (sikurse ndodhi rasti më i freskët me ish-kryeminsitrin britanez Gordon Brow gjatë fushatës parazgjedhore,kur në mënyrë ofenduese u shpreh ndaj një gruaje-votuese dhe mëpastaj kërkoi falje publike)...

    Përveç opinioneve të forumistëve që i kemi këtu,për fund po sjellë edhe opinionet e komentuesëve të njërës gazetë proqeveritare (express),përndryshe ka edhe me qindra tjera opinione që dënojnë milaim "gazetarin" për sjelljet e tija,opinione të cilat i gjejmë në formë komentesh në gazeta,forume FB etj...



    Komentuesit,pas shkrimit të milaim "gazetarit",kinse për kërkim falje publike për veprimin që kishte bërë:


    Kujtim (PR): 2.06.10 në ora:21:26
    Game over. Milaim go home.


    E rekomandoj (+20) Nuk e rekomandoj (-2)



    lali (kosova): 2.06.10 në ora:19:09
    Me te vertete e dhimbshme për Kosoven me pasë kësi njerez në gazetarine tonë.


    E rekomandoj (+20) Nuk e rekomandoj (-2)



    drini (pr): 2.06.10 në ora:14:08
    Sikur mos te ishte nga nje familje e mire dhe e respektuar, dhe mos ta kishe axhen e saj “shok ” do te thote nuk do kerkoje falje publike…


    E rekomandoj (+34) Nuk e rekomandoj (-8)



    RRuca (PRishtine): 2.06.10 në ora:14:05
    “Në këtë konferencë kam pritur kryesisht pyetje të tipit: “Si e cilësoni vizitën në Kuvajt?”, “Çka iu premtoi mbreti i Kuvajtit rreth pavarësisë?”, “Kur do pranohet ajo?”, etj., e mandej pasi të kryhej kjo temë, të diskutoheshin edhe çështjet tjera. “

    Keshtu deklaroi Milaim Zeka ne kerkim “falje”: po kush je more ti me jau definu te tjereve pyetjet, ate cka ka deshiruar Milaim Zeka quhet DIKTATURE, edhe ne kemi luftuar kunder asaj.


    E rekomandoj (+37) Nuk e rekomandoj (-7)



    Arban (Prishtine): 2.06.10 në ora:01:37
    Falje duhet te kerkoj urgjentisht edhe KTV sepse me dhjetra here e publikoi videon me fyerje ndaj gazetares. Ky televizion privato-partiak e ka lendu dhe demtu gazetaren ma shume se Milaim Zeka. KTV e shkarkoi videon ne internet pa i hanger palla per dinjitetin e koleges se tyre gazetare. E sai perket Milaim Zekes, ka bere mire qe ka kerkuar falje, por ky njeri moti ka tregu se nuk e ka vendin ne TV. Shume je arrogant e mendjemadh o Milaim. Merre veten me te mire. Po thu se ke jetuar ne Suedi por e bere skandalin si me pas jetu ne Afrike e Azi. Nderkaq pajtohem se disa kolege tu, sidomos KTV dhe Klan Kosova, ta shfrytezuan kete gabim te madh me te linqu dhe me te zhduke.


    E rekomandoj (+60) Nuk e rekomandoj (-52)



    Për një Kosovë ndryshe (jashtë): 2.06.10 në ora:01:09
    Më neverit ky njeri dhe shkrimi i tij. Nuk ka nevojë të kërkosh falje, të paktën jo “kërkim falje” të këtillë: me sulme të tjera personale ndaj të tjerëve. Maska e këtij personi ra para kamerave, tani nuk ka më dyshim se kush është ky njeri dhe çfarë mentaliteti ka. Të shërbejë si dëshmi e arrogancës dhe paturpësisë së këtij individi dhe shkrimi i tij, ku kritikuesit e tij (shumica e shoqërisë kosovare) cilësohen si ‘lugetër’ etj. Hipokrizia e këtij personi nuk ka fund: paska dhe ‘respekt’ dhe ‘afirmoka vlerat e femrës’; luftoka me pasion dhe pa kompromis ‘fenomenet negative në shoqërinë tonë’.
    Unë akuzoj: akuzoj televizionin publik të Kosovës që nuk ndërmorri masa disciplinore të menjëherëshme; akuzoj policinë/prokurorinë që nuk ngre aktpadinë për abuzim verbal; akuzoj qeverinë e kosovës për krijimin e ambientit të tillë në shoqërinë kosovare, ku arroganca nuk njeh kufi dhe ku ‘të fortit’ janë të paprekshëm; në fund akuzoj shoqërinë Kosovare që zgjedh një pushtet të tillë!


    E rekomandoj (+113) Nuk e rekomandoj (-19)



    james (suedi): 2.06.10 në ora:00:41
    Kur njeriu kerkon falje, atehere duhet ti falet gabimi, por ky kerkim falje nga Milaim Zeka ishte me bisht.


    E rekomandoj (+81) Nuk e rekomandoj (-19)



    ish futbollisti (Ferizaj): 1.06.10 në ora:23:07
    Një kërkim falje që lirisht mund ta quash absurde, më shumë meret me gazetarët tjerë sesa me koleget që i quan “lopë e Danimarkës”.


    E rekomandoj (+86) Nuk e rekomandoj (-9)



    Lida (Berlin): 1.06.10 në ora:22:52
    I nderuari z..Zeka nuk kuptoj kerkesen e juaj per falje, ngase sa lexova e sa munda te kuptoj ajo vajza apo gazetarja ju paska ofenduar e para sic thate. Por eshte e drejte qe ju keni kerkuar falje per ofendimin qe ju keni bere. Megjithat se kuptova ajo gazetarja a ju ka kerkuar juve falje???....


    E rekomandoj (+22) Nuk e rekomandoj (-63)



    agim osmani (prishtine): 1.06.10 në ora:22:48
    O Milaim Zeka, mire burre, shume mire, tani ik, shpeto edhe ti dhe shpeto edhe partine qe i sherben, Ik, kthehu ne Suedi se atje ka pune per ty, vertet. E provove, nuk e ke pjekurine per gazetar, shko.


    E rekomandoj (+90) Nuk e rekomandoj (-11)



    bukuroshi_swe (Prishtine): 1.06.10 në ora:22:41
    Milaim, nese kjo eshte kerkim falja jote, atehere ruana Zot prej sulmeve tua!!!!


    E rekomandoj (+81) Nuk e rekomandoj (-11)



    Arta (Pr): 1.06.10 në ora:20:37
    Une po ja shoh shume per te madhe G.Express qe ja boton shkrimin.


    E rekomandoj (+65) Nuk e rekomandoj (-22)



    Realisti (Gjakove): 1.06.10 në ora:20:30
    Na ne Gjakove thojim: Selacka posla!


    E rekomandoj (+73) Nuk e rekomandoj (-19)



    Besa (Peje): 1.06.10 në ora:20:24
    Veshja me petkun e Drenices eshte fyrje edhe me e madhe dhe keqperdorim i rende!


    E rekomandoj (+68) Nuk e rekomandoj (-12)



    Lili (UK): 1.06.10 në ora:18:56
    Njehere ne nje interviste ne njeren nga programet argetuese ne Kosove pate thene “O vallahi vec puna e rinise t’Kosoves po rri ketu se isha kthy kahere (ne Suedi)”.
    Milaim, me kete te fundit cka ke bere e tash edhe me kete “kerkim falje”?!!!
    Aman shko, shko burre edhe freskohesh pak e ndoshta edhe merr kulture se SHUME po tu dufka (qe ne si rini nuk e kishim dite).
    Sa per rini, faleminderit shume por keshtu, nuk na duhesh!!!
    Resepekt gazetareve te KS-se se ma te veshtire e kane punen keta se sa SHPK-ja!!!


    E rekomandoj (+142) Nuk e rekomandoj (-27)



    hysni (prishtine): 1.06.10 në ora:18:45
    Te lumte Milaim, je ma i miri.


    E rekomandoj (+26) Nuk e rekomandoj (-204)



    Arieta (Prishtinë): 1.06.10 në ora:17:36
    Meqë qenka mbesa e mikut tënd, të vjen keq. S’e ke njohur kush është dhe i ke thënë ato idiotësira. Po ç‘rëndësi ka në e njeh dike apo jo që të sillesh në atë mënyrë? Kush je ti që ofendon tjetrën pa të thënë asgjë ty? Ku e merr të drejtën ti te fyesh nje femër? Kush je ti t’u tregosh tjerëve çfarë pyetje të bëjnë në një konferencë? Mos je gjë avokati i PDK-së?
    Ti kërkon falje dhe në të njejtën kohë flet per amaterizmin e gazetarëve, duke mos e parë nivelin tënd së pari njerëzor pastaj gazetaresk, po thuaj “lum e shyqyr” qe po jetoj në mes të Kosovës dhe me një “të kërkuar falje publike” vazhdon të jetosh siç ke jetuar deri sot…


    E rekomandoj (+174) Nuk e rekomandoj (-20)



    Dardani (Ferizaj): 1.06.10 në ora:16:22
    Ore zoteri, nuk funksionon keshte demokracia. Si figure publike qe jeton nga taksat e ketyre ‘lopeve te danimarkes’ duhet te largohesh urgjent nga skena mediave. Hajde pra po presim edhe nje hap te guximshem. Suksese.


    E rekomandoj (+148) Nuk e rekomandoj (-20)



    Filan Fisteku (Pr): 1.06.10 në ora:16:18
    Po mos te ishte ajo “nga një familje shumë e respektuar” nuk i kishe kerku falje a? NCNCNC. Jep doreheqje edhe zhduku prej skenes publike.


    E rekomandoj (+153) Nuk e rekomandoj (-19)



    analisti (Gilan): 1.06.10 në ora:15:23
    Kesaj i thone falje me bisht.


    E rekomandoj (+110) Nuk e rekomandoj (-14)



    ish Gilanasi (Gjilan): 1.06.10 në ora:15:14
    Jo bre burre, duhet te japesh deklarate ne polici dhe te japesh doreheqje nga RTK menjehere. Ndersa Shoqata e gazetareve duhet te nis procedure discipplinore dhe ta marre ate licence (nese e ke).


    E rekomandoj (+236) Nuk e rekomandoj (-31)



    loslocos (LOnder): 1.06.10 në ora:15:08
    Badihava po arsyetohesh, po shihet krejt.


    E rekomandoj (+199) Nuk e rekomandoj (-30)



    ardian: 1.06.10 në ora:14:58
    Per veprime si tuat kudo ne bote ose gazetari largohet nga puna nga shefi i vet, ose shefi jep doreheqje, por ketu dihet kush eshte shefi i shefave. E sa i perket gazetares se nderuar ajo do te duhej te beje padi private ndaj teje per fyerje te integritetit personal.


    E rekomandoj (+204) Nuk e rekomandoj (-21)



    tony (Prishtine): 1.06.10 në ora:14:33
    Ne ate skene e ke tregu ftyren e vertete. Kjo ka qene e mire se njerzit kane pas rastin me te njofte ashtu si je.


    E rekomandoj (+194) Nuk e rekomandoj (-22)



    ai djali atje (larg): 1.06.10 në ora:14:29
    “I kerkova falje se vinte nga nje familje e respektuar” se perndryshe nuk i kishe kerku a qysh? Cka ka lidhje veprimi i saj me familjene vet. Mos shkruaj ma o Milaim se vec je ka sharron. Jep doreheqje, kthehu ne Suedi edhe shpetona neve dhe veten.


    E rekomandoj (+213) Nuk e rekomandoj (-22)



    Shoki (Prishtine): 1.06.10 në ora:14:27
    Milaim Zeka eshte ilustrim dhe shembull i RTK-se.


    E rekomandoj (+166) Nuk e rekomandoj (-29)



    astrit (Gjakove): 1.06.10 në ora:14:27
    Ma se miri kish qene te mirresh me vehten tande!


    E rekomandoj (+178) Nuk e rekomandoj (-15)



    Fatbardhi (ne shpi): 1.06.10 në ora:14:14
    Cfare kerkim falje eshte bre kjo kur e filloni tekstin me akuze ndaj “lugeterve”.


    E rekomandoj (+206) Nuk e rekomandoj (-21)



    sweman (Suedi/Danimarkë): 1.06.10 në ora:14:13
    Nuk ka lidhje a e dije se kush ishte kolegja apo jo i nderuari Milaim, ti si njeri i pjekur, gazetar e baba nuk duhej të provokohesh në ate mënyrë, absolutisht nuk u desh të përdoresh një fjalor aq primitiv.
    Kërkim falje është në vend, dhe shpresoj se dicka nga ajo do të falet, apo me kohë harrohet!
    Po cka t’i bëjmë dëshprimit Milaim? Si t’i shikojmë emisionet e tua duke e ditur se si Milaimi trajton njerëz kur është i provokuar apo nervoz?
    (Fotografia e aeroportit do të përcjellë edhe një kohë të gjatë.)
    Pasi që jetoj në Suedi e afër Danimarkës, ma zgjove kureshtjen reth lopëve të Danimarkës. Ka dicka speciale reth këtyre lopëve?


    E rekomandoj (+212) Nuk e rekomandoj (-17)



    Matrix (Mitrovice): 1.06.10 në ora:13:24
    Nuk eshte e mjaftueshme vetem kerkim falja, per tu plotesuar duhet te largohesh nga skena televizive. Shembull per kete kemi dorheqjen e krytarit te Gjermanise i cili per shkak te nje fjale, hoqi dore nga posti. Kjo eshte transparenca e vertete, kjo eshte demokracia reale. Nese deshiron te nisësh nje tradite te mire ne gazetarine kosovare ky eshte pikerisht momenti, pastaj ke te drejte t’i kritikosh te tjeret. Ndaj, thjesht vetem largohu.


    E rekomandoj (+199) Nuk e rekomandoj (-23)



    ilir (Prishtine): 1.06.10 në ora:13:24
    Nuk e di se cili ishte roli yt ne ate konference. Me cfare kompetence ju u munduat qe te diktoni rendin e dites kur edhe vete ju jeni te barabarte me te gjithe gazetaret tjere. Me se miri edhe per juve edhe per komunitetin e gazetareve ne Kosove do te ishte qe ju te pushoni profesionin e juaj prej gazetari dhe te fitoni ndonje post qeveritar.



    E rekomandoj (+175) Nuk e rekomandoj (-23)



    Goni (Prishtine): 1.06.10 në ora:13:23
    A kesaj i thu kerkim falje a? Bash kisha pase qef me dite cka kishe me shkru me pas qene shkrim kritikues kunder dikujt!


    E rekomandoj (+176) Nuk e rekomandoj (-20)



    mentor (peje): 1.06.10 në ora:13:19
    Kerko falje sa te duash se e ke prishe…


    E rekomandoj (+173) Nuk e rekomandoj (-21)



    Fidaim (Runik): 1.06.10 në ora:13:09
    Edhe pse fjalet kane qene vertete ofenduese, dhe te patolerueshme, kerkim falja t’pranohet, me shprese qe fjalor i tille nuk perdoret nga asnjeri prej gazetareve pas cdo konference apo dicka t’ngjashem!


    E rekomandoj (+53) Nuk e rekomandoj (-168)



    luli (n´zyre): 1.06.10 në ora:13:04
    Sulmi eshte mbrojtja me e mire! Paraqitja e vetes ne kete rast si viktime eshte edhe nje fakt per joseriozitetin dhe joprofesionalizmin. Akuzat ne drejtim te gazetareve qe i ben jane atij tipi, qe ti vet ne shkrimin tend i nencmon apo i quan lincues.
    A bash ti si gazetar eshte dashte ta marresh rolin e avokatit te Jakup Krasniqit? Pse ai reagim kaq i pamend?
    Askush nuk te ka caktuar qe ti te merresh me kodik etik te sjelljeve te nje gazetari, apo edhe t´ja korigjosh drejtimin.


    E rekomandoj (+189) Nuk e rekomandoj (-28)
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  17. #157
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Milaim Zeka kërcënon lëvizjen “Çohu”
    Publikuar: E premte, më 04 qershor 2010







    Prishtinë, 4 qershor - Milaim Zeka ende kërcënon. Pas reagimeve të shumta, duke nisur që nga institucioni publik ku ripunon, asociacioneve të gazetarëve dhe reagimeve të shoqërisë civile për skandalin e shkaktuar ditë më parë në Aeroportin e Prishtinës, ai vazhdon t’i ofendojë ose t’i kërcënojë. Kërcënimi i fundit ka shkuar në adresë të lëvizjes “Çohu”, e cila ka kërkuar publikisht që Zekës t’i bëhet një ekzaminim mjekësor për sjelljet që bën. Në e-mailin kërcënues dërguar mëngjesin e së premtes, ai u kërkon ta lënë të qetë, përndryshe do t’u përgjigjet, siç shprehet “shumë rrastë”, nëse merren me të. Drejtuesi i lëvizjes “Çohu”, Avni Zogiani i ka thënë Kohavisionit nëpërmjet telefonit se rastin e kërcënimit nga Zeka e ka paraqitur në Prokurorinë e EULEX-it.

  18. #158
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Për: Milaim Zeka, ofendon gazetaret ne konferencë për shtyp

    Arrestohet Milaim Zeka
    Policia e EULEX-it pas bastisjeve të zyrës së gazetarit, Milaim Zeka e ka arrestuar atë.

    EULEX-i sapo e ka përfunduar intervistimin fillestar të Milaim Zekës, dhe ai tash ndodhet në zyrat e tij, ku po vazhdon bastisja e zyrave.

    Milaim Zeka, po intervistohet!

    Policia e EULEX-it është duke e intervistuar gazetarin Milaim Zeka, ndërkohë që më parë ia ka bastisur zyrat edhe gazetarit Milaim Zeka.

    Sipas burimit të Bota sot, bastisja dhe intervistomi janë bërë me motivin se Zeka ka gisht në frikësimin e dëshmitarëve në rastin e Grupit të Drenicës, dhe kjo është bërë nëpërmjet emisionit televiziv të tij, “Pa rrotlla”.

    Thuhet se një bastisje nga policia e EULEX-it po ndodh edhe në Skenderaj, që mund të jetë në lidhje me bastisjet që po bëhen në Prishtinë.http://www.botasot.info/kosova/25156...e-suedi-video/

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •