Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 139
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Republika e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave

    Qfare do i thonite evropese sikure te ju vije rasti te ju ndegjoi per mose hekjen e vizave vetem kosoves .

    SHPREHNU IPNE MENDIMIN TUAJE PA DORZA ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Do i thoja me plot gojen;
    Liroj Kosovate te udhetojne te lire . Kete e meritojne nga evropa. Besoj se Evropa nuk e ka harruar, ndihmen qe ja ka dhene Skenderbeu ne kohen e tij. Po mos tishte kane Skenderbeu, Turku e kishte bere lesh evropen e asaj kohe.
    Kete ata e dijne mire.
    Shqiptaret e kane edhe Nanen Tereze bije te veten. Evropa e ka per ndere kete shejtereshe.
    Atehe diqka spo kuptoj.
    Si mundet evropa me i ngujuar ate popull, qe beri aq shume per evropen.
    I dha dy uje te permasve boterore.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Sikur mua te me ipej rasti une do i thosha evropes se kosova e meritone liberalizimin e vizave me teper se Rumanija nje shtet gabel me nje papunsi mbi 2 milione po aqe sa esht e ter popullsia e kosove dhe po ashtu me nje komunitet rome po 2 milione super te varfer super te pa integruare super te rrezikshem per evropen .

    Poashtu edhe bullgarija nje vende i varfer me nje popullsi te pa pune sa gjysma e kosoves nje shtet me paga super te ulta ku bullgaret vijne dhe punoijne edhe ne kosove shto ketu edhe gabelizmine e racave te cilate jetoijne atje shume te pa pershtatshem per evropen


    Serbija nje shtet me nje popullsi gjenocidale kriminale e cila vetm keto 20 vitet e fundite beri me mijra masakra ne ballkane nje shtet me nje papunsi e cila shkone ne mbi 37% perafersishte 1 milione sa gjysma e popullsise se kosoves nje shtet i cili ka jetuare dhe jetone ende preije kredive me nje borxhe te jashtem preij 37 miliard dollarve perkunder 7 milione banorve qe ka .
    Shtet i cili ende e financone standartine e jetes se qytetarve te saije preije kredive

    Bosna nje shtet fantome me 1001 probleme nje bombe atomike ne mes te evropes e cila shume shpejte do shpertheje nje mikse etnike i pa pare ne evrope pa asnje shprese dhe perespektive per qytetaret e saij i pa deshiruare per te gjitha nacionalitetet te cilet jetoijne ne te

    Bosna nje shtet me nja papunsi mbi 47% po aqe sa gjysma e popullates se kosoves me probleme kozmike socijale me mbi 300.000 mije perfituese dhe invalide te luftes (Po aqe sa ka kosova te papune per momentine 300.000)



    Zoteri byrokrate pedera te bashkimite evropiane qfare reziku paraqet kosova per ju me teper se keto shtete te cilate sote levizine lirshem ne evrope ..




    Kjo eshte kosova evrope


    Kosova popullsia 2.4 milone banore
    Diaspora 700.000 mije
    (te gjithe me statuse te rregullte ne shtetet me te pasura te evropes dhe botes ku shumica e ketyre popujve te cilve ju ju heket vizate sote punoijne ne evrope neper firmate e shqiptarve te kosoves si
    Slovaket
    qeket
    polaket
    rumunet
    bullgaret
    serbet

    Ne kosove jetoijne 1.7 milone banore rezidente preije te cilve 800.000 mije jane femije dhe studente pa kurrfare interesi per te ikure nga kosova per faktine se jane te miture

    300.000 mije penzionera per te cilet nuke egzistone evropa

    Preije ketyre 1.7 milone banorve rezidente sa ka kosova sote mbi 50% ose gjysma jane te gjinise femrore qka do te thote se nuke ka tendence per emigrime apo nuke paraqete ndonje rrezike te ndonje fluksi emigrimi dreijt evropes

    (PER FAKTINE SE NUKE KA QENE DHE NUKE ESHTE NE MENTALITETINE TONE TE EMIGROIJE GJINIJA FEMRORE )

    Papunsija ne kosove ndoshta eshte e madhe po ta llogarisime ne perqindje e cila varijone preije 30% deri 35% pore ne numere kjo perqindje eshte e pa perfillshme per te paraqiture ndonje rrezike apo qfardo problemi per evropen

    Te pa pune ne kosove sipase statistikave zyrtare jane (260.000 mije)

    Pore kjo shifere munde te jet edhe fleksibel marre parasyshe faktine se shume njerez punoijne ne te zezen dhe perfitoijne edhe nga ndihma sociale


    Preije ketyre 260.000 mije te pa pune te kosoves 40% jane te gjinise femrore ndersa 160.000 mije meshkuje ..

    ATEHER TE NDERUARE BYROKRATE TE EVROPES 160.000 MIJE KOSOVARE PARAQESINE RREZIKE PER EVROPEN (EDHE SIKURE KETA TE GJITHE TE DONIN TE EMIGRONIN NE EVROPE..........



    Slovakija ka 500.000 mije rome te cilet jetojne ne varferi te skajshme dhe bejne jete primitive sikure ne kohrate e gurit ku shume preije tyre ushqehen edhe me QEJE te ngordhure shikone dokumentarine e ARDS dhe binduni vete ... dhe kjo nuke qe ndonje pengese per evropen



    Zoteri te bashkimite evropiane ju duhet ta dini se ne shqiptaret e kosoves jemi populle puntore dhe inteligente pore kemi edhe shpirte sipermarresishe diaspora shqiptaret e kosoves si asnje populle ne evrope dhe ballkane kane investime qindra miliarda jashte kosoves
    (kU SIPASE NJE STUDIMI VETEM NE ZVICERRE KU JTOIJNE MBI 200.000 MIJE KOSOVARE KANE TE INVESTUARA VETM NE IMMOBILIE PATUNDSHMERI MBI 35 MILIARDE FRANGA ...

    Nje krahasime slovenet jashte slovenise kane te investuara 10 miliarde euro


    Ju zoteri te evropese duhet ta dini se shqiptaret e kosoves kane me dhjetra miliarda te investuara ne rajone kane ne pronesi pothuaje se ter bregdetine kroate mala zez dhe ate shqiptare me dhjetra sipermarrje te fuqishme ne sloveni kroaci bosne pa llogariture ketu qekine slovakine hungarine austrine zvicrren gjermanin ameriken dubai maqedoni sudi norvegji belgjike angline e po thuaje se ter turqine jane ne pronesi te shqiptarve te kosoves


    Kosova me 2.4 milone banore ka numrine me te madhe te miliarderave dhe milionerave per koke banori ne evrope ..

    Ndashi hekna ndashi mose na hekni vizate pore nje te jeni te sigurte se ne shqiptare e kosoves nuke e kemi ndermende te ju lusime ase te ju bime ne gjunje pore edhe nje te jeni te sigurte se ne nuke do hyjme ne evrope si qiragjinje duke ju luture...



    Une e njofe dhe e dije kushe eshte evropa pothuaje se cepem cep evrope dueheshe te ndiheshe e privilegjuare qe te keshe ne mesine tende RACEN shqiptare ...


    KAQE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Europa shikon interesat e saja.
    Bullgaria ka turizmin e lire
    Rumania minerale nentokesore.
    Une them se e meritojme si prejardhje
    prsh

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar më parë nga Octapodus Lexo Postimin
    Europa shikon interesat e saja.
    Bullgaria ka turizmin e lire
    Rumania minerale nentokesore.
    Une them se e meritojme si prejardhje
    prsh

    Kosova ka me teper minerale nentoksore se sa rumania per koke banori



    Kosova ka rezerva ne LIGNITE mbi 13 miliarde te cilat po u konvertuane ne dollare i bie perafersisht 650 miliarde dollare gjashtqinde e pezdhjet MILIARDE DOLLARE

    Kosova ze vendin e 5 ne bote per rezervate e lingnitit



    http://www.answers.com/topic/kosovo


    Pa llogariture TREPQEN dikure gjiganti me i madhe i ish-jugosllavise dhe njeherishe eksportuesi me i madhe i saj ,i cili kishte te punsuare mbi 22.000 puntore


    Ndersa sa i perket bullgarise vetem ne shqiptaret e kosoves ne zvicerre fitoijme me teper se ter turizmi i varfer i bullgarise
    Ndryshuar për herë të fundit nga drifilon : 28-05-2010 më 16:44

  6. #6

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Evropa si nje kontinente "kurve " liberalizimi i vizave i krijon me shume pasuri evropes ,se sa humbje prej shqipetareve. Pasuria nentokesore e Kosoves, krijon konkurrence per evropen.Modernizimi i detit adriatik shqipetare ,krijon konkurrence per evropen.

    Diplomacia politike shqipetare eshte fajtori kryesore per izolimin e shqipetareve .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ne vitin 2011 shqiptaret e Kosoves do te jen me te izoluarit ne Evrope

    ne VITIN 2011 SHQIPTARET E KOSOVES DOTE JEN VENDI ME I IZOLUAR NE EUROP KURSE DIHET MIR QE SHQIPTARET E KOSOVES MESESHUMTI ANOIN NGA EUROPA DHE JAN PRO EUROPIAN PRO AMRIKAN NDOSHATA KET E KAN KEQ KUPTUAR MIQET TAN NDERKOMBTAR DHE PO LUAJN ME NE SI ME NJE FEMIJE PARASHKOLLOAR KURSE NJE KOMB SIQ ESHT AJ SERB ICILI ESHT KKOMBI ME ANTI EUROPIAN FITON PRIVILEGJ TE LEVIZ I LIRE NE VENDE TE EUROPES PA VIZA KJO TREGON SA TE TRASH JEMI NE NE KOSOVE

  9. #9
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    evropa e do serbin qe ajo mos te shkoje nga rusia, ndersa ju s`keni nga shkoni edhe per 100 vjet
    po te keni leke investoni ne shqipni, kjo do ishte gjeja me e mire per te gjithe

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fajon jep shpresa për liberalizimin e vizave për Kosovën

    Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, theksoi domosdoshmërinë që Kosova të marrë sa më shpejt udhëzimet e qarta nga Bashkimi Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave. “Shpresoj se 10 nëntori, dy ditë pasi që ministrat do të marrin vendimin për Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, të jetë një kohë e shkëlqyeshme për t’ju dhënë autoriteteve dhe qytetarëve të Kosovës lajme të mira”, u shpreh Fajon pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.Ajo ka përmendur disa kritere të rëndësishme për futjen e Kosovës në këtë proces, duke veçuar sidomos pasaportat biometrike, menaxhimin e integruar të kufirit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    “Konsideroj që ne si institucione, edhe si Kuvend, por edhe Qeveria, ka përmbushur shumë obligime dhe shumë kërkesa teknike për të lehtësuar ose për t’i kryer obligimet e veta në raport me kërkesat që i kanë pasur raportet e progresit për Kosovën dhe institucionet e saj”, tha Krasniqi. (Kosova sot)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    sot zonja fajon tregoj se kosova esht shumm larg liberalizimin te vizave per kosoven pra mos te endrojm kot por te kerkojm nga shteti am shqiperia qe ta naj lejon nenshtetsin shqiptare dhe dote ishte zgjidh ky problem
    kur serbet e kosoves kan drejt te paisen me pasaport serbe pse ne shqiptaret e kosoves te mos kemi mundesi te paisemi me dokumenta shqiptare tash sali berisha duhet te tregoj ftyren e ti se sa esht kombtarisht i sinqert

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Kosova nuk duhet ta mari kete veprim me mburje se cfare ka bere e kush ka qene ne te kaluaren.
    Nuk ka perse te mari pasaportat shqiptare per te udhetuar ne Shengen.
    Kosova duhet te plotesoje sa me pare kriteret teknike qe Europa kerkon, ne menyre qe te paraqitet denjesisht perpara Europes si shtet i barabarte me te tjeret dhe kjo eshte plotesisht e mundshme qe te realizohet ne nje kohe te shkurter.
    Eshte ne te mire te njohjes se Kosoves qe te plotesoje standartet ne menyre qe te realizoje heqjen e vizave per popullsine e saj.
    Shqiperia ame nuk u ka mohuar asgje Kosoves, por nese kosovaret duan te njohin shtetin e tyre te ri, kjo eshte rruga me e mire
    Ju uroj vellezerve tane qe sa me shpejt ti arijne kriteret dhe une besoj se pas me pak se nje viti kjo do te ndodhe.
    Gjerat e mira , arihen me durim.
    Tregojeni veten te civilizuar ashtu sikunder jeni ne te vertete.

    SUKSESE VELLEZER
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  13. #13
    Edhe un si Bardhi do i kisha then !

    Mos e harroni Skenderbeun !
    Mos e harroni Skenderbeun ! …Amanet ua le !

    Ai ju mbrojti kundër turkut, dhe ju s'na dini te miren, i mbyllni syt para keti fakti gjigand !
    Paramendoni vetem pakes sikur te mos ishte skenderbeu dhe shqiptaret, do te ishit te gjithe te islamizuar sot ?!



    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fajon: Do angazhohemi seriozisht për Kosovën

    Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se ajo dhe kolegët e saj në Parlamentin Evropian do të angazhohen seriozisht që Kosova të afrohet me BE-në dhe të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Deklaratën e saj, Fajon e bëri pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, ku ka nënvizuar se liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm për qytetarët. Fajon, u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të vazhdojnë me përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash dhe t’i realizojnë reformat, në mënyrë që deri në fund të vitit 2011, Kosova të jetë gati për t’u përfshirë në procesin e lehtësimit të vizave me Bashkimin Evropian. Ajo tha se liberalizimi i vizave është një proces teknik, andaj përjashtoi mundësinë që mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së të ketë ndonjë ndikim në këtë çështje.

    “Mendoj se mosnjohja nga shtetet anëtare nuk ka të bëjë me këtë proces teknik. Presim që Komisioni Evropian të lëshojë disa udhëzime të qarta - një strategji për heqjen e regjimit të vizave - dhe që Kosova të përqendrohet në zbatimin e këtyre kritereve”. “Do të jetë një rrugë e gjatë që do të kërkojë shumë, por mendoj se është e nevojshme të shkohet përmes kësaj rruge. Nëse do të ndodhë kjo deri në fundin e vitit të ardhshëm, mendoj se Kosova do të jetë në gjendje të hyjë në regjimin pa viza”. “Së shpejti Shqipëria dhe Bosnja do të hyjnë në regjimin pa viza dhe pas kësaj, vendet e Ballkanit që lëvizin të lira do të shkojë në 5. Shpresoj që së shpejti edhe Kosova do të jetë gati të hyjë në këtë regjim”, ka pohuar Fajon.

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi shprehu domosdoshmërinë për marrjen e një strategjie zyrtare të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Ai tha se në mungesë të dialogut dhe udhërrëfyesit zyrtar të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, institucionet kosovare kanë hartuar një udhërrëfyes nacional, të bazuar në udhërrëfyesit e vendeve të rajonit, porse ky dokument nuk u mjafton autoriteteve kosovare.

    Ndërkohë, për Kosovën thuhet se Komisioni Evropian duhet të shfrytëzojë 10 nëntorin - publikimin e së ashtuquajturës “Pako të zgjerimit”, për t’i dhënë Prishtinës udhëzime zyrtare për procesin e liberalizimit të vizave. (Kosova sot)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    E kaluara historike nuk është e arsyeshme të shfrytëzohet për raste të tilla kur e gjithë procesi varet nga puna që bëjnë personat juridik të vendit në drejtimin e shtetit.

    Rruga e Kosovës për në BE kalon nëpër disa faza, e ato janë:

    1. Studimi i fizibilitetit- që ka kuptimin e kryerjes, plotësimit dhe realizimit të rendit, sigurisë, qeverisjes së mire, sundimit të ligjit, ekonomisë stabile dhe shpejtim të reformave.
    2. Procesi i Stabilizim Asocimit- gjatë të cilit fillojnë negociatat ndërmjet shtetit që dëshiron të anëtarësohet në BE dhe përfaqësuesve legjitim të BE. Aty përfshihen çështje të tilla si: reformat në vend, sistemi i financave dhe lëvizja e kapitaleve, energjetika, çështjet e demokracisë dhe të shoqërisë civile, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, media, prona, aspektet gjinore, minoritetet etj.
    3. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit- e cila përfshinë gjithashtu negociata mes përfaqësuesve të BE dhe vendit tonë që pretendon anëtarësim në BE. P.sh. Shqipëria mbante çdo gjashtë javë negociata për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Kjo marrëveshje përfshinë: preambulën, parimet e përgjithshme, dialogu politik, bashkëpunimin rajonal, lëvizjen e lirë të mallrave, lëvizjen e lirë të shërbimeve dhe kapitaleve, drejtësinë dhe çështjet e brendshme, protokollet etj.
    4. Ftesa për në BE- bëhet atëherë kur mbahet ndonjë samit i shteteve anëtare të BE dhe vendoset t`i bëhet ftesë shtetit i cili ka plotësuar kriteret për t`u bërë anëtar i BE-së.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kosova duhet të marrë Strategjinë e vizave

    Kosova duhet të marrë pa shtyrje Strategjinë për liberalizimin e vizave, ka thënë raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek.

    Ajo në një intervistë për Radio Kosovën ka thënë se Kosova do ta marrë strategjinë e vizave.

    “Këtë ma ka konfirmuar personalisht komisioneri i Komisionit Evropian Pierre Mirel. Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian për të ushtruar trysni që kjo të bëhet sa më parë. Shpresoj, por nuk mund të them me siguri të plotë, se strategjia e vizave do t''i jepet Kosovës këta muaj, gjithsesi para vitit të ri. E di që Kosova ka plotësuar shumë prej kushteve, por jo të gjitha. Nuk kam informacione për datën e saktë, por mund të përsëris se jam në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Evropian, kurse sot pasdite për këtë çështje do të flas edhe me shefen e diplomacisë evropiane zonjën Ashton”, tha Lunacek.

    Ajo tha se fakti që Kosova ka mbetur e izoluar në Ballkan, është pikërisht arsyeja që vazhdimisht bën trysni tek Komisioni Evropian që sa më shpejtë të procedojë edhe me Kosovën.

    “Nuk guxojmë të lejojmë që populli i Kosovës të jetë në izolim kështu si është, kur kosovarët vetëm në pesë vende të botës mund të udhëtojnë pa viza. Parlamenti Evropian po bën trysni që të hiqet kjo gjendje. Jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me eurodeputeten sllovene Tanja Fajon, e cila është përgjegjëse për çështjen e strategjisë së vizave në Parlamentin Evropian dhe me të jemi marrë vesh që në fillim të nëntorit të bëjmë një takim me komisarin Stefan Fule dhe zyrtarët të tjerë të lartë, për të shtuar edhe më fort presionin tek Komisioni Evropian që Kosova të marrë menjëherë dhe pa asnjë shtyrje strategjinë e vizave”, tha ajo.

    Duke folur rreth dialogut që pritet të fillojë me Serbinë, Lunacek tha “Unë dua të shpresoj që të mos ketë ndonjë ndikim, mirëpo për shkak të situatës së krijuar për një kohë të gjatë mund të mos dihet se kur do të mbahen saktësisht zgjedhjet parlamentare, nëse ato do të jenë të parakohshme apo të jashtëzakonshme dhe se si kryeministri Thaçi do të menaxhojë me këtë krizë. Por mund të them se temat të cilat do të bisedohen janë ato që kanë të bëjnë me jetën e qytetarit, kështu që ato mund të fillojnë të zgjidhen përmes dialogut në nivel zyrtarësh të institucioneve të të dyja vendeve, pra nuk do të thotë se duhet patjetër të zhvillohet një takim me kryeministrash”. /Telegrafi/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Fajon: As Kosova nuk mund të mbetet e izoluar

    Bruksel, 9 nëntor – Raportuesja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, thekson se pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, as Kosova nuk mund të mbetet e izoluar, njoftojnë mediat e Tiranës.

    “Njerëzit më shumë se kurrë duhet të ndihen të lirë. Është koha që Komisioni Evropian të dalë me udhëzime të qarta dhe të gjejë një zgjidhje sesi të përfshijë Kosovën në regjimin pa viza", ka thënë Fajon në një komunikatë për media.

    Ajo ka ritheksuar se Kosova nuk guxon të mbetet "një vrimë e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor". Qeveria në Prishtinë, thotë ajo, ka për të kaluar një pjesë të rëndësishme të rrugës deri në heqjen e vizave, por njerëzve u nevojitet perspektivë e qartë evropian. (Koha ditore)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  18. #18
    Kujdes pra kujt po ia jepni votat në zgjedhjet e 12 dhjetorit!!!
    ( U pa puna e këtyre që ishin deri dje... )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #19
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  20. #20
    Evrope kthena kufinjt, e sa per vizat mbaj per vete.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •