Postuar më parë nga
Dar_di
Dita e Evropës, studentët kërkojnë liberalizim
Përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, me rastin e 9 Majit - Ditës së Evropës, para selisë së Komisionit Evropian kanë vendosur një objekt simbolik, me anë të të cilit shprehen pakënaqësinë me procesin e liberalizimit të vizave duke kërkuar nga institucionet ndërkombëtare e vendore, që të përshpejtohet ky proces.
Objekti i vendosur të cilin e vendosën përfaqësues të kësaj organizate studentore, kishte hartën e vendeve të rajonit dhe të drejtën e tyre për lëvizje të lirë, ndërkaq në mesin e vendeve të rajonit, vetëm Kosova nuk e ka një mundësi të tillë.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Selim Daku tha se ky objekt, të cilën e kanë sjellë para selisë së Komisionit Evropian, paraqet gjendjen e shtetit të Kosovës, të cilit i pamundësohet lëvizja e lirë.
“Ne me këtë akt paraqesim pakënaqësinë tonë për mos lëvizje të lirë dhe kërkojmë nga instancat evropiane, Komisioni Evropian, por edhe nga qeveria jonë, që të përshpejtojnë procedurat e liberalizimit të vizave edhe për ne studentët edhe për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet lëvizja e lirë e studentëve, të zhvillohen hulumtime në vende tjera, ku tani është e pa mundur”, ka thënë Daku.
Ai tha se marr në krahasim gjendjen e shtetit të Kosovës me shtetet në rajon, “nuk jemi edhe aq larg”, bile sipas tij, në disa aspekte në krahasim me shtet tjera “jemi shumë më larg se ta”. Daku tha se për këtë arsye është e pa drejtë që nuk u mundësohet lëvizja e lirë vetëm qytetarëve të Kosovës.
ZËRI
Krijoni Kontakt