Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 139
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Evrope kthena kufinjt, e sa per vizat mbaj per vete.
    Hë mo Ilirian, çfar do thuash me këtë, se më mirë të ngelemi kështu të izoluar në strofullin prej 10.887 km në katrorë?

    Gjithçka me kohë dhe në vend të vet. Shpresojmë t`i vie radha edhe rikthimit të kufijve, por jo të mbetemi pa viza. Përfaqësuesit politik shqiptarë po deklarohen se bashkimi do të ndodhë në Bruksel. Kështu kërkon edhe rendi evropian në të cilin mëtojmë të jemi pjesë edhe ne.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    haha, titulli i temes m'bon me kesh..kishi ka fol Kosova dhe tash Evropa meniher gaditun po rrin lol..po doni me i hek vizat e tani me lon mamush Kosoven that ju aa?? e qe hiq s'kan mi hek, plasni qaty ho ...ni dit s'kan qare pa ja hek edhe Ks po mos u merzitni..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Hë mo Ilirian, çfar do thuash me këtë, se më mirë të ngelemi kështu të izoluar në strofullin prej 10.887 km në katrorë?

    Gjithçka me kohë dhe në vend të vet. Shpresojmë t`i vie radha edhe rikthimit të kufijve, por jo të mbetemi pa viza. Përfaqësuesit politik shqiptarë po deklarohen se bashkimi do të ndodhë në Bruksel. Kështu kërkon edhe rendi evropian në të cilin mëtojmë të jemi pjesë edhe ne.
    Jo eshte mir qe te hapen kufinjt, por para kesaj, duhet definuar se ku i kemi keta kufinje !
    Tani qe Kosova do te hyj ne BE,.. un po behem garant i keti premtimi ! Po qe ekonomia e vendit do te lulezoi si eshte me mir vetem pse kem hyr ne evrope,.. ketu nuk duhet fort mbajtur shpresa.
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2009
    Postime
    220
    Evropa si gjithe here kuder dhe e pa bese ne gjdo vendim te sajna bije viktim e gabelev te rumunit,grekut,,spanjes etjrev,,dhe per kete kosova nuk futet ne libralizimin evizav,,,

    Kur edhe tjetra everopa tallet me kosovaret se po bejen hajni,,,kushe e mbi kqyre ketu ne kosova ligjin dhe drejtesin,,,,Euleksi...
    si nuk ju vije fije turpi evropes kur per gjdo dite zinen duke kontrabanduar vete sende me dogan pa dogan ne gjithe kosoven vete zyrtaret e euleksit dhe disa pjestare te kforit me qka u dokumentua me transportimin e derviatve pa dogan ne kompanit private ne kosove gjoja per kforin keto..
    Po keta jane shkelsite me te mdhej te ligjit dhe drejtsis ne europ....
    Evropa si i jap libralizim te vizave bosnjes kur e shkel marrveshjen me ceftan ne rastin ekosoves,,a nuk eshte kjo shkelje per evropen aa evropa kuder ishte dhe do te mbetet edhe per ku me dite se saaaaaaa
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 10-11-2010 më 03:08

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Jo eshte mir qe te hapen kufinjt, por para kesaj, duhet definuar se ku i kemi keta kufinje !
    Tani qe Kosova do te hyj ne BE,.. un po behem garant i keti premtimi ! Po qe ekonomia e vendit do te lulezoi si eshte me mir vetem pse kem hyr ne evrope,.. ketu nuk duhet fort mbajtur shpresa.
    E ke fjalën për kufij shtetërorë, apo për kufij në aspektin kombëtar?

    Kufijet shtetërorë të Republikës së Kosovës janë të definuar dhe njohur ndërkombëtarisht nga mëse 70 shtete. Sa i takon kufijve që vën në spikamë kujtesën historike, apo kombëtare, ajo është diçka tjetër.

    Pa dyshim zhvillimi ekonomik është garantë e një stabiliteti dhe funksionimi të shtetit që pretendon integrim në struktura euro-atlantike.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Rrezoni Enverin se ai ju ka izolu , po doni te keni viza ! ha...ha...ha...

    Ja na shikoni neve te Shqiperise ! Sa rrezuam Enverin , menjehere e hoqem izolimin ku ai na futi !
    Vetem se u detyruam me ble gomone per me kalu detin , apo openga per me kalu malin !

    Europa e morri vesh 20 vjet me vonese qe Enveri kishte vdeke ! Nuk eshte faji i saj qe ne jemi te izolum !!!!!

    Kur vijne mendte , nuk t'i hane as qente !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Lunacek: Kosova do të nisë dialogun për viza brenda javësh

    Vienë, 14 nëntor- “Më vjen keq ta them, por ende nuk ka ndodhur fillimi i dialogut për vizat me Kosovën, por shpresojë se do të fillojë së shpejti”. Kështu është shprehur në një intervistë të shkurtër për “Zhurnal”, Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në Parlamentin e Evropës.

    Madje sipas saj, ky dialog nuk do të thotë se do të nisë këtë javë, por është shprehur se kjo pritet të ndodhë brenda disa javësh.

    E pyetur nëse vendi i ka përmbushur kushtet për nisjen e këtij dialogu,Ulrike Lunacek tha se është e bindur se Kosova i ka arritur ato standarde. Megjithatë, ajo nuk deshi të japë përgjigje të prerë nëse zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Kosovë, do të jenë pengesë për të nisur dialogun e shpejtë për liberalizim të vizave.

    “Shikoni, ka disa që thonë që le të presim përfundimin e zgjedhjeve, sepse po ta bëjmë tash, i ndihmon disa parti e nuk i ndihmon të tjerat, por unë nuk shpresoj në këtë variant, por megjithatë nuk e di”, tha ajo. (Koha ditore)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Malstrom: Nuk e kemi harruar Kosovën

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Çështjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ka thënë se Kosova nuk është e harruar në procesin e liberalizimit të vizave.

    Në një intervistë për ‘DW’ , Malmstrom ka thënë se janë disa kushte, të cilat duhen parë nga autoritetet kosovare. “Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë për t’i ndihmuar dhe unë shpresoj se shumë shpejt ne do të nisim dialogun me ta për procesin e liberalizmit të vizave”, ka thënë Malmstrom. Ajo tha se Shqipëria i plotësoi të gjitha për t’u marrë vendimi për liberalizimin e vizave. “Autoritetet në Shqipëri kanë nisur me kohë një fushatë sensibilizuese për qytetarët. Ne jemi duke e monitoruar edhe këtë proces dhe kemi marrë garancitë se mesazhet po përcillen qartë tek popullata”, tha ajo. (Kosova sot)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  9. #29
    Sa here duhet Europa tjua heqi vizat Shqiptareve ? Merni ore pashaportat Shqiptare se jeni Shqiptar dhe ja ku mbaroj cdo gje Skeni pse ja shtrini doren atyre
    Revolution 1848

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kushtet për liberalizmin e vizave

    Një paraqitje e shkurtër e disa kushteve të cilat kërkohet të plotësohen nga Republika e Kosovës, në mënyrë që ajo të fitojë mbi liberalizmin e vizave.

    Ndër këto karakteristika kryesore dhe nevoja të domosdoshme që Republika e Kosovës dikton të kalojë dhe gjendja reale në të cilën ndodhet ajo, mësojmë mëposhtë, kushte këto që BE i kërkon.

    Lufta kundër krimit të organizuar. Krim i organizuar është edhe privatizimi i segmenteve jetike të shtetit. Përdorimi i tyre për të përfituar miliona euro. Fenomene me të cilët politika në Republikën e Kosovës është tejet e lidhur. Në të dytën, korrupsioni, i cili nuk ka ndonjë ndryshim nga krimi i organizuar, ka vërshuar tashmë në çdo qelizë të jetës. Nuk ka institucion të rëndësishëm apo edhe më pak të rëndësishëm të këtij vendi, që nuk është përfshirë në akuza për korrupsion.

    Presioni mbi gjyqësorin, një tjetër sëmundje e demokracisë në rritje në këtë vend.

    Shtetasit e Republikës së Kosovës duhet të pajisen me pasaportën biometrike e me kartat e identitet, ku me këto të fundit tashmë janë të pajisur. Pra, Kosova duhet të plotësojë kushtet teknike që kërkohen nga BE-ja për liberalizimin e vizave si dhe kushte të tjera.

    Pasi që Komisioni Evropian të gjykojë se situata është e kënaqshme, do të vendosë për të nisur një dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën, nga i cili dialog do të hartohet një strategji. Ky dokument do të përcaktojë hapat e nevojshëm dhe standardet të cilat Kosova duhet t’i përmbushë për të ecur më tej.

    Dialogu do të bazohet në takime të ekspertëve dhe të misioneve të vendeve anëtare, duke përfshirë edhe ekspertë për të mbledhur informata mbi përmbushjen e standardeve.

    Fushat ku mund të vendosen kushtet janë: migrimi ilegal dhe rikthimi, që përfshin menaxhimin e kufijve, përgjegjësinë e transportuesit, politikën e azilit, si dhe menaxhimin e migracionit; rendi publik dhe siguria, që përfshin parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit; bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e të dhënave; marrëdhëniet e jashtme dhe të drejtat themelore, që përfshin lirinë e lëvizjes, kushtet dhe procedurat për lëshimin e dokumenteve të identitetit, të drejtat qytetarëve dhe mbrojtjen e pakicave.

    Pjesa tjetër i takon rendit dhe ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, luftimi i krimit të organizuar dhe siguria kombëtare janë fusha ku Kosova nuk pritet të bëjë ndonjë përparim të madh. Në fakt me disa zhvillime që po ndodhin tani, si miratimi i ligjeve që kanë lidhje me gjyqësorin dhe prokurorinë, procesi i riemërimit të gjykatësve dhe riorganizimi i policisë, duke shtuar këtu edhe mungesën e vullnetit të mjaftueshëm politik për t`i forcuar këto institucione, nuk priten zhvillime shumë pozitive në një periudhë të afërt.

    Edhe çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën po ashtu do të jetë vendim politik, por për faktin se misionet e BE-së këtu në Kosovë janë në rolin e monitoruesit dhe të referuesit, Kosova do të kalojë në një numër më të madh filtrash se vendet e rajonit. Prandaj ndryshimet duhet bërë të dukshme në terren për t`u siguruar që liberalizimi të arrihet në një periudhë 3-4-vjeçare.

    Në një analizë të saj Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka vlerësuar se Kosova është vendi më i izoluar në botë, pas Afganistanit. Qytetarët e shtetit afgan mund të udhëtojnë pa viza në 22 vende të ndryshme, ndërkaq kosovarët, me pasaportën e re të shtetit të Kosovës, pa viza mund të udhëtojnë vetëm në pesë vende: Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, Turqi dhe Haiti.

    Përmbledhur nga lexime dhe hulumtime të ndryshme.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Bruksel: Rexhepi thotë se Kosova është e gatshme për dialog të vizave

    Bruksel, 23 nëntor – Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, sikur edhe reforma e sistemit gjyqësor janë temat kryesore të konferencës dyditore të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit që ka nisur të hënën në selinë e BE-së, në Bruksel. Kësaj radhe përsëri është gjetur një formulë e pranueshme për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës dhe të Serbisë dhe kjo duke përmendur në program vetëm emrat e pjesëmarrësve, por jo edhe shtetet nga vijnë. Bashkimi Evropian vazhdon ta konsideroj Ballkanin Perëndimor si burim apo transit për krimin e organizuar dhe trafikimet e ndryshme ilegale, prandaj edhe dëshiron që të ketë bashkëpunim më të madh mes vetë vendeve të rajonit sikur edhe të këtyre vendeve me BE-në në luftimin e dukurive negative. Kosovën në këtë takim po e përfaqëson ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë në largim, Bajram Rexhepi.

    Ai në paraqitjen e tij ka përshëndetur vendimin për liberalizimin e vizave për vendet fqinje të Kosovës, përfshirë së fundmi edhe për Shqipërinë dhe Malin e zi, dhe ka kërkuar që edhe Kosovës t’i jepet rasti duke hapur dialogun për vizat. Rexhepi ka thënë se Republika e Kosovës është e gatshme që të fillojë dialogun me Komisionin Evropian. „Ne kemi marrë disa hapa proaktivë në këtë drejtim; kemi miratuar Ligjin mbi ripranim, strategjinë e planit të veprimit mbi riintegrimin e personave të riatdhesuar, jemi duke digjitalizuar të gjithë librat e regjistrit civil dhe e kemi lansuar tenderin për pasaporta biometrike“, ka numëruar disa nga aktivitetet që po i bën Kosova për të nisur dialogun për liberalizimin e vizave me BE-në. Rexhepi ka folur pozitivisht për ndihmën e EULEX-it dhe të Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë në këtë drejtim. Ai ka thënë se Kosova po vazhdon me negociatat dhe nënshkrimet e marrëveshjeve për riatdhesim me vendet anëtare të BE-së. Ka folur edhe për bashkëpunim me vendet anëtare për ndihmë në kthimin vullnetar, por ka shtuar se Kosova gjithsesi vazhdon me planin e saj për të zbatuar strategjinë e riintegrimit për të gjithë të kthyerit. Sipas tij, Qeveria e Kosovës këtë vit ka alokuar gjysmë milioni euro për zbatimin e kësaj strategjie, ndërsa për vitin që vjen kjo shumë është planifikuar të rritet në 3.5 milionë euro.

    Rexhepi ka folur edhe për bashkëpunim me EULEX-in si dhe me organet e vendeve fqinje në goditjen e grupeve të krimit të organizuar dhe trafikantëve. Këtu ka përmendur edhe hetimet për rastin e humbjes së jetëve të qytetarëve të Kosovës në lumit Tisa. „Paralelisht me luftimin dhe parandalimin e migrimit ilegal, ne duhet hapur rrugë për stimulim të migrimit legal. Imigrantët kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Kosovës“, ka thënë Rexhepi, duke kërkuar nga BE-ja dhe nga vendet anëtare ta trajtojnë Kosovën sikur të gjitha vendet e tjera të rajonit në procesin e negociimit të marrëveshjeve të ndryshme në fushën e migracionit. Takimi vazhdon edhe të mërkurën kur do të flitet për reformat në gjyqësorë, depolitizim të kësaj fushe e cila për BE-në është ndër kriteret kyç për ecjen e vendeve të rajonit drejt integrimeve evropiane. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  12. #32
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119

    Ja Se Kush Eshte Evropa!

    Evropa anti shqiptare izolon diskriminon shqiptaret,njehkosisht i hap rrugen per integrim ne bashkimin europian kasapve te ballkanit Serbise!!
    kjo eshte evropa laviere,e ecila insiston qe te fuse ne bisedime prishtinen me beogradin vetem e vetem per te ndare kosoven!!!

    http://www.srbija.gov.rs/vesti/vest.php?id=71262

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Reuters: BE-ja së shpejti hapë dialogun për viza me Prishtinën

    Londër, 25 nëntor - Në javët e ardhshme, ose më së largu deri në fund të vitit Bashkimi Evropian do të hapë dialogun për viza me Prishtinën. Kështu thuhet në një analizë të agjencisë Reuters kushtuar raporteve të BE-së me Kosovën, të cilën e transmeton RTK-ja.

    Hapja e këtij dialogu për viza do të ishte një inkurajim i madh për qeverinë e Kosovës dhe një sinjal i fortë se vendi është i vendosur fuqishëm në binarët e integrimit në BE. Reuters citon disa zyrtarë të Bashkimit Evropian të kenë argumentuar se, “sa më shpejt fillon të hapet dialogu për viza aq më mirë, pasi Kosova ka nevojë të inkurajohet për të filluar bisedimet e rëndësishme me Serbinë për çështje praktike”. Ndonëse Beogradi dhe Prishtina janë pajtuar për fillimin e bisedimeve ende asnjëra palë nuk ka bërë ndonjë lëvizje në drejtim të fillimit të takimeve formale. Reuters shkruan në analizën e vet se disa diplomatë evropianë kërkojnë me ngulm hapjen e dialogut për viza me Kosovën, sepse siç thonë ata, mund të ndodhë që politikanët e Kosovës të kushtëzojnë fillimin e bisedimeve me Serbinë me nisjen e dialogut për viza me Bashkimin Evropian. Ndonëse Kosova është një vend i vogël dhe i varfër prej 2 milionë banorësh, ajo mund të jetë çelësi i stabilitetit në rajon, i cili ka qenë i përfshirë për disa dekada nga konfliktit etnike.

    Në tërësi, Brukseli ka një politikë të qartë ndaj Kosovës. Ai thotë se Prishtina mund të bëhet anëtare e BE, por vetëm kur të përmbush kushtet. Ajo që për Bashkimi Evropian paraqet shqetësim të shtuar është migracioni i paligjshëm. Ndonëse se Kosova është një vend i vogël, me një popullsi prej rreth 2 milionë, qytetarët e saj tashmë përbëjnë grupin e pestë më e madhe e azilkërkuesve në BE. Sidoqoftë shkruan Reuters, shtyrja e dialogut për viza me Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian do të përbënte një turp. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  14. #34
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Zoti bereqet me kesi kushte cfar lexova!

    Pa viza, por nën kontroll dhe xhepin plot


    Agjensitë e huaja të lajmeve kanë shkruar dje sërish mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe shqetësimin që egziston për mbarëvajtjen e këtij procesi. Sipas tyre, qeveria shqiptare duhet t'i informojë qytetarët shqiptarë mbi rregullat e kalimit në vendet e listës Schengen dhe fondet minimale që kërkohen në postat kufitare të çdo shteti.
    Në qoftë se qytetarët nuk kanë fondet e duhura, atyre mund t'u refuzohet kalimi në këto vende, siç qe rasti i një çifti shqiptar nga Maqedonia, të cilëve ju refuzua hyrja në Belgjikë, sepse kishin 52 Euro më pak se minimumi i lejuar.


    Qytetarët shqiptarë sërish do të jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit, për shembull:
    - Biletat e avionit duhet të jenë me rikthim, ndryshe refuzohet hyrja në vendet Schengen.

    - Atyre që shkelin afatet e qëndrimit, ose kërkojnë azil, do t'iu refuzohet hyrja në vendet Schengen nga 3 deri në 5 vjet.

    - Atyre që kryejnë vepra penale do t'iu mohohet hyrja përgjithnjë.

    Këtu janë lista e vendeve të Schengenit dhe fondet minimale që do t'iu kërkohen qytetarëve tanë:

    * Austria - Prova e fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
    * Belgjika - 38 euro në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel
    * Republika Çeke - 0. 5 herë minimumin jetik në ditë, nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik, nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muaj të qëndrimit. Shuma të reduktuara me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjeç
    * Danimarkë - 350 DKK (50 euro) për çdo ditë të qëndrimit
    * Estoni - 600 ËK (38.5 euro) për çdo ditë të qëndrimit
    * Finlandë - 30 euro për çdo ditë të qëndrimit
    * Francë - 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore
    * Gjermani - 45 euro për çdo ditë qëndrimi
    * Greqi - 20 euro në ditë me një minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëluar me 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit
    * Hungari - 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hyrje
    * Itali - 1 deri në 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro
    * Letonia - 10 LVL (14 euro) në ditë për qytetarët që vizitojnë familjarë apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) për ata që prenotojnë hotel
    * Lituania - 40 euro për çdo ditë qëndrimi
    * Luksemburg - Prova të fondeve vlerësohet në bazë të rasteve
    * Maltë - 37 euro për çdo ditë të qëndrimit
    * Poloni - PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qëndrimit
    * Norvegji - 500 NOK (62 euro) për çdo ditë të qëndrimit me miq apo familjarë
    * Sllovaki - 3450 SKK (114.51 euro) për çdo ditë të qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nën 16 vjeç
    * Slloveni - 70 euro për çdo ditë qëndrimi, shuma ulët 50% për të miturit, të cilët janë pjesëtare të familjes së udhëtimit
    * Spanjë - 57,06 euro në ditë, me një minimum prej 513.54 euro për person
    * Suedi - 360 SEK (38.67 euro) për çdo ditë të qëndrimit.

    Që herët vendet e BE-së kanë shprehur shqetësim lidhur me fluksin e qyetatarëve drejt vedneve të Europës që mund të pasojë lëvizjen e lirë dhe kërkesat për azil, që sipas vendimit janë të palejueshme.
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    S’ka datë të caktuar për liberalizim të vizave

    Nuk ka datë të caktuar për liberalizim të vizave për Kosovën, ka deklaruar të hënën eurodeputetja Ulrike Lunacek duke komentuar deklaratën e kryeministrit në largim Hashim Thaçi, se nëse ai do të jetë sërish kryeministër, brenda 15 muajve Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

    Këto komente Lunacek i bëri të hënën pas takimit me ministrin në largim të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i cili është shprehur optimist se Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

    Rexhepi, siç raporton RTK, ka thënë se Parlamenti Evropian është i interesuar që të përcjell zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë dhe se shtatë anëtarë nga ky institucion do të jenë prezentë gjatë zgjedhjeve. /Telegrafi/
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  16. #36
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Edhe un si Bardhi do i kisha then !

    Mos e harroni Skenderbeun !
    Mos e harroni Skenderbeun ! …Amanet ua le !

    Ai ju mbrojti kundër turkut, dhe ju s'na dini te miren, i mbyllni syt para keti fakti gjigand !
    Paramendoni vetem pakes sikur te mos ishte skenderbeu dhe shqiptaret, do te ishit te gjithe te islamizuar sot ?!



    Evropianet nuk mban mende shume gjate ne histori ..................... memorien e kane shume te shkurte kurre eshte ne interes te tyre. Po te merret dhe te analizohet historia ne detaje , per fate te keqe shqipetaret ne pergjithesi me se shumti kane luftuare per te huajt se s'a per vendin e tyre .

    Mos u krenoheni me te kaluaren ,pore krenoheni me te ardhmen. Nuk eshte faji i evropes pse shqipetaret e Kosoves ende udhetojne me viza . Faji kryesore i mbetet politikaneve te shitur kosovare .

  17. #37
    Evropa si gjithe here kunder shqipatrev dhe popllit te kosoves...evropa kuder kunder kosovareve ,,,evropa e meriton qe ti thuehet mjafe ma me shqipatret e koosves..]\
    mendimi ime kish me qene se po te isha ne politke dhe politikan ,ju kisha qite kushte per ato vende te cilat nuk e kane njofture kosoven shtet,ato shtete te evropes as qe kishin mundure te hyne ne kosove dhe te mbajen kishe rende dhe ligje,,i kisha larguar jashte ksoove,si greqin,spanjollet,romunet e te tjeret

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Thaçi polemizon me Lunacekun për vizat

    Prishtinë, 30 nëntor (E plotësuar) – Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me deklaratat e raportueses për Kosovën të Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila ka thënë se nuk është e vërtetë se brenda 15 muajve do të mund të lëvizim pa viza nëpër Evropë, përkatësisht se “nuk ka ndonjë afat nga Brukseli për liberalizimin e vizave”.

    “Unë kam konfirmimin se as Brukseli nuk do të vonohet në kryerjen e detyrave të veta, sepse ne po punojmë që të kryejmë obligimet tona edhe para 15 muajve, ka thënë Thaçi, raporton KTV. Ai tha se Kosova po i plotëson kriteret e parapara për këtë proces.
    Lunacek, në fund të vizitës së saj në Kosovë, ka theksuar se Brukseli nuk ka caktuar datë lidhur me liberalizimin e vizave, dhe ka thënë se nëse Hashim Thaçi e di një datë të tillë, atëherë le t’ia tregojë edhe asaj. Megjithatë ka thënë se kosovarët duhet të shpresojnë se do ta marrin udhërrëfyesin për vizat, ngase Brukseli po punon për të mirën e gjithë rajonit. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    S’ka dhe nuk mund të ketë premtime për data për vizat, thonë Lunacek dhe Pack

    Bruksel, 7 dhjetor – Në konferencën e sotme për shtyp, në Bruksel, gazetarë të huaj pyeten eurodeputetet Ulrike Lunacek dhe Doris Pack, që janë mbështetëse të fuqishme të liberalizimit të vizave edhe për Kosovën, se a janë reale premtimet që në fushatë ka dhënë kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, se për 15 muaj Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave.

    "Unë mund të përsëris atë që kam thënë në Kosovë javën e shkuar. Jam e befasuar me deklarata të tilla. Nuk ka pasur kurrfarë datash nga askush në BE. Ne nuk po japim data madje as për Kroacinë e cila po i përmbyllë negociatat e anëtarësimit. Nuk e di se kush është ai i cili ka mundur t’i premtojë Thaçit. Sa më përket mua, unë dua që vizat për kosovarët të hiqen që sot. Por datë nuk ka dhe këto janë thjeshtë premtime në fushatë zgjedhore dhe asgjë më tepër“, ka thënë Lunacek. Njësoj është përgjigjur edhe Doris Pack.

    "Është rrugë e gjatë deri tek heqja e vizave., Duhet të përmbushen kriteret nga udhërrëfyesi e ne as që kemi edhe udhërrëfyes për Kosovën. Duhet të dihet se për këtë në fund nuk vendosim as ne, por ministrat e brendshëm të vendeve anëtare. E edhe zgjedhjet për këtë janë një lloj testi. Nuk ka e as që mund të ketë premtime për data nga ana e BE-së“, tha Doris Pack.

    Edhe një herë këto dy deputete kanë premtuar partitë politike në Kosovë që, sado që mund të duket e kuptueshme për një fushatë zgjedhore, të mos japin premtime joreale me qëllim të manipulimeve me qytetarët.

    "Partitë politike që kanë qenë në pushtet, por edhe të tjerat, nëse duan mbështetje nga BE-ja dhe besimin e qytetarëve, duhet ta dinë se ne nuk do të tolerojmë mashtrime dhe ndikime jolegale ndaj votuesve. Shpresojmë se qytetarët nuk do të lejojnë që të manipulohen“ ka thënë Lunacek. ("Koha ditore")
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  20. #40
    barcelona Maska e shpresa-gazi
    Anëtarësuar
    28-09-2010
    Vendndodhja
    NE TOKE
    Postime
    128
    PSE JO e meritojn se shum kan hek prej shkijeve
    BARCA IS DIE BESSTE!!!

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •