Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    32
    Postimet nė Bllog
    1

    Gjobat per biznesin

    Gjobat per biznesin



    Marre nga Revista MONITOR nr. 415 Date 07.02.2010


    Nuk deklaron Punonjėsit?
    Gjobė deri nė 100 mijė lekė

    Sipas legjislacionit shqiptar nė fuqi, tatimpaguesit punėdhėnės dhe tė vetėpunėsuar janė tė detyruar tė deklarojnė ēdo tė punėsuar rishtas dhe tė larguar nga puna nė organet tatimore pėrkatėse, tė paguajnė kontributet pėr sigurimet shoqėrore e shėndetėsore qė nga dita kur punėmarrėsi fillon punė si edhe tė dorėzojnė periodikisht nė organet tatimore dokumentacionin ku pėrcaktohet paga dhe kontributi pėr ēdo tė punėsuar sipas formatit dhe afateve tė pėrcaktuara.
    Problemi i pėrsėritur, i mos zbatimit tė parashikimeve tė mėsipėrme ligjore, ka ndikuar qė nė legjislacionin shqiptar tė miratohen shumė ndryshime e sė fundmi disa tė tilla tė cilat kanė pesė fishuar gjobat nė rast tė mos deklarimit tė punonjėsve.

    Rritja e gjobave pėr mos deklarimin e punonjėsve ėshtė miratuar me ligjin nr. 10209, datė 23.12.20009 “ Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9920 datė 19.05.2008 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, botuar nė Gazetėn Zyrtare nr. 194 datė 20.01. 2010, i cili ndryshoi nenin 119 tė ligjit nr. 9920, datė 19.05.2008 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” qė pėrcaktonte se tatimpaguesi punėdhėnės, i cili nuk deklaronte nė organin tatimor tė punėsuarin rishtazi, tė paktėn 48 orė pėrpara fillimit tė punės, detyrohej tė paguante njė gjobė 10 000-20 000 lekė pėr ēdo punėmarrės tė padeklaruar.

    Me ndryshimet e sipėrpėrmendura tė cilat hyn nė fuqi nė datėn 4 shkurt 2010, neni 119 riformulohet nė kėtė mėnyrė “nėse gjatė verifikimit dhe kontrollit tė biznesit rezulton se tatimpaguesi punėdhėnės nuk ka deklaruar nė organin tatimor tė punėsuar rishtazi, tė paktėn 24 orė pėrpara fillimit tė punės, pėrveē detyrimit pėr pagimin e shumės sė kontributeve tė papaguara, detyrohet tė paguajė edhe njė gjobė prej 50 000 (pesėdhjetė mijė) lekėsh, kur ėshtė subjekt i biznesit tė vogėl dhe 100 000 (njėqind mijė) lekėsh, pėr biznesin e madh me TVSH, pėr ēdo rast mos deklarimi.”

    Ėshtė e kuptueshme qė rritja e gjobave ėshtė njė mjet i cili pėrdoret nga administratat tatimore pėr tė ndikuar nė formalizmin e ekonomisė, pėr tė disiplinuar e bizneset e pėr tė eliminuar fshehjen e punėmarrėsve, mirėpo pėrcaktimit i lartėsisė sė gjobave duhet tė jetė nė raport me dėmin qė shkakton mos deklarimi dhe me kohėzgjatjen e kėtij mos deklarimi.


    A ESHTE KOHA E DUHUR PER KETE GJOBE?

    Gjithashtu edhe koha nė tė cilėn miratohen ndryshimet ligjore ėshtė njė faktor tjerė i rėndėsishme i cili ndikon drejtpėrdrejtė nė zbatimin e tyre. Pėr kėtė arsye ėshtė me vend tė pyesim se a u miratuar rritja e kėsaj gjobe nė kohėn e duhur kur ėshtė fakt se biznesi po preket nga kriza ekonomike?

    NRYSHON DHE AFATI MINIMAL PER DEKLARIMON E PUNEMARRESVE DHE TE VETEPUNESUARVE

    Ndryshim tjetėr i kėtij ligji ėshtė edhe afati minimal pėr deklarimin e punėmarrėsve dhe tė vetėpunėsuarve. Ndryshe nga sa parashikonte ligji nr. 9920 datė 19.05.2008 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” dhe Udhėzimin i Mistrisė sė Financave nr. 26, datė 16.04.2009 “Pėr mbledhjen e detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore”, qė punėdhėnėsit dhe tė vetėpunėsuarit janė tė detyruar tė deklarojnė me shkrim nė organin tatimor pėrkatės punėmarrėsit e punėsuar rishtazi, tė paktėn 48 orė pėrpara fillimit tė punės”, ky afat ėshtė reduktuar nė 24 orė . Kėtė ndryshim do ta komentonim si njė ndryshim nė favor tė punėdhėnėsve. Por, ndėrkohė kėshillojmė zbatimin e afatit 24 ore tė deklarimit tė punonjėsve nga ana e administratės tatimore vetėm nė bazė tė kėtij ndryshimi ligjor dhe jo mė sipas afatit tė pėrcaktuar nė udhėzimin e sipėrpėrmendur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Neteorm : 27-09-2022 mė 17:02 Arsyeja: Te drejtat e copyright

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-02-2006
    Postime
    32
    Postimet nė Bllog
    1
    Ndoshta ndihmon dike ky shkrim i marre nga interneti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga besnikuu : 26-05-2010 mė 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •