Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Question Pa ngrënë e pirë 70 vjet, heremiti indian cudit mjekët

    INDI-Një heremit indian tetëdhjetë vjeçar në qytetin Ahmedabad, i cili pretendon se nuk ka ngrënë e pirë përgjatë shtatëdhjetë vjetëve e megjithatë gëzon shëndet të plotë i ka lënë pa fjalë mjekët e në veçanti psikologët. Prahlad Jani, ose ndryshe Mataji (Nëna Hyjneshë), një heremit 82 vjeçar, është shndërruar në qendrën e interesit të mjekëve e shkencëtarëve pas një studimi vëzhgues të trupit të tij të kryer së fundmi për të vërtetuar këtë pretendim. Mataji pretendon se hyjnesha Hindu, Amba, e ka bekuar kur ishte tetë vjeç. Ai është rritur në fshatin Charod, në distriktin Mehsana të shtetit Gujarat. Ai tha se që nga koha kur ishte bekuar ka medituar në xhungël si dhe ka jetuar nëpër shpella të ndryshme.
    Ithtarët e Mataji ja atribuojnë fuqinë e tij të jashtëzakonshme hyjnisë nga e cila është bekuar, Hyjnisë Amba. "Im atë ishte një ithtar i flaktë i Mataji prej shumë kohësh; tërë familja jonë është ithtare e tij. Kur Mataji ishte i ri, hyjnesha Ambe (hyjnesha Hindu e fuqisë) u shfaq para tij duke i prekur gjuhën me gishta e që nga ajo kohë ai nuk ndjeu kurrë nevojën të hante apo të pinte. Ai ka qëndruar duke medituar nëpër pyje anembanë vendit për vite me rradhë" tha Haribhai Chaudhary, një prej ithtarëve të shumtë të tij.
    I mbështjellë me një cohë të kuqe e me një unazë në hundë, byzylykë e lule nëpër flokë Jani bekon qindra ithtarët e tij ndërsa qëndron ulur në rezidencën e tij. Ashtu si shumë gra të martuara hindu në këtë vend edhe ai ka shenjën dalluese në pjesën e ballit. Ithtarët e tij pretendojnë gjithashtu se falë fuqive të tij hyjnore Mataji ka shëruar një numër të madh njerëzish me probleme të ndryshme shëndetësore. Prillin e kaluar mjekë e shkencëtarë nga Instituti i Psikologjisë dhe Shkencave të Bashkuara me seli në Nju Delhi (i cili funksion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes kreu një kreu një sërë testesh mbi të gjatë një studimi vëzhgues për të zbuluar misterin e pretendimit të tij të pazakontë.
    Ithtarët e Mataji deklarojnë se pas studimit besimi i tyre është shtuar akoma më shumë. "Tërë analizat të cilave iu nënshtrua besimi jonë tek ai është akoma më i madh tani e tutje" shtoi Haribhai Chaudhary.
    Jani u mbajt nën vëzhgim në spital për mëse dy javë duke iu nënshtruar një sërë testesh për të kuptuar nëse trupi i tij ka mundur të rezistojë pa ushqim e pa ujë.
    Neurologu Sudhir Shah i spitalit Sterling ku u krye studimi deklaroi se mbijetimi i tij dhe procesi biologjik janë një mrekulli e vërtetë. "Dua t’iu them që kemi të bëjmë me një mrekulli të shkencës, ose biologjisë nëse do të shpreheshim kështu, pasi Mataji është shtruar në spital prej 108 orësh e nuk ka futur asgjë në gojë e as ka pirë diçka. Kjo gjë është e pakuptimtë në aspektin shkencor. Njeriu mund të jetojë tre-katër ditë e shumta pa ujë e pa ushqim" tha doktor Sudhir Shah.
    Doktorët konstatuan gjithashtu që trupi i Jani kishte pësuar disa ndryshime biologjike falë ushtrimeve të jogas. 35 mjekë u morën me studimin e rastit të tij ndërkohë që në dhomën e pacientit të rrallë ishin vendosur kamera që e vëzhgonin 24 orë pa ndërprerje. Mjekët thanë se ai nuk shfaqte shenja lodhje apo këputje fizike. Megjithatë rezultatet përfundimtare të këtij studimi do të nxirren pas dy muajsh.

    (d.b/SokolTopi/BalkanWeb)
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    yoga ndihmon shume por njeriu pa uje nuk jeton....
    deri diku e kuptoj qe trurin mund te harije me ndihmen e yoga te bej cudira
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Vertet e pabesueshme kjo histori..di qe njeriu, gjithmone nese nuk ka asnje lloj problemi shendetesor, mund te jetoje pa ushqim rreth 72 ditesh pak a shume derisa konsumon me shume se 50% te proteinave te trupit dhe ndalon funksioni i muskujve qe ndihmojne frymemarrjen, ushqehet me trupin e vet me pak fjale kur mbarojne rezervat e organizmit. Por pa uje shume pak dite. Ky paska mbijetuar 70 vjet!!!

  4. #4
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    yoga ndihmon shume por njeriu pa uje nuk jeton....
    deri diku e kuptoj qe trurin mund te harije me ndihmen e yoga te bej cudira
    Ky njeri e kish nje vrime diku ne qiellez dhe nga ajo vrime pikon uje
    nuk mund te paramendohet jeta pa vene gje ne goje.

  5. #5
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Mos ja tregoni Ed Rames kete :0

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    A keni info..doli e vertet kjo me indianin..sepse si qdo her vetem japin nje lajm,ne fund nuk tregon askush sakt ishte apo jo genjeshter ??

  7. #7
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    A keni info..doli e vertet kjo me indianin..sepse si qdo her vetem japin nje lajm,ne fund nuk tregon askush sakt ishte apo jo genjeshter ??
    E vertet eshte e vertet e kam pa edhe ne TV!
    edhe e kam pa live kurfare ndryshimesh nuk pa psu nga pamja e jashtme!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •