INDI-Një heremit indian tetëdhjetë vjeçar në qytetin Ahmedabad, i cili pretendon se nuk ka ngrënë e pirë përgjatë shtatëdhjetë vjetëve e megjithatë gëzon shëndet të plotë i ka lënë pa fjalë mjekët e në veçanti psikologët. Prahlad Jani, ose ndryshe Mataji (Nëna Hyjneshë), një heremit 82 vjeçar, është shndërruar në qendrën e interesit të mjekëve e shkencëtarëve pas një studimi vëzhgues të trupit të tij të kryer së fundmi për të vërtetuar këtë pretendim. Mataji pretendon se hyjnesha Hindu, Amba, e ka bekuar kur ishte tetë vjeç. Ai është rritur në fshatin Charod, në distriktin Mehsana të shtetit Gujarat. Ai tha se që nga koha kur ishte bekuar ka medituar në xhungël si dhe ka jetuar nëpër shpella të ndryshme.
Ithtarët e Mataji ja atribuojnë fuqinë e tij të jashtëzakonshme hyjnisë nga e cila është bekuar, Hyjnisë Amba. "Im atë ishte një ithtar i flaktë i Mataji prej shumë kohësh; tërë familja jonë është ithtare e tij. Kur Mataji ishte i ri, hyjnesha Ambe (hyjnesha Hindu e fuqisë) u shfaq para tij duke i prekur gjuhën me gishta e që nga ajo kohë ai nuk ndjeu kurrë nevojën të hante apo të pinte. Ai ka qëndruar duke medituar nëpër pyje anembanë vendit për vite me rradhë" tha Haribhai Chaudhary, një prej ithtarëve të shumtë të tij.
I mbështjellë me një cohë të kuqe e me një unazë në hundë, byzylykë e lule nëpër flokë Jani bekon qindra ithtarët e tij ndërsa qëndron ulur në rezidencën e tij. Ashtu si shumë gra të martuara hindu në këtë vend edhe ai ka shenjën dalluese në pjesën e ballit. Ithtarët e tij pretendojnë gjithashtu se falë fuqive të tij hyjnore Mataji ka shëruar një numër të madh njerëzish me probleme të ndryshme shëndetësore. Prillin e kaluar mjekë e shkencëtarë nga Instituti i Psikologjisë dhe Shkencave të Bashkuara me seli në Nju Delhi (i cili funksion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes kreu një kreu një sërë testesh mbi të gjatë një studimi vëzhgues për të zbuluar misterin e pretendimit të tij të pazakontë.
Ithtarët e Mataji deklarojnë se pas studimit besimi i tyre është shtuar akoma më shumë. "Tërë analizat të cilave iu nënshtrua besimi jonë tek ai është akoma më i madh tani e tutje" shtoi Haribhai Chaudhary.
Jani u mbajt nën vëzhgim në spital për mëse dy javë duke iu nënshtruar një sërë testesh për të kuptuar nëse trupi i tij ka mundur të rezistojë pa ushqim e pa ujë.
Neurologu Sudhir Shah i spitalit Sterling ku u krye studimi deklaroi se mbijetimi i tij dhe procesi biologjik janë një mrekulli e vërtetë. "Dua t’iu them që kemi të bëjmë me një mrekulli të shkencës, ose biologjisë nëse do të shpreheshim kështu, pasi Mataji është shtruar në spital prej 108 orësh e nuk ka futur asgjë në gojë e as ka pirë diçka. Kjo gjë është e pakuptimtë në aspektin shkencor. Njeriu mund të jetojë tre-katër ditë e shumta pa ujë e pa ushqim" tha doktor Sudhir Shah.
Doktorët konstatuan gjithashtu që trupi i Jani kishte pësuar disa ndryshime biologjike falë ushtrimeve të jogas. 35 mjekë u morën me studimin e rastit të tij ndërkohë që në dhomën e pacientit të rrallë ishin vendosur kamera që e vëzhgonin 24 orë pa ndërprerje. Mjekët thanë se ai nuk shfaqte shenja lodhje apo këputje fizike. Megjithatë rezultatet përfundimtare të këtij studimi do të nxirren pas dy muajsh.
(d.b/SokolTopi/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt