Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395

    "Mësues-nxënës, çfarë po i ndodh marrëdhënies?

    Në fillim të këtij viti akademik mësimor, në të gjitha shkollat u punua një material që u kujtonte mësuesve, (duke i tërhequr vërejtje), se nuk ishin ata që mund ti mbetnin në klasë nxënësit. Për këtë u mor shembulli i një mësuesi që kishte ngelur një nxënës në lëndën e Gjuhës Shqipe, kur e kishte kaluar në atë të Anglishtes.


    Për të gjithë mësuesit ky nuk ishte argument, por të gjithë kuptuan se kërkohej medoemos që për asnjë lloj arsyeje, nxënësit të mos mbeteshin në klasë. Kjo nuk justifikohet as me atë që quhet Taksonomia e Blumit. Përcaktimet e objektivave specifike tek Blumi janë të sakta dhe koncize dhe nuk thuhet gjëkundi, që lejohet një nxënës të kalojë kot.


    Si mësues, konstatoj se nga nxënësit ka gjithmonë e më shpesh situata mjaft provokuese ndaj mësuesve. Megjithatë, mësuesit nuk i lodh ky fakt, (sepse ne e dimë se mosha në rritje ka problemet e veta), por i demotivon fakti, se fëmijët kanë shenja që nuk duan të mirëkuptohen me ta.


    Ky lloj shkollimi me në qendër "të drejtat e nxënësit", mund të jetë gjithçka, por jo i dobishëm. Po e çorodit nxënësin duke e shtyrë në sjellje flagrante dhe të papëlqyeshme në shkollë dhe duke shkaktuar një mediokritet masiv në përgatitje.


    Mos vallë kjo gjendje është mbjellë enkas? Me qëllimin e vetëm, që vetëm fëmijët e pushtetarëve të shkollohen dhe të pajisen me dije të qëndrueshme, që në të ardhmen ta sundojnë administrimin dhe drejtimin e këtij vendi?


    Si mund ti japim përgjigje ndryshe këtij synimi për degradim të arsimit publik? Përse nuk lejohet rregulli dhe disiplina në shkollat publike, kur gjetiu ato janë baza e arsimimit të shëndoshë? Ky abuzim ndaj mësuesit dhe shkollimit është fatal. Ndoshta ka ardhur koha, që edhe ministria dhe shteti të kuptojë, se mbreti dhe perëndia e shkollimit dhe kurrikulave, është vetëm mësuesi. Ai është graviteti i gjithçkaje që ka lidhje me arsimin dhe arsimimin.


    Nuk fajësoj prindërit, por dëshiroj që ata ti "shtrëngojnë" edhe më shumë fëmijët e tyre për bindje ndaj mësuesve. Përpara se të jetë vonë. "Sita" ,për të nxjerrë flori nga brezat e një kombi, është vetëm mësuesi.


    Ai nuk ka qenë as historikisht dhe as praktikisht armiku i nxënësve. Nuk mohoj se ka edhe mësues të papërgjegjshëm, por pohoj se fëmija,që gëzon "të drejta të plota" (!!) sot përballë mësuesit, nesër do të jetë një bosh. Pyetja ime është e thjeshtë: a do ta përmbushë ky brez misionin e tij për të cilin edhe po shkollohet?

    Leter e nenshkruar Qemal Guri,mesues Shengjin\Shekulli

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    'Viza' që na duhet, edukimi

    Mundimet për rigjenerimin e shkollës, edukimit e botëkuptimit, po zhvlerësohen sot me eksperimente vulgare në strukturën dhe përmbajtjen e shkollës, me filozofi ndryshimi pa përmbajtje dhe vizion.


    Mos vallë e anashkaluam të keqen e dikurshme dhe nuk u përballëm me të për ta mposhtur njëherë e mirë? Apo u ruajtëm nga shiu dhe ramë në breshër? Maja e piramidës së të këqijave u shfaq me dhunimin e lirive e të drejtave me mënyra të quajtura demokratike dhe gjoja në emër të ligjit.


    Në emër të "demokracisë", nxënësit dhe mësuesit duhet të lenë mësimin dhe të shkojnë në miting, apo duhet të festojnë kur ata duan të protestojnë.


    Në emër të po kësaj "demokracie", duhet të nënshkruash peticionet e qeverisë, se përndryshe të heqin nga puna.


    Kostumi demokratik, me të cilin vishen këto veprime, nuk ua ndryshon dot rolin regresiv që kanë, as frymëzimin ideologjik me rrënjë të thella nga e kaluara.

    Veprime të tilla, antiligjore e antidemokratike, kanë çuar dhe çojnë në keqformim edukativ, me pasoja të rënda për të tashmen e të ardhmen e shoqërisë.


    "Daullet' e propagandës po bien fort, për të dëgjuar "arritjet" që shprehen me superlativë kudo, edhe në arsim, por e vërteta është krejt ndryshe.


    Në jetën shoqërore, ekonomike e sociale, po sundon përçarja, dasia, hakmarrja, ligji i xhunglës e papërgjegjshmëria, po rritet dhuna në familje e shkolla, me ndikim traumatik për fëmijët sot e asfiksues për shoqërinë nesër.


    Fëmijëve po u serviret live se veprim demokratik është përdhosja, diskriminimi e kërcënimi i shumicës ndaj pakicës. Sindroma e "unit" dhe e më të "fortit", që shfaqet egër në raste disbalancash psiqike, po shpërthen si reaksion zinxhir.


    Institucionet arsimore tek ne, janë të gjitha "të rrethuara" politikisht. Përveç drejtorëve të shkollave, edhe pastrueset e rojet janë me "imunitet" politik. Edhe mësuesit e rinj që merren në punë, kalojnë së pari testin politik, kurse mësuesit që identifikohen si të majtë, kërcënohen me çdo pretekst për t'u hequr nga puna.


    Politizimi arrin deri aty sa dhe përzgjedhja e teksteve bëhet në mënyrë të njëanshme, duke favorizuar përfaqësuesit apo mbështetësit e pushtetit. Përfaqësuesit e prindërve në këto komisione, nuk caktohen nga bordi i shkollës dhe as nga ndonjë strukture prindërore, por nga drejtori i shkollës.


    Mendoj se kjo nuk bëhet vetëm për para, por ndoshta për të futur dhe ideologjinë e "fillit blu", si dikur, që lëndët përshkoheshin nga "filli i kuq" (dhe fakti qëndron në tekstin "Historia e Shqipërisë" viti IV). Kjo mbyllje në guaskën partiake, po çon në asfiksi të misionit të shkollës dhe zbatimit të reformave.


    Për çdo reformë, ligj apo urdhëresë që kërkon mbështetje e zbatim të gjerë, nuk merret mendimi i grupeve të interesit. Prindërit gjithmonë lihen prapa liste, sikur nuk kanë lidhje fare me shkollën.


    Me të drejtë, ata shqetësohen për këto dukuri e fenomene në dëm të edukimit, por e ndiejnë veten të pambështetur dhe të pafuqishëm për t'i zgjidhur problemet. Parcelizimi partiak dhe mungesa e strukturave vendimmarrëse në çdo nivel, e bën të pamundur këtë në planin shoqëror e ligjor.


    Ekzistenca me ligj e bordit të shkollës, mbetet vetëm një ligj që ka fatin e shumë të tjerëve dhe nuk zbatohet. I zbaton apo jo detyrat e ligjet, nuk e pyet kush, puna vazhdon sipas ligjeve e urdhëresave nga lart.


    Bordi i shkollës deri tani ka mbetur një strukturë formale, për të justifikuar MASH dhe Qeverinë se prindërit po pyeten dhe mund të vendosin për problemet e shkollës e të edukimit. "Diploma" e partisë vlerësohet më shumë se diploma e profesionit.


    Në këto kushte, profesionistët dhe me të kualifikuarit, përsëri janë në "udhën e madhe", përsëri në udhën e emigrimit.


    Efikasiteti i ulët për shkak të ndryshimeve refraktare dhe mungesa e një kontrolli të përhershëm e sistematik në arsimin parauniversitar, i ka sjellë pasojat negative.


    Sipas ekspertëve, në vitin 2009, 30% e nxënësve nuk arritën nivelin bazë të përvetësimit të njohurive, ndërsa pas arsimit të mesëm rreth 30-40% e nxënësve nuk arritën as nivelin e treguesve kryesore mësimore-edukative.


    Shqetësues për edukimin e fëmijëve paraqitet dhe fenomeni i braktisjes së shkollës. Të dhënat zyrtare 2008-2009, tregojnë se vetëm 8% e nxënësve kanë braktisur shkollën, por realiteti tregon për 12-15% braktisje, pa llogaritur ato sezonale, dhe përgjegjësinë nuk e mban askush.


    Të gjitha këto rëndojnë mbi edukimin, sepse ai është braktisur nga qeveria dhe me sa duket po i jepet "viza për në parajsë", pa mundur të gjejë terren aplikimi në këtë shoqëri.


    Përçarja e padija kanë deformuar keq shtyllën kurrizore të shtetit, arsimimin dhe edukimin, sepse vetëm kështu imponimi e sundimi bëhet më i lehtë. Njerëzit të hutuar e çorientuar, nuk dinë "koordinatat" e vendndodhjes së tyre dhe as raportin me të tjerët. Edukimi i servirur parathotë se edhe shoqëria e nesërme do t'i vuajë rëndë pasojat.

    *Kryetar i Shoqatës së Prindërve Tiranë

    Hysni Elezi\Shekulli

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    une nuk shqetesohem aq shume per mbetjet, fundja le ti kalojne,
    por per edukaten sa me vjen e me shqetesuese te nxenesve qe jane degjeneruar ne maksimum.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e erla07
    Anëtarësuar
    03-12-2009
    Postime
    752
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    une nuk shqetesohem aq shume per mbetjet, fundja le ti kalojne,
    por per edukaten sa me vjen e me shqetesuese te nxenesve qe jane degjeneruar ne maksimum.
    e drejte


    Edukata le shume per te deshiruar,nje fjalor rrugesh degjon shpesh nga adoleshentet,edukata duhet te filloje nga familja ,shkolla e shoqeria.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nese nuk e ngel mesuesi nxenesin, atehere kush e ngel? se s'e mora vesh mire ate paragrafin e pare.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Si mësues, konstatoj se nga nxënësit ka gjithmonë e më shpesh situata mjaft provokuese ndaj mësuesve. Megjithatë, mësuesit nuk i lodh ky fakt, (sepse ne e dimë se mosha në rritje ka problemet e veta), por i demotivon fakti, se fëmijët kanë shenja që nuk duan të mirëkuptohen me ta.
    Nuk eshte se nxenesit nuk duan te mirkuptohen me ta , por jane mesuesit qe nuk jane te pergatitur per modelin e ri *Mesues +Nxenes = te drejta te njejta*.
    Bashkpunimi mesues +prind shkon deri aty sesi duhet te te shperblej nqs me kalon femijen per vjesht. Nje taktike e njohur .


    Edukata fillon ne shtepi ,por pjesa me e madhe vazhdon ne shkoll. Kokat e femijeve jane boshe , eshte e detyre e mesuesve ti mbushin .
    Aty shihet puna dhe angazhimi i mesuesit tek nxensit .

    Megjithse postimet e mesiperme kane me teper ngjyre politike .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-06-2010
    Vendndodhja
    sarande
    Postime
    15
    mesuesit duhet ti respektojme se pos i respektua do na kunderpergjigjen edhe ata.mjafton respekti

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    "Nje nga te mirat e heronjve tane te demokracis" qe dhe prishja e institucionit shkollor.
    Prona private,fabrikat,shendetesia,etj etj...edhe mund te rregullohen.
    Ndersa per kulturen e shkolles;duhen breza,vite,e mbase shekuj.

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Le te urojme "vite" Serafim!Pesimizmi i pafre na ben dem per shendetin :/
    Prinderit e sotem e duan mesuesin robot,pa mish e pa gjak.Te mos i flase gjysme fjale femijes se vet,te ngreje ne c'do ore mesimi megjithese klasat kane nge 50 nxenes.Te mos i haje hakun se i hahet gurrmazi.Roli i mesuesit sot eshte shume i ngjashem me ate te atij mesuesit komunist,Dritan Shkaba..Presupozohej qe demokracia te na conte drejt perparimit por...

    Tani qe po e mendoj edhe une nuk eshte se jam me shume optimist se ti

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Le te urojme "vite" Serafim!Pesimizmi i pafre na ben dem per shendetin :/
    Prinderit e sotem e duan mesuesin robot,pa mish e pa gjak.Te mos i flase gjysme fjale femijes se vet,te ngreje ne c'do ore mesimi megjithese klasat kane nge 50 nxenes.Te mos i haje hakun se i hahet gurrmazi.Roli i mesuesit sot eshte shume i ngjashem me ate te atij mesuesit komunist,Dritan Shkaba..Presupozohej qe demokracia te na conte drejt perparimit por...

    Tani qe po e mendoj edhe une nuk eshte se jam me shume optimist se ti :)
    Mesuesi eshte baza e nje shoqerie,por mbi mesuesin eshte shkolla.
    Sot nuk mjafton vetem mesuesi i mire,kur ti ke prishur kulturen e shkolles;eshte prishur me themel.
    Ne kete rast nuk jam pesimist,jam katastrofist.

  11. #11
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Le te shpresojme se universitetet private qe kane mbire si hithrat neper sqollat e haleve,do e zgjidhin kete problem :/

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    po a e dini se c'far msusish ka vu kjo qeveria e pordhes... me shkoll nate bahen msus me shkoll nate vetem se jan pd-ista....do ja shofim hajrin ksaj qeveri edhe pas 20 a 30 vjetesh.. zakonisht msusi i thot nxenesit cohu mer ti e shpjego msimin..

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mesues nxenes?
    Ja jau them une ca po ndodh ne Shqiperi.
    Nuk shikohet nxenesi si e ardhmja e kombit qe te pregatitet mire po shikohet si thes me para dhe si magazine seksi.
    Fatkeqsia me e madhe qe mund ti ndodhe kombit.
    Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ku nje pjese e prostitutave vijne nga universitetet.
    Ska me turp.
    Ikni ne pika plazhi te dendura dhe do ti gjeni me 20 eu shume studente.
    Albania Uber Alles

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2010
    Postime
    50

    shef rrushi rrushin e .....

    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Mesues nxenes?
    Ja jau them une ca po ndodh ne Shqiperi.
    Nuk shikohet nxenesi si e ardhmja e kombit qe te pregatitet mire po shikohet si thes me para dhe si magazine seksi.
    Fatkeqsia me e madhe qe mund ti ndodhe kombit.
    Shqiperia eshte ndoshta i vetmi vend ku nje pjese e prostitutave vijne nga universitetet.
    Ska me turp.
    Ikni ne pika plazhi te dendura dhe do ti gjeni me 20 eu shume studente.
    Ne rast se "zysha" vjen ne klase me minfund, qe sa i mbulon te mbathurat dhe me gjoksin gjysem perjashta, ndersa "preesori"(profesori), nen shembullin e ish ministrit te kultures, Pangos, i therret ne shtepi ( apo motel ) nxeneset ( çuditerisht jane te shumta ), qe "rrezikojne" te mos e marrin klasen, per t'i dhene "leksione" shtese, atehere mund te thuhet me plot gojen "punet na shkojne shume mire, per te mos thene perfekt".
    Ne kete kontekst social, arsimor, kulturor etj. jane pa vend "habite" te shoqeruara me pyetje apo pasthirrma "pse", "si eshte e mundur", "vertet" etj.
    Nje shprehje thote qe çdo stan ka bulmetin e vet.
    Tung

  15. #15

    Nxënësi është i pari

    Vitin e kaluar vizitova shkollat ku kam punuar përpara dhe e pashë edhe te ata këtë shqetësim. Qaheshin mësuesit ... unë nuk po e rithem krejt bisedën, por jua bëj të ditur gjithë kolegëve të mi mësues, se ka kaluar dhe mirë që ka kaluar ajo kohë kur mësuesi ishte i pari, gjithëçka dhe pse jo edhe diktator.
    Në shkollë nxënësi është i pari dhe duhet ta dini që mësuesi është në shërbim të nxënësit dhe jo e kundërta.
    Dhe në trojet tona është vështirë të realizohet kjo, meqë hallka e zigjirit të suksesit është e këputur. Që të realizohet dicka suskseshëm duhet të jetë i fortë "trekëndëshi pedagogjik": nxënës, mësues, prind. Kjo hallka e fundit në kohën time nuk ka ekzistuar.
    Të japim të gjithë kontributin tonë që të kemi një rini të shëndoshë e të zonjën.


    P.S. Po e shtoj edhe këtë. Është tmerruese ajo që lexova se nxënësi ftohet në protesta për qëllime partiake dhe me ditë të tëra nuk merr pjesë në mësim. Kjo ngjet vetëm ... s'po e them fare se pastaj më duhet të përzihem në politikë dhe unë më nuk po merrem me politikë.
    Dhe porosia e fundit:
    Porosit gjithë prindërit, kërkoni nga drejtoritë e shkollave që gjithë ata mësues që shprehin qëllime politike në shkollë, të përjashtohen menjëherë pa të drejtë ankese prej shkollës. Në shkollë s'duhet të jetë aktive asnjëlloj partie politike. shkolla duhet të jetë jopolitike! Prindërti në mos asgjë tjetër, këtë mund ta bëjnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 05-07-2010 më 11:52
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  16. #16
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Ne na ka ngordhur kali, ju thoni "i rane patkonjt".
    -

  17. #17
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Te kerkojme nga drejtorite politike te shkollave te mos perziejne mesues e nxenes me politike?

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Te kerkojme nga drejtorite politike te shkollave te mos perziejne mesues e nxenes me politike?
    Tanku unë mendoj se këtë mësuesit duhet ta bëjnë.
    Nëse dikush emërton ose urdhëron që të vijë një drejtor me direktiva poltike ( dhe që e dini se nuk ka merita në punë ), ju jeni ata që duhet të thoni: jo, nuk duamë këtë drejtor sepse nuk e meriton këtë post. PO, prandja mësuesi është i nëpërkëmbur, është shtresa më e parespektuar në shoqëri, sepse në radhë të parë nuk e respekton veten, sepse nuk ka unitet ndërkolegial dhe si pasojë e kësaj është i parespektuar në shoqëri. Mësohuni ta turbulloni ndonjëherë, se pa u turbulluar një herë mirë, nuk kthjellohet kurrë!
    Tani po më kujtohet komedia "Borxhliu", kur Cekja - tregtari thotë. u, mësuesi dhe i afron mësuesit një lëmoshë, për të cilën mësuesi varfnjak i përgjigjet: "po shumë janë. unë kaq kam rrogën mujore". dhe Cekja i përgjgijet. "Po merre se mender mësues je"!!!!!
    Le ta dinë të gjithë se mësuesi nuk është "mender". Kush shanë mësuesin ka sharë gjënë më të vlefshme kombëtare.
    E ku ka në trojet shqiptare qenie më e poshtëruar se e mësuesit !
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Ne na ka ngordhur kali, ju thoni "i rane patkonjt".
    Me te vertet.(edhe se kali ka ngordhur pa patkoj,i kishin vjedhur).

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Te kerkojme nga drejtorite politike te shkollave te mos perziejne mesues e nxenes me politike?
    Eshte gjeja me e gabuar,qe nje mesues mund ti mesoj nje nxenesi,ajo qe te mos merret me politik.Natyrisht politika duhet te jete interesi i vendit,duhet te jete nje ideal.
    Ne qofte se kjo politik eshte e pahariteshme si sot,thjesht duhet ti mesoja injorojne kete politik.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •