Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Vitin e kaluar vizitova shkollat ku kam punuar përpara dhe e pashë edhe te ata këtë shqetësim. Qaheshin mësuesit ... unë nuk po e rithem krejt bisedën, por jua bëj të ditur gjithë kolegëve të mi mësues, se ka kaluar dhe mirë që ka kaluar ajo kohë kur mësuesi ishte i pari, gjithëçka dhe pse jo edhe diktator.
    Në shkollë nxënësi është i pari dhe duhet ta dini që mësuesi është në shërbim të nxënësit dhe jo e kundërta.
    Dhe në trojet tona është vështirë të realizohet kjo, meqë hallka e zigjirit të suksesit është e këputur. Që të realizohet dicka suskseshëm duhet të jetë i fortë "trekëndëshi pedagogjik": nxënës, mësues, prind. Kjo hallka e fundit në kohën time nuk ka ekzistuar.
    Të japim të gjithë kontributin tonë që të kemi një rini të shëndoshë e të zonjën.


    P.S. Po e shtoj edhe këtë. Është tmerruese ajo që lexova se nxënësi ftohet në protesta për qëllime partiake dhe me ditë të tëra nuk merr pjesë në mësim. Kjo ngjet vetëm ... s'po e them fare se pastaj më duhet të përzihem në politikë dhe unë më nuk po merrem me politikë.
    Dhe porosia e fundit:
    Porosit gjithë prindërit, kërkoni nga drejtoritë e shkollave që gjithë ata mësues që shprehin qëllime politike në shkollë, të përjashtohen menjëherë pa të drejtë ankese prej shkollës. Në shkollë s'duhet të jetë aktive asnjëlloj partie politike. shkolla duhet të jetë jopolitike! Prindërti në mos asgjë tjetër, këtë mund ta bëjnë.
    Prindi:

    Kërkon për veturën
    Një mjeshtër të hollë
    E nuk e njeh kujdestarin
    E fëmijës që e ka në shkollë.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Në kohën e tranzicionit, rezultatet në arsim, po maten me beton e blloka për shkollat e reja. Mirë që ndërtohen shkolla, por aty-këtu ato po ndërtohen tepër të mëdha, kur çdo vit numri i nxënësve është në rënie, e jo si dikur që shtoheshin paralelet e reja nga viti në vit. Për edukimin nuk bëhet edhe aq. Nxënësit e kanë kuptuar (dikush ua ka futur në veshë) se mësuesi nuk guxon t'i rrahë, nuk guxon t'i ngelë, por ende nuk e kanë kuptuar ( se nuk ua ka thënë askush në veshë) se edhe ata kanë detyra, obligime e përgjegjësi në shkollë.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Postime
    7
    Lexova te gjithe komentet.Pranoj, se sot fajet jane dypaleshe.Por, nese do ti hyjme historikut te prishjeve te mardhanieve mesues-nxenes, dal ne perfundimin se DEMOKRACİA edhe ne kete fushe, u kuptua gabim.Nen petkun e te drejtave te nxenesit ,abuzohet shume.İ BEJ THİRRJE SHTETİT DHE MİNİSTRİSE SE ARESİMİT, te vendose ne vendin e tij mesuesin.Ju siguroj se po te behet kjo gje, ARESİMİ do te kthehet ne vendin e vet.Te mos harrojme se sot, ligjin e ben nxenesi dhe jo mesuesi.Kur te vendoset mesuesi ne vendin e tij, te jeni te sigurte se atehere do te percepitojne edhe mesuesit e mire dhe ato mesues qe nuk bejne do te kthehen vete ne shtepi.

  4. #24
    Jam dakord qe nxenesi eshte i pare dhe duhet te degjohet, por sot raporti mesues - nxenes nuk ekziston me. Nxenesit japin disa pergjigje pa edukate, nuk i intereson fare nese flasin me nje mesues apo me nje shok/shoqe te tyren, ose arrijne deri ne ate pike sa dalin fare nga klasa pa marre leje etj etj... Nxenesi duhet te bej rolin e nxenesit, mesuesi sidoqofte eshte ne rolin e kujdestarit dhe duhet respektuar!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Nuk eshte se nxenesit nuk duan te mirkuptohen me ta , por jane mesuesit qe nuk jane te pergatitur per modelin e ri *Mesues +Nxenes = te drejta te njejta*.
    Bashkpunimi mesues +prind shkon deri aty sesi duhet te te shperblej nqs me kalon femijen per vjesht. Nje taktike e njohur .


    Edukata fillon ne shtepi ,por pjesa me e madhe vazhdon ne shkoll. Kokat e femijeve jane boshe , eshte e detyre e mesuesve ti mbushin .
    Aty shihet puna dhe angazhimi i mesuesit tek nxensit .

    Megjithse postimet e mesiperme kane me teper ngjyre politike .
    Mesuesit sot jane pa vlere,jane bere me testa Partie.
    Ca copa mishi pa sy.
    Kokat e femijeve jane te etura per dituri,por kur mesuesi nallban eshte me 6 mujor kurs?
    Sa fatkeqesi,per dijeni kam komshije mesuese per Biollogji

  6. #26
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    E kujt i duhet shkolla? Femijet mund te mesojne fare mire rreth jetes, te mesojne kuriozitete, te njohin shoke e shoqe te reja ku ku? ne fejsbuk
    Cdo gje eshte relative...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Sipas konceptit pedagogjik, i ashtuquajturi “trekëndëshi didaktik”, i përbërë nga mësimdhënësi, nxënësi dhe prindi, derisa nuk është në harmoni të plotë dhe të vazhdueshme, atëherë vërehen mangësi në zhvillimin edukativo-arsimor të fëmijës.

    Nëse në shkolla fillore, apo edhe të mesme, ekzistojnë këshillat e mësimdhënësve, këshillat e prindërve dhe nëse ato nuk mblidhen në kohë të caktuara, për të shqyrtuar dhe analizuar përparimet dhe ngecjet në këtë apo atë shkollë, nxënësit e kësaj apo asaj shkolle, këtë më së shumti do ta pësojë nxënësi, i cili është në qendër të vëmendjes, pastaj edhe vetë shoqëria.

    Liritë dhe të drejtat e fëmijës, për një masë të konsiderueshme kanë filluar të keqpërdoren po nga vetë nxënësit. Derisa para vitit 2000, në shkolla është përdorur dhunë fizike e psikike ndaj nxënësit, me ç`rast vetë autoriteti i mësimdhënësit ka qenë i një natyre dhe regjimi më të fortë, sot, roli i tij është zbehur dhe degradimi i procesit edukativo-arsimor ka marrë një zhvillim të paparashikuar.

    Nxënësit (fëmijët), në raste të shpeshta nuk kontrollohen nga prindërit e tyre. Kemi raste kur prindi asnjëherë nuk merr rrugën drejt shkollës ku mëson fëmija i tij, që të shoh gjendjen se ku qëndron ai, të konsultohet me kujdestarin e tij për të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kalon fëmija i tij.

    Mësimdhënësit, duke kryer punën e tyre me përgjegjësinë më të theksuar dhe me po at elan të punës, u dërgojnë mesazhe (ftesa) prindërve të fëmijëve për organizim mbledhjesh, por një pjesë dërmuese e prindërve, si pasojë neglizhence, u qëndrojnë indiferent këtyre thirrjeve.

    Përgjithësisht, përderisa nuk funksionon “trekëndëshi didaktik”, nuk mund të themi se i arrijmë rezultatet që i planifikojmë për çdo vit të ri shkollor e akademik.

    Dar_di
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Postime
    7
    Ju lutem mos e paragjykoni mesuesin.Ai eshte i predispozuar per te bere mesim,por ne momentin qe nuk ka mbeshtetje si nga nxenesit ashtu edhe nga shteti,eshte i detyruar qe per te ruajte vendin e punes,te tjetersohet(e kam fjalen per mesuesit e 9 vjeçares)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Eshte vertet shqetesuese. Ka rene respekti per mesuesin. Dikur ka qene figure me e nderuar e respektuar. Shkaqet.

    1) Niveli i ulet profesional i mesuesve. Ka mesues qe kane dale keto vitet e fundit qe nuk zoterojne njohurite e lendes qe japin sepse i ka bere shkolla dhe jo e kane bere.

    . Nx i zgjuar arrin ta kuptoje kete. Mjafton ta pyesi per dicka qe s'kupton dhe do shikoje si do perdridhet mesuesi. Nx nuk ta perton, por dhe ta thote ne sy. Ka patur mesues qe kane arritur te thone troc para nx-ve kur zihen ne gabime. " Une e kam marre shkollen me mik, apo leke."

    Ka mesues qe e kthejne mesimin ne ore bisede. Ndonjehere me fjalor aspak te pershtatshem per nx-it.

    Mesuesit nuk jane te motivuar ne mesimdhenie te efektshme. Arsyet:

    a) Rroga e ulet e mesuesve.

    b) Mungesa e mjeteve didaktive te domosdoshme per dhenien e mesimet. Kjo e i ben mesuesit te mos japin maximumin ne mesim, dhe e mundohen ta zvarrisin mesimin me detyra te kota, e veprimtari monotone sa te shtyjne oren.[*]Ka shume mesues qe duhet te blejne vet dhe lapsa, stilolapsa, apo te pergatiti vet mjete didaktike per nx.

    2) Vet prinderit po ua ulin imazhin e mire mesuesve. Jo pak prinder shajne mesuesit ne syte e femijeve. Eshte verte shume gje negative te shash mesuesin femijes.
    Prinderit nuk jane aspak te prokupuar me ecurine e femijes ne shkolle. Ka prinder qe se kane idene ku bie shkolla, apo klasa e femijes. Nuk e njohin mesuesen.
    Ketu tek ne ka aktivitete te vecanta qe behen mes mesuesve, prinderve, femijeve. Ku jane te pranishem te dy prinderit, dhe jo vetem njeri sic ndodh rendom ne Shqiperi. Marrin leje nga puna per te qene aty.
    Prinderit te shikojne nga afer se si vete nje ore mesimi, apo te kene idene e aktiviteteve qe zhvillohen brenda klases gjate nje dite. Ne Shqiperi nuk bejne pune vullnetare sic bejne jashte.Dhe te mendosh qe nje pjese e mire nenave, sidomos, jane pa pune. Edhe tu thuash do te thone," Po mesuesja rrogen per cfare e merr?''

    Mesuesi le pershtypje te keqe ne syte e prinderve kur nx-ve u kerkohet te blihen here pas here libra jashteshkollore. Shume e demshme, pasi krijon pershtypjen qe mesuesi po abuzon me leket e femijeve.
    Duhet patjeter qe shkollat te kene bibliotekat e tyre si dikur , dhe mos u kerkohet nx blerja e librave jashteshkollore. Cuni im sjell jave per jave ketu nje liber nga shkolla qe e lexon. Asnjehere nuk i eshte kerkuar te bjeje nje liber me detyrim.

    Festa e 7-Marsit eshte kthyer ne dite biznesi per mesuesit. Kush te sjelli dhuraten me te madhe dhe me te bukur Pastaj prindi var turinjte kur femija e vet nuk eshte mire ne mesime. Presin qe mesuesja te merret me femijen e tyre me shume per shkak se shpenzoi me shume.
    Te gjitha keto ndikojne ne prishjen e raportit mes mesues-nx, Mesues-prinder, dhe te treve bashke.

    Duhet te punohet me shume ne ndergjegjesimin e mesuesve, prinderve dhe nx-ve per nje raport me te mire dhe me te afert mes tyre.

    I takon ministrise se arsimit, drejtorive arsimore tu kushtojne rendesi jo vetem pervetesimit te njohurive ne shkolle nga nx, por dhe si te gjejne rruge me efikase per te angazhuar sa me shume te jete e mundur prinderit ne jeten shkollore te femijeve. Mos krijoje barriera midis mesuesve dhe prinderve. p.sh tani ne Shqiperi, prinderit nuk i lejohet te qendroje ne nje ore mesimi , sepse supozohet qe prish oren e mesimit duke c'orintuar nx.
    Ka nevoje per ndryshime ne sistemin arsimor ne Shqiperi .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 29-09-2010 më 10:12
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    @mia
    ketu e nderuar behet nje here ne dy jave takim me prinder,per mbarevajtjen e nxenesit.
    po mungoi prindi dy here pa arsye i vene gjobe.
    e Enjte ku banoj une,per klasen fillore.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •