Close

Rezultati i Sondazhit: E shihni te pranueshme dhenien e gjirit ne publik?

Votues
78. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po

    50 64.10%
  • Jo

    28 35.90%
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 82
  1. #-19
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Ti japësh gji foshnjës në publik.

    Dje po shihja nje emision edhe po flisnin per dhenien e gjirit ne publik. Per mendimin tim neqoftese femija qan per tu ushqyer po nena ti jape gji. Ato qe ndihen te ofenduar ti hedhin syte ne krah tjeter, nuk eshte problemi i nenes nese disa njerez nuk ndihen rehat, prioritetin e merr femija.
    Si mendoni eshte e pranueshme qe nena te ushqej foshnjen perjashte shtepise?

    http://z.about.com/d/create/1/0/x/j/...-in-public.jpg

  2. #-18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Dikur ka qene normale.
    Duhet te jesh tej mase pervers dhe manjak sikur te bezdisesh apo te te shkoje mendja per ndonje gje tjeter ndersa sheh nje skene kaq te natyrshme.
    Eshte gjynaf nga zoti (perveç rasteve kur gruaja nuk ka qumesht) te shohesh femije qe pijne qumesht lope apo qumesht pluhur apo ku di une se çfare dhe nuk e kane pare kurre me sy gjirin.
    Ne shume gjera civilizimi ecen perpara,
    ne shume te tjera ecen mbrapa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kinney : 23-05-2010 më 07:56
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  3. #-17
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Ne shqiperi gjithmone i kane dhene gji .Nuk ka dicka te keqe .
    Dhe ne evrope evropianet japin gji .Kur femija do te ushqehet duhet ta ushqesh ndryshe rri mbyllu ne shtepi dhe mos shiko njeri ose lere pa ngrene.

  4. #-16
    Dhenia e gjirit ne vend publik ( kur eshte i domosdoshem) nuk e shikoj si nje gjest te ndaluar.

    Por edhe ne vendin me publik te zgjidhet nje vend pak me jo-publik.

    Pra te pakten te menjanohet pak me nje ane qe ti largohet "syrit te keq".

    Gjithsesi jam pro asaj qe prioritet ka femija.
    Ndrysho Firmën

  5. #-15
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    ne kendveshtrimin tim eshte gjeja me normale qe nje foshnjeje te i jepet gjiri edhe ne puplik!
    imagjinoni sikur nje mama me foshnjen e saja ka nje udhetim me ore te tera ne tren apo avion! e cfare te beje me foshnjen ne raste te tilla!?pa tjeter qe gjiri duhet te i jepet foshnjes!
    ata te cilet i shqetesohen apo ndihen keq per arsyen se nje foshnje po ushqehet me gjirin e se emes ne publik,per mua jane te pa shpirte Jo human!

  6. #-14
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    ne kendveshtrimin tim eshte gjeja me normale qe nje foshnjeje te i jepet gjiri edhe ne puplik!
    imagjinoni sikur nje mama me foshnjen e saja ka nje udhetim me ore te tera ne tren apo avion! e cfare te beje me foshnjen ne raste te tilla!?pa tjeter qe gjiri duhet te i jepet foshnjes!
    ata te cilet i shqetesohen apo ndihen keq per arsyen se nje foshnje po ushqehet me gjirin e se emes ne publik,per mua jane te pa shpirte Jo human!
    Jane te semure psikiq thuaj .Nuk ka vend per humanizem ketu.

  7. #-13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    E shof si krejt normale,prioritet duhet ket femija,normal duhet pak kujdes te mblohet femra esht respekt dhe kultur.Shum femra po me bien ne sy them vall mose ju kan dek fmija e jon enjur nga gjiri e duan pak ti lirojn gjinjet e tyre ,kjo po me duket tamam nji zulullak i pa boj.

  8. #-12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Si mendoni eshte e pranueshme qe nena te ushqej foshnjen perjashte shtepise?
    a ka shenjteri me te shenjte se nena qe mekon femijen? dhe a ka nenvleresim me te ulet se t'a shtrosh si pyetje e te diskutosh ne lidhje me kete?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #-11
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Une kam nje pikepyetje :

    Kjo nevoja jetesore ketij bebit, i lind keshtu pa pritur e papandehur? Apo ka orare te caktuara ne te cilat duhet ushqyer femija?

    Ah, sepse ne rast se ka orare te percaktuara, ajo nene me femije ne gji, ben mire te jete e perqendruar te femija e saj. Edhe ne ato orare, te jete ne shtepi duke i garantuar nje ambient te qete edhe sa me e paster te jete e mundur per ushqimin me gji.

    Nje shembull ta sjell te fresket fare... eshte nje nga keto lulishtet diku prane ku banoj une, ne te cilat per mengjes dalin nja 3-4 nena te reja me femijet e tyre. Ulen pine kafe tere paraditen edhe femijet ne karroce... pastaj i marrin edhe i ushqejne me gji po aty. A thua se pertojne te hipin ne ashensor per tu ngjitur deri ne shtepi. Keshtu bejne show cicash kot per mendimin tim.

    Ne nje rast emergjence, kur nuk ka mundesi te tjere e kuptoj. Po ta ushqesh femijen me gji vend e pa vend, nuk me duket veprim per tu justifikuar.
    Jo se ka ndonje turp, apo pune namuzi, se sot pa cica as lengu i frutave nuk shitet... jemi mesuar.

    Po nuk shikoj arsye shpesh here per ta bere ate veprim publikisht. Realisht me duket neglizhence e atyre nenave te cilat nuk e kane pyetur menderen mire perpara se te pjellin, e tani nuk i pelqen te sakrifikojne ca ore nga liria e tyre.

    Meqenese ne shumicen e rasteve veprimi me duket pa sens, rrjedhimisht jam kundra.

  10. #-10
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Nje shembull ta sjell te fresket fare... eshte nje nga keto lulishtet diku prane ku banoj une, ne te cilat per mengjes dalin nja 3-4 nena te reja me femijet e tyre. Ulen pine kafe tere paraditen edhe femijet ne karroce... pastaj i marrin edhe i ushqejne me gji po aty.
    dhe cfare te keqe mund te pesosh ti nga ato nana nese mund te ju japin gjirin
    foshnjeve te tyre!.....???
    mu ne mes te Londres,ne parqe,trena apo dhe ne aeroporte dhe aroplan, kam pare nana qe ju japin gjirin foshnjeve pa problem!

  11. #-9
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Ajo femer qe eshte krenare se eshte nene,mundet ti jap femise gji kudo,edhe ne vendet publike.Ne kulturat tjera dalin femrat ne plazh siper pa kostume dhe nuk behet kjameti.
    Da steh' ich nun, ich armer Tor,
    Und bin so klug als wie zuvor!

  12. #-8
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Eshte dicka shume normale
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  13. #-7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga BEHARI Lexo Postimin
    ja ku e ke ate perceptimin tend per problemin ne fjale!

    Ke nevoje per perkthim?

    - Ne rast emergjence, nuk jam kundra.
    - Ne rast se e ke mendjen te sorollatesh rrugeve, nderkohe qe je me femije te vogel, e me pas ta ushqesh jashte, duke mos patur parasysh as kushtet minimale te higjenes, nuk me duket e arsyeshme.

    E kuptove tani beharo?

  14. #-6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Une kam nje pikepyetje :

    Kjo nevoja jetesore ketij bebit, i lind keshtu pa pritur e papandehur? Apo ka orare te caktuara ne te cilat duhet ushqyer femija?

    Ah, sepse ne rast se ka orare te percaktuara, ajo nene me femije ne gji, ben mire te jete e perqendruar te femija e saj. Edhe ne ato orare, te jete ne shtepi duke i garantuar nje ambient te qete edhe sa me e paster te jete e mundur per ushqimin me gji.

    Nje shembull ta sjell te fresket fare... eshte nje nga keto lulishtet diku prane ku banoj une, ne te cilat per mengjes dalin nja 3-4 nena te reja me femijet e tyre. Ulen pine kafe tere paraditen edhe femijet ne karroce... pastaj i marrin edhe i ushqejne me gji po aty. A thua se pertojne te hipin ne ashensor per tu ngjitur deri ne shtepi. Keshtu bejne show cicash kot per mendimin tim.

    Ne nje rast emergjence, kur nuk ka mundesi te tjere e kuptoj. Po ta ushqesh femijen me gji vend e pa vend, nuk me duket veprim per tu justifikuar.
    Jo se ka ndonje turp, apo pune namuzi, se sot pa cica as lengu i frutave nuk shitet... jemi mesuar.

    Po nuk shikoj arsye shpesh here per ta bere ate veprim publikisht. Realisht me duket neglizhence e atyre nenave te cilat nuk e kane pyetur menderen mire perpara se te pjellin, e tani nuk i pelqen te sakrifikojne ca ore nga liria e tyre.

    Meqenese ne shumicen e rasteve veprimi me duket pa sens, rrjedhimisht jam kundra.
    Nuk ka orare dhe rregulla per nje foshnje,pin kur i pihet e flen kur ka gjume.
    Per ta rregullat nuk ekzistojne,nuk kane orare.

    Nje nene qe i jep te pije foshnjes,eshte veprimi per te cilin,nuk ka fjale qe ta pershkruajne,sepse i perket hyjnores.
    Nuk eshte qe nxirr cicat ne publik dhe jepi te pije foshnjes e mbaron aty.
    Nje nene qe ushqen foshnjen ushqen jeten.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  15. #-5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Nuk ka orare dhe rregulla per nje foshnje,pin kur i pihet e flen kur ka gjume.
    Per ta rregullat nuk ekzistojne,nuk kane orare...

    Ah OK... nese eshte keshtu jam plotesisht dakord te ushqehet me gji publikisht.
    Kujtoja se duhej ta ushqeje ne nje kohe te caktuar, edhe shpeshtesi te caktuar.

  16. #-4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Shume e papranueshme ! Xhest fshataresk, te kujton Muuuuu. Lopen. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  17. #-3
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    une nuk shoh ndonje gje te cuditshme ktu se i teket fmiut qe te ulerasi dhe t'ia caje veshet nenes nuk besoj se ajo do shoje ne dyqan dhe ti bleje qumesht lope,nuk besoj se e bejne per qef........ ato nuk kane cfare te bejne gje tjeter vecse te ndjekin instiktin e nenes
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  18. #-2
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ke nevoje per perkthim?

    - Ne rast emergjence, nuk jam kundra.
    - Ne rast se e ke mendjen te sorollatesh rrugeve, nderkohe qe je me femije te vogel, e me pas ta ushqesh jashte, duke mos patur parasysh as kushtet minimale te higjenes, nuk me duket e arsyeshme.

    E kuptove tani beharo?

    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ke nevoje per perkthim?

    - Ne rast emergjence, nuk jam kundra.
    cfare quan ti rast emergjent.?!
    qe te pritesh femijen deri sa te behet per spital...?!atehere nuk nevoje per ushqim,por per mjekim!

    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    duke mos patur parasysh as kushtet minimale te higjenes, nuk me duket e arsyeshme.
    E kuptove tani beharo?
    pritna zot,sikur nanat shqiptare te kishin bere ashtu sic thua ti,duke lane femijet e tyre pa ju dhane gjirin per arsye kushtesh higjenike,
    nuk do ishte rritur asnje femij ne shqiperi! harrove ti se me shume se gjysma e shqiptarev jane rritur neper fusha kohen kapedanit tuaj!

  19. #-1
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Force nuk eshte ndonje kenaqesi te bredhesh me shume se dy ore rrugeve me foshnje te vogel.
    Eshte lodhje dhe torture. Te pakten keshtu ka qene per mua.
    Foshnjet e vogla deri ne 5-6 muajsh te pakten duhen nderruar e ushqyer cdo dy ore. Nuk ka orar te caktuar. Ka raste sa e ke nderruar , te duhet ta nderrosh prape. Dhe disa femije pijne orar pa orar. Varet si e ka mesuar nena, apo si ja ka gjet nena anen per ta qetesuar femijen.
    Vet nuk u kam dhene gji se nuk kam patur qumesht.
    Tmerri im ishte, dhe akoma eshte kur shkoj ne takime me doktora per femijet sidomos. Vetem vajtja dihet, se kthimi ....Je e detyruar te rrish me ore te tera atje. Kur iki ne spitale furnizohem mire me pampersa, veshje dhe ushqim per femijen.

    Vetem ne keto raste kam pare nena qe i ushqejne femijet me gji ketu. E mbulojne gjoksin me nje pecete. Nuk ka asgje per te pare. Ne raste te tjera s'kam pare me thene te drejten. Mbase futen ne makinen e tyre kur duan ta ushqejne femijen me gji.
    Eshte shume e sikletshme dhe per nenen besoj te ushqeje femijen ne publik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 23-05-2010 më 11:49

  20. #0
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    Cdo gje varet nga femija..dhenia e gjirit ne shumicen e rasteve nuk eshte me orare te caktuara si ndodh kur foshnja ushqehet me qumesht artificial, shkaku eshte perberja e qumeshtit qe eshte ndryshe nga pluhuri artificial. Nuk jam dakord me ato nena qe japin gji ne vendet super te frekuentuar nga njerezit madje edhe duke bere muhabet me te tjere; sikur te gjenin nje vend me te izoluar dhe te qete sdo ishte keq si per ato ashtu edhe per femijen duke perjashtuar rastet emergjence kuptohet

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •