Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetėsh

    Kodi i Zogut, funksional pas 81 vjetėsh
    » Vendosur: 21/05/2010 - 07:55
    •

    Alma Mile

    Ėshtė treguar njė diplomat servil ndaj shteteve tė mėdha, duke u huazuar ligjet, apo dėshironte vėrtetė mė tė mirėn. Sot, kjo nuk pėrbėn ndonjė rėndėsi shumė tė madhe. Kanė kaluar plot 81 vjet qysh atėherė dhe ai vazhdon tė jetė aktual. Juristėt vazhdojnė t'i referohen, ndėrsa nuk tė lė indiferent fakti qė Shqipėria, vendi mė i prapambetur nė Evropė, tė kishte njė legjislacion aq tė pėrparuar pėr kohėn. Shtėpia botuese "Papirus" sapo ka hedhur nė qarkullim "Kodin Civil tė Zogut". Njė ribotim, i cili i qėndron besnik origjinalit, jo vetėm nė pėrmbajtje, por edhe nė gjuhė, terminologji, por edhe nė format. Periudha e mbretėrimit tė Ahmet Zogut ka qenė njė ndėr kapitujt mė pak dhe mė keq tė trajtuara nė historinė e Shqipėrisė. Gjatė viteve tė diktaturės komuniste, ajo trajtohej thjesht dhe vetėm si njė periudhė "obskurantiste", e "prapambetur", etiketime kėto, me tė cilat bie ndesh kodi qė kemi marrė nė duar. I mbėshtetur nė legjislacionet mė tė mira tė vendeve evropiane, ai parashikonte dhe garantonte tė drejtat e individit, i cili ishte i lirė tė trashėgonte pasuri, tė grupohej nė shoqata e organizata, ēka e patėn tė ndaluar gjatė viteve tė komunizmit. "Kodi Civil i Zogut", miratuar mė 1 prill tė vitit 1929, ėshtė i ndarė nė katėr libra, apo pjesė dhe secili prej tyre nė kapituj, apo "kaptina", siē quheshin aso kohe. Ato pėrbėjnė dhe katėr shtyllat e kėtij kodi, qė janė "Personat dhe familja", "Trashigimi", "Sendet, zotėnimi dhe modifikimet e tij" dhe "Mėnyrat e fitimit dhe tė transmetimit tė zotėnimit dhe tė sė drejtave tė tjera mbi sendet".
    Sipas botuesve, kanė qenė disa arsyet qė i shtynė tė risjellin 81 vjet mė pas kėtė kod, duke filluar qė nga vlerat historike, aktuale, por edhe gjuhėsore. "Ėshtė e habitshme tė mendohet qė Shqipėria e vitit 1929 ka pasur njė kod sa tė plotė aq edhe pėrparimtar. Sigurisht qė kėtu meritė kanė kodet e vendeve tė huaja, mbi tė cilat ai u mbėshtet, por meritė kanė pasur sidomos vendimmarrėsit shqiptarė tė asaj kohe, qė u frymėzuan nga vendet mė pėrparimtare (Franca, Italia dhe Zvicra)", thonė botuesit e "Papirus", mbi vlerat historike tė kodit. Aq i dukshėm ėshtė huazimi, saqė edhe disa prej termave ofrohen edhe nė gjuhė tė huaj, kryesisht frėngjisht, krahas termit shqip.
    Por duket se ky kod ėshtė edhe sot aktual, ndonėse ka kaluar gati njė shekull prej kohės sė hartimit tė tij. Mėsohet se ende sot shumė dosje tė trashėgimisė dhe pronėsisė zgjidhen me kėtė kod ose i referohen atij. Pra, ai vazhdon ende tė jetė njė instrument i rėndėsishėm pune pėr avokatėt, juristėt e gjyqtarėt si dhe pėr tė gjithė specialistėt kėsaj fushe. E pėrveē vlerave historike e tė pėrdorimit edhe nė ditėt e sotshme, ky kod paraqet edhe vlera tė mirėfillta gjuhėsore. "Ka shumė fjalė tė bukura tė vjetra tė shqipes qė, fatkeqėsisht, sot pėrdoren shumė rrallė nga njerėzit e pasionuar pėr gjuhėn, tė cilėt nė ditėt tona kanė mbetur jo tė shumtė", thonė botuesit.
    Sipas specialistėve tė jurisprudencės, Kodi Civil i Mbretėrisė Shqiptare do tė pėrfaqėsonte njė risi nė realitetin qė prezantonte shteti dhe shoqėria shqiptare e asaj kohe. Padyshim, tė drejtat e huaja, e veēanėrisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do tė frymėzonin legjislatorin shqiptar pėr tė sanksionuar nė dispozitat e tij barazinė e tė gjithė qytetarėve, emancipimin e pronėsisė mbi tokėn dhe lirinė pėr angazhim nė aktivitete ekonomike.
    Sipas Prof.Dr. Kudret Ēela dhe Dr. Juliana Latifim, tė cilėt kanė shoqėruar kėtė botim edhe me njė parathėnie, "pranimi i tė drejtės sė huaj nė 'Kodin Civil tė Zogut', mė shumė se "njė ēėshtje cilėsie", ishte njė "ēėshtje pushteti", sepse tė drejtat e huaja, sidomos ajo franceze dhe italiane, tė cilat gjetėn sanksionimin e tyre nė kėtė kod, ishin tė drejta qė i pėrkisnin ndikimit shpirtėror tė civilizimit modern dhe mbi tė gjitha, atij tė "Rilindjes italiane" dhe tė "Revolucionit francez"".
    Sipas tyre, hyrja nė fuqi e "Kodit Civil tė Zogut" do tė diktonte edhe pėrkatėsinė e tė drejtės civile shqiptare nė familjen romano-gjermanike, duke e shkėputur atė pėrfundimisht nga e drejta otomane. Por pavarėsisht se ai mbėshtetej nė legjislacionet mė bashkėkohore tė kohės, personifikonte vlera pozitive historike, ndryshimet qė ndodhėn nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, me vendosjen e tė ashtuquajturit "pushtet popullor", do tė sillnin shfuqizimin e tij, dhe njėherazi, regresin legjislativ, social dhe ekonomik.

    Pjesė nga "Kodi Civil i Zogut"

    LIBRI I PARĖ
    Personat dhe familja
    Gėzimi i tė drejtave civile dhe shtetėsia
    NENI 1.- Ēdo shtetas gėzon tė drejtat civile, kur nuk asht rrėzue nga ato me njė dėnim ndėshkimuer.
    NENI 2.- Bashkiėt, prefekturat, institutat publike civile ose fetare, dhe pėrgjithėsisht gjithė personat juridikė ligjėrisht tė njoftuna gėzojnė tė drejtat civile, sikurse tregohet nė Titullin XV tė kėtij libri.
    NENI 3.-I hueji gėzon tė drejtat qė kanė shtetasit, pasė pėrjashtimeve tė caktueme prej ligjės.
    NENI 4. - Asht shtetas shqķptar prej lemjeje:
    1)Fėmija e atit shtetas:
    2)Fėmija e amės shtetase kur i ati nuk dihet ose nu ka shtetėsinė shqiptare, as atė tė njė shteti tjetėr, ose kur fėmija nuk ndjek shtetėsiėn e atit tė huej simbas ligjės tė shtetit tė kėtij;
    3)Ay qė ka lé nė Shqipniė, kur tė dy prindėt e tij nuk dihen ose nuk kanė shtetėsinė shqiptare, as atė tė njė shteti tjetėr, ose kur fėmija nuk ndjek shtetėsin' e prindėve tė huej simbas ligjės tė shtetit tė kėtyne.
    Fėmija e gjetun nė Shqipniė prindėt e tė cilit nuk dihen, prezumohet se ka lemun nė Mbretėninė deri sa tė provohet e kundėrta.
    KAPTINA II.
    Shoqatat (associations)
    NENI 424.- Shoqatat politike, fetare, skencore, artistike, mir-baėse, dėfrimi ose tė tjera qė nuk kanė njė qėllim ekonomik, marrin personalitetin kur regjistrohen nė radhorin e treguėm nė nenin 410, massi tė kenė shprehun vulnetin e tyne pėr m'u organizue korporativisht dhe tė kenė aprovue statutin...
    LIBRI I DYTĖ
    Trashigimet
    NENI 454.- Trashigimi vjen me ligjė ose me testament.
    Trashigimi legjitim (me ligjė) ka vėnd vetėm kur e pėrsa mungon trashigimi testamentar.
    Trashigimet legjitime
    NENI 455.- Ligja trashigimin u a sjell tė paslindunėve legjitimė (descendantas), tė parėlindunve (ascendants), gjiniės tėrthore (collatéraux), fėmijėve natyrale dhe bashkėshortit (conjoint), simbas radhės dhe regullave qė caktohen maposhtė, dhe, nė mungesė tė kėtyne, Shteti si pasuniė patrimoniale e kėtij.
    KAPTINA I.
    Zotėsia (capacité) pėr me trashigue
    NENI 457.- Ēdo person āsht i zoti me trashigue, posė pėrjashtimeve tė caktueme prej ligjės.
    NENI 458.- Janė tė pazotė me trashigue, si tė pa qėnun:
    1)Ata qė ne kohėn e ēeljes tė trashigimit nuk janė tė zanun (conēus) ende;
    2)Ata qė nuk kanė lé tė jetuėshėm (viable). Kur ka dyshim mbi jetuėshmėniėn, prezumohen tė jetuėshėm ata, pėr tė cilėt konstatohet se kanė le gjallė.
    NENI 459.- Janė tė pazotė me trashigue, si tė padėnjė (indigne):
    1)Ay qė me qėllim dhe pa tė drejtė ka vra, ose ka tentue (tenter) me vra trashigim-lānėsin (de cujus) ;
    2)Ay qė ka kallzue trashigim- lānėsin si fajtor tė njė delikti tė ndėshkuėshėm me dėnim kontra liris personale, minimumi i tė cilit kalon te tre vjetėt dhe kallėzimi asht dekllarue ēpifje me vendim gjyqi
    LIBRI I KATĖRTĖ
    Mėnyrat e fitimit dhe tė transmetimit tė zotėnimit dhe tė sė drejtave tė tjera mbi sendet
    KAPTINA IV.
    Bashkepasunimi midis bashkėshortėve
    NENI 1378.- Nuk munt tė pėrfshihen nė bashkėpasunim as aktivi dhe pasivi i tashmė i bashkėshortėve as pasunia q'u vjen si trashigim ose dhuratė sa vazhdon bashkėpasunimi; por gėzimi i pasunisė sė luejtėshme ose tė paluejtėshme, tė tashme dhe t'ardhme tė bashkėshortėve, hyn nė bashkėpasunim.
    NENI 1380.- Bashkėshortėt para martesės detyrohen tė bajnė njė pėrshksim autentik tė pasuniės sė luejtshme qė kanė, si dhe njė t'atillė pėrshkrim pėr sendet e luejtėshme q'u vijnė sa vazhdon bashkėpasunimi. Nė mungesė tė njė pėrshkrimi tė tillė ose tė njė titulli autentik tjetėr, sendet e luejtėshme konsiderohen si fitime tė bashkėpasunimit.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Koha e Zogut ka qene e arte per Shqiperine,
    po ēe do qe na e pordhi mendjen komunizmi dhe bijte e komunistave sot.
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ....mos u merzisni se e ardhmja do te jete e ndritur edhe me mbret!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-09-2005
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    120
    Kodi i zogut kodi legenit hah, po vermoshi e shen naumi jane te shenuar ne kte kod, shike se ku e shpenzojne kohen Shqiptaret, po e shihni ne cfare gjuhe eshte shkruar kjo? kjo gjuhe nuk perdoret me ne Shqiperi eshte e vdekur, rrofte standardi 72 dhe rrofte civilizimi, jemi liruar nga monarkia dhe nuk na duhen kode legenash me, nuk na duhet as ti kujtojme sherbyesit e Karagjergjevicit qe udheheqen ne kohen me te erret te Shqiperise me te erret edhe se ajo e pushtimit osman

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •