Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Jepet me koncesion Aeroporti i Prishtinės

    Jepet me koncesion Aeroporti i Prishtinės

    Violeta Hyseni

    BBC Prishtinė


    Qeveria e Kosovės ka shpallur fituesin e tenderit pėr koncesionimin e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr 20 vitet e ardhshme.

    Nė mesin e tri kompanive garuese u pėrzgjodh konsorciumi turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon, qė premtoi investimin e 100 milionė eurove pėr modernizimin e aeroportit.

    Sipas kontratės, 23 deri nė 55 pėrqind tė fitimit nga tė hyrat totale do t’i shkojnė buxhetit tė Kosovės.

    Ministria e Transportit tha se marrėveshja pėr investime afatgjate nė aeroportin e vetėm komercial me kėtė konsorcium ishte bėrė pėr shkak se ai i kishte ofruar qeverisė mesataren mė tė lartė tė tė hyrave bruto, pėrkatėsisht rreth 40 pėrqind.

    Nga investitori ėshtė kėrkuar qė tė operojė me oferta tė zgjeruara tė shėrbimeve dhe me cilėsi tė lartė.

    Nė ceremoninė qė u organizua me kėtė rast, kryeministri Hashim Thaēi tha se me investimet qė do tė bėjė konsorciumi fitues, qytetarėt e Kosovės do tė pėrfitojnė njė terminal tė ri dhe hapėsirė tė zgjeruar nė Aeroportin e Prishtinės.

    Sipas tij, kjo t’i kontribuojė zhvillimit tė mėtejmė tė trafikut ajror tė Kosovės dhe zhvillimit ekonomik tė vendit.

    Kryeministri Thaēi e vlerėsoi procesin pėr pėrzgjedhjen e kompanisė fituese si transparent dhe jo tė lehtė. Qeveria tha se edhe pas koncesionimit, do tė ruajė 100 pėrqind pronėsinė mbi asetet e aeroportit.

    Aeroporti Ndėrkombėtar i Prishtinės ėshtė ndėr mė tė vegjlit nė Ballkan dhe me njė numėr mbi mesaraten e trafikut tė pasagjerėve.

    Vitin e kaluar, ai iu shėrbeu mbi 1.2 milion udhėtarėve.

    Marrėveshja pėr dhėnien me koncesion tė Aeroportit shėnon kontratėn e parė afatgjatė tė qeverisė pėr investime nė infrastrukturė dhe shėrbime publike.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-03-2004
    Postime
    108
    Suksese Aeroportit te Prishtines lajm i shkelqyer.

  3. #3
    Pronarit te Eurokohes - Remzi Ejupit si ka ra ne kaqep asgje dhe ka protestuar per jotransparence te qeverise karshi tenderit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    pas pak viteve edhe punetoret e aeroportit do te gjinden para qeverise si ata te llamkosit ,feronikelit ,minatoret ,te fabrikes se gypave, te qimentos dhe shume e shume ndermarjeve tjera ..,

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Kasumi Lexo Postimin
    pas pak viteve edhe punetoret e aeroportit do te gjinden para qeverise si ata te llamkosit ,feronikelit ,minatoret ,te fabrikes se gypave, te qimentos dhe shume e shume ndermarjeve tjera ..,
    Ka dek koha e Jugobankes qe borxhet qe i mirrte Titoja ua jipte Bankkosave & Co per te kriju iluzionin se na po kena boll e na ashtu e kshtu.

    Ajo isht nji koh e prrallave te Ali Bab Tites, po vitet 1980-1999 e tregun mir se cka ishte Jugobanka e Bankkosi, cka Jugoplastika e Llamkosi!

    S'duhet me pas asnji nostalgji per kohen e Ali Bab Tites! Mshileni at liber njiher e pergjithmone!
    Lufta u be me i ik Jugobankes! Lufta e mundi u be per nje Kosove tjeter!

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 16-05-2010 mė 16:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •