Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Danimarkë: Festivali i fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”

    Nesër më 15 maj 2010, nën përkujdesjen e Radio ”Projekti 21” në Kopenhagë të Danimarkës, mbahet Festivali fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”, i 15-ti me radhë.

    Për këtë festival pjesëmarrjen e kanë konfirmuar:
    Shoqata e Gruas”Kosovarja” nga Malmö e Suedisë
    Shoqata ”Mërgimtari” nga Kieli i Gjermanisë
    Qendra për Kulturë Shqiptare ”OKARINA” – nga Landskorna, Suedi
    Grupi i fëmijëve "Pëllumbat e Projektit 21" nga Kopenhaga e Danimarkës,
    si dhe shumë fëmijë e grupe të tjera.

    Në festival do të marrë pjesë edhe ekipi i gazetarëve nga RTK - “Zëri ynë”, me gazetar, Mon Beqiri.

    Në festival janë ftuar edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare: Ambasada Shqiptare e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë.

    Pas festivalit, të pranishmit do t’i argëtojë, këngëtari i mirënjohur, Mahmut Ferati

    Për rrjedhën e festivalit do të ju njoftoj nesër.

    Me nderime,
    Adem Gashi, koordinator i festivalit
    dhe redaktor në Radio “Projekti 21”
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-05-2010 më 09:24
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Gjej rastin të uroj për punime të mbara për këtë festival.
    Kush ka punuar me fëmijët,e ndjen më së shumti këtë eveniment kaq të bukur!
    Po ju postoj një poezi për fëmijë duke menduar se nuk prish gjë në këtë ngjarje.

    SHQIPES I KËNDOVE

    Nëna ime e mirë
    Ç'po më thoshje vallë
    Kur unë këndova
    Për herën e parë?!

    Syt pse të qeshnin
    Pse më puthe fort
    Më thuaj të lutem
    Un' se kuptoj dot!

    Vogëlushe mamit
    Shumë më gëzove
    Se në t'parën këngë
    Shqipes i këndove

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Gjej rastin të uroj për punime të mbara për këtë festival.
    Kush ka punuar me fëmijët,e ndjen më së shumti këtë eveniment kaq të bukur!
    Po ju postoj një poezi për fëmijë duke menduar se nuk prish gjë në këtë ngjarje.

    SHQIPES I KËNDOVE

    Nëna ime e mirë
    Ç'po më thoshje vallë
    Kur unë këndova
    Për herën e parë?!

    Syt pse të qeshnin
    Pse më puthe fort
    Më thuaj të lutem
    Un' se kuptoj dot!

    Vogëlushe mamit
    Shumë më gëzove
    Se në t'parën këngë
    Shqipes i këndove
    Të faleminderit Beso.
    Sikur ta kishim këtë poezi së pakut një a dy ditë më herët, me siguri se ndonjë vogëlush a vogëlushe do ta cicëronte. Unë edhe pak po nisem për Kopenhagë dhe po e gjeta ndonjë fëmijë do të gjej rastin që edhe kjo poezi të jetë pjesë e festivalit.
    Edhe një herë të faleminderit.
    Respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Përshëndetje nga Kopenhaga

    Ju përshëndes nga një atmosferë shumë e bukur me studentë shqiptarë. Jam duke përjetuar caste të bukura studentore në Konvikt.

    København V
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Urojme qe festivali te kete sukses ju lumte organizatoreve femijet kane nevoje per takime te ndryshme e sidomos ata qe jane ne diaspore ktu vlen te permendim edhe mesuesit qe po japin kontributin e tyre duke ua mesuar gjuhen e bukur shqipe

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga Kasumi Lexo Postimin
    Urojme qe festivali te kete sukses ju lumte organizatoreve femijet kane nevoje per takime te ndryshme e sidomos ata qe jane ne diaspore ktu vlen te permendim edhe mesuesit qe po japin kontributin e tyre duke ua mesuar gjuhen e bukur shqipe
    të faleminderit Kasumi për urimin.
    tash po nisem për në sallen ku mbahet Festivali për të takuar grupet që do të vijnë ashtu që të koordinojmë punët.

    respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Nesër më 15 maj 2010, nën përkujdesjen e Radio ”Projekti 21” në Kopenhagë të Danimarkës, mbahet Festivali fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”, i 15-ti me radhë.

    Për këtë festival pjesëmarrjen e kanë konfirmuar:
    Shoqata e Gruas”Kosovarja” nga Malmö e Suedisë
    Shoqata ”Mërgimtari” nga Kieli i Gjermanisë
    Qendra për Kulturë Shqiptare ”OKARINA” – nga Landskorna, Suedi
    Grupi i fëmijëve "Pëllumbat e Projektit 21" nga Kopenhaga e Danimarkës,
    si dhe shumë fëmijë e grupe të tjera.

    Në festival do të marrë pjesë edhe ekipi i gazetarëve nga RTK - “Zëri ynë”, me gazetar, Mon Beqiri.

    Në festival janë ftuar edhe përfaqësitë diplomatike shqiptare: Ambasada Shqiptare e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë.

    Pas festivalit, të pranishmit do t’i argëtojë, këngëtari i mirënjohur, Mahmut Ferati

    Për rrjedhën e festivalit do të ju njoftoj nesër.

    Me nderime,
    Adem Gashi, koordinator i festivalit
    dhe redaktor në Radio “Projekti 21”


    Urrime per festivalin . Kame vetem nje pyetje per ju organizatoret.??? Pse gjithemone kurre mbahen festivale per femijet festa te dryshme ne Kobenhage , gjithemone ju behet thirrje ambasadoreve te muhallave shqipetare. Keto Ambasadore nuk merritojne te jene ne mesin e shqipetareve , per arsye se jane te gjithe sahanelepires.

    C'ka jane duke bere per popullaten ne mergim keto fare perfaqesues te Ambasadave te muhallave shqipetare, per mergaten shqipetare ne Danimarke dhe gjithe evropen ?? Ju mendoni se ende funkcionon komunizmi dhe patjeter duhet te jene prezente Ambasadata.

    Mos i felliqni femijet me keta sahanelepires . Mos e demtoni ardhemrine e femojeve me keta fare ambasadoresh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    I nderuar mik e i paloshshmi Adem GASHI,
    Nga thellësia e zemrës e të shpirtit, të gjithë ata që marrin pjesë në organizimin e "Festivali i fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010” , Ju përgëzoj, Ju uroj e Ju lartësoj deri në kup të qiellit..
    Fëmijët janë e ardhmja jonë, fëmijët janë yjet që shndërisin nënqiellin tonë, fëmijët janë jeta dhe e ardhmja e jonë...
    Rrofshit sa male me borë!
    SUKSESE!

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    I nderuar mik e i paloshshmi Adem GASHI,
    Nga thellësia e zemrës e të shpirtit, të gjithë ata që marrin pjesë në organizimin e "Festivali i fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010” , Ju përgëzoj, Ju uroj e Ju lartësoj deri në kup të qiellit..
    Fëmijët janë e ardhmja jonë, fëmijët janë yjet që shndërisin nënqiellin tonë, fëmijët janë jeta dhe e ardhmja e jonë...
    Rrofshit sa male me borë!
    SUKSESE!
    Të faleminderit mik i dashur!
    Unë them: Fëmijët janë engjujt e kësaj bote.
    Të investosh në rininë do të thotë ke investuar në ardhmërinë tënde ( kupto: shteti, shoqëria që investon në rininë...)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    Të dahsur miq, kërkoj të falur që nga lodhja nuk po jam në gjendje të sjell një shkrim për rrjedhat e Festivalit.


    Respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Urrime per festivalin . Kame vetem nje pyetje per ju organizatoret.??? Pse gjithemone kurre mbahen festivale per femijet festa te dryshme ne Kobenhage , gjithemone ju behet thirrje ambasadoreve te muhallave shqipetare. Keto Ambasadore nuk merritojne te jene ne mesin e shqipetareve , per arsye se jane te gjithe sahanelepires.

    C'ka jane duke bere per popullaten ne mergim keto fare perfaqesues te Ambasadave te muhallave shqipetare, per mergaten shqipetare ne Danimarke dhe gjithe evropen ?? Ju mendoni se ende funkcionon komunizmi dhe patjeter duhet te jene prezente Ambasadata.

    Mos i felliqni femijet me keta sahanelepires . Mos e demtoni ardhemrine e femojeve me keta fare ambasadoresh.
    Pêrshëndetje Tetova Mas.
    Këtë e bëjmë për ta rrespektuar institucionin!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pêrshëndetje Tetova Mas.
    Këtë e bëjmë për ta rrespektuar institucionin!


    S'a interesante !!! Festivali i femijeve ne Kobenhage ,nga vete pjesmarrja e prinderve dhe femijeve ishte i rrespektuare , kurse sai perket institucionit , vetem se e humbe vleren festivali. Nuk munde te quhet institucion shqipetare nje konzulat i cili nuk munde te garantoje edhe nje te drejte me elementare per mergimtarin.

    Me sigutri se duhet rrespektuare institucionet , pore jo institucione te cilat,shkijet i kane instaluare edhe ne evrope, ne dem te shqipetareve.

  13. #13

    Dallëndyshet shqiptare vallëzojnë edhe në mërgim

    Nga festivali i 15 jubilar „Pranvera e fëmijëve 2010“ në Kopenhagë

    Mrika Pllana - Krasniqi

    Kopenhagë 17 maj. Ishte pikërisht dita e shtune kur Kopenhaga kishte ne rrugët e saja më shumë dallëndyshe kishte më shumë frymëzim shqiptare, sepse kishin ardhur nga shumë qytete të tjera për të marrë pjesë në festivalin e fëmijëve “Pranvera e fëmijëve 2010” , festival ky i 15-ti me radhë , i cili mbahet nen protektoratin e Radio ”Projekt 21” dhe drejtorit të saj Havzi Sylejmani - XHAXHI. Ishte kënaqësi të shihje dallëndyshet e bilbilat që kishin bërë me qindra e qindra kilometra për të paraqitur programet e tyre te përgatitura me plot dashuri kombëtare. Aty kishin mbërritur edhe pjesëmarrësit e parë të festivalit e ata ishin dallëndyshet e Shoqatës Shqiptare ”Mërgimtari” nga Gjermania që kishin bërë me qindra rrugë kilometra për të ardhur deri këtu, ata u priten me ngrohtësinë më të madhe ku vëllezërit Emrush dhe Ismet Zendeli dhanë një drekë për rreth 60 persona në restoranin italian. Mikpritja nuk kishte të ndalur. Kjo i ngjante mikpritjeve të traditës shqiptare. Pastaj shoqatat tjera vinin radhë- radhë në sallën që kiishte një kapacitet prej mbi 1000 vendeshte mbi 1000 vende te rezervuara. Aty me plot krenari erdhën Shoqata e Gruas ”Kosovarja” nga Malmö, shoqata Alba , shoqata Okarina e shumë pjesëmarrës të tjerë .

    Festivali filloi me paraqitjen në skenë nga fëmijët e shoqatës mërgimtari që u paraqiten me qirinj në dorë e të cilët pas disa çastesh u shndërruan në lule për t’i dhuruar xhaxhit pastaj në skenë u paraqiten edhe shume pjesëmarrës ku nderuan xhaxhin dhe Radio "Projektin 21" me dhurata, por xhaxhi Havzi Sylejmani me lotë në sy pranoi dhuratën nga fëmijët e ardhur nga Gjermania librin me titull: “Gjaku i dallëndyshes” i cili brenda mbante nënshkrimet e te gjithe femijëve që me të vërtetë u paraqiten me një krenari dhe përgatitje të rrallë të cilëve u printe Ejup Krasniqi kurse punën e pa lodhshme me koreografi qe mahniti të pranishmit e kishte bërë i madhi Afrim Hasani program i cili u përshëndet me ngritjen në këmbë të mbi 1200 pjesëmarrësve.

    Ky festival nuk ka karakter garues por është festival që fëmijët shqiptare të dine se nga kanë ardhur e nga duhet të shkojnë që të tregojnë se edhe në damarët e tyre rrjedh gjak shqiptari.

    Ky festival u ndihmua nga shumë bashkatdhetarë edhe dhuratat ishin të shumta për të gjithë femijeët edhe për ata që nuk morën pjese ne program. Festivalin e përshëndeti ambasadorja e Shqipërisë, ambasadori i Maqedonisë, pastaj zotërinjtë Ejup Krasniqi, Hysen Ibrahimi e shumë të tjerë. Ne fund mbi 1200 pjesëmarrës u ndanë të kënaqur me shpresen e vetme se nuk do të jetë festivali i 15 i fundit por që ky festival të vazhdojë kështu si është me tërë mrekullinë e tij.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #14

    Mirënjohje për Radio "Projekti21", nga Sjoqata "Mërgimtari" Kiel - Gjermani

    . .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 21-05-2010 më 20:21
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2011
    Postime
    269

    Për: Danimarkë: Festivali i fëmijëve shqiptarë ”Pranvera e fëmijëve 2010”

    Urime të sinqerta për Festivalin madhështor të Fëmijëve.Iniciativa është për çdo përkrahje.Suksese edhe më të mëdha në të ardhme organizator♪7 të respektuar.

    Po ua postoj një vjershë si dhuratë për organizimin e Festivalit të Fëmijëve:

    ASHTU DUHET

    Ditë pranvere
    qielli plot kaltëri,
    e dy pëllumba
    fluturojnë n'ajri!

    Hidhen të gëzuar
    përpëliten lart,
    puthje mes veti
    shkëmbejnë gjatë!

    Dielli hareshëm
    ëmbël i shiqon,
    rreze të arta
    me afsh u dhuron!

    Me tërë kërshëri
    dy pleqtë thanë:
    -Ashtu duhet t'puthen
    gjithë në çdo anë!

    Nga lindja,jugu
    perëndimi e veriu,
    të duhen bardhi
    i kuqi dhe i ziu!

    Atëherë edhe dielli
    do t'nxejë më fortë,
    kur t'sheh t'buzëqeshur
    njerëzinë në botë!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •