Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304

    Ministria e parë myslimane në Britani

    Ministrja e parë Myslimane në Britani

    E premte 14 Maj 2010 10:40

    Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe si dhe lideri i partisë Konservatore David Cameron, emëroi Ministren e parë myslimane Saide Warsii, në qeverinë e re. Njëherit kjo do të jetë hera e parë në historinë e Britanisë së Madhe që një Ministre të jetë e komunitetit mysliman.

    Saide Husein Warsi- një myslimane 39 vjeçe me profesion gjykatëse si dhe politikane shumë e zgjuar në Partinë Konservatore, është shtetase britanike me prejardhje nga Pakistani.

    Ajo u zgjodh si anëtare e Dhomës së Lordëve nga Partia Konservatore para disa vjetëve, si dhe kishte pasur disa poste në Britani të Madhe.

    Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate, pritet që të formojnë qeverinë në ditët e ardhshme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.

    http://www.aljazeera.net
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ide shume e mire.

    Ashtu sic beri Ataturku: FEJA NE DORE TE SHTETIT, e jo te shkretiraxhinjeve arabe.

    Vajzat muslimane mund te pyetin veten:
    Nuk qenka detyrim per muslimanen shamia, burka e keso gjerash? Sipas ministes, jo. Sepse kjo nuk barte shami. Ndoshta ministrja eshte gabim kur mendon se shamia nuk eshte obligim? Nese eshte ministrja gabim, si mund ta di une kete gje? Ceshtja e shamise qenka gabim i Islamit, jo imi. Sepse nuk njeh norma te qarta per kete gje. E nese njeh norma te qarta, te cilat e urdherojne shamine, atehere ministrja s'qenka muslimane fare.

    *
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 14-05-2010 më 07:06

  3. #3
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    lol, pse re Chino, ca mendon ti, se nuk ia kane haberin femrat muslimane ne mbahet apo jo shamia? Dhe mezi presin te dali ndonje ne qeveri apo televizjon tua mesoj?

    Eshte e drejte personale me e mbajt shamine apo jo. Si me te thene, qe te jesh besimtar, sesht e detyrume me qene hoxh apo prift...

    Shamia eshte nje detyrim, por jo detyrimi. Shpresoj ta kuptosh ndryshimin.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin

    Hm. Vertet pret ta kuptoj dallimin ne mes te nje detyrimi me detyrimin?

    Ne artikullin e mesiperm aludoja ne nje pyetje relevante ne lidhje me diskutimet se a mund te ndalohet bartja e shamise apo burkas me ligj. Dhe ne kete diskutim cdo here luan rol pyetja, se a eshte bartja e shamise e obliguar nga normat islame. Sepse eshte parim i kushtetutave demokratike per te mos detyruar njerezit te heqin dore nga praktikat obligative fetare. Dhe nese bartja e shamise nuk eshte e obliguar, atehere mund te ndalohet. Ndersa ti thua shprehimisht se bartja e shamise eshte "nje e drejte personale". Kete e thote dhe ministrja, edhe pse ne menyre konkludente.

    Kjo mendoj se ka rendesi per vajzen muslimane qe ka intelekt. Ajo mund te pyes veten ato pyetjet, qe i shtrova ne artikullin pararendes.

    Nuk kuptove? Fishkello, menjehere ketu me ke. Deri atehere: Tjeta.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anëtarësuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Plotesisht e drejt. E meriton zonja , askush nuk ja fali e arriti me pune. I lumte edhe ketij vendi Anglise qe ja jep mundesin per kete, ku doren ne zemer vendi i vete Pakistani nuk do ja kishte dhene.
    JU NJE HAP - PUNA DY...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334
    Habitem une me keta.

    Pse e etikoni muslimane e jo pakistaneze?...kjo nuk duhet aspak me veshje/tipare muslimane.
    Anglia njihet shtet qe ne qeverine e tyre dhe shume poste tjera qe kane edhe shume afrikan e shume kombesi tjera, por se kuptoj pse e ngaterroni fene ketu?

  7. #7
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Hm. Vertet pret ta kuptoj dallimin ne mes te nje detyrimi me detyrimin?

    Ne artikullin e mesiperm aludoja ne nje pyetje relevante ne lidhje me diskutimet se a mund te ndalohet bartja e shamise apo burkas me ligj. Dhe ne kete diskutim cdo here luan rol pyetja, se a eshte bartja e shamise e obliguar nga normat islame. Sepse eshte parim i kushtetutave demokratike per te mos detyruar njerezit te heqin dore nga praktikat obligative fetare. Dhe nese bartja e shamise nuk eshte e obliguar, atehere mund te ndalohet. Ndersa ti thua shprehimisht se bartja e shamise eshte "nje e drejte personale". Kete e thote dhe ministrja, edhe pse ne menyre konkludente.

    Kjo mendoj se ka rendesi per vajzen muslimane qe ka intelekt. Ajo mund te pyes veten ato pyetjet, qe i shtrova ne artikullin pararendes.

    Nuk kuptove? Fishkello, menjehere ketu me ke. Deri atehere: Tjeta.
    Shiko, pike pe pari sme pelqen te te fishkellej, kshu kam zakonin te therras qenin, jo njerezit me te cilet bisedoj.

    Po shamia eshte e drejte personale per ta mbajtur. Ashtu sic eshte besimi nje e drejte personale. Ashtu sic eshte edhe marrja persiper e zbatimit te obligimeve te nje feje e drejte personale.

    Mbartja e shamise eshte e obliguar, por nuk eshte rrenjesorja per tregueshmerine e besimit. Islami ka pese shtylla, dhe zbatimi i ketyre pese shtyllave eshte obligim per cdo besimtar dhe besimtare. Nqs zbaton keto pese shtylla atehere quhesh nje musliman i vertet. Normalisht, kjo sipas mundesive.

    Mos mbajtja e shamise nuk e ben nje femer me pak besimtare se dike tjeter, ose me shume. Shamia eshte detyrim, por te takon ty nqs do e mbash apo jo.
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #8
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Problemi eshte se shum muslimane radikal, kete ministren e kane INAT!!! Biles e kane gjuajtur edhe me veze !!!
    Per veten time , me behet qefi qe kjo eshte be ministreshe, e meriton. Eshte grua e zgjuar.

    Na duhen ma shum gra te tilla.

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Mau_kiko Lexo Postimin
    Shiko, pike pe pari sme pelqen te te fishkellej, kshu kam zakonin te therras qenin, jo njerezit me te cilet bisedoj.
    Po ndaj fishkellimes ne kuptimin metaforik si qendron?

    Po shamia eshte e drejte personale per ta mbajtur. Ashtu sic eshte besimi nje e drejte personale. Ashtu sic eshte edhe marrja persiper e zbatimit te obligimeve te nje feje e drejte personale.
    Cfare nenkupton me "e drejte personale"?
    Nje sjellje te bazuar ne lirine veterealizimit te personit? Apo cfare?

    E kuptove kontekstin, ne te cilin aludova. Nese nuk eshte absolutisht obligative, absolutisht e patjetersueshme nga normat islame, por vetem fakultative, pra ne prerogative te secilit, mund te ndalohet me ligj. T'i ofroj temat ne forum, ku kjo gje debatohet, po deshte. T'i afroj artikujt, vendimet e gjyqeve, ku kjo gje definohet keshtu, po deshte. T'i afroj analizat e imameve dhe shkenctareve muslimane, te cilet ne procese te ndalimit te shamive me ligj pohojne se bartja e shamise eshte obligim i drejtperdrejt dhe i patjetersueshem nga Kurani. Per kete arsye lejohet bartja e shamise. Pra per arsye se mendimi dominant i klerikeve muslimane eshte se "po e detyrove dike te largoje shamine, e ke detyruar ate te braktise 'Zotin'".

    S'qenke n'teme ti.

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    O chinko te gjithe e dijm qe je budall me diplom, mirpo mos u be edhe plangprishes i forumit, duke i deviju temat qe nuk te pelqejn.

    Tema eshte lajmi ne vete dhe ka per objekt faktin se eshte kjo zonja apo zonjusha qe ka perkatesin apo konfesionin musliman dhe eshte bere ministre ne qeverin e re angleze dhe kaq.

    Pse je i prirur ti kapesh gjerat per bishti? ndoshta kete e ke nga nostalgjia kur ke qen qoban dhe ia kapje bishtin lopes
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  11. #11
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Habi se si qenkan krenare myslimat e forumit, per arritjet e nje myslimaneje shiite, qe sipas tyre nuk eshte as myslimane!!!!!!
    Bile edhe pa burka apo hijab, te shkoje e te rrije bashke me burrat ne parlament!!!!!....pupupupuupupu, jazik, sadak jarabi......po prishet dynjaja....

    Pergezime asaj zonjes, qe fale demokracise dhe lirise se atij vendi kristian, ja arriti te tregoje vlerat e saja vetjake....te cilat ne Pakistan, s'kishte per t'ja arritur kurre....

    Ps.Kujdes chino, se ata pa diplome, nuk te lene te kakarisesh.....ahahahahahah.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga jarigas : 14-05-2010 më 09:50
    Jarigas

  12. #12
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    O chinko te gjithe e dijm qe je budall me diplom, mirpo mos u be edhe plangprishes i forumit, duke i deviju temat qe nuk te pelqejn.

    Tema eshte lajmi ne vete dhe ka per objekt faktin se eshte kjo zonja apo zonjusha qe ka perkatesin apo konfesionin musliman dhe eshte bere ministre ne qeverin e re angleze dhe kaq.

    Pse je i prirur ti kapesh gjerat per bishti? ndoshta kete e ke nga nostalgjia kur ke qen qoban dhe ia kapje bishtin lopes
    Eh ti qe e tematizon cobansine e Chinos kerkon nga une te rri ne teme. Mos eshte cobania per ty nje lloj valute mendore. E ve per baze per te kuptuar cdo ngjarje ne jete. Si Muhamedi qe nepermjet te poligamise arriti te i futet edhe kusherirave ne krevat. Kujdes!! :-D

    Kthehemi ne teme:
    Nuk kisha thene se e anashkalova temen shume. E zgjerova. Krijova lidhje me tema te peraferta te dikutuara po ne kete nenforum. Ti e di fort mire se kemi diskutuar per disa projekte apo aspirata ligjore te disa vendeve per te ndaluar shamite me ligj. Ti e di se ne saje te ketyre diskutimeve eshte thene se shamite nuk mund te ndalohen, sepse jane "fjala e drejtperdrejt e Allahut."

    Kete teme te vjeter une e risjell ketu. Legjitime dhe etikisht e paster eshte kjo gje. Pse jo?

    Lajmin themelor nuk e mohova. Pra ate qe meson se nje grua muslimane eshte bere ministre ne BM. Si mendon ti, te hapet nje teme vetem per kaq lajm? Pa u interpretuar, pa u komentuar, pa mesuar gje tjeter nga ky lajm? Ka anashkalime te pahijshme te temave, por ky i imi nuk ishte i tille. I pahijshem eshte p.sh. ai anashkalim qe ka per qellim fshehjen e lajmit apo temes se hapur, qe paraqet ne pergjithesi nje mohim te lajmit apo temes. Une kete s'e bera.

  13. #13
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    disa...

    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin

    Ministrja e parë Myslimane në Britani

    E premte 14 Maj 2010 10:40

    Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe si dhe lideri i partisë Konservatore David Cameron, emëroi Ministren e parë myslimane Saide Warsii, në qeverinë e re. Njëherit kjo do të jetë hera e parë në historinë e Britanisë së Madhe që një Ministre të jetë e komunitetit mysliman.

    Saide Husein Warsi- një myslimane 39 vjeçe me profesion gjykatëse si dhe politikane shumë e zgjuar në Partinë Konservatore, është shtetase britanike me prejardhje nga Pakistani.

    Ajo u zgjodh si anëtare e Dhomës së Lordëve nga Partia Konservatore para disa vjetëve, si dhe kishte pasur disa poste në Britani të Madhe.

    Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate, pritet që të formojnë qeverinë në ditët e ardhshme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.

    http://www.aljazeera.net
    mire ke bere qe e ke sjelle kete lajm..por dicka ne kete lajm eshte e pa qarte..nga sa di une qeveria britanike nuk krijohet ne baze te religjionit...nese e veren me kujdes pasaporten britanike kerkund nuk e ka te shkruar religjionin...tani se nga e nxoret ju se kjo qenka muslimane nuk e di..apo thoni nga fakti se kjo eshte pakistaneze ne origjine..paqartesia tjeter eshte ne ate se a e emeroi david kameron ne nje post ministri kete zonjen pse ajo eshte muslimane apo pse zonja ne fjale eshte e zonja ne nje fushe te caktuar..duhet ta bejme dallimin..nese david kameron e ka zgjedhe si ministre pse kjo eshte me religjion musliman atehere perben lajm..e nese davidi e ka zgjedhe kete zonje ne qeverine e tij se kjo eshte e zonja ne nje fushe te caktuar atehere nuk perben aspak lajm per ta sjelle ketu..duhet ti dallojme gjerat...

    me fotografine nuk paske bere mire qe na e ke sjelle...duke e pare keshtu na lind pyetja se pse kjo grua nuk e zbaton nje detyrim te fese islame qe eshte mbulimi i saj...apo pse thjeshte vjen nga nje familje me besim musliman atehere automatikisht edhe kjo eshte muslimane...ajo mund te jete ne rrenje muslimane por aspak ne zemren e saj...edhe ky eshte nje dallim qe duhet ta bejme..nese kjo eshte deklaruar diku se karriera e saj eshte ketu ku eshte ne saje te religjionit te saj atehere themi me plot goje se eshte muslimane ne zemer ...e nese karriera e saj eshte ketu ku eshte ne saje te investimit fizik dhe mendor te saj eshte tjeter gje...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 14-05-2010 më 10:04
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  14. #14
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Po ndaj fishkellimes ne kuptimin metaforik si qendron?
    Une te thash se cfare nenkuptoj, ti nqs nuk e ke problem pastaj...

    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Cfare nenkupton me "e drejte personale"?
    Nje sjellje te bazuar ne lirine veterealizimit te personit? Apo cfare?

    E kuptove kontekstin, ne te cilin aludova. Nese nuk eshte absolutisht obligative, absolutisht e patjetersueshme nga normat islame, por vetem fakultative, pra ne prerogative te secilit, mund te ndalohet me ligj. T'i ofroj temat ne forum, ku kjo gje debatohet, po deshte.
    Ndoshta nuk me ke kuptuar ti mua ne ate cfare kam shkruajtur.

    Mbulimi i shamise eshte e obliguar per femren muslimane. E qarte deri ktu? Tani, vendimi final, i takon femres ta marri, nese do apo jo te vendos shami. Kjo eshte nje e drejte personale. Me te drejte personale une kuptoj te drejten qe nje person ka mbi trupin e tij. Lirine per te vendosur ne menyre te pavarur. Dhe kete te drejte feja islame nuk ta heq.
    Jane paraqitur disa obligacione nga feja muslimane, te cilat, cdo musliman duhet ti permbushe. Por, nese i permbush apo jo, ky eshte vendimi i tij, nuk e di a me kupton

    T'i afroj artikujt, vendimet e gjyqeve, ku kjo gje definohet keshtu, po deshte. T'i afroj analizat e imameve dhe shkenctareve muslimane, te cilet ne procese te ndalimit te shamive me ligj pohojne se bartja e shamise eshte obligim i drejtperdrejt dhe i patjetersueshem nga Kurani.
    Nuk eshte nevoja, i di edhe vete, pasi i kam pare dhe lexuar edhe une ato tema, i kam degjuar edhe une ata shkencetare musliman.

    Pra per arsye se mendimi dominant i klerikeve muslimane eshte se "po e detyrove dike te largoje shamine, e ke detyruar ate te braktise 'Zotin'"
    Dhe kjo eshte shume e drejte. Ky eshte nje vendim personal, nje vendim te cilin e merr individi vete, pa detyrim. Nqs do, e mabn shamine, nqs nuk do, ka arsyet e veta etj, nuk e mban. Nuk e shoh ku eshte problemi.

    Une ne teme jam, nuk e kuptoj daljen nga tema ku e sheh...
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    mir de shyqyr qe edhe ne angli po zbuten mardheniet ndermjet feve
    Jetë e rëndë.......!!!

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga Njoni-ch Lexo Postimin
    mir de shyqyr qe edhe ne angli po zbuten mardheniet ndermjet feve
    Shume mir besa, kur ne Shqiperi kemi pasur ministra e kryetar te Krishter, un them qe perendimi ne kete aspekt jan shume me te mbrapambetun !

  17. #17
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk mora pergjigje

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    mire ke bere qe e ke sjelle kete lajm..por dicka ne kete lajm eshte e pa qarte..nga sa di une qeveria britanike nuk krijohet ne baze te religjionit...nese e veren me kujdes pasaporten britanike kerkund nuk e ka te shkruar religjionin...tani se nga e nxoret ju se kjo qenka muslimane nuk e di..apo thoni nga fakti se kjo eshte pakistaneze ne origjine..paqartesia tjeter eshte ne ate se a e emeroi david kameron ne nje post ministri kete zonjen pse ajo eshte muslimane apo pse zonja ne fjale eshte e zonja ne nje fushe te caktuar..duhet ta bejme dallimin..nese david kameron e ka zgjedhe si ministre pse kjo eshte me religjion musliman atehere perben lajm..e nese davidi e ka zgjedhe kete zonje ne qeverine e tij se kjo eshte e zonja ne nje fushe te caktuar atehere nuk perben aspak lajm per ta sjelle ketu..duhet ti dallojme gjerat...

    me fotografine nuk paske bere mire qe na e ke sjelle...duke e pare keshtu na lind pyetja se pse kjo grua nuk e zbaton nje detyrim te fese islame qe eshte mbulimi i saj...apo pse thjeshte vjen nga nje familje me besim musliman atehere automatikisht edhe kjo eshte muslimane...ajo mund te jete ne rrenje muslimane por aspak ne zemren e saj...edhe ky eshte nje dallim qe duhet ta bejme..nese kjo eshte deklaruar diku se karriera e saj eshte ketu ku eshte ne saje te religjionit te saj atehere themi me plot goje se eshte muslimane ne zemer ...e nese karriera e saj eshte ketu ku eshte ne saje te investimit fizik dhe mendor te saj eshte tjeter gje...
    hapesi i temes eshte dashte me dhene pergjigje per kete qe pyes...apo dikush tjeter qe din me shume per kete rast...apo asnjeri ska cka thote me shume...thjeshte nje teme pa kuptim si shume tema te tjera...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    hapesi i temes eshte dashte me dhene pergjigje per kete qe pyes...apo dikush tjeter qe din me shume per kete rast...apo asnjeri ska cka thote me shume...thjeshte nje teme pa kuptim si shume tema te tjera...

    Ka pergjigje per gjithcka, po kush eshte ne zor, qe ti, PROFESORI tua shash nenat e motrat vetem pse ty nuk te pelqen pergjigj'ja ???!

  19. #19
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    wow gjergj..

    Citim Postuar më parë nga Gj.Fishta Lexo Postimin
    Ka pergjigje per gjithcka, po kush eshte ne zor, qe ti, PROFESORI tua shash nenat e motrat vetem pse ty nuk te pelqen pergjigj'ja ???!
    kujt ja paskam share nenen dhe motren o jaran...mos gabove gje adrese...nese nuk me ka pelqyer pergjigjja e kam komentuar si kam ditur une..por nuk e kam kulture me ja sha dikujt familjen..eshte dicka e rende qe ma thua..nuk eshte ne kulturen time...

    kjo ishte nje menyre e mire per mos me dhene pergjigje ne ate cka kam pyetur une..dhe tenton te devijosh temen..gjithsesi une e di se shume tema i sillni ketu pa e dite cka po beni dhe kur forumnistet ju vene fakte perballe humbni ..dhe mundoheni te shmangeni nga budallalliku qe keni sjelle...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  20. #20
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Kjo ministrja e paska kuptu drejt cdo te thote te jesh myslimane...

    Puno ne nje salle mbush me burra...

    Nuk vishka burka...

    Nuk mbaka shami...

    U lyka e u parfumoska...

    Shkurt sukses

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •