Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50

Tema: Vullnet Mato

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    [QUOTE=vullnet mato;2909305][QUOTE=vullnet mato;2900985][QUOTE=vullnet mato;2898066][QUOTE=vullnet mato;2897110][QUOTE=vullnet mato;2896185]
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    [B]

    Vullnet Mato

    NGJYRAT ZHGĖNJYESE

    Kur isha kec
    nė moshėn e bardhė,
    thosha, dil mjekra ime,
    tė bėhem burrė!
    Tė marr njė faqemollė
    me cicat dardhė,
    ta bėj manare,
    tė mos mė ndahet kurrė.

    Tė mė flenė buzėt
    brenda frymės sė saj,
    tė bėj pėrnatė eklipsin
    hėna nėn diell.
    Tė bėj si fytyrėn time,
    tre kalamaj,
    tė mė thonė, o babi!,
    t’u them, o yje !...

    Kur i bėra tė tėra
    kėto marifete,
    thosha, mė ndihmo fat,
    tė ngop bijtė e uritur,
    t’i vesh si prilli
    lastarėt me gjethe,
    tė bėhem lumė i tyre
    pėr t’i vaditur.

    Por fati nuk m’i dha
    qeset me tė holla,
    ndonėse u rropata
    pėr letra tė ndershme,
    duke rendur pas diplomave
    nėpėr shkolla,
    kur paraja tinėzare
    u bė mė e vlefshme.

    Dhe i zhgėnjyer
    nė vjeshtėn e moshės,
    thosha, duhet shembur
    ky kodosh shteti.
    Po kur u shtrinė urat
    mbi oqeanet e botės,
    m’i rrufiti bijtė
    magnet kurbeti.

    Pasi brodha kohėt
    me ndryshime ngjyre,
    dhe ndėrrime emrash,
    por huqet njėsoj,
    them, sa keq tė vdes
    me kusarė mbi krye,
    dhe me fatin koprrac
    qė mė bojkotoi!...

    TRADHTIA NĖ MENDJE

    Gruan e kam gjithnjė
    brenda trurit,
    ku vjen pėrqark
    si nikoqire e mendjes sime.
    Aty ankohet pėr ndonjė
    gjakndezje burri.
    Qesh e mė trazon
    gatimet nė mendime.

    Fshin pluhurin cerebral
    me ėndrra kotėsie.
    Shkund mendėsitė
    e pa barabarta.
    Kur harroj ia mbaj
    tė mbyllura dyert,
    ajo troket aq fort,
    sa mė tundet kafka.

    Dyshon mos ndoshta
    ndonjė grua tjetėr,
    mė ka hyrė brenda trurit
    nga dritaret e syve.
    Ndonėse e di
    qė mė ka besnik tė vjetėr,
    bėhet merak sidomos
    nga bėmat e fqinjėve.

    Tek punoja nė bibliotekėn
    e trurit tė vogėl
    mė gjeti njė ditė
    me njė topolake tė njomė,
    qė kish hyrė lakuriq
    nga televizori i dhomės
    dhe me kėrcime seksi
    tundte belin e hollė.

    Shtypi pultin ma nxori
    nga truri pa vonesė
    dhe pėr impulse maniake
    mė bėri vėrejtje.
    Tha: “Si gjithė burrat,
    edhe ti ke tru tė pabesė,
    me kuēkat e botės
    tradhton nė mendje.
    S’ka si tė mos e dish
    qė kėtė postulat,
    Krishti e ka thėnė
    para dymijė vjetėve!“...

    BUKURIA

    Bukuria sa vjen
    sytė po na rrėmben.
    Gjithnjė e mė tepėr
    po na shton magjinė.
    Kot thonė,
    mashkulli bėhet si qen,
    pėrderisa femra i rrit
    magnetit fuqinė.

    Bukuria shkul
    nga trupi pleqėrinė,
    bėn tė ndjehesh befas
    banor nė tropik.
    Tė ngjall dėshirėn,
    tė shton energjinė,
    tė deh papritmas
    me avujt erotik.

    Syri qė bredh kudo
    pa kufizimin e lirisė,
    zhvesh nė rrugė femrėn
    mė tė paarritshme,
    shijon format e linjės,
    tė pėrsosmėrisė
    dhe bėhet nė ēast
    mė uri tė pėrbindshme.
    Por vetėdija e mban lidhur
    si qenin me zinxhirė.
    Shyqyr, o zot,
    ky shpėtim, shyqyr!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 31-05-2011 mė 13:16

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Vullnet Mato

    ZOGU I STUHIVE

    Kur isha gjashtė vjeē dilja kėmbėzbathur,
    te pragu i shtėpisė pėrdhese buzė detit.
    Ditė me radhė njė zgalem krahėhapur,
    mė vėrtitej pėrqark si balona rreth perit.

    Mė ftonte tė fluturonim pėrtej horizontit,
    mes reve e dallgėve ku vezullonte kaltėrsia.
    Pastaj, ēuditėrisht, mė hyri brenda gjoksit
    dhe rrihte krahėt fort mes brinjėve tė mia.

    Atėherė gjithēka nė trup m’u bė fluturuese,
    krahėt papritmas mė morėn fuqi reaktive,
    zemra mė rrihte me dallgė shkumėzuese,
    sepse kisha brenda vetes zogun e stuhive.

    Por koha e kuqe mė prangosi atin pa faj
    dhe mė vuri pėrballė kafaze pėr kufizime.
    Me shėnjestrėn e ēiftes sė gjahtarėve tė saj,
    mė pėrgjonte tinėz pasionin pėr fluturime.

    Mė detyronte krahėt si pulat t’i shtrėngoja,
    tė duroja breshrin bujtės nė lėkurėn time,
    ushqimin e peshkut me lėpjetė ta ndėrroja,
    tė mė vdiste brenda vetes zogu i stuhive.

    U deha me lotėt e nėnės dhe ika hapėsirave,
    zogun tė shpėtoja nėpėr errėsirat e pyllit,
    duke mėsuar nga instinktet e egėrsirave,
    dinakėrinė e fshehjes nga drita e diellit.

    Aty njė mėllenjė nė fluturimin rastėsisht,
    mė ēukiti zemrėn fort me sqep vajzėrie.
    E fsheha te strofka mes pyllit me ahishtė,
    sepse kisha brenda vetes zogun e stuhive.

    Gjatė ndėshkimit pėr shpirtin tim fluturak,
    zvarrita krahėt nėpėr baltėra vėshtirėsie,
    por njoha skutat mė tė errėta pėr almanak,
    me skenat e plota tė atij ferri marrėzie.

    Kur energjia reaktive tė mė shuhet tėrėsisht,
    krahėt do m’i rimarrin zgalemėt e kaltėrsive,
    fluturimin e penguar tė vazhdoj pėrjetėsisht,
    sepse kisha brenda vetes zogun e stuhive.

    KU I KEMI HERONJTĖ E SOTĖM

    Ku janė guximtarėt e bėmave tė mėdha heroike?
    Ku i kemi heronjtė e sotėm tė vetėflijimit fitimtar?
    Flenė moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
    pinė “Viagra” dhe injektojnė “Heroinė” nė damarė.

    Mbushin faqet e shtypit dhe ekranet me ngjyra
    disa prototipa tė rėndomtė tė llojit “Big Bradhėr”,
    qė kacafyten tre muaj dhe bėjnė tualet nė pasqyra,
    pėr tė fituar miliona duke puthur vajzat e radhės.

    Palosin lojėra fjalėsh nė mikrofona opinionesh,
    oratorėt qė shfaqen njėmijė herė nė njėmijė ditė.
    Mohojnė me nihilizėm bėmat pozitive tė ēdo kohe,
    dhe pompojnė pareshtur tė paaftėt pėr “mrekullitė”.

    Nderohet kush zotėron mirė mjeshtėrinė e shpifjes,
    kush zbraz pėr rivalėt helm mė tė fortė se gjarpri.
    Kamera spiune peshkon heronj video-pėrgjimesh
    dhe hajduti milioner del nga lypsarėt mė i varfri.

    Ēmohet kush pa turp i rrėshqet moralit tė elitės,
    kush durimin njerėzve ua shkėrmoq me daltė.
    Ngrihet lart nė qiellin ashiqare tė mesditės,
    kryevepra e atij qė shkel ligjin, sa e bėn baltė.

    Quhet kryetrim ai qė pėrdor lirinė si pronėn e vet,
    dhe nga milli i rebelimit tė gjakut nxjerr shpatėn;
    sulmon tė drejtėn e tė tjerėve egėrsisht dhe godet,
    duke plagosur rėndė kushtetutėn dhe gjykatėn.

    Mendjehollėt mė tė mprehtė po dalin gėnjeshtarėt,
    qė shpikin shfajėsime duke pasur dėshtimin kalikiēi,
    qė fshehin si disa gra jastėkun te barku i barrės,
    dhe nė pėrfundim pjellin hiēin nga mitra e hiēit.

    Ku janė guximtarėt e bėmave tė mėdha heroike?
    Ku i kemi heronjtė e sotėm tė vetėflijimit fitimtar?
    Flenė moteleve me dashnore e kurvicka histerike,
    pinė “Viagra” dhe injektojnė “Heroinė” nė damarė.

    FJALA E THJESHTĖ ĒOBAN

    Fjala ēoban duket mė e thjeshta e fjalėve,
    por mbart kuptimin e njė rrapi madhėshtor,
    se mbulon relievin e fushave dhe maleve,
    ku tingėllojnė pareshtur zile dhe kėmborė.

    Nėn hijen e kėtij rrapi ndrit hėna e plotė,
    mugullon bari i njomė, tėrfili shtrin fletėt,
    mėrzejnė vapės tufat me dele, dhi e lopė,
    ulen pėr tė shkruar vjersha baritore poetėt.

    Te fjala ēoban tjerr qielli shtėllunga reje,
    shiu thur litarė dhe breshri lidh kokrra,
    era i bie fyellit me oshtima rrufeje,
    bora shtron qilimin e bardhė mbi kodra.

    Tė kjo fjalė lehin qentė nė gjurmėt e arinjve,
    ujqėrit skėrmiten fshehtas nė korije tė largėta.
    Teksa kovat mbushen me currilat e gjinjve,
    baresha ngroh gjoksin me puthje tė zjarrta.

    Te kjo fjalė gėrshėra pret stofin e leshtė,
    dhe kostumi i dhėndrit gatit dasmat e vitit.
    Nė baxho stanesh ngrin qumėshti i nxehtė,
    pėr fuēitė e djathit me dru tė fortė prej lisit.

    Te kjo fjalė e lashtė ku koha nuk ia di largėsinė,
    nėna pret sisėn dhe vogėlushin merr pėrdore.
    Njeriu mban kafshėn dhe kafsha mban njerinė,
    duke lidhur mes tyre bashkėjetesėn tokėsore.

    Se qėkur hėngri mish e shtrydhi gjinj pėr tė pirė,
    njerėzimi bėri bagėtitė ushqim kryesor tė botės.
    Ujku u shpall armiku i pėrjetshėm, egėrsirė,
    dhe ēobani u bė lartmadhėria absolut i kullotės.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Vullnet Mato


    FUNDI FATAL I NJERĖZVE TĖ TMERRSHĖM

    Njerėzit e tmerrshėm i pjell mitra e egoizmit,
    ngjizen me spermėn pėrdhunuese tė djallit tė zi.
    Rriten nė prehrin me thumba gėrricės tė cinizmit,
    ushqehen me tėrbimin e etur pėr pushtet pa kufi.

    Ku u shua jeta demoniake e Neronit tė llahtarshėm,
    qė mbuloi Romėn e lashtė me shkrumb dhe hi ?
    Ku u mbulua me rrėnoja Ivan Grozni i tmerrshėm,
    qė hėngri edhe kokėn e tė birit bashkė me Rusinė?

    Ku u burgos nė vetmi Bonaparti i zhgėnjyer,
    qė gjysmėn e Evropės e ktheu varr pėr tė vdekur?
    Nė cilin bodrum piu helmin Hitleri kryqethyer,
    qė e bėri qiellin e botės tė vjellė vetėm hekur?

    Ku plasi si dinamit zemra e Millosheviēit serbomadh,
    qė derdhi pėrrenjtė e lotėve tė Bosnjės e Kosovės?
    Nė cilin tunel u fsheh si miu Sadami mustaqemadh,
    qė mbolli Irakun me ēelikun e predhave tė botės ?

    Nė ē’thellėsi oqeani ushqen peshkaqenėt Bin Ladeni,
    qė zbrazi damarėt e gjakut arab me kamikazėt e tij?
    Ku po pėrgatit varrin e vet kodoshi Kadaf koloneli,
    qė mbolli njė shkretėtirė me kufoma nėpėr Libi?

    Si nuk mėsojnė pasardhėsit e tyre tė zellshėm,
    qė popujt e pavdekshėm po kėrcėnojnė kurdoherė,
    se kali i marrosur i revanit tė tyre tė tmerrshėm,
    tė shpie domosdo e me siguri vetėm nė humnerė?...

    MĖ PRESIN MIQTĖ E PYLLIT

    Kam ardhur sėrish nė parajsėn me pisha,
    mes pyllit me kaftan tė gjelbėr veshur.
    Mė presin gjithė miqtė e parė qė kisha,
    nė kohėn kur jetova mes tyre i fshehur.

    Zogjtė me gjuhė cicėrimash mė flasin,
    kuptoj ē’mė thonė me tingujt e ėmbėl.
    Nuk dua pėrkthyes bimėsh dhe kafshėsh,
    gjithė kodet e tyre i deshifroj me zemėr.

    Bari mė flet me gjuhėt vesuar nga yjet
    dhe mė tund kėrcejtė e hollė me petale.
    Fluturat mė valėvitin flamujt te kryet,
    mbi lulet e nektarit duke kėrcyer valle.

    Qukapikėt trokasin dyerve nė zgavra
    tė rreshtojnė milingonat e pritjes jashtė.
    Zhapinjtė alpinistė mė dėfrejnė me gara,
    kush t’i shkojė trungut te maja e lartė.

    Ketrat atletė kėrcejnė te arenat mbi pemė
    dhe mė tregojnė njė ēast ēiftimin e dashur.
    Laraskat gajasen dhe zgjojnė lepujt qė flenė,
    tė mė shohin nga ferrat e gjumit syhapur.

    Mėllenjat klloēka me tė vegjlit e foleve,
    mė brohorasin me ēuēurima nėpėr shkurre.
    Dhelpra del nga strofka veshur topmodele
    dhe mė tregon mantelin me gėzof lėkure.

    Breshkat ekspozojnė tatuazhin e shpinės
    dhe mbi gjethe tė thata nxitojnė kėmbėt.
    Kėrmijtė mė tregojnė antenat te brirėt,
    duke incizuar kėngėt e bilbilave tė ėmbėl.

    Mė ushqejnė me oksigjen pishat dhe shtogu,
    teksa mendoj se pylli me miqtė e mjedisit,
    janė mbretėria e paqes mė tė pėrsosur,
    qė i duhet njeriut pėr qetėsimin e shpirtit.

    GJYSHJA PĖR BIJĖN E SHEJTANIT

    Gjyshja pa dhėmbė nė gojėn e madhe,
    qeshte dhe me ledha mė quante keē.
    Nėna e nėnės, jetėgjata me tumane,
    qeshi plot nėntėdhjetė e tetė vjeē.

    Si ajo plakė gazmore dhe kapedane,
    nė jetėn time nuk mė deshi askush.
    Mė lėmonte kokėn e nxirrte bajame,
    nga xhepat e tumaneve tė fryrė kaush.

    Bir i gjyshes tė bėhesh djalė i mirė,
    mos puthėsh kurrė “Bijėn e shejtanit”,
    si ai dajua i madh qė na vjen i pirė,
    me atė tė flamosur nga degėt e manit.

    Dajua sarhosh s’mė pėlqente as mua,
    ndonėse mė jepte tė thyeja bajame.
    Se kur vinte me kėmbėt i penguar,
    kundėrmonte tė puthura era shejtane.

    Kur arrita vetė moshėn e pjekurisė,
    u bėrė kureshtar si ishte ajo dreqe.
    Putha buzėt e saj te gota e rakisė,
    bija e shejtanit s’mu duk aq e keqe...

    Dhe nė dasmėn e motrės, ēakėrrqejf
    i thashė gjyshes para shishes me verė:
    Putha bijėn e shejtanit sa u bėra dreq!
    Ajo qeshi atė ditė mė fort se ēdo herė...


    KRIMBI PREJ TYMI

    E nisa cigaren
    tė ngjasoja me burra,
    duke lėshuar ngado
    shtėllunga tymi.
    Njė oxhak nga goja,
    dy nga hunda,
    derisa pėrbrenda
    mė hyri krimbi.

    E nxora krimbin
    me vuajtje pa derman,
    se mė thanė, nga vajzat
    s’je i zgjedhur.
    Ato largohen nga era
    alkool e duhan
    dhe po tė panė
    me gishta tė zverdhur.

    Vajza qė zgjodhi mua,
    erėmonte duhan
    dhe para saj
    mbeta i ngrirė shakull.
    Hetova prostitutėn
    kudo mbi fustan
    dhe i futa duart
    mos ishte mashkull.

    Ajo tha befas,
    ku tė duash mė kap,
    cigare mos kėrko,
    se s’kam tė tė jap!
    Ia ktheva:
    Mos tė pafsha sytė kurrė,
    se femra era duhan
    s’mė bėn pėr burrė!

    Por shokėt e qortuan
    paragjykimin tim
    dhe thėnie proverbiale
    mė sollėn nė kujtesė:
    Te prosti me cigare
    po prishe djalėrinė,
    ēmon mė mirė
    vlerėn e gruas nė martesė.

    Kur krimbi u ngjit te vajzat,
    si tifozėri e sportit,
    gjeta njė si vetja,
    me duhanin armik alergjie.
    Se mund tė mbetesha
    t’i ndez cigaret prostit,
    si beqar i shpėrfillur
    nga ēdo vello nusėrie...

    BUKURIA QĖ SHĖRON ZEMRAT

    Urbani i ngarkuar rėndė uturinte mė rėnkim.
    Udhėtarėt e unazės ishin kthyer nė sardele.
    Ngjitur meje miku mė ankohej me trishtim,
    se analizat e zemrės kishin dalė me probleme.

    Aty pranė ra nga qielli njė bukuri e praruar,
    qė tė merrte mendjen nė ēdo moshe tė ishe.
    Njerėzit pėrqark vėshtronin si tė paralizuar,
    nga qafėgjata me sy e buzė tė magjishme.

    Atė ēast i mekur prej saj i thashė mikut tim:
    Pa shiko, o Bardhi, ē’mrekulli ka bėrė zoti!
    Oh, mua mė dhemb zemra e s’po gjej shėrim,
    ti seē po mė thua pėr ca gjėra kot sė koti...

    Kjo nuk ėshtė gjė koti po shihe ē’ka bėrė zoti,
    se ta largon dhimbjen mė mirė nga ēdo kurim
    dhe tė gjitha vuajtjet e tua tė duken pika loti,
    po sodite kėtė krijesė marramendėse pa ngurim!

    Si asnjė herė tjetėr psherėtiva duke rėnkuar:
    Ah, moj nėna ime, qė ke vdekur e s’mė dėgjon,
    tė kishe mundėsi tė mė mbaje tė konservuar,
    dhe ta lindje vezėn time dyzet vjet mė vonė...

    Ajo ktheu vėshtrimin papritmas nga ne tė dy,
    sikur tė kishte marrė befas njė mesazh qiellor.
    Miku im u trand pėrbrenda, u pėrpėlit nė sy,
    nga ata sytė e saj magjik me rrezatim meteor.

    Pas kėsaj ne treguam barsoleta dhe pimė raki.
    Bardhit s’i dhembi zemra, trishtimi ishte fshirė.
    Bukuria e asaj vajze i kish dhėnė shpirtit tė tij,
    besim tė plotė pėr jetėn dhe humor mjaft tė mirė.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Vullnet Mato

    NEPĖRKA DHE NUSJA
    Tregim.
    Thuhet se natyra ia ka dhėnė helmin gjarprit, thjesht pėr vetėmbrojtje nga kundėrshtarėt e vet. Pasi nė tė gjitha rastet e shfaqjes para syve tanė, ai rrėshqanor i rrezikshėm nuk sulmon, po nuk e sulmove dhe nuk godet pabesisht, kur nuk i afrohesh befasisht. Kėto konstatime i kam tė provuara saktėsisht edhe me pėrvojėn time jetėsore, por sidomos me njė ngjarje tepėr rrėqethėse.
    Si fillim, ėshtė nevojshme tė bėj tė qartė, se nė fėmijėrinė time shfaqja e gjarprit nė rrugicėn me diell, apo nė shtegun ku rrėshqiste me panik pėr t’u fshehur, mė ėshtė shoqėruar gjithmonė me njė dridhtirė tmerri, nga e cila, ose mė ka shpėtuar shurra rrėzė pantallonave tė shkurtra, ose mė ėshtė bllokuar frymėmarrja pėr tė ndaluar vrapin sa mė larg tij. Mė saktė, kam qenė njė frikacak i klasit tė parė. Dhe as vetė nuk e kuptova, se si pas pak kohėsh ndodhi e pabesueshmja, u bėra miku mė i ngushtė i gjarprit, aq sa t’i bėja fole tė mė flinte nė gji, ngjitur me lėkurėn time tė hollė. Dhe ja, si ndodhi kjo ēudi e pazakonshme pėr njė djalė rreth tetė vjeēėve?...
    Nė shtėpinė tonė, tė trashėguar nga gjyshi nė fshatin Karahaxh, (prejardhja nga Kara Haxhi “ Haxhiu i zi “) dhjetė kilometra larg Sarandės, ku ne shkonim gjatė stinės sė verės, erdhi njė babush teqeje me mjekėr tė bardhė, tė madhe e tė gjatė deri afėr brezit. Dukej nė ecje e sipėr, sikur lėvizte njė mullar me kashtė gruri. Ai e njihte babanė si mėsues i atyre anėve dhe i pėlqente tė shkėmbenin mendime bashkė. Duke vėnė re se isha tepėr kureshtar pėr atė dukuri tė leshtė qė mbulonte krejt pjesėn e pėrparme tė pamjes sė tij, ai mė lejonte ta zija pėr mjekre, madje edhe ta lėmoja njėsoj sikur tė ishte ndonjė cjap manar. Dervishi filloi tė mė donte si djalin e tij, mė lėmonte kokėn dhe mė mbante pranė vetes, duke mė treguar ndodhi tė ēuditshme, tė cilat nė atė moshė nuk i kuptoja, por diēka fantazoja me mendjen time tė ujshme.
    Njė ditė, teksa babai ishte duke bėrė disa meremetime me gozhdė e sqepar nė tavan, ai mė mori pėrdore dhe dolėm nėpėr kopshtiet pėrqark kodrės ku ishte shtėpia jonė. Diku te njė ferrė e ulėt, sytė e tij tė murrmė dalluan njė nepėrkė lara-lara, e cila e bėri mjekroshin tė gėzohej si fėmijė dhe mua prapa krahėve t’ia mbath vrapit nė ēast.
    - Qėndro aty!- mė bėrtiti babushi befas me njė ton tė rreptė, tė pazakonshėm. - Unė do ta bėj kėtė bukuroshe laramane, jo tė na hajė ne, po tė kėrcejė vallė nė dorėn tonė...
    Kėto fjalė tė pabesueshme mė bėnė tė kthehem i ngarkuar me kureshtje, pėr tė parė i tendosur disa metra mė tej, si do t’i bėnte kėto marifete mjekėrmadhi fantastik.
    Ai mori njė shkop furkaēe, nga ato qė ne fėmijėt bėnim llastiqe pėr tė vrarė zogj dhe me tė ia ngjeshi kokėn pėrtokė. Pastaj i kapi kokėn me dorė dhe kur e ngriti lart, nepėrka iu mbėshtoll e gjitha rreth dorės sė shpėrveshur deri te bėrryli. Atėherė unė ndjeva disa pika urine qė njomėn mbathjet e mia dhe po prisja kur babushi mjekėrmadh do tė kėputej i vdekur pėrtokė, si mullar kashte i pėrmbysur nga era.
    Kjo jo vetėm nuk ndodhi, por duke parė fytyrėn time tė rrudhur nga tmerri, ai qeshi me ton tė lartė dhe me nepėrkėn pėrqark dorės gjithė damarė tė ngritur nga shtrėngimi i saj, mė tha:
    - Shikoje pa frikė, se do ta urtėsojmė, kėtė kafshė njėsoj si atė macen me tė cilėn loz ti!
    - Ē’kafshė, thua ore babush, po ajo nuk ka katėr kėmbė si macja, dhia apo delja? - i thashė unė me zė tė dridhshėm.
    - Kėmbė kjo ka bishtin, qė e shtyn trupin pėrpara me shkathtėsinė qė nuk e ka asnjė kafshė tjetėr. - u gjegj ai dhe vijoi: - Eja tani tė shkojmė te shtėpia ta bėjmė tė nusėrojė kėtė zonjė pikaloshe tė bukur.
    Ai tha “zonjė” dhe unė thashė me vete, tė kisha t’ia shtypja kokėn me gurė asaj vrrome tė pėshtirė.
    Kur shkuam te shtėpia nėna ime u step, duke kundruar me sy tė shqyer baba dervishin me nepėrkėn tė mbėshtjellė pėrqark dorės.
    - Mos u tremb, zonjė, - i tha ai nėnės - nuk ha njeri kjo. Ja, do ta shohėsh. Vetėm mė sill njė filxhan dhe njė copė tė vogėl tė leshtė, sa t’i zbut pak inatin.
    Kur dėgjova sėrish fjalėn “zonjė”, mendova me zemėrim, si ky njeri qė hante bukė me babanė tim, pėrdori pėr nėnėn time tė njėjtėn fjalė “zonjė” qė kishte pėrdorur edhe pėr nepėrkėn. Nėna ime qė nuk vriste asnjė mizė, ishte zonjė mbi zonjat e vėrteta dhe jo nepėrkė e pėshtirė qė kapte bretkosat pėr fyti nėpėr kanale tė pista dhe i kullufiste. Ai mjekėrosh duhej ta lante njėqind herė gojėn te burimi e t’i kėrkonte falje nėnės, qė e kishte barabitur me nepėrkėn.
    Nėna tepėr e druajtur, i solli atij mjetet qė kėrkoi dhe ne tė dy tė shtangur te njėri-tjetri po vėshtronim nga larg me habi e tmerr ēdo tė bėnte ai ēudibėrės me laramanen vdekjeprurese.
    Dervishi ia kapi kokėn me dy gishtat e parė dhe ia shtrėngoi fort, sa iu hap goja dhe i futi te dhėmbėt cepin e copės sė leshtė, duke e mbajtur pingul mbi filxhan. Nepėrka kafshoi copėn e leshtė dhe lėshoi nėpėr fijet e saj njė curril helmi tė verdhė mbi filxhan. Si e mbaroi kėtė punė tė llahtarshme, babushi nxori me dorėn tjetėr nga xhepi njė pincetė tė vogėl dhe duke ia shtypur gojėn, sa iu hap si ndonjė fik i ēarė, i shkuli dhėmbėt me kujdes. Pastaj qeshi i gėzuar dhe e futi nepėrkėn brenda asaj kėmishės sė tij, mė tė bardhė se mjekra gri.
    Nėna klithi:
    -Uauuu, ē’bėre ashtu, more derėzi, se do vdesėsh!...
    Dervishi vazhdonte tė qeshte. Por duke vėnė re, se ne tė dyve na u bė fytyra nė ngjyrėn e dheut dhe ndjeheshim keq nga ky veprim, futi dorėn nė gji, e nxori nepėrkėn dhe shkoi e lėshoi te ferrat poshtė kopshtrave. Mė pas erdhi nė shtėpi, e hodhi helmin nė njė shishe tė vogėl me tapė, duke lėnė fare pak nė filxhan. Ai i kėrkoi nėnės njė lugė sheqer dhe ujė sa pėr tė mbushur filxhanin. Atėherė mė tha mua fjalėn mė tė tmerrshme, qė na bėri tė dridhemi tė dy me nėnėn.
    - Pije, si trim, se kjo do tė bėjė qė tė gjithė gjarpėrinjtė tė ndėrrojnė udhėn kur tė tė shohin ty me sy !
    - Jo, jo, mos ja jep djalit!- kėrceu nėna prerazi dhe mė tėrhoqi pas vetes.
    - Jo! - thashė edhe unė i vendosur tė mos e pi kurrsesi.
    - Unė, moj zonjė, e dua djalin tuaj tė zgjuar, jo mė pak se ju qė i keni bėrė kokėn! - iu drejtua ai nėnės me pėrulje. - Po me kėtė ilaē qė e kam bėrė nė trupin tim dhe tek shumė tė tjerė, ky djalė fiton imunitet dhe nuk pėson kurrė gjė tė keqe nga helmet e gjarpėrinjve.
    Nėna u lėkund pakėz dhe mjekėrmadhi m’u drejtua mua:
    - Pije si burrė, se kam folur edhe me babanė, apo do qė ta zbresim nga ēatia tė tė thotė me gojėn e tij?
    Babai dėgjoi nga tavani ku punonte dhe zbriti shkallėn njė ēast.
    - Duhet ta pish me dėshirė, biri im, se ėshtė pėr tė mirėn tėnde!- mė tha butėsisht duke rregulluar syzet.
    Unė sėrish ngurova i pavendosur dhe sakaq dervishi e ktheu vetė filxhanin, qė humbi njė ēast te goja mes mustaqeve dhe mjekrės sė tij.
    Mė tej u desh rreth njė orė, pasi ai kishte mbetur ende gjallė, qė ne tė dy me nėnėn tė bindeshim ta pija edhe unė dozėn e parė tė helmit me sheqer. Dhe pasi e rrėkėlleva poshtė, tė them tė drejtėn, mė pėlqeu. Nuk ishte aspak i hidhur, si disa ilaēe qė mė jepte nėna kur ftohesha, apo kur mė zinte gripi. Dhe kura kundra pickimit tė gjarpėrinjve vazhdoi, duke rritur dozėn nga njė pikė ēdo ditė, derisa shishja e vogėl u boshatis krejt.
    Atėherė baba dervishi mė mori me vete dhe dolėm rrėzė kopshtijeve me ferra tė kėrkonim gjarpėrinj pėr provėn e tmerrshme. Por dy ditė me radhė nuk gjetėm asnjė pėr be. Ditėn e tretė ai pikasi njė nepėrkė tė vogėl dhe pasi ia fiksoi kokėn, mė tha mua ta kapja me dore pa frikė. Me gjithė frikėn e zbutur, ai mė kishte injektuar edhe besim. E zura nga koka dhe ajo m’u mbėshtoll te krahu. Ashtu, me nepėrkėn nė dorė, shkuam nė shtėpi dhe pasi bėri veprimet si herėn e parė, ai mė tha ta futja dhe unė nėn kėmishė. Ah, jo, kėtė s’kisha guxim ta bėja kurrė, t’i jepja liri nepėrkės tė mė sillej nėpėr lėkurėn e trupit si t’i donte qejfi, e po t’i tekej tė shijonte mishin tim, sikur tė isha ndonjė bretkosė kanalesh...
    U stepa pėr disa ēaste. Por m’u kujtuan kalamajtė frikacakė tė fshatit greqishtfolės dhe sidomos nusja ime bukuroshe me fustanellė tė bardhė, mė te cilėn mė kishin martuar nė lodrat dasmore tė fėmijėve. Do t’i lija me gojė hapur tė gjithė djemtė dhe vajzat e vogla minoritare. Do t’u tregoja tė tėrėve, sa trim isha dhe pasi tė nxirrja nepėrkėn triumfalisht, do ta puthja fort nusen time tė dashur. Ky mendim mė dha guxim tė pazakonshėm dhe sė fundi e futa nepėrkėn nė gji. Ajo zvarranike e shkathėt u suall njė copė herė pėrqark gjoksit tim, duke mė shkaktuar njė kilikosje rrėqethėse tė ftohtė, nga e cila pata njė gaz kėrcimtar tė frikshėm, qė e kėnaqi shumė babushin mjekėrmadh.
    Pas kėsaj mė tha truri dhe dola me vrap pėr tė shkuar te lėndina, ku luanin ēdo ditė kalamajtė e fshatit. Hyra mes tyre, duke i mbajtur sytė drejt “nuses time”. Pasi u tėrhoqa vėmendjen, tė mė shihnin tė gjithė me vėrejtje, futa dorėn nė gji dhe nxora kokėn e nepėrkės qė e kishte zėnė gjumi nga ngrohtėsia e trupit. Befas ajo m’u mbėshtoll rreth dorės dhe vura re se pantallonat e disa kalamajve tė tmerruar riguan tek gjunjėt. Ata mė shikonin me sy tė shqyer, sikur tė mos isha ai shoku i tyre i pėrditshėm ardhur nga qyteti, po njė magjistar i zbritur nga qielli.
    Nusja ime rrudhi fytyrėn dhe duke mė pėrpirė me sy tha greqisht:
    -O panaiamu, ti kani aftos ! ( O shėnmėria ime ē’po bėn ai ! )
    Unė i thashė asaj me krenim, se kėtė gjė e bėja vetėm nga dashuria e madhe pėr tė dhe pėr bukurinė e saj qė ua kalonte tė gjitha vajzave tė fshatit. Dhe atė ēast desha ta puth fort, jo si burri i saj i legjitimuar, po si trim triumfator, nga ata qė mundnin kuēedrat nėpėr pėrralla. Por ajo faqekuqe me buzėt si njė qershi e ndarė mė dysh, qė mė bindej gjithmonė si manare, nuk pati guxim tė mė afrohej nė atė krekosje me gjarprin nė dorė.
    Dhe mė ēuditi shumė kur ma ktheu nė ēast me njė greqishte aq tė kthjellėt:
    - Kot thua se mė do mua, ti ke marrė nuse nepėrkėn qė mbaje nė gji, kur unė tė prisja tė luanim bashkė... - dhe u prish nė fytyrė nga kėrshėria.
    Por dhe unė u ēudita shumė qė nusja imė vogėlushe ishte bėrė xheloze pėr njė copė nepėrkė bishtdredhur tė kanaleve... Apo babushi nuk i kishte quajtur kot “zonjė” atė pikalore, kur e zumė bashkė. Dhe me pendim tė thellė qė e kisha lėnė nusen vetėm e po merresha me tė, i thashė tė vinte ta shihte si do ta braktisja pėr hatėr tė saj.
    Atėherė shkuam tė gjithė bashkė, e lėshuam nepėrkėn nė njė ferrė, ku i porosita kalamajtė tė mos e gjuanin me gurė nėse e shihnin prapė, se ajo nuk kishte dhėmbė pėr tė kafshuar njerėzit. Pastaj u ktheva vrullshėm, e pushtova nusen time me tė dy krahėt, e putha shumė fort dhe ndjeva nė buzė e mia lėngun ėmbėl tė buzėve tė saj. Dhe kėtė shpėrthim dashurie e bėra fare pa druajtje, sepse ajo mė pėrkiste vetėm mua, pasi tė tjerėt kishin “nuset e tyre”. Mė pas, secili me nusen pėrkrahu, hymė nėpėr kasollet e vogla prej kashte qė kishim ngritur nė lėndinė. Aty filluam tė shkėmbejmė vizita ēiftesh tek shtėpitė e njėri-tjetrit, duke bėrė urimet e mirėseardhjes dhe shprehėm fshatarēe dėshirat, pėr tė pasur sa mė shumė bereqet nėpėr arat e katundit.
    Njė ditė tjetėr babush dervishi zuri papritmas katėr gjarpėrinj tė ngjyrave e dimensioneve tė ndryshme. Ai i mbushi mendjen babait dhe shkuam pėr tė bėrė njė paraqitje publike te shėtitorja buzė detit tė Sarandės. Aty im at bėri shumė fotografi dhe unė pozova duka luajtur me gjarpėrinjtė nė duar e nė gjoks, pėrgjatė dy orėve, ku kalimtarėt e mahnitur zgurdullonin sytė me habi.
    Kėsisoj jetova disa kohė nė botėn e frikshme tė gjarpėrinjve, duke shijuar kėnaqėsinė euforike me krenari te lartėsuar. Mė tej, kur iku babushi mjekėrmadh, unė vijova shkollėn. Dhe jo vetėm nuk u mora mė me gjarpėrinjtė tė mė zemėrohej nusja, po edhe fillova pak nga pak tė ftohem nga ajo dashuri marrėzie me rrėshqanorėt helmatisės, madje edhe e tė ruhem prej tyre.
    Sot kam frikė si tė gjithė frikacakėt ordinerė tė gjarpėrinjve. Por nepėrkėn nuk e urrej, siē nuk mund tė urrehet njė grua gjarpėrore, tė cilėn e kisha futur nė gjirin tim dhe nuk mė kishte rrezikuar, vetėm se mė deshi llahtarisht. Mė vonė, ngjitja nėpėr vite, mė ndau edhe nga buzėqershia ime, nusja e dashur e vegjėlisė, tė cilėn vazhdoj ta kujtoj me nostalgji.

    Vullnet Mato

    SHPULLA E ĖMBĖL

    Tregim

    Sapo dola nė korridor nga dera e klasės sė katėrt A, ku kisha mbaruar orėn e mėsimdhėnies, mė shkuan sytė befas te vendpushimi para kabinetit tė biologjisė. Aty nė gjysmerrėsirė, Ermali i sė katėrtės B tentoi atė ēast tė puthte me zor, Luljetėn dhe ajo e goditi me njė shpullė rrėmbimthi. Kjo sjellje e pazakonshme e tij, mė la pak sekonda tė menduar, madje edhe tė tronditur. Sepse ai nxėnės ishte krijesa ime model, me tė cilėn kisha punuar veēmas katėr vjet radhazi, pėr ta formuar si njeri dinjitoz, nga i cili mund tė merrnin shembull tė gjithė tė tjerėt.
    E thirra Ermalin te shkallėt, ku u nis tė vraponte dhe i thashė qė nė fund tė orėve tė vinte patjetėr tė mė takonte te kabineti im i letėrsisė. Ai e kuptoi plotėsisht qė e kisha parė veprimin e tij tė mbrapsht me shoqen e klasės dhe u skuq, aq sa nuk e deshi veten qė kishte rėnė padashur nė lakun e syve tė mi.
    Qysh nė ditėt e para tė ardhjes sė tij nga fshati i largėt malor, unė e kisha zgjedhur atė djalė tė zgjuar, trupvogėl, si njė brumė njerėzor tė pastėr, pėr t’i dhėnė formėn e njė njeriu me intelekt tė zhvilluar, me kulturė tė bollshme letrare dhe me edukatė tė spikatur qytetare. Duke i ushqyer dijet e tij sistematikisht, me libra nga biblioteka ime, duke e mbajtur pranė mė kėshilla, deri edhe duke i dhuruar kėpucėt e mia tė tepėrta pėr kėmbėt e veshura keq. Mė pas e kisha bėrė koleg pėr matematikėn, ku ai shkėlqente, t’u shpjegonte problemat e vėshtira nxėnėsve tė klasės sime nė kujdestari gjatė orėve tė studimit. Nė fund tė fundit, tė gjitha kėto i bėja, edhe pėr tė matur veten time, se deri ku mund tė arrinin aftėsitė dhe mundėsitė e mia njeri - formuese, si mėsues me pėrvojė njėzetvjeēare. Por gjesti i tij i sotėm mė la paksa tė zhgėnjyer pėr kėtė segment tė karakterit tė tij tė panjohur prej meje. Sepse nė drejtime tė tjera, ai shquhej pėr mirė dhe ishte bėrė nxėnės i dhjetės absolute nė tė gjitha lėndėt.
    U ndjeva mjaft i befasuar prej tij, jo se unė isha aq strikt e pedant, sa tė mos merrja parasysh, se ai djalė, qė tashmė kishte marrė pamje burrėrore, me pushin e zi nė mjekėr dhe me shtatin e hedhur djaloshar, nuk do tė lakmonte vajzat, madje edhe t’i puthte ato. Por kurrsesi tė bėhej njė dhunues femrash, si ai qė mė kishin zėnė sytė pak mė parė.
    Nė fund tė orės sė gjashtė Ermali mė priste kokulur te banka e parė, pėrballė katedrės dhe u ngrit nė kėmbė, sapo hyra nė klasė. I thashė tė ulej dhe mora karrigen time u ula pėrballė tij. Dukej paksa i turpėruar, por pa ndryshuar ngjyrėn nė atė fytyrėn e njohur mirė prej meje, ku si nė njė ekran lexoja sesi ravijėzoheshin nė ngjyra dhe shprehje tė mimikės, gjithė ndjenjat e tij. Mė erdhi ndėrmend ajo fytyra e skuqur shumė nga turpi dhe pendimi, kur e kisha qėlluar me shpullė, si tė parin dhe tė fundit rast nė jetėn time prej mėsuesi. Pėr shkak se kishte thyer xhamin e dritares sė kabinetit tė letėrsisė, tė kompletuar me paratė e rrogės sime, pėr mungesė fondesh nga drejtoria e shkollės. Mjedis, ku kisha krijuar tė gjitha kushtet pėr tė studiuar pasditeve klasa ime nė kujdestari me konviktorė tė ardhur nga fshatrat. Ai jo vetėm mė kėrkoi falje tė sinqertė pėr atė dėmtim pa dashje, por edhe me pendim tė thellė, mė qėndroi mė afėr se kurrė, me njė dashuri, sikur tė isha prindi i tij i vėrtetė.
    Nė rastin e pazakontė tė sotėm, si fillim i hodha vetėm njė vėshtrim serioz tė pjerrtė. Por ende pa arritur tė hap gojėn i pari, pėr ta akuzuar pėr sjelljen e tij tė padenjė, ai me nuhatjen e mprehtė se ku rrihte ēekani i bisedės, nxitoi tė mė thotė:
    -Mė keni thėnė prej kohėsh, profesor, se sinqeriteti ėshtė e vetmja dhuratė qė mund t’i falim njėri-tjetrit dhe unė e kam pasur kėtė, si tė vetmin postulat nė tė gjitha komunikimet e mia me ju...
    -Kėtė e kam konstatuar me kohė, - e ndėrpreva kėnaqėsish qė ma kujtoi atė kėrkesė, - Prandaj dhe duhet tė mė flasėsh sa mė sinqerisht sot, pse ke filluar tė bėsh akte tė tilla rrugaēėrie me vajzat e klasės? Aq mė keq, me Luljetėn, me atė vajzė tė urtė e tė ndershme qė nuk i pranon nga askush kėto lloj sjelljesh?
    Kur dėgjoi fjalėn ”E ndershme” ai formoi nė fytyrė njė nėnqeshje tė lehtė paksa ironike.
    - Mė keni kapur mat, profesor, dhe ju lutem tė mė falni, por jam i detyruar tė flas fare hapur, se nuk kam si tė shpjegohem ndryshe. Unė Luljetėn e kam dashur dhe kam shkuar me tė...
    Shqeva sytė mbi fytyrėn e tij aq tė qetė, sikur tė kishte thėnė thjeshtė, kam pirė njė kafe me atė vajzė.
    -Si the, more, ma thuaj edhe njė herė?
    -Kam pasur marrėdhėnie intime me dėshirėn e saj...
    Deri nė ato ēaste, dija se Luljeta ishte vetėm shembulli mė i qartė, qė na jep natyra me pėrsosjen e bukurisė femėrore nė moshėn e adoleshencės, kur ajo piqet si e tillė. Madje me njė pamje aq ekspresive, sa ajo vajzė fshatare, edhe me njė fustan tė thjeshtė, tregonte hire vajzėrore, me tė cilat mund t’i prishte mendjen ēdo djali. Dhe padashur m’u kujtua, viti i parė, kur me njė mikun tim qė i binte organos, organizoja mbrėmje argėtimi me klasėn time nė kujdestari, pėr t’i qytetėruar fėmijėt fshatarė, Luljeta e turpėruar, i hiqte duart nga supi i djalit, me tė cilin kėrkoja tė mėsonte vallėzimin nė ēift. Si ishte munduar tani, ajo vajzė me kėtė djalė qė kisha para syve, kishin shkuar deri nė ekstremin fundor tė formimit qytetar?!...
    -Shkova me Luljetėn, pas njė mbrėmjeje qė bėmė deri vonė nė konvikt, dhe ajo ma kėrkoi vetė. Duke mė treguar edhe mendimin e shoqeve tė saj, se ajo ndershmėri pėr tė cilėn flitej shumė, ishte vetėm njė xham akulli qė duhej thyer, pėr tė mos penguar tė dukej ana femėrore e njė vajze. Dhe unė, qė e kisha vuajtur shumė shpirtėrisht thyerjen e xhamit tė kabinetit, u stepa nė fillim. Por duke kuptuar dėshirėn dhe vendosmėrinė e saj, nuk mund tė mos i pėrgjigjesha me dashurinė time. Pastaj kur mbaruam, ajo mė tha papritur, duke u pėrkulur pėr tė veshur tė mbathurat:
    - Nuk tė vij mė. Kjo qė bėra me ty sonte do tė jetė e para dhe e fundit herė...
    - Pse? - e pyeta i ēuditur nė kulm.
    - Nuk mė pėlqen ta bėj mė kėtė gjė.
    - Po pse mė erdhe, kur s’tė pėlqente?
    - Meqė e kishin bėrė shoqet e ngushta, u bėra kurioze...
    U mendova pak, si mund ta bindja qė tė mos hiqte dorė nga unė.
    - Do vish se s’bėn, se ti mė do mua!- i thashė duke qenė i sigurt pėr kėtė.
    - Nuk tė dua kushedi se ēfarė, kisha vetėm simpati pėr ty dhe kaq.
    Mė erdhi shumė inat nga ato fjalė qė nuk i prisja kurrsesi prej saj dhe u tregova egoist:
    - Do mė vish, se po nuk mė erdhe, kėtė qė bėra sonte me ty, do ua tregoj tė gjithė shokėve tė klasės...
    Ajo ngriu pak sekonda, duke mė vėshtruar me habi, pastaj tha me njė zemėrim tepėr tė madh:
    -Po mė hape namin, do u them edhe unė tė tėra shoqeve, qė t’u thonė pastaj edhe djemve tė tyre, se ti e kishe sa ēunat e kopshtit tė kalamajve...
    U tėrbova nga ato fjalė tė tmerrshme tė dala nga goja e saj dhe menjėherė ia futa me shpullė turinjve. Ajo mė vėshtroi me sy tė shqyer dhe pasi u bė spec e kuqe nė fytyrė, iku me vrap. Tani jo vetėm nuk mė flet fare me gojė, po edhe ikėn sa mė larg nga unė. Po me thėnė tė drejtėn, profesor, tani sepse kam filluar ta dua mė shumė dhe i penduar pėr shpullėn e asaj nate, qė ishte njė aksident i imi, desha ta afroj me puthjen qė pikasėt ju. Por mesa duket, ajo sot mori hakėn. Dhe qoftė ashtu siē e kuptova unė, njė shpullė e ėmbėl, vetėm sa pėr hakmarrje...
    E dėgjova Ermalin duke mbajtur frymėn pezull nga habia dhe nuk gjeta frymė tjetėr pėr tė ndėrhyrė me kėshilla tė panevojshme nė intimitetet e moshės sė tyre. Duke menduar se me ndryshimet e reja, qė po u bėnte koncepteve rinore faktori i jashtėm formues, me gjithė mjetet e fuqishme tė kohės, unė kisha dalė jashtė lojės. Aq mė tepėr, atė ēast ndjeva tamam, se tashmė, pak para mbarimit tė shkollės sė mesme dhe marrjes sė dėftesės sė pjekurisė, ata ishin bėrė vetėveprues, sipas botėkuptimit tė tyre pėr jetėn dhe unė gjendesha veēse nė pozicionin e njė spektatori. Megjithatė, edhe disa kohė mė pas, njė pikėēuditje e madhe mė qėndroi nė mes tė trurit, si huri i vetėm njė gardhi tė rrėzuar, ku qengjat e dikurshėm kishin fluturuar.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-12-2009
    Postime
    180
    Postimet nė Bllog
    4
    Pershendetje i nderuar VULLNET MATO me ka lene mbresa poezia KUR JETOJ PASIONIN
    urime e te mira.
    me respekt AGIM DEDEJ

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Vullnet Mato
    ( Cikel poetik i plote )

    PORTRETI I HEMINGUEJIT

    Portret si Hemingueji
    nuk ka tė dytė.
    Njė fytyrė tė ngjashme
    mundet tė gjesh,
    kur flenė katėr zogj:
    hunda, buza, sytė,
    nė fole zogu tė thurur
    me fije tė leshtė.

    Tregimtarit tė madh
    me libra botuar,
    nga lind e perėndon
    dielli mbi tokė,
    nuk i gjendet
    afėrsia e stilit tė shkruar,
    as shkrimtarė nė gjah
    t’i bėhen shokė.

    Nė brezin e humbur
    nga lufta e pėrgjakėt,
    ngriti monumente
    pėr njerėzit mė fatkeq,
    djegur e pocaqisur
    nga tmerri dhe plagėt,
    ku ai skuqi me gjak
    tė gjithė kohėn e vet.

    Rendi pas vdekjes
    mes plumbash nė stuhi,
    nga pėrtej Atlantikut,
    nė malet Pirenej
    dhe e mbylli me plumbin
    nė zemrėn e tij,
    kolosi i gjallė nė letra,
    Ernesto Heminguej.

    TRIPTIK

    Politika mbretėrore
    grushtoi kundėrshtarėt me dhunė.
    Politika komuniste ua ndali
    kundėrshtitė me plumb te trutė.
    Politika kapitaliste
    la kundėrshtarėt pothuaj pa punė.
    Politika ka gjithmonė egon naziste
    t’i ndjekė kundėrshtarėt si ēifutė.

    * * *

    Drejtėsia ėshtė e manipuluar,
    e diktuar, e korruptuar,
    pėr atė qė del i humbur
    me vendim tė prerė.
    Ėshtė e pavarur,
    e pastėr, e nderuar,
    pėr tjetrin qė del
    fitimtar nga ajo derė.

    Si do ta quanin
    tė dy palėt nė gjykim,
    po tė kishte drejtėsia
    vendim me barazim?!...

    * * *

    Njeriu vdes dhe shkon
    nė varr natyrshėm.
    Por ka tė gjallė qė mbajnė
    varreza brenda vetes.
    Nė ēdo bisedė,
    ata risjellin bezdisshėm,
    vetėm figura e ngjarje
    nga trojet e vdekjes.

    Ringjallin tė djeshmen
    duke i thurur lavde.
    Aq sa njė i moshuar
    qė e kam mik,
    ngjall nė ēdo bisedė
    varrezėn e madhe,
    qė ka brenda vetes,
    ish Bashkimin Sovjetik.

    Nihilistėt e plakur flasin
    dhe debatohen pa prerė,
    si ciceronė varrezash,
    mohojnė ecjen e vjetėve;
    Kur e sotmja numėron
    pallate mė tepėr se bunkerė
    dhe ka vetura mė shumė
    se Moska e sovjetėve.

    ROMJA QĖ MĖ DESHI

    Ndjeva se s’kisha lindur
    aspak racist,
    kur zjarri i gjakut
    m’u ndez keq pėr vajza.
    Te njė kumbull rome
    m’u ngjitėn sytė,
    aq sa u ēmenda
    pėr kokrrat caraca tė saja.

    Ajo qe e para ku desha
    tė provoj djalėrinė
    dhe rashė me kokė
    nė thellėsinė qė nxinte.
    Thashė mė mirė
    tė mbytesha te ajo rominė,
    qė ma shuante tėrėsisht
    prushin kur digjte.

    Ajo drithėrohej si gjethja
    kur i fryn flladi,
    dhe afshin pėrvėlues
    ma gurgullonte nė gjoks.
    Kazani i piteve,
    ku hojet kullojnė mjaltin,
    nga rrotullimi i fuqishėm,
    nuk shkundet mė fort.

    Do jetoja dhe nė kasolle
    braktisur nga ēobenjtė,
    me atė rome qė shpirtin
    tejpėrtej ma dėfrente,
    sikur ai romi plak
    qė martoi tė bijėn shpejtė,
    gaxhonjtė e bardhė
    aq shumė mos t’i urrente...

    GRUAJA ME FUSTAN PRINCESHE

    Ai zgjodhi dhuratė fustan princeshe,
    tė zbukuronte gruan ndėr shokė e miq.
    Ndonėse pėr vete mė tepėr pėlqente,
    kur trupin e saj e shihte krejt lakuriq.

    Por, kur ajo fustan princeshe veshi,
    u bė mė e bukur nga ē’kishte trupin.
    Tėrhoqi njė tjetėr me fuqi magneti.
    Ai nė vetmi filloi tė pėrtypte turpin.

    Dhe tha: Mė lezet pate me tė vjetrin,
    kur dukeshe e bukur vetėm pėr mua;
    Nuk tė bėra princeshė pėr atė tjetrin,
    tė mė bėje eunukun tėnd tė shėmtuar...

    Gruaja e penduar thellė nga marrėzia,
    foli sė fundi me njė ėmbėlsi tė paparė:
    E keqja ne grave na vjen nga bukuria!
    Dhe hodhi fustanin e princeshės nė zjarr.

    Burri tha: S’kish faj fustani qė veshe,
    por duhet tė dije se gratė e botės mbarė,
    nuk zbukurohen me pamje princeshe,
    pėr t’u bėrė gjah i princave gjahtarė!...

    DĖBIM NGA TOKA E QIELLI

    Kam takuar njeriun
    mė tė rrallė tė globit,
    pėrdhunuesin e njė
    minorenie tė shenjtė,
    dėnuar pėrjetėsisht
    nga mallkimi i Zotit,
    mos pranohet nė tokė,
    as nė qiell kur tė vdesė.

    Tentova tė vras veten
    tri herė me radhė,
    tha mėkatari i dėnimit
    tė pazakonshėm,
    vetėvrasjen s’e kryej dot
    me asnjė armė,
    Zoti mė ndal dorėn
    nė ēastin e kobshėm.

    S’tė pranoj, mė thotė
    mė njė zė tė padukshėm,
    tė mė ndysh ferrin,
    as parajsėn jo se jo,
    se e kam plot femra
    Edenin e kėtushėm,
    dhe nėntokėn ku ti,
    pa mėkate s’duron!...

    Tani unė pres
    dhjetėvjeēarėt e ardhshėm,
    kur rruga pėr nė galaktika
    tė jetė shtruar,
    dhe njerėzit tė vizitojnė
    planetėt e ngjashėm,
    tė shkoj tė vdes
    te ndonjė planet i pabanuar...

    SHPĖRBLIM PĖR TĖ MIRAT

    Pas rinisė qė mė shkoi
    me tra - la - la,
    nė katėr dekada
    bėra miq me pėrpjekje.
    Pėr katėr njerėz
    bėra tė mira tė mėdha,
    dhe tė katėr m’u bėnė
    armiq pėr vdekje.

    Me kėta tė katėr
    s’kam mė gojė e sy.
    Dhe ata e duan emrin tim
    nė pllakė varri.
    Gjithmonė pyes veten,
    si ka mundėsi,
    tė shpėrblehen tė mirat
    me shkelma gomari?...

    LISI I KOMBIT ARBĖROR

    Arėbėrėsit e parė tė kombit Arbėror,
    truallin e kishin si krahėt e njė shkabe,
    mbi pendėt brezare, njė lis madhėshtor,
    bėnte hije me degėt e kurorės vigane.

    Lisi mbulonte dyzet male e dyzet kodra,
    dyzet fusha e dyzet livadhe tė blerta.
    Nė degėt e tij, dyzet shkaba me dy koka
    ruanin arėbėrėsit e armatosur me heshta.

    Lisi kishte rrėnjė tė trasha dyzet metra,
    qė thithnin ujė nė dyzet degė tė lumenjve
    dhe zbrazeshin me rrėmbim nė dy detra,
    ku retė i kthenin te burimet e shkėmbenjve.

    Nėn degėt e tij nėnat u nanurisnin djepeve,
    djem e vajza shkrepnin strallin e dashurive,
    nuset ndiznin dasmat me daullet e qejfeve,
    bilbilat pėrzienin kėngėt me telat e sharkive.

    Luftėrat, nga heshtat, te shpatat e dyfeqet,
    zaptuan me gardh disa nga degėt anėsore.
    Por lisi me rrėnjėt e thella tė nėndheshme,
    pėrcolli tek tė gjitha limfėn e vet arbėrore.

    Tani, kur lisi arbėror shtriu degėt nė botė,
    dhe thith ujėra nė dhjetėra dete e oqeane,
    rrėnjėt trashen tė mbajnė thellė nėn tokė,
    pėrmasat kontinentale tė kurorės gjigante.

    KAM DĖSHIRĖ

    Kam dėshirė e mė pėlqen shumė,
    tė jem sqepi i njė zogu kėngėtar,
    tė jem vala qė vrapon nėpėr lumė,
    tė jem rrėkeja qė shket nėpėr bar.

    Kam dėshirė e nostalgji tė vjetėr,
    tė jem flutur qė rend mbi lulishte,
    tė jem ketėr te njė pyll i gjelbėr,
    tė jem gjinkallė e degėve ahishte.

    Kam dėshirė e ėndėrroj shpesh herė,
    tė jem gjethe te shushurima e plepit,
    tė jem syri pėrgjimtar te njė skifter,
    tė jem era e lagur e dallgės sė detit.

    Kam dėshirė e mė rrėmben malli,
    tė jem bri dreri qė josh sorkadhet,
    tė jem pėrrua qė gurgullon te zalli,
    tė jem puthja diellore qė zgjon malet.

    Kam dėshirė e mė pėlqen nė jetėn time,
    tė jem re shiu mes vapės pėrvėluese,
    Tė jem thėngjill zjarri te vatrat jetime,
    Tė jem pikė loti te qerpiku i nuseve,

    Kam dėshirė e bėhem gati si i marrė,
    tė jem bajrak kuqezi i shqipo emigrimit,
    tė jem pikė gjaku pėr vėllamin kosovar,
    tė jem gėrshėra qė pret shiritin e bashkimit...

    HIPERBOLA E GOJĖS

    Goja e njeriut
    sa filxhan kafeje,
    ka brenda
    njė hambar gjigant.
    Pėr tė ushqyer
    gjakun nėpėr deje ,
    pėrtypė gjatė jetės
    malin e lartė.

    Me lapsin e thjeshtė
    llogaritar,
    nė shtatėdhjetė vjetėt
    e gjatė,
    njeriu,
    pa qenė llupės lakmitar,
    ha bukė,
    sa tulla ka njė pallat.

    Pėrcjell
    nėpėr tubacione intime,
    njėzet ēisterna
    lėngje natyrale,
    kapėrdin
    dhjetė vagona gatime,
    pėrtyp mishin
    e njė kopeje tė madhe.

    Mirėpo a heq goja
    e ngopur nė jetė,
    pėr tė sėmurė
    apo tė paralizuar,
    nga shtatėdhjetėmijė
    vaktet drekė,
    njėrėn t’ia japė
    fatkeqit nė duar?...

    TRADHTIA E LEJUAR

    Unė dashuroj valėzėn e internetit,
    gruaja do marrėzisht televizorin.
    Prej tyre s’na shkul dot as kiameti,
    kur tradhtojmė me kuēkėn e horrin.

    Kėsisoj tė heshtur, ne urtė e butė,
    shijojmė burra dhe gra virtuale.
    Unė e tradhtoj gruan nė facebook,
    Ajo ma dredh mua nė disa kanale.

    Sipas Biblės e Kuranit quhet tradhti,
    kur mendon njė grua a burrė tė huaj,
    ose kur tė pėlqen dhe e ndjek me sy,
    sepse bėn mėkat njėsoj, pothuaj.

    Joshėsit brazilianė mustaqespicė,
    po ma ēojnė gruan deri nė lotim.
    Mua mė trokon zemra me patericė,
    kur vajzat shkruajnė: “O shpirti im!”

    Shyqyr zotit kėto dy lloj dashuri,
    mbeten mbyllur brenda ekranit,
    ndryshe do plaste sherri nė shtėpi
    dhe ēdo ditė me ne do bėhej nami.

    Por ndonėse tė pavarur e tė lejuar,
    zgjedhim tė lirė nė kutitė e qelqit,
    pasi dėshirat vetjake kemi votuar,
    ndjenjat shkojnė nė favor tė dreqit...

    GJUHA PA FRENA E LAGJES SIME

    Lagjja ime rome me kėngė e valle ritmike,
    ka dhe gjuhėn tė shkathėt e tė pasur me spica.
    Femra merr pėr gjoksin e saj lėvdatėn tipike:
    “Sa tė bukur e paske mi, tė raftė ujku nė cica!”

    Burrat lakmojnė me oreks bukurinė zezake:
    “O mi tė hangsha lapėn e syrit pėr meze!
    Eja mi rrospi tė puth nji herė lala nė faqe,
    se me zjarr furrnalte trupin ma ndeze! “

    Gratė ia shprehin xhelozinė njėra-tjetrės,
    me sharje ku burrat e tyre falin dhuratė:
    “O mi tė shtriftė burri im ke pragu i derės,
    moj by...tenxhere me llapėn sa njė lopatė!

    Pijanecėt e dehur ngacmohen pas darke:
    “Ku je, mre barkalec nandė muajsh me barrė,
    qė ke pėrla tanė fuēitė e birrave nė mejhane,
    dhe ke hang mish macesh tė pjekme nė zgarė”.

    Djemtė u hedhin romuze vajzave ēokollatė:
    “Eja, mi goce, bajmė qejf sonte pėr voni,
    mos e ēo atė derr trupi haram pėrnatė,
    tuj ba naze, si me qen e bija e Klintonit!...

    Kjo gjuhė pa frena dhe pa hunj nė gardh,
    qė i fluturon batutat nė lagje si lakuriq nate,
    mė bėn tė ndjehem rom me lėkurė tė bardhė,
    dhe tė hap sy e vesh pėr qyfyret nė pallate...

    SYTĖ GODITĖS TĖ FEMRAVE

    Kur isha dikur paksa mė tepėr djalosh,
    njėra ndalej shpesh pėrballė dritares sime.
    Mė kthente krahėt mes shoqesh pėrposh,
    dhe mė injoronte krejt me shpėrfillje shpine.

    Pyeta njė shok me pėrvojė nė kėto punė,
    pse mė fyente asisoj kjo femėr pa edukatė.
    Pėrkundrazi, tha ai, ajo tė ka brenda nė tru,
    por ashtu tė sheh me sytė e mendjes mė gjatė;

    Se femrat, veē syve tė zakonshėm nė ballė,
    kanė dhe sytė e zemrės pėrbrenda trurit.
    Shohin fare mirė me njė rrezatim tė rrallė,
    ēdo shikim pėrqark nga pėrgjimet e burrit.

    Dhe ndryshe sa thuhet pėr shejtan nė shishe,
    ato kanė nga i paudhi ndoshta vetėm gisht,
    se edhe me sytė e ballit tė shikojnė ndryshe,
    tė joshin si luaneshat, tė godasin me bisht.

    Kish pasur tė drejtė ky shok i regjur me femra.
    Pas ca kohėsh, kur ajo gjeti ēastin e pėrshtatur,
    mė dha goditje tė forta me bisht syri te zemra
    dhe mė bėri tė kuptoj se isha qorr me sy hapur...

    FOLA ME VDEKJEN

    Nė ėndrrat e ēuditshme tė netėve me pak gjumė,
    befas m’u shfaq mortja zyrtare me kosė nė dorė.
    “Shėrbimet funerale” nė qytet ishin shtuar shumė,
    dhe ajo kishte hapur zyrė nė afėrsi tė lagjes sonė.

    Bėnte pritje kur qiellin e pluhurosur mbulonte nata.
    Njerėzit e merakosur pėr fundin e pashmangshėm,
    kishin zėnė radhė para derės sė zezė me dy kanata,
    ku ruanin dy varrmihės me skelete tė llahtarshėm.

    Njė mėkatar qė doli nga dera e saj tejet i zemėruar
    tha se kryekriminelja njerėzore e pėrzėnė prej zotit,
    sipas listės sė ferrit, ku e kishte pasur tė regjistruar,
    do ta merrte sė shpejti me kosėn e rrallimit tė globit.

    Unė hyra dhe fola me vdekjen si me njė mikeshė,
    kur do mė merrte e ku do mė ēonte pėrfundimisht.
    Ajo mė vėshtroi me gropat e syve dhe zuri tė qesh,
    pastaj tha, duke zbardhur ēatajtė e gjatė sa njė gisht:

    “Arkivolin ta kam porositur te njė pyll pishe nė Suedi.
    Llogarit sa kohė duhet tė pritet trungu nė pishnajė,
    tė staxhionohet dėrrasa, tė transportohet nė Shqipėri,
    pastaj vjen radha tė gatitesh pėr tė shkuar nė parajsė...”

    O, faleminderit, zonja vdekje, qė mė ēon nė qiell,
    ku njerėzit ėndėrrojnė gjithė jetėn tė shkojnė aty...
    “Prit!- tha- Ti do shkruash pėr mua njė libėr poezie
    dhe do vish ēdo javė tė mė bėsh seks, pa dashuri! “

    Tė caktova ty pėr seks javor me eshtrat e mia,
    se i kėndon me pasion dashurisė qė tė fal mikja,
    nderon femrėn si krijesė tė zgjedhur nga Perėndia
    dhe nuk i ndahesh asaj derisa tė tė vijė ikja...

    Booo, bo, mendova, edhe kjo torturė mė duhej mua,
    qė u ruajta nė jetė nga abuzimet me gra tė radhės!
    Si do bėhem burrė me njė skelet pa tulin e lėmuar?
    Mė mirė tė vdes tani, se tė puth kockat e gėrdallės!...


    KOMETA NĖ ORBITĖN TIME

    Nė orbitėn time tė pėrdishme,
    teksa po vėrtitesha rregullisht,
    njė kometė, floknajė e ndritshme
    erdhi pėrqark, mė goditi me bisht.

    Mė bėri tė rrotullohem keqas,
    tė rrezikoj pėrplasje me planetė.
    Hėna ime mė shikon pjerrtas,
    se shpesh e mbuloj me hije krejt.

    Kometė me bukuri tė frikshme,
    qė s’po mė ndahet nė trajektor,
    mė jep anomali tė ēuditshme,
    herė me vapė, herė me dėborė.

    Dhe jam bėrė aq qorrollisės
    sa devijoj nė boshte pjerrėsie.
    Natėn e sjell nė mes tė ditės,
    ditėn e mbuloj me re errėsire.

    Kometa e hajthme flokėlėshuar,
    ēmendi stinėt e mia tė hershme,
    me sinjale tė reja mė ka verbuar,
    kėrkon pranverė tė pėrjetshme.

    E di qė mė sjell gravitet tė freskuar,
    nėse nė gjoks ma mbėshtet kokėn.
    Dhe ma do bėrthama e pėrvėluar,
    por kam shumė frikė katastrofėn.

    JANĖ CA VEJUSHA NĖ SHISHTUFINĖ

    Te Shishtufina,
    qytet me tė vdekur,
    shamizezat vajtojnė
    me zėra tė mekur.
    Mes tyre ka gra,
    me shami vajtimi,
    me buzė tė fshira,
    me shenja kuqėlimi.

    Janė ca vejusha
    pa lot pranė varrit,
    shtyjnė me freskore
    vapėn e beharit.
    Nė anė tė kangjellave
    me smalto tė rrjepur,
    presin ca burra
    me cigaret ndezur.

    Burrat mbrehin
    plugjet nė parmėndė,
    vejushat presin
    tė shkelnin retė me kėmbė.
    Takimin me tė vdekurit
    mezi e durojnė,
    ekstazėn me tė gjallėt
    pas ferrave tė fillojnė...

    Mė pas nėpėr ferra
    lėnė gazetat dyshek,
    copa plastmasi,
    prezervativa dhe brekė.
    Ndėrkohė shtėpitė
    dhe farefisi familjar,
    presin nuse tė ėnjtura,
    me sy tė pėrqarė...

    S’besoj se ka
    mė tė shėmtuar oreks,
    tė shkosh te varri,
    pėr tė bėrė seks.
    T’i lutesh zotit,
    duke pėrdhosur tė ndjerin,
    kur as qielli as toka
    s’ta ēmojnė nderin.

    KUĒEDRA E PASURISĖ

    Tė gjitha kuēedrat
    e prehistorisė,
    u tretėn nė gojėdhėna
    e nė pėrralla.
    Mbeti vetėm
    kuēedra e pasurisė,
    me tre kokė,
    llahtarisht tė gjalla.

    Lakmia, Cmira
    dhe Urrejtja e treta,
    shpėrthejnė nga nofullat
    flakė zjarri,
    mbi familjarėt
    qė pėr pronat e veta,
    shkrumbohen kush shkon
    i pari te varri.

    Prindi, fėmijėt
    dhe familja e gjerė,
    janė pasuritė e vėrteta
    tė kėsaj jete.
    Po pse flijohen
    pėr ca sende me vlerė,
    qė nuk i marrin dot
    nė varr me vete?...

    Njeriu lind pasurinė,
    apo pasuria njerinė?,
    pyesin veten njerėzit
    mendėrisht tė saktė,
    para se tė bėhen
    kuēedra me lakminė,
    tė djegin njėri-tjetrin
    me zjarr e flakė...

    KU JE TANI

    Katerina e vogėl, ku je tani, moj shpirt,
    kur unė jam nisur pėr nė horizontin e muzgut?
    Kujtesa mė vizatoi profilin tėnd tė trėndafiltė,
    nė pėrqafimet e ngrohta te fushėtira e Jugut.

    Mė magjepse vegjėlinė me atė shpirt tė dėlirtė,
    qė ngazėllehej me takimin e buzėve fėmijėrore.
    Gėzoheshe si kanarina me sqep tė florinjtė,
    kur tė thoja nuse e si dhėndėr tė merrja pėrdore.

    Nė ē'lėndinė a bregore vjeshte baret tani vallė,
    kur ndoshta ke rreth vetes njė tufė me pėllumba?
    Ke zėnė shoqe lumturinė apo ke trishtimin pėrballė,
    dhe krahason me mall kohėn kur tė humba?

    Mbase ma ke parė fytyrėn nė humnerat e gjumit,
    apo e shkule nga livadhi i kujtesės barin jeshil,
    ku shtriheshim tė pėrqafuar si ēift pranė lumit
    dhe me kurora ylberore mbuloheshim nė prill.

    Emrin tėnd e kam shkruar nė njė ēarēaf prej ere,
    tė vėrtitet pėrherė nėpėr qiellin me vrundullime,
    tė mbaj zgjuar nostalgjinė pėr atė moshė pranvere,
    dhe tė kthehet shpesh tė fėshfėrijė nė dritaren time.

    Kjo gjė mė sjell fytyrėn tėnde plot dritė...
    Katerina e vogėl, ku je tani, moj shpirt?...

    VILA IME NĖ MES TĖ REVE

    Qyteti qiellor me shtėpitė e reve tė bardha,
    sot u trondit fort nga njė shkrepėtimė rrufeje.
    Pashė vilėn time tė pėrtej jetės nga dritarja.
    Por vetėtima ishte shkrehur diku larg meje.

    Vilėn e ngrita me mjagulla pagjumėsie netėve,
    nė Udhėn e Qumėshtit, te njė bisht i galaksisė.
    Aty ku yjet barinj shesin me shishet e kometave,
    qumėshtin e Arushės sė Madhe mbetur pa kėlyshė.

    Vizitorėt kozmonaut qė kanė kaluar me raketa,
    mė kanė pėrgėzuar me urime befasuese nė internet.
    Madje njė kozmologe e re deshi pėr studimet e veta,
    tė provonim aty shtatzėninė qiellore me ultraviolet.

    Por nuk pranova tė bėja kalamaj jashtė martesės,
    se mund tė kėrkonin trashėgim prej asaj pasurie.
    Siē u dhashė fėmijėve tė tokės dhomat e banesės,
    dhe hyra te bunkeri parafabrikat lėnė prej sime bije.

    Vila ime e re me shkallare harkore stil venecian,
    ka dritare transparente prej oksigjeni tė kaltėr.
    Katėr rrufepritėse mbrojnė ēatinė nė katėr anėt,
    nga shkarkimet e zjarrta tė pickimeve si gjarpėr.

    Veē kėsaj paguaj me kėste siguracionet kozmike,
    pėr ta ruajtur nga rreziqet dhjetė vjetėt e ardhshėm.
    Ndonėse gruaja shqetėsohet tepėr e bėhet nevrike,
    qė s’kemi bėrė nė dhoma mobilimin e rehatshėm.

    Megjthatė, jam i vendosur tė mbijetoj dhe nė qiell,
    me qindarkat nga shitja e fantazive, pa kėrkuar hua.
    Dhe mė duhet kohė tė mbledh paratė duke kursyer.
    Por shpresoj qė telebingoja e Ufove tė mė bjerė mua...

    DHE GUXOJNĖ MARRIN FRYMĖ

    A ka frymor
    mė tė ulėt mes nesh,
    apo kafshė me ves
    mė tė poshtėr,
    se krijesa e pėshtirė
    qė lakmon seks,
    me qengjin e njomė
    qė pi kulloshtėr?...

    Bastardė tė dalė
    prej plehut e llumit,
    sulmojnė vogėlushe
    dhe vogėlushė,
    tė shfryjnė epshet
    te pendėt e pėllumbit,
    duke i shpupluar
    kur i zėnė ngushtė.

    Gjaku familjar
    zhyhet me fėlligėshti,
    bėn incest tė turpshėm,
    vėllai me motėr,
    poshtėron veten babai
    me tė bijėn e tij,
    ndyn pleqėrinė gjyshi
    me mbesėn e vogėl.

    Atė qė nuk e bėn
    me kecin dhe qengjin,
    dashi dhe cjapi
    me tru kafshėror,
    bėjnė kėta tru baltė,
    me neps prej qeni,
    qė guxojnė marrin frymė
    nė rreth njerėzor...

    EVAT JOSHĖSE
    Do ishte mirė, sikur nėna
    me shenjtėrinė e saj,
    gjatė procesit formues
    tė foshnjės nė plancetė,
    kur filloi fytyrėn time
    ta qėndiste nė maj,
    tė mos e kish modeluar
    nga hijeshia e vet;

    Sepse kur u bėra
    vjelės madhor moshe,
    pėr parcelat femėrore
    me mollė tė arta,
    dhe pranė ēdo peme
    njė Evė mė joshte,
    do kisha shpėtuar shpirtin
    nga vuajtjet prapa.

    Se s’kishte mė keq,
    kur mė pėrkėdhelnin,
    dhe dredhoja enkas
    nga ai gjarpėr frike,
    qė zgjaste mes degėve
    thumbin e helmit,
    me shėrim te purgatori
    i punės fizike.

    Evat bėnin ēudi
    pse isha aq fodull,
    sikur perrinė e botės
    tė kisha nė shtrat.
    Po harronin se gjarpėrinjtė
    e llojit “Dullė”,
    mė bėnin pėr to qorr,
    memec dhe sakat...

    ZEMRA E HOMERIT

    Nuk kam preferuar
    tė bėj poezi pėr poetė,
    se ndoshta pasioni
    mė tingėllonte lėvdatė.
    Por njė gojėdhėnė thotė
    se para dymijė e ca vjetė,
    njė Ēirēe zemėrligė
    zuri rob Homerin e lashtė.

    Ajo i kthente nė gur
    kalimtarėt e rastėsishėm
    dhe ngrinte me ta
    murin e saj nė oborr.
    Zemra e bardit lėshonte
    njė lėng tė ēuditshėm,
    qė zbuste ngurtėsimin
    e trupit njerėzor...

    Magjistarja u mundua
    me ngulm tė tepruar,
    dhe kur s’mundi asesi
    arritjen e dėshirės,
    bardėt dhe aedėt pėrveē
    s’i deshi tė gurėzuar,
    lejoi tė kalonin nė prona,
    duke i rėnė edhe lirės.

    Sikur lėngun ēudibėrės
    tė zemrės sė tij bujare,
    tė kishte mundėsi sot
    ta pikonte ēdo poet,
    do shkriheshin kudo
    gjithė gurėt e halleve,
    dhe mirėsia njerėzore
    do lundronte nė njė det.

    LODRAT ME THIKA

    Dėgjova i mahnitur
    sa tmerrshėm luanin dy fėmijė.
    Njėri vėrtiste nė ajėr
    thikėn e mprehur me majė
    dhe kėrcėnonte me shaka
    bashkėmoshatarin e tij,
    si tė ishte njė gladiator
    pėrballė viktimės pa faj.

    Mos, i thoshte pafajėsia
    me sy tė frikėsuar,
    ē’po bėn ashtu me thikė
    si budalla, ore Gazi,
    se po tė shkau nga dora
    ajo vjen drejt te mua!
    Ai i pėrgjigjej:
    “Le tė shkasi, ty do tė vrasi!

    Atė ēast pata njė shoqėrim
    idesh tė rastėsishme;
    Ja, si filloka qysh fėmijė
    papėrgjegjshmėria!...
    Dhe shkon deri te autoritari
    qė me lodra tė rrezikshme,
    s’do tė dijė kush e pėson
    nga padrejtėsia...

    DOĒKAT SI ZINXHIR FLORIRI

    Tė lidhte martesėn
    me zinxhir floriri,
    njėra injektoi fėmijė
    me spermėn e huaj.
    Se donte njeriun
    tek ai burrė sterili,
    qė fatkeqėsia e tij
    e kish bėrė tė vuaj.

    Ta kishte zinxhirin
    si rrezen nė mėngjes,
    tjetri hapi krahėt
    pėr vogėlushin jetim.
    Tė mos prishej foleja
    me zogėzėn pa vezė,
    tė mos dėshpėrohej fisi
    me zogj nė kėngėzim.

    Se zinxhirė tė florinjtė
    me fuqi magjike,
    kishin vetėm fėmijėt
    me dy doēkat e njoma.
    Pėr t’u lidhur mė fort
    kėto zemra fisnike,
    pa mbetur nė shpirt
    sterilė dhe beronja...

    Pasi vetmia e gjatė,
    me ndarje tė shpeshta,
    te gratė lėnesha,
    dhe burrat mbetur qyq,
    ndjehet si zhveshja
    e ca drurėve nga vjeshta,
    mbetur ngricave
    nė trishtimin lakuriq.


    SHIU VRASTAR

    Nga dita kur i lagur qull, ai guxoi ta shante pak:
    “O shi, tė dhjefsha renė qė tė nxori nga barku!”
    Shiu nuk iu nda kėmba-kėmbės nė asnjė ēast,
    pėr ta qullur dhe familjarisht, ē’i pėrmbante pragu.

    Kur shtėpia pronė shteti i pikoi nė disa tjegulla,
    ai sėrish shau brenda mureve tė mos e dėgjonin:
    “O shi, tė pėrmjerrsha derėn tėnde me mjegulla!”
    Po s’dinte se era i kish venė nė tavan mikrofonin.

    Shiu mblodhi nga pikat e ēative ca shpifje tė zeza,
    dhe i hapi atij njė dosje me kapak akulli tė trashė.
    Me gjyq bubullimash vendosi tė ndiqej nė tre breza,
    dhe e mbylli nė minierė me tela si urithin gjembaē.

    Atje ai shau pa frikė, se s’kish ku e ēonin mė keq:
    “Tė shkėrdhefsha racėn aziatike, o shi gjirokastrit!”
    U ridėnua me dyert e qiellit tė mbyllura nga retė:
    pushkatim rrufeje dhe varrin mos ta dinin as minjtė.

    “Si kryekriminel qė deshi tė pėrmbyste qiell beharin,
    kapur nė flagrancė, kur tentoi tė vriste njė re me shi.”
    Farefisi ka njėzet e ca vjet qė po i kėrkon varrin,
    nė pėrrenj dhe zalle ku shiu po i lag tė gjithė pėrsėri...

    PĖRĖNDESHA PROSTITUTĖ

    Njė nėnė braktisi
    tre fėmijėt nėn gjashtė vjeē
    bashkė me atin e tyre,
    pėr tu bėrė prostitutė.
    S’kuptoj si lind engjėj
    njė perėndeshė,
    pastaj shkon ta pėrdorin
    epshet e kanalit me ***!...

    Kur nėnat qė kanė rėnė
    padashur nė ato fekale,
    zvarriten tmerrėsisht
    tė dalin nga gjirizi i qelbėt,
    pėr tė vdekur
    me ėndrrėn e tyre tė madhe,
    pėr tė qenė perėndesha
    tė rrethuara me engjėj.

    Se edhe perėndia,
    qė bėri gruan perėndeshė,
    pėr tė nxjerrė nga trupi
    krijesa engjėllore,
    nuk pati qėllim
    tregtimin e seksin nė shesh,
    por riprodhimin familjar
    tė species njerėzore...


    MOS MA VRISNI YLLIN NĖ SHPIRT

    Ju, mėsues, qė thoni se selektoni nxėnės,
    pėr shkollėn e klasėn e pėrparuar nė mėsim,
    teksa zgjidhni ryshfetin e babait apo nėnės,
    dijeni se pėr mua bėni mė tė madhin gabim!

    Ju, tregtarė, qė shtrenjtoni nė vjeshtė ēantat,
    duke ngritur ēmimin pėr tė fituar pa vend,
    nga fėmijėt e gjorė qė numėrojnė qindarkat,
    dijeni se pėr mua bėni gabimin mė tė rėndė!

    Ju, botues, qė tekstet pa dalė i keni zhdukur,
    tė shiten nėn dorė te tregu i pamoralshėm,
    duke ua shpėrndarė matrapazėve pa skrupull,
    dijeni se pėr mua bėni gabimin e pafalshėm!

    Sepse ėshtė krim tė kėrkoni pagesė tė shtrenjtė
    nga nipi vogėlush qė kam te zemra mė afėr.
    Mos ma vrisni nė shpirt, yllin tim fatkeq,
    ta ndjej qysh i vogėl se ka lindur i varfėr!...

    SIKUR TA DINĖ NĖNAT...

    Pėr tė ngjizur njeriun
    nė kontakt me femrėn,
    krijimi ka ngritur
    lakun e kėnaqėsisė,
    qė tė mpiksen zogj
    me gjakun e zemrės,
    por jo pėr t’i vrarė
    nė folenė e amėsisė.

    Kur ēifti s’ėshtė gati
    pėr tė ngrohur vezėt,
    pėrse tė sjellė nė jetė
    fetusin e gjallė.
    Dashurinė e ruajnė
    dhe nė sqep njerėzit,
    pa rėnė nė krim,
    nė gjynah e nė hall.

    Fetusi mund tė ishte
    Filozof, a shkencėtar.
    Mbase artist qė u shua
    bashkė me veprėn.
    Ndoshta njė astronaut,
    i kozmodromit fillestar,
    hidhet nė kosh plehrash
    bashkė me raketėn.

    Eh, sikur ta dinė nėnat
    kur nxitohen pa menduar,
    sa njerėz tė mėdhenj
    ndodh t’i flakin kot.
    Sa personalitete tė rrallė
    sa gjeni tė talentuar,
    pėrjashtojnė e ndalojnė
    tė vijnė nė kėtė botė!...


    PUTHMĖNI, O LULE !

    Mirė se ju gjej,
    o lule tė bukurisė sė ēelur
    nė tė gjitha ngjyra
    dhe nuancat e spektrit!
    Unė jam ajri i padukshėm
    qė vij pareshtur,
    t’u fekondoj
    nė ēdo fragment kohor tė qiellit.

    Kur vij i freskėt,
    nga lartėsitė pa mbarim,
    puthmėni fort sytė
    dhe buzėt e mia transparente,
    me buzėt e petaleve tuaja
    tė ēelura nė agim,
    qė tė shpėrndaj aromat
    nė hapėsirat e njerėzve.

    Vij pėrherė tė pėrkėdhel
    bisqet e njomė tek ju,
    por kur ndalem
    nė stinėn e flladit tim epshor,
    pėr tu ēiftuar nė shtrat gjethesh,
    gju mė gju,
    nėn rrezet e vakėta
    tė diellit pranveror;

    Atėherė mė thithni fort,
    me tė gjitha poret nė lulėzim,
    qė gonxhet e reja
    t’i lė shtatzėna nėpėr erė,
    dhe nga kuzhinat e reve
    t’u dėrgoj ushqim,
    tė shuani etjen
    me shirat e mi garsonierė.

    Unė s’jam vetėm
    dashnori i gjithė luleve tė globit
    por dhe i gjithė grave
    qė u jap bukuri lulesh me erė.
    Puthmėni dhe thithmėni fort,
    se ju dua pėrjetėsisht,
    o lule dhe gra
    qė lulėzoni botėn nė ēdo hemisferė!

    SOT

    Burri mund tė ngjitet nė lartėsi deri
    te qeveria.
    Gruaja mund tė zbulojė njė minierė
    te mishi.
    Njeriut mund tė lėshojė mjaftė degė
    te pasuria.
    Por shumė njerėz mund tė thahen
    te shpirti.

    Sot mund tė jetosh e shkelėsh disa
    kufij shtetesh.
    Sot mund tė marrėsh ēdo titull, apo
    emėr tė ri.
    Sot mund tė sigurosh disa diploma
    Universitetesh.
    Por ėshtė e vėshtirė tė formohesh
    tamam njeri...


    MES ZOGJVE TĖ ZJARRTĖ

    Pashė veten
    mes njė tufe zogjsh tė zjarrtė,
    duke kėnduar perėndimin e diellit
    pas njė reje.
    Cicėroja mbi njė tel
    tė shtyllės sė tensioni tė lartė,
    kur era i binte violinės sė muzgut
    me hark rrufeje.

    Humnerat mė thėrrisnin rreptas:
    Lere kėngėn, o shpend vdekatar,
    me sqepin e ngrėnė
    nga meloditė dashurore!
    Vajto natėn e zezė me qefin tė bardhė,
    qė tė pret te mermeri i prerė
    nė guroret malore!

    Krahėt dhe puplat m’i mbuluan
    mornicat sa njė grosh,
    nga frika e bilbilit tė rreptė
    tė “Policisė elektrike”,
    pėr shkeljen e rregullave
    nė tensionin mijėra kilovolt,
    ku hidrocentralet u shfrynin telave
    me elektrone tė rrezikshme.

    Nė kulmin e zallahisė sė tmerrshme,
    kur humnerat egėrsuan timbrin,
    mė thirri befas njė zogėz e re,
    me zėrin e saj mandolinatė:
    Eja, o zogu i melodive
    qė mė kanė dehur shpirtin,
    tė ta puth njė herė
    atė sqepin tėnd tė artė!...

    Ndjeva papritmas se sqepi
    mė ishte mprehur ēuditėrisht
    dhe zėri mė ishte ėmbėlsuar
    pėr tė tjera horizonte.
    Zogėza fėrkoi te sqepi im
    sqepin e saj magjik,
    dhe mė marrosi tė fluturonim nė qiej,
    ku vdekja nuk ekzistonte...

    MALLKIMET PASIVE

    Kur gratė i rrėmben
    mėrzia gjatė ditės,
    mallkojnė pa zemėr
    fėmijėt e tyre tė prapė.
    Njerėzit e pakėnaqur
    me tryezėn e kuzhinės,
    shfrynė mbi qeverinė
    dėshpėrime pa hesap.

    Sikur kėto mllefe
    t’i lexonte zoti njė herė,
    do pikonte loti sa stalaktitet
    e shpellave gėlqerore.
    Qeveritė do binin
    si trungjet nė pyllin e prerė
    dhe do bėheshin zgjedhje
    pas pėrmbysjeve javore.

    Kėsisoj, ende pa u ulur
    ministrat nė karrige
    dhe pa mundur brenda javės
    tė korruptoheshin dot,
    hallet do flinin nė dyer zyrash
    pa gjetur zgjidhje
    pėr asnjė problem,
    qoftė dhe me qesen plot.

    Por shyqyr, nė qiell pasiv
    me erė tė trishtuar,
    nuk lėshojnė rrėnjė
    mallkimet e mbjella kot.
    Se zemėrimet do shfryheshin
    si tullumbacja e shpuar,
    por shteti do kthehej
    nė katastrofė dhe kaos.

    Prandaj prapėsitė fėminore
    rriten e marrin udhė.
    Hajdutėt dhe ryshfetēinjtė
    vijojnė punėn urtėsisht.
    Qeveritarėt ngrenė vila
    dhe notojnė heshtur nė luks.
    Mjeranėt vetėm mallkojnė:
    ”U bėfshin malet zallishtė!”...

    MOHIMI I FEMRĖS

    Miku im ka njė grua
    qė s’bie era femėr.
    Grua tė asaj natyre
    mos e pastė askush.
    Femrės i kanė lezet
    shpėrthimet e zemrės,
    nazet, lotėt, tekat,
    epshet si prush.

    Kurse gruaja e tij
    ėshtė njė copė akull,
    njė ajsberg qė noton
    nė ujėra tė ngrira.
    Mohon femrėn,
    sillet si mashkull,
    duke lėnė pa kujdes
    dhe pushin te fytyra.

    Shkuam nė njė dasmė,
    tha miku im, qyqari,
    gruas sime s’i qeshi buza
    gjithė kohės.
    Mbante autoritetin fals
    qė ka zakonisht gjyqtari,
    sikur dasma tė ishte kampi
    i kriminelėve tė botės.

    Ndryshe prej saj
    pashė aty gruan lozonjare,
    qė i bėri tė gjithė dasmorėt
    t’u ngjiten sytė,
    kėrcente si zog dhe ēelte
    lule hareje nė faqe.
    Pra, femra diellore,
    qė i sjell tokės vetėm ditė.

    Ajo grua pohoi aty
    tiparet natyrore denjėsisht,
    duke bėrė tė ndjehem
    mjeran gjer nė lėkurė,
    tė kuptoj dyzimin gjinor
    qė kam nė ēift,
    si njė burrė fatkeq,
    i martuar me burrė.

    ECJA E DYZUAR

    Jetėshkurtrit evropianė
    veshėn kėpucė tė reja fringo
    pėr tė shkuar nė qytetet e tyre tė varreve.
    Po ē’u bėnė kėpucėt e pėrdorura
    nga gjurmėt e vdekura?...
    Abatėt e Perėndimit i paketuan
    nėpėr dengje humane
    dhe i nisėn drejt Lindjes,
    pėr tė zėvendėsuar galloshet e shqepura.

    Kėpucėt e ricikluara
    me pluhurin dhe djersėn e tharė
    nga kėmbėt e qejfeve,
    u veshėn nga kėmbėt kėpucėgrisura,
    nėpėr aksionet e Albanisė,
    tė blera me ēmime leverdi
    te kapicat ambulante tė dengjeve
    dhe vazhdojnė ecjen e dyzuar
    pėr integrimin e varfėrisė.

    Vazhdojnė stafetėn e dy djersėve,
    nėpėr pellgjet tradicional tė gropave
    dhe nėpėr pluhurin legjendar tė udhėve tona.
    Ecin shollat e pėrdorura nga kėmbėt e dy jetėve,
    pa ndjerė tashmė nevojėn e vizave
    dhe tė opingarėve me mballoma.

    Me kėpucėt e eshtrave, nė gjurmėt hekur,
    Perėndimi pararojė dhe Lindja e vonuar,
    marshojnė sė bashku, tė gjallė e tė vdekur,
    me hapa tė shpejtė drejt Evropės sė bashkuar.

    HALELUJA E MILINGONAVE

    Jam ulur nėn hijen e pyllit,
    mbi njė trung tė vjetėr,
    ku legjione milingonash
    nė labirinte tė drunjta,
    tundin larvat e bardha
    nė djepe tė vegjėl,
    pėr tė rritur bebet e tyre
    nė tallashe tė buta.

    Ē’ėshtė ky derdimen?
    Pyesin vėrtitjet e qukapikėve.
    Pse na pengon trokitjet
    nė portat e trungut plak?
    Nėnat milingona mė luten:
    O njeri zot, vonoje ikjen,
    mbrona foshnjat tona
    nga ēukitjet lak!

    Nė shpirt ndjej mėshirėn
    pėr qeniet e dobėta
    dhe agresorėve qukapikė
    ua pengoj hovin.
    Ndonėse di ligjin e prapė,
    si ėshtė ndėrtuar bota,
    ku nė pyll dhe nė det,
    ha i madhi tė voglin;

    Bashkoj zėrin e urrejtjes,
    pėr ēdo grabitqar qė zhvat,
    si njerėzit e mjerė,
    ashtu dhe tė imtat gjallesa.
    Ndaj dua t’u bėhem krah,
    gjithė shpirtrave delikatė,
    qė luten: Haleluja!...
    pėr mėshirė dhe ndihmesa.


    NJERĖZIT E EGĖR

    Njerėzit e egėr
    s’ishin tė egėr si modernėt e sotėm.
    Bukuroshet epshndjellėse
    pas shfrimit nuk i vrisnin.
    Rivalit egėrshan
    s’ia hiqnin nga trupi kokėn.
    Dhe nuk pėrdhunonin
    vogėlushėt e egėr tė fisit.

    Nuk u vinin zjarr shpellave
    dhe kasolleve tė tjetrit.
    Grave u linin punėt e lehta
    pėrqark lėkurėve.
    Nuk i linin pa fruta
    dhe pa mish gjahu tė vjetrit.
    Nėnat nuk i hidhnin
    fėmijėt e gjirit shkurreve.

    Femrat e reja linin ē’kishin
    nė sytė e lakuriqėsisė,
    por nuk i tėrbonin meshkujt
    me kureshtje formale,
    me dy gisht reēipeta
    te sumbullat mbi sisė
    dhe me njė rrip tė hollė
    mbi foletė gjenitale.

    Njerėzit e egėr
    nuk shkatėrronin
    sendet e bashkėsisė,
    pėr tė pohuar tek i pari
    besnikėrinė e verbėr.
    U faleshin kafshėve
    vizatuar mbi shkėmbinj,
    por s’linin figurėn e prijėsit
    nė ēdo perimetėr.

    Kishin nė tru botėkuptimin
    primitiv tė njė turme.
    Por nuk lakmonin
    shumė shpella me dritė.
    Nuk laheshin e lyheshin,
    me erėra parfumesh.
    trupin e linin si kafshėt pis,
    por binin era njeri nė shpirt.

    FATI I QENIT

    Tani qentė u lehin mė pak njerėzve
    mė shumė qenve.
    Kanė xhelozi rivalitetin
    nė pėrkėdhelje.
    Specialistėt propozojnė
    kampe trajtimi pėr qentė rrugaēė,
    kur njerėzve tė rrugės
    u thuhet vetėm “Plaē!”

    Mė mbetėn sytė
    te njė fėmijė copa-copa,
    lėpinte buzėt para qenit
    qė hante biskota.
    Zagarėt zbuten
    tė shėtisin nė vetura,
    ndėrsa turma zhelanėsh
    gdhihen nėn ura.

    Nė plazhe tok me pushues
    lahen buēe dhe kone.
    Okupojnė tryeza,
    karrige, zhezlonge.
    Ndodh qen ujqėr,
    bėhen partnerė femrash yje,
    duke sfiduar meshkuj
    me elegancė bukurie.

    S’tė shpon mė si dikur
    thumbi i hostenit,
    po tė tha tjetri,
    “Paē fatin e qenit !”
    Nuk paragjykoj asesi,
    miqėsinė me kafshėt.
    Theksoj kujdesin human
    pėr njerėzit e varfėr...

    SHIRA LOTĖSH
    MĖ TROKASIN NĖ SHPIRT


    Nga hapėsirat e njerėzve
    qė ndodhen nė hall,
    shira lotėsh mė trokasin
    nė shpirt pareshtur.
    Unė i hedh nė qiell
    tė bėhen breshėr kokėrrmadh,
    tė thyejnė tjegullat e ēative
    tė fajtorėve tė heshtur

    Ēative qė u pikojnė strehėt
    ēurgun e vajtimit,
    nga viktimat e trafiqeve
    tė drogim - turpėrimit...
    Por ēatitė ndėrrojnė tjegulla
    pas ēdo breshėrimi
    dhe shtrojnė me beton
    mbulesa shfajėsimi.

    Atėherė, kur do tė shemben
    ēatitė e mashtrimeve,
    nga tėrmeti shkallmues
    i tė gjitha zemėrimeve?...
    Qė shirat e lotėve
    tė pushojnė trokitjet nė agim
    dhe lastarėt e diellit
    tė mbijnė nė shpirtin tim...

    NGJARJE DITE

    Njė notė aritmetike
    te maja e stilolapsit,
    befas u bė benz
    dyqindepesėdhjetė kuajfuqi.
    Vajza e komshiut shkėmbeu
    puthjet e ēastit,
    me bluzėn e bardhė
    tė pavionit nė mjekėsi.

    Autoambulanca pėrcolli
    tre tė sėmurė sot
    te banesat e mermerit
    tė mbyllur hermetikisht.
    Tre tė diplomuarve
    te rruga e xhepave bosh,
    tenxherja pensioniste
    u dha drekėn bujarisht.

    Dita e sotme shėnoi
    te kronika “Jeta e qytetarit”:
    Shėtitja e mbrėmjes u bė
    mes plehrave aromatikė.
    Veturat u kthyen natėn
    breshka tė trotuarit.
    Kashta e Kumtrit hodhi
    mullarė me pluhur kozmik.


    GJUMI I STINĖS

    Mė zuri gjumi
    me televizor hapur.
    Shkova tė shėtis
    nė baladat verore.
    Dy zėra kėmbėkryq
    mbi gurėt e pragut,
    ushtonin:“Oh, sa tė dua
    moj faqore kumbullore!”

    Pas dum-dumit
    tė amplifikuar elektronik,
    klithi asfalti i kruar
    nga lopatat fshesare.
    Jehuan zagarėt
    nė kor operistik.
    Kukurisėn gjelat
    mes pulave zuzare.

    Nata iku ngadalė
    me tela tė kėputur.
    Mėngjesi daulleēarė
    ngjitej te shkalla.
    U ngjesha veshėve
    dy boēe pambuku.
    U ngjita syve dy gjysma
    patate tė gjalla.

    Atėherė rrotat u ranė
    borive zėējerrė.
    Motorėt hungėruan
    me vajza pas shpinės.
    Gruaja na solli kafet
    me pak sheqer.
    Ngushėlluam vdekjen
    e gjumit tė stinės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 10-10-2011 mė 11:06

  7. #47
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anėtarėsuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    I nderuar SHIGJETA te falenderoj qe ke sjelle ketu ne forum profesor Vullnetin. Z. Vullnet shpesh ne kafene kur ju flisnit per poezine ju kam degjuar "goje hapur" (jo pse isha i vogel por sepse habitesha se si nje njeri qe e njeh kaq mire artin ne pergjithesi dhe poezine ne vecanti te rrije ne kete province.....) Por edhe sot qe po lexoja shkrimet tuaja mbeta "goje hapur". Ju pergezoj per penen tuaj te forte por me lejoni qe te sjell nje poezi shume te bukur tuajen qe une e kam interpretuar ne skene. Per mua kjo eshte nje nga poezite me te bukura jo vetem tuajat.............



    TAKIM I PAPRITUR


    Takova Atė, qė kam dashur dikur,
    Nė moshėn e bardhė ku tė dehin lulet.
    Tani ajo ėshtė grua
    Dhe unė jam burrė.
    Fėmijėt na ka kanė rrėmbyer tė gjitha puthjet.
    Por ajo prapė mė bėri tė mendohem
    Me vėshtrimin e saj thellėsisht tė menduar
    Thonė se dashuria e parė rizgjohet,
    Dhe ika me kujdes...
    Si nga njė shteg i minuar.



    Besoj se e mbaj mend akoma e kam interpretuar ne 1987

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Te falenderoj perzemersisht, i dashur mik Kujtim Cami, ndjeva kenaqesi te vecante qe ju me sillni ne kujtese njohjen tone te hershnme dhe sidomos poezine qe ju ka bere me teper pershtypje ne ate kohe. Per te qene me prane njeri-tjetrit, po u tregoj linkun e krijimtarise sime ne internet, ku do te gjeni shume poezi dhe tregime te mia nga te gjitha periudhat. http://krijimtariaime.webnode.com Lexim te mbare i dashur mik !

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Vullnet Mato

    SHPIRTRAT E PYJEVE

    Kam njė pyll shushuritės
    brenda shpirtit tim tė lashtė,
    qė mė ushton furishėm
    si nė verė dhe nė dimėr.
    Tallazet m’i shkaktojnė
    Erėrat e serta nga jashtė,
    qė godasin flladet e gėzimit
    me furtuna tė dhimbjes.

    Ahishtet dhe bredhat
    ku mė koloviten muzat,
    kanė zėnė tė blerojnė,
    qėkur zura miqėsi
    me shpirtrat e mėdhenj tė pyjeve.
    Zogjtė nė ballkonet e foleve lirike,
    qajnė dhe kėndojė
    si nė korin e dramave
    dhe tragjedive antike.

    Era fshin mes drurėve nė reshta,
    gjethet e rėna tė mendimeve
    dhe tund fenerin e Hėnės
    mbi kurorat e blerta tė vjershave.
    Degėt e vargjeve nė luhatje,
    pastrojnė rrezet e frymėzimeve
    nga retė e pista qė ndotin
    qiellin e shpresave.

    Rėnkon pareshtur pylli im,
    Nga shtrėngatat e qeverimeve.
    Por egėrsirat e zemrimit
    dhe tė hakmarrjes sė etėrve,
    i vranė gjahtarėt komunistė
    me hekurat e burgimeve.
    Mua mė kanė mbetur vetėm
    kunadhet e heshtjes,
    nė guvat e qeta tė gjetheve.

    Zhgėnjimi kronik pėr tė gjetur
    nga thatėsira shpėtim,
    zgjati nėpėr dekada premtimesh
    me gėnjeshtra tretur.
    Pylli im rėnkon e vajton
    duke pritur me dėshpėrim,
    fatin e shpirtrave tė mėdhenj
    tė pyjeve tė vdekur.


    STINĖT E NJERĖZVE

    Njerėzit preferojnė ti kenė stinėt
    si fėmijėt pėrdore.
    Dikush argėtohet me verėn,
    dikush me vjeshtėn e pemėve.
    Tė tjerė duan dimrin e butė
    tė peizazheve me foto bore.
    Pranverėn e duan tė gjithė,
    si vajzėn para disa djemve.

    Unė i dua tė tėra stinėt,
    siē i sjell qielli me rrotullime.
    Dua te secila tė gjej veten
    kur toka i tregohet diellit.
    Tė marr nga pak frymėzim
    pėr tė shijuar kohėn time,
    siē shijon planeti ynė
    larminė e klimave tė qiellit.

    Por stinėt shfaqen dukshėm
    edhe nė natyrėn njerėzore,
    kur goja ēel lule jasemini,
    apo skuq mollė bujarie.
    Mua mė shkaktojnė neveri
    vetėm ato stinė gojore,
    qė u hedhin rrufe tė tjerėve
    me dimrin e fjalėve tė tyre.

    Dhe urat mes gojėve
    shembin njė nga njė
    pėr tė lėnė pellgje shiu
    me tharje tė vonuara
    apo ngrenė duna rėre
    me shkretėtira pa zė,
    ose ngulin thika fjalėsh
    me plagė tė pashėruara.

    Kush i ka mallkuar kėto gojė,
    tė vjellin stinė tė helmuara?...

    ELEGJI PĖR VDEKJEN E LULEVE

    Jam ulur nė stolin e heshtur tė pikėllimit,
    vajtoj vdekjen tuaj tė trishtuar,
    o lule bukurie!
    Juve u fishk ngjyrat
    fryma e ftohtė e dimrit,
    mua mė ēngjyros melankolia
    retinat e syve.

    Ky mort i bukurisė suaj
    me ylbere mes fletėve,
    duke varur kryet
    mbi varrin e akullt tė stinės,
    mė trishton mė tepėr
    se vetė zverdhja e gjetheve
    qė rrėmbejnė erėrat
    pėr t’i flakur skutave tinėz.

    Kemi folur bashkė
    fjalė tė pathėna nga gjuha,
    shprehje qė nuk i ka
    asnjė fjalor i shkruar,
    mendime tė frymėzuara
    nga ngjyrat e purpurta,
    qė s’gjenden nė asnjė hieroglif
    pėr t’u deshifruar.

    Brenda lulėzimit tuaj,
    kishit tharmin e poezisė,
    qė ngjizej kudo
    pėrmes kolorit dhe aromave,
    kishit figurat krahasuese
    me kulmet e bukurisė
    dhe nderin pėr tė qėndruar
    nė krye tė dhomave.

    Cili burrė i dashuruar
    s’e bėri gruan tė gufojė,
    me dhuratėn aromatike
    qė lėshonit ju pa gdhirė?
    Cili poet vargjet e veta
    me patale s’i zbukuroi
    dhe s’shkoi nė varr
    me trėndafilat erėmirė?

    Vdekja juaj e madhėrishme
    me vyshkjen masive,
    duke venitur ngjyrat e bukurisė
    nė heshtjen pa gjėmė,
    siē vdesin ylberet mbėshtjellė
    me qefinin e reve nė qiell,
    lė tokėn nėn lotėt e shiut
    dhe me qefinin e borės nėpėr kėmbė.


    KUR KISHA QEJF TĖRMETIN

    Kur dija se vetėm
    “gogol” quhej frika,
    pėr ēudi, kisha qejf
    kolovitjet e tėrmetit.
    Habitesha pse ulėrinin
    sikur sulmonin bishat,
    kur mua mė kėnaqte
    ajo pėrkundje djepi.

    Madje njė herė,
    mes lėkundjesh tė forta,
    thirra: O, sa mirė,
    ka hipur pallati nė makinė!
    Nėna mė tėrhiqte zvarrė
    tė dilnim nga porta,
    tek gėzoja qė kolovitesha
    bashkė me shtėpinė.

    Por sapo dola nga hyrja
    te sheshi i pallatit,
    ranė tjegullat e para
    nga ēatia me qeramidhe.
    Njėra mė kaloi shkaras
    pas kolonės sė shtatit,
    dhe mė goditi nė thembėr,
    sikur tė ishte gjyle.

    Eca njė muaj topall,
    me patericė nėn sqetull
    dhe durova plagėn
    me kafshim tė egėr.
    Derisa u bėra frikacak
    me trurin tė mbledhur,
    pėr tė ruajtur kokėn
    nga tėrmeti tjetėr.

    Pastaj mė shpjeguan,
    se njė karrocier i padukshėm,
    hip nė qerren e vet
    gjithė rruzullin e Tokės
    dhe kalit qiellor i bie
    me kamxhik vrullshėm,
    sa herė zgjohet i dehur,
    ky sundimtar i Botės.

    PASURI E GJAK

    Disa shqipo duarthatė
    dhe krenar tė dikurshėm,
    tani u pasuruan
    me trashėgime nga etėrit.
    Por dhe nga dhelpėritė
    e rrėmbimit tė bujshėm,
    nė toka, ngastra rėre,
    dhe shtėpi tė njėri-tjetrit.

    Ndodh tė yshtur
    nga xhindet brenda kokės,
    sajojnė letra tė rreme
    me falsitete djallėzore,
    tė rrėmbejnė si me magji
    gjelbėrime tė tokės
    dhe hijet e mureve
    tė lashta stėrgjyshore.

    Mė pas xhindet e sherrit
    u kėndojnė nė vesh
    rapsodi nga eposi kreshnik
    i Mujit e Halilit.
    Krahėt e marrėzisė
    u mbijnė nė gjumė shpesh,
    pėr tė nxjerrė papritmas
    shpatat jashtė millit.

    Pasi nuk arrijnė
    tė ndajnė sherrin e pleksur,
    pėrgjojnė e presin
    shfrimin pėr gjakmarrje.
    Derisa tė shpallen vrasjet
    nga komisionet e mekur,
    dhe nga gjykatėsit
    e zvarritjeve shumėvjeēare.

    Duket sikur etėrit kishin lėnė
    dhe mallkimin e zi:
    Mos u ngopshi kurrė
    me pasuri e gjak, or bij!...

    MONOLOGU I NĖNĖS SĖ EMIGRANTIT

    U bėnė shtatė vjet
    me rėnie gjethesh tė verdha ndėr mote,
    shtatė shekuj qė tė pres
    me sytė nė pėrgjim,
    te kjo derė e pashkelur nga fryma jote
    dhe nga gjurma e harruar
    larg nė mėrgim.

    Tė pres te kjo derė e gozhduar
    me kufomėn e vetmisė brenda,
    te ky prag i zi qė e mbėshtolli
    me shurdhėri nata jote e ikjes.
    Yjet kėputen
    nga gėrmadhat e reve tė rėnda
    dhe bien mbi duart e mia
    tė shtrira drejt qiellit tė pritjes.

    Por ylli yt
    nuk pikoi vėshtrimin e syrit
    mbi pėrrenjtė e tharė
    tė rrudhave tė mia.
    U bėnė shtatė shekuj
    me trokitje vetėtimash,
    duke pritur tė trokasė zėri yt
    te dritarja me thinja.

    Por kam dėgjuar
    vetėm ankthin e erėrave dimėrore.
    qė vijnė e shkojnė
    me psherėtima tė pikėlluara.
    Derisa vetmia
    mė ngurtėsoi rrudhjen kockore,
    pėr tė gdhendur
    statujėn e pritjes sė nėnave tė harruara.

    Por ti nuk erdhe
    tė zbutesh mallin tim gjėmėmadh.
    Shumė shira breshėruan lot nė sytė e mi
    qė u tretėn nga mynxyra e dhimbjes.
    nėpėr mjegullat e harrimit tėnd pa kufi.

    Vjen gjithmonė njė korb mortor,
    gdhihet natėn te dritarja ime e shkretuar,
    ku hija jote ngjyrė molle lulėzon nė oborr
    dhe gjithmonė mė pėshpėrit
    ardhjen tėnde tė tejvonuar.

    Por tani qė edhe ajri u mbush
    me mungesėn tėnde,
    ndjej se fryma mė ėshtė pakėsuar.
    Dhe fjalėt e ngrira
    mė janė kthyer nė mermer tė zbardhur,
    ku mund t’i falesh kujtimit tėnd nė kthim.
    Nėse dikur ke pėr tė ardhur... o yll im!...

    VAJTIMET E ZOGJVE

    Tufa zogjsh tė largėt
    vijnė ēdo ditė nėpėr pallate,
    me krahė tė djersitur
    nga tejzgjatja e fluturimit.
    Ulen tė ēlodhen,
    mbi aerodromet parafabrikate
    pasi sėpatat gjakėsore
    rrafshuan drurėt e pyllit.

    Qajnė bishtkaltėrit,
    pėr njė degė pishe tė gjelbėr.
    Lotojnė pėr njė trokitje mbi zgavra
    trumpetarėt qukapikė.
    Vėnė kujen bilbileshat e pikėlluara
    me zė tė dredhur,
    qė u mbeten nė balt vocėrrakėt
    pa pupla te krahėt lakuriq.

    Pėshpėrijnė tė trishtuara
    kanarinat foleprishura,
    duke rikujtuar llahtarėn
    e pėrbindėshave me rrota,
    dhėmbėt prej ēeliku
    tė motosharrave tė panginjura,
    qė brejtėn dhe copėtuan
    ahishtet e vjetra sa bota.

    Ciu, ciu, ciu!... Ē’na bėre,
    o pylli ynė, qė vdiqe
    dhe na le pėrmbi pallate,
    ku ēative bėn fole miu.
    Na le tė friksuar nė mėshirėn
    e rrugaēėve me llastiqe!
    Ē’ishte ky fund i tmerrshėm?!
    Ē’na gjeti ne, ciu, ciu, ciu!...

    TRI RROKJET E HABITSHME

    Ajo s’ka mė te sytė
    dy yjet xixėllues qė kishte.
    Pitet e buzėve tė saj
    s’kanė mė mjalt nė hoje.
    Nė foletė e gjoksit s’ka mė
    qumėsht dallėndyshje.
    As nė timbrin e zėrit,
    s’ka mė kėngėt e zogjve.

    Mjaftoi vetėm njė fjalė
    me tre rrokje: “S’tė dua!”
    qė yjet, mjaltin, gjoksin
    dhe kėngėt e zogjve,
    dikush tjetėr t’i merrte,
    pa lėnė asgjė pėr mua.
    Sepse nė fjalorin e tij,
    mungonin ato tre rrokje...

    Kjo mund t’i duket dikujt
    paksa e habitshme,
    tė humbasė dashuria
    kaq shpejt gjėrat me vlerė.
    Por janė ca femra
    mė tepėr se qelqi tė thyeshme.
    Pas kėtyre tre rrokjeve
    tė lėnė vetėm pluhur dhe erė...

    ĒIFTI I XIXĖLLONJAVE

    Ata janė kthyer tani
    nė dy xixėllonja.
    Bėjnė jetė nate
    secili mė vete.
    Nuk shkėmbejnė
    si dikur xixa te goja.
    Ai ndriēon shokun,
    ajo njė shoqe jete.

    Struken mbrėmjeve
    nė lokale tė veēantė
    pėrtypin muhabete
    qė hahen shoqėrisht.
    Ai nuk lėpihet mė
    si qenushi i saj i parė,
    Ajo s’ėshtė mė macja
    qė pas tij tundte bisht.

    Bėjnė xixa netėve
    si nė dimėr e nė verė.
    Ajo pėrdor ndriēimin
    qė fiton me punė,
    ai rrezatimin e tij
    harxhon me tė tjerė.
    Secili bėn dritė,
    ku i pėlqen mė shumė.

    Ndrisin sė bashku,
    natėn e Vitit tė Ri,
    tė detyruar nga halli,
    qė kėrkon kremtimi.
    Kryevitin e xixėllimit,
    struken nė shtėpi,
    pasi lokalet zihen
    me xixėllues vallzimi.

    Ndonėse bėjnė xixa
    nė fis dhe nė lagje,
    dashurisė ia shkulėn
    rrėnjėt nga gjaku.
    Figurojnė lidhur ēift,
    sa pėr sy e faqe,
    kur nė zemėr ka secili
    vetėm borė e akull.

    Problem brenda shtėpisė
    do kenė me xixėllimin,
    vetėm dimrin e fundit
    nga ngricat bllokuar.
    Kur qark tė shkurtėr
    do bėjnė xixat e afrimit,
    tė karbonizohet secili
    nė shtratin e vetmuar…


    SHTĖPIA ME XHINDE

    Ati ynė me toka pjellore
    dhe shtėpi tė shenjtė nė Vurg,
    la zogjtė vocėrrakė pa fole,
    nėn breshėrin e pamėshirshėm.
    Sepse ziliqarėt i rrėmbyen pronat,
    pasi e kishin rrasur nė burg,
    me dėshminė e rreme,
    pėr agjitacion tė rrezikshėm...

    Ah, shtėpinė dhe tokat tona
    i mori kush s’i pa as nė ėndrra!...
    Nga ajo reformė grabitqare
    qė shkallmoi pasuritė e vatanit.
    Ndėrsa ati ynė i mjerė,
    la hekurat pėr tė jetuar nė tėnda,
    mes beduinėve tė turmės sonė,
    nė shkretėtirėn e Ballkanit.

    Pasi u shembėn ligjet hata
    qė kish ngritur ferri i kuq,
    sherrsjellėsi i madh “7501”
    famėkeqi ligj i ri,
    pronat tona ua fali sėrish,
    atyre qė thanė se ishin bujq,
    por kishin ikur emigrantė,
    tė fitonin me dy shtetėsi.

    Ata shitėn tokat me gjithė varre
    dhe shpallėn trimėri:
    “Kush vjen tek ne
    tė kėrkojė shtėpinė dhe tokėn,
    qė na ka dhuruar
    ligji i shtetit me bujari,
    vjen me dėshirėn e tij
    pėr tė lėnė kėtu kokėn!...”

    Bija ime u bė kureshtare
    pėr kryefjalėn shtėpi tė gjyshit,
    ngulmoi ta shpimin aty ku koka
    kėrkohej peng i vizitės.
    Refreni i saj i pėrsėritur
    arriti sė fundi tė na grishi,
    ta ēonim me makinė tė maskuar
    deri nė afėrsi tė frikės!

    Ajo pa ėndrrėn nga xhamat
    dhe lėshoi psherėtimėn shpirtit:
    “Eh, ta kishim kėtė shtėpi
    majė kėsaj kodre tė praruar!...
    Do jetonim sikur kodra
    tė ishte vetė prehri i gjyshit,
    qė shkoi nė qiell buzėplasur,
    si patriark i pikėlluar!...
    Por kėtij absurdi kėtu i thonė:
    Tė kesh frikė shtėpinė ku linde,
    se aty brenda banojnė xhinde!”...

    BURRĖ E GRUA RRĖFEHEN

    Ah, sa tė bukur jemi
    unė dhe ti moj grua!
    Druaj, kur tė vijė koha
    tė shkojmė nė Parajsė,
    do gjej belanė me femrat,
    qė do mė qepen mua
    por dhe ti me meshkujt
    qė do tė ngjiten pas.

    Se thonė mes sekseve
    atje ka liri absolute,
    dhe s’kemi tė drejtė
    tė bėjmė refuzime toke.
    Atėherė ti pėr mua
    do bėhesh xheloze akute,
    unė do tėrbohem keqas
    nga tradhtia jote...

    - Kėto shitja ndonjėrės,
    qė do vijė me ty nė Ferr,
    pėr tradhtitė qė ke bėrė
    disa herė pas shpine,
    dhe unė s’tė kam rėnė
    nė sy asnjėherė,
    se s’desha vlerėn tėnde
    ta rrit mbi veten time...

    - Edhe unė diēka di,
    nga intimitetet e tua,
    por nuk ta kam tjerrur,
    se mė ka ardhur zor.
    S’je qelibar siē dukesh,
    as shenjtore siē thua,
    po eja tė lutemi bashkė:
    O zot, na ēo nė Purgator!...


    PUTHJA E GJALLĖ

    Shoh disa, me tė cilėt
    dikur shėtisja udhėve,
    pėr tė shtyrė mbrėmjet
    me ēapitje gazmore.
    Shkuan nė varreza
    me arkivol mbi supe
    dhe lanė emrat
    mbi tabelat rrugore.

    Tani ndjej mungesėn
    e vezullimit tė syve tė tyre,
    kur netėve xhironim nė rresht,
    si tufa e zogjve nė tela.
    Mė mungojnė fishekzjarrėt
    e atij gazi plot qyfyre,
    me nxitimin pėr tė lėnė
    emrat nėpėr tabela.

    Do ta doja emrin tim
    vetėm nė atė shėtitore,
    ku njė hėnėz argjendi
    putha pėr herė tė parė.
    Por ngazėlloj qė ende
    shėtis me nipat pėrdore
    dhe me puthjen e gjallė
    buzėqesh nėpėr trotuarė.

    Hėnėza ma lexon emrin
    nė kujtesėn e sotme tė ajrit.
    Unė ia shfletoj puthjen
    nėpėr gjethet si zemra.
    Deri sa qielli tė mė lėrė
    nė ditė - netėt sė gjalli,
    si homazh dhe pėr ata
    qė mbetėn vetėm emra.

    TAKIM TE MBRETĖRESHA E ADRIATIKUT

    Nė sallėn e koncerteve tė tragetit shqiptar
    tė ankoruar nė Durrės, “Queen Adriatika”
    u ngjitėn dhjetėra emrat tė dėgjuar vjershėtar,
    mes nesh mbretėresha e interpretimit, Margarita1)

    Nėn kėmbėt e tona nėn fundin e anijes sė gjatė,
    nėn dallgėt e zbutura nga tingujt e fjalėve tė arta,
    flinte historia mijėravjeēare e Dyrrahut tė lashtė,
    poshtė thellėsive tė mbuluara nga shekujt dhe balta.

    Flinte kultura dhe qytetėrimi ynė parahelenistik,
    poemat e bardėve tė shkrumbuara prej luftėrave,
    dashuritė e vajzave tė mbytura nga kanuni fanatik,
    armėt e armiqve fundosur nga vėrshimet e ujėrave.

    Flinin monedhat e arit dhe amforat e varrosura,
    bashkė me skeletet e velave tė tretura nga kripa,
    flinin trimėritė qė ēanė dallgėzimet e pasosura,
    nga brigjet e Ilirisė gjer nė ujėrat ku laget Afrika.

    Sipėr tyre ngrohte ajrin poezia pėrzier me rrezet diellore,
    duke shpėrndarė thirrmat e forta tė magjisė sė shpirtit,
    qė ka vargu poetik pėr tė zbutur zemrat e njerėzore,
    pėr shpirtmirėsinė, pėr dashurinė, pėr lirinė e individit.

    1)Artistja e Popullit Margarita Xhepa


    PASQYRAT PA GOJĖ

    Nevoja e reflektimit
    me anė tė pasqyrės,
    u ndie qėkur pellgu i ujit
    i tregoi njeriut tė lashtė,
    se nė dimensionin e trupit
    dhe nė formėn e fytyrės,
    kishte ndryshime,
    nga tė egrit pėrqark.

    Indigjenėt e Guinesė
    dhe indianėt e Amerikės,
    zbuti pasqyra europiane,
    ku sė pari fytyrėn panė,
    dhe qeshėn me veten,
    pa njohur dhimbjet e frikės
    qė sillte pushka me barut
    e njeriut tė bardhė.

    Mė vonė Pitagora i Samosit
    me pasqyra konkave,
    bėri diellin gjigant
    tė mblidhet sa njė grusht,
    drejtoi rrezet pėrvėluese
    me fuqi tė madhe
    dhe shkrumboi anijet
    mė gjithė ushtarėt pushtus.

    Pasqyrat me refleksin
    e amalgamit nė ēdo format,
    mė pas u bėnė sendi vetjak
    mė i domosdoshėm,
    pėr tė mbajtur nėn kontroll
    ērregullimet nė shtat,
    dhe paraqitjen e fytyrės
    tek ēdo sy i zakonshėm.

    Para pasqyrave dalin
    tė makiazhojnė dukjen,
    vajzat qė pėrgatiten
    tė joshin djemtė e dashur,
    nuset qė gjatė natės
    ēngjyrosen nga puthjet,
    plakat qė luftojnė zhubrat
    e moshės sė zbardhur.

    Ēiftet lakuriq qė presin
    nga pasqyra eksitimin,
    duke parė veten lakuriq
    nė kafshėrinė e shtratit.
    Kriminelėt qė rreken
    tė fshehin gjurmėt e krimit,
    duke kėrkuar pika gjaku
    nė ēdo pore tė surratit.

    Pasqyrat tregojnė
    krejt bukuritė e njerėzimit
    dhe gjithė shėmtirat
    qė krijon natyra nė nxitime.
    Por sikur tė kishin gojė,
    para monstrave tė krimit,
    s’do kish mbetur pasqyrė
    pa u bėrė copė e thėrrime.

    SHKRIMTARI I PAGJUMĖ

    Qėndroj zgjuar.
    Gjumi mė rri larg si qenush i friksuar.
    Pret t’i hedh njė kockė dremitje.
    Kam vite qė sfidoj
    mbylljen e zgjatur tė qepallave,
    teksa bota e tėrė gjendet
    ditė e natė nė lėvizje.
    Qėndroj zgjuar t’i shoh tė gjitha.
    Kjo ėshtė dėshira ime mė e madhe
    qė mė mban gjallė nė kaq vite.

    Njė natė fjeta nga mbrėmja nė agim
    dhe u gdhiva i trullosur si gjumash budalla.
    Urreva veten sikur gjithė kronikat e asaj nate
    tė ishin kryevepra me vlera tė mėdha,
    qė shkuan s’dihet pėr ku dhe s’dihet sesi,
    pėr tė tallur sytė e mi me qepallat kapluar.

    Urrej barėrat gjumėndjellėse
    qė synojnė tė ma mbajnė trurin nė robėri.
    Kam kuptuar se jeta ėshtė fare e shkurtėr.
    Linda dje dhe nuk dua tė iki nesėr,
    pa i parė e pa i treguar tė gjitha tė mundshmet
    qė mė kap radari i syve dhe antenat e veshėve.

    Plaku i Hemingueit zuri peshkun e madh,
    pikėrisht sepse qėndroi zgjuar duke vėzhguar,
    pėr ta jetuar jetėn sa mė gjatė.
    Nuk synoj tė zė peshk shumė tė madh,
    sepse peshkaqenėt mund tė mė hanė dhe mua,
    nga egoizmi se konsumoj mė shumė natė.

    Jam kureshtar i tmerrshėm.
    Kam marrė pėrsipėr qysh nė barkun e nėnės,
    tė jem vitrinė interesante e sė nesėrmes,
    pėr tė djeshmen dhe tė sotmen e pasqyruar.
    Qėndroj zgjuar.
    Sepse tė tėra ngjarjet e botės ndodhin pėr mua.

    KALI KAMERIER

    Nė plazhin e Divjakės
    te lokali i kalit tė bardhė,
    dallga hedh peshqit
    direkt nė prush.
    Pronari sipėr kalit
    ēon levrek me zgarė,
    te klientėt qė i sulen
    si grerėzat nė rrush.

    Pasi shpie peshqit
    mes telave radhitur,
    kali kamerier fillon
    argėtimet trupore.
    Me urdhėrin e peshkut
    bėn ēudinė e papritur,
    vdes dhe ringjallet
    mes tryezave verore.

    Kali vdes pėrherė
    tė bėhet pronari jetėgjatė,
    tė ushqej klientėt
    me ēmim fiks pėr person
    tė hanė aq peshk,
    sa nxe njė stomak,
    se menēuria e tregut
    dhe deti bujar nuk mbaron.

    Rėra dhe dielli
    peshkojnė njerėz larg,
    pėr t’i sjellė ku dallga
    hedh peshqit nė prush.
    Se pronari sipėr kalit
    zuri peshkun e artė
    dhe Amerikėn e punės
    zbuloi si askush.

    SHTEGTIMI I DALLĖNDYSHEVE

    Shkuan kohėt kur
    ndonjė zog ferrak i vetmuar,
    arratisej nga padurimi
    nė dimrin e maleve tė acartė.
    Bėhej shpend armiqėsor
    me kthim tė penguar,
    duke lėnė pas mallkimin
    pėr tė gjithė zogjtė farrakė.

    Tani trojet kanė vargane
    me koloni dallėndyshesh flatrore,
    qė shtegtojnė qiejve
    nė pranverat e vendeve tė tjera.
    Emigrojnė nė vjeshtrat
    e shpėrngljeve perėndimore,
    dhe kthehen bashkė me lulėzimin
    te foletė e zgjimeve tė vjetra.

    Kthehen krahėhapur,
    me sqepin e pėrmalluar,
    tė sodisin e shijojnė brigjet
    me freskun mbi pullaze,
    tė plapuriten nė detin kaltėrosh
    dhe nė lumenjtė e kulluar,
    ku i pret malli i pashuar
    i vendlindjes buzagaze.

    Vijnė duke sjellė me vete
    dallandyshet e reja,
    tė lindura nė foletė e buta,
    tė njė tjetėr kontinenti,
    qė shohin me habi shqiponjat,
    mbi shpate ku zbardh kopeja,
    shkrepat ku gurgullojnė
    gurrat kristalore tė kėtij vendi.

    Kėshtjellat qė lundrojnė
    si vaporė pėrmes reve,
    kalldrėmet e legjendave,
    ku koha e re ngre kate tė lartuara,
    minaretė e gjata ku islamizmi
    shpall pajtimin e njerėzve,
    kambanoret ku krishtėrimi
    i ringjallur fal mėkatet e kalura.

    Krahėt e miqėsuar ikin sėrish
    por mezi presin rikthimin e stinės.
    me ecejake tė pėrmalluara,
    me cicėrimat e gėzimit tė ri.
    O zot, sa e magjishme
    qenka kjo tokė e origjinės,
    sikur perėnditė e lashta
    e kanė mbrujtur me puthje e dashuri !

    SAKRILEGJI I ARTISTIT

    Artisti me artin magjik
    dehu shpirtrat njerėzor.
    Bėri kėngėn mė drithėruese
    se melodia e bilbilit,
    bėri tablonė mė purpurante
    se ylberi qiellor,
    bėri librin mė fantastik
    se brendia e pyllit.

    Arti shpėrtheu dritėn
    e fuqishme tė rrezatimit,
    nėpėr hapėsirat e etura
    pėr vezullime me vlerė.
    Rrezet e tij ndriēuan
    skena e salla ekspozimi,
    vetėtinė nė ēdo dritare,
    trokitėn nė ēdo derė.

    Arti u duartrokit
    nga shikues tė shokuar,
    u brohorit me ngazėllim
    e me tonalitet superlativ.
    U pėrdor pa lejen e artistit,
    pa vlerėn e paguar,
    pėr tė stolisur orėt
    nė ekranėt audioviziv.

    Kėnga shėtiti vokale
    solistėsh nė aktivitete,
    fansat e mbajtėn
    karamele gojė mė gojė.
    Shkoi tė shitej nuse
    me vello diskete,
    derisa e kopjuan, e linēuan
    dhe nė tallava degjeneroj.

    Piktura nė ekspozita
    magjepsi mijėra sy.
    Priti fondet qė pėrtypen
    nė bankete kulture.
    Derisa syri i diellit
    dhe syri i ciklonit me shi,
    e verbuan tezgave,
    pėrzier me paēavure.

    Libri u copėzua shkollave,
    dhe thuri intriga filmi.
    U konsumua nga truri,
    pa shlyer autorin mė parė.
    Doli nė stenda panairi
    me zbritje ēmimi
    dhe u shtri pėr pesė lekė
    si fakir mbi trotuar.

    Mbeti arti i vėrtetė
    mes pluhurit tė rrotave,
    mes dhėmbėve tė minjve,
    nė mykun e rafteve.
    Mbeti artisti i talentuar,
    sakrilegj i kohėrave,
    tė numėroj qindarkat
    para urbanit dhe kafeve.

    LINDJET E NJERIUT TĖ BUKUR

    Forma fizike
    mė e pėrkryer,
    lindet nga gruaja
    ēiftuar me burrin.
    Por ka dhe forma
    me pamje tė pėlqyer
    nga njeriu i baltės
    te njeriu i gurit.

    Bėn njerėz rėra
    nė breg tė detit,
    del njeriu
    nga zemra e shkėmbit,
    pjell peneli
    me shtrydhjen e tubetit,
    bėjnė njerėz dhe fijet
    e kashtės sė lėmit.

    Bukuroshet mozaike
    lindin nga zalli,
    Pjell njerėz
    barku i drunjtė i trungut,
    njerėz lekurėndritur
    dalin nga xhami,
    pjell njerėz dhe letra
    me alfabetin e gjuhės.

    Lind njeriu i bukur
    nga mjaft sende tė tjera,
    por bukurinė e adhuruar,
    e pjell vetėm mirėsjellja.

    HALLE, HALLE...

    Gjithkush ka nė shpirt
    Njė dhimbje tė pėrqendruar,
    Gjithkush ka nė mendje
    njė hall tė madh ngulitur.
    Halle, halle, kjo dynja,
    tha fshatarja e Paprit fytyrėharruar,
    qė filozofoi edhe pėr psherėtimat
    e hallexhijve tė ditur.

    Madje dhe bija e miliarderit
    mė tė pasur nė botė,
    ka hallin se bukuroshe tė reja
    ėmbėlsojnė buzėt e burrit.
    Mullixhiu i fshatit
    ka hallin se nuk mbledh dot
    gjithė ujėrat e pėrroit,
    tė vėrtitet shpejt mokra e gurit.

    Por nga mijėra halle qė u rrinė
    njerėzve ēekiē mbi kokė,
    Oh, halli i nėnės qė i qan fėmija
    se s’ka t’i japė tė hajė,
    ėshtė kryehalli i zemrės,
    qė pikon dhimbje e lot,
    te ēdo shpirt njerėzor
    qė ndjen hallin e saj...

    Arixhofkat shfrytėzojnė
    pikėrisht kėtė ndjesi,
    kur torturojnė foshnjat .
    rrugėve me tym dhe erė,
    apo mbėshtjellin lecka
    me fėmijė butafori,
    ndonėse tė rejat vetė
    ende s’kanė pjellė.

    Tė kėput shpirtin
    halli i traut tė shtėpisė,
    qė iku dhe dėrgon zėrin
    nga mjegulla e largėt.
    Teksa tė moēmit,
    me lotėt e mallit pikė, pikė,
    njomin hirin e kėrcurit
    tė djegur nė vatėr.

    Eh, Halle, halle, kjo dynja!
    Po kur vallė do zgjidhen
    kėto halle tė mėdha,
    se mbi tokė dy jetė
    askush nuk ka?!...


    TELEFONAT SHPĖTIMTARĖ

    Gėlojnė telefonat rinor,
    nėpėr fole xhepi tė gjalla,
    me gjysma puthjesh
    dhe pėshpėrima pėrkėdhelje,
    ku zėrat delikat tė vajzave
    shushurijnė si gjinkalla,
    drejt djemve qukapikė
    tė dashurive paralele.

    Vėrshojnė nėpėr qiell
    drithėrima tonesh,
    me tringėllimat e papritura
    tė zhuzhakėve gjahtarė,
    qė nisin zėrat nga larg
    mbi shina elektronesh:
    Alo, sonte tė pres patjetėr
    nė takim moj gjinkallė!

    Galat dhe gallofėt zyrtar
    krokasin pa pushim,
    me tone dhe klithma
    urdhrash elektronik.
    Shtyjnė minutat dhe orėt
    telefonave pa kursim,
    paguar nga thesi i madh
    i buxhetit publik.

    Ndryshe telefonat familjarė
    me rrokėzimin e copėtuar,
    nga nxitimi i pėrhershėm
    i limiteve tė rrepta,
    ngjajnė me breshėrimat
    e harabelave tė shqetėsuar,
    ndjekur nga skifterėt
    e sekondave tė tepėrta.

    Eh, tė mos peshonte
    superfitimi i pronarit,
    mbi zėrin shpėtimtar,
    qė kėmbėt lehtėson,
    qetėsohej paksa ankthi
    i trurit tė qytetarit,
    nga lubia e ēmimeve
    qė kuletat gllabėron!...

    NDARJA ME TĖ PARĖN DASHURI

    S’mbaj mend ditėn,
    as rendin e datės,
    kur tė shtyu drejt meje
    era e korrikut.
    Por mė kujtohet erdhe
    nė mes tė vapės,
    si zhegu drejt freskut
    nėn gjethet e fikut.

    Kishe magji
    nė hapat e afrimit tė parė,
    magjistare e pate
    dhe tė parėn puthje.
    S’besoj se do gjendej
    njė tjetėr djalė,
    tė ikte nga ty,
    tek njė vajzė mė tutje.


    Tani kjo ikja jote
    me hapa tė rėndė,
    sikur thyen kockat
    e kėmbėve tė tua,
    shkelmon krejt fatin
    me zemėrimin tėnd,
    dhe pse asnjė djalė
    nuk deshe si mua.

    Dihet se djali
    ka njė dell zotėrimi,
    ndonėse i barabartė
    nė shpirt e nė zemėr,
    tė do pėr vete,
    mbrojtur me gjoks trimi,
    tė bėj hije mashkulli
    pėrmbi femėr.

    Kjo gazin e bardhė
    ta mbuloi te dhėmbėt,
    tė mbolli nė shpirt
    farėn e zemėrimit,
    shikimi nga buzėt
    tė shkoi te kėmbėt,
    qė tė nisėn nė rrugėn
    drejt moskthimit.

    Teksa prisja i etur
    tė gjej tek ti femrėn,
    me lajkat, nazet,
    delikatesėn e pėrkryer,
    ti s’deshe dashurinė
    qė tė pushtoi zemrėn,
    po lafshėn e gjelit
    tė kishe mbi krye?...

    Fjalėt e pathėna
    na ngrive nė buzė,
    ku fshive puthjet tona
    tė pėrgjėrimit,
    ndonėse s’tė lidha
    me martesėn tėrkuzė,
    krejt hapur e kishe
    rrugėn e harrimit.

    Le pas vetes
    trotuare tė kallkanosur,
    u thave shėtitjeve
    gjithė barin e gjelbėr,
    shembe statujėn
    e ndjenjės sė pasosur.
    dhe bėre hi zjarrin
    qė ndeze nė zemėr.

    Ike papritmas
    nėpėr shi dhe erė,
    veēse me atė shkrepėse
    qė ke nė bukuri,
    mos ndiz mė tutje
    zjarre tė tjerė
    tė lėsh nė opinion
    togje me hi!...


    TĖRBIMI I NJERIUT

    Ndonėse njeriu ėshtė
    qenie e intelektit superior,
    mes gjallesave ndryshe
    nga flokėt te thėmbra,
    ka tėrbimin e tmerrshėm
    tė zemėrimit kafshėror
    dhe tėrbimin entuziast,
    tė gėzimit nga kėnga.

    Njė plumb i ndezur
    nga shtatė milimetra
    barut zemėrimi,
    e ēon shtatė pash nėn dhé
    me hakun e viktimės.
    Njė kėngė e ndezur
    nga shtatė nota gėzimi,
    e fluturon nė shtatė qiej
    me krahėt e vetėtimės.

    Kur tėrbohet nga zemėrimi
    e mbulon dheun me gjak,
    merr mallkimin: O egėrsirė,
    t’u shoftė fara nė ēdo prag!...
    Kur tėrbohet nga kėnga
    pėr grua, apo lindje fėmije,
    merr urimin: O shpirt i mirė,
    t’u shtoftė geni gjer nė yje!

    Dy tėrbimet shpien njerėz,
    pėrmbi re dhe nėn dhé,
    por njeriu kompletohet,
    kur zemėrimit i vė fre,
    me burrat gaz, me gratė hare!...

    DY ĖNDRRAT

    Pata fragmente vegjėlie
    me trishtim tė gjatė,
    kur dėshirat m’i bluante
    mulliri i urisė kronike.
    Njė biēikletė tė zezė
    mė sillte ėndrra pėrnatė.
    Fluturoja me tė
    nė lartėsi kozmike.

    Pedaloja mes reve
    dhe zogjve sa mė larg,
    duke lėnė prapa
    gojėn e zjarrtė tė oxhakut,
    kur turrėn e shkarpave
    mblidhja nėpėr vapė,
    tė piqte nėna nė saē
    misėrniken e pakėt.

    Ato ēaste toka e thatė
    mė dukej vetėm misėrnike,
    ku shuaja pickimet
    e gjarpėrinjve tė barkut.
    Qielli i kaltėr ishte
    biēikleta e zezė kozmike,
    ku shuaja kryedėshirėn
    e ėndrrave tė pragut.

    U rrita duke pritur
    tė mė mbin krahė shpendi.
    Por biēikleta e zezė
    erdhi bashkė me burrėrinė.
    Pas kėsaj zura tė shoh
    njė ėndėrr qė mė ēmendi,
    sikur me veturė tė bardhė,
    bėhesha vetėtimė.

    Pėr tė mos mbartur
    tonelata peng nė jetė,
    ėndrrėn e dytė e arrita
    me kursimet nga berberi.
    Tani lutem: O zot,
    vono ėndrrėn e tretė,
    fluturimin me aeroplan
    drejt botės prej mermeri!...

    KU SHKUAN XHELATĖT

    Ku shkuan xhelatėt
    qė ngritėn kurthe hafijesh
    dhe tundėn hanxharėt e dosjeve nėpėr duar?
    Ku avulluan krejt si mjegullat nėn diell,
    thua sikur asnjėherė nuk kanė ekzistuar?

    Askush nuk i ka parė
    tė nisen gjėkundi,
    ata qė eshtra anonime mbollėn nė mote,
    nė bokėrrima tė fshehta,
    nė zalle lumi,
    dhe lanė tė na pikojnė strehėt e lotėve.

    Thonė se ky vend i kujtesės sė harrimit,
    s’ka pasur xhelatė hanxhari ndonjėherė,
    gjoja viktimat shuheshin vetiu
    prej pendimit,
    por hanxharėt ne i pamė,
    koka duke prerė!...

    Klithmat hetuese
    kumbojnė edhe sot,
    nėpėr daullet e ēara tė veshėve tanė.
    Shiritat e ndjesive na vėrtiten nė kokė
    nga njėra bobinė e trurit, nė tjetrėn anė.

    Tė gjitha mbeturinat relikte
    tė hanxharėve,
    thonė se tek ne
    nuk ka pasur xhelatė,
    ndonėse ndjehen kudo
    renkimet e tė vrarėve,
    qė nėn dheun e rėndė s’po gjejnė rehat.

    Njollat e gjakut
    shfaqen te fjalėt ripėrtėritur,
    qė skuqin fjalorin
    kur i dėgjojmė pėrditė.
    Ne vėshtrojmė njėri-tjetrin
    krejt tė habitur:
    Ore, xhelatėt ishin kėtu,
    apo na kanė bėrė sytė!...

    Ata bėnė kataklizmėn e rėnimit njerėzor,
    dhe gjysmės sė kombit
    frymėn ia prenė me hanxhar.
    Por pėrsėri e qeshura xhelate
    shtrihet nė kilometra katror.
    As pendim, as falje,
    sikur asgjė s’ka ngjarė!...

    GRA TĖ MENĒURA

    Ndodh ca gra tė menēura
    u bien ca burrave gdhenj,
    ku lindin pranvera tė bukura,
    jetojnė dimra tė mėdhenj.

    Lidhin shpirtin skllavėrisht,
    pėr tė bleruar pjella e tyre.
    Mbajnė burrat kurorėzuar
    si mbretėr shkretėtire.

    Nė shtratin e dashurisė
    burrave u shtrihen ftohtė,
    kur ata gjuhėn e menēurisė
    nuk arrijnė ta mėsojnė dot.

    Dhe fillojnė tė ushtrojnė
    gjuhėn e duarve tė forta,
    sa akullohen nga fėmijėt,
    dhe ēngjyrosen nga bota.

    Dihet se pėr burra tė tillė,
    e menēura nuk ėshtė e tėrė.
    Por sidoqoftė, ata me dėshirė
    zgjedhin mbretėrimin nė rėrė!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 28-12-2011 mė 12:01

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    [QUOTE=vullnet mato;3292919]Vullnet Mato

    KĖNDOI ZOGU I MESDITĖS

    Kėndoi zogu i mesditės
    nė dritaren time celulare,
    kur gjumi mė kish zėnė
    me tė tėrė ėmbėlsinė.
    Hapur nė ēdo kohė
    ia lė tė xhepit dritare,
    se cicėrimat e tij,
    jetėn tutje ma shtyjnė.

    Zogu im kėnaqet
    kur dėgjon kollėn e gjyshit,
    qė e mbush me gaz
    dhe e lumturon tė tėrin.
    Cicėro, o zog i vogėl,
    nga lagjia larg mjedisit,
    ku s’e shtyn dot ditėn,
    pa ma dėgjuar zėrin!

    Se ndryshe ē’thoshte
    pėr gjumin delikat Ēėrēilli,
    ta zgjonin mesditave
    vetėm po tė sulmohej Anglia,
    ti ke lirinė e plotė,
    me sqepin e cicėrimit,
    tė prishėsh gjumin e gjithė
    mesditave tė mia...

    Sa herė mė thėrret
    ky zog nga kuvlia vet,
    unė ngrihem tė marr udhėt
    nėpėr diell dhe shi.
    Se zemra padurimin
    mė rreh ditė e net,
    pėr tė puthur ato faqe
    pėr tė lėmuar flokėt e tij.

    Mė zgjo, o zog,
    i mesditave tė mia tė qeta,
    nė vjetrimin e viteve
    ti mos mė lėr tė shtrirė!
    Se po tė duhet
    dhe gjysma e gjakut nė vena,
    rezusin e pėrbashkėt ta jap
    me gjithė shpirt e shumė dėshirė!

    LUGINA E FLORIRIT

    Djalėria e uritur mė nisi
    rrugėve tė largta tė shpresės.
    Nga brigjet detar u ndala
    nė njė luginė prapa diellit.
    Aty mes maleve shkėmbor
    rridhte Shkumbini i djersės,
    nga balli me pluhur kuqėrrem
    i gėrmuesve tė hekur-nikelit.

    Thuhej se vargu i vagonėve
    lidhur me hallka zinxhiri,
    qė zbrazej pareshtur te karvani
    i kamionėve tė metalurgjisė,
    nxirrte nga dy gjinj malesh
    llavėn e shkrirjes sė “floririt”,
    ndėrkohė qė njerėzit luteshin
    te gjinjtė e shenjtė tė dhisė.

    Gratė ēobanesha nėpėr brigje,
    tundnin kėmborėt e gjinjve,
    teksa burrat me thonj urithi
    hapnin guva nė bark tė malit.
    Po kur dilnin me vagona “ari”
    nga kthetrat e shkėmbinjve,
    njomnin misėrniken e verdhė
    me dhallėn si shurra e kalit.

    Kaluan vite dhe banesat
    s’i ngritėn dot nga balta,
    as opingat nuk i shkulėn
    nga kėmbėt ēorapegrisur,
    as shallvaret qė mbulonin
    format e grave syzjarrta,
    s’i kėmbyen dot me fustane
    pas belit me ar qėndisur.

    Gjiri i luginės as pėr mua
    s’pikoi arin e kėtij “kurbeti”.
    Por nga lugina e gjirit
    tė njė vashėze bukuroshe,
    pikoi njė mjalt ngjyrė floriri,
    ku buza ngjitur mė mbeti
    dhe u ktheva me tre vogėlushė
    nė Jugun e lugėve boshe...

    PAĒKA SE TI THUA, MOS
    !

    Sa herė dua tė marr
    diēka nga ti,
    thua “mos”
    sikur do bjerė tėrmeti,
    sikur nė kėtė moshė
    tė jem fėmi,
    qė thyej gota qelqi
    dhe bėhet kiameti.

    Paēka se buza jote
    ėshtė elastike
    dhe tė krisur
    nuk merr asgjėkund,
    paēka se ti je femėr
    nė vite kritike,
    pa puthje vyshkesh
    dhe bukuria tė humb.

    Kur dua tė bėj
    ndonjė hap mė tepėr,
    drejt tė panjohurave
    qė mė fsheh ti,
    thua, “mos” sikur jam
    ndonjė i verbėr,
    qė do rrėzohem
    te puseta nė thellėsi.

    Por paēka se thyhen
    gjithė gotat e qelqit,
    se tėrmeti shkėrmoq
    gjithēka si rėra,
    se fundosem te gropa
    me hapin e tė verbrit,
    unė “moset” e tua
    do t’i shkel tė tėra!...


    ARTISTĖT TURQ
    TE MONUMENTI I SKENDERBEUT


    U gjėnda kur artistėt
    e njė ansambli turk,
    te monumenti i Skėnderbeut
    filluan tė pozonin.
    Turkeshat kukuriseshin
    nėn piedestalin e gurtė,
    pėr testikujt e mėdhenj
    tė kalit prej bronzi.

    Mu duk sikur strategu
    u pėrkul pėrmbi jele,
    dhe u foli mė bukurosheve
    qė gajaseshin atje:
    Katragjyshet tuaja mė ndiqnin
    gjer nė Dardanele,
    nga Izmiri, Stambolli,
    deri poshtė nė Edirne;

    Ato linin kokėn atėherė
    pėr mjekrėn time,
    por unė s’i pėrfillja
    se nė kokėn plot halle,
    bukuria arbėrore
    mė trazonte mendimet
    dhe prisja rastin t’u prija
    shqipeve nė male;

    Ndaj mos qeshni me ato
    qė i varen kalit te shalėt,
    tani qė gjoku ka ngrirė
    nėn ndenjėset e mia,
    por pyesni pėr shpatėn
    qė tmerroi sulltanėt,
    dhe e farkėtoi
    pėr gjithė shekujt historia!...


    HERĖN E PARĖ NĖ ADOLESHENCĖ


    Kur putha sė pari,
    tė paputhurėn asnjėherė,
    m’u duk sikur buzėve
    mė flakėroi zjarri.
    Por te buzėt e saj
    fryu stuhishėm njė erė,
    qė e bėri tė dridhej
    me shkulme tufani.

    - Ē’bėre ?! - tha ajo
    sikur befas ndodhi hataja.
    - S’tė vrava, - i thashė,
    vetėm tregova sa tė dua!...
    -Kur nuk di ē’mė bėn
    babai dhe mamaja,
    mė kishe vrarė mė mirė,
    tė kisha shpėtuar!...

    Atėherė e putha sėrish,
    pėr herė tė dytė,
    se ata nuk e vrisnin,
    gjersa e quanin “zemėr”.
    E shumta do e rrihnin,
    sa t’i lotonin sytė,
    qė unė me buzė
    t’i fshija lotėt e ėmbėl...

    E pyeta me mjaft guxim
    pas puthjes sė dytė:
    -Nė moshėn time, babai yt,
    nuk e puthi mamanė?...
    Atėherė ajo mbėshteti kokėn,
    mbylli dy sytė
    dhe puthjen e tretė e la
    tė shėtiste nė ēdo anė...


    LINDUR TĖ MARTUAR


    Tė lidhur bashkė
    pėr afro gjysmė shekull,
    mė duket sikur linda
    i martuar me ty.
    Tė kishe qenė kostum,
    do tė mė ishte rrjepur,
    njėzet tė tjerė
    do tė kisha blerė deri tani.

    Tė ishe vilė e bukur,
    do tė kisha suvatuar,
    patinuar e lyer tė tėrėn
    mbi njėzet herė,
    tė mbeteshe e pėrshtatshme
    pėr tu banuar,
    tė dukeshe si nė fillim,
    e re pėrherė.

    Tė ishe anije hekuri,
    ngecur nė rėrėn time,
    do tė ishte ndryshkur,
    gėrryer nga dallgėt nė det,
    do e kisha copėtuar
    pėr skrap me saldatriēe
    dhe me njė anije tjetėr
    do tė lundroja nė jetė.

    Ne na mbajti tė bashkuar
    me njėri-tjetrin,
    njė lidhje mė e qėndrueshme,
    se stofi dhe muri i ri,
    mė rezistente nga ēeliku
    mes kripės sė detit:
    aliazhi i ndjenjave,
    mė i forti nga ēdo fortėsi...

    NGA PROLETAR,
    BORGJEZ I VOGĖL


    Dikur ishte turp,
    njėherėsh e dėnueshme,
    tė ishe borgjez,
    aq mė keq kapitalist.
    Tė kishe disa shtėpi,
    zotėrime tė kushtueshme,
    kostume mode, vetura,
    dush hidromasazhist.

    Tė ngjitej epiteti
    “mikroborgjez, armik”,
    shoqėrisht i urryer
    dhe krejt i papranuar.
    Ndėrsa nė fshat, “kulak”,
    pėrbuzur nga ēdo mik,
    dhe nė ēdo hap,
    nga hafijet i pėrgjuar.

    Ndaj u martova,
    me kostumin e kunatit,
    me kėmishėn e kushėririt
    pėr njė javė afat.
    Kėpucėt ia mora pėr tre ditė
    fqinjit tė pallatit.
    Veē muskujt kisha vetė,
    pėr nusen nė shtrat.

    Sot nuk jam mė proletar,
    me pronėn e thonjve.
    Kam veturė, kompjutera,
    disa telefona, biēikleta,
    ēelėsat e shtėpive tė bijve
    nė plazhe verore.
    Kam tre televizorė
    nė tre dhoma tė qeta.

    Kam njė butik,
    nė gardėrobat me tre kanate,
    ku nuk di si ta modeloj
    tė pakėnaqurin trup.
    Gruaja, njė lulishte ngjyrash
    fustane dite dhe nate,
    rafte pėr vite-kilometra
    bredhje me kėpucė.

    Pra, jam borgjez i vogėl,
    pėrderisa e solli koha,
    tė mos mbetesha pas
    tė tjerėve nė bisht.
    Mbeta proletar vetėm
    me gruan nė jastėk te koka.
    Se tė isha pasuruar me disa gra,
    mė kishin pushkatuar moralisht...

    VIZITA VIRTUALE

    Miqtė e mi nė Shkodėr,
    Nė Gjermani, nė Amerikėn e largėt,
    nė Londėr...
    Erdha dhe vizitova
    tė gjitha shpėrfaqjet tuaja virtuale.
    Nuk gjeta aty asnjėrin
    nga ju njerėzit mė tė dashur.
    Ku ishit kur shfletova profilin tuaj
    me foto dhe vargje momentale ?...

    Nga bridhnit, nė cilin kontinent
    ishit shtruar me miq?...
    Nė Atlantik trazova kudo
    linjat e dallgėve elektronike.
    Nė brigjet e Paqėsorit
    tunda tė gjithė plazhet lakuriq.
    Nė cilin ishull zezak
    kishit shkuar ato ēaste pėr eksplorim?

    Zbrita nė kepin e bisedimeve chat,
    ku vezullojnė yjet jeshil.
    Me shkrim dhe msn s’u kapa dot
    nga mbrėmja deri nė mėngjes.
    Sinjalet e kuq i kishit mbyllur
    si yje tė shuar nė qiell steril
    dhe u tremba mos u kishte thithur
    ndonjė gropė e zezė.

    Pyeta planetėt roje,
    kur dielli kish shkuar tė drekonte
    matanė globit teksa kėtej darkonte nata,
    mos u kishin parė
    te bari i ndonjė kozmodromi,
    duke pirė kafe nė agim,
    apo diskove qiellore duke vallėzuar
    me kometat e flokėgjata.
    Pasi nuk ua gjeta askund koordinatat,
    rashė nė trishtim?

    Eh, miqtė e mi tė mirė,
    tė paktėn kur tė vij
    tė trokas nė qiellin tuaj tjetėr herė,
    mos mė lini tė vetmuar,
    tė bėhem pupėl,
    nga mungesa e peshės nė stratosferė!..

    DJALLUSHJA DHE DJALLI

    Ti je djallushja e bukur,
    e mėkatit nė ēift,
    unė, djalli i tradhtisė
    pėr kurorėn tjetėr.
    E dimė tė dy
    se lundrojmė gabim,
    por s’e ndalim dot gjakun
    tė shkojė nė zemėr.

    Rruga jonė ka pėrpara
    gjembaēė tė dendur,
    si nė njė xhungėl
    me rreziqe tė pritshėm.
    Pas ēdo puthjeje,
    qė ndez epshin e ēmendur,
    na pėrgjon me thumb
    njė gjarpėr helmatisės.

    I dimė dhe ato vuajtje
    ku mėkati na shpie,
    paēka se dhe ikjen nga jeta
    nuk e ndalim dot.
    Se ti ke atė magnetin
    qė ka Dielli nė qiell,
    tė tėrheqėsh rreth vetes
    planetin tim me forcė.

    Unė jam i zgjedhuri yt,
    pėrcaktuar nga fati,
    tė gėzojė dhuratat
    qė mė dehin shpirtin.
    Por dhe i destinuar tė jem,
    lepur veshgjati,
    qė ha karrota te kopshti
    i njė tigri tė frikshėm.

    Dimė qė nė ferr do shkojmė
    tė dy tė bashkuar,
    tė na djegė ai zjarr
    qė nė tokė e ndezėm vetė.
    Por shpirtėrisht
    S’do ndjehemi tė rėnduar,
    kur partnerėt tanė tė prehen
    nė parajsė tė qetė.

    Asnjėri nga ne
    nuk e kish marrė me mend,
    se kjo lidhje intime
    do shkonte gjer nė marrėzi,
    paēka se tė vrarė
    s’kemi lėnė askėnd,
    kur ti bėhesh djallushja ime,
    dhe unė djall yt i zi...

    EJA TĖ SHKRIJMĖ AKUJT

    Nuk jam mė njeri i pėrbėrė
    nga mishi e kockat,
    jam fluger i mbėrthyer
    te pallati i kthesės.
    Sa herė, ti puhiza ime,
    vrundullon nga kioskat,
    duart e tua prej ajri
    mė kthejnė befas
    drejtimin e shigjetės.

    Pres tė bėhesh fllad
    nėn diellin e mesditės,
    Tė vish prapė, tė mė shfrysh
    ngrohtėsi nga mushkėritė.
    Dua tė tė kthej
    nga zemėrimi yt arratisės,
    tė zbut me buzė, te shtrati
    vrullin tėnd tė stuhisė.

    Ti s’mund tė kesh
    egėrsinė e tufanit polar,
    qė krijon zerogradat,
    pėr arinj dhe foka.
    Pendimi mė ka bėrė
    pėllumbin tėnd tė bardhė,
    eja, puhiza ime, tė shkrijmė
    akujt e ditėve tė ftohta!...

    SY TĖ PĖRGJĖRUAR

    Qėkur fillova tė dalloja
    figurat e ēuditshme,
    sytė mė shkonin vetiu
    tek mė tė bukurat gjėra.
    Shihja gratė rreth djepit
    nė vėrtitjet e pėrditshme,
    nėna ime mė dukej
    mė e bukura nga tė tėra.

    Pasi eca kėmbadoras
    pėr tė dalė te porta,
    sytė m’i morėn zogjtė,
    qė ēukitnin oborrin me cicėrime,
    m’i spėrkatėn diejt e trėndafiltė
    me aroma tė forta,
    m’i ndezi nata jugore
    me prushėrimin e yjeve.

    Pastaj qava mbylljen
    brenda dhomave tė mėrzisė
    dhe qysh atėherė kuptova,
    se kisha lindur me sy tė uritur,
    qė mund tė m’i qetėsonte
    vetėm magjia e bukurisė,
    me rrezatimin ngazėllues
    nė shpėrfaqjen e papritur.

    Mė tej filmave ua bėra ballin
    ekran tė reflektohej bota,
    piktorėve u dhashė qerpikėt
    pėr fije liri nė penela,
    kėngėtarėve ua bėra sytė
    dy mikrofona te koka,
    valltarėve u dhashė qepallat
    pala pėr fustanellat.

    Bukuroshja qafėsorkadhe
    nė pyllin me ahishtė,
    mė shkaktoi nė sy
    babėzinė e ujkut tė tėrbuar,
    derisa vėshtrimi im
    e rrėmbeu tė tėrėn tinėzisht
    dhe piu dritė mrekullie
    nga burimi i kulluar...

    Nė sallonet e syve tė mi,
    sa dy guaska arre brenda,
    kam ekspozuar gjerėsisht
    njė Luvėr tė tėrė.
    Ninėzat mė kanė fiksuar
    miliona portrete dhe bėma,
    mikro-kamerat aq disqe,
    sa ka plazhi kokrriza rėrė.

    Mirėpo bukuria m’i vuri sytė
    nė regjim tė tejskajshėm,
    sikur tė qe flori i mbuluar
    me inerte shkėmbore,
    kėrkoi tė braktisja gjumin,
    dhe ēdo vezullim tė anshėm,
    qė tė zbulonte shkėlqimin
    me prejardhje hyjnore.

    Gurėt dhe tullat e shkronjave
    qė zbraz nė kantierin e syve,
    ngrenė ndėrtesa me njerėz,
    tė ēdo gjinie dhe moshe,
    mė shpalosin nė pėrfytyrim
    drama, tragjedi, intriga pabesie,
    mė nxitin thithjen e syve,
    dhe zbrazjen nė faqe boshe.

    Tani flatrimi virtual i syve
    mė bredh nėpėr kontinente,
    pėrqafohet e puthet largėsive
    me qindra sy pa u takuar,
    paraqet dhe krahasohet
    me bukuri ekuivalente,
    noton nė oqeane vizive
    me hijeshi trupash zbuluar.

    Po kur vdekja tė m’i mbyllė
    sytė e lindur enkas pėr bukuri,
    qė asnjė dukuri ardhmėrie
    tė mos shoh nė arkėmort?!...
    Varrmihėsit pas vitesh
    nuk do gjejnė eshtra aty,
    po nė vend tė tyre vetėm,
    njė pellg tė madh me lot...

    Sa keq tė ikėsh me sy tė tillė
    nga kjo botė dritė - artė,
    ku edhe syri qiellor mbikėqyr
    bukurinė e Tokės me pėrgjėrim,
    ndėrsa sytė e tokėsorėve
    mbulohen me baltė...
    Kur meritojnė edhe planet tjetėr
    tė rilindin me kėtė pėrgjėrim!...

    MĖSHIRĖ PĖR “ATO”

    Prostitutat e lagjes
    mė shohin me inat,
    kur anashkalojnė
    duke prishur turinjtė.
    Unė s’i kam pėrbuzur
    nė jetė time tė gjatė,
    por s’u kam hedhur
    as vėshtrim tė mirė.

    Kthej kokėn anash,
    kur gjinjtė e ngritur
    nxjerrin nė dukje,
    sikur shesin pjepėr.
    Qoftė vajzė e re ,
    apo grua e rritur,
    zbulojnė kofshėt
    deri lart te brekėt.

    Dhe flasin hapur
    me buzė e me sy,
    se nė mes e lartė
    kanė vetėm neps,
    thonė pa druajtje
    me tule e kėrthizė,
    se nė mes e poshtė
    kanė vetėm epsh.

    Paēka se zakonisht,
    tek shtati i secilės,
    shoh shtrat moteli
    pėr bujtės tė largėt,
    qė u ndėrron klientėve
    vetėm kontraceptivėt,
    siē ndėrron hoteli
    ēdo natė ēarēafėt.

    Uitmanin kam lexuar,
    qė i tha njė kurve:
    “Gjersa dielli s’tė pėrzė,
    as unė s’tė zboj...”
    Dhe qysh atėherė
    ato femra plot kusure,
    nuk i urrej nė thelb,
    por as nuk i admiroj.

    Ndoshta prostituta
    ka dhe qielli nė planete,
    se shoh shpesh Diellin,
    bėn eklips te Hėna,
    bėn edhe te haremi
    rreth e qark vetes,
    ndaj besoj se kurvat
    dikur do bėhen nėna...

    Ndoshta me prostitutat
    duhet pirė ndonjė kafe,
    jo, t’u jepet leksion
    si t’i largohen turpit,
    por tė kuptojnė si hiqet
    litari i fatit prej qafe,
    se jeta nuk ėshtė treg,
    pėr tė shitur trupin.

    S’them t’u japim dorėn
    as me tė ėmbla fjalė,
    por t’i ndihim pak
    sa tė mbahen te gishti,
    pėr tė dalė nga bataku
    me mėshirim social,
    se prostitutat i mėshiroi
    edhe vetė Krishti...

    RIFILLOI KĖNGA E FLETĖVE

    Nė brezaret e brigjeve malor
    dhe nė horizontet e fushave,
    rifilloi tė ndihet kėnga e fletėve
    tė lisave dhe plepave.
    Meloditė shushuritėse pėrgatiten
    t’u bėjnė ison e gajushave,
    ansambleve fluturues
    me simfonitė e korit tė sqepave.

    Fletėt thithin gjelbėrim
    nga pėrrenjtė e burimet nė korije,
    teksa qielli po i tėrheq pėrpjetė
    me puthjet e veta ylberore,
    tė bėjnė fresk nėn trungje,
    ku do tė shtrojnė tapetet e hijeve,
    pėr duartrokitjet e gjinkallave
    nė koncertet ditore tė zogjve.

    Gjethet shpėrthejnė duke lindur
    nė trajtėn e trashėguar tė zemrave,
    t’u kėndojnė ninulla dashurie
    foleve qė do tė rritin cicėrima.
    Tė varura nė bishtin e shkurtėr
    tė blerimit vallėzues tė degėve,
    do tė drithėrojnė psherėtimat
    me afshe ngrohtėsie nga stina.

    Derisa tė zverdhen, tė bien
    dhe gjethimi madhėshtor i verės
    tė shuhet bashkė me kėngėt e zogjve
    e me ninullat blerimit,
    kur vjeshta t’i shkėrmoq
    me shkopinjtė e acartė tė erės,
    pėr t’i shtruar dyshekun e humusit
    gjumit letargjik tė dimrit.

    Por tani gjethimi i fletėve
    rifilloi kėngėt nėpėr vallėzime ere,
    lumenjtė dhe detet gatiten
    tė presin notuesit e pushimeve,
    gjallesat dhe dashuritė,
    zunė tė lėshojnė bisqe pranvere,
    gjokset njerėzore filluan
    tė zbėrthejnė kopsat e ngazėllimeve...

    FARA LULEDIELLI

    Eh, sa shumė farėza tė zeza
    nga lulet e verdha tė diellit,
    kemi blerė me kaushė letre
    nėpėr rrugicat e djeshme!...
    Sa trishtime kemi thėrrmuar
    me dhėmbin e mprehtė tė qenit,
    pėr tė shtyrė nga vetja
    kohėn e amullisė sė hershme!...

    Te thelpinjtė e hollė tė farėzave,
    dielli kishte vetėm emrin,
    se nė to ishin mbledhjet e vona
    tė shuplaka - autoshuplakave,
    nė to gjurmonin marshimet,
    nėpėr zboret e baltosur tė terrenit,
    duroheshin vėrsuljet tinėzare
    nga egėrsirat e luftės tė klasave.

    Lėvozhgat e zeza kemi zhveshur
    me dhėmbė e me thonj,
    pėr tu kėrkuar farėzave ēlodhjen
    nga aksionet vullnet-imponuara.
    Kemi pėrtypur brengat memece,
    duke pėrgjuar errėsirėn si langonj,
    pėr tė pritur me ankth
    hapat e dashurive tė penguara.

    Nė rrak-zhdaket sfilitėse tė trenit
    qė tėrhiqte magazina ēeliku,
    qėkur sorra natėsore fillonte
    tė bėnte vezėn e artė,
    derisa nga shporta qiellore
    e kullufiste dragoi i Adrtiatikut,
    tymi i naftės na dilte pėrzier
    me gazra farash nga zorra e trashė.

    Nėpėr shkollat e mbrėmjes,
    ku pėrtypej marksizėm-leninizmi
    dhe idetė na dilnin tė paasimiluara
    nga kanalet kujtesės sė fshehtė,
    vaji i farėzave na lubrifikonte
    jashtėqitjet e organizmit,
    nė vend tė vaj ullirit qė u ēohej
    kinezėve tė “miqėsisė sė shtrenjtė”.

    Gjithė farėrat e luleve me kryet
    nga dielli i Lindjes proletare,
    qė pėrtypėm pėr tė shtyrė
    pengun e tejzgjatur kohor,
    t’i kishim mbjellė qysh atėherė
    nė parcelat e ngecjes shqiptare,
    do kishim zbritur nė tokė
    gjithė rrezatimin e diellit Perėndimor.

    ENGJĖLLI I MAMASĖ

    Kam pėrballė derės
    sė pallatit,
    birin e nėnės,
    “Engjėllin” e vetėm.
    Ajo e ushqen
    me lugėn e mjaltit,
    ai ēuditėrisht,
    rritet xhind i egėr.

    Mamasė i rrėmben
    nga ēanta paratė,
    tregon muskujt
    e matet ta godasė,
    zhvat me forcė
    qerasjet e ēdo nate
    kur nė disko me vajza
    shijon ekstazė.

    Shkolla e mesme
    pėrsėrit ankesat,
    se po zbret shkallėt
    nė tė gjitha notat,
    ngjitet nė banalitete,
    shumon tė metat,
    fyen rėndė shokėt
    nga nėnat dhe motrat.

    Shkel mbi ledhatimet
    e nėnės dhe babės,
    kėrkon veshje “firmato”
    dhe tymos cigar.
    Kthehet kur zbardhet
    nga jeta e natės,
    zgjohet nė mesditė,
    pa pyetur pėr orar.

    Nuk di as ku gjendet
    dyqani i bukės.
    S’lė radhė nė biseda
    ku krenohet kot.
    Pjatėn e do mbushur
    gjer te rrethi i buzės.
    Bllokon televizorin
    pėr porno dhe sport.

    Mbyll ekranin befas
    kur dikush flet:
    “Shtyjmė nė jetė
    gjithė vėshtirėsitė,
    por lėmė prapa
    njė brez dembel,
    arrogantė, tė shthurur
    dhe parazitė...“

    Nuk jam pėr atė
    qė shkruhet te Bibla:
    “Kush s’pėrdor shkopin
    urren birin e vet”
    as me thėnien
    nga pėrvojat e hidhura:
    “Mė mirė djepin bosh
    se shejtanin nė djep”

    Po kur nėna kėrkon
    shėrimin e birit tė vetėm,
    them, para se xhindi
    tė bėhet djall me brirė,
    tė shtrohet te “klinika”
    e profesionit pėr jetėn,
    krahas kurimit me dijet
    e njeriut tė mirė...

    ESENCA E PUTHJEVE

    Qysh kur kam lindur,
    deri kėto vite nė ngjitje,
    si tė gjithė njerėzit,
    me shtjekat e buzėve,
    provova tė gjitha llojet
    e puthjeve magjike,
    po njėra prej tyre qenka
    nė krye tė puthjeve.

    Kur puthja e mė puthte
    nėna ime e shtrenjtė,
    mė dukej sikur nė botė
    s’gjendej lumturi tjetėr,
    atė ēast bėhesha zog,
    fluturoja nga shpėrgenjtė,
    pėrmbi male dhe dete
    rrihja krahėt e vegjėl.

    Kur putha vashėzėn
    qė lidhi buzėt me mua,
    mu duk se qe ajo puthje
    mbi tėrė llojet e mjaltit.
    S’ngopesha me ėmbėlsinė
    qė s’kishte tė mbaruar,
    dhe s’doja tė mė prekej
    thėrrimja e puthjes sė fatit.

    Kur puth tani nipin
    me ata krahė engjėllor,
    kam te buzėt tė vetmin
    eliksir shėrues nė botė.
    Kur vjen mė puth faqet
    e m’i lėmon me dorė,
    vjen ylli shkėlqimtar
    qė ma mbush qiellin plot.

    Ē’ėshtė kjo e ēuditshme
    ėmbėlsi qė nuk tė vel,
    qė tė kėnaq shpirtin
    mbi tėrė shijet e puthjeve?
    Ndoshta ėshtė esenca,
    pėrzierje puthjesh koktejl,
    nga buzėt e prindėrve,
    vėllazėrive dhe nuseve...

    DALLGĖT E LOTĖVE


    Oh, si loton drenusha
    nė korijen e ahishtės,
    ku qan drerin kėrthi
    qė shqeu ujku i natės.
    Qan vogėlushin e tretur
    nė barkun e bishės,
    pa shijuar gjelbėrimin
    e gjetheve tė panjės.

    Oh, si loton nėna e re
    te barakat e llamarinės,
    ku qan foshnjėn kėrthi
    qė shqeu dimėr stalaktiti.
    Qan vogėlushin qė tretet
    nė barkun e bokėrimės,
    pa shijuar tė hedhurat
    e milioner barkqypit.

    Ah, si qajnė nėnat fatzeza
    nė brigjet e njerėzimit,
    pėr miliona vogėlushė
    tė shqyer e tė paushqyer.
    Lotėt e tyre thellojnė
    vragat e shėmtimit,
    nė fytyrėn e lustruar
    tė kohės sė mrekullive.

    O ju burra shtetesh
    dhe lakmitarė tė pasuruar,
    mos lini nėnat jetėsjellėse
    tė qajnė vdekjet e fėmijėve!
    Se nga dhimbjet e tyre
    loton edhe qielli i pikėlluar,
    qė u sjell dallgėt e mėdha
    tė pėrmbytjes sė pasurive!...

    NUK JAM UNĖ...

    Mbrėmė nė njė ėndėrr
    tejet tė habitshme,
    njerėzit kishin tė gjithė
    njė pamje nė fytyrė,
    ishin tė tėrė njėsoj
    nė pėrmasat fizike,
    dhe me zėrin identik
    nė njė timbėr tė shtrirė.

    Burri shikonte gruan
    tek puthej nė buzė,
    apo e gjente nudo,
    nėn njė mashkull tjetėr
    dhe ajo i shfrynte serbes:
    Jot shoqe nuk jam unė,
    shko gjej tėnden,
    ke ngatėrruar adresėn!...

    Kėsisoj nuk shpėrfaqej
    xhelozia ndėr ēifte,
    tradhtia ishte nė modė
    njėlloj si te kafshėt;
    delet bjonde bėnin kopilė
    nė tufėn kolektive,
    deshtė brun ndėrzenin
    kopenė e pėrbashkėt.

    Vogėlushėt tė njė stampe
    gėlonin nė maternitet,
    si zogj tė sapodalė
    nga vezėt e njė klloēke.
    Pėr tė mos u ngatėrruar
    nga prindėrit e vėrtetė,
    rriteshin sė bashku
    nė ēerdhe e kopshte.

    Dalloheshin nga etiketa
    varur nė qafė me emrin,
    ku tė rriturit shkruanin
    ndonjė emėr tė ri,
    kur nga nevoja braktisnin
    pėr ca kohė vendin
    dhe pagėzoheshin kishave
    diku larg nė Greqi.

    Jetohej nė pasigurinė
    mė kaotike tė njė kombi,
    ku nuk gjendej lehtė
    autori ekzakt i krimit.
    Rendi nuk faktonte dot
    identitetin e personit
    Drejtėsia nuk siguronte
    provat e burgimit.

    Kriminelėt me vetura luksi
    bėnin ligjin ku tė donin,
    policia dhe gjyqet,
    me rraskapitėsen punė,
    zinin ēdo specie “peshqish”
    dhe sėrish i lėshonin,
    pas shprehjes shpėtimtare:
    “Nuk jam unė!”...

    E bombardova ėndrrėn
    me pyetje gjer nė mesnatė,
    pasi nuk mora pėrgjigje
    nga asnjė i shurdhuar,
    pėr bėmat e palogjikshme
    tė asaj jete tė llahtartė,
    brofa nga gjumi pėrpjetė,
    duke klithur i tmerruar:

    Uh, shyqyr, o zot, qė s’jemi
    si pikat e ujit nė lumė,
    se vaj halli, po tė thoshim
    tė gjithė: “Nuk jam unė!”...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •