Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 50

Tema: Vullnet Mato

  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Vullnet Mato

    Librat tė botuar nga ky autor :
    Vėllimet poetike:
    "Tinguj malesh" (1969),
    "Krahėt e erės" (1972),
    "Ninullat e hekurit" (1984),
    "Dritaret e prillit" (1994), i vėllimit me poema "Katėr plagė tė Shqipėrisė" (1999) dhe i poemės "Nėnėmadhe Fterra" (2007).

    Vėllimet me tregime
    "E fshehta tronditėse" (1999)
    "Klithmat e mishit tė bardhė" (2006).

    Romanet:
    "Ujėsinor" (1976),
    "Era e kėsaj kohe" (1984),
    "Lakmia" (2000),
    "Maturantėt" (2002),
    "Damkosja e engjėjve" (2004)
    “Vajza e kuēur" (2007),
    "Marrėzia e madhe" (2008),
    "Matura e paharruar" (2009).



    CILI ĖSHTĖ QĖLLIMI YT ?

    Qėllimi im,
    ėshtė njė diagramė qiellore
    qė vargėzon ndjenjat e holla,
    ėshtė njė horizont i bardhė
    qė gėlojnė fluturat e korrikut,
    ėshtė njė borzilok saksie
    qė marrin erė vashat e njoma,
    ėshtė njė lot i kristaltė
    qė pikon gazin e qerpikut;

    ėshtė njė balonė fėmijėsh
    qė ngjitet nė erėn e lartėsive,
    ėshtė njė puthje e pėrvėluar
    qė ėmbėlson gjakun e zemrave,
    ėshtė njė urim pėr ditėlindje
    qė ēojnė valėt elektronike,
    ėshtė njė lajm i hareshėm
    qė u dėrgojnė bijtė nėnave;

    ėshtė njė vijė melodike
    qė gjallėron dasmat e vitit,
    ėshtė njė parmendė e artė
    qė lėvron thellėsitė e mendimit,
    ėshtė njė flakė e zjarrtė
    qė djeg ligėsitė e shpirtit,
    ėshtė njė arkivol i ndershėm
    qė prin homazhin e hidhėrimit.

    Po qėllimi yt,
    qė shkallmon qetėsinė
    me angullitjet e ujkut,
    cili ėshtė dhe ku e ka mirėsinė,
    o i urituri pėr tufat e majme
    tė kolltukut ?...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    SIAMEZJA SHPIRTĖRORE

    Kur artistėt prindėr
    gdhendėn me pasion
    skulpturėn e gjallė
    tė kėtij trupit tėnd,
    besoj nuk menduan
    se femra qė verbon,
    mund t’i linte meshkujt
    tėrėsisht pa mend...

    Ky vėshtrim i syve
    me rrezatim tė shenjt
    ditėn sjell aroma
    nga lulet dhe pyjet,
    netėve me eros
    mė josh e mė deh krejt
    dhe ndjehem porsi fllad,
    filloj flas me yjet.

    Buza, gusha, gjoksi,
    nektari i hojės,
    sa nisin tė ndezin
    njė puthje tė shpuzėt,
    tjetra i fryn prushit
    qė fle brenda gojės
    dhe hovi i zjarrit
    flakėron te buzėt.

    Nuk ėshtė ndoshta
    mishi trazimtar,
    qė mė jep etjen
    e diellit mbi dete,
    por lumi i thellė
    i shpirtit me valė,
    qė mė fundos brenda
    dhe sėrish kam etje...

    Mos mė ndaj nga prehri
    me dallgė ekstaze,
    se mė thahet zemra,
    o moj shpirtushe!
    Ti kthehu drejt meje,
    dhe pulsomė taze,
    tė mė vijė gjaku
    prapė nė barkushe.

    Dy siamezėt njihen
    si rasti pėrjashtim
    i trupave tė ngjitur,
    fenomen anomalie.
    Ashtu tė paēa ty,
    ngjitur me shpirtin tim,
    moj siamezja ime,
    fenomen dashurie!...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,012
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Milionat e mia

    Nga shumėzimi vetjak
    babai dhe nėna,
    shtuan gjashtė djem,
    pas njė vajze.
    Ngritėn gjashtė
    shkallė guri tė rėnda,
    pėr t’u ngjitur tė dy
    nė qiell parajse.

    Pesė, nga ne
    zgjodhėn rrugė rastėsie.
    Tė shkathėt
    nė biznes dhe zanate,
    mblodhėn secili
    milionat e tyre.
    Unė mblodha libra,
    mbusha rafte.

    Tokat e babait
    i ka kush s’i kishte.
    Emrin s’e kam
    nė libreza me para.
    Figuroj
    nė kopertinat e letrave shqipe.
    Fle te dhomat e sime bije
    pa qira...

    Krejt i lirė
    nga hipotekat dhe bankat,
    pres pa qira tė shkoj
    dhe nė qiell.
    Por kėsaj bote
    nuk i lė pas kamata,
    borxhe apo detyrim
    tė pashlyer..

    Thonė se
    nė qiell i kam tė gjitha
    milionat e nevojshme
    qė mė munguan nė tokė.
    Veēse aty
    do tė mė mungojė drita,
    rrezatimi qė kam kėtu
    nga miq e shokė...

  4. #4
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    MOTRA JONĖ DURIMMADHE

    Durimmadhja shpirtpastėr, o motra jonė e vetme,
    duarshkathėta pėr gjithēka ushqeheshim e vishnim,
    dhembshuria qė lije kokėn pas gjashtė vėllezėrve,
    floriri i ndritshėm i tė gjitha varfėrive qė kishim;

    U rrite pa u ndjerė, moj guguēja jonė krahėshkruar,
    ēdo ditė nė trup tė vezullonin pendėt e purpurta.
    Tė kish ardhur koha e fluturimit po ne s’e kuptuam,
    se folenė nė strehė tjetėr do thurje me thupra.

    Tė vinin tufat e pėllumbave pėrqark duke gugitur
    dhe ne i qėllonim me llastiqet tona ku tė mundnim,
    pa ditur se po tė pėrzinim gėzimin e shumėpritur,
    pa menduar se ty nė jetė tė duhej dhe pėllumbi.

    Tė gjithė nė njė gojė, tė shamė e tė ofenduam,
    kur tinėz i buzėqeshe ndonjėrit qė i mbetej syri.
    Vetėm kur ike dhe pamė se mbetėm pa sy e duar,
    kuptuam se na mungonte tė gjithėve lulja e shpirtit...

    Oh, sa shumė qave atė ditė kur na le fare vetėm
    dhe dole nga dera pėr tė fluturuar larg nėntė male!
    Na erdhi keq, qė pa cicėrimat e njė vajze mbetėm,
    por dhe u gėzuam qė shpėtuam nga sytė e zuzarėve.

    Vonė tė kėrkuam falje e t’i puthėm tė dy duart,
    ndonėse na mungoje dhe pa ty nuk jetonim dot.
    Tė thamė se do ishe prapė nė zemrat tona vluar,
    dhe t’i lagėm dhjetė gishtat e unazave me lot...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. #5
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    PUTHJA E NJOMĖ

    Nga buzė vajzash
    rrėmbeu qindra puthje.
    Premtoi shumė,
    nuk mbajti asnjė.
    Ato ėndėrruan
    tė bėheshin tė tijat nuse.
    Ai u la kujtim puthjet
    dhe tjetėr asgjė.

    Ato gjetėn puthje tė njoma
    martesave.
    Ai kėrkoi puthje
    deri te mosha e vonė.
    Shkoi me puthje
    deri te njė e ve.
    Aty iu tha buza
    pėr njė puthje tė njomė...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    TE MONUMENTI I SKĖNDERBEUT

    Ai na thėrriste tė mblidheshim
    nėn krahėt e shpendit krenar,
    qė s’ishte shqiponjė,
    po Arbėria me dy krerė.
    Na thėrriste tė ngriheshim
    nga gjumi i rėndė mesjetar,
    qė s’ishte gjumė,
    po vdekja e kombit viseprerė.

    Na thėrriste tė bashkoheshim
    nėn bajrakun kuqezi,
    qė s’ishte flamur,
    po gjaku shekullor i Arbėrisė.
    Na thėrriste tė lidheshim
    si shkėmbinjtė tanė me besnikėri,
    qė s’ishin shkėmbinj
    po kėshtjellat malore tė lirisė.

    Na thėrriste nė beteja
    kundėr “Mėkėmbėsit Qiellor”
    qė s’ishte sulltan,
    po djalli me fytyrė gjysmė hėne.
    Na thėrriste t’i mbanin shpatat nė dorė,
    qė s’ishim shpata
    po brinjė tė ēdo nėne.

    Na thėrriste
    tė hynim nė legjendat e tė parėve,
    qė s’ishin legjenda
    po zulmat e mėdha arbėrore, ilirike.
    Dhe na thėrret sėrish
    tė qėndrojmė mbi kėshtjellat e shqiptarėve,
    qė s’janė kėshtjella,
    po monumentet e ribashkimit
    tė trojeve tona etnike...

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,824
    Faleminderit
    234
    162 falenderime nė 138 postime
    E nderuar Shigjeta! Profesor Vullneti eshte nje njeri i nderuar qe ka edukuar me qindra e qindra breza!Profesor i mire qe nder nxeneset e tij bej edhe une pjese, nje piktor mjaft i zoti dhe i talentuar,nje poet i mirefillte ,atdhetar ,drejtor i revistes Obelisk e aktivist i madh!Gjej momentin ta pershendes nga larg kete njeri te paharruar per mua!I uroj suksese kudo ku te jete!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Zonja PRANVERA BICA !
    Ndjehem tejet i nderuar qe kam pasur nje nxenese te mencur dhe dashamirese si ju, e cila shpreh mirenjohjen e saj per mua me fjale kaq te ngrohta dhe kaq te perzemerta. Ky vleresim me shton entuziazmin dhe frymezimin per krijime te tjera qe mund te kenaqin shijen tuaj te formuar qysh ne bangat e asaj shkolle, ku ju nuk me keni harruar edhe pas kaq vitesh. Me kete rast pershendes te gjithe familjen tuaj dhe ju dergoj nje perqafim prinderor po aq te ngrohte.
    Me shume respekt, Vullnet Mato. Gjej faqen time ne internet: http://krijimtariaime.webnode.com

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=shigjeta;2849025][B]T

    Vullnet Mato

    MONOLOGU I NJERIUT TĖ LETRAVE

    Me letra sikur tė mbuloj edhe detin,
    nuk pres tė mė shtohet dikur pasuria,
    por jam pronar i ligjshėm i talentit,
    qė mė ka dhuruar bujarisht perėndia.

    Frymėzimi mė rrėmben tė gjitha ditėt,
    dhe mė mban nga dielli disi tė larguar,
    por kam njė diell tjetėr mė tė ndritshėm,
    pasionin e pėrhershėm pėr tė shkruar.

    Nga kėndi i heshtur ku kam tryezėn,
    vėrtit njė galaktikė tė tėrė fantastike,
    por kam edhe dy ufo tė largėt vėllezėr,
    qė mė ndihmojnė me energji kozmike.

    Duket sikur po hedh verbėrisht hapa
    nėpėr shtigjet e errėt tė imagjinatės,
    por kėsisoj jam duke montuar llamba,
    pėr tė ndriēuar edhe sytė e zinj tė natės.

    Shpesh mbetem i veēuar nga shoqėria,
    dhe bėj monologun deklamues me veten,
    por te miqtė e shumtė tė letrave tė mia,
    kam edhe polin e akullt tė eskimezėve.

    Argėtimet thonė se mė mban nė burg
    biruca e trurit, qė tė zbulohen krijimet,
    por dollinė e shėndetit ma ngre me fund,
    kushdo qė pi gotat e artit te shkrimet.

    Ndoshta s’kam vėmendje tė pėrpikta,
    kur shkoj ndanė rrugėve i menduar,
    por jam duke folur shpesh me librat,
    qė mė japin emėr nderi tė respektuar.

    Logjikės sė cekėt tė ndonjė politikani,
    mund t’i dukem kritik tepėr i rreptė,
    por jam kurdoherė gati tė fitoj debatin
    me secilin nga tė mandatuarit deputet.

    Duke marrė nga gjumi disa orė hua,
    mbase nxitoj tė shkoj te fundi i jetės,
    por farėzat qė mbjell pena kur shkruaj
    mė blerojnė lastarė edhe pas vdekjes.

    Vėrtetė s’kam sa duhet kohė e kurajė,
    pėr tė joshur sytė e lakmuar tė bukurisė,
    por mė shfleton te shtrati i ėmbėl i saj,
    edhe ajo qė nesėr mund tė shpallet miss.


    Vullnet Mato

    PRET NJĖ GRUA NĖ VERI

    Ėshtė njė shtėpi fshati larg nė Veri,
    mes borigave halore pranė njė pylli,
    njė shtėpi bore me tė pjerrtėn ēati,
    te njė livadh i bleruar qė puth dielli.

    Nė atė shtėpi me qeleshe reje mbi krye,
    pret njė malėsore me llėrė tė pėrveshura,
    njė faqekuqe qė kėnaqet me lexime poezie
    dhe te buzėt nuk i perėndon e qeshura.

    Ajo grua mė ftoi mik para disa vitesh,
    bashkė me burrin, njė malėsor trupfort,
    tė shkruaj vjersha e tė veroj aty pushimet,
    por nuk pata rast dhe nuk shkova dot.

    Ajo ēdo mėngjes, kur fshin oborrin,
    shkund gjoksin e madh duke vallėzuar,
    mjel lopėn, zien qumėshtin, zė kosin
    pastaj pjek kulaēin e grunjtė pėr mua.

    Ka dėrguar letra me disa re bardhoshe
    ku ka shkruar me lapsin e kuq tė rrufesė:
    “Eja, or mik, se ne tė presim prej kohe!“
    Do shkoj t’i lexoj kėtė vjershė para se tė vdes.

    Vullnet Mato

    EZMERJA ĖMBĖLOSHE

    Njė ezmere ėmbėloshe,
    shtatėmbėdhjetėvjeēare,
    hyri te shpella ime
    me gjakun prush tė pėrvėluar,
    kur ishim nė prillin e ndezjes
    sė zjarreve moshatare
    dhe u ngrohėm pėrkohėsisht
    nė zjarrin e ndaluar.

    Pastaj ajo iku
    tė gjente shpellėn e pėrhershme,
    te njė tjetėr zjarrndezės
    qė i duhej pėr jetėn.
    E pėrcolla me pėrqafimin ndarės
    tė njė mikeshe,
    duke kujtuar shpesh
    zjarrin bubulak qė ndezėm.

    Tani e takoj tė thinjur
    me mjaft nderim e respekt,
    qė mė shkriu akullin e gjakut
    nė acarin e kaluar,
    kur Zeusi dėnonte
    zjarrndezjen pa dokument
    tė firmosur nė regjistrat e zjarreve
    me hi mbuluar.

    Shtrėngojmė vetėm duart,
    ku na fle thėngjilli i hershėm,
    si pasardhės tė Prometeut
    qė zjarrin do ndezim sėrish,
    kur tė na rinojė Zoti,
    qė dėshiron dhe nė botėn tjetėr
    tė ngrohemi pranė zjarrit
    tė madh tė dashurisė.


    Vullnet Mato

    TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN
    In memoriam
    “U ēova nga gjumi i gjatė dhe erdha
    tė takohemi nė gjumin tėnd tė shkurtėr ! „
    Kumboi zėri i Vilsonit nga pėrtej jeta
    me tingullin e njohur, disi tė mugėt.

    “S’i kemi harruar ēastet, o mik Vullneti,
    kur lexonim vjershat te rrapi i gurrės,
    na i shtypje me makinėn tėnde “oliveti“,
    t’i ngjitje te tabela letrare e kulturės...

    Kėtu pranė kam dhe Gencin e pėrgjakur
    nga plumbat e zinj tė pushkatimit poetik...
    Mos u habit qė ende nuk jemi plakur,
    poezia na la tė rinj, siē vdiqėm atė ditė...“

    Vilsoni i kishte pis tė zinj flokėt e ballit,
    dhe prej sė largu i vinte era gjethe bushi,
    nga vitet te Zgara mes shkurreve tė malit,
    ku fjeti i shtrirė nga bataretė e plumbit.

    “Atė poezinė fatale me titullin “Sahara“
    qė shkrova me frymėzimin tim spontan,
    e pagova me plumba ballit natėn te Zgara,
    ku varret mes shkėmbinjve mezi u ēanė...“

    Gencit bjond i kėrceu mollėza e Adamit,
    sikur lėvizi njė kokėrr arrė te mesi i qafės.
    “Nėnė Gjiska mė solli arra shtėpie te varri
    siē m’i mbushte xhepat pėr nxėnėsit e klasės.

    Kur na gjykuan me ekspertizėn e poezive,
    nuk e kuptuam ē’po ndodhte te ky shtet,
    teksa ne dergjeshim nė birucat e mizorive,
    na fajėsonte spiuni i Degės, mėsuesi poet!...

    Sikur ne kishim nxirosur tė djeshmen e zezė,
    me ide qė flinin tė heshtura te raftet e librave,
    ku kontrolli policor nxori rastėsisht nė shesh
    farėzat lirisė qė do tė bleronin pas dimrave.

    Vetėm se menduam stinėn e lastarėve tė penės,
    ne falėm rininė, pa kėrkuar hakmarrjen e krimit.
    Po kosėtarėt mizor qė na prenė lastarėt e jetės,
    pse s’u penduan t’i kėrkojnė falje vajtimit ! “


    Vullnet Mato

    KUR TĖ KAM PRANĖ

    Kur tė kam pranė,
    bėhem ēoban me kėrrabė tė madhe.
    Mė bėhen nė sy
    lėndina me luledele.
    Rudinat gufojnė gjinjtė e bardhė
    me qumėsht trėndelinash,
    nėn diell vere.

    Mjel cicat e rrumbullta
    me thithkat manaferra
    dhe lėngu diellor mė rrjedh
    mes gishtave tė fortė.
    Shuaj etjen,
    e mė kullojnė nė mjekėr rrėkera,
    derisa mbushet kova e gjoksit
    me shkumėn e ngrohtė.

    Ledhatoj manarin tėnd
    me qime tė ndritura
    dhe jetoj ēaste magjike
    mė tė lumtura se nė pėrrallė.
    E mėkoj me flladin e vakėt
    te buzėt e uritura,
    dhe kap me kėrrabė nė qiell
    yje tė gjallė.

    Kur eksitimi magjik shuhet
    nga kapja e njė ylli
    dhe kėrraba e ēobanit
    kthehet nė llastik,
    mė duket vetja
    kozmonaut i zbritur nga qielli
    dhe ti anije e pėrsosur
    pėr fluturim kozmik.

    Pėr tė kapur sėrish yje
    me kėrrabėn e ēobanit,
    pėr tė fluturuar sėrish
    nė qiellin paanė.
    Kur tė kam pranė...


    Vullnet Mato

    LAGJIA IME NGJYRĖ BRONZI

    Jetoj te lagjia e "Tironės" me gjuhė lirie,
    ku jehon tallavaja me tonalitete histerike,
    dėgjoj shprehjen:“Tė bofsha me rob shpie!”
    siē bie sahati i madh te xhamia islamike.

    Quhem “gaxhoi i mirė qė shkruan llogje”.
    Kur zbres nga makina bidonat me ujė Selite,
    mė rreshtohet skuadra ndihmėse me yje bote,
    nga lista ndėrkombėtare e futbollistėve.

    Fundjavėn e kam me net pagjumėsie,
    nga ekstazat dasmore tė miqve komshi,
    qė mė urojnė nga larg me litėrshe rakie
    dhe hedhin valle nate te rrugica me shi.

    Djemtė e vajzat me xhinse poshtė mesit,
    me kėrthizat si mikrofona qė thithin deri tutje,
    u dridhet barku nga ritmet marroke tė xhezit,
    tek kėrcejnė si kukullat me fije tė padukshme.

    Zhurmėtarėt e mi lindin e shuhen si meteor,
    por humbjet ua plotėson karvani me kokorroēėt.
    Ēuditen kur nė zi i ngushėlloj mbi arkivol,
    ku zbrazin dhimbjen mė tė hidhur tė botės...


    Vullnet Mato

    KUR JETOJ PASIONIN

    Kur jetoj
    fare pa qėllim,
    kam stres,
    kam trishtim.
    Dita s’ka kuptim,
    nata s’ka gjumė.
    Java, muaji
    dimėrojnė shumė.
    Vėshtrimi vyshket
    pėr njė pikė gėzim,
    gjaku ndryshket,
    lėviz me pėrtim.
    Vuajtjet shtohen
    pa numėrim.
    Trupi bėhet
    plagė pa shėrim.

    Kur jetoj i zhytur
    nė pasionin tim
    lundroj nė qejf,
    notoj nė argėtim.
    Lexoj shkrime,
    rendis vargje,
    shpalos ngjarje,
    mbush faqe,
    dikush i lexon,
    dikush kthjellohet.
    Dita s’mjafton,
    nata shkurtohet.
    Flas me shpirtin,
    me tė sotmen,
    me tė shkuarėn,
    prek lėvizjen,
    afroj tė vonuarėn.


    Vullnet Mato

    TROJANI PLAK
    NĖ BETEJAT E FUNDIT

    Trojani plak pėrleshet
    me Atridėt infektues
    qė e sulmojnė
    qysh nga koha e vjetėr,
    pėr t’i zaptuar egėrsisht
    Trojėn e trupit,
    pėr t’i rrėmbyer pabesisht
    Helenė - jetėn.

    Akili i kancerit i sillet
    rreth mureve fizike,
    me patėrshanėn tumbake,
    tė shtrenjtėn bisturi.
    Agamemnoni i ushtrisė
    sė madhe mikrobike,
    ndėrsen nga ēdo anė
    akejtė e viruseve tė tij.

    Disa herė ėshtė shtrirė
    nė kazermėn shėruese,
    nga plagėt e shigjetave
    tė ardhura fluturim,
    pėrmes bedenave tė rėna
    tė kamares bluese,
    goditur me shashkat
    e diaresė nė shpėrthim.

    Kalitet nė ecje e pajiset
    me mburoja gripale.
    Gatitet tė pėrballojė sulmet
    me vaksina paraprake.
    Dhe shėnon festa fitorje
    nė fletėt kalendare,
    ditėt qė e gjejnė
    nė gatishmėri luftarake,

    Pėrqark fortifikimeve tė tij,
    Helenat e reja,
    gazmojnė nga imuniteti
    mbrojtės prej natyre.
    Atij i bėn zemra trak!
    qė jeta i shkoi nė beteja,
    pa marrė sa duhet
    eliksirin jetėdhėnės tė tyre...

    Vullnet Mato

    KUR NXEHEN POLITIKANĖT

    Kur dėgjoj politikanėt
    nė ekrane apo foltore tė kuvendit,
    tek nervozohen fare kot
    dhe gėrthasin rreptė,
    them me vete,
    u mungon autokontrolli i personalitetit,
    pėr tu frenuar
    para mijėra dėgjuesve krejt tė qetė.

    Nervat e tyre
    tregojnė se kanė hardiskun e trurit
    pa kapacitetin e nevojshėm pėr argument,
    dhe duke mos pėrballuar
    mbingarkesėn qė i futin,
    procesori i logjikės u nxehet shpejt...

    Ndaj nė pozicione ku politika
    peshėn e shtetit mban,
    nevojiten kapacitete tė fuqishme
    tė veprimtarisė trunore.
    Tė durojnė ngarkesa mendimi
    me shumė gigabajt,
    pėr nivele tė larta qė kėrkon
    logjika bashkėkohore...

    Vullnet Mato

    HELMI I CMIRĖS SĖ KOTĖ

    Mundohem tė zbut
    dy-tre gjarpėrinj tinėzar,
    qė mė vėrshėllejnė pas shpine
    tingujt e pickimit.
    U kėndoj melodi
    me fyellin e bilbilit gjyzar
    t’u zbut helmin e cmirės
    me mjaltin e durimit.

    O ju gjarpėrinj
    tė fshehur mes fletėve me hėnė !
    Mė keni drejtuar pickimin,
    po si ėshtė e mundur,
    helmin pėr mua
    te maja e thumbit keni vėnė,
    ndonėse shkopin
    asnjėherė nuk ua kam tundur?!...

    E kuptoj fare mirė
    arsyen tuaj tė egėrsimit,
    pėr tė mė bėrė viktimė
    tė helmimit pa shkak:
    u vrasin sytė
    krahėt e bardhė tė fluturimit,
    qė mė dha natyra,
    kur tė ndryshėm na krijoi bashkė.

    Megjithatė kaloni lumin
    e opinioneve me not,
    t’u thotė sa i kam dashur
    gjarpėrinjtė notues.
    Dhe pasi ta lini aty
    helmin e cmirės sė kotė,
    do t’u afrohem dhe juve,
    si zvarranikėve bashkėjetues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 15-10-2010 mė 12:38

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=vullnet mato;2895157][QUOTE=shigjeta;2849025][B]T



    Vullnet Mato

    BUKUROSHJA QĖ MA BĖN ME SY

    I falem fatit tė parė qė mė dha fatmirėsia,
    pėr tė lindur nė Sarandėn e bukurisė sė shenjtė,
    ku u mblodhėn dyzet shenjtorė nga gjithėsia
    dhe i vunė emrin pėrjetėsues tė shifrės dyzet.

    Ashiku dell qė i sillet kėsaj bukuroshje pėrqark,
    dremit gjithė vitin mbi shkallėt e saj harkore
    dhe nė udhėn e dashurisė sė tij tė zjarrtė.
    ka fiksuar kėtu mė tė ndritshmen lakore.

    Kėtu mblidhen kureshtarėt e tė gjitha viseve
    tė sodisin kėtė perri qė i tėrheq si magnet
    dhe tre muajt e artė tė gjithė mesviteve,
    Saranda e flladeve jugore bėhet kryeqytet.

    Kėtu autobusėt luksoz flenė bashkė me tragetet
    tė radhitur si dallėndyshet mbi telat e telefonit,
    pasi kanė sjellė nga larg malet dhe detet,
    tė pushojnė nė vargun e hoteleve si dallgėt e Jonit.

    Kėtu vajzat dalin nga shkumėzimet e valėve
    me belin hollak si bishti luhatės i peshkut,
    me bukurinė e magjishme tė sirenave detare,
    dhe me joshjen gazmore qė u jep fresku.

    Kėtu djemtė ēapkėnė me lėkurėn ēokollatė
    ēmenden pėr vajzat e ardhura nga Veriu,
    dhe u zbresin pėrtokė hėnėn nė mesnatė
    dhe u nxjerrin nga deti oktapodhin me sy njeriu.

    Kėtu yjet e pjekur bien nga vreshtat e hėnės
    dhe i presin detarėt nė rrjetat e peshkimit.
    Kėtu horizontet tė presin me dashurinė e nėnės
    dhe tė dhurojnė portokallin e kuq tė perėndimit.

    Saranda kurdoherė lėvrin brenda damarėve tė mi
    dhe unė marr impulse nga zemra e saj e madhe,
    nga kjo bukuroshe sykaltėr qė ma bėn me sy,
    sa zbres hundėn e Gjashtės nėn dy vetulla malesh.

    Vullnet Mato

    TĖ VETMIT ARMIQ TĖ PABESĖ

    Si rėndom nė marrėdhėniet e ndėrsjellta
    me tipa e karaktere nė punė e shoqėri,
    qė afrohen te njeriu pėr interesa tė veta,
    pata dhe unė sejmenėt e lajkatarėt e mi.

    Ata ledhatuan mendimet sa mė buisnin nė kokė,
    ballin e zhveshur ma mbuluan me kaēurrela.
    Ata ma ulėn diellin e m’i zbritėn yjet pėrtokė,
    qė me dy kėmbėt e mia delikate t’i shkelja.

    Ata peshkuan fjalė dhe stisėn opinione,
    ngjarje e bėma pėr persona tė tretė,
    gjoja i njihnin mirė e kishin informacione
    meqė s’kisha pasur rastin t’i njihja vetė...

    Ata m’u shfaqėn si miqtė e mi tė shtrenjtė
    dhe u betuan pėr besnikėrinė e tyre pakufi.
    Ata ishin tė vetmit tė pabesė qė pata nė jetė.
    Ata ishin e mbetėn dhe tė vetmit armiq tė mi...

    Vullnet Mato

    TĖ PRES TE VESA E GJELBĖR

    Lere celularin,
    eja flasim me sy,
    derisa gjumit
    tė dy i kemi shkarė!
    Tani kur lind dita
    nga nata nė shtatzani,
    eja tė shohėsh
    njė mrekulli tė paparė!

    Tek arat me grurė,
    kėtė mėngjes pėr ty!
    Kallinjtė si roje nderi
    janė vėnė nė radhė!
    Eja tė pres,
    siē pret gruri i ri,
    tė mugullojė nga nata
    agimi i bardhė.

    Bulėza tė argjendta
    mė vezullojnė mbi krye,
    kallinjtė nga qepallat
    shpėrthejnė rreze.
    Eja, me kėmishė nate
    tė na spėrkatin yjet,
    qė shuhen si qirinj
    e pikojnė vesėn e gjelbėr!

    Eja, se kur bleron buka
    e vesuar ndėr ara,
    njė puthje ushqen
    njėqid vjet dashuri.
    Dhe ėndrrat tona
    i gjelbėron sonte nata,
    po t’i bėjmė dritė
    para diellit ne tė dy.

    Vrapo pa zbardhur,
    shtegut mespėrmes,
    gjurmėt pėr tek unė
    t’i ndrit hėna vezullore!
    Eja, spėrkate trupin
    si zambaku me vesė,
    o moj hėnėza ime
    paraagimore!...

    Vullnet Mato

    PROFESORI I LAMTUMIRĖS

    Tė pashė kur pensionin numėrove disa herė,
    o i nderuar profesor i moshės sė lamtumirės,
    dhe rrudhat e thella s’tu sheshuan asnjėherė,
    nga fizionomia dimėrore qė i dhe fytyrės.

    Tė pashė kur supėn barishtore pėrzieve me kothere
    dhe vajin e zėvendėsove me ca thėrrmime rigon.
    Mishit prej kohėsh ia harrove shijen dhe erėn,
    kafen e pive atje ku lėngu nga llumishtet kullon.

    Tė pashė kur urinove duke u dridhur i tėri,
    se ilaēi i prostatit tė hante paratė e bukės.
    Tu kėput dora si ashkėl dhe tu drodh zėri
    kur urbanit i pagove tridhjet qindarkat e rrugės.

    Tė pashė kur guri qė nxore nga tėmthi i mėlēisė
    sa guri diamant njėqintenjėzet karat tė kushtoi,
    pėr tė paguar bluzat e njollosura tė mjekėsisė,
    qė tė fundosėn nė aq borxhe sa as vdekja s’i pranoi.

    Dikur e ndjeje veten njė yll qė shpėrndaje rreze
    dhe auditori tė rrethonte si fluturat rrotull dritės.
    Tani tė duket sikur je bėrė njė vrimė e zezė,
    nga e cila largohen ata qė i tremben ndihmės...

    Veēse shteti ka pėr ty njė detyrim madhor,
    se ta pagoi badiava punėn pėr tėrė njė jetė.
    Dhe tani qindarkat i nxjerr me shumė zor,
    nga ato qindra miliarda qė qarkullon nė xhep.

    Po tė shtosh dhe miliardat e pasurisė kombėtare,
    ku ti ke pjesėn tėnde tė pronės sė investuar,
    del se me shumimin e tė ardhurave shumėvjeēare,
    edhe nga fitimet e pėrtej jetės, ti kotheren ke fituar...

    Vullnet Mato

    MAJMUNĖT IMITUES

    Ndonėse kostumin e leshtė qė veshin,
    ua dhuron natyra me komplet lėkure,
    majmunėt si njerėzit, qajnė e qeshin
    dhe ruajnė vertikalitetin nė ecje e ulje.

    Burrat bredhin shtigjeve tė komunitetit,
    gratė mbeten ngarkuar me fėmijėt e pėqirit.
    Marrosen pėr kolovitje e argėtime qejfi,
    ngrenė zėrin sa tronditet qetėsia e pyllit.

    Lakmojnė tė grabitin zahirenė e tjetrit,
    grinden pėr truallin e kasolles sė dimrit.
    Kanė xhelozi e rrihen keqas pėr seksin,
    majmuneshėn e bukur e fiton i forti i bėrrylit.

    Megjithėse bashkėjetojnė dy nga dy,
    dhe pjellin tufėn e majmunėve legalisht,
    po ashtu femrat e dredhin nė dashuri
    dhe zbulojnė pėr joshje “sekretin” nėn bisht.

    Ata bėjnė mjaft veprime e gjeste njerėzish,
    por imititmin e kanė mbi qejfet dhe punėt.
    Nuk dihet e sigurt, njerėzit pėrqeshin,
    apo ne imitojmė nė sjellje majmunėt?...

    Vullnet Mato

    DY ĒELĖSAT

    Mijėra dyer
    ka Tirana e madhe.
    Mijėra ēelėsa
    kanė njerėzit ndėr xhepa.
    Sigurojnė pasurinė
    dhe jetėn familjare,
    me njė copė metal
    tė gdhendur me krepa.

    Burrat,
    veē ēelėsit metalik tė portės,
    kanė dhe pėr gruan
    “ēelėsin” organik.
    Por ēelėsi kopil ēel,
    jo vetėm gratė e botės,
    po edhe gjyqet
    qė shpėrbėjnė familjet
    ēdo ditė...

    Pashai qė themeloi
    kėtė qytet ahengu dhe fati,
    tha me shqetėsim rrezatues
    lart nga njė yll:
    -Vetėm po tė lidhen zemrat
    si akrepat e sahatit,
    mund tė shpėtojė Tirana
    nga ēelėsi kopil...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 15-10-2010 mė 14:20

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2009
    Postime
    120
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Koleg i dashur,

    Ke njė poezi tė mrekullueshme. Tė dėshiroj shėndet dhe gjithė tė mirat nė jetė.

    Me shumė respekt e dashuri tė pėrshėndet nga Mitrovica,

    Sabit Idrizi

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te falenderoj i dashur mik dashamires, Sabit Idrizi, per fjalet e ngrohta vleresuese.
    Me kete rast do te interesohem te lexoj krijimet e tua dhe do komunikojme si kolege qe inkurajojme krijimtarine e njeri-tjetrit.
    Gjithe te mirat per ty V.Mato

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=shigjeta;2849025][B]

    Vullnet Mato

    LETĖR NĖNĖS
    (Mbetur pa botuar pėr shkak tė censurės
    qysh para 40 vjetėsh)

    Kėtė letėr pėr ty,
    e shtrenjta Nėna ime,
    e mbėshtolla me zarfin e ngrohtė
    tė njė psherėtime
    dhe po e nis nga thellėsitė e pyjeve Lindorė,
    ku mė dhanė tė drejtėn pėr tė punuar,
    pasi mbeta rrugėve tė qytetit Jugor,
    ku tė kam lėnė si ėndėrr tė paharruar.

    Po e nis gjethe pas gjethesh,
    erė pas erėrash,
    mjegull pas mjegullash,
    rrugė pas rrugėsh,
    brigje pas brigjesh,
    largėsi pas largėsish.
    Po e nis tė lagur me rrėketė e ēiltra tė lotėve,
    tė qullur me pikat e gjakut tė zemrės brishtore,
    tė zbutur me bulėzat e djersitjes pa gjumė,
    tė njomur me sekrecionet e artikulimit
    tė frazės kryesore:
    "Oh, pėr ty mė ka marrė malli shumė, shumė !"…

    Ta dėrgoj bashkė me kujtimet e largėta,
    tok me drithėrimet e fėmijėrisė,
    tok me njė gotė tė mbushur me lot pėr ty,
    dhe me urrejtje pėr ata qė mė ndanė nga ty
    e nga trualli ku sė pari mė dhe sisė.
    Po e nis pėr aty,
    te rėra e deteve,
    te gurėt e zalleve,
    te lulet e pranverės,
    te buzėqeshjet e njerėzve,
    te puthjet e vėllezėrve,
    te dhimbjet e tė mjerėve.

    E dashura nėna ime,
    ta dish mirė se nga malli pėr ty
    shumė herė kam vdekur,
    dhe kur kam kujtuar dashurinė tėnde,
    shumė herė jam ringjallur pėrsėri…
    Pres me padurim tė kthehem,
    mė ka marrė etja
    pėr pak tinguj nga zėri yt,
    pėr pak dallgė nga Joni,
    pėr pak ujė nga Bistrica,
    pėr pak rėrė nga Limjoni.
    Nė valėt e kripura tė zhvishem,
    nė gjoksin tėnd tė ėmbėl tė kridhem.
    Plagėt e zemrės t'i shėroj,
    tė gris njė pėlhurė tė zezė
    qė dekada me radhė
    na ndau nga njėri-tjetri me urrejtje
    dhe t'ju pėrqafoj tė gjithėve marrėzisht,
    kėshtu siē jam i pėrmalluar pėr vdekje…


    Vullnet Mato

    Ē’MĖ THUA, Ē’MĖ THUA ?

    O, sa shpejt mė ikėn dita tek ti!
    Dielli mė fluturon si zog pendėverdhė...
    Mbeta, moj mike, me ty nė dashuri,
    si nėn hijen e kėndshme tė fikut nė verė.

    Ke ulur pėr mua gjithė degėt e tua
    sa lash nėn hije krejt kohėn time ...
    Bėj tė iki nga ėmbėlsia e pemės qė dua,
    por asnjėri nga gjymtyrėt nuk mė bindet.

    Me thėrresin shumė zėra diku tutje,
    mė thonė, eja, pra, eja se mbete prapa!...
    Po ti mė ke mbuluar me gjethe puthjesh
    qė nuk mė lėshojnė pa ikur vapa.

    Mė lėsho, se dielli u bė pendėblu,
    ndriēojnė tani vetėm kokrrat e tua...
    Tė rri akoma pranė teje kėtu?...
    Ē’mė thua, moj pemė e dashur, ē’mė thua?

    Ē’mė thotė fiku i ēarė i buzėve tė tua?...


    Vullnet Mato

    MOTRA JONĖ E NJĖ GJAKU
    (Kosovės sė robėruar)

    Kosovė,
    motra jonė e njė barku,
    pulsi ynė i njė gjaku,
    loti ynė i njė syri,
    malli ynė i njė ylli.

    Kosovė,
    kėnga jonė e njė teli,
    lavdia jonė e njė emri.
    Shpirti ynė i njė flake,
    zjarri ynė i njė vatre.

    Kosovė,
    flamuri ynė i njė shtize
    shqiponja jonė e njė gjysme,
    zėri ynė i njė fyti,
    krisma jonė e njė gishti,

    Kosovė,
    fjala jonė e njė gjuhe,
    buza jonė e njė puthjeje,
    syri ynė i njė balli,
    veshi ynė i njė lajmi.

    Kosovė,
    konaku ngjitur me odė,
    dera mbyllur me lloz,
    dritarja mbyllur me hekur,
    brenda motra e pėrpjekur.

    Mbahu motėr
    te krismat nė shekuj !

    Tiranė 2001

    Vullnet Mato

    NUSET E GJYSHIT

    Gjyshin e pata sevdalli tė pushkės
    dhe s’pati ai si ndokush dy gra.
    Por tek humbiste larg mbi samar tė mushkės,
    me dy pushkė kishte shtėnė sevda.

    Shkoi i bleu tutje nė Selanik
    dy pushkėt si nuse tė stolisura me sėrma,
    dy nuse syzeza qė tė shtinin frikė,
    njėra “Martinė” dhe tjetra “Dogra”

    Nė luftėn e Lėkurėsit, me syzezat e veta
    vrau gjashtė kapedanė tė pushtuesve pėrbri.
    Dhe pėr ata sytė e zi tė nuseve tė shtrenjta
    i ngritėn kėngėn e trimit nė Labėri.

    Gjyshi vdiq nė vitin nėntėqind e dyzet
    dhe sytė nga oxhaku i mbetėn dy ditė.
    S’kuptohej, te mustaqet e ngrehura pėrpjetė,
    apo te sytė e nuseve i mbante sytė.

    Kur e panė syhapur njerėzit thanė:
    “Kėrkon diēka dhe asgjė s’kėrkon !”
    Njėrėn nga nuset me vete ia dhanė.
    Syzeza tjetėr polli krisma mė vonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 16-10-2010 mė 13:29

  14. #14
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,899
    Faleminderit
    322
    181 falenderime nė 99 postime
    O zot o zot!Kur skam lexuar nje poezi aq te dhemshme aq te prekshme qe te ben te qash jo vetem me lot por duke denesur sikur kjo" Leter Nenes "
    Nderimet e mia i respektuari Z.Vullnet Mato!
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Faleminderit bukuroshe SUEDA, une nuk e lexoj kurre ate poezi se me bien lotet vetevetiu. Madje kur bera promovimin e librit me poezi te zgjedhura kete vere ne Sarande, dhe e recitoi nje aktor i talentuar, lash nam duke fshire syte me shami para kamerave. Ajo ka brenda jeten time vajtimtare te asaj kohe. As ti mos e lexo perseri, se nuk dua te lotosh per jeten time.
    Pershendetje te perzemerta, V.Mato
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 16-10-2010 mė 14:52

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=vullnet mato;2896185][QUOTE=shigjeta;2849025][B]


    Vullnet Mato

    PSE QANTE GRUAJA
    PA SHKAK


    Ajo qante befas
    sikur tė ishte fėmijė.
    Qante herė pas here
    pa shkak tė kuptuar.
    Kujtohej se me burrin
    bėnte pak dashuri,
    dhe lotėt i binin ēurg
    si rubinet i liruar.

    Njė tjetėr i tha:
    “Je tmerrėsisht e bukur!”
    dhe ajo papritmas
    hapi krahėt si zog.
    Nė mbrėmje i dha atij
    njė tė puthur,
    dhe trupin kur i shoqi
    bridhte me shokė.

    Pastaj gjatė javės
    ajo qeshte pa shkak.
    Qeshte herė pas here
    duke tradhtuar.

    Pse qan e qesh
    gruaja pa shkak,
    vėshtirė e ka burri
    pėr ta kuptuar...

    Vullnet Mato

    STOP MARSIAN !

    Zbrita nga ylli Mars e tė njoha nė qiell,
    kur ti erdhe nga ylli i mėngjesit Afėrdita.
    Kurorėn na e vuri kryepeshkopi Diell
    nė dasmėn me fishekzjarre vetėtimash.

    Krijuam nga reja kozmike e pėrbashkėt
    tre satelitėt tanė qė na sillen pėrqark.
    Dhe disa planetėve tė ngjizur padashur,
    ua shuam frymėn sapo pluskuan nė bark.

    Me atė tėrheqje magnetike qė pata me ty,
    do kishim mbushur qiellin plot me planete,
    po tė kishim edhe kozmosin deri nė thellėsi
    depo ushqimesh e lagje me apartamente.

    Por me shkumėsin e bardhė tė njė komete,
    llogarita nė dėrrasėn hapėsinore kėtė interes:
    Jeta, shumėzuar vėrtitjen e dendur tė planetėve,
    baras me afrimin e frikshėm tek vrima e zezė.

    Atėherė ti the: stop Marsian, boll me kaq!
    S’jemi si nė boshllėkun e Bigbengut tė parė!
    Pėrse duhet ta bėjnė qiellin tonė helaq,
    me planetė tė tepėrt pa planifikim planetar?!...

    Vullnet Mato

    KISHA TE BUZĖT NJĖ GJINKALLLĖ

    Kur shtatė vjeēėt e parė sapo i lashė,
    mė solli babai njė harmonikė goje.
    Ma dha dhuratėn e ardhur nga jashtė
    e mė porositi, po e humbe, harroje!

    O, ē’mrekulli dukej nė sytė e mi,
    ajo lodėr muzikore tepėr e rrallė,
    shpėrndante tinguj me aq ėmbėlsi,
    sikur kisha te buzėt njė gjinkallė.

    Ēunat e lagjes mė rrethonin nė heshtje,
    me sytė e tyre ziliqar tė ndezur.
    Tė gjithė mė pyesnin me kureshtje:
    Ku e gjete, vėllajo, ku e ke vjedhur?...

    As gjetur e kam, as vjedhur, u thoja,
    se tjetėr si kjo nuk gjendet gjėkundi.
    E ruaj si sytė, s’e lėshoj nga goja,
    se mos ma vjedhin, se mos mė humbi !

    Natėn e mbaja tė flinim sė bashku
    dhe shpesh prej saj mė dilte gjumi.
    Dorėn nėn jastėk e ēoja padashur,
    qėnka kėtu,thosha, lum unė i lumi !

    Por teksa i fryja i dehur nga gėzimi,
    me sytė nė qiell ku mė ndiqnin zogjtė,
    rrėshqita te njė kanal me ujė mulliri,
    gjinkalla fluturoi,si e trembur me shkop...

    Kėrkova harmonikėn nga rrjedha te lumi,
    por ishte zhdukur sikur shkoi nė det.
    Mė humbi, o i mjeri unė, mė humbi !
    Dhe truri mė fluturoi qiellit pėrpjetė…

    E qava tė dashurėn e buzėve gjinkallė,
    aq sa mė duket sikur e qaj dhe sot,
    kur te buzėt kam humbur dhėmb’ e dhėmballė,
    dhe humbjen e atij gėzimi s’e harroj dot.

    Vullnet Mato

    MUNGESA JOTE

    Tė kam njėzetekatėr orė
    nė dhoma e nė shtrat tė shtrirė.
    Profili dhe imazhi yt
    mė fle e mė zgjohet brenda trurit.
    Hera-herės mė ngjan vetja
    si bėrthama e frutit tė arrirė
    dhe ti mė ke mbėshtjellė
    me ėmbėlsinė e tulit.

    Herė tė tjera mė duket
    sikur mė ke burgosur lirinė
    pėr tė shijuar fruta tė tjera
    tė ėmbla tė kėsaj bote.
    Por shpejt ndjej se shpirti
    mė ka humbur qetėsinė,
    kur zgjatet koha trishtuese
    qė sjell mungesa jote...

    Ti ike te njerėzit e fisit
    nė largėsinė tre-katėr male.
    Dhe kur erdhi nata monotone
    me shurdhimin e vetmisė,
    shtėpia u mbush gjithandej
    me mungesėn tėnde tė madhe,
    sikur shirat pėrmbytėn dhomat
    me ujėrat e fshehtėsisė.

    Pyeta veten si mund tė vinte dita
    pa meloditė e zėrin tėnd?
    Nata ime e gjatė si mund tė kalonte vetėm?
    A do tė vinte prapė marsi
    me gjethet dhe zogjtė nė shtegtim?
    A do tė binte sėrish nėpėr dhoma
    ylberi yt qė ngjyros jetėn ?

    Kjo zemra ime
    ka filluar tė ruaj nė kujtesėn ritmike,
    faktin se pa ritmin e frymėmarrjes tėnde tė afėrt,
    mund tė mbetet pa gjak
    dhe me venat krejt anemike.
    Ndaj tė lutem
    mos mė lėr vetėm as ditėn as natėn

    Vullnet Mato

    VJESHTA E SIVJETME

    Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,
    dhe me buzėt e fiqta tė ēara nga etja,
    mė prishi mendjen, aq sa nga halli,
    filloi tė mė duket i marrosur vetja.

    Mė ndjell nėpėr hije, mė huton me joshje,
    mė mbėshtjell me vile rrushi nė vreshta,
    mė deh me mushtin e verės majhoshe,
    mė puth me afshe tė zjarrta nėn dega.

    Ndėrron njėrin pas tjetrit fustanet me ngjyra,
    mė flakėron sytė me gjethishte tė kuqėrreme,
    mė eksiton, mė nxeh, mė zhvesh nė tė linjta,
    mė drogon me lėngje mes kofshėve tė pemėve.

    Asnjė bukuri gruaje nuk mė ka grishur,
    sa kjo vjeshtė e ndezur nga vapa afrikane.
    Thonė se si unė dhe tė tjerė mendjeprishur,
    ka bėrė pėr nė ēmendinė kjo vjeshtė jarane...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 17-10-2010 mė 12:51

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,824
    Faleminderit
    234
    162 falenderime nė 138 postime
    Citim Postuar mė parė nga vullnet mato Lexo Postimin
    Zonja PRANVERA BICA !
    Ndjehem tejet i nderuar qe kam pasur nje nxenese te mencur dhe dashamirese si ju, e cila shpreh mirenjohjen e saj per mua me fjale kaq te ngrohta dhe kaq te perzemerta. Ky vleresim me shton entuziazmin dhe frymezimin per krijime te tjera qe mund te kenaqin shijen tuaj te formuar qysh ne bangat e asaj shkolle, ku ju nuk me keni harruar edhe pas kaq vitesh. Me kete rast pershendes te gjithe familjen tuaj dhe ju dergoj nje perqafim prinderor po aq te ngrohte.
    Me shume respekt, Vullnet Mato. Gjej faqen time ne internet: http://krijimtariaime.webnode.com
    Faleminderit per vleresimin profesor i dashur!Akoma e sot vizatoj bukur prej jush sigurisht!Me vjen shume keq qe nuk mund te disponoj ate pikture te bukur qe me keni bere,ate portret qe vetem nje talent si ju mund ta realizonte aq bukur...mbeti varur ne Babje,tek ai repart ushtarak ku dora juaj e personifikuar ne portretin tim do te mbetej e paharruar per te gjithe!
    Bukur shkruani per poetet e paharruar te asaj zone qe regjimi i poshter u mori jeten ne lulen e saj...regjim qe edhe natyren apo barkun e nenes e persekutonte vetem se qendiste bukur nje fytyre te pafajshme...dijeni profesor se "POETET" RROJNE EDHE PAS VDEKJES!...Respekte!

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=vullnet mato;2897110][QUOTE=vullnet mato;2896185][QUOTE=shigjeta;2849025][B]

    Vullnet Mato

    KĖNGĖTARJA FATKEQE
    Tregim
    Pamjet e madhėrishme tė shuarjes ditore tė yllit tonė jetėdhėnės, qė vdes e ringjallet herė pas here pėr tė na dhuruar jetėn, mė kanė tunduar t'i sodis sa herė ndodhem nė brigjet detare. Lindja e diellit ka njė bukuri ngazėlluese, po nuk di pse mua mė pėlqen sidomos solemniteti i perėndimit. Ndoshta ngaqė melankolia e diapazonit fantastik tė ngjyrave tė tij tė kuqėrremta, gjatė zbritjes nė horizontin e kaltėrt, i sfidon tė gjithė piktorėt...
    Nė verėn e nxehtė tė vitit dymijė e katėr po endesha pėrgjatė shėtitores buzė detit tė Vlorės. Ishte pikėrisht ēasti kur lėmshi i kuq i diellit po fundosej nė peizazhin e pėrflakur pranė Sazanit. Me tė hequr sytė nga deti pėr t'i kthyer nga toka e mbuluar prej muzgut, mė tėrhoqi vėmendjen njė afishe. Lajmėrohej pėr njė konkurs tė zėrave tė rinj qė zhvillohej atė mbrėmje. Mendova se duke shkuar aty, u gjet edhe mėnyra pėr t'i shtyrė orėt para gjumit.
    Krejt i vetėm, zura vend nė rreshtat e parė tė sallės sė koncerteve, nė pozicionin pėrballė jurisė. Nga tė gjitha sa pashė e dėgjova, mė bėri pėrshtypje njėri nga anėtarėt specialistė tė muzikės. Ai ishte njė burrė qė e ēmova te mosha afėr tė pesėdhjetave. Ndryshe nga tė tjerėt, tabelat e tij vlerėsues pėr kėngėtarėt e rinj luhateshin vetėm te shifrat e larta tetė deri nė dhjetė. Madje edhe kur tė tjerėt jepnin njė ose dy pikė. Kureshtja ime zevzeke pėr tė mėsuar diēka tė re, ngacmohet pikėrisht nga disa cingėrima tė tilla tė veprimeve ekstreme njerėzore, ndaj dhe kėrkova tė njihem me tė. Gjėja mė e lehtė qė mund tė bėhet te ne, ėshtė tė njihesh me njerėzit. Kjo s'kushton asgjė, pėrveē njė pyetjeje tė thjeshtė. Lamė takim pas njė ore te veranda e njė lokali tė ndriēuar pranė Ujit tė ftohtė. Morėm nga njė birrė vlonjate "Norga" dhe gotat tona shkumbėzuan mbi shkumbėzimin zhauritės tė dallgėve. Sakaq miku im muzikant filloi tė mė shpjegojė edhe shkakun tronditės pse ishte aq bujar me kėngėtarėt e rinj.
    “Kur mbarova konservatorin pėr dirigjim dhe mė emėruan nė atė qytet tė largėt e tė veēuar nga rrugėt kryesore, desha tė mos paraqitem fare nė punė. Por prindėrit e mi dhe sidomos babai, mė qortuan ashpėr qė nuk po i pėrgjigjesha thirrjes pėr tė shkuar atje ku kishte nevojė atdheu. Kundėrshtimi im mund t'i kushtonte atij, si kuadėr i vjetėr, pasoja politike nė biografi. Isha emėruar pergjegjės i sektorit tė muzikės nė shtėpinė e kulturės tė Gramshit. Shkova krejt zemėrthyer nė atė vend tė izoluar, ku ardhja e autobuzit tė ditės nga Elbasani pritej me aq kureshtje, sa pothuaj i tėrė qyteti, dilte nė rrugė e nėpėr dritare. U mėrzita pa masė dhe me mjaft vėshtirėsi u pėrshtata me jetėn prej gjysmė robinsoni qė bėja aty. U qetėsova disi, vetėm pasi njoha mėsuesen e muzikės, me tė cilėn krijova familje pas njė viti.
    Fill pas pushimeve verore nė Vlorėn time, po kthehesha tani bashkė me gruan pėr tė vijuar punėn. Aty nga ora dhjetė paradite arritėm me autobuz nė stacionin e trenit tė Rogozhinės. Premė biletat pėr nė Elbasan dhe po prisnim trenin e vonuar prej dyzet minutash. Njė grua e re, me njė foshnjė disa muajshe nė dorė, e ulur nė njėrin nga stolat e rėndė, mė pėrshėndeti dhe lėshoi vend pėr mua dhe gruan time. Tha se banonte nė Gramsh dhe mė njihte nga koncertet nė shtėpinė e kulturės. Bebja e saj si top sheqeri, e bukur dhe e shėndetshme, zgjati duart drejt meje. E mora nė dorė, e putha nė faqet e njoma dhe ajo qeshte aq gėzueshėm, sa mė bėri pėr vete brėnda pak minutave.
    - Si e quajnė? -pyeta tė ėmėn pas pak.
    -Aneta, po Neta i thėrresim, - u gjegj ajo duke i buzėqeshur gruas sime, me tė cilėn kishte filluar njė bisedė tė kotė, pėr njė ndodhi tė rėndomtė provinciale.
    Vijova ta pėrkėdhel vajzėn vogėlushe, tė loz me tė e ta puth disa herė, aq sa ime shoqe u detyrua t'i thotė sė ėmės:
    -Beni vdes pėr kalamajtė e vegjėl...
    Dhe ja, koha me punė mė kaloi si fluturimi i njė shpendi me krahė tė padukshėm. Kėrkova disa herė transferimin nga ministria por nuk ma dhanė, pėr shkak se nuk pranonte rrethi pa u dėrguar zėvendėsuesi. Unė kisha qenė kali qė u kap pėr tė shirė nė atė lėmė. Tė tjerėt nuk pranonin. Nga ky shkak kisha filluar tė mos i numėroja mė vitet e punės nė Gramsh. Aq sa shumė prej tė ardhurve mė pas mė dinin gramshak. Ndėrkohė, isha bėrė me dy fėmijė, djem.
    Njė ditė, kur isha duke punuar nė piano, nė derėn e hapur trokiti papritmas njė vajzė simpatike.
    -Profesor Beni, a mund tė hyj pak? -pyeti ajo me druajtje, duke xixėlluar sytė e zinj nėn vetullat bishtngritura si dy bishta dallėndysheje.
    -Urdhėro! -i thashė duke hequr gishtat nga tastiera e "Parrotit" tė vjetėr dhe e kundrova vajzėn e panjohur me kureshtje.
    Ajo nėnqeshi lehtė dhe u skuq nga druajtja. Kishte njė pamje aq tė hijshme dhe njė freski vajzėrore, sa tė merrte mendtė. Topolake me kėmbėt dhe llėrėt e bardha, gati transparente.
    -Fol! -i thashė, -Mos ki turp!
    U pėrtyp njė ēast. Dhe pasi dėgjoi kukurisjet e dy shoqeve qė e prisnin nė korridor, mori guxim:
    -Mė quajnė Neta... Mamaja mė ka thėnė, se kur kam qenė e vogėl mė ke mbajtur nė duar... Dua tė provoj zėrin pėr nė konkursin e festivalit nė radiotelevizion...
    E vėshtrova i pataksur e me sy tė zgurdulluar. Ishte njė habi tepėr e kėndshme pėr mua. Kishin kaluar shumė vite dhe as mė kishte shkuar ndėrmend, se ajo vogėlushja e dikurshme me emrin Neta, ishte bėrė tani njė bukuroshe gjimnaziste. Ajo ē’ka po shihja, ishte dėshmia mė e qartė e ikjes pėrpjetė tė moshės sime nė kėtė qytet, i cili, ndryshe nga njerėzit, mezi rritej.
    -Patjetėr, meqė tė kam mbajtur nė duar dikur, tani ke pėr tė patur nga unė tė gjitha privilegjet. Dhe vetėm talentin duhet ta keshė tėndin. -ia ktheva buzagaz.
    Ajo qeshi me zė dhe unė i thashė:
    -Thirri edhe shoqet, tė tė dėgjojnė!
    Neta zgjati kokėn te dera dhe ua bėri me dorė. Ato hynė brėnda, pėrshėndetėn dhe mbetėn tė heshtura. Ishin moshatare me tė, por jo me pamjen e saj tė papėrsėritshme.
    Bėra disa variacione mbi tastjerė pėr tė ēmpirė gishtat dhe e pyeta:
    -Mė thuaj ndonjėrėn nga kėngėt qė di mė mirė!
    Ajo pėrmendi nja dy-tri kėngė tė njohura tė muzikės sė lehtė dhe unė zgjodha njėrėn. Kapa disa akorde pėr tė parė deri ku arrinte tonaliteti i saj dhe u intonuam shpejt. Neta filloi tė kėndonte me emocione tė dukshme. I thashė tė mbushej me frymė, tė qetėsohej dhe filluam sėrish. Nė pak masa muzikore kuptova, se ajo kishte njė zė tė ngrohtė me ngjyrime interesante. Ndonėse nuk ngjitej nė tonalitete tepėr tė larta, kėndonte pastėr dhe e lakonte zėrin bukur nė tė mesmet dhe tė ulėtat. Lartėsitė mund tė arriheshin me punė. Kuptohej qartė, kishte nevojė pėr prova tė pėrsėritura, qė tė fitonte teknikėn e tė kėnduarit. Dhe gjėja pėr tė cilėn nuk kishte fare nevojė, ishte dėshira e madhe pėr t'u bėrė kėngėtare.
    Provuam edhe dy kėngė tė tjera dhe ramė dakord, qė pasi t'u merrte leje prindėrve, tė vinte ēdo pasdite pėr tė ushtruar zėrin. Pas shpresave optimiste qė i dhashė, ajo iku si dallėndyshe krahėlehtė bashkė me shoqet e gėzuara.
    Mendova se Neta nuk ishte ndonjė talent i spikatur, qė tė tėrhiqte vėmendjen e publikut. Por mund tė renditej nė nivelin e pėrgjithshėm tė masės sė kėngėtarėve tė njohur, po tė punonte shumė e me atė ngulm qė shpalosi sot pėr tė fituar konkursin. Nga ana tjetėr, kėrkesėn pėr figurėn fizike si kėngėtare, e pėrmbushte plotėsisht. Punuam pothuaj ēdo pasdite pėr njė muaj tė tėrė. Neta pėrparonte nga dita nė ditė. Mėsėfundi u binda, se tashmė ajo ishte e gatshme tė ēohej nė redaksinė e muzikės nė Radio Tirana. Tani edhe dita e pėrzgjedhjes sė kėngėtarėve pėr nė konkursin pėrfundimtar ishte fare afėr. Prindėrit e saj, mamaja shtėpiake dhe babai punėtor nė ndėrtim, m'u lutėn me besimin e plotė te njė prind dyzetvjeēar siē isha unė, ta shoqėroja vajzėn e tyre nė pėrpjekjen e parė pėr tė ēarė nė jetė. Ndėrkohė kisha biseduar nė telefon me redaksinė e muzikės dhe kisha regjistruar emrin e saj. Morėm leje nė drejtorinė e shkollės sė mesme dhe nė datėn nėntė tetor, tė dy me Netėn, u nisėm pėr nė Tiranė. Zumė dy dhoma teke tė veēanta te hoteli "Internacional" pėr t'u paraqitur tė nesėrmen nė mėngjes nė orėn tetė para komisionit pėrzgjedhės.
    Darkuam nė restorantin poshtė hotelit dhe aty nga ora nėntė e mbrėmjes morėm ēelėsat te sporteli. Dhomat teke ishin tė vogla, me mobilim tė thjeshtė e tė vjetėruar. E porosita vajzėn tė mbyllte derėn me kujdes dhe ēelėsin ta linte brėnda bravės, pėr tė qėnė mė e sigurt. E ndjeja veten disi tė lodhur nga udhėtimi prej katėr orėsh me tren dhe rashė tė fle shpejt. Por krejt papritmas, rreth orės njė pas mesnate, dėgjova njė trokitje tė lehtė te dera. Prita sa tė kthjellohesha mirė, dhe pas trokitjes sė dytė u ēova e hapa. Ishte Neta, me kėmishėn e hollė tė natės. Hyri menjėherė brėnda derės sime dhe mė njė zė tė frikėsuar tha rrėmbyeshėm:
    -Sportelisti futi njė ēelės nė derė dhe u mundua ta hapte...Unė u ngrita dhe mbajta me dorė ēelėsin nga brėnda qė tė mos binte pėrtokė...U tremba shumė...
    U habita pa masė nga kjo ngjarje e beftė dhe vura re, se ajo ndjehej vėrtetė e friksuar.
    -Nga e more vesh se ishte sportelisti? -i thashė aty pėr aty.
    -Kur nuk e hapi dot, dėgjova hapat e tij nėpėr korridor dhe e pashė nga ballkoni qė shkoi te dhoma e sportelit...
    U mendova njė grimė tė gjej njė zgjidhje, si duhej tė veproja nė kėtė ngjarje tė papritur. E lashė Netėn nė dhomėn time dhe me hapa tė lehtė shkova deri afėr sportelit pėr tė konstatuar diēka. Sportelisti i mbrėmjes ishte ndėrruar dhe ky i natės po dremiste i mbėshtetur mbi divanin e sportelit. U tėrhoqa mbrapsht me kujdes dhe shkova sėrish nė dhomė. Neta ishte ulur nė cepin e shtratit tim dhe kishte mbuluar supet e rrumbullt me duar.
    -Duhet tė shkosh tė fleshė! -i thashė. -Unė do tė qėndroj zgjuar pėr tė dėgjuar ēdo lėvizje nė korridor…
    -Jo, jo, kam frikė ! -tha ajo pa pritur tė mbaroj frazėn time.
    -Tė siguroj qė s'ka pėr tė ndodhur asgjė, asgjė, - pėrsėrita me besimin e plotė, se do tė sakrifikoja gjumin e mėtejshėm, qė ajo tė flinte e qetė.
    -Tė lutem, profesor Beni, mė ler tė qėndroj kėtu, pranė teje...
    Hej, ē'mė gjeti belaja me kėtė zogėz frikacake, mendova.
    -Mirė, atėherė, ti bjer fli nė shtratin tim dhe unė po shkoj nė dhomėn tėnde...
    -Jo, jo, nė asnjė mėnyrė, -klithi ajo me njė pėshpėrimė nė formė spazme. -Po mė le vetėm, unė sonte do vdes nga frika...
    E kundrova me vėrejtje. Me supet zhveshur dhe kofshėt e bardha krejt zbuluar nga kėmisha e shkurtėr qė mbahej me dy fije tė holla, ajo dukej si njė frut i ėmbėl shijeshumė i varur nė degė, para sė cilės do t'i lėshonte goja lėng edhe vet Krishtit. Por unė ato ēaste, duke ndjerė pėrgjegjėsinė qė kisha marrė pėrsipėr, nuk mendoja fare pėr ndjesi tė kėsaj natyre.
    -Nuk bėn tė qėndrosh kėtu, -i thashė me ton tė qetė.
    -Pse, kėrkon me ēdo mėnyrė tė mė heqėsh qafe? - tha ajo papritmas, me njė nga ato nėnqeshjet e lehta provokuese, qė dinė t'i sajojnė vetėm femrat. -Ne kemi ndenjur pranė aq kohė nė prova, dhe s'tė ka gjetur gjė...Pse tė mos rrimė edhe sonte...
    Nėnqesha lehtė me arsyetimin e saj naiv.
    -Kėtu ndryshon puna, -i pėshpėrita me zė tė lehtė, qė biseda e nisur tė mos depėrtonte jashtė derės. -Dhoma e gjumit nuk ėshtė dhoma e pianos. Veē kėsaj, unė jam burrė i martuar me dy fėmijė dhe ti njė vajzė e re. Asnjėrit nuk i intereson tė bėhet objekt i fjalėve tė kota qė mund tė lindin pas kėsaj nate.
    Ajo heshti njė grimė.
    -Po asnjėri nga ne nuk merret me ato fjalė qė thua, se nuk jemi kalamaj. Aq mė tepėr, kur unė dua vet tė qėndroj sonte me ty...
    -Pse do tė qėndrosh sonte me mua? - e pyeta enkas pėr tė saktėsuar qėllimin e vėrtetė tė saj.
    -Ti, mė ke mbajtur nė duar, qėkur isha gjashtėmuajshe, pse s'do tė mė mbash edhe tani qė jam rritur e mendoj gjithmonė pėr ty. Kaq e rėndė jam bėrė tani pėr duart e tua?
    Shqeva sytė mbi tė, krejt i habitur me guximin e kėsaj vajze tė re, pėr tė shprehur mė ēiltėrsi tė tillė fjalė tė kėsaj natyre.
    -Pikėrisht, se tė kam mbajtur nė duar gjashtėmuajshe, nuk mund tė tė mbaj tani, qė je bėrė gjashtėmbėdhjetė vjeē. Sepse rėndesėn tėnde do tė mė duhet mė pas ta mbaj edhe nė ndėrgjegje. -i thashė gjithnjė qetėsisht.
    -Tė dua shumė, profesor Beni, vetėm zoti e di sa tė dua unė ty... -foli tashmė fare shkoqur, duke iu dridhur zėri nga emocionet.
    Kisha mbetur krejt i befasuar me vendosmėrinė e saj pėr tė shpalosur ndjenjat kaq hapur. Gjatė kohės qė bėnim prova, ajo paskishte rėnė nė dashuri dhe unė, duke qenė i pavėmendshėm, isha treguar krejt mospėrfillės. E pėrmblodha veten nė ēast.
    -E shikon si mė quan? Unė jam profesor pėr ty, jo dashnor... -i thashė me durim.
    Psherėtiu lehtė dhe mė shigjetoi drejt nė sy.
    -Pėr mua je profesor dhe i dashur, si nuk mund tė jetė askush tjetėr...
    Veēimi prej tė tjerėve, mė dha shkas tė interesohem atė ēast pėr intimitetet e saj:
    -Ke shkuar me ndonjė djalė?
    -Jo. -tha prerė. -Jam siē mė ka bėrė mamaja... Si atėherė kur mė more nė duar...
    -E pse tani mė thėrret mua, dyfishin tėnd, ta bėj atė gjynah?
    Kapėrdiu pėshtymėn dhe pastroi fytin lehtė.
    -Sepse po tė mos jesh ti, i miri pėr mua, do tė jetė njė ēunak llafazan i keq, qė do t'u lavdėrohet shokėve: "Shtiva Netėn nė dorė!" siē ka ndodhur me shoqet e mia. Unė edhe nuk dua tė mbetem pas shoqeve pėr ato qė mė kėrkon mosha, po edhe dua qė dashurinė time tė parė tė ta dhuroj vetėm ty, qė e meriton plotėsisht shpirtin tim…
    Mė mahniti, mė la pa mend logjika e saj lakuriqe.
    -Tani tė tėrheq tek unė bukuria e artit muzikor me tė cilin merrem, po mė vonė do tė mė mallkosh...
    -Kurrė ! Mua mė tėrheq shpirti dhe zemra jote...
    Mendova vetėtimthi se nėna dhe babai i saj, gruaja dhe fėmijtė e mi flinin tė qetė kėtė mesnatė dialogu pėshpėritės nė dhomėn e kėtij hoteli tė largėt. Flinin me besimin e palėkudur tek unė, dyzetvjeēari. Ndėrkohė, kjo nimfė e bukur, mė pak se gjysma e moshės sime, kjo adoleshente marramendėse, qė tė tundonte aq sa tė mpinte trurin me feminitetin e zhveshur dhe logjikėn e saj rinore, ngulmonte tė kėrkonte nga unė pabesinė… Mirėpo tashmė u kuptua qartė, se puna e sportelistit kishte qenė vetėm sajesa e saj. Dhe kjo mė zemėroi shumė. U ēova nga karrigia ku kisha qėndruar dhe i thashė me ton tė prerė:
    -Vajzė e mirė, largoi nga koka ato mendime absurde dhe bjer e fli kėtu, se unė po dal tė marr pak ajėr te dritarja e korridorit derisa tė gdhihet. Nė tė kundėrt, nesėr nė mėngjes e lėmė radion dhe nisemi drejt Gramshit...
    Ajo mė hodhi atė ēast njė vėshtrim keqardhės tė atillė, qė tregonte fare qartė, se ishte vrarė mjaft rėndė shpirtėrisht. Pastaj uli kryet dhe filloi tė pėrlotej.
    Unė dola jashtė dhe prita lindjen e diellit.
    Tė nesėrmen krejt serioz me njėri-tjetrin shkuam nė radio. Ajo kėndoi dy kėngė para komisionit pėrzgjedhės dhe fitoi tė drejtėn pėr tė hyrė nė konkurs. Gjatė kthimit me tren qėndruam nė stolat pėrballė dhe unė i vėrtita bisedat rreth konkursit pėrfundimtar qė do tė bėhej mė njėzet tetor. Por nė tė vėrtetė, bluaja nė tru ndėshkimin pėr sjelljen e mbrėmshme tė saj. Gjė qė mė bėri tė mendoj se nuk mund tė vazhdoja mė tej tė merresha me shoqėrimin e kėsaj vajze hoteleve dhe sallave tė tjera. Isha mėsues pėr tė dhe krahas punės qė kisha bėrė, duhej edhe tė pėrdorja metodat e mia strikte, pėr ta bėrė tė mendonte, se kėsaj here ajo do tė humbiste pėr fajin e saj.
    I palėkundur nė vendimin tim, pas pak ditėsh e lajmėrova Netėn, se gjoja komisioni pėrzgjedhės e kishte shkurtuar listėn e konkursit pėrfundimtar, pėr shkak tė fituesve tė shumtė. Pas kėsaj, dikush nga shoqet e veta mė tha, se ėndrra e saj e pėrmbysur papritmas, e kishte bėrė tė qante disa ditė me radhė. Nuk mė erdhi keq aspak, sepse njė reagim tė tillė e kisha paramenduar, qėkur vendosa tė mos e ēoj nė konkurimin pėrfundimtar…
    Mė pas ndodhėn ndryshime tė rėndėsishme nė jetėn e vendit. Unė shkova tė punoj nė qytetin tim tė lindjes dhe Neta mbaroi tė mesmen. Mė tej mora vesh, se njė djalė mashtrues i kishte premtuar martese dhe e kishte shpėnė tė shfrytėzohej poshtėrsisht te semaforėt e Italisė. Ky lajm krejt i papritur pėr mua, mė tronditi e mė hidhėroi aq shumė, sa u pendova thellėsisht pėr dėnimin tepėr tė rėndė qė i kisha dhėnė asaj vajze kėngėtare me ndjesi tė spikatura. Mund tė kishte ēarė nė jetė nėpėrmjet rrugės sė kėngės, pėr tė shpėtuar nga ajo gremisje mynxyrore qė kishte pėsuar. Dhe qė nga ai ēast, ndjeva me dhimbje, se pesha e gjashtėmbėdhjetė viteve tė atėhershėm tė saj, nga e cila u mundova tė shpėtoj, do tė vazhdonte tė rėndonte mbi ndėrgjegjen time pėr gjithė jetėn...”
    Birra " Norga" mė ngeci nė fyt. Vura re se edhe sytė e Benit ishin lėngėzuar. Ndoshta nga tronditja qė mė shkaktoi rrėfimi i tij, befas atė ēast m’u krijua njė pėrfytyrim i ēuditshėm. Shkumbėzimet e bardha tė dallgėve tė fuqishme, qė era e fortė i sillte nga pėrtej detit dhe i pėplaste pas shkėmbinjve, m’u dukėn si fustane nusėrie tė shkyer nga Otrantoja. E cila, pasi merrte vajzat tona fatkeqe, kthente mbrapsht veshjet e dasmave tė tyre tė mohuara.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=vullnet mato;2898066][QUOTE=vullnet mato;2897110][QUOTE=vullnet mato;2896185][QUOTE=shigjeta;2849025][B]



    Vullnet Mato

    JAM GJAKU I NĖNĖS ZEZAKE

    Sė fundmi u vėrtetua
    katėrcipėrisht nė shkencė,
    ne njerėzit jemi pjella e nėnės sė zezė;
    Bij gjenetik
    tė njė Eve afrikane,
    pėrhapur nga shekujt
    nė botėn e madhe.

    Njėqind e pesėdhjetė mijė vjet mė parė,
    nėna jonė
    me dyqind e pesėdhjetė udhėtarė
    doli nė Jemen
    pasi la shkretėtirat,
    pėr tė gjuajtur mish nga egėrsirat.

    Kush nuk beson faktin e rrallė
    dhe shkencėn moderne quan pėrrallė,
    nėnėn hipokondrike,
    Evėn e vėrtetė
    e gjen te gjaku,
    nė genin e vet.

    Kemi tė gjithė
    gjakun njėlloj ndėr deje
    dhe bėjmė pėrēmime race e feje.
    Jemi njė familje
    ēngjyrosur nga klima
    Pėrhapur nė Paris,
    Tokio, Ēikago, Lima

    Unė kam njė vėlla afrikan,
    tjetrin eskimez,
    motrėn boliviane
    kushėririn kinez.
    Gjuajnė foka, vjelin banane,
    korrin oriz...
    prodhimet i hamė bashkė
    si vėllezėr tė shtėpisė.

    Tani nuk vras dot
    pėr grindje e hasmėri
    asnjė person nga njerėzit e mi,
    se m’i ka bėrė nėna,
    zezakja e parė
    dhe ky glob
    nuk paska njerėz pėr tė vrarė!...

    Vullnet Mato

    FLUTURIMI ME KALĖ TĖ BARDHĖ

    Krejt papritur babai,
    trimosh i gjumit,
    fluturoi me kalė tė bardhė
    pėrmbi Greqi.
    Nė shpjegime ėndrrash,
    sqaroi absurdin,
    kur truri kuturu
    lundron nė fantazi.

    Por kali u bė kazmė
    dhe shala lopatė,
    pėr tė rrėnuar
    tė nesėrmen e fėmijėve tė tij.
    Xhipsi i policisė
    hungėroi nė mesnatė.
    Dhe babai bėri oh!
    nga byzylykėt e zinj.

    Ne vocėrrakėve
    na rridhnin lotėt nė gojė.
    Nėna dridhej te porta me lemeri.
    Operativi ktheu sytė
    tė na qetėsojė:
    “Mos qani, po pėshtyni,
    kėtė armik tė zi !”

    Kali hingėlliu
    nėpėr kohėrat e gėnjeshtrės,
    sa dhe qimet e bardha
    ia bėnė gjilpėra,
    pėr tė qepur trillimet
    nė dosjet e urrejtjes,
    pėr bijtė
    e kuēedrės qė shteroi krojet tė tėra...

    Vullnet Mato

    MU SHFAQ ZOTI
    NĖ ĖNDĖRR MESNATE


    Mu shfaq Zoti
    nė ėndėrr mesnate,
    pėrmes lėmsheve planetarė
    duke notuar.
    Kish pamje njerėzore,
    me pėrmasa gjigante.
    Megjithatė guxova ta pyes:
    Si mund tė jem pėr ty
    njeriu i merituar ?

    Ai mė pikasi me sy diellor
    e mė tha:
    Tė jesh njeri
    si vetė pėrsosmėria e natyrės tokėsore,
    duhet tu ngjasosh
    majave tė mėdha
    qė vėshtrojnė larg
    me lartėsitė e tyre qiellore;

    Tė jesh njeriu i qė i duhet
    mė shumė tokės,
    duhet t’i bėsh realitet
    tė gjitha shpresat
    dhe ta bashkosh veten,
    me tė gjithė ata,
    qė i kanė varur shpresat e madha te djersa;

    Tė ndjesh turp
    edhe pėr dėshtimin qė s’varet nga ty,
    dhe tė krenohesh si pėr vete
    nga suksesi i tė tjerėve.
    Mandej duke vėnė gurin tėnd
    te muri i pėrparimit tė ri,
    tė ndjesh se ndihmon
    pėr tė ngritur tė nesėrmen;

    Tė pėrpiqesh
    nė emėr tė rikrijimit model tė botės,
    duke fituar intelekt dijetari
    dhe fisnikėri malėsori.
    Tė zbresėsh
    te thjeshtėsia e njeriut qė rėmih tokėn,
    pėr tė parė bukurinė bujare
    tė atij njerėzori.

    Ai tha gjithashtu,
    se tė jesh njeri me saktėsi,
    duhet tė pėrbuzėsh vdekjen
    duke sakrifikuar.
    Tė ruash imazhin e mirė
    si tė vetmen krenari,
    dhe tė pėrcjellėsh nė breza
    dinjitet tė trashėguar.

    Dhe nė fund
    Zoti mė cilėsoi njeri tė nivelit gjysmak,
    nė mes tė majmunit
    dhe homosapiensit tė pėrsosur.
    Por mos humb kurajėn, tha,
    vazhdo udhėtimin e gjatė,
    se te fundi i kolonės
    ke tė tjerė afėr kafshės sė pangopur…

    Vullnet Mato

    PUTHJA DHE GRUSHTI

    Puthjet janė pa fund
    pėr vajzat dhe gratė.
    Puthjet mė tė ėmbla,
    pėr mė tė ėmblat e shpirtit.
    Puthje pėr krijimin
    mė tė bukur e delikat,
    qė ka konstruktuar
    Arkitekti i njerėzimit.

    Por, kėnaqėsitė qė sjellin
    kėto krijesa tė shtrenjta
    dhe gėzimet kulmore
    mbi ēdo ndjesi tjetėr,
    ndodh i shpėrblejmė
    me grushte e shkelma,
    nga dhuna e trashėguar
    prej njerėzve tė egėr.

    Dorėn e mashkullit
    s’e bėri akulli apo guri,
    po zemra e nėnės
    e stisi mė tė fortė,
    qė fuqinė muskulore
    tė krahut tė burrit,
    ta ketė mbrojtje tė sigurt,
    dhe mbėshtetje tė plotė.

    Kjo dorė e punėve
    tė mėdha e tė mira,
    nuk lind tė rrėzojė
    vetė nėnėn pėrtokė;
    Por t’i sjellė asaj,
    nė acarin me dimra,
    pranverėn ledhatare
    dhe verėn e ngrohtė...

    Kėto krijesa drite
    me trupin si qelq,
    ndodh tė rrėshqasin,
    nė pjerrėsi instinkti.
    Grushti i thyen krejt,
    por fajin nuk e ndreq,
    vetėm puthja ua drejton
    zemrėn dhe shpirtin...

    PAJTIM ĒAUSHI
    Shkrimtar, mėsues i letėrsisė
    nė shkollėn e mesme Sarandė.

    POETI VULLNET MATO GDHEND VARGJE NĖ GUR

    Poeti Vullnet Mato, me vėllimin e tij pėrmbledhės “Poezi tė zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertėve tė kėsaj fushe me njė portret poetik tė lakmuar. Ai bėn pjesė nė elitėn artistike tė vėndit qė i gdhend vargjet nė gurė, duke lėnė pas sinjale e shenja tė pashlyeshme.
    Nė kėtė aspekt ėshtė simbolik dhe i veēantė veprimi i tė rinjve lexues tė vendorigjinės sė poetit, Fterrės tė cilėt skalitėn nė faqen e malit e mrin e tij, duke u bėrė kėshtu tė vetmit nė vend e ndoshta nga tė rrallėt nė botė qė nė gur nuk gdhendin emra diktatorėsh, por emra poetėsh.
    Me dhjetra e qindra janė vlerėsimet pozitive tė bėra nė shtyp e internet nga lexues dhe krijues nga cepa tė ndryshėm tė botės pėr poezinė e poetit Vullnet Mato. Mė kanė bėrė pėrshtypje disa nga cilėsimet mė pikante tė cilat i qėmtova dhe i rendita mė poshtė:
    “ Jam mrekulluar nga kjo poezi…njė poezi e mrekullueshme… gjėrat e trishta thuhen me njė gaz tė brendshėm qė tė bėn tė mendosh… ju rrėfeni me fjalėn tuaj tė artė… thesari yt poetik ėshtė i mbushur me diamante e xhevahire… urime pėr vargėzimin tuaj meditues e sugjerues… mė emocionon poezia juaj… e tjera.
    Ai qė e lexon me kujdes dhe dashamirėsi vėllimin “Poezi tė zgjedhura” bindet se vlerėsimet janė reale dhe tė sinqerta, ndėrsa shton me bindje se Vullnet Mato ėshtė poet me kuptimin e plotė tė fjalės, sepse shfaqet si mjeshtėr i saj nė tematikė, nė figuracion, nė metrikė, e nė
    mesazhet qė transmeton.
    Poetin e shqetėsojnė ato qė ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato tė shteteve e kontinenteve, ato tė Tokės dhe tė yjeve. Pra, gjerėsia tematike e poezisė sė tij ėshtė shumėformėshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si nė njė kredo tė vėrtetė atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit tė tij: “Populli im ėshtė si malet qė nuk sheshohen kurrė!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarėve heroikė e autoktonė duke pėrdorur fjalė tė mirėfillta kompozita: ” milionadallgėsh – zakonebukur – shkėmbngulur.”
    Poezia e Vullnet Matos flet pėr fėmijėn e yjet, pėr lulen e plugun, pėr lumin e kirurgun, pėr Krishtin e Muhametin, pėr mollėn e pulėbardhat, pėr pafundėsinė dhe zhgėnjimet e kėshtu me radhė deri nė pafundėsi detajesh.
    Unė do tė doja tė theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi tė zgjedhura” spikat dukshėm simbolika e tri “F”- ve, tė cilat me ēiltėrsi, por dhe me nėntekst, japin tė gjallė e tė plotė FĖMIJĖRINĖ, FEMRĖN, FTERRĖN.
    Pėr fėmijėrinė shprehet malli pakufi i poetit si i ēdo qenie njerėzore, pėr atė stad tė jetės si dhe dėshira utopike pėr rikthimin e ėndėrruar tė saj: “Atėherė dėshiroja tė vetmen lumturi,/ tė bėhesha i madh sa mė shpejt./ Tani thėrres me nostalgji:/ Eja dhe njė herė o fėmijėri e shtrenjtė !”
    Kujtimet pėr shtėpinė e prindėrve janė tė gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslėnėse tek vetėdija dhe nėnvetėdija e poetit: shkallėt e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha tė hirta, nėna e babai qė s’janė mė, vėllezėrit me nuset e fėmijėt si drita etj. E ndėrtuar nė formėn e enumeracionit poetik, poezia tė mbetet nė kujtesė se tė zakonshmen, njerėzoren, tė malluarėn, ai e shpreh me art tė goditur, me figura tė qėmtuara mirė. Atė e ka pėrherė me vete, se s’mund tė rrijė dot pa ata elemente me tė cilėt ėshtė mėsuar qysh nė fėmijėri: “pa thithur aromėn e cfakės sė ēelur… pa zėrin e mėllenjės… pa fikdetin e pjekur…pa dafinėn erėmirė… “
    Femra ėshtė brinja e dytė e trekėndėshit tė simbolikės sė “F”-ve. Ajo jepet shumėformėshe, por nė tė gjitha pamjet qė shfaqet pozitiviteti i saj: herė si mike e motėr, herė si e dashur e grua, herė si motėr e shoqe. Femra jepet si jė qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe tė shtatė ditėt e javės /mė kujtojnė ty qė tė dua…/ Pa ty jeta mė kalon nė akullnajėn e ftohtė…/thonė se dashuria e parė rizgjohet/ ndaj ika me kujdes si nga nje vend iI minuar”
    Sipas poetit Vullnet Mato, femra tė transformon, tė zbut, e tė lumturon: “Unė isha Saturni i nėnzeros sė ftohtė/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirės…
    Autori pėrsėrit, por shpe dhe mė tej konceptin gjithėkohor tė bukurisė femėrore si objekt frymėzimi pėr artistėt e tė gjitha arteve, pėr poezinė e pikturėn, pėr muzikėn e skulpturėn: “Beatriēja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunė nė punė penat e daltat skalitėse/ tė bukurisė mahnitėse…
    Trekėndėshi simbolik mbyllet me ‘F”-nė e tretė, atė tė vendorigjinės sė fisit, Fterrės, sė dėshiruar e tė adhuruar si njė nėnėmadhe, kompozitė e cila zė fill qė nė titull tė poemės pėr kėtė fshat. Poeti e personifikon kėtė vendbanim nė trajtėn e njė gjallese tė veēantė e tė adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nėnė duke e njėsuar nė njė qenie: “ I puth dorėn e shkėmbtė, /duke mbėshtetur kokėn te prehri i saj i ngrohtė/…”
    Biri i malluar kujton nėnės sė adhuruar malin, bregun, shkėmbin, lėndinėn, zogjtė e gjithēka qė e ka skalitur brenda vetedijes qė nga koha e fėmijėrisė. Janė vargje tė rrallė qė njė bir i talentuar ia kushton nėnė sė malluar.
    Nė pėrfindim tė kėtij vėshjtrimi tė shkurtėr pėr portretin poetik tė Vullnet Matos, me lejoni tė them nė emrin e tė gjithė dashamirėsve tė vargjeve tė tij: “Shendet tė bardhė e penė tė mbarė POET !” Vazhdo tė gdhendėsh vargje nė gur shumė e mė shumė ! Urime tė sinqerta !”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 21-10-2010 mė 13:20

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-05-2010
    Postime
    23
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    [QUOTE=vullnet mato;2900985][QUOTE=vullnet mato;2898066][QUOTE=vullnet mato;2897110][QUOTE=vullnet mato;2896185][QUOTE=shigjeta;2849025][B]

    Vullnet Mato

    NGJYRAT ZHGĖNJYESE

    Kur isha kec
    nė moshėn e bardhė,
    thosha, dil mjekra ime,
    tė bėhem burrė!
    Tė marr njė faqemollė
    me cicat dardhė,
    ta bėj manare,
    tė mos mė ndahet kurrė.

    Tė mė flenė buzėt
    brenda frymės sė saj,
    tė bėj pėrnatė eklipsin
    hėna nėn diell.
    Tė bėj si fytyrėn time,
    tre kalamaj,
    tė mė thonė, o babi!,
    t’u them, o yje !...

    Kur i bėra tė tėra
    kėto marifete,
    thosha, mė ndihmo fat,
    tė ngop bijtė e uritur,
    t’i vesh si prilli
    lastarėt me gjethe,
    tė bėhem lumė i tyre
    pėr t’i vaditur.

    Por fati nuk m’i dha
    qeset me tė holla,
    ndonėse u rropata
    pėr letra tė ndershme,
    duke rendur pas diplomave
    nėpėr shkolla,
    kur paraja tinėzare
    u bė mė e vlefshme.

    Dhe i zhgėnjyer
    nė vjeshtėn e moshės,
    thosha, duhet shembur
    ky kodosh shteti.
    Po kur u shtrinė urat
    mbi oqeanet e botės,
    m’i rrufiti bijtė
    magnet kurbeti.

    Pasi brodha kohėt
    me ndryshime ngjyre,
    dhe ndėrrime emrash,
    por huqet njėsoj,
    them, sa keq tė vdes
    me kusarė mbi krye,
    dhe me fatin koprrac
    qė mė bojkotoi!...

    TRADHTIA NĖ MENDJE

    Gruan e kam gjithnjė
    brenda trurit,
    ku vjen pėrqark
    si nikoqire e mendjes sime.
    Aty ankohet pėr ndonjė
    gjakndezje burri.
    Qesh e mė trazon
    gatimet nė mendime.

    Fshin pluhurin cerebral
    me ėndrra kotėsie.
    Shkund mendėsitė
    e pa barabarta.
    Kur harroj ia mbaj
    tė mbyllura dyert,
    ajo troket aq fort,
    sa mė tundet kafka.

    Dyshon mos ndoshta
    ndonjė grua tjetėr,
    mė ka hyrė brenda trurit
    nga dritaret e syve.
    Ndonėse e di
    qė mė ka besnik tė vjetėr,
    bėhet merak sidomos
    nga bėmat e fqinjėve.

    Tek punoja nė bibliotekėn
    e trurit tė vogėl
    mė gjeti njė ditė
    me njė topolake tė njomė,
    qė kish hyrė lakuriq
    nga televizori i dhomės
    dhe me kėrcime seksi
    tundte belin e hollė.

    Shtypi pultin ma nxori
    nga truri pa vonesė
    dhe pėr impulse maniake
    mė bėri vėrejtje.
    Tha: “Si gjithė burrat,
    edhe ti ke tru tė pabesė,
    me kuēkat e botės
    tradhton nė mendje.
    S’ka si tė mos e dish
    qė kėtė postulat,
    Krishti e ka thėnė
    para dymijė vjetėve!“...

    BUKURIA

    Bukuria sa vjen
    sytė po na rrėmben.
    Gjithnjė e mė tepėr
    po na shton magjinė.
    Kot thonė,
    mashkulli bėhet si qen,
    pėrderisa femra i rrit
    magnetit fuqinė.

    Bukuria shkul
    nga trupi pleqėrinė,
    bėn tė ndjehesh befas
    banor nė tropik.
    Tė ngjall dėshirėn,
    tė shton energjinė,
    tė deh papritmas
    me avujt erotik.

    Syri qė bredh kudo
    pa kufizimin e lirisė,
    zhvesh nė rrugė femrėn
    mė tė paarritshme,
    shijon format e linjės,
    tė pėrsosmėrisė
    dhe bėhet nė ēast
    mė uri tė pėrbindshme.
    Por vetėdija e mban lidhur
    si qenin me zinxhirė.
    Shyqyr, o zot,
    ky shpėtim, shyqyr!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga vullnet mato : 30-10-2010 mė 15:56

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •