Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184

    Exclamation Serbi,zbulohet varri masiv me trupat e 259 shqiptareve

    Serbi, zbulohet varri masiv me trupat e 250 shqiptarėve
    » Dėrguar mė: 11/05/2010 - 14:18

    Shkruan gazeta shqiptare.






    BEOGRAD Serbia njoftoi dje se ka zbuluar njė varrezė masive, ku ndodhen trupat e 250 shqiptarėve tė vrarė gjatė konfliktit tė viteve '90 nė Kosovė. Lajmi ėshtė publikuar dje nė mėngjes nga agjencia italiane e lajmeve ANSA e mė pas edhe nga agjencitė e tjera tė lajmeve. Zyra e Prokurorit tė Serbisė pėr Krime Lufte thotė se EULEX-i e kishte njoftuar atė pėr zbulimin e varrit nė qytetin Rashkė, nė jugperėndim tė Serbisė, pranė kufirit me Kosovėn. Zyrtarėt njoftuan se nxjerrja e eshtrave pritej tė fillonte pas disa ditėsh. Viktimat besohet se janė vrarė gjatė konfliktit 1998-1999, kur trupat serbe luftuan me kryengritėsit shqiptarė tė Kosovės. Zona ku u zbulua varri, besohej se fshihte njė varr masiv dhe hetuesit e kishin kontrolluar kėtė zonė dy vjet mė parė, por pa rezultat. Prokurori Vla-dimir Vukēeviē tha se zbulimi i varrit ishte njė shenjė se Serbia ishte e angazhuar tė pėrballej me historinė e vet. Korrespondentja e BBC-sė qė ndodhet nė Rashkė, tregon se pėr momentin nė zonė asgjė nuk ėshtė siguruar. "Nuk ekzistojnė ato shiritat e policisė ose qė policia tė sigurojė vendin. Thjesht, vendi duket si nė ēdo ditė tjetėr tė zakonshme kur kalohet kėtu. E vetmja gjė qė punėtorėt mė thanė jo zyrtarisht, ėshtė se nė afėrsi tė kėtij lokaliteti edhe para tre vjetėsh janė bėrė disa hetime, janė kėrkuar varreza masive, por se nuk ishte gjetur asgjė. Edhe pėr kėtė herė thonė se ende nuk dinė asgjė konkrete e as se janė ata qė duhet tė dinė diēka". Nuk ėshtė hera e parė qė varre masive tė kohės sė konfliktit gjenden nė Serbi. Trupat e mė shumė se 800 shqiptarėve tė Kosovės u gjetėn nė disa vende nė Serbi nė vitin 2001, pėrfshirė edhe rajone tė policisė. Zyrtarė tė misionit EULEX thonė se ēėshtja e krimeve tė luftės ėshtė njė ndėr prioritetet e punės sė misionit EULEX, posaēėrisht nė zbulimin e trupave tė personave tė zhdukur gjatė konfliktit tė vitit 1998-1999. EULEX-i beson se bashkėpunimi rajonal jo vetėm me Serbinė, por edhe me aktorėt e tjerė rajonalė ėshtė thelbėsor nė pėrpjekjet pėr tė zgjidhur ēėshtjet qė ndikojnė nė jetėn e shumė njerėzve tė komuniteteve tė ndryshme. Sipas statistikave tė institucioneve nė Kosovė, rreth 1800 shqiptarė tė Kosovės akoma figurojnė tė zhdukur qė nga lufta e fundit nė kėtė vend.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184
    Eshte turp qe kerkohen prap negociata.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •