Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Presidenti Topi dekoron me Urdhrin 'Nderi i Kombit' , Pipën, Blloshim, Lekën dhe Nelë

    Presidenti Topi dekoron me Urdhrin 'Nderi i Kombit' , Pipën, Blloshim, Lekën dhe Nelën
    Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në përurimin e Foto-Ekspozitës së shkrimtarëve dhe poetëve të vrarë nga diktatura (1944-1991) të titulluar “Letërsia e shkruar brenda telave me gjemba dhe përballë plumbave” në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.

    Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ku merrnin pjesë dhe bashkëkohës, familjarë e miq të viktimave të diktaturës komuniste, ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori amerikan, Xhon L. Uithers, ambasadorja franceze Mariz Davje, ajo e Republikës së Çekisë, Marketa Fialkova, deputetë, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, historianë, etj., përmes fotografive të ekspozuara dëshmohej sakrifica dhe vetëflijimi i këtyre martirëve, të cilëve mbi gjithçka vunë idealin dhe ëndrrën e përjetshme për liri dhe demokraci.



    Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë, vlerësimi dhe përuljeje për kontributin e tyre, Presidenti Topi derkoroi me Urdhrin “Nderi i Kombit” (pas vdekjes) avokat Muzafer Pipën me motivacionin: “Patriotit dhe intelektualit të shquar, që gjithçka që pati, dijen, kulturën dhe jetën e tij të re ia kushtoi çështjes së lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, duke kundërshtuar deri në flijim vendosjen e diktaturës në Shqipëri”, poetët Vilson Blloshmin, Genc Lekën dhe Havzi Nelën me motivacionin: “Për qëndresën dhe papajtueshmërinë e paepur me sistemin e diktaturës komuniste, për dashurinë për fjalën e lirë, deri në flijim”.

    Në fjalën e tij me këtë rast, Kreu i shtetit shqiptar vuri në pah se: “Përndjekja, lufta e klasave, dhuna ndaj fjalës së lirë të thënë e të shkruar, terrori, heronjtë dhe viktimat e tij, shkelja e të drejtave të njeriut, janë pasojë e një regjimi diktatorial, armik i demokracisë, prandaj dënimi i krimeve, integrimi pa kushte, pozicionimi i merituar i tyre në historinë dhe realitetin e vendit, janë elementë të rikthimit të ligjshmërisë, jo si favor, por si një e drejtë themelore, pa të cilën demokracia nuk do të ishte e plotë. Shoqëria jonë do të ketë kryer një hap të madh evolutiv, atëherë kur kulti i harresës, fshehja apo indiferenca, shpeshherë e ngritur në metodë veprimi, t’ia lërë përfundimisht vendin informimit të plotë dhe në rastin e shkrimtarëve, të rikthimit të plotë të tyre në mënyrë që sistemi letrar shqiptar të jetë i ndershëm, funksionues, objektiv dhe i plotësuar. Qëndresa dhe vdekja e këtyre personaliteteve të jetës kulturore dhe ligjore shqiptare dhe e shumë të tjerëve që njohën kodin e ferrit të Dantes, me të drejtë sot duhet të shihen si elita e qëndresës.”

    Duke u ndalur në përvojën e hidhur të viktimave dhe të të persekutuarve gjatë kohës së diktaturës dhe ndriçimit të së vërtetës historike, Presidenti Topi vuri në dukje se: “Kjo e vërtetë është tragjike, por edhe heroike. Ajo na thotë se aty ku ishte burgu, aty ku ishin telat me gjemba, aty ku ishin torturat, aty ky përballej vdekja - aty ishte atdheu. Aty ishte At Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, e mbi 150 shkrimtarë, përkthyes e artistë të tjerë të dënuar për fajin e vetëm se deshën fjalën e lirë! Liria fillon e shuhet atëherë kur vritet shkrimtari, si zëri më i artikuluar i shoqërisë, kur vritet avokati, mbrojtësi i së drejtës, atëherë kur frika mbyt kundërshtimin, atëherë kur zëri ndryshe, shihet si kërcënim. Shkrimtari është personazhi më i frikshëm për diktaturat dhe diktatorët. Shqipëria ka përvojën, rastet dhe kryeveprat e veta në këtë marrëdhënie. Shoqëria demokratike dhe institucionet e saj, tek këta shkrimtarë dhe avokatë dhe veprat e tyre duhet të shohin përsosjen e vet.”

    Në përfundim të fjalës së tij, Kreu i shtetit theksoi: “Institucionet shtetërore që mbulojnë trashëgiminë kulturore dhe historike, duhet të kenë një vizion të qartë! Dogmat e së djeshmes duhet të zëvendësohen nga objektiviteti shkencor!

    Harresa është përligjje dhe manipulim prandaj, kundër saj duhen sa më shumë botime të kësaj letërsie, botime dokumentash e tekstesh profesionale, sa më shumë ekspozita dhe albume tematike, e pse jo, edhe muzeume të kujtesës, duke ndjekur përvojat e vendeve me histori të ngjashme. Përkujtime si ky i sotmi, na bëjnë me dije se përpjekja për të mbetur njeri, nuk mbaron asnjëherë. Ajo merr kuptim nga sistemet politike, nga rrethanat, nga qëllimet që ka, nga standardet e lirisë dhe moralit që individi kërkon për vete, për shoqërinë dhe vendin e tij. Le të na nxisë edhe kujtimi i intelektualëve, poetëve shkrimtarëve martirë për një kërkim të tillë!”

    Në emër të poetit të vrarë Havzi Nela, Urdhrin e lartë “Nderi i Kombit” e mori bashkëshortja e tij, zonja Nela. Në emër të të ndjerit Vilson Blloshmi, e mori Bedri Blloshmi, i vëllai, ndërsa Genc Lekës, e bija. E motra e Myzafer Pipës, Nedret Kalakulla, e mori në emër të vëllait të saj. Familjarët shprehën mirënjohjen ndaj Presidentit e Republikës për nderin që po u bën kujtimit dhe veprës së të afërmëve të tyre duke u vënë në vend dinjitetin dhe vlerat e nëpërkëmbura nga regjimi diktatorial komunist

    -


    Bravo TOPI !

    Dhe Widhersi ta kuptoje sa eshte SAHATI !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-05-2010 më 02:48

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shkrimi lart eshte marre ne BOTA SOT

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    i ka ngelur Widhersit ti tregojne oren ata qe kane akoma qostek ne xhep.
    bravo Bamir

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    E meritojnë nderimin ata djem që u pushkatuan nga diktatura.
    Ata janë patriotët e mi dhe neve më shumë na takon t'i nderojmë.

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    nuk e di..

    nuk e di si jane vrare te tjeret por sa i perket djalit te kollovozit havzi nela ka qene nje vrasje makabre...varja e tij ne gusht te vitit 1988 tek pika me e frekuentuar ne kukes siq ishte agjensia e udhetareve tmerroi qindra dhe mijera kuksian..qe u ndryne brenda mureve te shtepive bashke me femijet e tyre per te mos pare tmerrin me sy...pjesa dermuese e njerezve qe e kan pare skemen nuk kan ngrene me dite , nuk kane bere gjume te qete me jave...tregojne edhe sot boshatisjen e rrugeve te kukesit dhe urdherat e sigurimit per mobilizimin dhe prurjen e fshatareve me force nga fshatrat perreth per te pare krimin...

    sot pashe shume vellezer e motra kuksiane qe kishin ngritur nje parulle mbi qadrat e greves se urise..dhe thash me vete sa shpejt kane harruar tmerrin e gatuar nga babai i edvin rames ndodhur ne qytetin e tyre..jo larg por 20 vite me pare..dhe qe shume pjestare qe kane vendose ate parullen e kan pare me syte e tyre krimin...nuk e di por ndjej keqardhje per veprimin qe bejne...nuk ju ka hije lumnjaneve te ndjekin vrasesit e djemve te tyre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 11-05-2010 më 12:46
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te lumte goja e fjala e zemra o malsor..

    prandaj nuk duhet te ndalemi kurre se foluri per te verteten..

    bamiri mbreme me kto dekorime i dha nje shuplake kapobandes se selise roze.. treshes edvin namik ruc..

    ta dine te gjithe se kush eshte selia roze..

    jo me kot e solla kte lajm e lajmin tjeter se ramizi.. perkrah greven e neperkave neobllokmene..
    jan te lidhua gjerat..

    shkurt.. vendi demokracia e liria.. e prosperteti e njerzit e mire e atdhetare ndodhen nen nje agresion te fuqishem.. te mafies me nick "socialiste"..

    dhe ksaj duhet ti dalim perpara sa nuk eshte vone..

    qofsh i nderuar o Malsor..

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Presidenti Topi dekoron me Urdhrin 'Nderi i Kombit' , Pipën, Blloshim, Lekën dhe

    .................................................. .................................................. ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 24-08-2014 më 13:43
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •