Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    Intervistë me Naim Miftarin, hetues i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organiz

    Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë dhe rajon

    Shkruan Asllan Dibrani

    Intervistë me Naim Miftarin ish epror i lart i inteligjencës G2 ne UÇK, inspektor i lartë në MRP në qeverinë e përkohshme Thaçi, po ashtu polic i ShPK-së pjesëtar i Shik-ut dhe tani me punë ne OJQ qendra e studimeve të luftës kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit me seli në Prishtinë dhe Tiranë ku i preku shumë tema aktuale siç ishin dy fraksionet e UÇK-se dhe Farkut ,keq menaxhimi i fondeve te 3% si fond nga Bukoshi dhe fondit "Vendlindja thërret"nga lëvizja,keq përdorimin dhe trajtimin e mërgatës shqiptare nga strukturat aktuale në Kosovë,korrupsionin dhe keq menaxhimin në ekonominë e Kosovës,aferën Bllaca që trazoj gjendjen në Kosovë,vjedhjen e një vlere të madhe në objektet e policisë në Prishtinë,vjedhjen e pese milion eurosh nga një zyrtar gjerman ne Elektro-Kosovë dhe keq menaxhimin e gjendjes politike ,ekonomike dhe kulturore nga strukturat e Unmikut dhe Eulexsit në Kosovë,për vrasjet,për politikën e vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye,zgjedhjet në Kosovë etj etj.



    Pyetjet sipas radhës: Zoti Naim ju keni ardhur nga mërgata në Gjermani dhe ju bashkëngjitët forcave të UÇK-së?



    Naim Miftari inspektor i ndjekjes se krimit te organizuar

    Po unë ju bashkëngjita luftës vullnetarisht me vëllezërit e mi me 15.05.1998 gjer në kufi meka përcjell Azem Syla dhe Haki Drenica kam qenë edhe me djalin e axhës po ashtu vullnetar Naserin që nga Gjermania me lidhje të Fehmi Lladrovcit jemi vendosur në Tiranë. Kishte shumë dezinformime por prej vitit 1991 kisha dijeni dhe lidhje të afërta me UÇK, pasi disa familjar të afërm të mi ishin pjesë e themelimit të UÇK dhe kishin shkuar në ushtrime ushtarake në Shqipëri me Zahir Pajazitin e Adem Jasharin. Unë në atë kohë isha në Kroaci, kurse organizimin për në Shqipëri e bënin dy dajë të mi Imer dhe Zymer Berisha dhe disa tjerë, kontributin e këtyre njerëzve sot nuk e përmend askush sepse rreth formimit te UÇK ka disa opsione të pa njohura, prandaj ka mjegull shumë dhe përfituesit e luftës e kanë përvetësuar shumë luftën e UÇK por e vërteta del në shesh herët apo vonë?



    Gjate luftës në ish jugosllavi ku ishit ju në atë kohë?

    Gjatë luftës kroate serbe isha pjesëtar i gardës kroate dhe luftimet në Osjek, Vukovar,, Vinkovac, Illok, janë vende ku kam luftuar së bashku me gardën kroate .



    Opinioni i juaj a është treguar korrekt shteti kroat me shumë shqiptar që ishin pjesëmarrës të luftës se Kroacisë?

    Me disa po kurse me shumicën nuk është tregu korrekt, po kemi pasur shumë shqiptarë pjesëmarrës në luftën e Kroacisë dhe pati figura të ndritshme si Bekim Berisha (Abeja), Rrahim Ademi gjenerali ma i suksesshëm në luftën e Kroacisë, Agim Ceku, Ahmet Krasniqi dhe Fehmi Lladrovci i cili ka pasur në Gospiç një njësit ushtarak,mirëpo shumë shqiptarë pas lufte u harruan dhe u keqtrajtuan nga organet kroate. Kisha një shok shumë trim i njohur në Kroaci z, Shpetim Thaqi i cili ishte pjesëtar i njësisë speciale të policisë ushtarake i cili ne rrethana te pa sqaruara u vra e shumë ndodhi tjera jo të mira dhe në dëmin e shqiptarëve?



    A keni reaguar diçka ju ne forma te organizuara për pa korrektësinë e organeve kroate ndaj shqiptarëve?

    Jo nuk është lëne hapësire veprimi unë isha vetëm luftëtar i kohës se nuk jetoja ne Kroaci, me parë, por Zekria Cana dhe një Tom Gashi janë munduar ne atë kohë të veprojnë diçka por pa rezultate pozitive. Një periudhë janë keqpërdorur shqiptaret që kanë dezertuar nga ushtria serbe duke i lëne edhe në cilësinë e të harruarve, duke i detyruar të punojnë nëpër vagonë të thëngjillit punën e hamallit të krahut sa për bukë të gojës unë ata i kam pa vet sa isha ne Zagreb disa i njoh edhe sot .



    Po pikërisht ju theksoni se zoti Rrahim Ademi ishte një luftëtar me zë edhe i respektuar por në anën tjetër atij ju përgatitë lënda për në gjykatën e Hagës si e komentoni ju zoti Naim këtë vepër disi si e pa besë ?

    Po z .Ademin e respektoj shumë, jo se e kam vendas por është gjeni dhe një strateg ushtarak dëm që nuk ju mundësua me kanë pjesë e UÇK me siguri do të kishim tjetër pasqyrë sot në Kosovë, por ishte e vërtet se ju montua një proces gjyqësor zotit Ademit dhe disa gjeneralëve kroat. Ishte një lojë e përgatitur nga politika ndërkombëtare dhe kroate, sikurse rasti i mikut tim Ante Gotovinës qe u arrestua në Spanjë, për tu anëtarësuar ne BE. Kroacia është detyruar të paguaj çmim të lart dhe të bëjë pazare të dhimbshme pune politike ?



    Kush ishte Ante Gotovina ?

    ishte komandant i operacionit Olluja një person ma me autoritet dhe shumë i dashur për popullin dhe ushtrinë kroate, por bashkësia Ishte gjenerali ma i famshëm i Kroacisë dhe një ish legjionar francez ndërkombëtare e ka pasur” therë në sy “ këtë njeri dhe presionet e Karlla Dela Pontes gjykatës së Hagës dhe bashkësisë evropiane bënë të veten dhe ai gjendet akoma ne burgun e Hagës .Dhe një sekret Gotovina është dorëzuar vet për hir të shtetit të tij sikurse rasti Ramush Haradinaj në Kosovë .



    Ti kthehemi edhe një here kthimit tuaj në Kosove nga mërgata ku ishit ju në Gjermani çfarë statusi kishit ju ?

    Isha një njeri i cili kisha kaluar atje pas shumë betejash e rreziqesh ku mu argumentua, se vi nga lufta frontale kroate dhe se jam i ndjekur nga sigurimi serbe, mu njoh qëndrimi i azilit,d.m.th isha me letra të rregulluara në Munchen. Fillimisht përgatitjet ushtarake qe kisha dhe lidhjet me rezistencën në Kosovë,afria me Fehmi Lladrovcin një nder trimat e rënë ne Kosovë nuk na linin të qet neve në perëndim .



    Vendosja e juaj në ditën e kthimit në Kosovë?

    Si t’ju themi lufta po thuajse filloj isha në kontakt me disa familjar që kishin qenë me Adem Jasharin dhe Zahirin në grup, në ushtrime ushtarake në Shqipëri, fjala ishte qe të kthehemi por ndasia politike nuk i lejoj te vinin me ne në Kosovë, dy vet u kthyen kurse dy jo thoshin se Bujar Bukoshi nuk na ka thirr akoma ? Por trimi dihet kur është rrezik puna, dhe po me kujtohet si sot një informate një gazete për masakrën në Qirez , të një masakre të pa parë me një terror kundër fëmijëve dhe grave shtatzëna , në gjysmë e kam lënë punën edhe se isha kryepunëtor,i njoftova punëtorët me qëndrimin tim. Ka qenë diku 11.h ora e ditës pasi lexova atë gazetë u nisa për shtëpi .E njoftova gruan se unë e vendosa të nisem për Kosovë, në luftë, pasi qysh nga viti 91 kisha uniformat amerikane dhe një sasi armatimi në Prishtinë dhe në fshatin tim, shoqja u shtang për momentin dhe foli pak duke u arsyetuar se ku po na lenë, mua me këta fëmijë në vend të huaj ,dhe i thash pasi që kam luftuar për kroatët, që nuk i kemi as komb as fe as te gjakut, por ky gjak që po e sheh në këtë foto të kësaj gazete janë të popullit tim dhe unë dua ti bashkëngjitëm UÇK në luftën e drejt të popullit tim.



    Po ju cekët se ishe kryepunëtor,çfarë kryepunëtori ishit ju?

    Po punoja ne firmën "Vaimberger" në Vesling afër Munchenit një firmë ndërtimore ku kisha mbi 40 punëtor, isha kryepunëtor dhe kisha rrogë shumë te mire.



    Po ju siç po shihet paskeni pasur një standard të mirë në Gjermani dhe nuk ju dhimbej luksi i Gjermanisë ta lenit në atë kohë ?

    Jo nuk më është dhimbsur dhe akoma mendoj se ishte hapi ma i mirë qe kam marr në jetë se ideali për atdheun ishte ma i madh se sa mallrat e Gjermanisë .



    Kthimi i juaj ishte në formë të organizuar apo në formë vetjake ?

    Pasi isha edhe në organizimin e Fondit "Vendlindja thërret" isha i obliguar që të më zëvendësoj dikush në Gjermani po edhe kthimin e bëmë në formë të organizuar,unë atë ditë jam kthyer vet i 18-ta në mënyrë të përgatitur,me kujtohet që me mua erdhi djali i axhës tim Naser Miftari i cili ishte një luftëtar shumë i suksesshëm me ç’rast i humbi edhe letrat e gjermanit nuk mundi me u kthye ma, fillimisht në Tiranë jam takuar me Besim Malen (Murrizin), mandej me Azem Sylen, pas një dite kam takuar Ahmet Krasniqin, pasi e kam vendas dhe e njihja nga Kroacia ishim takuar rastësisht edhe me Hajrullah Ternaven të cilin e kisha pasur drejtor shkolle para shumë viteve në Vushtrri që ishte një njeri shumë aktiv në çështjen e bashkimit të forcave shqiptare, nuk qëndrova shumë në Tiranë pas 6 ditësh ,me 26 veta u nisëm në Kosovë ku na vendosën në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK dhe në fillim u takuam me Sulltanin dhe Rexhep Selimin , me të cilët kisha një shoqëri ma te afërme me ta dhe kam edhe sot sepse e meritojnë kanë qenë luftëtar të vërtet e jo të propagandës . Fillimisht me vendosën në zonën e Shalës së Bajgores si epror e ma vonë në njësitin e inteligjencës .



    Po ju a sollët me vete ndonjë ndihme nga Gjermania ?

    Po i ndihmova me aq sa kishim kursyer gjatë një periudhe të punës në Gjermani . Unë me vete kisha 74.000 marka bleva një telefon satelitor dy armë me zë mbytës dhe një snajper- beret 12.5 mm ,gjate hyrjes në Kosovë ja kem sjell 2 gulinova 12.7 dhe disa mjete tjera ku i kemi dorëzua në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK.



    Zoti Miftari siç dihet në luftën e Kosovës ishin dy fraksione ushtarake UÇK dhe “Fark”Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës , si e keni ndier ju vetën pran një realiteti të hidhur ku shumë mërgimtar edhe janë irrituar me prezencën e tyre,dhe janë hamendur nga pozicioni i tyre ?

    Po ishte shumë e saktë se kanë qenë realitet "Forcat e Armatosura të Kosovës" qe ishin te përfaqësuar nga qeveria e Bukoshit në egzil e udhëhequr nga Ahmet krasniqi kolonel dhe UÇK-ja ne anën tjetër e cila kishte terrenin dhe kishte të drejt , Unë Ahmet Krasniqin e njihesha si luftëtar shume i mire po ishte i frenuar nga Bujar Bukoshi dhe është mëkat që u vra një strateg ushtarak nga vet shqiptaret!...



    Ballafaqimi i juaj me këto fraksione ushtarake mendimi i juaj dhe i mërgimtarëve si ishte?

    Po u munduam që të ndërhynim pasi se cili kishte tendencë te na merrte ne forcën e vet për shembull Azem Syla na thoshte rri këtu ata te Ahmet Krasniqit eja këndej,kështu që kanë krijuar shumë huti të mërgimtarët duke i keqpërdorur dhe keqtrajtuar shpeshherë, në kishim shkuar me luftuar armikun e jo vëllezërit tanë shkurt na interesonte lufta me serbin jo ndasitë ndër vete...



    Mërgimtarët a u arrit që të jenë unik rreth obligimit që keni shkuar për ta çliruar atdheun?

    Asnjëherë nuk u arrit unitet i plot,se sikur te ishim bashkë lufta do të kishte tjetër epilog dhe gjërat do të ishin shumë ma mirë se sa janë sot!



    Po ju ku u radhitet si ushtar apo kishit ndonjë obligim të veçantë?

    Unë isha në radhët e UÇK -se dhe jam krenar që kam pas atë nder, isha pjesëtar në zonë të Shalë së Bajgores por kam luftuar në Drenicë, Dukagjin, Llap dhe Kaçanik etj.



    Naim Miftari me një grup luftëtarësh ne front të luftës



    Ju ishit në çfarë pozicioni ushtarak si ushtar i thjesht apo ?

    Jo unë isha epror ushtarak ku e kisha një grup shumë te mirë ushtarësh dhe eprorësh, dhe kisha dorë të lirë për operime në tërë Kosovën edhe pse ne disa raste komandantët e zonave nuk ju ka ardhur mirë që kemi bë aksione ne territoret e tyre ?



    Pjesëmarrësit nga perëndimi ishin te ardhur nga cilat shtete dhe a u privilegjuan ata njerëz ndonjëherë gjatë luftës?

    Mërgata shqiptare nuk u privilegjua asnjë herë ,as gjatë luftës, as pas luftës, as që mund t'ju del Kosova kurrë haku se mërgata shqiptare e financoi luftën, materialisht edhe fizikisht ata dhanë maksimumin, erdhën nga Gjermania ,Zvicerra ,Britania , Amerika , Shtetet e Beneluksit etj.



    Po Zotëri Naim kur jemi këtu të financa nga mërgimtarët ishin edhe dy fonde te grumbullimit të mjeteve për luftë siç ishte fondi i 3% dhe fondi "vendlindja thërret "a mbërrinin këto mjete në destinacionin e duhur ?

    Jo shumica e këtyre mjeteve është ruajtur nëpër xhepat e atyre qe sot janë milioner. Këto mjete janë keqpërdorur që nga të dy forcat e të dy fraksioneve në Kosovë, ku një sasi nuk dihet se ku i kanë quar, por shpresoj se do te vijnë koha dhe do te ndriçohen se kush i keqpërdori,do të publikohen ma saktë .Me plot përgjegjësi them se mbi 90 për qind janë keqpërdorur dhe kanë përfunduar ne gjepat e liderëve te të dy fraksioneve që krijuan kapital marramendës pas luftës. Në zonën e Çiçavicës në mungesë të mjeteve ushtarake anti tanke dhe municionit dhe ushqimit gjatë ofensivës se 22 shtatorit kem mbet vetëm 17 ushtar nga 840 ushtar katër ditë luftim pa ndërpre,pa ngrënë bukë me gojë ? Si brigadë nuk kishim mjete luftarake ose shumë pak edhe pse kem pas epror te zot bukën 90% na e kanë dhënë fshatarët e Çiçavicës.



    Opinioni i juaj se pa luftë kishte me u çliruar Kosova,sipas disa forcave politike që kanë dalë me deklarata të shpeshta ?

    Kurrsesi pa u futur shqiptarët në luftë nuk kemi pasur rrugë tjetër të shpëtimit,neve si komb na u kanos rreziku i asimilimit total, rinia ishin në asimilim e sipër, lufta e shpëtoj popullin tonë .Prandaj UÇK-ja dhe gjithë atyre që bënë luftë nuk duhet të harrohen dhe të nëpërkëmben siç veprohet në Kosovë!?



    Atëherë epet përshtypja se si rezultat i UÇK-së edhe amerikanët u futën ne front lufte si aleat me shqiptarët ?

    Po është shume e vërtetë se ishte vetëm një iluzion që dot çliroheshim me dy gishta të zotit Rugova dhe se do të kemi një luftë të barabartë me pushtuesin, pasi që me armatim serbët ishin ma te armatosur për shumë fish ma shumë , por duke ju falënderuar rezistencës heroike te UÇK-se dhe popullit të vuajtur , dhe faktori kryesore ishte se bota u lodh me Milosheviqin, Sllovenia ,Kroacia sidomos krimet e tmerrshme në Bosnje u bë boll, dhe me ndihmën amerikane, britanike, gjermane të cilët i falënderojë gjatë ter historisë dhe NATO-se në u çliruam 70%. Me mbledhjen e Dejtonit forma paqësore ka marr fund, dhe ne është dashur e pa dashur te futemi në frontin e luftës.



    Ju pos eprorit ushtarak kishit edhe ndonjë obligim tjetër ne periudhën e luftës?

    Unë isha edhe në shërbimin e G2 të zbulimit dhe kundër zbulimit ne zonën e katërt .



    Naim Miftari epror i lart në UÇK





    Po zoti Naim a mund te na theksoni diçka lidhur me pozitën e Mitrovicës si mbeti ,si erdh deri te vendosja e forcave franceze atje ,kush i vendosi?

    Ne përfundimin e luftës ishim si zonë te rraskapitur shumë nga luftimet e pandërprera gjatë tërë luftës në Shalë është luftuar frontalisht sepse ka disa arsye e para pozita strategjike, e dyta pasurinë e mineraleve janë shumë të mëdha dhe zona jonë e ka pas poshtëruar shumë ushtrinë serbe me nxënien e ushtareve serb rob luftë, që s'ka ndodh tjetër kund dhe aty është luftua me muaj, jo me propagandë sikur do zona tjera por me armë. Ju doni te pyetni a ka pas mundësi me marr” veriun ” thamë ushtarakisht, ne fillim jo por mas do ditësh po, ka pas mundësi por duke pas humbje te rënda tek ne te KFOR -it dhe të popullata në veri, por përgjegjësinë komandues nuk ka dashtë askush ta marr mbi vete si barrë, a sikur zonë e katërt nuk kemi pas mundësi me marr veriun vetëm nëse do të bënim luftë me francezët .Shkurt kryesorët tanë ishin të nxënë me punë ma të rëndësishme për ta dhe lanë hapësirë që duke i shkelur parimet kombëtare për hirë të atyre personale,dhe Mitrovica u la anash deri sa u vendosën edhe forcat franceze që ishin edhe miq tradicional të serbëve, qe pikërisht aty na ndanë Mitrovicën, i cili themelet i ka ne Kumanovë në marrëveshjen Serbi me disa forca antishqiptare. Ne kishim një strategji për Mitrovicën por ata qe është dashur me dhëne urdhrin s'kanë pas kohë, ja s'kanë pas guxim dhe ajo papërgjegjësi i kushtoj ,po i kushton dhe do ti kushtoj Kosovës.

    Po pse nuk u përqendruat në Mitrovicë ju me forcat e UÇK-së?

    Në një numër të konsiderueshëm forcash në ato momente ishim të përgatitur që të përqendrohemi në Mitrovicë por kishim pengesë nga vet hierarkia e lart ushtarake e UÇK-se dhe nga NATO, e shumë pengesa tjera pa numër arsyesh krejt banale.



    Po nga kush kishit pengesa ?

    Pesë ditë para se me u vendose forcat e huaja, ne prisnim urdhrin që të futemi ne Mitrovicë,por na erdhi urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK që mos të sulmojmë, gjendjen e kontrollonte KFORI ku na detyruan, tri dit rresht me ndez tre zjarre që te aterrojnë helikopterët e KFOR-it në veri të fshatit Nevalan që të merreshim vesh,por ata nuk erdhën kurrë po shkuan në Mitrovicë në bisedë me serbët na u bë mashtrim?



    Po kjo konsiderohet si sabotim apo strategji e gabuar e urdhëruar nga Shtabi Përgjithshëm i UÇK-se ?

    Si do qe te vlerësohet ajo ishte një pa pjekuri dhe pavendosmëri se na dhanë urdhër qe të rrimë në periferi të qytetit , jo kështu jo ashtu ,si fund patëm rastin ta pastrojmë Mitrovicën nga mercenar të Serbisë . Edhe në Tavnik kur jemi vendos kemi qen tre veta me komandantin e brigadës dhe një ushtar tjetër nuk kemi pasur as urdhër te hyjmë në Mitrovicë por të vendosemi ne periferi ne shkollën e Vaganices, por ne pa urdhrin jem vendos aty edhe pse kemi muajt me pas konflikt me para rojën e NATO-se dhe me ushtrinë serbe që ishin akoma aty me numër te madh por komandat Rrahman Rama na ka përkrah në atë vendim ? Kurse me uniform të UÇK ka qenë e ndaluar me u pa në Mitrovicë por edhe nga Mitrovica janë tërheq,tek në fund ushtria serbe nga Kosova, sepse marrëveshja e Kumanovës ka pika qe na nuk i “dimë” dhe gjer u vendos KFOR-i në qytet ne anën e majtë te rrugës kryesore të jugut që qon në veri të Mitrovicës, ka qenë plot tanke serbe kurse ana e djathtë plot tanke franceze ? Forcat franceze erdhën dhe u takuan fillimisht me kryetarin e komunës serb nga Mitrovica ndërsa udhëheqësit tanë të byrosë politike, na ftonin në Prizren në mbledhje të LPK –se vetëkënaqësia kushton?



    Po zotëri Hashim Thaç ishte përfaqësues politik i shtabit të përgjithshëm ndërsa ju thoni se kishim edhe pengesa ne atë ofensivën e mundshme që theksoni ju për ta çliruar veriun e Mitrovicës?

    Haqshim Thaqi u vet shpall si lider politik i ndihmuar nga një numër i caktuar njerëzish në Rambuje. Kurse unë kurrë nuk e kam taku në beteja anembanë Kosovës , sikur kam taku Rexhen, Sylen, Fehmiun, Jakupin Ramushin Samiun etj. Zoti Thaçi nuk ka pasur potencial as ushtarak as strategjik por nuk është problemi vetëm të Thaçi as të një individ por faji është i të gjithë neve dhe qyteti i Mitrovicës është qytet i dy milion shqiptarëve, por për ato qaste është përgjegjësi e z. Thaçi dhe e shtabit të përgjithshëm .



    Flitet se Mitrovica ishte e boshatisur nga forcat e Serbisë në atë kohë a ka të bëjë me realitetin ?

    Jo nuk ka te bëjë me realitetin se forcat ushtarake serbe aty kanë qenë të përqendruara në numër të madh, të gjitha njësitë e blinduara janë tërheq nga ky drejtim kanë qenë dy vijat kryesore te tërheqjes nga rruga e Leposaviqit dhe aksi Zubin Potokut, 70% të gjitha forcat serbe në Kosovë janë tërheq nga ai drejtim dhe për veç tyre pengesë, kanë qenë edhe forcat e KFOR-it , e di se viktima kishte me pasur shumë në numër në të dy anët, po edhe nga forcat e KFOR-it, por me gjithë atë në do të çlironim vendin në tërësi.
    Ta kishim me seriozitet çka kishte ndodhë sikur ta humbte kokën ndonjë komanduese ushtarak për Mitrovicën unë them se ja kishe vlerë, por veriu i Kosovës sot si atëherë përmendet vetëm për marketing politik ose demagogji që ta humbin përqendrimin diku tjetër veriu është i humbur një herë për njëherë!



    Z. Miftrai a do të pranonit ju personalisht vete përgjegjësin që ta sulmonit veriun edhe pse thoni se do të kishit konflikt me forcat franceze apo të tjerat në ato kohë?

    Po me gjithë dëshire dhe ata qe me njohin e din se do ta bëja pa marre parasysh pasojat individuale po tjetër zgjidhje nuk ka pas,pos lufte kundër serbeve dhe KFOR-it në veri, tjetër alternativë nuk ka pasur, ose ta lëmë gjendjen ashtu siç e kemi lënë kemi pas llogaritur të kemi afro 200 ushtar tonë të vrarë 3000 serb dhe afro 100 ushtarë të KFOR-it nëse do ta sulmonim.



    Ju e theksoni se vullneti politik dhe strategjik ka munguar ?

    Është e vërtet se Mitrovica është e dy milion shqiptarëve të Kosovës, e jo vetëm e 150 ushtrave,se ajo ka mundur të çlirohet atëherë ,ka mundur dje,mundet edhe sot edhe nesër po duhet të ketë vullnet , moral parim dhe qëndrim strategjik e jo fraza politike boshe për Mitrovicën siç veprohet!



    Ju pas çlirimit që thuhet të Kosovës si e ndiet ju veten ?

    Për shkak se isha krye shef i G.2 për Mitrovice jo mirë.



    Çka d.m.th kjo G.2 ?

    Kjo është një strukturë organizative ushtarake ,zbulim dhe kundër zbulim,goditje dhe kundër goditje.



    Po përgjegjësia e juaj pasi keni qene një figurë po thuajse kryesore e G2 edhe pas luftës ?

    Unë kam qenë luftëtar, kam pas fatin ta kam edhe një shok ideali me te cilin kemi punuar shumë, por që është mbyt kinse në ndeshje komunikacioni pas luftës i ndjeri Ferki Aliu një atdhetar, pas vrasjes së tij unë jam larguar nga Mitrovica pasi nuk isha i kënaqur me trajtimin e luftërave anembanë Kosovës, ndërkohë me sugjeroj një forcë ushtarake perëndimore pro shqiptare që të kaloj në policinë e Kosovës, pasi isha inspektor i lartë në Ministrinë e Brendshme dhe në struktura te Shik-ut, lufta vazhdonte për paqë dhe rend ligjor.



    Po si e gjetët vetën në mesin e policisë kur kishte njerëz aty që nuk kishin bërë kurrfarë mundi për Kosovën dhe ma shumë ishin të dëmshëm se sa që kishin ndonjë vlerë si të tillë edhe kishin lëne pasoja në interesin e Kosovës?



    Naim Miftari në shërbimin policor të Kosovës

    Gjatë trajnimit në polici kisha nderin qe kisha si instruktor dy ish pjesëtar te FBI-se amerikane por shpejt në teren, e kam veten të fyer kur për koleg me është dashtë me punuar edhe me pjesëtar të UDB-se dhe njerëz që para luftës kishin qenë bashkëpunëtor serb dhe kriminel ordiner. Në një rast me patën dërguare që ta siguroj përfaqësinë serbe në Prishtinë afër kishës katolike, çka ishte fyerje dhe lojë e dikujt, por gjë të cilën e kam refuzua me kërcenim se nëse me provokojnë serbët do të përdori armët kundër tyre. Po ashtu në mesin tone kishte njerëz që kishin punuar me serb gjersa kishte hyr KFOR-i dhe tani” punonin” ne shërbimin policor të Kosovës,kishte femra police që kishin ardhur edhe nga rrugët e prostitucionit kërkoj,falje nga ato police që e meritojnë me mbajt uniformen e shtetit të Kosovës. Edhe sot ka te atillë, kanë qenë shumë të dëmshëm servilet sidomos stafi i eprorëve ndaj të huajve dhe se fjala e tyre madhore ishte gjithmonë të thoshin "OKEJ"edhe kurrë në fjalorin e tyre nuk ishte dëgjuar fjala”NO”. Injoranca shkonte gjer aty sa që na ndaluan me komunikua dhe mu shoqërua me pjesëtar të TMK-se? Unë duke i parë këto dukuri negative shumë shpejt rashë në konflikt me shërbimet e huaja sekrete qe disa punonin kundër Kosovës. Ata kishin synim që ne policët e Kosovës ta luanim vetëm rolin e ndonjë shërbëtori,postieri apo spiuni. Nga qëndrimet e mia të pa përkulshme,si revanshizëm pasi kisha dhanë me shkrim një analizë se si do të vijnë ngjarjet në të ardhmen dhe që dolën të sakta të gjitha ato paralajmërime,dhe pasi insistova në arrestimin e vëllait të një lideri politik për shkaqe kriminaliteti dhe keqpërdorimi,prezenca ime u bë e rrezikshme për disa qarqe te huaja dhe vendore dhe një mëngjes në ora katër erdhën në shtëpi ku flija me fëmijët, me motiv kinse kontroll për armë, një kontingjent i madh afër 250 paramilitar të forcave speciale karabinierë me dhunë hynë në shtëpinë e prindërve të mi , si policia serbe ku i thyen dyert ,dritaret dhe asistonin edhe me një helikopter, ku verbalisht ju thash se fashistët kanë pas një ndërhyrje ma të butë sepse nuk kishte arsye as motiv me ndërhy me forcë në një familje me fëmijë të vegjël dhe rasti ka pas bë bujë në mediet vendore , unë i kam pas njoftuar edhe qarqet vendore por askush kurrë nuk u përgjigje .Kur me arrestuan edhe mua kinse një vëllait tim Avniut iu gjetën një kallashnikov unë iu thash vëllai i ka 31 vjet dhe ka qenë ushtar i UÇK-së dhe çka ka te bëjë ai rast me mua kur vëllai im nuk kishte krye krim ndaj askujt dhe se Kosova ishte plot armë të tilla, dhe vëllai kishte 31 vjet me ligj çdo kush përgjigjet për veti. Por presioni vinte nga shërbimi informativ italian dhe tentonin që të jam “bylbyl”i tyre sidomos shumë ju interesonte puna ime para se te bëhesha polic sepse kisha punuar në funksione të ndjeshme dhe kisha shumë informacione si pjesëtar i G2, UÇK, TMK, MRP, SHIK dhe SHPK ju interesonin sidomos dosjet ku ishin dhe ti merrnin dhe pasi nuk ju shkova për shtati është interesant kur major Kosta krye shef i inteligjencës ushtarake italiane me thotë hapur se do të arrestoja edhe nëse vetëm një thikë kuzhine ta gjenim të ju . Ne kishim një përballje me realitetin në Kosovë, kështu që atyre as politikës që udhëheqin disa forca nuk iu konvenonte të zbardhen gjërat , nga ky far shërbimi mu afrua edhe posti i komandantit të një stacioni në jug të Prishtinës por nuk pranova të jem” kanarinë” e askujt sikur shumë të tjerë duke reaguar se nuk i nënshtrohem edhe një here çizmes së huaj ne i kishim konsideruar miq e jo okupues të rinj të Kosovës. Këto ngjarje kanë qenë në shtyp të shkruara por pas tri dite u shpalla i lirë i pafajshëm nga gjykata.



    Zoti Naim a u kthyet ju në polici prapë në punë ?

    Jo në polici nuk më lejuan që te kthehem kurrë një forcë anti shqiptare e ndihmuar nga një fraksion vendor në polici mbante çështjen e mbyllur edhe pse faktet tregonin krejt diçka tjetër dhe jam i vetmi ne policinë e Kosovës qe është largu si i pa përshtatshëm dhe i vetmi që kurrë nuk mu është lejua të paraqitem para komisionit hetues as që të hapet dosja ime,dhe për këtë punë e kam njoftua si kryeministrin Thaçi si Sheremet Ahmetin por nuk kanë pas kohë ose s'kanë pas vullnet me u marrë me këtë çështje, ky i fundit e di se është i dobët dhe se shpejti dot dal në” aut” sepse është konsumuar tepër por një ditë do të dalin arsyet e vërteta në shesh pse jam largu nga policia. Mund ta ftoj publikisht kryeministrin, le të bëjnë një hetim korrekt zyrtar në polici rreth këtij rasti, mandej do të shihet ku është problemi dhe pengesa, edhe gazetarët që janë marrë me hulumtimin e rastit janë kërcënuare nga shërbimet e huaja sekrete në policin e UNMIK-ut .

    Pasi jemi në një bisedë shumë te nxehtë të pa drejtësive në Kosovë na flisni diçka për rastin e aferës Bllaca që ka tensionuar mjaft gjendjen politike në Kosovë, ju keni pas qasje në ShIK pas luftës dhe si G2 komenti i juaj?





    Naim Miftari me një zyrtare te huaj në një manifestim



    Po gjatë QPK –se qeveria Thaçi kam ndihmuar Shikun pasi isha vet pjesë e tyre dhe rasti Bllaca është aktual që dy vite ,ata njerëz që përmenden aty i njoh te gjithë ,për zotin Azem Sylen "dajën" kam një respekt të veçantë Azemi është atdhetar për tjerët nuk kam ndonjë arsye ti respektoj tregimi është i besueshëm,unë kam qenë vet në ato lojna e di se ka shumë te vërteta dhe se aty janë zi shumë gjëra të dëmshme?

    Me shuarjen e QPK është dashur që edhe shik-u të shuhet sikurse UÇK-ja dhe ai shërbim ka ekzistua me miratimin e heshtur të huajve por ka qenë i dëmshëm për vendin dhe normal ka qenë instrument politik i çarqeve të caktuara partiake. Është e vërtetë që pas luftës janë bëre disa vrasje të rënda që nuk është dashur të bëhen siç ishte rasti i Gjemail Mustafës,Maloku,Luci etj, z. Mustafa është vrarë vetëm sepse e ka sjell z. Ibrahim Rugovën në Kosovë pas luftës! Ishim në ndjekjen e zbulimit në atë rast por na kane krijuar shantazhe që mos të shkojmë në ndjekjen e rastit për zbulim gjeja se është kompetencë e tjetër kujt. Kurse vrasja e udëbashëve, është bë të mbulohen gjurmët e disa njerëzve që sot janë në politikë dhe këta udëbash kanë ditë diçka çka publiku nuk dinte unë me njërin nga këta udëbash kam biseduar vet zyrtarisht pak dit para se të vritej me një koleg timin Ferki Aliun një atdhetar te pa shoq dhe kemi mësuar gjëra alarmuese dhe të çuditshme shumë trondiste dhe nga ajo kohë jam zhgënjyer shumë, por vjen koha që të tregohen ato gjera por jo sot dhe nuk është vetëm një rast apo një njeri shumë kemi për të thënë dhe një ditë kur të vjen koha do të paraqesim te gjitha pran njerëzve qe nuk kursyen as kokën për këtë vend..



    Sipas jush afera Bllaca ka përfunduar apo janë hetime që duhet të shkojnë drejt zgjidhjes ?

    Afera Bllaca nuk do te zgjidhet kurrë, se po te shkoj deri në fund kjo aferë duhet me dhëne përgjegjësi organet e UNMIK-ut dhe ndërkombëtarët, sepse ato kanë pas përgjegjësinë dhe forcën në dorë a personalisht jam i bindur se Azem Syla nuk mund të bien ne atë nivel, nëse përgjigjen do te përgjigjen disa njerëz të pa rëndësishëm siç ndodh,çdo herë, por sipas mendimit dhe dijenisë time fajtorët janë shumë ma lart se këta njerëz, ne i dimë mirë kush janë dhe ç’far gjurmësh është tentuar të mbulohet me vrasje!



    Ndonjë shembull konkret të keqpërdorimeve ndërkombëtare ?

    Po ka sa të duash se pari rezoluta 1244, ndër nenet e para ka qenë sjellja e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik se çfarë demokracie na vendosën e pamë, se sa na zhvilluan ekonominë e pamë edhe atë pune, ndërkombëtarët janë ata që ndihmuan që krimi i organizuar të futet në politikë .Pastaj terrori, droga, vrasjet, prostitucioni,nuk kanë qenë në kulturën shqiptare me parë, po më kujtohet vjedhja e pesë milion eurosh nga një zyrtar gjermane në Elektro-Kosovë dhe humbi pa gjurmë ku parlamenti dhe qeveria e Kosovës nuk reaguan fare,populli u revoltua ,pesë milion euro d.m.th çdo qytetar i Kosovës u vodh nga 2,5 euro nga një hajn zyrtar që ka ardhur me na "ndihmua" a shumë familje nuk kanë as bukë për fëmijët e vet sa qe në bazë te kësaj skamje janë duke u shpeshtuar edhe vetëvrasjet apo edhe ikja dhe boshatisja e Kosovës nga qytetarët e vet pa dokumente ku si pasoje vdesin nëpër lumenjtë e Evropës vetëm me muajt me sigurua një kafshatë bukë për fëmijët e vet !



    Reagimet e Eulexsit për paraqitjen e ushtarëve tanë me armë publikisht në një manifestim këto ditë në Kosovë a mundet të konsiderohet si pa përgjegjësi e Euleksit, kur ne jemi njohur si shtet dhe anën tjetër ata bien në kundërshtim me vetën e vet kur nuk po ta njeh ushtrinë, sovranitetin e vendit etj?

    Shumë me vend është konstatimi i juaj se kur të njeh si shtet ai duhet te njeh me të gjitha,por këtu edhe na kane njohur edhe nuk zbatohet në praktikë.



    A reagohet ndonjëherë nga Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës ky dhe të ngjashme demonstrime provokuese të Unmikut apo Eulexsit ndaj interesave elementare që duhet ti ketë një shtet?

    Ata janë në hall për xhepat e vet dhe karriget me i nxënë sa ma te buta dhe me bërë zgjedhje sa ma shpesh dhe përpiqen të bëhen urë dhe te dëgjueshëm ndaj te huajve!...



    Zgjedhjet në Kosovë u bënë shumë banale dhe të mërzitshme që popullit i kushtuan shumë dhe moralin e popullit po e cenojnë me to ku ne shtetin gjerman me 80 milion,si shembull zgjedhjet u kryen vetëm për 24 orë e në Kosovë zgjatën edhe 4 muaj e nuk dihet a mund t'i përfundojnë akoma?

    Në ato zgjedhje ka manipulime ku u bënë objekt qesharak për botën, janë për tu gjykuar vërtet.



    Po lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejt dhe e shenjtë për Kosovën ,si u trajtua të forcat politike ?

    Ushtria çlirimtare e Kosovës u keqpërdor dhe u mashtrua qysh në fillim dhe me të u bë lojë edhe nga forcat politike të Kosovës edhe nga të huajt që vetëm në Kosovë ndodhi që njerëzit çlirimtar të mbesin spektator pas përfundimit të luftës. Çarqe të caktuara e keqpërdoren emblemën e UÇK-së dhe te gjitha këto kanë qenë të orkestruara nga shërbimet sekrete ndërkombëtare por edhe serbe dhe shërbimet sekrete vendore e kanë injoruar luftën dhe njerëzit e UÇK-së pas luftës . Forcat politike pran Ibrahim Rugovës që u thirren në një organizatë kinse paqësore dhe disa lider politik të vet shpallur te shtabit te përgjithshëm të UÇK-së kanë përfituar para dhe fuqi me këto lojna dhe poshtërime që iu kanë bërë çlirimtareve dhe popullit tonë pas luftës.



    Po të burgosurit politik a mendoni se janë lënë anash pasi unë vet jam ish i burgosur politik dhe mendoj se janë injoruar dhe përdoren vetëm si emra dekorativ sot këta njerëz që ishin si zëdhënës për rrënimin e ish sistemit komunist në ish Jugosllavi dhe të parët në Evropë?

    Shumë janë anashkaluar dhe ju kanë hyrë në hak se po mos të ishin këta të burgosur politik nuk kishte fare me u realizuar internacionalizimi ndërkombëtar i Kosovës deri këtu që kemi ardhur sot .Duke u mbështetur në aktivitetin e të burgosurve politik u formua edhe UÇK-ja po sot nuk mund ti gjesh as ne funksione që e kanë merituar në përjashtim të tre katër vetave qe janë te dëgjueshëm ose veprojnë me imponime të ndonjë partie politike.

    Ju zotëri po me nxisni qe t'ju shtroj edhe një pyetje lidhur me ngjarjet e 81-shit ishin si ngjarje të organizuara të studenteve , profesorëve dhe intelektualeve që edhe pas tyre i cilësuan si kundërrevolucionare edhe nga vet faktori shqiptar për të huajt mos te flasim ,por edhe sot e kësaj dite disa qarqe dhe grupe "shqiptaresh" të Kosovës pa kurrfarë presioni i quajnë si te dyshimta komenti i juaj?

    Ngjarjet e viteve 81 ishin shumë me rëndësi që ishin edhe ngjarjet e para ne Evrope kundër komunizmit ,këto ngjarje ishin alfabeti i lirisë që pa to nuk mund te kishim shkuar ma tutje drejt zgjidhjes se çështjes së Kosovës. Pa ato ngjarje dhe pa te burgosurit politik nuk kishte me qene sot Kosova që është, po disa shqiptarë që nuk janë trazuar asnjë herë nga okupatori serb, normal që i vlerëson si negative këto ngjarje të 81-shit .

    Një pyetje tjetër për ekonominë e Kosovës si e trajtoni ju politikën e udhëhequr në menaxhimin e ekonomisë së Kosovës,ku ka shumë biznesmen te huaj dhe shqiptar që kanë ardhur të investojnë këtu, por qysh në fillim kanë ngelur në barrikadat e ndryshme burokratike dhe korrupsion?

    Prej fillimit në ekonomi ka shkuar një organizim i dobët, u menaxhua dobët, ju shit pasuria, jo që hapen ndonjë vend pune por edhe atë qe e patën populli ja humben, u pasuruan vetëm ata qe kishin mbështetje politike .Si rasti konkret,ministri Ahmet Shala ka bërë një terror të pa parë sa ka qenë në AKM dhe sot ministër i ekonomisë e ka shkallëzuar drejt rrënimit ekonominë e Kosovës dhe pronën tonë por si lojtar politik, e ka luajtur rolin e vet, i cili shpresoj se së shpejti do te përgjigjet para drejtësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare por në Kosovë ka shumë te atillë .Një numër i vogël është pasuruar shumë, ndërsa punëtori, si ushtari,mësuesi, mjeku , pensionisti etj mbetën të rrezikuar për një kafshatë buke .Këta qytetarin e kanë varfëruar skajshmërisht ,unë njoh shumë firma të huaja që kanë dashur te investojnë këtu por nuk kanë siguri sepse këtu mungon një politikë zhvillimore ,për shembull një tender me fituar dikush as njëherë nuk ka shans me marre pa i dhënë 20 deri 30% te fitimit si dhuratë , tani e merr tenderin,unë e them me plot përgjegjësi, të cili do zyrtar apo ministër po që ti shkojmë procedurës si duhet janë të prekur dhe e dimë se ka shumë raste te korrupsionit,por peshku i madh e han të voglin ?

    Sipas jush këtu nuk sundon ligji po korrupsioni vrasja hajnia mashtrimi ?

    Po shihet çart ku jemi me ekonomi dhe zhvillim, sot këtu janë vjedh miliarda euro dhe po vidhen edhe sot . Paret e AKM, pensionet janë deponuare jashtë vendit ku janë dhëne me një interes 1% kurse bankat e huaj dhe bankat tona një qytetar kosovar është i detyruar të paguaj interesin 15% e ma tepër,është kjo hajni dikush vjel pare të majme për ato para të Kosovës dhe ato përfundojnë ne xhep të ndonjë ministri apo ma lart por nuk shkojnë ne buxhet të Kosovës .Merreni si shembull KEK-un miliarda euro janë dhëne, por ku janë sot prapë se prapë kem terr në Kosovë .

    Ju lutëm të jeni ma konkret si i marrin këto para këta pas dore, nder tavolina, apo si?

    Këto para ministrat qe janë te futur ne këto keqpërdorime i marrin përmes mesitëve të vet ose drejtpërdrejtë, por shumicën e punëve të ndyra i kryejnë me bashkë punëtor të vet s'është kjo gjë sekret në Kosovë sot. Ministrat që kanë mase shumti para kanë korrupsion mase tepërmi ky është fakt sot në Kosovë.



    Po për investitorët shqiptar nga perëndimi ,a kane ndonjë privilegj në krahasim me të huajt kur shihet se një numër i tyre kane interesa ta çojnë vendin përpara?

    Me keq ardhje ju them se ka manipulime gjithkund dhe pa parat e majme nuk mund te futet asnjë emigrant shqiptar këtu në treg dhe po të mos ketë bisht politika është e pamundur. Merreni me mend se çka bënë me Feronikelin ishin si konkurrent një shqiptar nga Shqipëria dhe një amerikan dhe kishin çmim shumë ma të lart sesa Alferoni ,këta patriotët tanë te AKM-se ja dhanë një firme ruse e cila ishte e regjistruar në Londër ,Alferoni sot vjel nga Kosova jon e varfër qindra miliona euro . Por krimi i organizuar është duke u nxit që nga dy palët edhe nga te huajt por edhe nga vendoret .

    Po për Feronikelin flitet se ngarkohen me 20-30 kamionë me auto-targa të Serbisë dhe shkojnë jashtë vendit ku vlen të përmendet se po te menaxhohet Feronikeli si xehe e veçantë në Evrope do të mbulonte interesat e Kosovës për jete normale të mbi 40% të popullatës.

    E ceka ma lart këtu janë rustë që pa pyetur NATO-ne e kanë pas okupua një pjesë të mirë të Kosovës dhe nuk është për çudi ajo se shkojnë për jashtë vendit kamionët e vetëm të Serbisë se dikush ju ka dhëne atë të drejt, e ftoj publikun dhe gazetarët ta vërtetojnë këtë të dhënë për këtë ma se miri e dinë të AKM-ne Feronikeli është një gjigant i rrallë në botë, është një pasuri për Kosovën, matrapazët nuk mërziten që pëson ekonomia e Kosovës.



    Po zotëri Naim na sqaroni Trepça nga kush menaxhohet sot që dikur shtetet jugosllave janë thirrur në marrëveshje ndërkombëtare të kontratave,që e kishin si siguri apo garanci arin e Trepçës që nën okupimin serb të Kosovës u nënshkrua një marrëveshje me greket sa ishte Millosheviqi në pushtet çka ka ndodhur me te ?

    Trepça edhe sot e kësaj dite ka mbetur pezull, pa u definuar ajo marrëveshje mirë nuk ka të ardhme këtu po heshtet edhe nga ndërkombëtaret edhe nga vendoret.

    Po me turizmin dimëror Kosova njihet me Brezovicën, pozicioni i saj sot si një strategji për ketë lëmi?

    Edhe ajo ka mbetur nen ndikimin e forcave paralele serbe dhe nuk mund te thuhet se qeveria apo strukturat politike të Kosovës janë duke bërë diçka në të mirë dhe ndonjë investim nga buxheti i Kosovës,në Brezovicë pos kur ndërtojnë vila për veti ja kur dalin vet me bërë ndonjë pushim dimëror për veti pra Brezovicën e ka në dorë republika e Serbisë.

    A ka haraç në Kosovë nga grupet e caktuara dhe kush janë ata?

    Po ka haraç dhe janë disa grupe fillimisht janë bandat qeveritare qe ta marrin kajmakun veç me fituar 20-30 %,tani ,dora e dyte vine disa grupe që në një farë mënyre janë grupe paralele ose te lidhur me pushtetin,për shembull paret me fajde janë te dënueshme në vendet demokratike a këtu i din pushteti se kush i jap dhe të kujt janë ato pare, kur do qoftë dhe kush do qoftë qe ka interes ta dijë se kush janë, unë i japi me emër e me mbiemër se cilët janë ata dhe nga vinë ato për shembull para do ditësh një firmë gjermane e vendosur në Veterrnik të Prishtinës e quajtur MC,një firme e cila posedonte 320 punëtor po me një rast i kanë shkua një grup i caktuar, të lidhur me strukturat të njohura, për caktimin e një shume të haraçit nga 70.000 euro, si kusht i pare njëherë sa për fillim ose po ta vrasim drejtorin, po e kallim objektin,po eksplodonim etj,dhe ai i huaj është detyruar me ik nga Kosova dhe po të mos përziheshim ne ajo firmë u mbyllke dhe 320 punëtor do te mbetshin pa punë ky është realitet sot në Kosovë.

    Çka mendoni kush mund te ndërroj këtë pozite të kësaj gjendje aq te rendë në Kosovë dhe a mund t'i rrahet tavolina të huajt ne raste konkrete, kur është interesi i ynë që në një mënyrë janë folkloriste të kësaj gjendje dhe këta një dite duhet të ikën nga këtu?

    Këtë mundet vetëm një politikë radikale nacionale të ndikoj ne ndërrimin e kësaj gjendje .Por për ti rrahur tavolinën e dikujt, duhet te jenë të pastër vet fillimisht se normal këta jam njerëz qe rrojnë me rroga te majme këtu, por ne duhet ta kemi vendin tone apozicional ne strukturat e shtetit.

    Po mërgata shqiptare a është e anashkaluar?

    Po e ceka me lart njëherë, po dhe pa lek e mbështetje politike mos ja mësyni Kosovës se do te zhgënjeheni shumë keq.

    Ju si ish pjesëtar i G.2 TMK ,MRP ,shikut policisë dhe tani si hetues në një organizatë joqeveritare që e luftoni krimin dhe terrorizmin a kini dëshmi, dosje, fakte se me siguri ju punoni ne formë kolektive.

    Po kem shumë dhe po ti publikonim te gjitha dosjet dhe argumentet qa i kem mbledh që 15 vite do te kishte trazira të papara dhe konflikte, ne nuk duam gjakderdhje, por koha i bien gjërat në vendin e vet populli ka tru, sy, dhe vesh po të publikoheshin gjërat shumë "patriot" tanë dhe njerëz nga politika qe sot vjellin zjarr për patriotizëm nuk dot kishte vend për ta në Kosovë.

    Po pse nuk ja dozoni drejtësisë vendore apo të Eulexsit që po thonë se jemi të përpiktë dhe të vendosur që të sundoj ligji dhe drejtësia ato materiale nga lufta dhe pas luftës ?

    Cilës drejtësi, cilit Eulex, po ata janë aty veç ndonjë ish ushtar të UÇK-së me dënua ja dhe ndonjë fukara ose ndonjë rojtar komune qe korruptohet për 20 euro EULEX-se dhe UNMIK-un e dallojnë vetëm emrat,sepse është e njëjta strukture që ka qenë në UNMIK, ata nuk guxojnë krimin e organizuar me luftuar se disa janë edhe vet te implikuar ne krime dhe hajni .Për krerët e krimit te organizuar nuk ekziston ligji, sepse ata janë vet ligj dhe me gjithë zotimet EULEX për ligje nuk do të kenë suksese se as vet nuk janë të interesuar të zbardhen rastet dhe te dënohet krimi i organizuar për të cilin e ceku edhe njëherë është i kyçur në politikë.

    Ku është policia e Kosovës drejtësia sot dhe ushtria e Kosovës?

    Policia e Kosovës dhe drejtësia së pari duhet të zhvishet nga ndikimet politike dhe elemente kriminale që i kanë brenda veti dhe ta kenë një standard të mirë ekonomik,mandej munden me qenë shumë efikas sepse ka potencial me qenë policia ma e suksesshme e rajonit por polici i uritur për bukë nuk mund të jetë polic i drejt, ase gjyqtar e prokuror. Kurse sa për ushtri të Kosovës, Kosova nuk ka ushtri as TMK nuk ka qenë por as FSK nuk janë ushtri po forcë civile,ushtrinë e kem pas UÇK-në por vet e kemi shpërbërë sa për shembull Serbia sot ka më shumë tanke aktive sesa pjesëtar qe ka sot FSK të cilët janë të pajisur me armatim të letë ose armatim që në luftërat e shekullit 21 thirren armatim i gjuetarëve ,ushtria ka tjetër synim tjetër destinim .Sa për ilustrim Serbia vetëm qe ta blej një eskadrilë avijonesh lufte ka nda mbi një miliard euro?

    Po afera e vjedhjeve ne polici si e komentoni atë ngjarje që është shumë irituese që ne i kemi vendosë aty me ruajt e jo me na e vjedhur ?!

    Se pari vjedhja nuk është bërë nga policet e Kosovës dhe vjedhja nuk është bërë në atë kohë kur ka shpërthye skandali por shumë kohë ma parë mund të ketë ndonjë individ vendor por është marr nga dora e huaj jo e policisë së Kosovës dhe është marr me disa etapa dhe ka përfundua jashtë Ballkanit .Unë kam punuar në polici e di aty ka shumë djem te mirë, aty qe jetën e rrezikojnë çdo dit për të mirën e vendit tonë .Ndodhitë negative bëhen nga individ jo nga policia e Kosovës , kurse do afera iu kanë servuar nga ndërkombëtarët.

    Po lëvizja vetëvendosja ç’fare mendimi keni për ta?

    Aty kam shumë miq dhe është opozita e vetme së bashku me disa forca tjera sot për sot në Kosovë, por prapë janë opozitë dhe nuk kane mundësi për ma shumë a në te gjitha gjerat kane të drejt, çka thoin por nuk di se ku do të gjinden po u futën në politikë se aty duhet të jenë urë e dikujt tjetër.

    Ku janë familjet e dëshmove, veteranët, invalidët e luftës sot dhe shoqatat e luftës ?

    Fatkeqësisht janë pjesa ma e harruar e shoqërisë, pjesa ma e varfër në Kosovën e varfër dhe përmenden vetëm për makijazh politik sot sidomos kur janë zgjedhjet afër .Dhe po të pyetsha unë si dëshmorë, do ti futesha të gjithë policët e vrarë pas luftës në Kosovë sepse edhe ata kanë vdekur për shtetin e Kosovës . Sa për shoqata kanë ndihmua sa kanë pas mundësi ka pas keqpërdorime edhe aty shumë dhe te gjitha janë nën kontrollime dhe të varura politikisht, pra nuk e kanë as forcën as guximin që ta mbrojnë me ç’do kusht,dëshmorin,familjarët e tyre invalidin dhe veteranin e luftës?

    A keni ndonjë drojë apo ndonjë frikë për një intervistë që mund te cilësohet ndër ma te nxehtat e kohës?

    Jo as nga kjo, as në të ardhmen jo, tjetër kush duhet të frikohet, drejtësia del dikur në shesh, kurse çdo njeri që mund te sjell kundër argument, le të më denoncojnë pran organeve kompetente,ose publikisht le të më kundërshtojnë pastaj ju tregoj se kush janë dhe çka ka akoma shumë gjëra të liga mbi supet e tyre , se gjaku i dëshmoreve dhe djersa e popullit do ti vras ata që cenojnë identitetin dhe vlerën e popullit liridashës që aq shumë dha prej vetes të del njëherë në dritë.

    Për fund a keni ndonjë porosi apo të shtoni diçka ?

    Zoti Dibrani ju falënderoj përzemërsisht juve dhe i përshëndes te gjithë lexuesit që kanë mundësi ta lexojnë këtë intervistë me informata te hidhura por realitet i padëshirueshëm për neve që duam ta ndërtojmë shtetin tonë të Kosovës.

    Intervistoi: Asllan Dibrani Prishtinë Mars 2010

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    z. rugova

    sipas kesaj biografije ky luftetar qenka per levdata!!

    po nuk e mora vesh se ne cilin dikaster po punoka tani!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    po qe burr i nershem ky zotni,dhe un s dyshoj per kte, mun mos jet me asnji lloj pune,ose me noj pun sekondare peer te mos than terciare,robt e mir,konotacjoni ja vlen me u diskutu se kush asht robi mir,jan jasht loje.....deri sa te paraqitemi para Gjukimit te Nalte...un jam musliman e shpresoj dhe besimtar....InshaeAllahu Teala......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    nuk o puna ke cic micet e ktyne palo politikajve qe na can kaptinen me dengla,jo po kuttit jo po anti kutit...puna o se sa vlejn robt qe fjalosen me baze nga ata qe llapin si papagej Avropi......

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga i humburi Lexo Postimin
    po qe burr i nershem ky zotni,dhe un s dyshoj per kte, mun mos jet me asnji lloj pune,ose me noj pun sekondare peer te mos than terciare,robt e mir,konotacjoni ja vlen me u diskutu se kush asht robi mir,jan jasht loje.....deri sa te paraqitemi para Gjukimit te Nalte...un jam musliman e shpresoj dhe besimtar....InshaeAllahu Teala......
    Po perse duhesh te deklarohesh se je mutliman kete nuk e kuptoi!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •